Pacolli si "shejtan budalla" që duhet të rrëfehet në SPAK

8 Nëntor 2025, 20:06Editorial Mero Baze

Biznesmeni Bexhet Pacolli po përpiqet të shfrytëzojë pozitën e re juridike dhe politike të krijuar për zëvendëskryeministren Balluku, për t’i shpëtuar përballjes së tij me drejtësinë dhe për të justifikuar degdisjen e aeroportit të Vlorës si kolateral në një konsorcium për të cilin ende qeveria shqiptare nuk ka dhënë miratim, regjistruar në një offshore në Benin.
Intervista e tij e fundit në "Opinion" tregon një "shejtan budalla" siç do të thoshin miqtë e tij turq, që bën sikur shpjegon gjithçka përveç atyre që duhet të shpjegojë.
Pyetjet që duhet t’u përgjigjet Bexhet Pacolli janë se kush qëndron pas aksionerit të regjistruar në Benin që ka marrë një hua 100 milionë euro nga një fond investimesh pa miratim të ortakut tjetër në aeroport, duke hipotekuar projektin e aeroportit dhe pse nuk e mbaron dot në kohë aeroportin tani që përfundon afati i koncesionit.
Përpjekja e tij për të shantazhuar qeverinë duke "shpjeguar" se si u ndanë aksionet në zyrën e zëvendëskryeministres, nuk i japin asnjë legjitimitet gënjeshtarëve të tij, përveçse e bëjnë të pandehur edhe për një çështje tjetër, përveç asaj që i është hapur si hetim në Prokurorinë e Tiranës.
Pas deklaratave të tij qeveria shqiptare duhet të përgatitet në marrjen në kontroll të koncesionit dhe të finalizojë përfundimin e aeroportit që ka rëndësi strategjike për Shqipërinë, ndërsa Pacolli duhet të ndërrojë zyrën ku thirret nga Prokuroria e Tiranës në SPAK për të provuar që e paska marrë kontratën në tavolinë dhe jo në garë.
Skenari i tij për të diskredituar procedurën e kontratës së aeroportit është një përpjekje e dëshpëruar duke shpresuar se zonja Balluku tani i ka pozitat e dobëta para drejtësisë dhe ky mund të duket që është në anën e atyre që i janë bërë padrejtësi.
Problemi që ka Pacolli përveç gënjeshtrave në këtë rast, është se ai ka nënshkruar kontratë legale për rindarje të aksioneve dhe ato nuk i ka bërë në zyrën e zonjës Balluku por para noterit. Negociatat se si i kanë ndarë ata aksionet pasi janë shpallur fitues natyrisht që është pazar aksionerësh, por të gjitha duhet të miratohen nga Ministria përkatëse që drejtohet nga zonja Balluku. Nuk është se çudit njeri për debate të tilla. Ai duhet ta vendosë këtë debat në kohë dhe jo ta tregojë siç tregon pallavrat për Nazarbajevin në Kazakistan apo Putinin në Rusi, si njeri i afërt i tyre.
Duke qenë se çdo lëvizje aksionesh miratohet nga Ministria është normale që ata të shkojnë t’i mbrojnë lëvizjet e aksioneve para ministres, por kjo nuk e bën Pacollin as të pafajshëm dhe as të diskriminuar, për më tepër që po përpiqet të ruajë në mënyrë fiktive 98 për qind të aksioneve duke na e hipotekuar aeroportin në offshore.
Çdo fjalë e thënë prej tij është vepër penale dhe e bën atë subjekt të SPAK. Ai thjeshtë duhet të paraqitet atje dhe të dëshmojë ku e ka shitur aeroportin, a qëndrojnë rusët pas kompanisë në Benin dhe pse nuk ka shkuar në zyrën e Ministrisë për të dëshmuar që po merr një hua 100 milionë euro nga një fond i huaj investimesh për të hipotekuar aeroportin. Pastaj nëse ata e lënë të lirë të fluturojë natyrisht që nuk shkel më në Shqipëri as si "shejtan" dhe as si budalla. As në Aeroportin e Vlorës që nuk duhet të jetë më i tij.

38 Komente

  1. R
    Rrëmujë hesapi

    Nuk kuptova gjë nga ky shkrim. Paska marrë 100 milionë euro në Benin. Nga ndonjë fond investimesh. Përse duhet t'i ndajë këto para apo aksione me ortakun?! Pse ortaku nuk ka marrë edhe ai 100 milionë euro borxh në para ose aksione?! Si mund ta ketë shitur aeroportin?! Me çfarë të drejte?! Ose si e ka hipotekuar?! Që kur është bërë ai pronar i aeroportit që nuk është ndërtuar akoma?! Ka dhe shumë pikëpyetje të tjera. Po mua më duket se në Shqipëri secili bën si i do qejfi. Nuk ka rregulla, nuk ka shtet. Normalisht ndërtimi i një aeroporti i besohet një njeriu apo një firme që ka eksperiencë në këto punë. Personi apo firma merr pastaj para me interes në një bankë apo fond investimesh dhe e lan principalin dhe interesin nga fitimet që do nxjerrë nga aeroporti përgjatë, ta zemë, 10 viteve. Pas kësaj aeroporti kalon në pronësi të shtetit. Pra aeroporti as nuk mund të shitet, as nuk mund të blihet, as nuk mund të hipotekohet! Dhe pse u dashkan 2 ortakë?! Kushtet e kontratës ku janë?! Cilat nga këto kushte janë shkelur?! Përveç një yryshi të Meros karshi Pacollit unë në këtë shkrim nuk shoh asgjë tjetër. Asnjë sqarim për procedurat e ndjekura dhe ku janë shkelur rregullat! Tamam një mjegullnajë alla Mero!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bejme pak qartesi

      Se ti sheh vetem një yrysh të Meros karshi Pacollit dhe asgjë tjetër, ky eshte problemi tend dhe askujt tjeter!

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjysem-tallava

        Te aprovoj: Baze duhej te ish pregatitur mire me teknikalitete te botes se biznesit, per te na dhene nje pamje gjithe dimensionale te aktorve. qe aprovojne dhe ndertojne aeroportin e Vlores.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janullatosi topefagosi

          Merushe Abazi:eshte nje gojore,pa shtylle kurizore::nje here me berishen:nje here me ramen:nje here me erionken (dikur pati edhe perplasje me erionken,,si me salen) nje here me baba mondin,nje here me janullatosin: nje here me katoliket e Shkodres,gjithmone shane Kurtin e Dardanise::ka dy jave qe nuk I poston komentet e mia,,se jam antijanullatos:::o Merushe,,behu nje hereBurrre,,ne jete,,nje here

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Kurse ti je nje bythqire tranzicioni qe sulmon personin ngaqe nuk ia ke haberin se cfare diskutohet.Nuk habitet kush se ashtu ke lind ashtu do vdesesh,por habitemi si nuk lodhesh mor sociopat.Le qe cfare them une.Ku njohin kufinj sociopatet.

            Përgjigjjuni
        2. "
          "Katunari"

          @@Rremuje Hesapi i NDERUAR.. 1-Deri diku ti ke te Drejte se ne ato qe shkruhen me siper...Ka vetem Dicka Teorike..por une "Katunari"..po ta shpjegoj me Pake Fjale.. @@Pacolli..merre Persiper Ndertimin e Aeroportiti... pas SHPENZUAR Parate e tije..por sikur se thote...Merre nje Kredi prej 100-te Miljonesh ne nje "Dikush" ne Benin??Cili eshte Dikishi apo Instituti Financjare qe i jepe Bexhet Pacollit nje shume te tille??Dhe me c´fare GARANCIE???????????Nje shume e tille .. nuk eshte e lehte te Meret.....dhe Pyetja qe Bexhet Pacolli nuk pergjigjet eshte:Kush eshte ORTAKU i tije???? Pra Bexhet Pacolli ky GANGESTER..Vjene dhe thote se do ta Beje une Aeroportin...mire deri ketu..Por Minstrija perkatese a i kerkoj Deshmi Financjare??Apo Bexheti Fillon Punen....dhe si e fillon Kerkon Para nga Qeveria Shqipetare...per te Mbuluar Shpenzimet e "Fazes se dyte"..sepse me fazen e pare "Ka Paguar" Bexhet Pacolli nga Parate e tije????????????????????????? KETU kemi te bejme me jo vetem Vjedhje...apo Mashtrime nga Bexhet Pacolli...qe me Plote Gojen munde te themi se " ja Futi Minstres" Balluke...duke i dhen Disa Miljone..qe kjo te Firmose Girimin e Parave qe ka Akorduar Qeveria Shqipetare(Dhe Turke)..per Ndertimin e Aeroportiti... @@Duket Hetuar se mos Bexhet Pacolli si Ndertues.."Strategjie"...Me Lidhje te Shumefishta ne Russi...i ka Marre keto para nga Russia...ne se po....le ti marre si Individe...por mos valle qendron dicka me e Madhe me pas?????????????????????? gJITHE SE SI::::Pse Qeveria Shqipetare nuk kerkon te Beje Kontrata Ndertimi si Tuneli i Llogarase me Firam te Fuqishme Gjermane si SIMENS???Akoma edhe Aeroportin..por na sjelle Bexhet Pacollin???Shkurte Bexheti nuk ka Ardhur per te Investuat....dhe Ndertuar..Por per te Vjedhur Parate e Shqipetareve me Ndihmen e Ministrave te Korruptuar...nuk ka rendesi ne jane te PD-s apo PS-s te gjithe nje Mue jane...

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagali

            Sa inat e paskan kete Mero Bazen!?. Cudi! Ai eshte gazetari me i mire. Duken,ata qe e shakn,jane bytheleperesit e Sali Berishes.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pseudo Gazetar

              korrekt ky artikull Zoti Baze ishte shum i dobet e i bazuar ne parashikime sikur……Ju si gazetar duhet ne rradh te par te shikoni se kush esht Firma e Pacollit nga Zwicra, qe ben 1.6 milliard te ardhura ne vit dhe puneson 14 mij punetor.ketu duhet te fillosh shkrimin e pastaj vazhdo e shurose ate Koncern qe ndodhet ne mes te zwicres e jo ne Somali.Ma hiqe respektin per ty si Gazetar.

              Përgjigjjuni
            2. O
              Ond Nshati

              Begjeti, si gjel deti, për vit të ri, e gjen kismeti. Me këtë rast, urojmë shokin Sal Brrisha, ( mikin e Begjo Pacullit),, për 8 nentorit për 84 vjetorin e partisë së vet orixhinale, PPSH. Vdeksh ene ti o Sal Brrisha, siq diq PPSH jote.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Morali pertoke

                Mero po ti si nuk the nje fjale zv km Belinden qe e moren te pandehur?!? Morali yt vlen me pak se si i Behgjetit i cili eshte biznesmen ne fund te fundit dhe meqe e paskan ditur qe eshte dhe mashtrues nderkombetare e kane ditur pse e kane ftuar ne kete aferen e aeroportit te Vlores. Doli qe Palloshi me Belen nuk ja futen dot Behgjetit dhe ky ju mori 40% te aksioneve qe i kishin ruajtur per veten. Cudi si nuk te vret syte as ty dhe askujt qe kane nje pene te thyer si ti qe turku i shiti 40% te aksioneve per 4 mije € dhe qeveria ja aprovoi blerjen Behgjetit sikur ky po blinte beze per perde zyre!!! Ja aprovoi se mendonin se i kishin te vetat. Leri kakardhite Mero se ti je me i pabesushem se Palloshi dhe Bela, Behgjeti dhe Saliu bashke.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Morali

                  Morali i Saliut osht ai qe i duhet shqiptareve "tok e zanun"! E ka thon TV Syri (peshkaqenit)!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Sa i trashe je mor shpellar shqypi.SPaKU ate pune ka.Te hetoje denoncimet.Si beri me babalen.Si po ben me denoncimin e nesti angonit.Meqe ra fjala di gje c'u be me ate denoncimin sr u bene 9 muaj.Apo varja thuaj.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Taulant

                    Mero mavria midis Pacollit,kerricit te Vucicit dhe bastardes Balluku zgjedh Pacollin.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Talaland

                      Taulanti midis Saliut, Zenit dhe Argjites, zgjedh Meron, ah ah ah ...

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Haka Tekizoti

                      A i shkojnë këto mendime qeverisë? Këto janë detyra themelore për të mbrojtur pasurinë kombëtare dhe sovranitetin mbi të. Krahas këtyre hapave duhet informuar edhe publiku - sovrani i vërtetë e i patjetërsueshëm i pasurisë publike.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kosovar fieri

                        Nuk je as ekonomist e as jurist Mero Perndryshe nxirr dokumente,firma,vula,regjistrime etj etj qe mos perfundoje shkrimi yt si nje thashethem plakash shkalle! . Nese ke fakte, coji ne spak e mos fyej pacollin thjeshte se eshte kosovar e cdo nje kosovar ne vlore po thua!! Racist linde e vdiqe Mero, keq na vjen, por ti as qe do te ndihmohesh...

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          ...

                          Ke te drejte. Mortja Meros po priti kshilla e mendje nga qelbesirat kosovare

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Racist? Po cfare race je ti? Te jesh Kosovar apo i shtetit e krahines se Kosoves nuk te ben "race" tjeter e ne rastin tone as etni tjeter. Perdorni fjalen 'Krahinor', sepse nuk ka llogjike te perdoret fjala "racist" ne kete kontekst. Brenda nje etnie nga krahinizma(Fierak, Tepelenas, Tosk, Geg, Kuksian, Kosovar). Brenda nje race ka ethnicizma(Shqiptar, Grek, Italian), . Ndersa ne boten globale ka rracizma(e bardhe, zeze, kafe, kuqe, verdhe).

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Niku

                            Shteti Shqiptar duhet që të mos bëjë gabime elementare. Çdo pronë që i jepet privatit nuk mund të tjetërsohet nga privati pa miratimin e Shtetit Shqiptar. Pra Pacolli nuk mund t’a shesë jashtë Shqipërisë dhe pa miratimin e Shtetit Shqiptar. Kështu veprohet në vëndet perëndimore. Jo kushdo mund të blejë prona në SHBA. Kanë kaluar 35 vite dhe akoma bëni gabime elementare sikur nuk jetoni në këtë Botë!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mahipi

                              Hahahah, dreqi vet je! Ja fute Rames nepermjet Pacollit!

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                tironsi

                                O Mero plehra boll i bone fresk beles dhe palloshit.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shejtan

                                  Deri tani u more me "padrejtësitë" ndaj Veliajt. Tani po bën avokatin e Belës. Je sahanlëpirës dhe sharlatan mor gazetaxhi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Burimi*

                                    Nuk u gjet asnjë biznesmen që të investonte ne Aeroportin e Vlorës po ju dha me koncesion këtij matrapazi që nuk i dihet ku e ka koken e ku këmbët,ky ështê si ata nyjorët që nuk i dihet ku e ka të përparmen e ku të pasmen se kështu është ky një ndërtim amoral i zhytur në llum deri në përmbytje.Le ta çmonton gjykata këtê kërmë dhe jo aksionet por le ta fut në burg këtë ngordhje,ky e ka shit veten te rusët e te serbët e po e ka dert për Aeroportin e Vlorës se kujt ja shet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      enter””

                                      Te gjitha aferet korruptive te cojne tek Rama

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Toma

                                        Pacolli. Eshte ne pare te veta dhe nuk dhjet njeri apo organizate partie. Mos I ngaterroni paret e tynelit apo te Taci oil qe Jane 100%shteterore. Ose Bankers psh qe e mjel shtetin akoma...shtet sume. Pacolli duhet te filloje pune ne media dhe me pjate ne dore te shperndaje paret e veta populit te ndershem.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. p
                                          per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                          Mero si bartes i halleve e derteve se pari te Veliajt burgosur e tashme edhe te Ballukes gadi per burg, i duhet te sulmoje dhe Pacollin tashme meqe ky me fakte e qarte tregoi tjera afera korruptive te korrupsionit te madh te asaj Beles se vockel!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bela-ja e e-Dramës !

                                            Ehhhh moj Bela "të lumtë" ..içka ! Si e bone ene këtë punë më gropë se gropa e jote !! Dhe ai "palloshi i gjatë" siç thoshte kjo në mesazhe .. Nuk paska ditur kurrëgjë !!! Ali baba me 40 hajdute tutti frutti !! Po jam kurioz çfarë do t'ju thotë tani Vlonjatëve dhe Shqiptarëve për aeroporti. !? Se në verë tha se po vonoheshin pajisjet... Ja ta shohim sharlatan demagogun çfarë do thotë tani !!! (Pa llogarritur cilësinë e punimeve). Ehhh merr e-Drama që shpejt "do marrësh kum tek bova e tretë" thonë Vlonjatët. Kemi kaq kohë të themi Bela, Bela, Belaja... Ti .... s'ka si Bela!! Të kisha nja 10 si puna e Belasë. Në fakt ke të drejtë se nuk ka ...undër më të madhe se Bela-ja. Dil merr përgjegjësi o kryeministër leshi dhe kurvash !!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hasan

                                              Mero je bere edhe prokuror edhe gjykates edhe jurist edhe patriot. Te gjithe tallin bythen me pronen shteterore si Bankers,si turqit e minierave,si aeroportin e Rinasit,etj etj male me vjedhje. Pacolli luan me paren e vet dhe nuk I duhen bamiresa shteterore qe rrjepin popullin cdo dite. Cdo foles I duket vehtja(kur e paguajne) pronar te shtetit qe nuk egziston. Pacollit I uroj me qe te nise punen menjehere se do neglet dyerve te TV dhe medias. Nuk ka ngelur hale tv pa pyetur idiotet e ekonomise apo te ligjit. Akoma ,ka 30 vjet qe presim pensionet e vjedhura.,shteti ka hyre ne tynelin e lloga--rise. Rrumpalle hajdutesh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Ylli

                                                Ti je "kriminel shejtan budalla" o Mero Baze !!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. r
                                                  rapsodi popullor

                                                  Mero Baze e mprehi shpaten, edhe nje here o per situaten / kjo eshte shpata qe tek koka e rri, kush akuzon Rilindjen per hajduteri / Mero Baze heu tungjatjeta, se pa ty jo nuk shtyhet jete / bishti i balones pas c'do pushteti, ky Mjero simbol i mesybetit /

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    Xy

                                                    Ruajuni NGA PACOVI SE KY ju fiton me arbitrazh SE KY edhe arbitrazhin e Londres e korruptone. E keni rastin e desh me lane cullake ne rruge ket dilingji QE shume zararet ja Ka ba kosoves QE 30vjete...SE pari I prishte punet Rugoves pastaj MBAs lufte 100 te zeza ja Ka ba kosoves me korrupcion e kombinime me pronto mafise e Hashim Thaqit dhe Prooostituten LDKy.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      Urania

                                                      Mero gazetar dhe prokuror kercenon Pacollin qe punon. Shyqyr qe skeni asked me hyqem se mjere ai. Mero bej nje xhiro nga Veli burgu dhe hajde na trego patriotism.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Keli

                                                        Kur ia jep per ndertim aeroportin nje hajduti kete rezultat do kesh por kini kujdes edhe ketej nga mjekesia se Tit Gishtpremi me shoke po bejne kerdine. Ju qe kerkoni leket e Onkologjikut ndiqni transfertat dhe blerjet e Tit gishtpremit ne Itali dhe Kanada, llogari bankare, apartamente etj. Nderkohe asnje aparat qe ka sjelle ai, nuk punon.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gifs Germany

                                                          Ky artikulieren eshte nje shkrim i pa vler i krijuar nga thashethemat e rastit. I nxitur kryesisht nga inatet personale kunder Pacollit

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Dulla

                                                            Thellohu, thellohu o Dhjero. Kush ishte ai bir kurve qe ndertoi aeroport me rendesi strategjike per vendin pa mbajtur 51% te kuotave per shtetin shqiptar? Kush ishte ai bir kurve qe i dha koncesionin nje mashtruesi me lidhje ruse, me nje kontrate shkel e shko qe lejon akrobaci te tilla? E gjete. Nuk ishte Ballukja, por skllavopronari yt.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Të lumtë Mero

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Velo

                                                                Shkrim me shumë paqartësira, mjegull e madhe.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. k
                                                                  kaloshi

                                                                  Mero me duket se shejtan budalla eshte Veli fiku qe rruan parate e shtetit ose I vjedh si te thuash.Veliu eshte kokrra e hajdutit dhe mashtrimit por Mero nuk e sheh. Pacolli eshte biznesman dhe ne Shqiperi ka mbi 25 vjet qe vepron,por ne parate e veta.P.Sh. Po te ishte Veli matrapiku ne kete valle do te rruante kontraten qe ne fillimi dhe Mero do shkruante per sindikatat e minatoreve Belinda nuk e dinte qe do mblidheshin te gjithe ne kurriz dhe Pacolli nuk I tha qe te vidhte 40 milione euro nga nje tynelet qe eshte kot fare.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje