Diferenca e Fatos Nanos me të tjerët ishte se ai dinte të ikte

1 Nëntor 2025, 19:09Editorial Mero Baze

I vetmi ndryshim i madh mes Fatos Nanos dhe çdo politikani tjetër shqiptar është se ndryshe nga të tjerët, ai ikte.
Ai është politikani i parë i tranzicionit që futi kulturën e ikjes në politikën shqiptare. Nga shkurti i vitit 1991 deri në qershor 1991 ai iku nga dy qeveri, duke i hapur rrugë dhe duke u dhënë votën dy qeverive të tjera të përbashkëta me PD ende të paprovuar: qeverisë Bufi–Pashko dhe qeverisë teknike të Ylli Bufi–Vilson Ahmetaj.
Pra, brenda 15 muajve të parë të pluralizmit, falë Fatos Nanos, Shqipëria ndërroi pesë qeveri, duke llogaritur edhe atë të fundit të Adil Çarçanit ku Fatos Nano u bë Sekretar i Përgjithshëm.

Asnjë prej sojit politik të 35 viteve nuk do ta bënte këtë dhe nuk do të tregonte këtë dimension tolerance, duke rrëzuar qeveri çdo tre muaj pa pasoja të rënda as nga ana njerëzore, as nga konfliktet sociale.
Ndryshe nga kultura politike që Nano futi në politikën shqiptare më 1992, PD-ja, e cila mori pushtetin në mars 1992 dhe e humbi atë në korrik 1992 në zgjedhjet lokale, u përgjigj ndaj rënies së besimit popullor me arrestimin e Fatos Nanos.
Pra, nëse i pari iu përgjigj humbjes së mbështetjes popullore duke rrëzuar qeveritë e veta dhe duke ndërtuar qeveri të përbashkëta, Sali Berisha iu përgjigj duke arrestuar kundërshtarin.

Edhe i burgosur, Fatos Nano bëri betejat e tij politike me partinë e tij, duke imponuar ndryshimin nga burgu.
Në vitin 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit, edhe pse u akuzua si autor, ai në fakt nuk iku se ishte fajtor, por se ishte përgjegjës si kryeministër i Shqipërisë për vrasjen e një aktori politik opozitar.
Pra, ai iku pse nuk shpëtoi dot Azemin nga Berisha, ndërsa Berisha më 2011 vrau katër vetë për të qëndruar në pushtet si “i forti që të vret”.

Edhe pse kishte votat dhe mbështetjen për t’u rizgjedhur, ai ua dha qeverinë për pesë vite Pandeli Majkos dhe Ilir Metës — të dy nga dy herë kryeministra — ndërkohë që Fatos Nano vazhdonte si kryetar partie.
Në vitin 2002, kur ai u kthye si kryeministër deri në vitin 2005, ai ndërpreu disa reforma transformuese në ekonomi, por humbi betejën me korrupsionin në administratë dhe qeverisje, dhe falë vetëbesimit të tepruar humbi zgjedhjet e vitit 2005.
Pasi humbi zgjedhjet, ai i kishte përsëri të gjitha mundësitë të qëndronte në krye të PS-së. Por ai iku. Iku dhe nuk emëroi pasardhës.
Partinë Socialiste e mori një i ri ambicioz, i rritur me këmbët e veta — Edi Rama — dhe socialistët patën meritën që e pranuan.

Fatos Nano doli në pension politik pak më shumë se në moshën 52 vjeç, aq sa ishte Sali Berisha në vitin 1997 kur populli e rrëzoi me kryengritje.
Prej asaj dite e deri më sot, Fatos Nano iku nga politika me vetëdije dhe nuk u mor më me politikë.
Prej 1997 e deri më sot, Sali Berisha ka ikur e është kthyer nga pushteti dhe partia, duke qëndruar ende në krye si pengmbajtësi i madh i saj.

Bëni vetëm këtë krahasim për të kuptuar se çfarë nderi i ka bërë PS-së, Fatos Nano, duke ikur dhe duke e lënë të rritet vetë, dhe çfarë dëmi i ka bërë Sali Berisha PD-së, duke mos ikur dhe duke mos e lënë të rritet jashtë hijes së tij.
Të dy kanë ikur nga pushteti në moshën 52 vjeç, njëri më 1997 e tjetri më 2005.
Sali Berisha po shkon tetëdhjetë e ca vjeç duke mos ikur, kurse ai po shkon në parajsë vetëm se ka ditur të ikë.
Dhe ky është nderi që socialistët nuk duhet t’ia harrojnë kurrë Fatos Nanos.
As Shqipëria, e cila ende nuk ka një të dytë si ky për t’i thënë vetes “mjaft” kur humbet.

26 Komente

  1. K
    Kanina

    Mero e ka per Ramen

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi

      E ke te shkruar per ke e ka o Karina.Je ti me llumin tend prandaj eshte berisha.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        Ama o Mero ty ta nxorri nje here Gjolek Malajn te te pallonte ne dru.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Karina per Mondin e bukur

          Pse te dogji byça ty Mondi? Ishte i trashe?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liria

            Eh more Mero! Kishte principin grabit sa më shumë shpejt e shpejt dhe këmbët e lehta e faqia e bardhë. Kujtoni shitjen e Bankës së Kursimeve tek Raifaiseni brenda natës, që e la dhe Kaç Islamin me gisht në gojë\bythë.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kovaç

            Se për kë e ka, është gjëja më e parëndësishme. Kryesorja në këtë shkrim, është që FATOS NANO, JETOI SI NJERI I MIRË, DHE VDIQ SI BURRË NDERI I KËTIJË KOMBI. Kaq. Të tjerat, janë pa vlerë.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora

              Rama ska nevoje te ike. Do e terheqe brenda gropa thithese Bela - ja e Ballukut.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asteri

                Z andoni,analiza juaj është shumë e vakët për këtë personalitet të shquar të politikës shqiptare, megjithëse je I shkolluar nuk jep produktivitetin minimal të analistit,bën mirë të ndërros zanat ,do bëje karrierë të bëheshe prift!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prishtina

                  Kanina...mos je rrace qensh ti qe mabn kete nickname?

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sass

                  Sali terroristin vetem zoti kur ta ndaj me karrigen e kryetarit dhe ndoshta nuk e vonon vetem qe ky popull te ndahet nga fataliteti qe i ka sjell kombit

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Holy justice

                    Politikan nuk te ben menyra se si hyn ne politike, por ajo se si del prej saj... Nano ishte a quasi state man...

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      saliu duhet te shpallet terrorist

                      Ai ishte aq i zgjuar sa te kuptonte qe nuk behej sran me lepuj,ai e kuptoi se ishte intelegjent dhe nga nje familje intelegjentesh dhe jo si neandertal shpellar saliu qe vjen nga nje familje shpellaresh e barinj dhish,injorante brez pas brezi... Ne rast se ka njeri qe duhet ti ngrej permendore enverit eshte sali berisha,se po te mos ishte soc dhe enveri,ky vampir do ishte edhe sot e kesaj dite ne shpell me nje tufe dhish

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iso

                        E para ngushellime familjes! Me tregonin dy nxenes te Fatosit qe ka qene super njeri,pastaj me tregonte njeri qe kishte qene te lokali i Gaz Demit te parku rinia bashke me disa te tjere dhe Fatosin,ku keta personat benin debate jo ps e jo pd,Fatosi i degjon dhe pastaj u thote:"degjoni cuna,e majta Fatosi dhe preke kemben e majte,e djathta sala dhe preke kemben e djathte,nje here e merr e majta Fatosi e nje here e merr e djathta sala,populli ne mes te kembeve dapa dapa.Legenat qe thone jo ishte i korruptuar etj.nuk duhet te hane m...t sepse te gjithe politikaret Shqiptare jane hajdut pa te keqen e politikareve Europiane.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          "çfarë dëmi i ka bërë Sali Berisha PD-së, duke mos ikur dhe duke mos e lënë të rritet jashtë hijes së tij." - thote Mero. Jo Mero: PD as nuk rritej, as nuk pakesohej me Berishe, Pse? Sepse eshte nje grupim krimi kunder te djathtes.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Maloku e ka ne gen malokllekun.

                            Gabimi I Meros eshte qe krahason nje malok me nje qytetar..Malokut I fiksohet dicka dhe vdekja e ndal apo e kthen prapa. Ndersa qytetari ndalet e llogjikon,I peshon gjerat. Saliun e moren e sollen ne qytet idhan dhe mori edukim te shkelqyer.I hapen dyert e bllokut dhe dyert e evropes e Amerikes.Hyri ne nerveprim e lloj lloj racash e njerezish.Logjika ta thote qe nje njeri me pervoje kaq te pasur njerezore do ishte tolerant e zemergjere.Po a ndryshon e emancipohet maloku?As qe behet fjale, Vrazhdesia e .os toleranca eshte ne gen. Duhen breza te "korruptoje"genin e malokut.

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fjala

                              Fatos Nano ka nje faj te madh qe nuk i shlyhet as me ikjen e tij: metoda e Fatosit "qello dhe nje here pa te shikoshe" eshte fatale per te dhe Shqiperine. Populli e mbeshteti, u sakrifikua dhe ai beri paqe me armikun e popullit dhe te tij. Qe diten e pare ne pushtet, Fatos Nano duhej ta arrestonte ose ta eliminonte gjarperin perbindesh qe eshte gjalle dhe sot, Sali Shelqere Berisha. Per ket Fatos Nano ka faj te madh dhe ate qe s'e beri Fatosi, e ben çdo dite Sali Berisha. Fatosi shkoi te te shumtet se pinte duhan, raki dhe qinte shume. Te tjerat i ka pozitive.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Albi_I

                                Ky popull duhet te mesoje ta jetoje politiken si proces racional, dhe jo vellavrases. Nano mund ta fuste kollaj vendin ne gjakderdhje te pafundme, dhe nuk e beri. Eshte merita me e madhe e tij qe ndali ate cikel, ashtu sic eshte merita qe pushtetin brenda partise nuk e ushtroi per te shtypur armiqte e tij.

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Luani

                                Nje gje eshte e sigurte kur te vdesi sali muti te gjithe do vene ti dhjesin ne koke, ne cdo pervjetor do ti dhjesin edhe te vdekurit..!!

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rezi.

                                  Analizë e përkryer, dhe kjo sepse Nano nuk erdhi nga shpella, ai qëndronte në këmbët e veta e jo t’i servilosej byrosë siç bëri Berisha. Mbi të gjitha: as nuk burgosi, as nuk vrau, u fut në burg dhe u dënua si i burgosur politik, gënjeshtrat e Berishës me shpurën e drejtësisë( sot i shpërblen, njërin avokat e tjetrin deputet) e dënuan pa të drejtë. Sali Berisha është mallkimi i Shqipërisë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    E vertet

                                    Dallimi eshte se PD nuk ka qene kurre nje parti por nje sekt krahinor, fisnor, kriminal dhe interesash vetjake. Si cdo sekt tjeter ne bote merr fund me vdekjen biologjike te liderit te sektit. Boll me kete histori te rreme sikur ne shqiperi ka disa parti politike. Ka vetem 1 parti dhe ajo eshte partia socialiste.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Miti i rremë i Fatos Nanos

                                      Në diskursin publik shqiptar është përhapur shpesh miti se Fatos Nano “dinjte të ikte nga pushteti”, si shenjë e një kulture demokratike dhe pjekurie politike. Por, nëse e shohim sjelljen e tij në momente kyçe, ky mit bie poshtë. Nano nuk largohej nga pushteti si akt reflektimi apo përgjegjësie ndaj qytetarëve, por shpesh si pasojë e krizave që nuk i përballonte dot dhe për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me shoqërinë. Në vitet kur ai drejtonte qeverinë, çdo revoltë apo valë protestash e gjente jashtë vendit, në Greqi, Maqedoni apo gjetkë. Kjo nuk ishte shenjë elegance politike, por mungesë përgjegjësie dhe frikë nga ballafaqimi me pasojat e qeverisjes së vet. Ai preferonte largësinë gjeografike për të ruajtur qetësinë personale, jo për të reflektuar mbi fatin e Shqipërisë. Në thelb, Nano nuk u soll si patriot që kërkonte ta modernizonte shtetin, por si politikan që e pa pushtetin si burim përfitimesh personale e klienteliste. Pas rënies së qeverisë në 2005, kur ishte tashmë milioner dhe me influencë, ai u tërhoq për të jetuar në Vjenë, duke treguar se nuk ndiente asnjë lidhje reale me vendin që kishte drejtuar. Nëse do të kishte ndërtuar një Shqipëri europiane, do të kishte zgjedhur të jetonte këtu, si shembull i suksesit të vet politik. Kthimet e tij sporadike në politikë ishin gjithmonë të kushtëzuara nga interesi personal, si përpjekja për t’u bërë president apo për të mbajtur ndikim në Partinë Socialiste, pra jo nga një mision kombëtar. Ai mori shumë nga Shqipëria: pushtet, pasuri, famë, por nuk la pas një trashëgimi vlerash apo reformash që ta afronin vendin me Europën. Në këtë këndvështrim, miti i Fatos Nanos si “politikan që dinte të ikte” është në të vërtetë një mënyrë e butë për të maskuar faktin se ai thjesht ikte gjithmonë nga përgjegjësia, nga krizat dhe nga vendi i vet. Ky mit ka ndikuar negativisht në kulturën politike shqiptare: e ka bërë të pranueshme idenë se “të ikësh” është akt dinjiteti, edhe kur ikën nga përgjegjësia. Në vend të modelit të llogaridhënies, Nano la pas një shembull cinik të elitës që pasurohet, dështon dhe më pas largohet, duke i kthyer shpinën vendit që e ngriti. Dhe për sa kohë ky mit vazhdon të qarkullojë, shoqëria shqiptare do ta ketë të vështirë të dallojë midis largimit me dinjitet dhe arratisjes nga përgjegjësia.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Guzhguni

                                        I ke rënë tamam pikës, hallall ta boftë zoti

                                        Përgjigjjuni
                                      2. Y
                                        Ymer Abazi

                                        Ate diference te Nanos qe "dinte te ikte" e ke dhe ti o Baze! Edhe zotrote ke treguar se e disponon fort ate diference se gjithmone ke ditur te ikesh...nga nje prapanice Pushteti ne tjetrin!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          TemaTiku

                                          Zbulohet dhe Amaneti i Fatos Nanos (ka dijeni edhe Adriatik Kopili a Doci si e ka ai hulumtuesi i historive me Nano) - Edi Rama mos t'ja preke me dore arkivolin nese eshte akoma me thonj pa prere -

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Zengjinealbana

                                            Ikur apo e perzune Robert Xhamcakizin , more Mero djali ? Deri ku u dhtrine matastazat e kancerit te "MJAFTIT " . Mero, ne te dy e mijera e mijera te tjere , Ishim me Berishen ( sigurisht , Tani I Kemi vene hune ) , Po Ishim pak , kete e ndienim , aq sa nuk ia merrnim dot pushtetin . Ate e hengri kanceri I " MJAFTIT " . KY kancer ktheu ne pushtet kancerin BRISHIST . Dhe Mbase per hakmarrje LALI N e Kane mbyllur Tek 7 penxheret . Ku ta dish !?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Merua Kokqoshe

                                              Nano iku me shpresen se do e zgjidhte presidente , ky palla i gjate , me thonj te paprere, por…..:.. hmmmmmm pabesia eshte e madhe dhe e hengri keq nga ai psikopati qe zgjodhi poshte urave te Senes.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje