Një shpjegim i shkurtuar për Besart Xhaferin, rreth atyre që “i kanë dalë zot Berishës” në ditë të vështira

22 Tetor 2025, 19:43Editorial Mero Baze

Tradita më e vjetër dhe më shkatërruese në Partinë Demokratike, që është kthyer në mekanizmin kryesor për karrierë brenda saj, është ajo e “t’i gjendesh në ditë të vështira Sali Berishës”.
Ka qenë kështu që nga viti 1992.
Kur Berisha u përball për herë të parë me kritikët e tij – Gramoz Pashkon, Preç Zogajn, Arben Imamin e Neritan Cekën – ata që iu gjendën në krah u shpërblyen menjëherë: u bënë ministra, drejtues institucionesh dhe morën postet kyçe në PD.
Pasi morën gjithë pushtetin që kishin ëndërruar, duke mbrojtur Berishën nga “armikët e brendshëm” – të cilët, sipas tij, ishin futur nga Ramiz Alia – pas disa vitesh kuptuan se kishin mbrojtur një monstër politik.
Dhe pak nga pak, të gjithë filluan të përballeshin me të.
I pari ishte Eduard Selami, që e vuri Berishën në pozitë të vështirë pas humbjes së referendumit për Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe bashkimin e postit të kryeministrit me atë të kryetarit të PD-së.
Sërish, në atë kohë, dolën “ata që i dolën zot Berishës në ditë të vështira” – Forumi Rinor i PD.
Edhe ata, më pas, u integruan në grupin parlamentar të vitit 1996 dhe në kryesinë e PD-së.
Pastaj erdhën trazirat e vitit 1997, dhe shumica e qeverisë së Berishës – ku spikasnin pikërisht ata që e kishin mbështetur më fort në 1992 – u kthyen kundër tij.
Berisha mbeti me një grusht njerëzish.
Pollo dhe Azem Hajdari, të rikthyer në PD, ishin të vetmit që e shoqëronin, duke udhëtuar në të njëjtën veturë, por duke ëndërruar si ta hiqnin qafe njëri-tjetrin – dhe të dy bashkë Berishën.
Në fund, lojën e fitoi Berisha. Më 1998 hoqi qafe Azemin, dhe më 1999 Pollon.
Ata që iu gjendën pranë në ato momente të vështira ishin disa nga figurat e vjetra të mbetura në PD, si skalion i dytë, dhe disa të rinj si Topi, Mustafaj apo Ngjela, që iu afruan si “intelektualët e rinj”.
Edhe këta i përfshiu në betejë me njëri-tjetrin, duke u hequr qafe brenda një dekade, dhe më 2005 u mbështet tek brezi i ri i KOP-it – rojet politike të vajzës së tij në PD.
Mes tyre shkëlqeu Lulzim Basha, të cilit vendosi t’i jepte gjithçka.
Pas një qeverisjeje problematike 8-vjeçare, tërësisht nën kontrollin e djalit e vajzës së tij, shokët e tyre morën pushtetin, duke përzënë të gjithë ata që dikur “i kishin dalë zot Berishës”.
Kur humbi më 2013, Berisha ishte i qetë – sepse partinë ua kishte lënë fëmijëve, me një përfaqësues besnik si Lulzim Basha.
Ai nuk u mërzit asnjëherë që Basha humbiste rregullisht më 2015, 2017, 2019 dhe 2021.
Të gjitha humbjet e Bashës i justifikoi, i mbrojti, madje i quajti “heroizëm të një politikani me perspektivë”.
Mjaftoi shpallja e tij non grata nga SHBA që Basha të detyrohej të zgjidhte mes SHBA-ve dhe Berishës – dhe zgjodhi SHBA-të.
Atëherë Berisha i vërsuli kthetrat mbi pronën e tij: Partinë Demokratike.
Ata që iu gjendën pranë në atë moment të vështirë ishin sërish Forumi Rinor i PD-së, me në krye Këlliçin, dhe gardistët e përhershëm të opozitës: Noka, Vokshi e Paloka.
Pasi mori vulën dhe siglën e PD-së, Berisha humbi zgjedhjet e 2023 dhe 2025 pa Bashën.
Tani të gjitha akuzat që ia kishte bërë Bashës bien mbi fytyrën e tij, por ai nuk mërzitet – sepse në kokën e tij “PD është ende gjallë”.
Sot, ata që i dolën zot në ditët e vështira të vitit 2021 – si Këlliçi, Xhaferi e të tjerë – thjesht po i kujtojnë se kur i dolën zot, vendosën disa rregulla që duhen respektuar.
Kaq ka mjaftuar që gjithë njerëzit periferikë të PD-së të ngrihen, të kërkojnë linçimin e tyre dhe të dalin përsëri në mbrojtje të Berishës, që “të mos i lëvizë askush kolltukun”.
Në Partinë Demokratike, nuk është problem humbja e zgjedhjeve apo paaftësia për të fituar me Berishën.
Problemi është frika se mos dikush kërkon ta largojë Berishën.
Ndaj kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferi, do ketë telashe.
Situata është aq serioze, sa Berisha u detyrua t’ia bënte të qartë publikisht se nuk do ta respektojë “nenin Basha” që vetë futi në statut – nen që përcakton se, nëse kryetari humbet zgjedhjet, duhet të japë dorëheqje, edhe nëse pretendon se ato janë manipuluar.
Pra, në PD nuk po ndodh asgjë e re.
Është përsëritja e pafund e të njëjtit cikël: njerëzit që i kanë dalë zot Berishës në një betejë të mëparshme kthehen në viktima të tij, dhe në vend të tyre dalin “dalzotës” të rinj.
Në gjithë këtë histori duket sikur fiton gjithmonë Berisha, sepse ai mbetet aty dhe të tjerët ikin.
Por në fakt, fitimtarët e vetëm janë ata që ikin prej tij.
Ata që shpëtojnë nga ajo çmendinë politike dhe e lënë të vetmuar në “ditët e përjetshme të vështira” që ai vetë i krijon.
Kur të mos i mbetet askush, do gjendet gjithmonë ndonjë nga qeveria që t’i qëndrojë pranë, që të mos duket vetëm.
Mos u shqetësoni për fatin e tij – atë nuk e lë pushteti as të vdesë, as të iki.
Por kushdo që ikën, shpëton veten.
Sepse PD nuk mund ta shpëtojë dot nga Berisha.
Prandaj, merreni lehtë.
Nuk po humbni ndonjë gjë me vlerë.
Po humbni Sali Berishën – dhe kur ta humbni, do kuptoni më në fund çfarë keni fituar.

25 Komente

  1. M
    Munika

    Dakort, por kete loje qelbesirash shpellaro fisnore, e vuan Shqiperia e mbetur pa alternative. Te rinjte duhet prape te marrin ne dore fatet e demokracise se perdhunuar nga ca bythèce servile, qe s'duan te shkulen prej kolltuqeve

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me shumë respekt për komentuesit

      Nga fillimi më 1991 evoluimi i Sali Berishës, është nga tualet u bë WC, nga WC u bë Nevojtore, nga Nevojtore u bë halé, nga Halé u bë qenef, nga qenef u bë yzyrhane, nga Yzyrhane u bë gjiriz, nga gjiriz u bë mut, nga Mut u bë MUTSIHANE. Po ka më në këto që shkruaj, lutem, plotesojini.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Hahahahahahahahaha. Do shtoja gropë septike para gjirizit

        Përgjigjjuni
        1. M
          Më shumë …

          Me dakordin jam DAKORD, por GJIRIZI është turqisht ndersa GROPË SEPTIKE është terminologji moderne. Hahahaaaa….

          Përgjigjjuni
        2. T
          Treni

          Pus muti u bë me tej...

          Përgjigjjuni
        3. E
          E vertet

          "Po humbni Sali Berishën – dhe kur ta humbni, do kuptoni më në fund çfarë keni fituar" . Ke harruar te thuash qe kete e ke nga pervoja personale. U desh te ikje nga Saliu qe te fitoje, sot je analisti i vetem politik qe lexohesh ( edhe kur nuk bind) megjithe bllokaden mediatike dhe xhelozine e semure te kolegve te tu.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi

            Mero , analiza dhe definicionet per zinxhorin e absurditeteve berishiste , eshte I sakte . Vec , analiza do te ishte akoma me rrezellitese , nese do te na kishe thene ( nese e di ) dic se si e Mori vulen dhe siglen Saliu ...?! Mero , je I holle . Aty midis rreshtave ke Lene pezull : " kur Berisha te kete mbetur fare vetem , prane do t'i gjendet ndonje I qeverise ...." ( E perifrazuar disi , Po KY eshte thelbi ) Edhe kjo ka nevoje per ftillim , sepse keshtu e kerkon , Jo vetem sintaksa e Shqiperise , por edhe detyrimi dhe guximi qytetar . Sidoqofte edhe ne kete nivel , e meriton noten maksimale .

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhymhyrije Jorganxhija

              Sipas fjalëve tek kafeja e SYRI tv, dikush nga shefat, me gjysmë zëri, si nën të, ka thënë që FLORJAN BINAJ, qenka anëtar i Partisë Socialiste, dhe është “diversant” i Ramës, për të dhjerë akoma edhe më shumë, se sa është e dhjerë, Partinë Demokratike.

              Përgjigjjuni
              1. v
                votus I pavendos

                Jo joooo,ta them un ju.Kanidati mo I mir qy do jet I pavarm ngaqi partia e vet osht e pavarme osht kanidati I profes.dokt.Pellump Pelinçi .I boj thirrje publike dokt.profes Pelinçit qy t filloj fushaten per bashkin e tirones ene 5 bashkit e tjera.Ay osht tamon I pavarm nga pulitika ,ay osht kundra sorrosit zi,kundra dip stetit ,kundra estabilishmonit ,ay osht tamon konsevator orgjinal.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  Kryeministri Kurti më i miri, më i bukuri, më interesanti, më inteligjenti, më patrioti, më kombëtari..... më i urti, më internacionali. Nonën Ramutit. Rroftë Albin Baba.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E ke

                    Babe biologjik !?

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xxxx

                      Flm Tiro...! Keto we ke shkrujte per A.Kurtin jane shprehje qe s'kane lidhje me cfare diskutohet. Diku thuhet se Budallai flete se duhet te thote ndonje gje. Po ti ke folur shume per A.K. gje we tregon se je budall me permasa te frikeshme. Albo K. nuk I duhen budallenje! Tironsi ndonjehere edhe mund te mos shkruash kesij lloj gomarlliqesh!

                      Përgjigjjuni
                    2. k
                      koalas

                      nuk na rruhet per malokun me, smerr vot ndyrsira serbise derisa te kalbet.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        koalas

                        nuk na rruhet per malokun me, smerr vot ndyrsira serbise derisa te kalbet.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                          po kur do na qerohet nga syte. ky krimineli sali berish kerma i shqiperis. po si nuk vuri dore kjo drejtesi per kete maskara. po sali berisha. duhet varur ne mes te tiranes

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patrioti cam i M...Bazes

                            Kot rrekesh te besh te tilla Editoriale me nje fryrje tollumbacje Besard Xhaferr or Mero! Sepse ai Besardi pra sado i fryre prej zotrote, nuk behet dot as Arben Ahmetaj, as Erion Veliaj e as Ilir Beqaj jo e jo...

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Iso

                              Me shume respekt per komentuesit! Sa kam qeshur,une do te shtoja:-kopil serb,djale i vukut ka qene dhe mbetet.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O u dhiva tu qesh

                                Jau qift Rama nonen e edhe ju ja qifshi atij.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rrafmoni Rrajes

                                  Amani ore shoku Mero, kur do vije ne pushtet ai Edi Rama se po vuajme te zinjte e ullirit nen kete pushtet Berisha!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. ?
                                    ????

                                    Ky bastard eshte me keq se Enveri....nuk e keni kuptu?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qiresi

                                      Ne bashke me Ramen ti shkerdhefshim ty cfare te permbaje pragu!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        drejtesi e munguar

                                        Mero,ja ke futur kot.Te gjithe ata qe "kane kundershtuar Saline"kane qene thjesht zvaranike e pa shtylle kurizore.Qe nga Selami,Ceka,Imami,Pollo ,Shehu e mjaft (nje numer pa mbarim) jane kethyer prape ne ate "gjiriz" per interesat e tyre.Saliu ka ditur ti neneshtroj te gjithe ata qe e kane "kundershtuar".

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dhimbie e madhe POPULL!

                                          Qwroni llogarine me Saline te Shpetoni SHQIPERIME...!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bedri Islami

                                            Mero Baze, si ka mundesi qe je bo kaq anti-Rama e nuk boton "sihariqin" me te fundit te qeverise Rama "BUXHETI - ulen me 60 % fondet per Arsimin e Shendetesine dhe rriten per Diellen" e ke te botuar te plote te gazeta DITA sa per dijeni!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kliti Kopliku

                                              Nga kjo levizje fshehet Shkelzen Berisha. Tan Shkodra e din kyt, lexohet kollaj, nji mnyr me i xjerr jasht lojet Flamurin me shoke.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje