Raportimi i institucioneve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një shfaqje e pushtetit të frikës që ka krijuar SPAK brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe agresivitetit kundër SPAK, që ka krijuar brenda grupit të PD, nga nevoja për t’u dukur besnikë të Berishës.
Dhe kjo më së miri refletohej në reagimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Kjo nuk kishte lidhje me raportin e Dumanit, por me hallet e tyre.
Raporti i Altin Dumanit ishte një përmbledhje komunikatash shtypi, me statistika që përpiqen të fshehin problemet reale përmes shifrave, duke e trajtuar drejtësinë me përqindje si realizmi i planit të grurit dikur. A thua se nëse ke bërë 65 për qind drejtësi dhe 35 për qind padrejtësi, je mirë me planin.
Në disa nga pikat ku SPAK ka krijuar probleme, siç janë dhunimi i Kodit të Procedurës Penale për paraburgimet, sekuestrimet e pasurive në fazën fillestare apo propaganda në media me sekretet hetimore, ai iu shmang përgjigjeve duke folur me përqindje që nuk thonë asgjë.
Nuk pati asnjë reflektim për çështjet që kanë shkuar deri në Strasburg nga SPAK dhe janë humbur, duke dëshmuar natyrën repressive të këtij institucioni. Gjykata Evropiane ka ndëshkuar paraburgimin e Thoma Gëllçit dhe bastisjen e Lapsi.al.
Manipulimi i medias nga SPAK provohet lehtë nëse verifikon se si disa komunikata shtypi të SPAK përmbajnë të dhëna që më pas nuk gjenden në vendimin e gjykatës për ndalimet, çka tregon teknikën e përdorur të gjyqit popullor para gjykatës së vërtetë.
Skandali i përgjimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me procedura joligjore kalon si statistikë, pra është te ajo përqindja jo e mirë. Rrëmbimi i telefonave pa vendim gjykate dhe leximi i gjithë përmbajtjeve të tyre pa vendim gjykate, duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, kalon pa asnjë vëmendje.
Përballë kësaj qasjeje sipërfaqësore nga një institucion shumë i rëndësishëm i drejtësisë shqiptare, ti shikoje një jargavitje të neveritshme të Partisë Socialiste, që rezatohet tek portreti i menduar i Ulsi Manjës me gishtin mbështetur në tëmtha dhe pyetjes retorike të Zengjines: “Si shpjegohen gjithë këto arritje?” — dhe një agresivitet i padenjë i opozitës së Berishës, e cila ndryshe nga PS donte t’i binte në sy Berishës e jo Dumanit.
E kuptoj që Partia Socialiste ka probleme serioze me korrupsionin. E kuptoj që shumë funksionarë të lartë të saj dhe deputetë nuk duan të kenë punë me SPAK, edhe për arsye se SPAK ka demonstruar që vepron bazuar edhe mbi mllefe personale. Por dinjiteti i një partie në pushtet nuk mund të bjerë në atë nivel përballë një përfaqësuesi të lartë dhe nga më të rëndësishmit e institucioneve të drejtësisë.
Altin Dumani ka plot arsye të lavdërohet. Ka arsye të lavdërohet për betejën ndaj krimit të organizuar dhe shkuarjen drejt arrestimit të krerëve kryesorë të grupeve kriminale. Ka arsye të lavdërohet që është i pakapur nga grupet kriminale dhe nga trafiku i drogës, dhe e ka forcuar këtë betejë. Por nuk më duket se ka arsye t’i qahet halli, a u ndje i rrezikuar nga një protestë simbolike e mbështetësve të Veliajt para SPAK gati një vit më parë, ndërkohë që çdo dy javë ka një protestë para SPAK nga mbështetësit e Sali Berishës dhe një të sharë me libër shtëpie prej tij, dhe hesht sikur nuk ndodh asgjë.
Pra ata janë të lirë ta lavdërojnë Altin Dumanin, nëse e kanë frikë personalisht, ose nëse kanë respekt për të, por nuk mund të injorojnë standardet që ka prodhuar në drejtësinë shqiptare politika klienteliste e SPAK dhe mungesën brutale të ndjeshmërisë ndaj procedurave ligjore dhe të drejtave themelore të njeriut.
SPAK ka krijuar standarde aq të shumllojshme hetimi dhe qëndrimesh publike, sa pas ikjes së Dumanit do të duhet të bëjmë një klasifikim, se kush është prioriteti i hetimit në Shqipëri lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasi kemi shembuj aq të pangjashëm hetimi dhe ndëshkimi, sa po t’i bësh bashkë të gjithë, të krijohet një fjalëkryq i pazgjidhshëm i rezultateve që la pas, përveç luftës ndaj grupeve kriminale.
Dhe partia në pushtet duhet të mbajë qëndrim ndaj kësaj historie, pasi reforma në drejtësi është betejë për standarde dhe prioritete; ndaj kemi krijuar prokurori speciale dhe gjykatë speciale. Se ndryshe, Prokuroria e Përgjithshme është shumë më profesionale dhe më e qartë se këta, përveçse edhe më pak arrogante dhe politike.
Por mbi të gjitha, jargavitja e deputetëve socialistë para Dumanit, edhe pse mund të jetë nga frika dhe nga halli i tyre, u jep shumë argumente betejës pa argumente të PD që e quan Dumanin shtojcë të PS dhe Edi Ramës, çka nuk është e vërtetë.
Dhe dje kjo ka qenë një harmoni vrasëse. Agresiviteti pa lidhje i PD, të cilët i flisnin Dumanit që të dëgjonte Berishën, dhe jargavitja e PS nga ana tjetër, në fakt e dëmtonin më shumë SPAK sesa ta kritikonin të dy palët, pasi kështu, siç ndodhi, dukej vërtet sikur këta të PS e kishin engjëll mbrojtës dhe ata të PD armik.
Nga ana tjetër, ky qëndrim i neveritshëm i të dy palëve binte në kontrast me vëmendjen ndaj Kryeprokurorit Olsian Çela, i cili në raportin e tij i kishte shkuar në zemër të gjithë problemeve të institucionit të tij dhe shfaqi një kompetencë profesionale të admirueshme në debatet me deputetët, duke treguar plagët që vuan drejtësia shqiptare: hetimi, paraburgimi, shthurja e autoritetit të prokurorëve lokalë, të cilët në fakt përpiqen të imitojnë të gjithë “prokurorët e SPAK”.
Ai ishte ndër të paktët që pati një qasje jo vetëm profesionale për detyrën e tij, por edhe një kulturë juridike për të cilën ka nevojë Shqipëria në këtë fazë, kur drejtësia e vjetër, që u përpoqëm ta zhbëjmë, është rikthyer në formën e drejtësisë së re, por më arrogante, më e shtrenjtë në korrupsion, më politike dhe mbi të gjitha më joprofesionale.
Kryeprokurori sulmoi ashpër, por me dinjitet, qeverinë shqiptare për përgatitjen e Kodit të ri Penal, të cilit i janë shtuar 500 nene, a thua se s’kemi pasur Kod Penal, dhe nuk është bërë asnjë konsultë thelbësore me institucionet e drejtësisë. Ai sulmoi Gjykatën e Lartë për inkurajimin që i bën paligjshmërisë dhe prirjeve “decentralizuese” të prokurorëve të shkallës së parë nëpër rrethe, që të ankohen ndaj prokurorëve të Apelit në Gjykatën e Lartë, apo të ankohen në ambasada.
Sulmoi politikat e paraburgimit dhe tejkalimin e afateve në hetim, si dhe një sërë çështjesh thelbësore me të cilat përballet institucioni i tij.
Për të gjithë ata që ndoshta nuk janë të qartë: Prokuroria e Përgjithshme është ajo që heton dhe çon për gjykim çdo çështje të çdo qytetari shqiptar, është ajo me të cilën përballet shoqëria shqiptare. SPAK është prokurori speciale dhe merret vetëm me krimet e rënda dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Kjo pjesa e dytë e objektit të punës së tyre bën diferencën në sallën e Kuvendit.
Ata që janë aty për hallet e popullit, në fakt duken që janë vetëm për hallet e tyre, pasi njëra palë sulmonte Dumanin se i “ka prekur Babën”, dhe tjetra palë e vuri në siklet me lavdërime, me shpresë se meqë i ka dalë fjala që është i ashpër, do t’i ketë kujdes meqë e lavdëruan.
Frika e deputetëve të shumicës ndaj Dumanit tregon pushtetin okult të Republikës së SPAK mbi politikën dhe gjunjëzimin e shumicës në pushtet ndaj kësaj republike jo legjitime në vend.
Mjafton të shikosh debatet mes Kryeprokurorit Olsian Çela dhe Altin Dumanit me deputetët, dhe e kupton që halli i deputetëve nuk janë problemet e prokurorisë që shtroi Kryeprokurori Olsian Çela, por si t’i lëpihen apo t’i vërsulen Altin Dumanit në varësi të halleve të tyre.
Dhe kjo tregon që në vend që të bënim një drejtësi për qytetarët e thjeshtë, e cila, siç dukej nga reagimet e Kryeprokurorit, ka shumë probleme, kemi bërë një Republikë të SPAK, që ka gjunjëzuar shumicën dhe bën shfaqje banale në Kuvend që të zgjellin zorrët në fyt.
Respekte Mero. Shum i sakte
Ka një fabul, “kur je i dhjerë, mos e ngri kokën”. Kështu që, të dhjerët e të përmjerët e PS dhe PD, me kokë ulur, me aromë muti, rrinin si mut.
Dakord per te dhjeret e PS, po si e shpjegon faktin e Saliut qe realisht duhej te ishte me i dhjeri nga te gjithe, perjundrazi eshte ai qe ulerrin e i fut friken Spakut?
ZqQireja : “Si shpejgohen te gjitha keto arritje”? Gojore me goje te palare nga roskopeci
Janina….per fjalët që ke nxjerë, të pjerdhtë Fahriu me goje.
Gjykatesit dhe prokuroret jane doktoret e nje shoqerie. Ketu tek ne ata jane shnderruar ne kasapë te shoqerise.Dhe meriten me te madhe per kete e kane ata qe mburren me kete "reforme" ne drejtesi:Edi Rama dhe PS. Tani qe po vjen pervjetori i 15 i vrasjeve te 21 Janarit Rama do i fuse fjalimin e radhes dhe e harron kete ceshtje deri ne pervjetoret e ardhshme kur te mbaje nje fajlim tjeter.Nderkohe qe familjeve te viktimave nuk u thahen lotet kurre.
Jam i kenaqur qe prokuroret dhe gjykatesit jane kthyer ne kasape. Shyqyr qe erdhi kjo dite dhe keshtu vazhdofte. Burgu per hajdutet eshte e mira per te gjithe femijet. Edhe per femijet e hajduteve.
Perfekt Mero! Edhe mua nga te gjithe keta te paaftet e drejtesise, vetem k/prokurori Çela dukej profesional, i drejteperdrejte, me integritet, dhe i ndershem.
Bravo Zoti Mero. Drejtesia ne Shqiperi eshte vetem te kerkoj tu rriten rrogat mundesishte çdo dy muaj. Jane me te pasurit e vendit. Avokatet jane sekseret e tyre.
Qenka ngatruar keq, nuk ve mend ky Merua. Vertet paska urrejtje per Spakun. Atje i qofte!!!
E po do komentojne edhe bilet si Zile ...
Bila te hyfte ne bythe. Si Merua, koqe kandari. Seshpejti, ne nje qeli me Velon do tu shohim. Hajdute.
Nuk Jane dy futur , Po nje dhe vetem NJE . Fytyra e mafies , e plackitjes dhe vrasjes BERISHISTE , Po hiq fore nga censura se MASKAT Po Bien ... !
Mero,keto qe shkruan dhe mbase qendrojn,nuk jam ne gjendje te gjykoj,por nje gje e di me siguri matematike,shumica e Skapisteve jan berishist,kete se Luan as topi.
Mero ,duhet ta pranojme kete foto te realitetit ,I hidhur por I vertete.Krenaria ishte e dukshme por edhe dhjerja gjithashtu tek politikanet e zgjedhur .
Ishte e turpshme sjellja e deputeteve te PS qe nuk ben asnje pyetje per hetimet mbi krimin shteterore te 21 Janarit dhe per non-gradat nga Amerika dhe Britania ne Shqiperi. Asnje pyetje per vendimet e gjykates Evropiane te Starsburgut. Me keq i lepiheshin Dumanit pa asnje lloj arsyhe megjithese ky Duman ne sallen e gjyqit i bertiste Veliajt "qelbesire" ne kundershtim flagrant me ligjin. Asnje pyetje per Nesti Andonin.
Mero! Je teper i sakte duke vene pikat mbi i.Lutem mos te jete e vertete por lojrat e fjaleve qe shohe nga te dy palet,duket qe jane bashke dhe drejtesia e tredhur ju sherben te dy paleve.
---------------------------------------------------------------------------- -------------------Spaku i ka ngjitur------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- shkallët e suksesit---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------gabim pas gabimit,-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ndersa Olsi Dadua -----------------------------------------------------------------------------------------'-----------------------------------nuk preferoj shkallët------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- me Erionin---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------mori ashensorin.------
Totto Rinet kishin ndersyer zagaret kunder atij qe Po u prish rehatllekun , kunder atij qe e prodhonin vete , kunder asaj gjasmes qe tani eshte kthyer ne gijotine per ta ... S. Berisha , si korifeu I kesaj revolted I ketij zemerimi vullkanik , e ka zhvleftesuar fare retoriken e xhelateve te diktatures . Perpara retorikes se S. Berishes Ajo e N. Aznedareve dhe A. Celeve duket shume eufemike ( behet qesharake , me shume sec eshte bere , kur e krahason DUMANIN me A. Celen . Po kjo eshte gjuha dhe ligesia komuniste ) . Sigurisht , per ata qe Kane vesh dhe mend , retorika acide , vrasetare e kryemafiozit Berisha , eshte me objektiva me madhor , kunder imperialisteve Anglo - Amerikane . Sh. Enver dhe te gjithe shoket e tij duhet flene te qete , se S. Berisha I ka kaluar te gjitha pritshmetite .
"Nje permbledhje kominikatash shtypi" I sakte z.Baze. SPAK eshte insitucion kalimtar i nje politike kalimtare, per politika e interesa te vogla, ndonese propagandohet dhe i behet reklame e papame...Dhe kjo e natyreshme...Kush nuk e do pjellen e vet?!
BARSALETA. ENVERI, ENVERIZMI DHE DREJTËSIA. (Djali dhe babai po shikonin në televizor debatet në parlament.) Saliu: Rama është dikatator, jemi në narkodiktaturë. Unë solla demokracinë në '90. Rama: Jo, doktor, ti solle pluralizmin me një parti të vetme. Saliu: Kurse ti solle monizmin me shumë ngjyra. Ke përmirësuar sistemin e tij me wifi, podcast, dhe propagandë në 4K. Rama: Shqiptarët janë të lirë. Mund të ikin kur të duan nga Shqipëria. Djali pyet të atin: O ba, nesër në 16 tetor është dita kur vdiq Enver Hoxha. Po këta politikanët, vërtet nuk e duan Enverin dhe komunizmin, apo bëjnë sikur? Babai: Jo mor babë. Ata e kanë teatër politik, pra e shajnë duke e kopjuar. Ata akoma s'kanë dënuar krimet e komunizmit. Këta liderë janë bijtë e tij politikë, e shajnë me zë dhe e ndjekin me vepra. Kot thonë që Shqipëria nuk prodhon asgjë, se enverizmi është produkti më i qëndrueshëm në këto 40 vite që kur diktatori vdiq e deri më sot, dhe është një produkt që riciklohet vazhdimisht. Vetëm se janë ndarë në dy parti të mëdha dhe mundohen përherë të shtypin edhe me ligj lëvizje të reja politike që mos të ketë alternativë tjetër përveç riciklimit të së kaluarës si gjasme shpresë për të ardhmen. Enverizmi është i vetmi model që dinë të aplikojnë, autoritet pa përgjegjësi, zhurmë pa zgjidhje, liderë pa ide! Djali: Po Lali Eri? A është Enveri babai i tij politik? Babi: Jo plotësisht, sepse Lali ka lindur direkt nga Instagrami. Ai është thjesht klon i propagandës së dikurshme por i bërë online. Djali: Po drejtësia ç'bën? A po i heton siç duhet politikanët? Babai: Rama është në pushtet. Kush do e hetojë? E hetoi ndonjë prokuror Berishën kur ishte në pushtet? Nëse do e hetonin do i quante prokurorë kriminelë horra dhe lavire drejtësie. Djali: Po me Berishën, ç'po bëjnë? Pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe gjykimi? Babai: Saliun e kanë bërë simbol. Ai është si gjyshi që përmendim sa herë duam të tregojmë që “s’jemi më si dikur”.
Shkurt, z. Mero, SPAK-u me Dumanin ne krye dhe GJKKO-ja, pervec ndonje arritjeje kunder krimit te organizuar, nuk jane "drejtesia e re" qe prisnim, por nje grup prokuroresh e gjyqtaresh arrogante e joprofesioniste, qe kane zhgenjyer me veprimet e mosveprimet e tyre. Fakti qe nuk kane ndermarre asnje hap per te hetuar krimet shteterore te Gerdecit e 21 janarit, fakti qe mbajne ne paraburgim per nje kohe shume te gjate dhe pa akuza bindese I. Meten, E. Veliajn e qytetare te tjere, fakti qe sekuestojne pasuri pa nje vendim gjykate, fakti qe nuk ndihen fare kur Berisha i shan me liber shtepie, ndersa sa hap gojen ndonje politikan tjeter ose dikush nga media u turren si te terbuar se po u cenohet pavaresia, fakti qe Strasburgu ka hedhur poshte disa vendime te tyre etj., te gjitha keto tregojne se, ose jane te paafte, ose jane te anshem dhe inatcore ordinere. E pra, keshtu nuk ecet, kjo gjendje duhet te marre fund. Asnje prej tyre nuk e meriton t'i shtyhet afati i qendrimit ne detyre. Krejt ndryshe ishte paraqitja e Prokurorit te Pergjitshem, dinjitoze e profesioniste.
Deputetët spcialistë i servilosen Ramës jo Dumanit. Pse himnizohet roli i kryepokurorit të Spak që s’ka asnjë rol në hetimin e prokurove të paktën në letra. dhe për më tepër është nje funksion me të rrotullim çdo tre vjet . Anashkalohet roli i Gjykatës që znaton ligjin. Mentalitet diktatorial për drejtsinë Dumani i mbushur me arrogancë e paaftësi profesionale. Dhe për grupet kriminale pa ndihmën e evropianve asgjë s’do arrinin.
BARSALETA ENVERI, ENVERIZMI DHE DREJTËSIA (Djali dhe babai po shikonin në televizor debatet në parlament.) Saliu: Rama është dikatator, jemi në narkodiktaturë. Unë solla demokracinë në '90. Rama: Jo, doktor, ti solle pluralizmin me një parti të vetme. Saliu: Kurse ti solle monizmin me shumë ngjyra. Ke përmirësuar sistemin e tij me wifi, podcast, dhe propagandë në 4K. Rama: Shqiptarët janë të lirë. Mund të ikin kur të duan nga Shqipëria. Djali pyet të atin: O ba, sot në 16 tetor është dita kur lindi Enver Hoxha. Po këta politikanët, vërtet nuk e duan Enverin dhe komunizmin, apo bëjnë sikur? Babai: Jo mor babë. Ata e kanë teatër politik, pra e shajnë duke e kopjuar. Ata akoma s'kanë dënuar krimet e komunizmit. Këta liderë janë bijtë e tij politikë, e shajnë me zë dhe e ndjekin me vepra. Kot thonë që Shqipëria nuk prodhon asgjë, se enverizmi është produkti më i qëndrueshëm në këto 40 vite që kur diktatori vdiq e deri më sot, dhe është një produkt që riciklohet vazhdimisht. Vetëm se janë ndarë në dy parti të mëdha dhe mundohen përherë të shtypin edhe me ligj lëvizje të reja politike që mos të ketë alternativë tjetër përveç riciklimit të së kaluarës si gjasme shpresë për të ardhmen. Enverizmi është i vetmi model që dinë të aplikojnë, autoritet pa përgjegjësi, zhurmë pa zgjidhje, liderë pa ide! Djali: Po Lali Eri? A është Enveri babai i tij politik? Babi: Jo plotësisht, sepse Lali ka lindur direkt nga Instagrami. Ai është thjesht klon i propagandës së dikurshme por i bërë online. Djali: Po drejtësia ç'bën? A po i heton siç duhet politikanët? Babai: Rama është në pushtet. Kush do e hetojë? E hetoi ndonjë prokuror Berishën kur ishte në pushtet? Nëse do e hetonin Berishën, do i quante prokurorë kriminelë horra dhe lavire drejtësie. Djali: Po me Berishën, ç'po bëjnë? Pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe gjykimi? Babai: Saliun e kanë bërë simbol. Ai është si gjyshi që përmendim sa herë duam të tregojmë që “s’jemi më si dikur”.
SAKTE
SAKTE
E vertet . ..
"Enverit vdiqe , Enverizmi , Jo " je fiks Tek e verteta . Gjithcka tjeter eshte teater , eshte retorike mafiozesh . Nje Bravo te madhe , ke nga une .
Mero. Edhe ti si shumë iu jargavite këtij Olsion Çelës, të cilit mbas kaq kohësh i pamë fytyren dhe i dëgjuam zërin. Mund të ma thuash sa kohë e mbajti në sirtar pa e prekur me dorë dosjen e 21 Janarit ky zotnia?