Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi sot dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Tiranë më 9 Nëntor, duke lajmëruar se do të shqyrtojë çështjen në themel më 31 tetor.
Vendimi ka ngritur pikëpyetje të mëdha për zgjedhjet më 9 Nëntor në Tiranë, edhe pse Partia Socialiste e ka marrë qetë, duke qenë e bindur se më 31 tetor, Gjykata do ta rrëzojë ankimin e Erion Veliajt për atë që ai e quan shkarkim të padrejtë nga detyra e Kryetarit të Bashkisë për shkak të mungesës si i paraburgosur.
Sali Berisha, i cili është më shumë i gëzuar që nuk do ketë zgjedhje, sesa për cilësinë ligjore të vendimit të Gjykatës, e ka përshëndetur atë me entuziazëm.
Në fakt, Gjykata Kushtetuese ka marrë sot një vendim më të vështirë se ai që do të marrë më 31 tetor. Duke pezulluar Dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit, gjykata e ka parë të lidhur vendimin për pezullim të zgjedhjeve me vendimin e Këshillit të Ministrave që kërkon shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Nëse donte ta ndihmonte qeverinë në këtë rast, ajo mund ta ndante dekretin për zgjedhjet nga shkarkimi i Veliajt dhe ta injoronte kërkesën për pezullim, duke u thënë që ndaj dekretit të presidentit mund të ankoheshin në gjykatë administrative. Fakti që e kanë parë si akt të ndërlidhur me vendimin e qeverisë, tregon se Gjykata Kushtetuese e sheh problemin dhe vetë tek vendimmarrja e qeverisë për zgjedhjet. Në këtë frymë, nëse do ta konsiderojmë Gjykatën serioze, ajo është e detyruar të shpallë të pavlefshëm edhe shkarkimin më 31 Tetor. Por për këtë nuk duhet vënë bast.
Siç ka shkruar dhe shtypi, kjo është çështje numrash brenda gjykatës dhe jo aq shumë çështje parimore, dhe disa lojëra me mosplotësimin e vendeve që kanë ngecur në procedura bllokuese nga ankimimet, mund të çojnë edhe në ndonjë vendim tjetër që natyrisht do ta turpëronte Gjykatën.
Në të gjitha rastet, edhe nëse më 31 tetor Gjykata hedh poshtë ankesën e Erion Veliajt për shkarkim, duhet një dekret i ri nga Presidenti për zgjedhjet, dhe ai duhet së paku një muaj para datës së zgjedhjeve. Kështu në versionin më të mirë për qeverinë kemi zgjedhje javën e parë të Dhjetorit, në versionin më të keq më 2027.
Sidoqoftë, pa e paragjykuar atë, mund të themi se vendimi i sotëm është më i vështirë dhe profesionalisht më i plotë sesa vendimi që do kenë për të shqyrtuar çështjen në themel më 31 Tetor.
Përtej kësaj, është mirë që politika të qetësohet dhe të mos e kthejë në betejë politike betejën kushtetuese të një qytetari nën akuzë.
Shqetësimi se “Tirana nuk mund të mbetet pa kryetar” është një shqetësim politik, jo shqetësim kushtetues. Kushtetuta nuk njeh ankthin elektoral si kriter për drejtësi. Përkundrazi, ajo ngarkon gjykatat që t’i qëndrojnë larg presioneve politike dhe të mbrojnë ekuilibrin institucional – edhe kur kjo është e pakëndshme për pushtetin.
Kriza e sotme lindi jo sepse qyteti mbeti pa kryetar, por sepse një degë e pushtetit të drejtësisë, mori një vendim jo proporcional, që në vend të peshonte interesin publik, e injoroi atë krejtësisht. Me një vendim të vetëm u arrestua jo vetëm qytetari Erion Veliaj, por edhe mandati demokratik i 160 mijë qytetarëve të Tiranës që e zgjodhën.
Kjo është thelbi i padrejtësisë: kur drejtësia harron se çdo vendim i saj prodhon pasoja të drejtpërdrejta mbi shoqërinë që i shërben.
Pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur, por kurrsesi i shkëputur nga realiteti dhe morali shoqëror. Drejtësia nuk është laborator i ftohtë formalizmash. Ajo është mekanizëm jetik që mban në ekuilibër lirinë dhe rendin. Kur ky ekuilibër prishet, shkatërrohet besimi, paralizohet qeverisja dhe rrënohet ndjenja e të drejtës.
Sot është bërë e qartë se arresti i një kryetari bashkie në detyrë – pa prova të prekshme, pa afat dhe pa proporcionalitet, ka prodhuar pasoja të rënda për vetë qytetin. Tirana, me gjithë potencialin dhe përgjegjësitë e saj, po mbahet peng për një qëllim që s’ka lidhje me drejtësinë, por me kalkulimin politik të atyre që duan të përfitojnë nga kjo krizë.
Erion Veliaj duhet të hetohet, dhe gjykohet, por i lirë dhe në detyrë. Hetim i hapur, transparent dhe i mbikëqyrur çdo ditë nga institucionet, po, por pa shfuqizuar vullnetin sovran të qytetarëve. Sepse askush, as gjykata, as politika, nuk mund të caktojë afatin e një mandati që buron nga vota e popullit.
Kjo është arsyeja pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është më shumë se çështje ligji, është çështje drejtimi për shtetin. A do të vendosë kufijtë e politikës ndaj Kushtetutës, apo do të heshtë duke e lënë vendin të rrëshqasë drejt një politike që s’është më kushtetuese, por thjesht politike rruge, që një shtet ligjor s’e njeh si të tillë.
Gjykata Kushtetuese në fakt është duke gjykuar, ndoshta pa dëshirën e saj, sistemin e drejtësisë dhe përzierjen e politikës në të. Dhe një drejtësi e cila me frymëzim politik arreston një kryebashkiak të zgjedhur, ende pa u marrë i pandehur dhe ende pa u gjykuar, nuk mund të amnistohet nga pushteti me arsyetimin se ka krijuar pasoja të rënda në qeverisjen e Tiranës. Për pasojat e një vendimi të rëndë të drejtësisë (dhe këto janë pasoja vërtet të rënda dhe për kryeqytetin), nuk mund të hedhim një hap tjetër antikushtetues, por duhet të rikthejmë kushtetutshmërinë në vend dhe pastaj ata që e gatuan këtë çorbë të mbahen përgjegjës edhe për lënien e kryeqytetit pa kryetar.
Në një Republikë prokurorësh, nuk mund të bëhen të gjithë shërbëtorët e tyre, përfshi qeverinë dhe Presidentin, vetëm që të mbulojnë një krim kushtetues të prokurorëve. Ajo patate e nxehtë duhet lënë në duart e tyre dhe ata duhet të përballen me drejtësinë si njerëz që vendosën të bëjnë politikë me detyrën e tyre dhe jo drejtësi.
Për këtë arsye vendimi i Gjykatës Kushtetuese më shumë sesa për Erion Veliaj, vlen për të ndalur Republikën e Prokurorëve që të mos uzurpojë stemën e Republikës së Shqipërisë.
Siç i thotë Sali Berisha, DUM DUMAN, po i kujtojmë këtijë të fundit, në mbyllje të mandatit të tijë si SHEF SPAKIST, se ç’bëri për 21 janarin, sepse është PROKUROR dhe veteran me këtë çështje qysh se ndodhi para 14 vjetëve. Pra, përfundimisht zoti Dum Duman, ke 14 vjet që heton 21 janarin duke shkelur çdo afat proçedurial, me gjithë vendimin e Strasburgut dhe të urdherit të Gjykatesse Lartë, dhe përseri ju, nuk PIRDHNI por po mbuloni krimin shteteror të Sali Berishes. A nuk ka ardhur koha që Dumani të merret i pandehur sikur vetëm për këtë çështje ? Ju po denoni njerëz për një arkë peshk (që ju hyftë peshku me hala në bythë) dhe nuk merrenime kryekriminelin Sali Berisha që ka kryer krim të rëndëme katër të vrarë.
Po keto dite, ne Itali eshte marre i pandehur nje prokuror i dale ne pension, i cili ne 2017 mbylli nje hetim ndaj dikujt (Sic ka bere edhe Dumani me 21 janarin e Gerdecin e Zenit) dhe qe tani rrezikon burgun, por drejtesia shqiptare eshte e dhjere, mjafton te shikosh parlamentin me kriminelet ish magjistrate Gin Gjoni dhe Ndoji, te cilet ne nje vend me drejtesi normale duhet te ishin prej kohesh ne burg!
Si pasë gjygjtarit Mero Baze, një degë e drejtesisë së SPAKUT, Ka bër një (pa drejtsie)sepse ka hetue dhe arrestue Eron Evelinë!!! Si pasë gjygjtarit Qim Peka dhe Andi Bushsti, një degë e drejtesisë së SPAKUT, Ka bër një krim mostros sepse ka hetue, Sali Berishnë dhe ka arrestue ilir Metën!! Tashë e 35 vite me rradhë Shqiprinë si pasë Mero Bazë, e ka shkatrrue Olci Dado, si pasë Qim Peka dhe Andi Bushsti Shqiprinë e ka shkatrrue Altin Dumani!!! Ju lumt që na haptë sytë sepse ne i kishim në byth!!! Pastaj thonë sepse shoqria Shqiptare, urrën Gazetaret apo media, gjygjtarët dhe instutusjonet e tjera, përgjigjën e kemi tek shkrimet e juja çë mbroni disa hajdut ordiner me çdo forëm dhe me çdo lloj mënyrë. Thën kët falminderit o Mero, çë na i puplikoni mesazhet edhe kurë nukë jemi dakort fare me ty, sepse Andi Bushsti edhe mesazhet i ka mbyllur tek portali i ti edhe pse ju e dinë se akushë nuke pjerdhë për opinoni e qytetarve të thjeshtë, sepse në Shqiprie votonë administrat, militantët dhe ata që shitën për një these millë, kaqë ështe demokracie në Shqiprie. SPAK jemi me ju, kunder këtyrë horrave pa dallim partije..
Ndersa sipas ty boles Faleminderit, vulen e hajdutit e vendos prokuroria e jo gjykata, boles e vendos ti gomar!
Kur SPAK pergjoi gjyqtaret kushtetues dhe i kercenoi se do nxirrte pergjimet neper portale, disa prej tyre dhjene ne breke. Te shohim si do sillen tani…
Bravo,shkrim brilant.
Genjeshter: gjykata kushtetuese, ASPAK, nuk po gjykon nderhyrjen e prokurorise ne pushtetin politik.
Po gjykon pergjimet clandestine qe Aspaku pergjonte Gjykaten Kushtetuese, gje qe po te kishte ndodhur ne perendim, Dumani do kishte perfunduar prapa hekurave!
Pordhe me rigon. Ka te drejte Qq. ASPAK nuk po gjykon nderhyrjen politike.
Po ke të drejtë edhe amerikanët u bënë pishman që zgjodhën dumanin. Dhe vendosën të mos e rizgjellin
Nuk e njihke legjislacionin gomar. Nuk e lejon regullorja rizgjedhjen. Ja kaq e thjeshte eshte. Trap!
Apsolutishte gjykim i ftohte!!
Nuk eshte republica e prokuroreve,por Saliu nepermjet disa prokuroreve si Olsi Dado po godet zyrtaret socialist,nuk eshte Erion Velija I pari,e para ka qene ajo zv ministrja e arkes se sardeleve,dhe vazhduan me keyetar bashkish per nje traktor per nje karburant dhe per nje kanal kullues.
Republica e prokuroreve perfaqesohet nga I infiltruari ne kundershtim me ligjin ne prokurori OLSI DADO. Pa u vene ligji ne vend me kete Palo prokuror te Saliut nuk ka as drejtesi dhe as moral.
GJYJATA kushtetuese ne thelb eshte kumbari mes berishes dhe Rames! Sherbetore e perulur e te keqes dhe MAFIES?
Mero, fantastik. Erion, jepi se po ben veprime prej shtetari. Padyshim, te lumte. Do ia dalesh.
Mero respekte per kete arsyetim te ftohte dhe preçiz mbi realitetin institucional .Beteja e z. Veliaj duhet te vazhdoje dhe te perpiqet maksimalisht per vendosjen e shtetit te se drejtes dhe respektimit te te drejtave themelore per çdo shqiptar pavaresisht statusit social ,ekonomik dhe politik siç eshte tradita e se majtës.
Fuck berishjanve komuniste...serbomalazeze..
Gabim llogjik i disahershëm i Meros… Rama është komanduesi i të gjithë shkeljeve ligjore ,Berlsha bashkëpunon si ai që i ka zënë rrota bishtin. Voton shkarkimin e Veliajt e pastaj kudërshton dekretin për zgjedhje. Për të qarë e për të qesh e kanë bërë shtetin të paqenë dhe privat
Gjykata (anti) kushtetuese eshte thjeshte kumbari mes berishes dhe Rames e kaq. Sherbetore e perulur e mekembese e mafies?!?
A eshte kushtetuese qe gjykatat qofte dhe ajo e larta mbajne peng vendin dhe shoqerine ne konflikt e pademokraci? Di gje gjykata (anti) kushtetuese per kete??!! Sokol balla sapo tha qe kryetare e gjykates kushtetuese eshte gruaja e njerit qe eshte drejtor tek syri television! Cfare prisni prej saj??????!!!!!!!
O Gjergji, e ke degjuar pak gabim. RELATORJA e çështjes, është Sonila Bejtja, gruaja e Andi Bejtes që është drejtor i SYÇKË tivusë. Pra, jo kryetarja që është Olta Zaçe. Ok byrazer ? Andi Bejtja, është ideologu i gjithë prapështive të families Berisha.
Shkrim qe prek thelbin e kesaj gjelle qensh qe gatoi Rama.
Gjykata Kushtetuese e SHQIPERISE duhet ta nxjerre nga burgu Erion Veliajn qe eshte arrestuar nga agjenturat e huaja. Pa u futur ne burg e gjithe çeta injoranto-mediokre-kriminale e SHQUPIT, asnje Shqiptar s’duhet te denohet. Institucionet jane krejt te plogeshta, ose te kapura nga tradhetaret dhe agjenturat ne Shqiperi. KRIM !!!
GJK me te drejten e saj ligjore ka pezulluar dekretin e Presidentet pjesën e Tiranës me te drejte,se kemi te bejme me nje personalitet te zgjedhur nga populli,i cili nuk ështe denuar akoma me vendim te prere nga te gjitha gjykatat respektive.E vetmja mundesi per zgjedhje ne Tirane do ishte doreheqja e Veliajt,per ti hapur rruge zgjedhjeve.
Komentues idiote, per çfare i sherbene Véliaj ankimi ? .per tu fshehur mbas mandatit si Berrisha. Veprimi Véliaj eshte i ulet tregoje qe eshte i keq dhe frikacak, ky duhesh vete 'r muajin e trete te izolimit te dorzonte mandatin dhe jo te fshihesh mbas mandatit. Véliaj te beje burgun i fajshem i pafajshem ky njeri ka mbaruar me politiken dhe PS.
Bravo Beje Burgun Seshte burre, eshte burrec, quravec!
Burec je ti hajvan qe fshihesh pas nje tastiere ..
Komentues idiote, per çfare i sherbene Véliaj ankimi ? .per tu fshehur mbas mandatit si Berrisha. Veprimi Véliaj eshte i ulet tregoje qe eshte i keq dhe frikacak, ky duhesh vete 'r muajin e trete te izolimit te dorzonte mandatin dhe jo te fshihesh mbas mandatit. Véliaj te beje burgun i fajshem i pafajshem ky njeri ka mbaruar me politiken dhe PS.
Jashtezakonisht i sakte Mero ne kete analize. Veshtire se Kushtetuesja do arrij ti mbijetoje presionit sanduiç te politikes dhe Prokurorise per kete çeshtje, por shpresa vdes e fundit.
Vdes e fundit, pas "vdekjes" 20 vjet burg per burravecin !
Me nje fjale ,Edi Rama eshte i vendosur dhe i qete se zgjedhjet do te behen duke marre te gjitha informacionet dhe masat.Pra per te nxjerre te gjitha palet ne rregull me ligjet dhe kushtetuten ai ka marre informacion nga ASPAK-u se çeshtja Veliaj do te shkoje per gjykim kete muaj dhe EV do te denohet e per rrjedhoje do bjerre poshte vendimi i GJK-se si i pavlefshem.Pra zgjedhjet do te zhvillohen ne daten e caktuar dhe te dekretuar nga presidenti dhe pike.
Gjykata Kushtetuese ne thelb, po nxjerr zbuluar Dudum presidentin si shkeles Kushtetute e jo aspak garant i saj (sic e ka me ligj) Po tregon gjithashtu se kreu Dudum i Shtetit ne presidence (de jure) eshte vetem nje zorre qorre e kreut te gjithe Pushteteve ne Surrel (de facto).
Pastaj ti Mero pate thene me pare se zgjedhjet e Tirane do behen kur te doje PD-ja duke ju referuar vendimit qe do te merrte kushtetuesja.
Pastaj ti Mero pate thene me pare se zgjedhjet e Tirane do behen kur te doje PD-ja duke ju referuar vendimit qe do te merrte kushtetuesja.
Ke te drejte anonymous.
Gjykata kushtetuese mbasi ta trajtoje ceshtjen ne themel, do te thote se shkarkimi i kryetarit te bashkise per mosparaqitje ne pune nuk eshte ne kopetencen tone, pasi nuk ka asnje lidhje me nenet e KUSHTETUTES. Ja kaq e thjeshte eshte o njerez me brire!
Prokuroria po i nderhyn ketij Pushtetit kulluar politik Rama se ky i fundit meazallah nuk nderhyn fare-fare as te Prokuroria, as te Drejtesia, as te Ekonimia e as te Shqiperia madje! Nderhyrjet e vetme ky Pushtet i ben jashte vendit kur shko i kerko andej-kendej qe ti sjellin refugjate per te strehuar a kampe per ta per te ndertuar.
Mero. Me këtë shkrim ja ke dhjerë të gjithë atyre anal istëve dhe palo juristëve që bëjnë llap llap çdo natë nëpër studio televizive.
Mero, i gjithe artikulli eshte shume i sakte, por dy paragrafet e fundit jane fantastike te shkruar.