Zgjedhjet në Tiranë janë në dorë të PD

29 Shtator 2025, 19:45Editorial Mero Baze

Problemi kryesor që i hapi shkarkimi i Veliajt opozitës ishte gjetja e një kandidati për Bashkinë e Tiranës. Por pas hedhjes së shortit në Gjykatën Kushtetuese, opozita ngjan më e qetë.

Meqë çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese do ta relatojë gjyqtarja Sonila Bejtja, opozita ka në dorë së paku mekanizmin e kohës se kur do ta gjykojë. Ky është problem serioz pasi shkarkimi i gjeti në befasi dhe nuk gjejnë dot kandidat.

Çdo opozitë normalisht gëzohet kur i vjen një sebep për zgjedhje, këta tanët u përleshën me njëri-tjetrin dhe filluan të zihen e shahen se si duhet të jetë kandidati përballë Manastirliut.

Tani ky debat do fillojë të bjerë, pasi gjyqtarja e çështjes mund t’ua shtyjë çështjen aq sa kohë u duhet për ta gjetur një kandidat të ri. Kur ta gjejnë mund ta njoftojnë dhe ajo fillon gjyqin.

Vendimi i gjyqit nuk ka rëndësi as për Veliaj. Varet si i duhet PD-së. Vetë Veliajt nuk i intereson nëse shkarkohet nga Gjykata apo jo, por i intereson të bëhet gjyqi sa më shpejt që ta çojë në Strasburg. Çfarëdo vendimi që të marrë gjykata, përveç vonesës në kohë, ai e ka në favor.

Duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ai përveçse certifikon parregullsitë në procesin ndaj tij, forcon edhe garancitë juridike për çdo kryebashkiak nëse gjendet në pozita të tilla, duke krijuar një standard verifikimi gjyqësor të procedurës.

Veliaj nuk e ka problemin pse e shkarkoi PS, por pse është paraburgosur me akuza të montuara dhe akoma më keq, pse janë inskenuar dëshmitarë të rremë edhe kundrejt pagesave nga politikanë dhe media të PD-së, që do të turpërohen kur të bëhen publike. Shkarkimi nga PS është pasojë e një ndërhyrjeje brutale të drejtësisë në politikë, që tani më shumë se sa për Veliaj duket se ka qenë për postin e kryetarit të Bashkisë.

Socialistët janë të shqetësuar për cilësinë e vendimit të Gjykatës, por dhe për kohën kur e merr. Edhe atyre u intereson që kjo çështje të mbyllet shpejt, pasi Tiranës i duhet një kryebashkiak i ri. Natyrisht atyre u intereson edhe që gjykata ta çertifikojë shkarkimin, ndryshe nuk ja vlejti beteja. Por kjo varet se sa e lirë është Gjykata Kushtetuese të marrë vendime si e pavarur.

Ka pak gjasa që Gjykata Kushtetuese, siç ka dëshmuar në disa votime të fundit, të tregohet e pavarur nga SPAK. Vetëm nëse u ikën frika meqë po largohet Dumani. Ata kanë provuar se i kanë kthyer vendimet gjatë rrugës nga presionet e SPAK-ut apo ndërhyrjeve politike.

Ndaj dhe në këtë rast, nuk do të jetë betejë për drejtësi, por betejë politike në Gjykatë Kushtetuese. Nëse PD nuk gjen dot kandidat dhe i hapen telashe nga zgjedhjet, mos u çudisni që të lënë në postin e kryetarit Veliajn. Nëse e kanë gjetur, mund ta shkarkojnë. Ose nëse kanë shpresë se mund ta gjejnë rrugës, mund ta shtyjnë dhe pak vendimin për nga pranvera.

Kështu që mos hidhni bast se kur do bëhen zgjedhjet në Tiranë. Nëse PD e gjenë shpejt kandidatin, mund të bëhen që në vjeshtë. Nëse nuk e gjejnë, mund të bëhen në pranverë. Nëse nuk gjejnë fare, mbetet Veliaj nga burgu deri më 2027.

 

21 Komente

  1. S
    Shehdule Vrenezi

    Kandidati i PD për Tiranën, është studiuar, projektuar, skicuar dhe është në proçes printimi. Mbi 65 vjeç. I pjekur dhe stërpjekur. Kokën, duhet ta ketë të madhe me zmadhim prapa. Hundën si sqep shqiponje. Fytyrën pak kuqaloshe. Flokët gjysëm të bardha e gjysem bojë kafe. I gjatë mbi 190 cm. Të ecë si malësor 75 cm një hap, duke u tundur si lavjerës. I kërrusur. Të mos mbajë fjalën. Të shajë të tjerë me libër shtepije dhe libër lagjeje. Të gënjejë. Të të vrasë natën e të të qajë ditën. Të zhdukë shokët e miqt e vet. Të ketë baba biologjik, dashnorin e nënës. Me një fjalë, të jetë mut muti. Ti ngjajë patjetër shokit Sali Brrisha.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Haaaaaaaaaaa keta te pd jane turpi i botes, vari tepsine

      Përgjigjjuni
      1. V
        Votusi

        Gjelle qensh me nje fjale, nderkoh heshtje per kullen me 6 kate nen toke tek diga e liqenit qe po nderton familja non grada e Saliut me firmen e Rames. Mire e tha ai ne Vlore , jane byth...a te gjithe.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latifi

          Me a pa kanditat e kryetar, ne tiran esht ber muti mullar.

          Përgjigjjuni
          1. h
            haaaaa u dhiva tuj kesh

            Ja hongshi guxhen e karit mretit te kombit shqipetar Albin Kurti.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Democraticus

              PO TI BEJE RAMA ZGJEDHJET KA FRIKE SE HUMBET THELLE ORTAKU I TIJ BERISHA DHE NUK DO TE NDJEHET MIRE... SE DO TE NGRIHET OPOZITA GRI DHE E RE DHE ia fuck PAZARIN me SALINE dhe te dy ata! Jo i largon, por i fshin nga faqja e dheut! Kaq...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Don zoti Rama nuk po del ne mbeshtetje te non grates, se me sa duken dallget e pertej oqeanit dhe Rama si veshtire ta kaloj, pra i bie qe ne si shtet te kemi dy kryeministra non grata nga AMERIKA dhe shqyejm breket duke brohoritur Rrofte Amerika. Nese ndodhe kjo do te jemi me fat se dy non grata akoma nuk i ka askush as india as kina, Rrofte shpellari tropojes dhe nipi mirdites Edi rama

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cubi

                  Sali qenit i intereson te mos behen zgjedhje fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mami

                    Mero i the te gjitha por nuk the asgje. Gjykata kushtetuese do ta marre shume shpejt vendimin sepse nuk ka asnje aresye per ta vonuar, perndryshe diskretitohet keqazi! Eshte shume qarte shkruar se kryebashiaku shkarkohet per shkelje te renda kushtetuese, gje qe nuk eshte rasti i Lalit. Gjithashtu mosparaqitje e Lalit ne detyre nuk varet nga deshira e ketij te fundit por nga fuqi madhore.Shkurt muhabeti, lali nuk shkarkohet dot deri ne perfundim te plote te gjyqit ose ne perfundim te mandatit 4 vjecar, pra ne 2027.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pune komunistesh, gjelle qensh

                      Zgjedhjet ne Tirane do nisin me fushaten perplasese koke me koke Rama-Veliaj qe vjen se shpejti. Opozita ka rastin per te qene komode e per ta soditur ate kacafytje zagaresh e konesh qe lehin pas tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mendimi im

                        Nga ana formale je ekselent , sepse fjala , fjalia ,paragrafi dhe teksti shkelqejne . Ne permbajtje cedon . Si eshte e mundur qe ti ,Mero dhe shume nga koleget e tu , drejtesine e " Epokes " para SPAK e vlereson lart , ndersa kete drejtesine e re e quan antidrejtesi ?! Si eshte e mundur qe Berishen dhe berishizmin ta stigmatizosh edhe ne gjume per mizorite ( dhe Ben mire ,se I meriton ) dhe njeherazi ta mbrozh me pathos e nostalgji ?! Mero , Ajo drejtesi ( "E prishur " nga kjo e reja ) , si gjithcka e ndyre ne kete tranzicion mafioz , eshte produkt toksik I pusetave dhe shpellave te monsters komuniste , I nje fare kanibali qe e ka sugjestionuar kete milet , I cili e shikon si engjell , pra , eshte drejtesi e modelit berishist ... Ndersa kjo drejtesia e re ti , une dhe te gjithe e dime mire se ke ka per producent . KY eshte problem I madh . Te tjeret na tregojne me ngulm rrugen e drejte , ndersa ne ngulim kembe si mushka ose si zulute sic nenvizonte Konica ...!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ardiani

                          Mendoje qe tani sa pa nis kacafytja Rama Velia se nga do ja mbash vrapit or Mero, se ndryshe do shqyhesh shalehapur mes te dyve mor sherbetor i ndyre pushtetesh!

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zegjineja ne afsh

                            Ymer po Kimetja filluar punë tek Ministria e Diellës ? Po pse sflet o teveqel kanistrash. Ky qënka lajm I madh për Shqipërinë dhe për barin që do hanë shqiptarët...ngele Saliu, PD, Saliu, PD

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dumani Merda

                              A doli italiani e tha genjeva se me pagoi Saliu? Po ca hani mut kot tani teri-veri? Lirojeni Veliajn se i rate ne qafe, apo prisni te rrefehet dhe Bela si pagoi protestat e Belos me drejtorin e ARRSH?

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Komandoni Luleshtrydhen

                                Po le ta bejne Ogin kryetare te komanduar qe tani, te lere imunitetin, e t’ja fuse Bela me Nesti Agonin ne krye te muajit!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Poshte Blloku PS PD

                                  Eshte bashku gjithe Blloku kunder Veliajt, me Beqir Ballukun e Sali Berishen bashke. Erioni i mundi, dhe keta i vune prangat. Ka 8 muaj me pranga, e prape i sjell verdalle keta monstra, ndaj s’e lirojne! Pirueta ka per t’u bo, e me lemsh do i katandise! Po me pelqen shume loje e tij, doli qe s’ishte aq manar i bindur ndaj ketyre vjetersinave, u bo lojtar klasi!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Liku

                                    PD i ka ne dore kto pune, madje gjithshka e ka ne dore PD jo vetem zghedhjet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pendesa

                                      "Poshte bllokut PS PD " , a thua E. Veliaj te kete qene nje politikan anti estabilshment dhe ne s'e Kemi kuptuar , ndersa e Kemi "Goditur me gure " padrejtesisht ? Nuk eshte Cudi . Ne shqiptaret e Kemi zakon ( per te keqen tone ) te mires I biem me shqelma .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. x
                                        xh Braho

                                        Rama e dinte se socialistet e Tiranes dhe jo vetem e kishin idhull Veliajn dhe dita dites po e shihnin si kryetarin e ardhshem te PS dhe kryeminister,, prandaj i vuri prangat si dikur Enveri qe i eleminoi gjithe bashkepunetoret e tij qe nga nga Anastas Lulo e deri tek Kadri Hazbiu. Veliaj me punen e tij, me energjine tij, me aftesine e tij per te krijuar rreth vetes ndjekes dhe perkrahes jo vetem ne Shqiperi po i bente hije Rames. Por nese nuk denohet shume dhe nuk i sekuestrojne parate dhe pasurite e pafundeme qe ka, veliaj kur te dale do ti krijoje shume kokecarje Rames dhe PS si dikur Ilir Meta

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shoku Guri

                                          Hedh Lali nje gur ne lume, 100 politiqener e analiste nuk e nxjerrin dot! Mire ua ben qe ju tall kaq keq, shtyn kohen ne qeli duke pa cirkun falas!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Ccc

                                            Ne politike nuk hyet me dal ne pension Nuk ka asnjehere moment perthekt daljeje

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje