Diferenca mes zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit dhe këtyre që priten

28 Shtator 2025, 19:49Editorial Mero Baze

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit 2022 janë të ngjashme në numrin e bashkive me këto që priten. Edhe atëherë ishin 6 bashki, mes të cilave dy të mëdha – Durrësi dhe Shkodra. Tani janë po ashtu 6 bashki, mes të cilave Tirana dhe Vlora e rrisin peshën politike të zgjedhjeve.

Nëse i shikon nga pikëpamja e testit elektoral, zgjedhjet e pritshme përfaqësojnë gati 40 për qind të elektoratit, pasi hynë në garë Tirana, Burreli, Berati, Vlora, Cërriku dhe Tepelena. Pra, nëse do të ishim në një situatë politike normale, opozitës do t’i plotësohej dëshira të ritestohej nga pikëpamja elektorale pas humbjes së thellë të 11 Majit.

Por duket se opozita është shumë e mërzitur që do të hyjë në zgjedhje. Arsyeja është e kundërta e zgjedhjeve të 6 Marsit 2022. Edhe në ato zgjedhje opozita humbi thellë në rezultatin 5 me 1, por i shpalli si fitore, pasi mundën një armik më të madh dhe më të rrezikshëm se pushteti: armikun e Sali Berishës në PD, Lulzim Bashën.

Gara që Ilir Meta dekretoi papritur pas tre vitesh e ca vakance, u bë për të provuar “legjitimitetin” e Berishës në krye të PD-së dhe jo për të fituar bashkitë. Pikërisht kjo ishte dhe energjia e vetme e asaj fushate. E gjithë beteja zhvillohej mes kandidatëve të Bashës dhe atyre të Berishës, dhe pas atyre zgjedhjeve shumë deputetë të tjerë u shkëputën nga Basha dhe shkuan tek Berisha.
Ato zgjedhje, edhe pse të humbura rëndë përballë pushtetit, ishin ndër më entuziastet që PD ka përjetuar, sepse legjitimuan rikthimin formal të Berishës në krye të partisë.

Ndërsa zgjedhjet e tanishme që priten të dekretohen kanë dëshpëruar PD-në dhe i kanë krijuar një lloj bezdie për arsyen e kundërt të 6 Marsit. Në PD nuk ka më armiq të Berishës dhe këto zgjedhje nuk u duhen për asgjë. Të qartë se pushtetin nuk e mundin dot, në PD janë të shqetësuar madje edhe për emrat që do të garojnë, pasi kanë frikë se do të kthehen në protagonistë të rinj dhe u prishin gjakun në të ardhmen.

Tani që secili ka marrë pjesën e vet brenda pushtetit të opozitës, këto zgjedhje janë një bezdi që do të ishte mirë të shmangeshin. Madje kjo është dhe arsyeja e vetme që mund t’i bindë për bojkot. E vetmja gjë që i frenon është fakti se nëse lënë fushën bosh, aktorët e rinj të partive të tjera do të rriten artificialisht dhe do t’u rrezikojnë të ardhmen si parti.

Për gjithë këto arsye, këto zgjedhje janë tërësisht të kundërta me 6 Marsin 2022. Nëse atëherë i motivonte dëshira për të legjitimuar Berishën, tani i demotivon dëshira për ta delegjitimuar atë si udhëheqës që i çon tek humbja. Ata nuk duan ta dëgjojnë vazhdimisht këtë gjë në zgjedhje. Një herë në katër vjet është boll që ta dëgjojnë si humbës. Dy herë në vit është shumë. Ndaj janë të mërzitur.

11 Komente

  1. D
    DuamDiell

    Bir Selman i nënës, Kë të qaj më parë, Njërin e kam bir, Tjetrin e kam djalë, Këtej nga Shqipëria, I thonë Berishë Sali, Atijë nga Kosova, I thonë Albin Kurti, Njëri MUT, Tjetri HALÉ, Ti shporrim sa më shpejt, Nga toka që kanë lé…..

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Qe sot eshte pergatitur Sali Berisha te thot se votat m'i vodhi Edi Rama. Ky eshte bere nje refren i zakonshem qe justifikohet PD-ke dhe Saliu per humbjet e turpsheme perball PS-te dhe Edi Rames. Humbjet e PD-ke jane thjesht ekzistenca e Sali Berishes. Populli nuk e do,e duan vetem disa horra ne PD qe i qendrojne nga pas si muti pas kepuces.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      O Belind të shkërdhefsha pragun, që protestoje kundër Veliajt..... . Po tani! Ç'a do bëjmë tani? Hajde futu dhe humb.... . Po durohet kjo humbje? Ku është masakra elektorale?

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD ka plot kandidat te mire

        Bukuria eshte se gjithe loqet e PD thone do gjejme nje kandidat po askush nuk thote une ......do gjejme nje por joooooo une . Gara eshte hapur ta provoje Ludoviku aristokrat kanalesh , Bardha Kavajes , Paloqe , Noka , Gjekmarkaj , Vokshi , Berrisha , Bibilush Blushi pse keni frike kur ju e dini qe keni elektorat dhe do rrezoni Ramen. Njerez frikacak pa bythe

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          6-0 dhe thellë fare në çdo bashki.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shehrije Hajdar Cicaj

            Psikopati Kameri nuk e paska pa kuptu se mish kingji han kush ka( lek ), e jo kush don….. pastaj, për këtë sport( për kurvllyk ) duhesh me qenë pak edhe loçkoman, xhentelmen, i hishem………….. e jo si ky maloki me këtë ftyrë si rrote traktori — unë isha tutë pi tij.. e le mo kjo zogëza Bejko e cila i ka 100 pretendent —— Mashkulli i meqem din ku me prekë. Po nejse ….., kurvëllyki është sport i rrezikshëm, ta ha krytë..!. Femrave shum njerëz ja u kan pa sherrin. Rrnoftë pidhi. Poshtë kari.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haxhi Kari

              Prostitutate e Italisee kane bere protesta ne disa qytete kunder prostitutave te Shypnisee shkaku se jane duke ju marre klientete dhe jane duke bere biznis sexi me qmime shume te ulta shkake qe puna e prostitutave Italjane ka ra.

              Përgjigjjuni
              1. m
                meshirojeni ushtarucin Mero

                I shkreti ti o Mero, te vajti gjithe jeta duke lepire prapanica pushtetaresh! Sikur te kishe pas gjuhen leter zumpare do kishe gjakosur tere mollaqet e politikes nder vite...

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patronazhisti dixhital

                  Nderkohe sot me 29 shtator Erion Veliaj kundershton ne Gjyk. Kushtetuese shkarkimin e tij. Kjo do te thote se pa folur Gjykata nuk ka date zgjedhje per Tiranen. Kjo do te thote gjithashtu se Erion Velia ka zgjedhur rrugen e kundershtimin e jo te nenshtrimit e qe shpejt perplasja koke me koke Rama-Veliaj eshte e pashmangshme (duke lene ne ankth e siklet rracen e Bazeve qe kesaj i druheshin mjaft)

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Gjykata Kushtetuese, tre orë pas marrjes së kundërshtimit të Veliajt, si kurrë më parë, hodhi shortin dhe caktoi relatore të çështjes Sonila Bejtjen, bashkëshorten e Andi Bejtes drejtorit të TV "Syri" i Zenit. Ndaj çfarëdo skenar mund të ndodhë: -Fakti që u procedua shumë shpejt, edhe gjykimi mund të jetë i tillë, pra me procedurë të përshpejtuar, i tillë mund të jetë dhe vendimi i saj. -Gjatë votimit mund të barazohen votat 4 me 4, meqë 8 anëtarë ka hëpërhë aty. Në këtë rast zgjedhjet shtyjen pa afat, ose nuk bëhen fare. -Rrëzohet VKM e shkarkimit të Veliajt, dmth rrëzohet vullneti politik i Ramës. Veliaj mbetet kryetar 'formal', por jo në detyrë. -Rrëzohet ankimimi i Veliajt, pra shkarkimi i tij bëhet fakt dhe kështu shumë shpejt do ketë zgjedhje. Meqë problemi politikisht është mjaft i mprehtë mendoj se GjK, edhe pse nuk duhet ashtu, mund të anojë andej, pra të lejë në fuqi shkarkimi i Veliajt dhe pas 30-45 ditësh të ketë zgjedhje në Tiranë. Ekziston dhe mundësia tjetër, jo pak e mundëshme, por gjithashtu politike. Në anën tjetër të saj, aty ku për gjendjen ku ndodhet Sali Berisha dhe aleatët e tij nuk është i interesuar për zgjedhje, të cilat do jenë për të një katastrofë tjetër si ajo e 11 majit gjë që, pavarësisht se ç'thotë, do të përpiqet ta shmangë mesa të mundet. Dhe kështu meqë gjykata kushtetuese është në një gjëndje mjaft të brishtë, sonilërat e tij aty, do bëjnë çmos ta zvarrisin marrjen e vendimit, ose t'i japin të drejtë Erionit, edhe pse ata që do t'jua kërkojnë këtë, në këtë rast Berisha, janë kundër atij. "Halli-thonë- të çon në derë të hasmit!", fenomen ky që në politikë është normë e pashkruar. Çdo gjë mund të ndodhë. Politika, në çështje interesash madhore, është mjaft e pa parashikueshme ndaj për të thuhet se ajo vërtetohet vetëm atëhere kur ndodh, gjë që do ta mësojmë së shpejti.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      Burreco, ti sigurisht je zhgenjyer se ke pritur me plot te drejte partishmerie qe shorti i gjykimit te Veliajt ti binte serish short-madhes Irena me nja 4-5 mbiemra...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje