Keqkuptimi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për punët e veta

19 Shtator 2025, 18:00Editorial Mero Baze

Dëgjova sot Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD), i cili është autoriteti më i lartë dhe i vetëm për kontrollin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve pas reformës në drejtësi, që shqetësim kryesor kishte presionin që u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve për vendimet e tyre.

Kjo është e vërtetë. Prokurorëve dhe gjyqtarëve në gjithë botën u bëhen kritika, madje dhe sulme, që nga presidenti i vendit deri te qytetari i thjeshtë për vendimet që marrin, por ato sulme nuk prekin as vendimet dhe as integritetin e tyre. Thjesht është një përballje me opinionin publik që kur tejkalohet, ka dhe ligje që veprojnë.

Për këtë ka përsëri gjykata dhe prokurorë që vihen në lëvizje, apo Parlamenti dhe Qeveria, nëse ka rrezik fizik.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk është i ngarkuar me këtë çështje, por me të kundërtën. Ai është institucioni që e ka detyrë me ligj të ushtrojë kontroll mbi prokurorinë dhe gjykatat për zbatimin e ligjit, me qëllim që ata të mos degradojnë në duar të gjyqeve popullore kur japin vendime skandaloze.

Të marrim për shembull rastin e një gjyqtareje skandaloze, Pajtime Fetahu, e cila ishte pjesë e një grupi kriminal në Elbasan dhe porosiste vrasje gazetarësh. Ishte aq kriminale sjellja e saj, saqë sjellja e bandës së vërtetë kriminale dukej njerëzore, duke e mashtruar atë se dogjën shtëpinë e gazetarit pa e prekur asnjë qime.

ILD e kishte “ndëshkuar” këtë Pajtimen duke i hequr një gjysmërroge të një muaji, që KLGJ pastaj e zvogëloi në 1/3, ndërkohë që Pajtimja me siguri akoma nuk e di sa e ka pasur rrogën dhe nuk e ka marrë kurrë. Nuk kishte çfarë i duhej, se paguhej nga një bandë.

Tani si i bie që nëse shoqatat e gazetarëve bëjnë protestë ndaj vendimeve të Pajtime Fetahut, ILD duhet të reagojë kundër gazetarëve se i bëjnë presion Pajtimes që kërkon të vritet gazetari? Se sot ajo është e lirë, edhe pse është pjesë e një grupi kriminal të rrezikshëm, kurse Erion Veliaj apo Ilir Meta janë në burg pa qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal, por të dyshuar për shpenzime të grave të tyre, por ILD nuk i është mbushur mendja se ka shkelje të qëllimshme proceduriale për linçim, nga një ish-ndërhyrës për leje ndërtimi, në konflikt interesi me Bashkinë.

Po të kishte ILD të qartë detyrën e saj, natyrisht nuk do kishim këtë paradoks. Nuk është detyrë e ILD të ruajë Pajtimen dhe shoqet e saj nga presioni publik, por publikun nga pislleqet e saj apo të Olsi Dados me shokë. ILD ka detyrë kushtetuese të jetë element presioni mbi sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë, dhe jo t’i mbrojë ata nga presionet. Rruga e vetme që t’i mbrojë ata nga presionet është t’i bëjë gjyqtarë të drejtë dhe prokurorë të drejtë.

Por kjo duket mision i pamundur nga një institucion që mirë që nuk vihet në lëvizje, por edhe kur vihet në lëvizje formalisht nuk i arsyeton veprimet.

Pashë sot këtë shkresën për prokuroren Gjeli të Shkodrës, që ka sulmuar Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth. Shkresën ja ka çuar Ministrisë së Drejtësisë sot në ditën e ndërrimit të ministrit, dhe nuk ka asnjë arsyetim ligjor përse i është mbushur mendja ILD-së që nuk ka arsye të niset hetim ndaj saj. Ndoshta nuk ka vërtet arsye, por duhet arsyetuar ligjërisht, duke analizuar faktet e inspektuara dhe ju referuar ligjeve dhe duke e konsultuar me praktika të tjera. Ashtu si e ka shkruar ILD komunikatën, duket sikur thotë: “nuk ma mbushi mendjen kërkesa e Ulziut”.

Nëse Gjykata e Lartë shikon këtë shkresë, atëherë ajo s’ka nevojë fare të mblidhet, të lexojë dosje, por mund të thotë si ILD: “nuk ma mbushi mendjen kjo dosje, nuk ka arsye ta gjykoj” dhe e kthen mbrapsht. Ose më tej, ajo kryetarja e KLP-së që shkon me qenin me vete në punë mund të thotë: “e pa dhe qeni im këtë dosjen, po nuk ju mbush mendja se nuk lehu kur e lexoi”.

Bastardim i tillë i standardit profesional të hetimit dhe gjykimit për një dosje nuk ka pasur kurrë në sistemin e drejtësisë. Edhe drejtësia e Enver Hoxhës ishte profesionale në padrejtësinë e saj. Kur vendoste të të dënonte, gjente ca dëshmitarë dhe prodhonte ca fakte që të dukej se kishte bërë punë. Nuk thoshte: “s’ma mbush mendjen ky armiku që është burrë i mirë, duhet pushkatuar”.

Duke qenë institucioni më i lartë kushtetues i sistemit të drejtësisë që kontrollon punën e gjithë sistemit, ILD duhet të ishte shembull jo vetëm i mbikëqyrjes së sistemit dhe ushtrimit të presionit mbi të, por shembull profesional dhe i hartimit të shkresave apo krijimit të standardeve të ndëshkimit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në fakt, është kthyer në model se si nuk duhet shkruar një raport apo shkresë zyrtare dhe si nuk duhet të jetë institucioni më i lartë i kontrollit të drejtësisë. Akoma më keq, ka dhe një keqkuptim publik për rolin e tij, sikur është gardian i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga populli dhe politika, dhe jo përçues i shqetësimeve të shoqërisë dhe politikës për drejtësinë.

Dhe do ishte gjysma e së keqes sikur ta bënte si qëndrim politik. Nuk e ka as politik, as profesional. E ka thjesht stil jete – që mos ta shqetësojë njeri në rehatllëkun e vet.

52 Komente

  1. P
    Populli

    Shkurt muhabeti ne kete vend eshte miku shoku ne vend te pare leku ne vend te dyte dhe ligji eshte i fundit dhe rrjedhimisht nuk behet shtet kurre sa te jete jeta lere me te behet drejtesi me ate qe ka mendjen tek qeni

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhelpra

      Mero, mos shkruaj më për distemin e drejtësisë..... . Të gjitha institucionet e drejtësisë, kanë kaluar nëpër duart e Argita Berishës dhe i janë borxhlinj asaj përjetë........ . Kështuqë mos i bezdis me shkrimet e tua..... . Sepse as ti lexojnë..... . Si përfundim, drejtësia e re, është më e vjetër se drejtësia e vjetër.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Protestuesi

        Nuk ka vend as për koment tjetër dhe as për artikullin e Meros me komentin e Zotit ose zonjës Dhelpra.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Dhelprs, ha ha ha. Të mos i besdisim, se u peishëm rehatin!!?? Ha ha ha. Opo lere. Ke të drejtë. Sidomos ajo kryetarka e KLP me qenush, e perqafon qenushin dhe i thote "O shpirt i Mamit ti. Të të marrë te keqen Mero Baze Ty. U bë Mero Baze te shaje qenushin tim.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .....

            Po si do bejme me KLP e KLGJ apo shoqaten e gjyqtareve?! Une theme te shkojme dhe tu veme flaken qe te pakten hirin e tyre ta shperndajme ne dete e oqeane qe bota te beje si ben KLP e KLGj e Shqiperise. Parlamenti duhet urgjente te rregulloje ligjet, duhet te izoloje KLGJ e KLP se jane kthyer ne banda terroriste, me polic dhe te mos i lejoje te dalin ne ambjent me. Me ligj duhet te shperbeje dhe te ndaloje prokurore e gjykates nepermjet nje komisioni parlamentar, te gjithe ata qe kane bere baderdine, tu sekuestroje pronat dhe bllokoje parate ne banke, te mos i lejoje te ikin nga Shqiperia dhe ti fut ne nje galeri nenetokesore qe ka nje dere dhe nje çeles. Eshte katastrofe me keta njerez. Shkrimet, fjalet, komentet , analizat, nuk u a prishin terezine fare. Duhet nje aksion i forte parlamentar qe perfaqeson popullin. Ata nuk jane te votuar nga populli, as gazetaret, vota e popullit duhet te predominoje dhe te vendos per fatin e Shqiperise dhe shqipraeve. Duhet qe parlamenti te marre situaten ne dore.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lymi

              zoti ...., lexova komentin tend dhe mu duk sikur po lexoja ndonje roman te bukur, ne nje bote te drejte e te bukur. Por realiteti eshte krejt ndryshe, mbasi Shqiperia per fat te keq eshte e mbushur me horra e hajdute, duke u nisur qe nga fshatari e qytetari i thjeshte e duke u ngjitur deri majen me te larte te institucioneve administrative, juridike, politike e parlamentare. Nuk ekziston asnje hallke e ketij zinxhiri qe te jete e ndershme, kush do ta beje revolucionin, politika, parlamenti, opozita o partia ne pushtet? Asnjerit prej tyre nuk u shkon neper mend ky romani yt i bukur, mbasi hajduti do ti lere gjerat ashtu si jane, nuk do t'i prishe terezine vehtes e as hajduteve te tjere, mbasi rezikon qe ndonje i papermbajtur e i nxituar, mund t'ia nxjerre petet lakrorit!

              Përgjigjjuni
          2. R
            Rokopuja Rumpalla

            Kam përshtypjen se gjykata-prokurori, ja kanë pirë lëngun KM-Rama, e dinë që nuk u bën gjë, (mbasi vetë e lëshoi pushtetin që kishte mbi to), dhe prandaj nuk çajnë më kokën se ç’thotë Rama, duke thënë “pirdh, pirdh se lirohesh o Ramë”, se ne do të bëjmë ç’të duam pa pyetur për ty.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Shkurt ne kete vend eshte paraja per njerezit e drejtesis, shumica e tyre jane gjobaxhi. hajduta e te lidhur me njeri tjetrin si mafjozat. 90% e tyne kan vila ne qytete, bregdet e ne malesit e vendit. kan toka e biznese.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sistemi i ardhshen eshte ai kinez

                Sistemi i drejtesise duhet shkrire dhe zevendesuar me Kanunin e Leke Dukagjinit. Me mire akoma nese adoptohet nje sistem drejtesie si ai i Kines. Propaganda e shan Kinen, por e verteta eshte ndryshe.

                Përgjigjjuni
              2. .
                .|.

                Po kur u bere ti qe ti tregosh punen ILD-se? Ca te duket vetja ty?!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turpi

                  Tani, gjygjtaret dhe prokuroret nuk i kontrollon njeri!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PO , PO

                    Duket qe ke koke pa tru , nje cope idjot qe paske mesuar vetem alfabetin dhe tani pretendon per grade shkencore , or idjoti me dy pika !

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po loqe po

                      Me hengsh mutin per ate pune, k@r

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        na myten hajvanat

                        .I. je idiot e pederast, ia ke honger loqen gjithe shpellareve te Sal Qim Pek Mutit

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mesuesi

                        @PO, PO, kam përshtypjen se komentuesi @.|. bën ironi, e cila më duket e hollë.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          rp

                          Mesuesi, atehere ironite e ketij tipit qenkan si batutat e Mul Nokes ...

                          Përgjigjjuni
                      3. P
                        Po ben punen e vet

                        Gazetar?

                        Përgjigjjuni
                        1. @
                          @Po ben punen e vet

                          Gazetari te rri ne koraine e vet se s’merr vesh nga ligje

                          Përgjigjjuni
                        2. n
                          na myten hajvanat

                          po ti mer zotni askushi, kur ke mesua shkrim e kendim?

                          Përgjigjjuni
                        3. k
                          kxp

                          Z.Rama shkuli me rrenje e me dege keto bajga te korruptuara nga sistemi i drejtesise. Gjykates e prokurore jane pjesa me e qelbet e shoqerise shqiptare.Qenkan edhe me te qelbet keta te ILD qe duhet ti kontrollojne keta gjykates e prokurore. Nqs do qe te besh shtet fokusi yt duhet te jete 100% tek largimi i te korruptuareve dhe inkompetenteve partiake nga sistemi i drejtesise. Keta bastarde vazhdone te zhbejne cdo arritje te shoqerise shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Ufff

                            Nuk ka cate shkuli o joo. I dham pavarsine gjyqesorit, harruam qe Shqiptare te korruptuar do kete edhe atje. Thjesht tani jane te pavarur e te paprekshem e nuk u pergjigjen njeriu.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              C’na shohim syte

                              Lal, kam nje lajm: nuk ja dhe ti pavaresine se ste pyt njeri ty

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ufff

                                Po kush ja dha shoku??? Marsianet??? Ne ja dhame. Donim reformim gjyqesori. Ishte nje ngaarsyet qe PS fitoi vetem pa LSI ne 2017! Me karten e reformimit te drejtesise. Athere meta doli kunder me saliun dhe u ben bashke.

                                Përgjigjjuni
                          2. M
                            Munika

                            Kjo drejtesi mafioze prej shume kohesh mban pezull dosjet e krimeve te perbindshme te Gerdecit e te bulevardit. Asgje e mire s'mund te pritet prej saj.

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              niku

                              Mero ,problemi me I madh ketu eshte se eshte pjerdhur standarti profesional I punonjesve te institucioneve.Standarti profesional ,qe mesa duket eshte rrenjosur ne nje pjese te punonjesve te shtetit dhe institucioneve ,eshte standarti qe futi saliu ne 1992 .Ai hoqi nga puna gjithe profesionistet me pretekstin se ishin komuniste dhe e mbushi administraten me plepat 6 mujore,rojet e kooperativave dhe burgaxhinj ordinere qe hiqeshin si gjoja te perndjekur politike.Kjo lloj mendesie vazhdoi deri ne momentin kur u mbyllen kristal vitrinat dhe shumica e te "diplomave"qe mund te jenë te punesuar sot ne administrate,ndoshta nuk e kane mbaruar as 8 vjeçaren as te mesmen ,por kane marre direkt universitetin.E habitshme eshte qe kryeministrit dhe ministrave te qeverise nuk I ka rene ne sy kjo gjendje e institucioneve deri sot dhe nuk ka nderhyre me ligje , per ta sistemuar.Dikur z Braçe,si zvkryeminister e ka ngritur disa here kete problem ,por me sa po shohim nuk e paska degjuar njeri.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Treni

                                Shqipëria bëhet... Lesh e li...

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Ladi

                                  Ka ardhur koha, madje jemi me vonese; ketyre bajgave dhe horrave te drejtesise ju duhet nxjerre boja bashke, madje duhet te qeruohen nga syte kembet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Edi

                                    Mero, po ke te ndenjura dhe deshiron te ngrihesh ne nivelin e gazetarit mbi mesatar, i paperdorur dhe i paperdorshem pervecse nga interesi publik, merr bej nje pune gazetareske te mirfillte dhe shkoji problemeve te drejtesise deri ne qelize, sepse mprehtesia dhe informacioni nuk te mungojne (si pak kush). Shkrime te tilla, vetem sa “pickojne”, keqinterpretojne qendrime te thena ne nje mbledhje dhe oontekst te caktuar, apo me e keqja, cojne uje ne ndonje mulli qe bluan grurin e interesit tend, por kurresesi grurin e interesit publik! ILD mund te kete probleme vertete, por aktori me irrelevant, ne krahasim me aktoret e tjere qe qeverisin drejtesine ne kete vend, ate drejtesi per te cilen ti ke shkruajtur mbase me shume se cdo gje tjeter ne jeten tende. Ne kete kontekst, te shkon te besh nje veshtrim te se gjthe aktoreve dhe mendoj se do ti beje nje sherbim te mire interesit publik! Sugjerim miqesor ishte, respekt!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Votusi

                                      Mediokritet i gjalle.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Plaku merre me lëng se mishi u hëngër.

                                        PO RROGË MARIN KËTA ILD DHEEE KUSHHHHH JUAAAA JEPPPP?BESOJ SE JUA JAPIN ALIENËT.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Ylli

                                          Po skane faj keta, duan Salen qe ti fillonte ku i punon burri,gruaja femijet e hiq nga puna. Kane bisnese qe as nuk diskutohet , coji tatimet etj. Mire ja bejne Edit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Linza

                                            Mero perfekt fare je! Kaq amatore trushkulur, karagjoze as ne Afrike nuk gjen.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Haka Tekizoti

                                              Bir, Selman i nënës, kë të qaj më parë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Go West

                                                Urime Mero, shume i sakte ne qendrimet qe mban, por druaj se autoritet e gjyqesorit, jane zgjedhur nga ata vet, pikerisht te mbrojne shoket e tyre te kalbur, haptazi, paturpesisht. Sa per arsyetimin e vendimeve nuk behet fjale sepse inspektoret e larte nuk kane kohe te merren me to. Shqetesimi i perhershem eshte se mos dikujt i ka dale pjesa pak me e madhe. Ndjenja e detyre, e pergjegjesise, morali e tj jane arkaizma e fjale boshe per ta. ILD-ne une do ta zevendesoja me nje grup vullnetar pensionishtash te zgjedhur me short diten e gjykimit, si Jurite e gjykatave amerikane, ku te dyja palet te degjohen dhe Juria te thote fjalen e fundit. Jam i bindur qe Pajtimja nuk do te kthehej kurre me ne gjyqesor.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Skraparliu5

                                                  Po qe se kryetarja e KLP shkone ne pune me qenin I kemi punet ne rregull o Mero,ka kohe ti jape per te ngrene qenit ta coje per te dhjere ne funde vajti ora per te ikur Shqiptaret paguajne,keta gjyqtare e prokurore duan XHAXHIN qe I bente SYNET o Mero po ja mbante krietares te vinte me qene ne pune e kishte vendin ne GURE GOMARES LUSHNJE duke korur MISER.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kaso Kosa

                                                    Mero kari do i fusi hundet per cdo gje

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Cfurku

                                                      --------------------------Drejtësia------------------------------------ ====================================== ---------------------pushtet pa përgjegjësi-------------------- ====================================== -------------------------kështu ështe-------------------------- ---- ====================================== -----------------dhe pushteti i prostitutave------------------ ====================================== --------------------- përgjatë shekujve--------------------------

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Linza

                                                        Mero artikull dhe analize brilante. U konsultova edhe me ChatGPT dhe me dha te njejten pergjigje si tenden. Ja komenti: 1. Origjina e fjalës “Inspektorat” • Inspektorat vjen nga inspektor, që rrjedh nga latinishtja inspicere = “me parë brenda, me shqyrtuar, me kontrolluar”. • Nga kjo rrënjë kemi inspektim = kontroll, vëzhgim, verifikim. • Pra, nga vetë emri, një “Inspektorat” është organ që kryen inspektime/kontrolle mbi një fushë të caktuar. 2. Kuptimi në shqip Në përdorim administrativ në Shqipëri, “inspektorat” nënkupton gjithmonë organ kontrolli dhe mbikëqyrjeje, jo organ mbrojtës. P.sh.: • Inspektorati Shtetëror Teknik → kontrollon sigurinë teknike. • Inspektorati i Punës → kontrollon respektimin e ligjit në marrëdhënie pune. Pra, edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) sipas emrit duhet të merret me kontroll, inspektim, hetim të sjelljes dhe veprimtarisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo me avokatinë e tyre. 3. Kuptimi në anglisht • Inspector në anglisht = person që kontrollon, verifikon, mbikëqyr. • Inspection = kontroll, vëzhgim. • Inspectorate = një organ/zyrë që ushtron inspektime. Pra, edhe në terminologjinë anglo-saksone, thelbi është kontrolli dhe mbikëqyrja, jo mbrojtja. ⸻ ???? Nga analiza gjuhësore dhe krahasimi me përdorimin në administratë, del qartë: ILD sipas emrit është organ i kontrollit dhe inspektimit të gjyqtarëve/prokurorëve, jo organ për t’i mbrojtur ata. Nëse del duke i mbrojtur publikisht, kjo bie ndesh me vetë logjikën e emrit dhe funksionit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Aron

                                                          Per ti bere nje mut gjithe drejtesise. Si do ti behet kesaj pune nqs nuk rregullohen qe keto institucione? Si mundet te funksionojme keshtu? Rama duhet te pastroje te gjitha keto institucione, sepse ndryshe nuk di dhe ku gjendet e drejta.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tung

                                                            Ju keni te drejte ne shkrimin tuaj, por kjo ndodh kur ne keye te ILD vendosen njerez te pashtylle, zvarranike qe i kane bere fresk shefave te medhenj, ashtu si ky i radhes. Nese doni ti sherbeni me te vertete njerezve, dergoni gazetare neper gjykata, sidomos ne Tr, Dr, Shkoder, Vl, Fier dhe ne Apel dhe per nje afat 3 mujor te shohin vetem dy aspekte te gjykimit, shtyrjet e seancave( shkaqet dhe afatet) dhe afatin e arsyetimit te vendimeve dhe dorezimin e tyre. Te behet nje studim i tille serioz, te behet publik dhe me Siguri matematike 80-90% e gjuqtareve do duhet te shkarkohen nga detyra per shkelje te renda. Te mos flasim pastaj nese do vijeshin ne pergjim gjyqtare, prokurore, sekretaret e tyre apo avokatet seksere te secilit prej gjyqtareve e prokuroreve qe kane krijuar organizata kriminale qe veshtire ti cash e atehere do bjeri shteti me ate qe do dali nga pergjimi 3 mujor. Keshtu behet gazetaria e besueshme o Mero, jo me shkrime te percipta.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Nesti Olsi Angoni

                                                              Nga ky shkrim mësova se Mirela Bogdani, me arsim të lartë stomatologë, njeri që i kanë bë operacion në rini që ti bënin edhe asaj një piçkë, katnare tironse që s'do bëhet njeri kurrë, shkova në punë me qen. Mos e ka me raport doktori këtej që mos I mbyllet prap vrima mban qenin poshtë tavolinës që t'ja lëpijnë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. J
                                                                Jane mburoje e krimeve te drejtesise

                                                                Une po pres qe bandat e Fatimes te vrasin ndonje gazetar a prokuror qe keta te drejresise te kuptojne c dem po I bejne shoqerise.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Rrahman Rrahimi

                                                                  Shkruesi "Edi" dheGo West" me bejne te mos shkruaj asgjë sepse jam i nje mendimi me këto. I falenderoj.z. Mero duhet t'i lexoj e te mendoj si duhet t'a coje këtë pune përpara per te miren E njerëzve se kanë shumë probleme e halle qe i shqetësojnë jeten e tyre.Duke njohur mire analista,gazetare, etj.kam mendimin se Mero mundet. t'a kryej kete me se miri sepse ka dy arsye.E para eshte gazetar i mire dhe i pjekur nga ana botekuptimore .E dyta eshte trim.Te dyja këto cilësi nuk bejne mjera pa tjetren per ti dale mbanë Kësaj detyrë humane.Edhe neve do te te ndihmojeme..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. R
                                                                    Rrahman Rrahimi

                                                                    Si duhet te postohet komenti im,pervecse, ne vendin qe ju keni vene vete " Postoje Komentin". Vend tjeter une nuk shoh.Me tregoni ju lutem pse nuk doli komenti i im i sapo shkruar?!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. R
                                                                      Rrahman Rrahimi

                                                                      Shumë keq.?!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Kujtimi

                                                                        Meqe ty o Mero Baze nuk ta mba bytha t'ja permendesh emrin atij grupit kriminal ne Elbasan qe kishte rekrutuar ate gjygjtare Fetahun - eshte grupi i Suel Celes zyrtarisht "ne kerkim" e realisht prezent aktiv nr-1 ne c'do fushate zgjedhore ku ne 11 maj nxorri si me te votuaren anonimen Sara Milan (madje edhe brenda Burgut te Peqinit !!) ashtu sic nxorri dhe Taulant Ballen ne 2021.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          PRoShi

                                                                          Këta Mero janë kthyer në një bandë të rrezikshme. Është ajo që kam thënë këlyshë ujqërish të rahur e të stërvitur nga Berisha dhe familja e tij. Ata janë sëpari politikisht të mbrapshtë pastaj prokurorë e gjykatës të prapë. Duhet urgjent kuvendi ti çajë e ti ndajë nga kjo lidhje. Të përshëndes.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            Stoli n’Stop

                                                                            Prosho-ooooo…….duhet dikush, t’ja çojë në vesh Edi Ramës, këto që thua ti, dhe inshallA (shpresoj), ti ngjisë llafi kësajë rradhe, sepse rrokopujë e rumpallë është bërë drejtësia e re. Më mirë e vjetra,ashtu siç ishte, ku jepje ndonjë lekë, e dilje matanë, e jo kështu, të arrestojnë pa prova dhe të lënë dy e tre vjet pa akuzë.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. Q
                                                                            Qytetari

                                                                            Ndryshoni ligjet, kufizojini kompetencat e këtyre organeve të drejtësisë që kanë në krye ca dallkaukë të korruptuar, që mbrojnë njëri tjetrin dhe veprojnë duke mos prekur korrupsionin në rradhet e tyre. Parlamenti duhet të marrë kompetenca më të gjëra dhe të shkundë këtë situatë skandaloze në drejtësi. Nëse kjo situatë do të mbetet kështu, duke patur frikë nga politika e SHBA dhe BE për drejtësinë do të shkojmë për lesh çdo ditë e më keq. Në dreq të venë ndërhyrjet e huaja për punët në shtëpinë tonë.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Drejtesia.

                                                                              JO MOR MERO JO.MOS BEJ KRAHASIM ME DREJTESIN E E.HOXHES,POR ME DREJTESIN E KORRUPTUAR TENDEN ORE TENDEN ORE FYTYRA TE KEQIA.TI SKISHE LINDUR ATEHERE POR LLOMOTIT PER TE MBROJTUR NJE DRFJTESI PER KRIMIN DHE JO PER SHOQERIN E NJERIN.JU DONI TE RUANI BYTHEN TUAJ DHE CDO KTIMINELI.ATEHRRE NUK KISHTE KORTUPSION POR KONTTOLL QE TE DRIDHESHIN LAGJET E KEMBES.JU LLOMOTISNI SOT PER NJE DREJTESI RRUMPALLE QE CET SHJTYSN E VET VULOS SEPSE KA NJE KORRUPSION PROFEDIONAL I TMERRDHEM KUDO EDHE TEK OTOFEFOONI JUAJ SI GAZETAR..JU JENI SHERBETOR I ZOTRINJEVE HA ANDEJ NGA KULLOT ME SHUME.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Merhum Faqeziu

                                                                                Pirth o Merum pirth. Spo e di si po e dredh dhe po e sperdredh ke ca kohe, po sta ve njeri ne tajare me.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. X
                                                                                  Xhulio

                                                                                  Është fundi i drejtesisë, ku zbut masën për një gjyqtare të lartë në institucionin e drejtesisë, ku nëse kjo nuk do ishte bërë publike, sot do kujtonim me mall njerëz ql kjo me bandat i ekzekutonin. Duhet të ngrihet ambasada amerikane, që mbulon luftln kunder korrupsionit, duke mare çështjen në shqyrtim, sepse ky ështl karshillëku më i madh, ql i bëhet popullit, ku i thuhet nga pajtimja, rri urtë se un i mar dhe vendos vendimet si ma ka qefi, se përndryshe un të vras. Gjyqrari çlshtjes plrveç pezullimit nga detyra, duhet tl kalojë në filtrat e klp. Skandal që nuk ka ndodhur në drejtesinë shqiptare.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje