Diella, “ministra” e para robot në historinë e globit është bërë e famshme ende pa bërë asnjë punë. Të gjitha mediat prestigjioze të botës kanë shkruar rreth saj dhe eksperimentit të Edi Ramës për të bërë betejë me korrupsionin në tendera përmes një roboti, pa ndërgjegje, pa miq, pa shokë dhe pa interesa materiale.
Opozita ka shprehur kundërshtinë e fortë ndaj pranisë së këtij ministri në kabinet, që simbolikisht u dekretua edhe nga presidenti Begaj.
Ne nuk e dimë ende se cili do jetë efekti i Diellës në betejën kundër korrupsionit në tendera, por jemi përballë një përpjekje shkencore kundër korrupsionit, i cili është dhe problemi më i madh i qeverisë Rama në mandatin e tij të katërt.
Po sikur dhe opozita të shpikëte një robot për të luftuar plagën e saj më të madhe, mungesën e garës dhe mungesën e debatit brenda opozitës që po i lë përjetësisht në opozitë?
Nëse do të bënim këtë eksperiment, pra nëse në kryesinë e PD do të fusnim një robot si Diella, efekti më i madh nuk do ishin qëndrimet e saj kritike ndaj Berishës, ndaj dominimit të tij antistatut dhe mungesës së demokracisë.
Tërmeti që do shkaktonte Diella në PD do të ishte rikthimi tek logjika.
Prej fillimit të saj e deri më sot, në Partinë Demokratike ka pasur një betejë historike të vazhdueshme dhe të pandërprerë kundër logjikës. Asaj i është shpallur luftë si armikut të brendshëm. Njerëzit që përpiqen të japin shpjegime logjike për ngjarjet, apo që përpiqen të përdorin logjikën kur marrin një detyrë politike, janë të destinuar të zhduken nga PD.
Roboti që ka krijuar Berisha për 35 vjet në PD, ekziston dhe është më i sofistikuar se Diella. Ai është i vetmi robot në botë që nuk përdor logjikën kur flet, por përsërit gjërat pa logjikë që i thonë. Ky robot në vite të ndryshme ka pasur emra të ndryshëm.
Roboti më i famshëm ka qenë me emrin Tritan qysh në vitet 90, kur u ndëshkua Eduard Selami se filloi të përdorte logjikën pas humbjes së referendumit. Atëherë u shpik Roboti Tritan që e asgjësoi.
Në vitin 1997, rreth 12 ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të PD po ashtu tentuan të përdornin logjikën dhe t’i bënin thirrje Berishës të dorëhiqet pas skandalit të firmave piramidale. Atëherë Berisha prodhoi disa robotë kundër tyre, mes të cilëve shqunate Roboti Vili, etj.
Pastaj kështu me radhë vit pas viti, çdo kush që tentonte të mendonte dhe të përdorte logjikën, i gjendej një robot që e eliminonte.
Në fund pas 35 vitesh, shefi i gjithë këtyre robotëve, që kanë vrarë logjikën në PD, Sali Berisha është gjallë, dhe është përfshirë në një betejë të egër të pamëshirshme tani më me një robot që përdor logjikën.
Kjo është e kundërta e betejës së tij të përjetshme. Gjatë gjithë jetës ai ka shpikur njerëz-robot kundër logjikës, kurse tani Edi Rama ka shpikur një robot me logjikë kundër njerëzve pa logjikë në politikë.
Kjo është shumë dëshpëruese për Berishën dhe i heq atij poshtë gjithë investimin e jetës, gjithë filozofinë e politikës së tij dhe gjithë arsyen përse ai mbijeton si udhëheqës në një turmë pa tru.
Ai është i pari që i ka shpallur luftë logjikës dhe ia ka dalë, dhe shpikja e një roboti që rikthen logjikën në politikë është një tërmet për të.
Mendo tani që në mbledhje të kryesisë dikush të pyesë robotin: “A duhet të japë dorëheqje Berisha pas humbjes në zgjedhje?” dhe ajo t’i lexojë nenin Basha.
Mendo pastaj sikur Flamuri t’i kërkojë t’i thotë se ç’mendon populli për të, dhe ajo t’i thotë që je idiot.
Drama që mund të shkaktojë një robot i tillë në selinë e SHQUP është shumë herë më e madhe se çdo dramë tjetër në politikën shqiptare, pasi është drama e përballjes së një partie që ka hequr dorë nga logjika me një robot që tenton të flasë me logjikë dhe fakte për çdo pyetje që i bëhet.
Kjo është si të futësh në PD një armë biologjike të shfarosjes në masë. Aty nuk mbetet asnjë njeri, pasi ata janë aty pikërisht se kanë bërë kompromis të mos thonë më gjëra logjike dhe mbi të gjitha të mos mendojnë më për asgjë, pasi këtë detyrë ia kanë caktuar Berishës.
Ndaj Diella aty është më e urryer se qeveria dhe vetë Edi Rama. Se ata bëjnë ndonjë lëshim, u japin ndonjë lek dhe u shkelin syrin. Diella nuk i di këto marifete.
PD me Sali Berishen, kujtojnë se kjo DIELLA ministre, do të jetë njesoj si DIELLA e peshkut të Vainit (tek birucat e SHIKUT të Gazidedes ku vranë biznesmenin shqiptaro maqedon Remzi Hoxha), prandaj edhe bëjnë këto që po bëjnë.
O Mero, seks bën kjo DIELLA ? Me kë flë kjo ? Po qe se nuk ka burrë, ti vihemi mga prapa, se është ministre kjo, ka para. Në se bën seks, o burra të zëmë rradhën.
Po ty o zombi i Saliut nuk te punon, cfare seks kerko?!
Mediat e botes shkruajne me simpati, me admirim per ministren virtuale? Apo me shpoti, me qesendi dhe ironi?! Mediat "boterore" qartazi e tregojne si nje karagjozllek, mungese serioziteti dhe kapitullim pa kushte ndaj korrupsionit! Diella eshte alibia e mungeses se vullnetit per te zbatuar ligjjin, per te qeverisur me transparence!!!!
Mos ma vini re se jam bythqire shpelle qe me vjen tia fus vetes kur bota kthen vemendjen nga kundershtari im.Kshu kam lind e kshu do vdes.
Kanë marrë kot njerezit. Hodhi Rama nje gur ne lumë dhe 1000 budallenj u fute ln direkt per ta gjetur. Diella nuk është ministre. Nuk mund te jetë. Permenda e Diellës si pjesë e qeverisjes Rama IV është simbolike. Diella është vetëm nje sistem i inteligjences artificiale. Ky sistem do perdorte per vendimmarrje ne prokurimet publike. Punonjesit e Agjencise se Prokurimit do fusin te dhenat e te gjithë aplikanteve per tender dhe Diella (sistemi kompjuterik) do nxjerrë fituesin. Pastaj perseri punonjesit do pergatisin dokumentacionin dhe do shpallin fituesin. Dokumentin do ta firmosin njerezit (Kryetari i Agjencise, Ministri, zv-Kryeministri, etj.) Kjo lloj metode perdoret ne shumë sektore te ekonomisevdhe informatikës. Sisteme kompjuterik nxjerrin resultatin, ndersa Komisionet ose Bordet e perbera nga njerez ratifikojne mendimin. Kjo perdoret ne sistemin financiar, ne analizën e te dhenave, ne hedhje shortesh, e te tjera. Tallet Rama dhe thotë kam vene Diellën ministre, dhe o burra njerezit. Diella është vetëm nje computer qe thotë: "Fiton / s'fiton". Kjo i jep Komisionit ose bordit drejtues lehtesine qe po te ankohet dikush, ata thonë: "Nuk di gjë or byrazer. Kompjuteri thotë JO. S'kam çfare te bëj". Do ulët shumë mundesia per te fituar tendera në menyrë te ndyrë. Do ketë abuzime. Natyrisht. Por nje perqindje e vogël, dhe do shtohet mundesia e kapjes. Aresyeja tjetër te mos merrni kot është se abuzime me tenderat ka edhe ne Britani, dhe SHBA. Ndryshimi është qe po u kape e hëngre. Ndersa këtu në Shqipëri po u kape, e bën dasmën ne Itali, ne Lago di Como, dhe fton edhe prokurorin ne dasëm. Lereni Diellën rehat se është vetëm nje kompjuter. Pavaresisht se doli direkt nje pervers qe pyet se "a bën seks Diella".
O plako , Diella nuk bene politika , ajo eshte tekniciene , ndaj mos ia fut kot . Po te kesh patur rastin te degjosh specialistet e AI do mesosh edhe ti ca gjera . Hajt tung !
Roboti Alfred i kundervihet robotit Djella, ah ah ah ...
Po pikërisht se mungesa e vullnetit dhe transparenca, jo vetëm në Shqipëri, janë dy sëmundje vështirë të kurueshme, atëhere shyqyr Zotit pra, që shkenca për këto dy sëmundje, na dha një kurë, pra një sistem të "pashpirt" të quajtur "Artificial Inteligence", AI="Diella" në Shqipëri. S'na mbetet gjë tjetër veç të presim rezultatet dhe "Diellës" t'i urojmë suksese.
Nga frika e perballjes me Djellen shkerdhatat deputete me ne krye Sali kermen do heshtin si kukullat ne Kuvend. Kesaj here Rama jua ka gjetur ilacin deputeteve te opozites, secili prej tyre do perballet me Diellen, e ajo do tua nxjerre te palarat, nga dashnoret, parate e pista e deri tek zbulimi i atyre qe kane qene spiune te vjeter dhe te tjereve qe jane udbashet e sotem.
Ahhhh mor MERO tu befte dita Nje Mije me keto brainless robots Gili Vili Minarollin, e me Tritan preshin e shume te tjere si keto. Artist ne alegori letrare je or zonti Gazetar! Bjeru FORT anti-shqiptareve.
Diella ne PD eshte sikur pluralismi ne kohen e Hoxhes.
Diella eshte Nena e marifeteve, dallavereve dhe pazareve se ashtu eshte programuar. Edvin enverist vllehu dhe qente e BASHKIse se veliajt i do nen kontroll e jo me nje ministri. Kjo diella na kthen dot jetet e humbura, leket e vjedhur dhe vuajtje4 e popullit? Apo tu vere kapak diellaIna dhe kush u be kapitalist u be, kush mbeti le te hyje ne poturet e ramovicit?! Merushe, meqe ideatori e kontribuesi kryesor ne reformen ne drejtesi Ulsiu u hoq, atehere reforma ka lindur e vdekur! Ramovic dhe ti Merushe moret PAFUND vota ne emer te reformes ne drejtesi dhe tani i thoni miletit ajo ishte loja! Ne keto kushte, kur kur kryepremtimi i fushates jugoenveriste e EDVINISTE ishte fals, MASHTRIM, VENDI TE KALOJE URGENT NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME! GOD BLESS ALBANIA AND ALBANIANS!
Qenke keq shoku ...mos harro ilacet. Paske ikur per lesh bubi
ka te drejte shoku, pas dasmes modeste te djalit te zonjes Zhele ne Rome ndoshta eshte momenti i mire qe roboti i Vicidolit mund te fitoje kunder Djelles ...
Posht sali maloku dhe maliqeria ,çeçenëria i tokës së canum !
Si bythqire malesh më falet te dhjes nga goja.Kam kaq vjet qe pres te me vije dita si dikur kur isha nje cope dru I zbritur andej ku ha pula gur.Tashi jam I marumen krejt por prap shpresoj.Qyli eshte ma I amël se mjalta.
1. A duhet të japë dorëheqjen Sali Berisha nga kryetar i PD pas humbjes së fundit? Politikisht dhe moralisht, po, një kryetar partie që humbet në mënyrë të përsëritur zgjedhjet, veçanërisht kur partia ndodhet në krizë përfaqësimi dhe nuk arrin dot të krijojë alternativa të besueshme për pushtetin, duhet të mbajë përgjegjësi politike, dhe kjo zakonisht përkthehet në dorëheqje. Në rastin e Sali Berishës, kjo është edhe më e rëndësishme, sepse: Ai është subjekt i një vendimi të gjykatës amerikane dhe britanike që e kanë shpallur "non grata", gjë që ndikon në perceptimin publik dhe në besueshmërinë ndërkombëtare të PD-së. Ka pasur përçarje të mëdha në PD që prej rikthimit të tij në krye të partisë. Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit 2025 (bashkiake të pjesshme) ishin shumë të dobëta për opozitën, ku kandidatët e mbështetur nga Berisha nuk fituan asnjë bashki. Pra, nga një këndvështrim etik dhe politik, një dorëheqje do të ishte një hap i përgjegjshëm dhe do të hapte rrugën për një riorganizim të vërtetë të opozitës.________________ 2. A ka ndonjë nen në Statutin e PD që e shkarkon automatikisht kryetarin në rast humbjeje të zgjedhjeve parlamentare? Jo, nuk ka një nen që e shkarkon automatikisht. Megjithatë, Statuti i Partisë Demokratike parashikon mundësinë që kryetari të mbajë përgjegjësi për humbjet dhe të thirret Kuvendi Kombëtar ose të kërkohet referendum brenda partisë. Ja çfarë përmban Statuti i PD në pika të përmbledhura: Neni për përgjegjësinë politike: Kryetari i PD duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve. Kuvendi Kombëtar është institucioni më i lartë që mund të vendosë për shkarkimin e tij, nëse kërkohet nga: Këshilli Kombëtar, ose një përqindje e anëtarësisë. Referendum brenda partisë mund të iniciohet për të votuar largimin ose mbajtjen e tij si kryetar. Pra, nuk ka automatikisht shkarkim, por ka mekanizma statutore që e bëjnë të mundur largimin e kryetarit nëse ka vullnet politik dhe presion nga strukturat.___________3. A mund të justifikohet Berisha duke thënë se zgjedhjet ishin farsë dhe të mos japë dorëheqjen? Ai mund të përpiqet ta justifikojë veten, dhe këtë e ka bërë edhe në të kaluarën, duke thënë se: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme, Shteti i përdori institucionet dhe fondet për fushatë, Opozita nuk kishte kushte të barabarta, Ai vetë ishte në arrest shtëpie dhe nuk mund të drejtonte fushatën. Por edhe nëse këto pretendime kanë një bazë reale, ato nuk e përjashtojnë përgjegjësinë politike të një lideri opozite që nuk arrin të ndërtojë një alternativë fituese. Në fund të ditës, një lider vlerësohet për rezultatet, jo për arsyetimin e humbjeve._____________ Çfarë është “neni Basha”? Ky është një term jozyrtar që u përdor në media dhe në komunikimin politik për të përshkruar një ndryshim të propozuar në statutin e Partisë Demokratike (rreth vitit 2021), me qëllimin që: > Kryetari i PD të shkarkohet automatikisht nëse partia humbet zgjedhjet parlamentare. Ky nen u propozua në kontekstin e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe pas presionit nga baza që kërkonte mbajtje përgjegjësie politike nga Lulzim Basha. ____________ Çfarë parashikonte konkretisht propozimi? Propozimi i referuar si "neni Basha" kishte për qëllim të shtonte në Statutin e PD-së një klauzolë automatike, sipas të cilës: Në rast humbjeje të zgjedhjeve parlamentare (kur PD nuk arrin të marrë shumicën për të qeverisur), kryetarit të partisë i ndërpritet automatikisht mandati. Pas ndërprerjes, do të shpallen zgjedhje të reja për kryetar partie. Pra, në thelb: humbja e zgjedhjeve = shkarkim automatik i kryetarit. ______________A u miratua ky nen në Statutin përfundimtar? Jo, "neni Basha" nuk u përfshi në statutin final të miratuar në korrik 2021. Në vend të tij, u përfshinë formulime më të mjegullta, që flisnin për: përgjegjësi politike në rast humbjeje, mundësi thirrjeje të referendumit ose Kuvendit Kombëtar, por jo për shkarkim automatik. Ky ndryshim u pa nga shumë kritikë si një manovër e Bashës për të shmangur largimin automatik nëse humb zgjedhjet, edhe pse e mbështeti në parim idenë e përgjegjësisë politike. Pse u quajt “neni Basha”? Sepse Basha ishte njeriu kryesor që do të prekej nga ky nen, duke qenë se ai kishte humbur disa palë zgjedhje (2013, 2015, 2017, 2021). Termi u përdor ironikisht nga kundërshtarët e tij për të treguar se po përpiqej ta shmangte përgjegjësinë edhe përmes ndryshimeve statutore. _______________________Çfarë ndodhi në vend të tij? Statuti i PD-së, në versionin e miratuar më 17 korrik 2021 (nga Kuvendi i thirrur nga Basha), nuk përfshin shkarkim automatik të kryetarit pas humbjes, por: Jep mundësinë që Kuvendi Kombëtar të thirret dhe të vendosë për fatin e kryetarit, Parashikon që anëtarësia mund të kërkojë referendum për ta shkarkuar, Nuk ka detyrime automatike për dorëheqje. Pra, në vend të një mekanizmi të qartë dhe detyrues, u lanë rrugë interpretimeve dhe lirisë së kryetarit për të qëndruar ose jo.
1. Ideja e emërimit të një ministre AI me emrin “Diella”. Nëse Edi Rama ka “emëruar” një AI me emrin Diella si ministre për tenderat dhe prokurimet publike, kjo më shumë duket një akt simbolik sesa ligjërisht një emërim. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për organizimin e Këshillit të Ministrave: Ministrat duhet të jenë persona fizikë, me personalitet juridik, të cilët mbajnë përgjegjësi politike, administrative dhe ligjore për detyrën që kanë. Një inteligjencë artificiale nuk mund të jetë formalisht ministre, sepse: nuk ka personalitet juridik, nuk mund të marrë betimin kushtetues, nuk mund të japë apo të mbajë përgjegjësi ligjore ose penale, dhe nuk ka vullnet të lirë politik. Pra, kushtetutshmërisht është e pamundur që një AI të jetë ministre. Nëse Rama e ka prezantuar kështu, është më tepër për efekt propagandistik ose për të promovuar përdorimin e AI në administratë.________________________ 2. A është ligjërisht e lejueshme që një AI të merret me tendera dhe prokurime publike? Po, deri diku po, nëse AI përdoret si mjet ndihmës, jo si vendimmarrës final. Ligji shqiptar për prokurimet publike (ligji nr. 162/2020) dhe ligje të tjera që lidhen me administratën publike kërkojnë që: Vendimet të merren nga personel me përgjegjësi ligjore. Proçedurat e tenderimit të jenë transparente, të dokumentueshme dhe me mundësi ankimi. AI mund të ndihmojë në: Kontrollin e dokumentacionit. Detektimin e konfliktit të interesit. Vlerësimin e ofertave bazuar në algoritme objektive. Por AI nuk mund të marrë vendimin përfundimtar. Duhet të jetë gjithmonë një zyrtar publik që e nënshkruan atë vendim._________________________ 3. A do ndihmonte Diella në zhdukjen e korrupsionit? Potencialisht, po – por me disa KUFI. Avantazhet e përdorimit të AI në prokurime: Reduktim i subjektivitetit: algoritmet mund të zbatojnë rregullat në mënyrë të njëtrajtshme. Zbulim i modeleve të dyshimta: AI mund të analizojë historikun e tenderëve dhe të identifikojë kompani fiktive, çmime të fryra, etj. Transparencë më e madhe: nëse sistemi është i hapur dhe auditohet publikisht. Por: AI është aq i ndershëm sa personi që e programon. Nëse algoritmi “trajnohet” me të dhëna të korruptuara, ai do riprodhojë padrejtësinë në shkallë më të madhe. Pra, AI mund të jetë mjet kundër korrupsionit, por jo zgjidhje automatike.______________________ 4. A mund të gabojë Diella në procedura? Po. AI mund të gabojë, dhe madje në mënyrë: Teknike: gabim në kod, mungesë të dhënash, ose bug sistemik. Konceptuale: trajnimi i saj mund të mos përfshijë skenarë kompleksë që kërkojnë arsyetim juridik ose etik. Etike: vendime që duken “objektive” por prodhojnë pasoja të padrejta._____________________ 5. Kush mban përgjegjësi nëse Diella gabon? Ky është një nga aspektet më problematike të përdorimit të AI në administratë. Nëse Diella merr një vendim të gabuar dhe: përjashton padrejtësisht një kompani nga tenderi, shpall fitues një subjekt të papërshtatshëm, apo ndodh abuzim me fonde, Përgjegjësia bie mbi: 1. Institucionin që ka marrë vendimin për përdorimin e Diellës, në këtë rast Ministria përkatëse dhe Këshilli i Ministrave. 2. Zyrtarin publik që e ka miratuar ose nënshkruar vendimin final. 3. Kompania që ka zhvilluar ose mirëmban Diellën, nëse ka pasur neglizhencë në programim, trajnime të gabuara ose mungesë kontrolli. Jo AI-ja vetë, sepse ajo nuk ka subjektivitet juridik.
Pra, tani që u kuptua që Diella si ministre është e paligjshme dhe s'mund të dekretohet, nëse Presidenti Begaj e dekreton dmth që kemi një kukull noter të Ramës në krye të presidencës, pra një institucion të kapur.
Mire e Ke o Mero,por robotin duhet ta programosh dhe ne vend te nenit Basha ti fusin nenin Berisha qe kur humbet zgjedhje nuk largohesh se u bene zgjedhje "Farse" si do te pergjgjet roboti.
Po per Erjon Veliaj cfare do thoshte Diella? - - - - - - - Nese i pafajshem, turp per ata me te cilet punoi dhe per te cilet punoi. - - - - - - - Nese i fajshem, turp per ate vete, familjen, dhe sistemin korruptiv shqiptar.
Ja bere gjyqin si ne komunizem bravo shoku Bufit.... Meqense qenke i afte te gjykosh nje minister kryeminister kryetar bashkie , çfare prêt hidhe kandidaturen per kryeminister haaaa ti je kokrra legenit qe ofendon dynjane i fshehur mbas ekranit
Nuk e kuptoj logjiken ne shkrimin tend. Por po e le me kaq duke pare fjalorin tend. Pac fat ne jete. Te uroj te gjesh nje pune ne jete.
A do ishte ide e mire qe t'i kishte te gjithe ministrat virtuale? - - - - - - - - Kryeministri ka aluduar me Times Radio Politics per mundesine e zevendesimit te tij nga kryeministri virtual. - - - - - - - - - Nja dy pyetje te thjeshta kam une (populli i thjeshte): Kush e programoi Diellen? Kush do i beje mirembajtje Dielles? A ka kontroll Kryeministri mbi Ministren?
Jo, Djella eshte nje sistem specifik i inteligjeces artificiale dhe nuk eshte i programueshem. Per cdo rast tenderi te vecante, futen vetem kriteret per te cilat konkurojne bisnese te ndryshme dhe ajo jep rezultatin duke bere zgjedhjen me te mire.
PD nuk do te dale kurre nga robotizmi, sepse e krijuan, nuk u krijua vete. Pike. Te fala nga viti 2100.
Z.Sali plasi ne Hague! Rama e pershendeti Komandantin! Po ti cfare do beshe? Kur do zhviiosh protesten e stilin Rambuje kunder Demostruesve te Hagues? Albo Demaci eshte gati te perkrah! Ai Ambasadori gjerman beri avokatine me brilante per UCK. Uck UK ishte organizate terroriste, ishte aleate e NATO-s.Dhe dhe sepse " NATO nuk bashkepunon me organizata terroriste"! Keq muhabeti. Edhe Akurti luftetar Uck fallco e mbylli gojen, sot.
Je I madh Mero
Po vras mëndjen si ta heq qafe EDramën, dhe ti marr karrigen. Kam disa strategji. Fola edhe me Zeqinenë dhe Belan...
Ti i fundit që kërkon karrigen, ha mut ha se të bën mirë . Po të teproi , dërgoi ca Saliut .
Shqipèria jonè,kjo nevojtore qè ka pèr "elitè" hajdutèt dhe drogaxhinjtè, njerèz shterpè si Ben Blushi qè ia mban vetes lart por qè pèr mua èshtè simbol i dèshtimit dhe i rrènimit. Kjo "elitè" hajdutèsh nè Tiranè, natyrisht qè "nuk kupton" dot Albin Kurtin. Kèta, janè nè delir, tani qè njè pèrfaqèsuese e ambasadès sè njè administrate amerikane qè nè javèt e fundit, duke filluar nga ministri i nbrojtjes, e deri tek presidenti, ngatèrrojnè Shqipèrinè me qoshet e botès gjithkund. Tek Albin Kurti,,nuk falet Sazani si plaçkè e fèlliqur dhèndrit tè Trump. Njerèz "elitarè" si Blushi,,qè jetojnè nè realitetin mè tè korruptuar tè kontinentit dhe mezi presin tè gèzohen kur pastrueset e ambasadave kritikojnè Albin Kurtin,,janè shqipfolës gojore të sistemit. Prej tyre, kemi pasur me mijra, ndaj jetojmè nè korrupsion, varfèri dhe mungesè dinjiteti total.
Edhe une jam per mbrojtjen e gjarpnit, ukit, ramushkit, mzatit, lopes, iriqave, zhapinave. Edhe te gjitha shtazeve qe Jan ne Hagë. Jau qift nonen kryemuti Ram Toptani.
Bjeri fort plehrës Mero...! Kam pas menduar çvazhdon e na harxhon kohën kot me këtë të vdekur të pakallur....Kam ndryshuar mendim: duhet ta ndiejë për së gjalli baltën që do ta mbulojë UDB-ashi i ndyrë! Më ka hedhur 3 dekada jetë ne kosh të plehrave ...minimumi... Mua edhe gjithe shqiptarëve ... Nuk mjafton balta që do ta mbulojë për së vdekuri edhe as shurra që do ti bëjnë tek varri si Enverit... DUHET TI NDIEJË PËR SË GJALLI!
Diella do ta luftoje Korrupsionin qe gelon e ha Molle e Dardha pas shpines Rames? (Aq sa e luftoi ai Anti-Korrupsioni i Xhafkes) Dengla koti, sepse Diella nuk eshte aspak nje robot si rreket te mashtroje Rama a cfilitet te besoje Mero. Diella eshte vecse versioni digital i stilistit te perhershem te Rames, Endri Fuges dora vete...
Sali Berishen e mban ne kembe marreveshja e pambyllur me nanon e vitit 2004 kur u be gjoja rrotacioni... Diella nuk mund te beje gje tjeter vecse tju lepije koqet nje here nanos e nje here saliut... Ajo marreveshje ka shume USA and greek lobbyists brenda, ndaj pa u mbyllur ajo me kot kerkoni gje te re ne politiken dhe jeten shqiptare.
Bravo ti demokracia nuk ka pse te vdese... Ajo eshte e verteta e zotit e le te hane mut ata mercenaret e meros qe te fyejne! Ata jane MERCENARE patronazhiste.
Kam dite qe e pyes Diellen se si t'ja bej me keto ekonomi-financa te shkaterruara por nuk po me kthe pergjigje!
Dielia do ti thote vidhni dhe me shume, nxirrini gjak Shqiperise...!
Diella nuk eshte as me shume as me pak,gjunjezimi I zoros enderimtar me shkopin magjik. Pra asnje burre apo femer, nuk mund te beje nje Pune te ndershme, na duhet nje robot I komandueshem nga ku? Askush nuk mund te afrohet prane dielles.. Aq sa pervec seksereve qe rrijne ne rradhe te ipoteka qe mos afrohet asnje ish pronar per pronen e vet. Kush do jete mbas dielles se padukshme?normal djali I sapo martuar ne Rome te italise I punesuar, ridvani apo djali I cekes, I meidanit apo pjelles se ketyre majtas e djathtas. Do jene thjeshte hajdute me te sofistikuar dhe me te padukshem, deri ne momentet kur ndonje iranian te hakeroj kompiuterin te nxjerr breket e blera te ketyre ne Milano. Profecia e librave te blushit ka vite e ka qartesuar kete Gaza shqiperi. Eshte thjesht ceshtje kohe, boshatisja e shqiperise? Mjaftueshem nje milion Ukrahinas do kene fuqi blerese per qytetet pa rini. Dhe nja i milion palestines e iranian, e afgane, do duhen per fshatrat djerre te shqiperise Diella shqiptare… ujtin qe eshte I pashtershem maleve te shqiperise, do mundohet ti bie nga kina, ta coje me tubacione ne itali ne fillim, pastaj ta sjelle ne shqiperi perseri. Perpunimi I naftes dhe I mineraleve tona e kane treguar me se miri kete gje. Per turizmin? Si tha zoro te bejler fevzo.. nuk ka me shezllon hotelesh, tashme daja ka bicakun komandues te kontrolloj, kush do veje bythen mbi bregdetin shqiptar. Normal shqiptaret pak a shume do ndjejne te bejne plazh aq sa mund te bejne ne lalez krah bajraktar berishes. Diella nuk eshte as me shume as me pak, vertetim I thenies, shqiptaret nuk kane ditur kurre te ndertojne shtet. Sa per laskaret qe merren me mua, me nivelin tim e te shkruajturit? Shqipja kurre nuk u trashegua e shkruajtur shekuj me pare, por mbijetoj brez mbas brezi, nga te paret tane deri ne ditet tona te fundit, vec e folur brez mbas brezi. Kam shkruajtur te Tema 25 vjet me rradhe nga USA e jetuar. Shkruaj te tema me kete shqiperi te fundosur ne cdo sens dhe drejtim. Do sulen laskaret qe dje ishin sherbyesit e tavolinave ne Rome te italise per djalin e mbretereshes Jozefine. Po do sulen laskaret patronazhiste qe dje shtruan tapetin e kuq te ecnin te stiluar parlamentare shqiptar, te vizatuar nga zoro ne stil paraqitje, si te perahtaten krah njeri tjetrit majtas e djathtas. Ndryshe Diella I con ne spak. Vecantia? Brace lule velo partizani i vetem pa perkrahje, dhe tjeter dukuri! As se njof dhe as me eshte dashur ta njoh, po qe ka bole me hesht me trimin dhe bukurine tone aristrokate, eshte Tom doshi. Njeri qe nuk degjuam kurre nje fshatar te flase keq, person qe ne tiron su degjua kurre per keq Person qe si majtas si djathtas, nuk pranoj bythlepirje dhe te jete peng I balles apo I nokes. Dhe se fundmi, te tema e Mero Bazes. Kandili I fundit per te shkruajtur dhimbjen e kombit si e ke mundesine. Person qe me nuhatje e kuptoi dhe la hapur dritaren secili nga ne te shkruaj, dhimbjen e pamundesise te jetosh ne shtepine tende si kushdo tjeter jeton ne bote. Diella ju pret. 1x2 kofiecienti,1 do na zaptojne ukrahinasit, x me kta iranian qe na kane rrase derrin Mac kaq kohe, apo 2 Palestineset perkohesisht per nja 50 vjet sa ti rinderohet gaza e tyre turistike. Suluni tani duke me share o sherbyes laskara Ta beni per familjen tuaj ju heq kapelen, po ta besh per kanen parlamentare made in vari noken.. eshte shqiperi e transgjinuar o cyryk karakterial. Nese, laskari laskar ngelet jeni te lire ne fushen tuaj te aftesise te shani dike qe flet thjesht kunder politiqeneve bastarde. Troc, shqiperia behet vec me burra si toma, si ai qe i tha nokes me ke lut me pi kafe, fatkeqsi qe nuk mblidhen ca burra malsie, laberie, shqipri e mesme bashke, me I kap skaflari apo zhelesh keta delenxhi parlamentar, qe I komandojne rrenje shekullore familjesh te ndershme Te presesh nga keta? Thaci e kompani jane si te filmi… konti Monte Kristo
Diella ka nga dje qe eshte bllokuar - nje dore armiqesore i ka injektuar virusin "Shendetesia falas" e ajo nuk po reagon me.
Baze, o te ka mbyt mosha, o te ka mbyt servilizmi: Por si mor baze, ai qe e ka lene korrupsionin te jete, ne majat me te larta ne europe, per mbi 13 vjet, zgjohet tani dhe pa mbajtur adnje pergjegjsi del dhe tall bythen se pari me drejtesine dhe me radhe gjithe boten dhe e prezanton Diellen ,perpara gjithe burdelleve te korrupsiont, qe e kane atrofizuar krejt kete vend oriental.