Parlamenti i ri që u mblodh sot duket sikur ka kthyer nga pushimet parlamentin e vjetër. Edhe pse 72 deputetë janë të rinj, shumica nga Partia Socialiste, parlamenti ngjan si i vjetri për shkak të opozitës. Nëse ti shikoje skenat e sotme dhe nuk e dije që ishe në shtator 2025, do mendoje njësoj si në shtator 2024 apo 2020.
E vetmja gjë e re është se Flamurit, në mënyrë të pabesueshme, kanë nisur t’i dalin thinjat, një gjë që shumë vetë nuk e besojnë ngaqë thinjat i lidhin me mençurinë.
Edhe Saliu është pak më i krrusur, dhe me demencë më të shtuar, por zëri s’i ka ndryshuar. Duket përsëri sikur ka fituar zgjedhjet.
Gazmend Bardhin nuk e dallon dot nëse është duke sharë Saliun apo Edi Ramën, po qe se nuk e ke mendjen mirë çfarë thotë. Gjestet i ka njësoj. Është pak më i qetë nga Zengjina e Roskovecit, e cila deklaroi divorc me të, kështu që nuk do dëgjojmë më shprehjen epshndjellëse “O Gazo”, nëse nuk e rimerr Bujar Leskaj ngaqë nuk e njeh për kryetar grupi.
Albana Vokshi duket që ka të vetmet harxhime dhe sakrifica i ka bërë për t’u dukur në pamje njësoj si vitin e shkuar. Sa i përket gjesteve dhe ulërimave nuk ka nevojë të sforcohet, i ka natyrale.
Portretet e McGonigal-it në duart e opozitës i bëjnë të ngjajnë me vullnetarët e Enverit që tundnin portretin e tij pas vdekjes. Kushedi sa do tërbohet ish-e dashura e McGonigal-it nëse shikon skenën dhe nuk ja përkthen njeri. Do mendojë që është bërë udhëheqës në Shqipëri.
Socialistët po ashtu kanë nxjerrë në vijë të parë njerëzit me më shumë përvojë të tyre në parlament. Taulant Balla duket sikur e ka lidhur fatin me Gazmend Bardhin, i cili e ndjek nga pas nga Elbasani në Fier dhe tani sërish në grup parlamentar.
Peleshi, që kur bërtiste Saliu nuk e gjeje dot kur ishte fshehur në sallë, tani do ketë mundësi të jetë përballë tij, dhe paramendoj se batuta më e rëndë e tij kundër sharjeve të Saliut do jetë: “Të të vijë rëndë, të të vijë për këto që thua”.
Grupi i ministrave, nën udhëheqjen e Belës, do të jenë po ata që ishin, të stërvitur për t’u futur në Kuvend kur opozitarët të bllokojnë derën duke ndezur zjarre. E vetmja që do ta ketë të vështirë ta kapin më në Kuvend do jetë Elisa, e cila do harxhojë tani më shumë kohë në ajër se në tokë.
E vetmja ministre sypatrembur mbetet Diella. Ajo i ka gati të gjitha përgjigjet për të gjitha akuzat që do t’i bëhen. Ajo mund t’i përgjigjet Berishës kur thotë që është ministre antikushtetuese, mund të replikoje me Flamurin kur t’i thotë “kurvë”, apo kur t’i nxjerrë gishtin e mesit, dhe të debatojë me Albanën kur ta akuzojë për korrupsion në tendera. E vetmja vështirësi e saj do të jetë nëse Berisha i ngatërron emrin dhe i thotë: “Ti je Diella Gjoka, Diella Bajri apo Diella Hajri?”, dhe ajo mund të mos përgjigjet pasi mendon se nuk e ka me atë.
Në çdo rast tjetër ajo do të jetë model i betejës parlamentare. Madje socialistët do të bëjnë seanca konsultative para seancave me Diellën, për ta pyetur atë si do përgjigjen në çdo rast. Këtu ekziston dhe rreziku që, nëse deputetët nuk e ndjekin dot logjikën e saj, ta përjashtojnë Diellën nga pjesëmarrja në Kuvend meqë nuk përjashtojnë dot deputetët.
Si qytetarja digjitale e re e politikës, ajo do të vërë në pozitë të vështirë qytetarin digjital të Berishës, i cili merr pjesë në politikë nga viti 2013.
Arsyet përse parlamenti ngjan njësoj janë të shpjegueshme, kur ke parasysh që qeveria i ka punët në terezi në mandatin e saj të katërt dhe s’ka pse ndryshon shumë. Por duket që më në terezi i ka Berisha, i cili është superior në raport me Ramën në aspektin e mosndryshimit të asgjëje. As të budallallëkut që e ka lënë të paktën 16 vite në opozitë deri tani. Në një farë mënyre, ai duket i emëruari më i qartë i Edi Ramës në atë sallë. I emëruar për ta mbajtur në pushtet dhe për t’ia bërë më të lehtë të ardhmen. Hallall i pastë lekët.
Ha,ha,ha,... o Mero ,na kenaqe me teatrin Kuvend ! Thanks
Kjo "opozite" qe ka sot Shqiperia, nuk eshte opozite politike, por opozite militare. Thjesht ben beteja ushtarake qe te duket se eshte faktor. Keshtu ka qene qe ne themel. Keshtu do mbetet.
Edi Ramës, i ka rënë “LLOTARIA NGA PERËNDIA”, duke bërë BINGO me Sali Berishen. Sa të jetë Sali Berisha në krye të kësajë shurrnaje që quher PD, Edi Rama, do të jetë KRYEMINISTER.
Je fantastik. Humor dhe sarkazem vrastare per kedo qe ka nje gisht cipe. Je i papare.
Fiks! Merreni me lëng o të nderuar votues...
Mero ,e ke pershkruar realisht " demokracine parlamentare" dhe "egërsine e madhe " të perplasjes midis shumices dhe pakices.Eshte e dukshme se ata te gjithe , thjeshte lozin role dhe ne finale tallin b@let me varfanjaket.po poooo or budallenj ,dhiz iz a mirakull ov fridhim.
Gjithe budallenjte jane mbledhur te Bufi si ka mundesi. Te jesh ne opozite nuk do te thote qe je humbes pasi perfaqesone nje pjese te shoqerise po ku kuptone komunisti qelbanik shtrembaluk krimineli Berrisha , ky funksionone me parullen ( O me mua o kunder meje ) . Sidomos ne kete moment qe pozita nuk ka nevoje fare per opoziten , nese opozita vazhdon me zhurrme demtone me shume veten
Filloi gallata me keta Salisumlepiresit
Po ato ka mor mero ku ti gjej te tjeret. Ku te shkoj pa mulin,strazon me patllake,paloqen,baxhellen vokshi ka marre se fundi gj gjen,ndoin etj pa fund.
Ne fund e ke prishur ,se ja ke ke bere hallall lelet Saliut,kriminelit ,hajdutit etj.
Salihi jau qifte nonen.
Z Baze ,zgjidhjen brilante per gjendjen e opozits ne parlament e ke dhënë te antena.Inteligjences artificiale te mazhorances ,opozita duhet ti pergjigjet me robotiken .Mundesisht te marrin me vete ne kuvend nje ose disa robote blu dhe keta robote me dy gishtat lart te replikojne me ministren Diella.Edhe ne rast greve urie ,robotet durojne pa buke dhe uje brenda greves,derisa Rama te jape doreheqjen.
Mero nē artikull , midis te tjerave , thotē qē Sala ka filluar tē kruset pak ! Ndoshta ai nuk e ka parē mirē , po nqse mē parē kishte thyer foljon e balestrës te krahut te djathtē , tani ka thyer dhe atē tē krahut tē majtē dhe nuk ka fare ekuilibēr . Ai mbēshtetet tek Albana dhe Muli kur shkon nē kuvend dhe nuk bie shumē nē sy , por po ta shofësh kur ështē vetēm me rojen , duket qartē deformimi tij . Sali kērma ka marrē fund e fustan bashkë dhe ka ikur pēr lesh .
Na ceplendise me teatrin e kukullave. Stil qe pershkruan bukur relaxin pas pushimeve dhe emocionet e ngritjes se perdes. The show must go on! Relax i perzjere me lodhje tipike ne keto raaste. Shyqyr qe kane diellen e papertuar Edhe konvaleshenca ime perfundoi dhe me te edhe leximi i gazetes. Flm!
Parlament i rikthyer nga pushimet - sepse eshte e njejta dore qe vazhdon te mbaje tere pushtetet grusht bashkuar, madje edhe duke i shtrenguar me fort. E njejta garniture qe i mba ison (e shtuar ne numer) dhe i njejti stanjacion. Dhe nje Regjim qe shton votat edhe pasi ka trashur e keputur zullumin aq sa nuk i ben me asnje lajm askujt edhe sikur vete Adhamudhi ne krye te tij te dale e te pranoje se Mero Baze ka shkruar te verteten kur i ka botuar ate Kartelen e Psikopatise dikur...
Ne kete Parlament e reja eshte se Rama u ka sjelle Ministrave te tij nje Pasqyre ku te shohin qarte vetvehten : Gremisjen e atij "Lalit"
Këta nuk jan opozitë,por nxënës të shkollës sërieduki.it të njëherë e një kohe,të nxjerrë nga sirtarët e historis.Pra shkurtë RRUGAÇË TË PA KORIGJUSHËM.