Problemet e hapura që ka SPAK me mbështetjen politike të SHBA

3 Shtator 2025, 20:06Editorial Mero Baze

Vizita e fundit si kryetar i SPAK e Altin Dumanit në SHBA, ka ngjallur fantazinë puer skenare të pafundme konspiracioni mbi rëndësinë e vizitës apo udhëzimet që ka marrë nga SHBA. Siç ndodh rëndom në çmendinën tonë në mbrëmje, në çdo ekran shfaqet një “gazetar” që ka burimet e tij dhe të tregon me detaje se çfarë porosish ka marrë Altin Dumani dhe çfarë i kanë kërkuar amerikanët. Nga ekrani në ekran këto udhëzime ndryshojnë sipas hallit që ka pronari i televizionit me drejtësinë amerikane apo qeverinë shqiptare.
Ky është një hall më i madh për Altin Dumanin se sa vetë vizita.

E vërteta ështue se vizitat e SPAK në SHBA janë ndër gjërat më të shpeshta që kur është krijuar si institucion, jo vetëm për shkak të mbështetjes politike dhe financiare që ka nga SHBA, por edhe për shkak të faktit që SHBA i vuri gjoksin Reformës në Drejtësi.

Kështu që është normale që procesi i konsultimit me SHBA të vazhdojë, aq më tepër që tani është proces i ripërtëritjes si për kreun e BKH, ashtu dhe për kreun e SPAK. Dhe ky është një lajm i mirë. Ideja se SHBA nuk do të interesohej më për Reformën në Drejtësi dhe pasojat e saj, rrezikonte që këtu të ktheheshin në standard drejtësie çdo arritje dhe çdo gabim i deritanishëm. Duke e ndjekur procesin, gjërat sqarohen më mirë.

Cilat janë sot problemet e SPAK që SHBA duhet të japë ndihmën e saj?

Së pari, zgjedhja e kreut të ri të SPAK dhe BKH.
Sipas radhës, kreu i BKH duhet të zgjidhet nga SPAK dhe është mirë të jetë në një gjatësi vale me drejtuesin e ri të SPAK, që të mos krijohet dualitet. Brenda vetë SPAK ka aq shumë përçarje dhe grupazhe, sa nuk kemi të bëjmë më me një institucion kompakt, por me një tufë klanesh që duket se i ka ndarë dhe protagonizmi politik dhe ai profesional. Në këtë pikë, roli i Altin Dumanit, së paku, nuk ka qenë përbashkues por ndarës.
Kështu që drejtuesi i ri i SPAK duhet të korrigjojë këtë frymë grupazhi dhe betejën e statistikave duke shkelur me këmbë çdo parim universal të të drejtave të njeriut.
Kështu që roli i afërt i SHBA është që të mbështesë një drejtues të BKH-së që të jetë në sinkron me atë prokuror që ka më shumë shanse të jetë drejtuesi i ri i SPAK pas Dumanit.

Problemi i dytë që ka SPAK është mandati 9-vjeçar që u mbaron së shpejti dhe kërkesa që ata kanë për ta përsëritur këtë mandat.
Raportet personale të Edi Ramës me SPAK janë të paqarta, por raportet politike janë formalisht të acaruara, për shkak të përfshirjes së SPAK në disa çështje hetimore që nuk janë kompetencë e tyre — fjala vjen si përcaktimi i fushës së sigurisë kombëtare apo vendosja e prioriteteve të qeverisë në fusha të ndryshme si mjekësia apo arsimi — ku SPAK ka ndërhyrë duke bllokuar apo gjykuar vendime politike të qeverisë dhe jo çështje korruptive.
Kështu që SPAK i duhet vazhdimi i mbështetjes së administratës Biden për të përsëritur kërkesën që e kishin dhe demokratët: që prokurorëve t’u shtohet mandati. Mandati i tyre mbaron më 2028, por ndryshimet duhen bërë gjatë vitit 2026 2027 që ti lihet kohë dhe vetingut të të rinjëve.

Ky është një rast i mirë për Edi Ramën të bëjë pazar me Uashingtonin, por dhe një moment pazari i tij me disa prokurorë që i kanë krijuar probleme politike me protagonizmin e tyre.
Ndaj është e paqartë nëse Ramës i intereson një fletë lavdërimi nga ndonjë zyrtar i DASH-it, apo largimi i prokurorëve që i kanë sjellë kokëçarje. Nëse bën lëshime vetëm për ish-drejtuesit e SPAK, është një lloj kompromisi që mund të komprometojë raportin jo publik mes tyre.

Ky proces kërkon ndryshime ligjore ku do të duhen dhe votat e opozitës së Berishës, çka mund të përbëjë një rast për të ripërçarë PD në raport me drejtësinë nga Uashingtoni dhe një goditje e re për ta.

Problemi i tretë është ripërtëritja e qëndrimeve publike të SHBA pro SPAK në çdo moment dhe hap të punës së tyre.
Kjo traditë është ndërprerë me ardhjen e administratës së re.
Shkuarja e ambasadores së SHBA në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK nuk besoj se do të përsëritet, dhe deklaratat mbështetëse për çdo debat mes SPAK dhe politikës nuk besoj se kanë shans të përsëriten më.

Realisht, kjo nuk dëmton punën e SPAK dhe as drejtësinë në tërësi, përkundrazi e ndihmon më shumë, pasi mbështetja “pro bono” e çdo veprimi të SPAK ka sjellë realisht deformime të thella në standardet e drejtësisë së re dhe një cilësi të ulët prokurorësh, rekrutuar në disa raste si Olsi Dado dhe jashtë kritereve ligjore, që nuk meritojnë të jenë as prokurorë rrethi të shkallës së parë.
Madje, për këtë arsye, duhet që edhe prokurorët e rinj që do të rekrutohen të rikalojnë në veting dhe teste profesionale, që të mos përsëritet më kjo cilësi që është tani.

Nëse Altin Dumani ka marrë përgjigje për këto tre çështje të rëndësishme, ai ka bërë boll punë, duke ikur si krye i SPAK dhe duke i falenderuar për bashkëpunimin. Pasardhësi i tij do të jetë më i qetë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, dhe shpresoj më shumë profesionist në përballjen me personazhe të politikës, që të mos përsëriten ato shfaqjet vulgare të sallës së gjyqeve ku prokurorët shahen si rrugaçë me të pandehurit, dhe e kthejnë procesin e hetimit në betejë personale.

Kështu që mos ëndërroni që në takimet e Dumanit me DASH diskutohen emra të përveçëm politikanësh apo dosjesh. Diskutohet axhenda që kanë pasur mes tyre dhe a do të vazhdojë më tej apo jo.
Kjo axhendë përmban këto çështje që citova më lart, të cilat janë të pashmangshme nga diskutimi. Ndryshe, pastaj i bie të ketë shkuar në ndonjë dasmë dhe ka dalë dhe një xhiro në Uashington.

17 Komente

  1. B
    Builder

    Shpresoj që Kryeprokurori i Ri i SPAK, të fillojë qysh ditën e parë të punës, me dosjen e 21 janarit, që mos të vijë puna si Altin Dumani që edhe mbas kaq e kaq vitesh në këtë funksion, të thotë që jemi në fazën e parë të verifikimit të kësajë çështje. Dumani me tipat Dado, Kraja etj, janë tashmë të diskredituar si prokurorpë, ndaç nga paaftësia, ndaç nga koorupsioni, apo ndaç nga frika nga Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqo

      Takime për bashkëpunim të mirëpritura. Takimet për të marrë porosi, …?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franz Kafka

        Urime shqypo. Ne krye te spak do caktohet olsi dado

        Përgjigjjuni
      2. N
        N

        Bashkepunimi I Dumanit me Olsi Sali Dadon per arrestimin e Erion Veliajt pa asnje akuze po me nje leter te Nesti Angoni,alias Sali hale Berisha tregoi se Spaku eshte nje bande fashiste qe po I sherben kriminelit dhe shpellarit te Vicidolit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          K

          Altin Dumani deshtoi ne drejtimin e Spakut,bashkepunimi I tij me Olsi Dadon ne ceshtje Veliaj e tregoj qart se kush eshte Altin Dumani.

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            Dhe tani, Mero, une kam kohe qe çuditem, ndosht s'marr veshe fare nga menyra e hartimit te ligjeve ama nga drejtesia marr vesh me shume se gjyqtari Bani. Si ka mundesi qe kryeprokurori te zgjedh kryegjykatesin?! Nuk e di ne boten qe quhet demokratike egziston kjo apo jo, ama llogjika me thote. Ne qoftese kryeprokurori zgjedh kryegjykatesin, drejtesia ka mabruar dhe nuk egziston sepse hetuesi urdheron ate qe vendos drejtesine te beje si i do qejfi prokurorit! Kjo eshte çmenduri ne drejtesine dhe legjislacionin shqiptar. Ndaj eshte pjerdhur dhe Dumani dhe mban dosjen e 21 janarin kyçur ne sirtar ama dhe ai qe ka bere reformen dhe ka vendosur kete preçent ligjor, duhet te kete diçka. Mendimi im: parlamenti ri duhet riformatoje drejtesine, por asnje prokurore apo gjykates qe ka shkele drejtesine duhet te perjashtohet per jete nga ky lloj profesioni dhe ti ndaloje perfaqesimin ne çdo instace publike, jo me si ndodh qe Ndoji lrimineli apo Gjingjoni krimineli te behet deputete per te bere ligje per popullin shqiptar. Katastrofe e jashtezakoneshme. Nuk e di si do zgjidhet por kete dy kriminele nuk duhet te kalojne deren e parlamentit .

            Përgjigjjuni
            1. l
              limoni

              ku e vertetove ti laura qe eshte vjedhes apo gjykon me statusin e nj te perdale.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali urdheron...Dumani zbaton

                Sali Dumani ra nga fiku...s qullosi gje.Maksimumi qe beri qene arrestimet e bujshme pa patur ende prova te vepres penale....Dmth imitoi gjykanen speciale te Kosoves qe mban ne burg liderat e UCK qe te kenaqe serbet..Ky arrestor Veline te kenaqe Saline...

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miku i madh SHaBAni

                  Nese SPAK merret me problem et politike te DAP-es, atehere ka dale jashte funksionit dhe ka shkelur ligjin per depolitizimin dhe departizimin. Kjo, ne fakt, ka pershkruar tere veprimtarise e SPAK. Ndaj po e them publikisht, Sali Berisha nuk denohet. Te GJITHA dosje e tij do te mbylle dhe do dale i pafajshem. Jo se eshte i tille, por keshtu do miku yne i madh, SHBA.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pyetje nga publiku

                    Mero, nje pyetje per ty qe te sqarosh edhe ate grusht militantesh qe te shohin si simbol vertetesie - Ai SPAK ate Erion Veline e mba ne qeli 1 - nga urdheri amerikan 2 - nga presioni Saliut 3 - nga oreksi i Rames? Pergjigja juaj do kete entuziazem te garantuar nder militantistet, e ke te garantuar!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lulurrushi

                      Mero , Dumani vajti per dasem ne Amerike nuk e dim sa ka hedhur. Nuk kemi asnje shprese se ka per te ndryshuar gje .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Uroj shume mos jete prape ndonje Dibran, ne Spak.

                        Përgjigjjuni
                        1. Çensura mjet komunist

                          O MERO, QË GAZETËN TEMA E KE THJESHT PAÇVURE PROPAGANDE TË RILINJDES SË RAMËS DHE LALIT KJO DIHET. PROBLEMI ËSHTË PSE ÇENSURON KOMENTET? NËSE S'JANË ETIKE MOS I PUBLIKO, POR JO T'I ÇENSUROSH PJESËRISHT SI TË DOJË BYTHA JOTE. ÇA DO TË TREGOSH ME ÇENSURËN? KUJTON SE PO PJERDH NJERI PËR SERVILIZMAT E TUA NDAJ RILINDJES SË HAJDUTËVE?

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TemaTiku

                            Edi Rama deklaron - "Plazhet ne Jug me cmime stratosferike e sherbime mizerabel" duke i dhjere ne koke kesisoj TV Klan te Sander malokut qe pernate cahet duke lavderuar turizmin atje.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje