Ka shumë reagime rreth mbështetjes publike që Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë ndaj qëndrimeve kritike të Kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve, që kanë marrë vendime që cenojnë interesin publik.
Në të vërtetë, qëndrimet publike të Ministrit të Drejtësisë janë një gjë pozitive në një Republikë ku drejtësia e re është në provë, dhe reagimet publike të Ministrit të Drejtësisë mund të gdhendin në publik fytyrën e standardeve të qeverisë për drejtësinë, nëse ai do ta kthente këtë në një praktikë normale pune.
Por a i përfaqësojnë qëndrimet e Ulsi Manjës si Ministër i Drejtësisë standardet që ka qeveria për drejtësinë e re?
Së pari, reagimi i tij është për disa vendime periferike të drejtësisë, që i shërbejnë kryeministrit më shumë për të vizatuar rrumpallën që është bërë me hapësirat publike sesa rrumpallën që është bërë me drejtësinë.
Është një reagim për çështje dytësore të përditshmërisë së qeverisjes. Është një episod i vogël, i zmadhuar artificialisht, për të dhënë mesazhin se Ministri i Drejtësisë nuk mund të qëndrojë pasiv e të heshtë kur “drejtësia bëhet e padrejtë”.
Pikërisht këtu qëndron fytyra e vërtetë e hipokrizisë. Në një republikë që pretendon se është ndërtuar mbi parimet e lirisë, ku çdo kushtetutë moderne shpall të drejtat dhe liritë themelore si të paprekshme, të patjetërsueshme dhe të pacënueshme, këto parime shkelen përditë me çizme. Dhe kur ky themel shkatërrohet barbarisht, ministri nuk ngre zërin. Madje, jo vetëm që nuk ngre zërin, por e ka vizatuar veten si një sekser mes qeverisë dhe prokurorëve abuzues me liritë e të drejtat e njeriut.
Rastet janë flagrante: nga qytetarët më të thjeshtë deri te figura me profil të lartë politik si Ilir Meta, Erion Veliaj dhe disa ish-kryetarë bashkish që janë rrasur në qeli për statistika të SPAK, duke iu mohuar në shumë raste liritë themelore të një qytetari nën hetim.
Kryetarit të Bashkisë së Tiranës iu hoq e drejta për të ushtruar funksionin jo me një vendim për fajësi a pafajësi, por me një masë sigurie të paligjshme, të pajustifikueshme, krejtësisht antikushtetuese. I mohohet e drejta të komunikojë me vartësit, i mohohet e drejta elementare për t’u mbrojtur. Hetimi nuk kryhet nga prokurorë, por nga noterë të emëruar në shpërdorim detyre. Telefonat përgjohen pa vendim gjykate. Dëshmitarët intimidohen e sugjestionohen me dhunë. Ligjet miratohen në salla gjyqesh, jo në parlament. Funksionarët publikë nuk hetohen për korrupsion, por për mendimet e tyre profesionale. Të pafajshmit dënohen për statistika. Hetimet kthehen në dosje të fabrikuara, në ndjekje politike të stilit të errët të Sigurimit të Shtetit. Kështu shpërfytyrohen liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe përmbyset Republika.
Ilir Meta, i zgjedhur President, Kryeministër dhe Kryetar Parlamenti, ndoshta në mënyrë të pa merituar, është përdhunuar nga SPAK duke u arrestuar një vit më parë për një çështje që nuk rrezikonte asgjë: të hetohej në liri dhe të përfundonte në gjykatë. Shqipëria vërtet nuk i ka ndonjë borxh Ilir Metës, por ne i detyrohemi institucionit të Presidentit apo Kryeministrit dhe seriozitetit të historisë së shtetit, që figura të tilla me profil të lartë të jenë shembull i hetimit dhe gjykimit, dhe mbi të gjitha seriozitetit të drejtësisë. Pasi kur qytetarët shikojnë që ata masakrohen, natyrisht nuk presin më asgjë prej drejtësisë për veten e tyre, sepse ata nuk kanë as kujt t’i tregojnë që po masakrohen.
Megjithatë, për këtë nuk dëgjohet asnjë kritikë nga ministri. Asnjë fjalë. Asnjë zë. Përkundrazi, nga goja e tij dëgjohet i njëjti refren monoton, i njëjti tingull servil: “ne e mbështesim drejtësinë”. Më tej ironia bëhet edhe më therëse: autorët e kësaj masakre antikushtetuese, njerëzit që dhunojnë liritë dhe përmbysin demokracinë, shpallen publikisht si “njerëz me integritet”. Një teatër i shëmtuar, ku krimi institucional shitet si virtyt dhe padrejtësia si moral.
Kjo nuk është thjesht e papranueshme, është një hipokrizi. Sepse nuk ka krim institucional më të rëndë sesa të përmbysësh një pushtet të zgjedhur me votë, jo me gjykim për fajësi apo pafajësi, por me një masë sigurie të ngritur mbi dyshime. Pa gjykim mbi meritën. Pa vendim mbi fajësinë. Pa garanci të procesit të rregullt ligjor. Ky nuk është një episod i vogël i përditshmërisë. Ky është një akt i rëndë, një atentat ndaj demokracisë.
Këtu ministri duhet të bërtasë, duhet të ulërasë, por pikërisht këtu i mbyllet goja dhe i shtohet dëshira të bëhet palë e represionit policor në burgje kundër kolegëve të vet, vetëm që të krijojë besim si sekser me drejtësinë e deformuar.
Ky është paradoksi. Kjo është hipokrizia. Kjo është tallja. Sepse kur preket ndonjë prishje periferike, gjuha e ministrit shpërthen me ashpërsi dhe akuza ndaj gjyqësorit. Por kur preket themeli i Republikës, kur dhunohen liritë dhe të drejtat kushtetuese, ministri nuk flet. Nuk sheh. Nuk dëgjon. Bëhet i verbër, i shurdhër dhe i heshtur përballë masakrës kushtetuese.
Ky nuk është parim. Nuk është standard. Nuk është drejtësi. Është politikë e vogël, servilizëm i neveritshëm institucional. Sepse një ministër që sulmon gjyqësorin vetëm për t’iu servilosur pa nevojë kryeministrit dhe pastaj mbyll gojën kur shkelet vetë demokracia dhe liritë e të drejtat themelore të qytetarëve të një vendi të lirë, ngjan më shumë si noter publik i një drejtësie po aq hipokrite sa ai vetë.
Ky qëndrim mund të përfaqësojë hipokrizinë e shumë socialistëve për të mbyllur sytë dhe për të ulur kokën me atë që po ndodh, por nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës ndaj drejtësisë së re. Pasi kjo do të ishte më e rëndë për Shqipërinë sesa halli i Ulsiut për t’u bërë prapë ministër.
si i tha timo floko kadti roshit: e paske doren e rende...
Ai gomar Minister Drejtesie do marre ne Qafe Ramen nese nuk e largon nga Qeveria.
hahahahahaha, dmth vetem Manja qenka per t'u kritikuar? Po Mero vete thote qe qendrimet e Manjes jane pasqyre e Rames. Atehere pse derdellit kot per Manjen, kur qendrimet jane te Rames? Si eshte ky muhabet tani, kete e kemi tonin, kurse keta te tjeret jane te njerkes? Po keto jane qendrime qesharake!
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..
E mire,mos u merzit,do kesh ngjare nga dajat..
Mero, paske mare difektiva me i ra atij gomar ministri, se vetem per ate pune ai nuk eshte i afte. Ai ta lepin sumen me mire se Pjerdhin Ndreu e Spirokali. Nje cop injoranti qe vetem per pazare eshte i afte, sa per drejtesine atij si rruhet farr... mjafton ti serviloset KM dhe ti lepije bythen atij .. kaq eshte detira e tij si Minister. Pastaj nuk e ka te gjate, do shpallet armik i lartise bashke me Pjerin Ndreun, se humben zgjedhjet ne Lezhe. Nga analizat qe do i behen zgjedhjeve ne Asamblene e PS do behet i pari koke turku.
Drejtesia jone eshte bere nje bordello e madhe, ku menjehere duhet vene dore. Ndryshe ajo do shkaktoje shume viktima
Bordello eshte bere gazeta Tema. Sepse Mero mbron hapur nje hajdut te quajtur Erjon Veliaj. Sepse ka vite qe ky , me demek, njeri i shtypit, paguhet nga taksat e tiranasve, nga bashkia. Tani i duhet te laje borxhin: te mbroje ate qe e ka paguar. Ka disa muaj qe po hiqet zvarre, duke i thene derrit dajo!
Po ti nga p.s. e gjete qe qeka hajdut, kur spo e gje dot prokurori. Apo tja fusim teneqes se bo zhurme. Cfare kokloqesh ka verdalle, jeni shtu shume prz
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..
Tani qe ministri ka faje kjo qendron, por mos te harrojme se ka qene vet Edi Rama qe e futi kete kulture ku bertiste qe nuk komentojme mbi drejtesine dhe mbeshtesim SPAK. Edi Rama vet qe bertiste qe PS dhe qeveria nuk behen avokat te askujt. Kjo nuk ndodh ne asnje vende ne BE lere me ne Amerike. Cdo kush ka te drejte per mbrotje dhe per avokat te mbrohet. Pershembull ne shume vende sindikatat por edhe shume organizata apo intusticione kane zyrat e tyre ligjore qe nderhyjne fuqishem sa her drejtesia merret me njerezit e tyre. Te mbrosh dike dhe te kerkosh te zbatohen te drejtat e njeriut nuk eshte nderhyrje ne drejtesi. Eshte ne fakt thelbi i drejtesis.
Një idiot potencial, si Ulsi Manja, që për të tallur bythën Kryeministri, e emëron ministër Drejtësie, për të drejtuar orkestrën e rrumpallës së kumbullave e fiqve të kriçave të tipit Blendi Salaj, ku dirigjenti gjithmonë nuk di gjë se ç’bëjnë teveqelët poshtë. Uji del i paster nga burimi, por turbullohet rrugës. Është më i miri, i të këqijve, dhe më i keqi i mundshëm ndër të mirët po qe se ka.
Nuk ia vlen ta lexosh deri ne fund kete shkrim, Mero.. Per te qene i sakte: lexova vetem paragrafet e pare ... Per çfare shkruan drejtoju kryeministrit, çdo minister duhet te jete ne sinkron me kreun e qeverise. Perndryshe, po te kete integritet, duhet te jape doreheqjen, gje qe nuk ka per te ndodhur kurre ne Shqiperi. Ne perfundim, komentit tim do ti shkonte titulli: "Hipokrizia e Mero Bazes ne Editorialin e tij". Loni
Futja Loni prej betoni! Nxorre kollen e saliut, por s'bere dem njeriu; Ju jeni me nishan ne bythe po tu kontrollosh, ju a ka bere Saliu me vule te thate dhe tani u ka ngexur!
Mire qe ministri behet i verber,i shurdher dhe i heshtur, po ai qe e emeroi dhe vazhdon ta mbaje Ulsiun minister cfare po ben?
Ja do ta shohim me qeverinë e re, o Mero. Po të jetë prapë Ulsi ministër, kjo do të thotë se ai vepron me sustë nga Rama. Si i kurdisur. Problemi ka të bëjë me të ashtuquajturën "pavarësi e gjyqësorit" Sistemi i drejtësisë sot, që nuk jep llogari asgjëkundi, na është bërë si Partia e Punës dje. Dje në republikën e komunistëve, sot në republikën e prokurorëve! Ku ishim, asgjëkundi.
Sistemi i drejtesise jep llogari shumekund, po ti je rrk dhe s'ke nga t'a dish. Ndersa eshte idhulli jot qe nuk jep llogari askund.
Scaner 4dimesionaly!!!
Mero je perfekt ne analizen qe ben, por une dhe ti mund te shkruajme sa te duam, ndersa ata, ata qê e kane ne dore Shqiperine, fshijne menderet me fjalet tona se ne nuk na lejon "ligji demokratik" qe kur shteti, dhe drejtesia kane rene, te rrembejme armet, por kemi zgjedhur qe as ligjin mos ta cenojme, as demokracine e atyre, por tonen: ikim nga Shqiperia sa me larg se nuk mund te pranojmë Altin Dumanin qe ka kaq vjet qe mbron krimet e Sali Berishes dhe i ka mbyllur me çeles ne sirtar, nuk mund te durojme as alabaket Olsi Dado e gjyqtaret si çami me pasaport greke , Banin, por neser erdhi shtatori dhe nuk mund te durojme edhe parlamentin qe do beje ligje me prokuror Ndojen apo Gjin Gjonin...e pa tolerueshme dhe kriminale, vetêm kundershtimi me force mund te destabilozoje krimin ne parlament, dhe drejtesine shqiptare. Ky eshte kulmi, nuk mund ta durojme dhe ikim nga syte kembet, nuk ikijm se s'ka Shqiperia pune apo çfare te prodhojme, jo, se kane ngelur akoma nga Shqiperia qe pushtoi Sali Berisha me banden e tij qysh nga 1991, more s'perfundojne pasuria e atij vendi ! Ne ikim se nuk durohet me krimi dhe babezia, qe nga parlamenti dhe deputet qe do ulen te na bejne ligjet qe: te dhjetefishojne rrogat e tyre ne kurriz te taksave dhe tatimeve tona. Po te lexoshe historine shqiptare dhe te degjosh kenget e lashta , sa jane vrare per ato taksa dhe tatime nga te dya anet?! Sot na ka marre baruti uje, kemi qene me te lire ne kohen 500 vjeçare te sundimit turk, ngriheshin edhe femrat e shkonin e vrisin pashain apo myteberet e sullatnit. Po sot?! Degjojme çdo nate televizionet palaço, gazetaret e mediave bashkepuntore te krimit dhe kryekriminelet shqiptare te politikes qe na bejne propagande . Kjo eshte drejtesia jone, kjo eshte liria jone; ben ligje parlamenti shqiptare qe kryeprokurori qe heton, te emeroje gjykatesin qe vendos! Oj, nene, nene ! Te keqen e kohes se turkut se sa vinte taksidari ja kthenin me pushke. Ne shkruajme sot, e ata permjerrin mbi ne dhe shkrimet tona! Ndaj do tu a leme afrikaneve e bangladeshasve Shqiperine. Ta ngrene ata larte flamurin e shqiponjes! KJo ngeli. Demokracia ne Shqiperi, paska qene çfarrosje per shqiptaret e ndershem! Nuk e kundershtojme dot te keqen me force: ky eshte dhe parimi ne kapitalizem se te vjen inteligjenca artificiale mu ne halé ku je.
Si gjithmone , i guximshem , i sakte , i drejte , kembengules dhe parimor , si asnje gazetar tjeter . por gjithecka bie ne vesh te shurdher . Autoritetet qe qeverisin drejtesine , bejne te kunderten . Ata e ndjejne veten sundimtare sovrane , qe mund te bejne c`te duan me kete popull. Shume interesant eshte dhe qendrimi krejt indiferent i organizmave nderkombetare te drejtesise , BE - se dhe SHBA - se qe muaren persiper te ringrene drejtesine ne Shqiperi , kane investuar jo pak per reformim,in e saj dhe kane gjate gjithe kohes perfaqesuesit e tyre qe iu rrine mbi koke prokuroreve e gjykatesve , porse mbyllin syte e veshet , kur k/ ministri yne ve alarmin per keto qe po ndodhin cdo dite .....dalja nga shinat e gjykatave dhe prokuroreve . Ndihemi teper te zhgenjyer me situaten qe kane krijuar me duart e tyre nderkombetaret !
K O R C A. qenke nje rocke k... Ti e ke emrin Erjon Veliaj dhe flet nga hani me dy porta!!!
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Ndoshta jam i gabuar por di se bashkiaket kane pasur nje shoqat ku shkembenin eksperienca pune.Ne se kjo shoqat egziston mendoj se duhet te reagojne ndaj noterve te graduar si prokurore.
Po mire nuk do te thote se mendon ti ashtu edhe eshte e drejta ashtu,e kujt njeriu qe mundohet dhe lodhet gjithe diten per te ushqyer familjen po i bie ndermend se ku po hetohen Meta dhe Veliaj ne burg apo jashte?!Sidomos ne tema kaq delikate mos prisni se do ti dhimbset dikujt ndonje politikan qe hetohet per korrupsion ne Shqiperi,me kte baterrdi qe kan ber keto 35 vjet edhe varur po ti shohin nuk besoj se ju dhimbsen,kushdo nga keta qoft.Keshtu leri filozofirat z.Mero por shiko ndiq alternativa te tjera se nuk paske gje per vije me kte linje.
Te gjithe bojne si cuba kur kane pushtet ne Shqiperi! Pa perjashtim se jane ZERO nga ana kulturore dhe profesionale! S. Tahiri ishte “gangsta” dhe tani lango… I. Beqja i gerthiste gazetarit te VoA “paske trashe zonin” kurse tani… I. Meta i “thyte te gjithe ne mes” kurse tani shkruan letra… Inoçente E. V. eh! Let’s, lere… Te shohim mega “Gangsta” E. R. se si do perfundoi… Deri atehere durim dhe forca! Ec Bedrone!
Baza e zhvillimit te çdo shteti demokratik ligjor eshte respektimi I te drejtave te çdo shtetasi pa dallim .Ky proçes respektimi ,nis nga institucionet me te larta politike,legjislative ,egzekutive deri ne bazë.Institucionet e zbatimit te ligjit,prokuroria,gjykatat ,policia duhet te jenë garant I domosdoshem I respektimit te ketyre te drejtave .Nese arrihet ky standart europian I barazise para ligjit atehere çdo lloj korrupsioni me fondet publike ,çdo lloj padrejtesie me pronat,me evazionin fiskal,me arsimin ,shendetesine etj,etj merr kuptim si cënim I te drejtave themelore te njeriut ne nje shtet demokratik .Duhet qe shumica e re socialiste dhe kryeministri te investohen me patjetër per arritjen dhe garantimin e standarteve me te larta Europiano -Perendimore ,sepse përndryshe mund te perceptohen si nje kopje e rrumpalles institucionale pa vlere te saliut.
Pse u largove nga Edi????
O zagari. Merushe, te ka thene Rama ha mut kunder ulsiut se do te vere dikend tjeter jugor minister drejtesie?! Po kryeminister e Minister DREJTESIe eshte vete Rama! Atij foli e shkruaji apo te mban mire me leke ai dhw e ke jugor! Ik more bytheqire dallavere! Pleher e mercenar i shpelare.
Ulsiu do te behet minister i brendshem prandaj eshte gati te bej cdo gje per ta kapur ate vend....ketij vendi i ka ardhur fundi nqs ai behet minister i brendshem dhe jo vetem nga kjo ndoshta... Haha.
Drejtesi= hajdut te ligjshem. Disponojne: Shtepia ku banojne: >250 m2. Shtepi per dashnore/dashnore:>120 m2 Shtepi ne bregdet: vile 2/3 Kateshe 200m2 Shtepi ne mal; 150m2 98% bastard me rroba te garantuara >6000$/muaj. Te gjithe falenderojn ERamen per kete mbrekulli qe ju ofroj. SPAK dhe GjKKO do tju jene mirenjohes perjete o Parta Socialiste dhe ju o Ed Rama.
Shume mire ja ke bere Mero ketij personi te neveritur. Edhe komentin qe kishte bere me nivel shume te ulet. As mish as peshk. Servil me Ramen, katil me Veliajn. Turp, PS eshte votuar te mos kete keto plehra!
A ka mundesi Mero me kete artikull te marre kestin falas per hotelin e djalit nga lali fiku se aty e ka hallin. Perse nuk thue se u mbajt Brrisha e Nalltezi pa akuze nje vit por pee hater te Lali Erit e ngjyros analizen pak edhe me Meten
E lexoja Meron, kur shkruante te vertetat per Berishen dhe me dukej gazetar niveli. Tani qe shkruan genjeshtra per Veliajn habitem per te kunderten. Pra ky nuk eshte gazetar ne kah te publikut sic besonim por njelloj si Berisha perdor PD, edhe ky perdor Temen per interesa personale deri ne perfitime te paligjshme ndaj prones publike sic eshte rasti i hotelit (qe ju permendni) por edhe fakte te tjera qe po renditen neper media.
Ore po ky ulsiu a eshte minister apo kryeminister aty se spo e mar vesh kte pune
Mero. Për të shfryrë inatin që ke me Ulsi Manjen, nuk do të thotë të ulësh bëmat e Ilir Metës dhe as që bëjsh hipokritë socialistët,
Edhe kjo nje analize cilesore e Bazes, mga pozicioni i nje media te vertete demokratike.Por Baze vazhdon te beje naivin, sikur te gjithe kete palacollek dhe masaker te min. drejtesis, behet pa dijenine e kryeministrit.
E paska projektuar komshiun Manjani minster drejtesie me kete shkrim! Hajde susksese!
Ketu nuk behet fjale per hipokrizi. Ky minister nuk eshte thjeshte nje hipokrit,por eshte nje kriminel qe e ka vendin ne burg. Hipokrit ne shkallen siperore eshte pallosha qe e perdor si lecke kete minister. Hipokrit eshte krye hajni i ripjelljes qe del dhe trumbeton se ne Shqiperi kemi siguri max per popullaten, ne nje kohe qe lajmi i fundit eshte se nje turist i huaj ne Durres eshte sulmuar ,goditur dhe grabitur nga pese huligane dhe nuk kemi akoma nje reagim jo vetem nga pallosha qe drejton qeverine e ripjelljes, por as nga policia Shtet shkerdhate.
Fillim I fundit te bashkjetesa berish e rame sa u prek haxhi manja eshte dukshem paska zbarku spaku duket Lufte per mbi jetese Jabanxhiu karshi venaliut Sekretari permbi kryetarin Varkari mbi soditesin Zot na meshirofsh, kur nena terez beri sevap cepave te indise sepse kjo toke nuk e meritonte emrin e saj, shqiptaret presin meshire nga?spiropali sot, jozefina dje, kryemadhi pardje, nexhmija parsi dje Te del gita neser, vokshi e pasneser dihet Tmerr pa fund ne xhubleten fustanell me dimiq mermeri alla shqiptare Knej rujme cifute nga hitleri, knej nje grusht miser skemi bujari te dhurojme per femij oa buke Dinjitet I shkapershyer shqiptar
Analizë korekte! Një minister idiot, që në ketë rast populli do ta quante "shenjtan- budalla".????????
Klani jugor kunder klanit dibran. Dibranet jane pak me te zgjuar dhe shume me patriot. Qellofsh of Mero se karin do ja hash