E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

25 Gusht 2025, 18:06Editorial Mero Baze

Adriatik Lapaj, humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur me kushërinj dhe të afërm të drejtuesve të koalicionit, për t’i lënë vend garës së hapur pas numrit 12 në Qarkun e Tiranës.

Edhe pse formalisht duket sikur Lapaj e humbi mandatin nga kjo manovër, në të vërtetë ai e humbi mandatin nga sjellja e tij politike, e cila zbuloi defekte thelbësore në identitetin e tij si politikan.

Së pari, e humbi mandatin pasi premtoi se nuk do ta merrte atë nëse koalicioni merrte vetëm një mandat. Duke shkelur këtë premtim, ai ngjalli zemërim dhe ambicie te anëtarë të listës së mbyllur që nuk ishin të partisë së tij, ambicie që çuan pastaj në ballafaqim ligjor të listës, e cila e çoi mandatin te një tezja e tij emigrante, e cila nuk dihet nëse është njoftuar që do të jetë deputete apo jo.

Kjo e banalizon tërësisht performancën e tij politike dhe e kthen deputetimin e tij politik në një komedi që do të mbahet mend gjatë në politikën shqiptare.

Nëse Lapaj nuk do ta kërkonte mandatin e vetëm që mori koalicioni i tij, kjo nuk do të ndodhte. Por edhe nëse do të ndodhte, ai do të dilte shumë fisnik nga kjo betejë dhe nuk mbytej në vogëlsira.

Shembulli më i shkëlqyer i dinjitetit në këtë rast është Arlind Qorri, një politikan për të cilin nuk kam fare respekt për programin e tij neomarksist, por nuk mund të mos respektosh personalitetin e tij, koherencën dhe dinjitetin në raport me mandatin në parlament. Dhe ai e vendosi emrin të dytin në listë, por jo formalisht. Mori një mandat dhe atë mandat nuk ia vuri në dyshim atij që kishte para vetes. Kjo e bën atë një lider më të fuqishëm politik sesa një kryetar me mandat deputeti, pasi e bën një njeri te i cili mund të besosh në atë që thotë.

Është pikërisht kjo veti që te Lapaj u ekspozua fort si një boshllëk i madh.

Po aq seriozë u treguan dhe dy deputetët e rinj në partinë e Agron Shehajt, duke u përqendruar vetëm në Tiranë dhe duke marrë dy deputetë, në një betejë të tyre të qartë politike, si një alternativë opozitare e ndryshme nga PD.

Së dyti, ishte e trishtueshme se si Lapaj u përball me betejën ligjore në KQZ, KAS dhe Kolegj Zgjedhor për mandatin e tij. Një herë inkurajoi Celibashin t’ia japë motrës së vet mandatin, pastaj shkoi në KAS të mbrojë atë vendim, ndërsa sot shkoi në Kolegj për ta prishur vendimin e KAS dhe për t’ia rikthyer motrës së tij jo biologjike.

Kjo është tregues i dhimbshëm dhe për formimin e tij si jurist dhe avokat, përtej të qenit politikan. Është një avokat që nuk di të mbrojë as veten, duke e qesharakizuar gjithë procesin.

Dhe së fundmi, e gjithë shija që la beteja e tij për mandatin, sfumoi gjithë betejën që bëri në fushatë elektorale për t’u paraqitur si një forcë e re që do tejkalonte problemet e pushtetit të vjetër në Shqipëri.

Ai nuk bëri vetëm betejë ligjore, por dhe betejë mafioze për mandatin. Kërcënimet ndaj Endri Shabanit me jetë nga kushërinj të tij jashtë Shqipërisë apo sponsorë të padeklaruar të tij, ekspozuan një anë të errët të lidhjeve të politikës së re me metodat banditeske të vjetra në Shqipëri, që të sjellin zorrët në fyt.

Ai tregoi se fiksimi pas mandatit të deputetit ishte më i madh se integriteti i tij si një drejtues i ri politik, që duhet ta shpërfillte këtë problem dhe duhet ta kthente në barrë fajësie për kundërshtarët që ai mendon se e kanë provokuar këtë debat. Përkundrazi, ai nuk la gjë pa bërë, përfshi dhe kërcënimet fizike, që ta fitonte këtë betejë, për të cilën duhet të ishte i qartë qysh në momentin që nisi se e kishte të humbur. E vetmja mënyrë që ta fitonte këtë betejë ishte të mos ta bënte atë. Por ndonjëherë në politikë nuk e ke veten në dorë. Të ka ajo në dorë, dhe ajo është e pamëshirshme.

Ai duhet ta shmangte këtë debat, dhe nuk duhet t’i hynte fare kësaj historie, por ta paraqiste si një defekt të sistemit kundër të rinjve dhe të vazhdonte betejën. Por nuk e mundi dot veten!

 

33 Komente

  1. T
    Tirana

    Nje hordhi e tere egersirash , si qen te terbuar i versulen Albin Kurtit, duke e share me nje fjalor banal e shtazarak , se perse Albin BABA kerkon te beje detyren qe i kane besuar zgjedhesit , duke mbrojtur kombin tone dhe mbare trojet shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kodralia

      Adriatik Lapaj, Deri sa është produkt i bodrumeve dhe i derës së pasme të PD-së, nuk kishte se nga të ngjante, përveç se nga babai i tijë politik Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dg

        mo ha mut.....nukmbeti Kombi ta mbroje UDB-ashi i kosoves...i zgjedhur nga bashkepuntoret e Serbise dhe nga bastardet qe la pas Jugosllavija

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          O rrotë kari , së pari hiqe pseudonimin Tirana , nuk ke punë ti koqevar i qelbur me Tiranën tonë . Së dyti , kujt I plasi bytha këtu në Shqipëri për idiotin kokëbosh Albin Kurti ? Po flasim për tjetër gjë . Ikë e thyej qafën nga forrumet e Temës .

          Përgjigjjuni
        2. O
          O u dhiva tu keshê

          Po cfarë i mbajtëm kosovarët,kishim interesa pa i mbajtëm,kam qene prezent dhe organizator i pritjes se kosvarve,asnje shqiptar nuk i mori pa interes,dallaveret qe u bene me kosovaret nuk kane te përshkruar. Kur nuk merrnin ndihma i nxirnin Kosovaret jashtë,dhe kemi goje te themi i pritem.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eva

            Im shoq dhe plot te tjere I moren pa interes ,prandaj mos ha mut kot ssikur ke hyre ne cdo dere dhe I di te gjitha.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maria

              Super dakord me Even. Edhe familja ime i ka pritur e i pret pasi jemi miq për koke tashmë me ta. Shkojmë në dasmat dhe hidhërimet e njeri tjetrit.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Votusi

              Ti je dhjer ne tru me duket mua.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Një banor I Tiranës

                O ti që dhitesh , koqevar muti , të dhjefsha racën e përzier me sërbët .

                Përgjigjjuni
              2. M
                Malush Mahmuti

                PeSe-jcat nuk jan parti politike por vetum nji çete bashipozukesh nen komanden e Ramaduros.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malush MutMuti i MutMutit

                  Malush MutMuti i mut mutit Albin Kurtoviq, ha mut shum, si me qenë bakshish.

                  Përgjigjjuni
                2. C
                  Cfurku

                  ========Fitorja mbi veten është=========== ====================================== ================fitorja më e vështirë======

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ndroqi

                    Mero e mbyll shkrimin,"nuk e mundi dot veten". Batakciu asnjehere nuk e mund veten,shiko shefin e tij Ssli kriminelin,jo vetem nuk e mund dot veten,por shkon skoma me thell ne krimet e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jozef Ahmadullah Mutaqi Uqkurci

                      Bandat parapolitike të kartelit pdk,ldk,aak janë majmuna shtëpiak me fizionomi të njeriut…. që po ju ruan bithen Amerika ( taman si majmunave të rezervatit ). Dhe majmunat e rezervatit tani po i shajnë Albin Kurtin - çfarë paturpësie… 40 mijë uçkurca fallc, majmuna, e vjedhin Kosoven në emër të kinse luftes, luftes që nuk e kan bo hiq, as këta veteranët e vërtet jo ….. sepse nuk e kan ba asnjë luftë hiq, asnjë kotec të pulave nuk e kanë mbrojtë e çliru, asnjë katun…, e le ma mi çliru Kosoven.. Rrnoft Albin Baba me Ameliken që po jau ruan bythen e majmunit.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Albin kurvi ka sha veten laperi I serbit.Kurvat si ty nuk e mbrojne dot.Thjesht te bindin qe ai me te vertete eshte udbash qe mban ere te piset saqe nuk ke nga ta kapesh.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Ganua

                          Të dhjefsha Albin Kurtin me një mut , as që na shkon në mëndje që paska një Kurt apo koqevarë në këtë dynja . Ç'mutin kini që futni hundët tuaja të fëlliqura sërbe në gazetat shqiptare ?

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          K

                          Llapa llapaqenin e Saliut Ben mire qe nuk e futen ne parlament,nje Sali na del dhe na tepron ne parlament,nje Sali I dyte si Tiku eshte I tepert.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anetari i Levizjes Bashke

                            E ke qare kete editorial Mero.Ke fole si fshatari qe i vjen keq pr fshatarin.Sa per Arlind Qorrin ai nuk ka dale as nga balta e as ng rruga por nga dyert e Univrsitetit e per rrjedhoje ju erreson syte edhe pse vet je me arsim te larte ne monizem ku kulturen nuk e ke nga qenia prane Berishizmit por nga dyert e atij fakulteti. Sa per programin e Arlind Qrrit lerja popullit ta gjykoje se ai nuk ke nevoje per prarecetat e tua .Eshte me mire te kesh bindje te drejta e te sinqerta se sa te bredhesh hu me hu siç keni bere disa.Arlin Qorri eshte drejtues politik i nje force te majte e nuk eshte sharlatan votash e te takon ta resektosh ne te kundert ta lesh ne rrugetimin e tij.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tarrasi

                              Or kokpordhë 19.07 qe hiqesh si I majte dhe gjuan topin qe te ngrin "pa dashje" mero .E majta e vetme shqiptare eshte e majta e xhaxhit.Krejt te tjeret qe nga saliu dhe fuksat e majte komuniste te sigurimit ne PD,pseudo te majtet e PS dhe neo te majtet si ju jeni te gjithe bashke leva dhe vegla te nevojshem per sistemin shkerdhatokratik te pas 90.Nje pjese e juaja mbeshtet biznesin e madh ,pjesa tjetër mbeshtet biznesin e mesem dhe te "vogel". Asnje prej jush nuk I rruan "lajthite" per te varfrit ,te papunet nevojtaret e vertete te Shqiperise . Asnje prej jush nuk e ka ne program zhdukjen e hajduterise 35 vjeçare dhe evazionin gjigand fiskal qe behet perdite ne syte e te gjitheve dhe shtresa e vetme qe humbet nga ky evazion eshte shtresa e varfanjakeve,te papuneve ,te pashkolluarve.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Liqeni

                              U prish dynjaja!????

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dordi

                                “Jasu” zoti Mero Baze qe nuk e respekton Arlind Qorin dhe programin e tij neoMarxist siç e quan zotrote! Nuk e di ne qofte se e ke marr vesht zoti Mero Baze qe ne zgjedhjet primare te demokrateve per kryetar bashkie ne New York City ka fituar nje djale 33-vjeçar me te njejtat teza siç beri fushate edhe Arlind Qori! Ekzaktesisht te njejtat! Dhe ku? Mu ne qendren e kapitalizmit boteror! Ndersa ti o zoti Mero Baze, nuk na qenkerke dakord megjithese e ke pase mishin dhe djathin me tallon nqs ke jetuar ne Tirane ne vitet ‘80! Mungesa e proteines na ka bere dem te pa pare te gjithe ne Shqiptareve te Shqiperise se nuk ka mundesi!!! Ec Bedrone!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tik Llapaqeni

                                  O Mero po nje Llapaqen na turbulloj per 6 muaj e shume i genjeu u mori edb e lek qe bridhte hu me hu . TIK Llapaqeni tha u be tere deti kos e pse mos mbush nje kove edhe une . A do to qe i genjeu ca e mire ua beri , u mori leket u shkerdhye ca neper bute se gjoja ky mut .uti do behej krye minister e do ua shperblente . Po fitoj nga te treja ate me te gjatin e t'ja japi gruas se vet ta mbaje te freskohet ne tere diten nga njehere edhe Tiku ta lepije .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Me mire qe ndodhi keshtu, se tregoi edhe nje here ate qe njihej, por qe u mundua te mashtronte njerzit per nje kohe te shkurter gjate fushates. Do bej me mire te bashkohet tek ai emisioni me kete "kryeministrin" Pilinci, e te flasin me njeri-tjetrin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sass

                                      Llapaqeni llapaj nje skizofren i semur mendor qe shyqyr qe nuk u fut ne kete parlament, e kam thene qe duten e pare qe ky idioot nuk duhet vlersuar po injoruar, llapaqeni te fuse bishtin nder shale dhe mos ta shikojme me ne ektan kete hajdut

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tezja dajko

                                        Mero! Cfare mund te presish nga dikush (llapaj) qe ka tentuar dy here vetvrasjen por per mendimin tim e ka bere per shantazh si sharlatan qe eshte.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Luzat8

                                          Mero ,per programin NEO-MARKSIST te Arlind Qorit ja fut kot , te jesh i majte ne politike nuk do te thote se je marksist ,te jesh krah shtresave ne vevoje ,minatoreve , pensionisteve,pa puneve ,njerezve ne nevoje nuk do te thote se je Marksist .E kam degjuar ne nje Podkast me Lea YPIN profesoresh ne LONDER dhe me ka lene pa mend per pregatitjen e tij intelektuale dhe integritet te tij ......

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mesuesi

                                            Luzat, Lea Ypi nëse nuk e di, është grua, ndaj hiqe (me mendje) atë e/të 'tij', referuar asaj, në paragrafin e fundit të komentit tënd.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. t
                                            tiku

                                            Tiku kur erdhi ne usa na tregonte ku fjeti po jo kush ja kish paguar biletat per 10 ,15 vete ka qene sekser i vjehrrit dhe kete nuk e ve ne dyshim asnji njeri qe ka jetuar ne shqiperi dha fjalen ne tv qe nuk do ta merte mandatin dhe beri gjithcka ta merte ky eshte tiku , qe nuk eshte si keta te vjetrit por me keq

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pipi

                                              Këtij lloj Adriatiku i duhet ndryshuar mbiemri nga "Lapaj" në "Lapere".

                                              Përgjigjjuni
                                              1. X
                                                XHERDANI

                                                Mero nuk i do kurr ata qe i ka mbi vehte ,qofte si karaktere qofte edhe si intelekt,ndaj kerkon kuptohet tek lloji i tij fshatar qe tia ndigjojne fjalen dhe ti kuptojne mendimin ketij ylli te gazetarise qe tani mendon se mjalta eshte me e embel se balta. E kush erdhi ne Tirane e nuk u be MERO?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tiku, strasburgu dhe ne

                                                  Mendoj se te vetmen teme qe duhej te merrej editoriali persa i perket tikut, duhet te ishte me vendimet e kunderta ( dystandartesh) mbi kuotat gjinore “ Ulliri kunder Ndojit” “ tiku kunder tikut” ku ne rastin e pare Kolegji Zgjedhor gjeti jo legjimitet ndersa ne rastin e dyte ( duke tejkaluar kerkesen) gjeti te arsyeshem te merrej me ‘ kuotat gjinore’ . Mero sikur te kishte Strasburgu te njetat standarte( mendje) si keto tonat… nuk do e merrte fare ne shqyrtim e kerkesen te Kosoves ( BAZUAR MBI TE DREJTAT E NJERIUT) pasi “ nuk legjimohen”. Keta tanet duhet ta kishin kete vendim ‘ ylle ne ballë’, pra, kolegji zgjedhor duhet te kishte shqyrtuar kuotat gjinore dhe te na shpjegonte se a ishin respektuar kuotat gjinore e pastaj te thoshte se a legjitimohen . Mero, jane ca vendime qe duhet te kene pergjendrimin tuaj pasi do perballemi ne te ardhmen me keto “ vendime rutine” e llogarite se cfare mund te beje nje “ tip sali-adriatik” ne pushtet. ( qe re jem i drejte me ty e me veten time, une jam per ate qe merr me shume vota e jo per “jam femer nuk ka rendesi vota”( teme tjeter e madhe kjo, madje edhe per strasburg), por qe keto dy vendime duhet te na shqetesojne, kete nuk e ve ne diskutim)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shenjtëria Llapaj

                                                    Po mos të bënte këto hajvanllqe që bën, po të mos ishte sharlatani që është dhe po të mos ishte dordoleci i sillogjeve të Arian Çanit, nuk do ishte Llapaj.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                                      Mero Baze duke i kushtuar opozites Editorialet e perditshme e duke mos ja bere dora kurre ne jeten e tij publicistike te beje nje Editorial te vetem per qeverisjen ne pushtet (si eshte Ekonomia, sa eshte Varferia, me sa banore ka mbetur Shqiperia, pse e nga kush ben burg Erion Velia), e tregon vete dhe e shpalos qarte per kedo qe nuk ka bajga militantizmi ne koke pozicionin e tij si sherbetori konstant i tere pushteteve e opozitari me i thekur i tere opozitave pa dallim feje, krahine, ideje!

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje