Në përpjekje për të kuptuar “triumfin” e “trampistëve” shqiptarë në Ukrainë

19 Gusht 2025, 19:25Editorial Mero Baze

Ka një ngazëllim popullor, sidomos tek disa “proamerikanë” të orëve të fundit në SHQUP, rreth asaj që ata e konsiderojnë si “vënie në rresht” të liderëve evropianë nga presidenti Trump. Është një perceptim që, në fakt, nuk i ka mërzitur liderët evropianë, as ka lumturuar vetë presidentin Trump, por në mendjet e “trampistëve” shqiptarë, kjo vënie në rresht e liderëve evropianë ka shkaktuar një triumf të pakuptimtë mes tyre. Gati gati u duket sikur kanë marrë pushtetin.

Nuk kam ndonjë kompetencë të gjykoj se çfarë do të bëhet me procesin e paqes në Ukrainë, por e ndjej që lufta do të jetë e gjatë. Përpjekjet e presidentit Trump për t’i ulur në tryeza të ndara Rusinë, evropianët dhe Ukrainën janë një lajm i mirë për botën, së paku sepse tregojnë se po përpiqet të ruajë një rend botëror që është plasaritur rëndë.

Por nuk dua të merrem me këtë çështje, sepse nuk jam aq i zoti për të analizuar, sesa me faktin se evropianët nuk ndihen të vënë në rresht nga Trumpi. Përkundrazi – ndihen të respektuar prej tij, pasi ai e quajti “ditë historike” pritjen e tyre në Shtëpinë e Bardhë, dhe as vetë Trump nuk dëshiron t’i shohë si ushtarë – përkundrazi, po i përdor si mekanizëm presioni ndaj Rusisë.

Ndaj nuk kuptoj pse ky ngazëllimi i “trampistëve” tanë, që Trumpi qenka duke e futur Evropën në rresht për ta bindur për konfliktin Rusi–Ukrainë, përjetohet si triumf nga këta tifozë vendas.

Deri tani, këta e kanë urryer SHBA-në sepse i ka shpallur “non grata” Sali Berishën. E kuptoj emocionin e tyre. E kuptoj edhe dhimbjen që Berisha po u merr dhe lekët e fundit të selisë për të paguar lobistë amerikanë, me një faturë që mund t’i ketë kaluar tashmë 20 milionë dollarë – dhe ky Trumpi, zemërgur, akoma nuk po bën gjë.

Pra, e kuptoj që këta e adhurojnë Trumpin me shpresë se do të jetë shpëtimtari i nderit të udhëheqësit të tyre, por nuk e kuptoj pse e përjetojnë si triumf faktin që Trumpi paska poshtëruar, sipas tyre, liderët evropianë. Sepse liderët evropianë nuk ua kanë shpallur “non grata” udhëheqësin e tyre, për të cilin ata urrejnë gjithë botën.

Përveçse zbulojnë një lloj adhurimi të fshehtë për Rusinë në konfliktin me Ukrainën – çka i shkon më shumë pjesës sovjetike të PS-së dhe jo asaj të PD-së – nuk besoj se ka ndonjë përfitim tjetër nga ky emocion triumfal.

Akoma më absurd më duket fakti që ata adhurojnë superpushtetin e presidentit Trump. Dhe është e vërtetë që presidenti i SHBA ka një superpushtet në botë, pasi është njeriu i parë i saj. E ka çdo president amerikan, qoftë ai një idiot, qoftë gjeniu më i madh i globit.

Por këta adhurues të superpushtetit të presidentit të SHBA, në Shqipëri, nuk janë nga ata që vënë njerëz në rresht, por janë njerëz të vënë në rresht nga një plak i rrjedhur, për hallin e tij. Dhe si të tillë, adhurimi i tyre për udhëheqësit e fortë që vënë të tjerët në rresht, nuk i bën palë me Trumpin, por me ata të tjerët, që sipas tyre “janë vënë në rresht”.

I gjithë ky triumfalizëm pa shkak, në të vërtetë reflekton justifikimin e tyre për faktin që janë vetë të vënë në rresht pas një plaku, dhe se duhet të adhurojnë ata liderë që fusin njerëzit në rresht. Nëse është kështu, atëherë kanë shpresë: ka 13 vjet që i ka vënë në rresht Edi Rama, dhe nuk dihet sa zgjat akoma kjo gjë që i bën kaq të lumtur.

23 Komente

  1. D
    Dom Bosko

    Lebërit kanë një shprehje o Mero. “Kush qi, e kush bën ah, uh, ah…” Kështu edhe PD me Sali Berishen.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Kaqë mënde kanë islamikët.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfurku

        Në kohën e monizmit shkon një antar i komitetit qëndror për punë fizike ne Fushë Arrez. Ditën e pare antari i komitetit u lodh aq shume duke prer dru sa që po mendonte si t'ja bente. Por druvari zonës i mësuar me punën sa here godiste drurin me spatë ja bënte, ëh, ëh, ëh. Te nesërmen antari i komitetit qëndror kerkoj druvarit në emër të partise ta ndanin punen. Druvari i tha:-Si të doj partia. Atëher AKQ i tha: Ti shoku druvar do ti biesh spatës ndersa partia do t'ja bej ëh, ëh,ëh.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Selitasi

          Hahahaaaa. Don Bosko mos vdeksh kurre, ti qe e shkrove dhe liberty qe e thone

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tiranare

          Doni te dini sa i zgjuar eshte Trump? Lexoni me poshte: Ne kohen a presidences se pare Trump shkon ne Berlin e takon Merkel. Trump-Si ka mundesi qe Gjermania eshte nje vend kaq i perparuar? Merkel- Ne gjithmone zgjedhim njerez inteligjent per te na drejtuar e keshilluar. Trump- E si e di ti qe dikush eshte apo jo inteligjent? Merkel- Ja po ta tregoj: Nderkohe mer ne telefon Wolfgang Schauble dhe e pyet: Eshte djali i babait tend por nuk eshte vellai jot, kush eshte? Dhe Schauble i pergjigjet: Jam une. Trump i mrekulluat vete ne Amerike dhe i ben te njejten pyetje Pencit. Pence i thote se nuk e di por do ti jape pergjigje diten tjeter. Keshtu Pence mer ne tel Obamen dhe e pyet per te njejten gje dhe Obama i thote: Jam une. Atehere Pence shkon tek Trump dhe i thote: E gjeta pergjigjen. Trump- He ma thuaj. Pence- Eshte Obama. Trump- Ik ore budalla, eshte Schauble.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapi eshte Trap

            Trapi eshte trap..... Trapi eshte si Kujtim Gjiza Trapi ka ndaluar 6 luftra imagjinare.

            Përgjigjjuni
            1. t
              taipi

              Po poooo,ta them un ju.Edvini I zi I narkodiktaturs ,inqeneratorit,vuqiqit,sorrosit t zi asht ay qy ka fryk nga koferencat e liri demokracis qy bon doktori ke selia e PD.Qytetari diqital ,analistat e lir,gazetart e lir jan ato qy friksojn narkodiktaturn e zez.M 2029 fitorja e opozits me lidershipsin e doktorit osht e sigurt.Shpresa e vërtet e opozits osht prof.dr berisha.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                O budalla koqevar çfarë trapllëqesh shkruan o idjot analfabet ?!Shko mëso të shkruash e të flasësh shqip se le kokrrën e namit dhe mos u merr me gjëra që nuk t’i rrok ajo mëndja jote e vogël sa e harabelit.Ik ruaj dhitë në pyll se për atë besoj do jesh i zoti ????????????.hë të rruat koka me gjithë vesh.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Trampisti.

                Dava trepẽsh. S’ka asnje kuptim sjellja e tyre e pakuptueshme. Kuptim nga sjelljet e atyre qe s’kuptojnẽ, s’ka kuptim te presesh .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Linza

                  Kur Amarika kishte president demokratet, keto plehrat e PD ishin kunder saj. Tani qe eshte Trump jane me te, me shprese te heqjes non grata te nje plaku te rjedhur. Sa per ate qe PS eshte me shume pro ruse Mero e ketij gabim. Shumica e analsteve pro PD, jane ne borderote ruse ose serbe.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Endri

                    Sakte Linza.Mero i kujton te gjithe si veten,qe ben cfare thote dhe thote cfare ben.Qelbesit e PD hiqen si patriote por, te paguar nga rusi, I kane bere te 1001 te zezat e ktij vendi.Jane ruset dhe te tjere,llumi kunder shqiperise, qe financojne monstren e vicidolit me banden e tij brenda dhe hashte vendit.

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    shtjefen palushi

                    Ne gjeopolitike o mero je si e ema e Zeqos maje thanes. Ahere o Mero, perse nanot e europes moren per dore dhe kllounin ukranez dhe vajten deri ne shtepine e bardhe? Perse nuk shkuan si "burra" trima ne Moske dhe te dialogonin me Putin? Jane aq koqe kanari qe "tregtari" Tramp i detyroi te blejne 100 miliard euro armatime nga SH B A... per ti bere "dhurate" ukrahines. Kuptove ndonje gje o Mero apo ta shtjelloj me gjate? Ke ngele te ura e Qabese.... barazon Salistet, me politiken e Trampit. Shqeto marrezi.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                      Demek ti ke marrë emrin e Shtjefnit, per t'u dukur i zgjuar. Emri nuk te bën as budall as te zgjuar. Që ne zgjedhjen e parë mbete ne klasë. Ndersa sa per shkrimin, ke komentuar pa e lexuar. Njeriu lexon, pastaj shkruan. Por ti, si "Shtjefën" me telefon që je, bën te kundertën. Mero Baze nuk mori persiper te analizonte politikën nderkombetare dhe paqen në Ukrainë. Ai vetëm nje pyetje bëri, per SHQUP-asit që sepse gezohen, vetëm nje Zot e di. Oh, e di edhe ti. Ose ti flet me Zotin, ose je demek i zgjuar nga emri, ose ..... je SHQUP-as edhe ti. Nga gezimi që ke, dhe nga fakti që shkrimi i Meros të ofendoi shumë, dukesh SHQUP-as. Por, thom unë nashti, nuk jam i sigurte per këtë. Se, emrin mund ta kesh vene Shtjefën, por qenke si Nasi Gjymi, çun metropoli që shet shalqinj. Po te mos kishte komentuar, nuk do ta kishim marrë vesh. Rrofsh që nace tregove.

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      Janko Jankollari

                      Po më dhimët Edi Rama, i cili me siguri është në hall për fatin e mikut të tij Aleksandrit. Edhe pak kohë, me siguri distancohet prej tij dhe kosovarët ia harrojnë thikat mas shpine që ia ka ngulë Kosovës në 4 vitet e fundit në bashkëpunim me dostin e tij Aleksandrin (qysh i referohet ai me përkëdhelje ish ministrit të Millosheviqit). Ja qiftë Kina nonën.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

                        Poeti disident Havzi Nela më 10 gusht 1988 u ekzekutua me varje në shesh në Kukës për të tmerruar ata që e shihnin. Kjo mizori është parandier në dy poezitë e tij binjake: “Nuse më dhanë robërinë" dhe "O liri o vdekje”. Ekzekutimi publik i Havzi Nelës, varja në shesh, zhdukja e kokës, pra krimi i zbuluar, pastaj fshehja e kufomës, është barbari që u bá me nënshkrimin e Kristaç Ramës për të cilën shqiptarët duhet të mendojnë sot e mot për veten. Poeti i martirizuar është në përjetësi. Lavdi Havziut. Poshtë komunistat e PS, liri Shipërisë.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhepisti

                          O Muc, Poeti disident Havzi Nela më 10 gusht 1988 u ekzekutua me varje në shesh në Kukës, sepse vrau nje punonjes policie ne detyre. Ndersa per aratisjen nga Shqiperia vite me pare u denua me burgim 10 apo 12 vjet. Per poezite e tij nuk i behej vone pushtetit, pasi nuk ishin publike dhe nuk perbenin propagande.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Aleksis Shomo

                          Eh more bac mbi 11000 Shqiptar i kan njej prej veriut ne vitin 2000 para syve te Hashim Danilloviq Thaqit dhe Klanit Pronto, para syve te KFOR-it dhe UNMIK-ut, para syve te KUINT-it dhe Ambasadorve te tjere, para syve te krejt ketyne qe sot rrahin gjoks e mshifen pas parullave Liria ka Emer…Liria ne GJITHE Kosoven erdhi vetem me ardhjen e Albinit dhe Vjoses ne pushtet pra prej viti 2021 tek athere u çliru Kosova ne teresi dhe at me vendim e urdher te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe me vendosshmeri te madhe te Policise sone krenarise sone dhe si rezultat tash ne veri qarkullojm lirshem pa u rreh apo masakru prej qetnikve serb dhe po kthehen kadale disa familje shqiptare ne PRONAT E TYRE ku jan perndjekur ne sy te Botes para 25 viteve. Kjo osht e vertata per ata qe dojn me nejt shtremt e me fol drejt. Ja qifsha robt Hashim Serbit e Rame Vllehut.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alfred konservator

                            Mero e dijmd qe je mbeshtetesi I fundit I atij qe krijoj nga zero shoqeria e hapur majtiste Globale Erion Velise. Ndaj dhe urrejtja jote kunder Trump qe I derrmoj ne vendin me te forte te botes deri dikund eshte e kuptueshme. Por analiza jote nuk eshte aspak e sakte. Per faktin se ata qe vertet jane ke ideologjine konservatore ne PD dhe me Trump ne menyre konstante sidomos edhe ne 2020 kur Trumpit ju vodhen votat dhe ti e gjithe majtistet e shoqerise hapur ne bote menduat fundit e tij politik jane pak. Une jam nje nder ata qe ne 2020 si perhere isha pa asnje pike lekundje ne mbeshtetje te forte te Trump. Une pervec Macron te France’s aleatit historik te Serbeve qe na Ben si “ anti Rus “ me I madh nuk kam thene qe lideret Europian po I ven Trump ne Rresht biles kam vleresuar Merz Melonin qe jane parti si motra dhe Rutter shefin e Natos. Ndaj kur te besh analize beje sikur eshte e vertet dhe mos i fryj kot politikisht se Lali Erin dhe Shoqerine e hapur nuk e ndihmon dot me. Ashtu sikur nuk mund te ndihmosh me disa soroiste Pal Mlysha ne PD sic ishe dhe ti dikur.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Uaaa, shpetuam!!!

                              Ouuuu, Alfred. Paskemi patur një strateg ne mes tonë, dhe nuk e dinim. Epo shpetuam tani. Ty te kemi pritur "O vigan liberator". Po lajmeroj qytetin qe te dalin te të presin me festë, miting, parulla, dhe hare. "Na erdhi çlirimtari".

                              Përgjigjjuni
                            2. n
                              niku

                              Mero sa per punen e nostalgjikeve ndaj ish- BS ,mund te kesh edhe te drejte tek pjesa me e moshuar e votuesve .Ndersa per pjesen pas viteve 90 ,lekët me origjine ruso -putiniane I ka marre shqupi ,sipas organeve te sigurise se SHBA.Me sa duket duhet nje nesti angoni tjetër qe te vihet ne levizje spaku per hetimin e saliut dhe lulit qe ishin ne drejtim te shqupit ne ate periudhe.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                UÇK

                                Marrja e Zotit,,,hore e banen ate Uck ,,,,jan kape per te pisat e nuk e leshojne,,,, Marre me ju ardhe ore ,po sa lufte ka pase tek ne,,,,,,Ma shume INTRIGA e vrasje mes vete se BAM kunder cetnikeve,----80 mije veteran ja keni veshe punetorit me 350 euro rroge oj POSHTERSINAT e Zotit,,,-------Me tu dhimbte ata qe erdhen me luftua nga shtetet perendimore,,,,lane pune e jete atje,,,,e erdhen te MALTRETOHEN nga CUBAT nga Ramushkat,dahutat,hashimkat etj,e PISAT te rrejshme.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlonjati

                                  Dy pyetje kam për ju koqevarët . 1- çfarë mutin kini që hyni për të komentuar në forrumet e gazetave të Shqipërisë , kur nuk flitet për Kosovën . Dhe 2- kur do të mësoni të shkruani gjuhën shqipe , si ky UÇK më sipër , që nuk e merr vesh as dreqi , se çfarë ka dashur të thotë ?

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Arbeni

                                  Patriot mos u mërzit se si analfabet injorant që janë koqevarët,pavarësisht që nuk dijnë të shkruajnë e flasin shqip duan mut që fusin hundët e tyre idjote pa asnjëfarë lidhje me temën që diskutohet në shkrimin e Meros.Ky UÇK-ja me gjithë të atin dhe vëllezrit e tij kur djemtë e UÇK-s luftonin janë fshehur poshtë fustaneve të grave kosovare që mbanin një kopaçe druri pas belit tamam si në kohën e njerëzve të egër.Popull i pacivilizuar,varu trastën debilave ????.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje