Alibia evropiane dhe fryma sovjetike e hartuesve të Kodit të ri Penal

4 Shtator 2025, 18:44Editorial Mero Baze

Ministri i Drejtësisë ka paraqitur një projekt Kod Penal me afro 900 nene, një ngrehinë gjigante ligjore që, megjithatë, nuk ka kaluar në asnjë nga fazat e domosdoshme të politikëbërjes së një reforme të tillë.
E vetmja gjë pozitive është se tani e dimë kush po e bën Kodin Penal: Ulsi Manja dhe Arben Rakipi, dy ish-prokurorë. Disa javë më parë, edhe kjo ishte e vështirë. Por me sa duket, disa ditë para formimit të qeverisë, ia vlejnë sakrificat.

Në të vërtetë, çdo reformë e tillë duhet të ndërtohet si një ndërtesë. Së pari, miratohet projekti; pas kësaj vjen ndërtimi – të gjitha detajet teknike që e bëjnë një projekt të zbatohet realisht. E njëjta gjë vlen edhe për një Kod Penal.
Nuk mund të paraqitet një “pallat” i ndërtuar paraprakisht si ndertim pa leje dhe të thuhet: “Ky është modeli im; ç’mendim keni tani?” Një qasje e tillë përmbys logjikën e çdo procesi legjitim reformues.

Lajmi më i mirë ishte se Kodi i ri penal do të respektojë standardet e BE-së, por më pas i gjithë shpjegimi ishte kundër Bashkimit Evropian.
Në këtë pikë, Ulsiu duhet të punojë më shumë që të lidhë fjalitë që deklaron me përmbajtjen e asaj që thotë.
Kur thuhet që Kodi Penal do të ketë në themel parimet e Bashkimit Evropian, nënkuptohet që në qendër të Kodit do të jenë parimet që mbrojnë të drejtat themelore të qytetarëve.

I gjithë ligjërimi i Ulsiut dhe Rakipit më pas ishte si të mbrojnë shtetin nga qytetarët, dhe jo si të mbrojnë qytetarët nga shteti.Nëse nuk vihen në plan të parë të drejtat themelore të qytetarëve, ligji nuk ka asgjë të përbashkët me Bashkimin Evropian.

Nëse motivi që ka vënë në lëvizje hartimin e Kodit të ri Penal është anëtarësimi në BE, ose duhet të ndryshohet grupi i punës, ose duhet të ndryshohet motivi – sepse të dy bashkë nuk shkojnë.

Mjafton fakti që të gjitha debatet e deritanishme i quanin “gjyqe”, dhe quajnë “debatë” vetëm ata që janë dakord me Kodin, për të kuptuar se në krye të kësaj pune janë dy sovjetikë, të cilët edhe thonë që do marrin mendimin e popullit, por nuk pranojnë debatet popullore – por do t’i marrin ato me “sondazhe”.

Ajo që na ofrohet sot është më shumë si një version i fryrë me nene deri në obezitet i Kodit të vjetër, por me një kamxhik edhe më të gjatë në dorë. Çdo reformë serioze në këtë fushë duhet të fillojë me kodifikimin e Procedurës Penale, aty ku garantohet procesi i rregullt ligjor – dhe vetëm më pas me riformulimin e vetë veprave penale.
Është si të pretendosh të ndërtosh një tren të shpejtësisë së lartë mbi shina të ndryshkura dhe të thyera.

Ne nuk kemi vuajtur kurrë nga mungesa e dënimeve. Nuk kemi pasur mungesë kamxhiku. Përkundrazi, në gjithë historinë tonë kemi pasur një tepricë dramatike dhe shpesh çnjerëzore dënimesh. Ajo që na ka munguar gjithmonë është procesi i rregullt ligjor, standardet e larta që mbrojnë qytetarin nga abuzimi me pushtetin represiv që vetë ligji i jep sistemit penal.

Është një iluzion i krijuar kryesisht nga diskursi politik se qeveria është pushteti më represiv. Në të vërtetë, pushteti më i frikshëm, më pak i kontrollueshëm dhe me pasoja më të rënda mbi të drejtën themelore të njeriut – jetën dhe lirinë – është pushteti gjyqësor penal. Një gjyqtar penal mund t’i heqë njeriut gjënë më të shtrenjtë që ka: lirinë, për 5, 10, 15, 25 vite, ose edhe përjetësisht. Një lloj vdekje sociale.

Prandaj, përpara se të mendojmë si t’i japim më shumë pushtet represiv sistemit gjyqësor, duhet të pyesim: çfarë kufijsh do t’i vendosim këtij pushteti? Çfarë garancish do të kenë individët për t’u mbrojtur prej tij?

Kjo është arsyeja pse çdo Kushtetutë evropiane – përfshirë edhe tonën – ka parashikuar procesin e rregullt ligjor si shinën e hekurt ku duhet të ecë treni i drejtësisë penale. Ndaj, ne i shkollojmë aq mirë gjyqtarët në Magjistraturë jo për të dhënë dënime, por për të ndërtuar proces të drejtë.
Sepse dënimet i jepte edhe Aranit Çela. Shteti i tij ishte kampion në statistika ndëshkimore, me dënime të shumta, të rënda dhe “shembullore”. Por kjo nuk e bënte atë drejtësi të drejtë.
Argumenti kryesor i tyre ishte se Kodi i ri Penal është bërë gati dy herë më i gjatë me nene (nga 350+ në mbi 800+) që të bëjë vendimmarrjen më të qartë. Ky përqendrimi tek numri i neneve është koncept jo perëndimor – pasi Kushtetuta e Bashkimit Sovjetik ka pasur më shumë nene dhe ka qenë më e kodifikuar, por nuk do të thotë që ishte shtet i së drejtës. Shumë vende të BE-së kanë më pak nene dhe qëllimi i ligjit është të edukojë, jo të ndëshkojë dhe kriminalizojë. Madje Kushtetuta e SHBA është nga më të shkurtrat por mbron çdo qelizë të lirisë së qytetarëve. Sovjetikët i kanë pasur të gjitha të gjata dhe fjalimet dhe ligjet dhe burgun.

Ishte shpresëdhënëse ideja që Kodi i ri do të depenalizojë shumë nene, por ishte e çuditshme se një nen që është i depenalizuar, (i dekriminalizuar) është neni mbi shpifjen dhe atë do ta penalizonte përsëri. Tha se shpifja duhet të mbetet vepër penale, pasi gazetarët apo opinionistët duhet të thonë të vërtetën dhe jo të spekulojnë. Sipas tij, është e rëndësishme për ata që janë nën presion të sistemit të drejtësisë dhe vendimmarrësve në qeveri. Por në çdo vend demokratik, gazetarët, analistët etj., komentojnë lirisht dhe kjo është e drejta e tyre, bazuar në faktet publike, edhe pa akses në dosje. Interpretimi i nenit për shpifjen është shumë i gjerë dhe lë hapësirë për abuzim dhe censurë, sidomos në një shoqëri ku niveli i arsimit nuk është perëndimor, dhe të drejtat e individit nuk vendosen mbi shtetin.

Por më e bukur është se Shqipëria e ka dekriminalizuar shpifjen por dy autorët e Kodit Penal nuk e dinë. Nëse e rikthejnë është hap pas.

Humori i Arben Rakipit se disa nga nenet që janë dukur represive, i kanë bërë me qëllim, për “eksperiment social” dhe test – për të parë si do të reagonte shoqëria shqiptare dhe nëse do të ishim të ndjeshëm, tregon qartë se grupi i punës paska marrë detyrë të testojë sa mban shoqëria mungesën e lirisë. Nuk e di kush e ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë eksperimente sociale me ligjin më të rëndësishëm të drejtësisë, sidomos në një vend që ka ende të freskët diktaturën, por e thënë dhe me humor bajat, duket shumë cinike.

Është njësoj sikur të thuash që Ulsin e kemi vënë ministër të testojmë derisa mban qeveria.

Madje dhe në çështje të ndjeshme ku BE ka direktiva të qarta për çdo nen siç është ligji i bigamisë apo LGBTQ, propozimi ishte që të hidhen në sondazh në opinion publik.

Standardet e BE nuk mbrohen me sondazhe por me liderë properëndimorë. Direktivat e BE nuk votohen, zbatohen.

Përqendrimi tek statistikat e dënimeve, si provë për drejtësinë, është represion i institucionalizuar. Dënimi nuk është prova e drejtësisë. Procesi i drejtë është provë e drejtësisë.

Kjo është arsyeja pse Kodi i ri Penal nuk mund të ngrihet mbi forcimin e dënimeve, pa garantuar me Kodin e Procedurës Penale themelet e procesit të rregullt ligjor. Vetëm një dënim i bazuar në një proces të drejtë është drejtësi. Vetëm ai parandalon, edukon dhe legjitimon sistemin.

Ndaj kjo e sotmja ngjante si një farsë solemne. Por sovjetike, jo evropiane.

26 Komente

  1. J
    Ja arritem dites qe edhe pleqte do q...me pensioni

    Lajmi me i mire eshte se do hapen bordellot ne kete bordello te madhe ku te gjithe vjedhin,plackisin,vrasin e djegin karrike dhe nuk denohen... Tani shqiptaret,jo vetem do rrine gjithe diten ne kafe,por do kene mundesin te q... me leke dhe kurvat do punesogen dhe shteti do mari taksen e qirjes... Keta bejnw ligje per vete se i varferi prap e ka brenda

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kamzhiku

      Mero, e drejta jote themelore mbaron atje kur shkel te drejten time. Ky quhet kod penal europian. Dhe jo te besh si te duash me te drejten tende. Hajdut!! Shok i Erjon Velise!!

      Përgjigjjuni
    2. t
      tarrasi

      Mero, problemi kryesor ne Shqiperi prej 35 vitesh eshte se pjesa me e madhe e popullsise ose njerezit e ndershem jane nen diktatin ose thundrën e hajduteve te ndryshem dhe evazoreve fiskale .Kemi shume njerez qe jane kryesisht te varfer qe jane te rregullt ne zbatimin e ligjit,te rregullt ne pagesen e detyrimeve ,nuk kane ndertuar pa leje etj .Ndërsa nga ana tjetër kemi hajdutet e shkerdhatokracise 35 vjeçare ,qe kane grabitur dhe shfrytezuar djersën e popullit qe punoi per 45 vjet,shkatërruan ushtrine, uzinat ,fabrikat,tokat bujqesore,shkerdhyen çdo lulishte me ndertime te shemtuara pa leje, blene diplomat e klasës se 8 dhe te mesme dhe sot drejtojne institucione,biznese dhe me siguri kane historik evazioni gjigand dhjetera miliarda eurosh dhe patjeter drita dhe uji pa paguar.Muhabeti eshte dhjerë aq shume sa nuk e rregullon dot as ky debati yt me manjen e rakipin(me gjithe respektin per te gjithe ju) e as perpjekjet modernizuese te ramës.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Të lumtë Tarrasi. Ke prekur plagën e vërtetë. Respekte vëlla.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tre shirokas bëjnë një kinez plus një lesh Ben- Ul

        Kodi i Ri Penal, karakterizojet si Një çikë sovjetik, një çikë si shumë katundar dibre, (na mbytën katundarët e Dibrës në drejtësi), një çikë si evropoleshë, një çikë si kinezë (sipas Veton Surroit), dhe në mbyllje një çikë si shumë pordhë groshe. Ky do të ishte përkufizimi më i saktë për këtë kodosh kodi të ri penal.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaonia

          Shumë saktë po s kemi asnjë lloj fuqie të ndryshojmë gjë, këto themi ne nga anët tona janë dyfeqe pas dasme . Kjo punë eshtë mbyllur e ne lexojmë e komentojmë këtu.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            E ke thene qe ne fillim: kodi ne dore te dy ish prokurorve te edukuar, shkolluar e formuar nga Partia e Punes...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lugano

              nuk kishin fare nevoje qe te lodheshin keta dy zoterinj, le te kishin marre kodin penal Zvicerian e ta perkthenin fjale per fjale, eshte nje nga kodet penale me te mire ne bote dhe qe mbron me te vertete te drejtat e qytetarit, mbasi Zvicra eshte i vetmi vend perendimor i organizuar mbi demokracine direkte (cdo vendim apo ligj aprovohet me referendum, pra vendos populli me vote), ndersa ne shqiperi keni democraci indirekte, vendosin parlamentaret e votuar nga populli. Kodi Penal Zviceran, fillimisht i përbërë nga 734 nene, është i organizuar në tre libra: i pari merret me krimet në përgjithësi, i dyti me krimet në veçanti dhe i treti me kundërvajtjet.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pro dhe kundër

                Ka shumë për të marrë dhe për të lënë te ky shkrimi i Bazes. " ...nënkuptohet që në qendër të Kodit do të jenë parimet që mbrojnë të drejtat themelore të qytetarëve". Dakord. Kjo është sa e drejtë, aq edhe e rëndësishme. Ose "...pushteti më i frikshëm, më pak i kontrollueshëm dhe me pasoja më të rënda mbi të drejtën themelore të njeriut – jetën dhe lirinë – është pushteti gjyqësor penal...Prandaj, përpara se të mendojmë si t’i japim më shumë pushtet represiv sistemit gjyqësor, duhet të pyesim: çfarë kufijsh do t’i vendosim këtij pushteti?". Kjo është vërtet një shprehje e artë. Ndryshe nuk jam fare dakord personalisht me idenë se "qëllimi i ligjit është të edukojë, jo të ndëshkojë dhe kriminalizojë". E kundërta është e vërtetë. Së pari t'i duhet të ndëshkosh, psh një shpërndarës droge dhe pas mbarimit të ndëshkimit fillon edukimi. Përsa i takon projekt-ligjit mbi shpifjen dihet se opinioni është diçka dhe shpifja është diçka krejt tjetër. Kush shpif pa fakte dhe vetëm për të dëmtuar duhet të dënohet pa një pa dy, qoftë gazetar apo politikan. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë gazetarët dhe shoqatat e tyre. Ti mund të thuash: "Une kam dyshime në ndershmërinë e iksit apo ipsilonit". Ky mbetet opinion. Por kur ti thua: "iksi dhe ipsiloni janë hajdutë", - ti duhet ta provosh akuzën. Ndryshe burg për shpifje. Ka dhe të tjera, por po e lë me kaq.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pallati me Kubikë një kubik pa pronar

                  Ky PRO dhe KUNDËR, është KM-Rama, në rolin e tallje bythës me robt. Është shumë i lexueshëm. Këto quhen shaka pe muti, i thotë Vrenezi i Korçës.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aaa

                    “ pro dhe kunder”. Qe te kuptosh se cfare eshte ndeshkimi ligjor DUHET TE KESH-DISH PARIMIN E DREJTESISE. Ne qofte se ligji ka si parim ndeshkimin, NUK DO KISHIM FARE NEVOJE PER GJYKATA, nje polic i thjeshte do te lexonte ligjin qe ke shkelur dhe direkt ne burg per aq vite sa thote ligji. Keshtu thua ti?! E kupton dot patimin e drejtesise ndermjet ligjit?!Ligji “ vodhe nje bukë = Vjedhje me dashje! DREJTESIA “ perse e vodhe? Se s’kisha te haja. Me mori uria = Nuk ka veper penale pasi e drejta per tu ushqer ESHTE PERIORITET SHOQEROR DHE SOCIALO-SHTETEROR. Kur te kuptosh keto, nuk do besh me gabimin trashanik te krahasosh ligjin me drejtesine. Dhe e fundit. Nuk quhet sistemi iligjeve por sistemi i drejtesise dhe drejtesia fillon nga lart, pra fillon nga qeverria e perciller poshte. Qeverria me istitucionet e saja krijojne nje SHOQERI DEMOKRATIKE ku kjo shoqeri pastaj behet ajo qe krijon qeverrisje demokratike e sidomos SISTEM DREJTESIE DEMOKRATIKE TE MBESHTETUR MBI TE DREJTAT E NJERIUT I CILI SI PERIORITER KA TE DREJTAT SOCIALE- pra ti te jetosh me dinjitet ku te kerkosh parqe per femijet e jo ndeshkim ligjor per femijet. Ndaj i nderuar, vendet qe kane si perioritet drejtesine demokratiko-shoqerore jane ato qe rrogen e kane rreth 5 mije euro ne muaj, ushqimet ne supermarket jo verem i kane shume me lire se ne “ te ligjit ndeshkues” por shume e shume me te sigurta, kane parqe qe te luajne femijet e te mos merren me droge por te ARGETOHEN, kane or kane por nje gje nuk kane “ te mendojne si popull se ligji eshte ndeshkues”

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lei Feni i Dohoçishtit me idiotin Shupenzak

                      Aaa…. Si portavoçe, i “Pro dhe kundër”, tregon se i paska përcëlluar “pallati me kubikë”.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pro dhe kundër

                        Je 100 për qind gabim në të gjitha ato që shkruan o AAA. Ligji ka dhe duhet të ketë si bazë ndëshkimin. Edukimin e bën shkolla, familja dhe shoqëria. Ti po na tregon një histori me atë që vodhi një bukë se kishte uri. Përralla kalamajsh. Unë fola për shpërndarësin e drogës, që nuk do te punojë, por do të jetojë duke u shitur helm naivëve dhe budallenjve. Askush nuk kërkon ndëshkim ligjor për fëmijët! Ku e ke gjetur ti këtë?! Ndryshe vendet perëndimore po përmbyten sot nga droga, sa që po mendojnë të nxjerrin ushtrinë në rrugë, për të luftuar këtë fenomen. Në Angli, Suedi etj po ka demonstrata për të dëbuar emigrantët e paligjshëm që merren me vjedhje, grabitje, përdhunime dhe shpërndarje droge. Ligji po nuk qe ndëshkues nuk ka nevojë të jetë fare.

                        Përgjigjjuni
                    2. P
                      Puci

                      Kodi ri apo ai qe qin popullin

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cute Babulja

                        Mero lexohesh qartazi qe ke nje inat e Ulsiun dhe shkruan brockulla! Ti e di shume mire qe duke filluar nga 1995, kur Shqiperia u pranua ne Keshillin e Europes, cdo ligj i neneshtrohet ekspertizes europiane para se te miratohet. Per me teper aktualisht qe jemi kandidate te Bashkimit Europian! Mia spekullo me sofizma!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Analize e sakte dhe plote! Skanim i vertete i rrumpalles ne sistemin e drejtesise!!! Nje kontribut i cmuar ky shkrim !!!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            MERO çensura

                            Parimi i kodit të ri penal është: vidh një bukë nga halli dhe futesh në burg , vidh një shtet të tërë dhe bëhesh mbret, ose më saktë autokrat që i hanë dardha shokët.

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ymer Abazi

                              Sa per ta freskuar ca kujtesen ty e mos shkelesh ne derrasa te kalbura - Ajo Fryma Sovjetike e hartuesve te kodit te ri penal eshte fiks ajo e inspiruar nga Edi Kristaq Aneta Rama se nuk pjerdh dot as Ulls maloku e askush tjeter me fustan a pa fustan te Rilindja pa ate Frymen e tij, or Mero.

                              Përgjigjjuni
                              1. … i biri Abazit

                                Ymer Abazi nqs kodi është inspiruar nga Edi Rama , të tjerët të kesh turp që i përmend se kanë shkuar në të drejtën e tyre, bravo i qoftë. Edi Rama qënka gjeni që edhe me ligjet u merrka vet. Inati i madh të bën të të duket sikur Edi Rama është Zeusi. Sa për kodin, ose projekt kodin pikërisht ai ka në qendër të vemendjes njeriun e ndershëm dhe jo shpifësit si gazetarët tanë, që janë kthyer të gjithë në gjobaxhinj.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mos e besoni po deshet

                                  Gabim te mendohet se Kodin e ri penal e ka urdheruar Rama! Ashtu si eshte Gabim te mendohet se SPAK ate Erion Veline e burgosi me urdher nga Rama! Sepse Rama nuk ka asnje lidhje as me Kodin penal, as me SPAK, as me Ekonomine, as me Shqiperine...Edi Rama ka perkushtim vetem ti fale Sazanin familjes Trump a ti bjere ne gjunje Melones, kaq! Sa per ketu brenda vendit gjithcka ja ka lene ne dockat e asaj Balluke vocrrakes...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. h
                                    hani mut por mos hani shume se te ben zullum

                                    Fryma Sovjetike e hartuesve te Kodit te ri Penal - nuk e keni nga Saliu, por nga vete Mero Baze or budallenj rilindjote! Ndaj ne keni sadopak dinjitet, lavderojeni si beni ngahera. Ne keni budallallek me bollek, mallkojeni si dikur...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xha Braho

                                      Nga e nxore ket frymen sovietike o Mero? Nga vrima e Urithit? Hahaha. Lerini ekspertet te punojne, degjoni pastaj komentet e eksperteve te BE dhe vendos kuvendi. Keto qarje apo gjoja kritika nga jo kopetente jane si glasat e zogut.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Drejtesia.

                                        MERO JU MBRONI KRIMIN.I SHERBENI KRIMIT.NJERIU NUK EDUKOHET QE KRYEJ KRIM SE UNE TE EDUKOJ DUKE TE FERKUAR BYTHET ME NJE DENIN QESHARAK.SHPIF TI MERO E KALLEPET SI TY DHE DUHET TE MOS DENOHENI. LIRIA E SHPREHJES DHE MENFIMIT KA KUFI DER ATY KU NUK ME DEMTON MUA,POR JU DONI PA KUHJZIM TE SHPIFNI DHE AKONOZI SI JA DO MENDERJA JUVE.PIKERISHT JU DUHENI DENUAR RENDEBSHUM RENDE.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Qafë e Sokolit

                                          …..dhe më në fund DREJTËSIA alias Edi Rama,,po nxjerr “dhëmbët”. Siç duket, diku varka po merr ujë, që në përpjekje për të mballosur vrymat, përdor thumba në vënd të gozhdëve apo vidave, mbasi këto të fundit, kanë dinjitet e personalitet, e nuk binden qorrazi. Uroj t’ja dalë në krye, por e keqja nuk i vjen nga ne, por nga të vetët plangprishës dhe zullumet e përbashkëta të bëra në kohë. Dymbëdhjetë vjetnë qeverisje, do apo nuk do, ka krijuar KRISJE, që zor se saldohen, sepse llamarina është kalbur.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. V
                                          Vend muti

                                          Baze, ke te drejten e zotit, ti nxjerresh pasqyren para surratit nje katundari, qe gjarperon reth karriges se kryeministrit, vec per fitim personal te dinastise se vet peshkopajase, sic eshte specia maja. Dhe ti e din shume mire Baze, por nuk guxon ta thuash qe maja, eshte vec nje eunuk ne haremin e sulltanit piktor.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            DS

                                            E ke pergjigjen sot nga DASH o Mero. Fshije kete qe ke bere dhe nisja ta rishkruash prap!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje