PS duhet të shkojë në paqe në zgjedhjet e reja të Tiranës

11 Shtator 2025, 18:09Editorial Mero Baze

Vendimi i Edi Ramës për të shkarkuar Erion Veliajn nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, përmes Këshillit Bashkiak, është i nevojshëm për funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës, por politikisht i panevojshëm, duke e bërë këtë pa i kërkuar më parë Veliajt dorëheqjen nga ky post.

Erion Veliaj është në paraburgim, prej muajit shkurt pa akuzë, dhe kërkesa për gjykim i është dorëzuar dje, një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS. Është normale që kryeqyteti të ketë një kryebashkiak të ri në kushtet e pamundësisë fizike të kryerjes së detyrës, dhe Manastirliu është një figurë e duhur përbashkuese, por ngërçi fizik dhe nevoja për funksionimin e Bashkisë së Tiranës nuk ka pse të krijojë  një ngërç politik brenda PS.

Është "sekret" publik tanimë që në betejën kundër Veliajt ka frymëzim socialist, dhe kjo duhet ta bënte më këtë kujdesshëm procesin e zëvendësimit të tij.Kryeministri Edi Rama, për të treguar se nuk ka ndikim mbi drejtësinë dhe për të ekspozuar dëmet e një vendimmarrjeje të gabuar të drejtësisë së re, duhej t’ua linte kostot politike atyre që e morën këtë vendim, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre brenda partisë. Çdo ditë, ai dhe Partia Socialiste duhej t’u shpjegonin qytetarëve dëmin e madh që kjo drejtësi po i shkakton qeverisjes së Tiranës, si pasojë e një vendimmarrjeje kulisash, hakmarrëse dhe tërësisht antiligjore. Në këtë mënyrë, PS do ta kishte më të lehtë të hynte në fushatë si viktimë e një drejtësie hakmarrëse, e bashkuar rreth viktimës dhe jo rreth xhelatit – qofshin këta jashtë apo brenda vetë partisë.

Politikisht, Erion Veliaj nuk ka arsye të bëjë betejë me Partinë Socialiste pasi i ka duart e lidhura, ndaj dhe do të ishte shumë e thjeshtë marrja e konsensusit të tij për dorëheqje.
Shkarkimi përmes Këshillit Bashkiak ka nevojë përsëri për mirëkuptimin e tij, pasi me precedentët ligjorë të krijuar në Shqipëri, ai nuk shkarkohet.

Sipas ligjit, Këshilli Bashkiak mund të shkarkojë kryetarin e Bashkisë nëse ai mungon tre muaj pa arsye.
Por precedenti i Sali Berishës, i cili mungoi gjashtë muaj në Kuvend se ishte me arrest shtëpie, u interpretua nga Kuvendi i Shqipërisë si mungesë me arsye dhe nuk iu hoq mandati, çka në këtë rast përkthehet që nuk shkarkohet as Veliaj.
Po ashtu Fredi Bejleri, nuk u shkarkua nga kryetar bashkie për shkak të mungesës së tij për të bërë betimin, por u shkarkua kur u dënua nga gjykata.
Pra jemi ende në kushtet kur Veliaj mund të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak dhe ta pranojë duke mos shkaktuar krizë, pasi ka hallet e veta me drejtësinë, por nuk jemi në kushtet kur mund të shkarkohet pa dëshirën e tij, edhe pse po ia bëjnë fakt të kryer.

Dhe që Veliaj të ndjehet komod në dorëzimin e detyrës, duhet së paku që zyrtarisht Partia Socialiste të distancohet nga qëndrimet antihumane të ish-ministrit të saj, Ulzi Manja, i cili ka vepruar si një vegël e verbër hakmarrjeje brenda PS, për të linçuar familjarisht Veliaj dhe për ta poshtëruar atë. Shkarkimi i tij nga ministri i Drejtësisë nuk mjafton. Ai u kthye në simbol të një vegle të pështirë linçuese kundër një të zgjedhuri të Partisë Socialiste, dhe ka aplikuar standarde dyfishe me të paraburgosurit e tjerë po ashtu politikanë, nën gënjeshtra të trasha që i shpikte vetë ose ia ofronin ata që e urdhëronin. Si një ish-ministër me një rrjet nepotik në administratë dhe drejtorë të korruptuar nën vete, ai ndjehej ndoshta i shantazhuar ta bënte atë që bënte, por Partia Socialiste duhet të ndajë nëse ato kanë qenë qëndrime të saj apo të Ulziut.

Kjo do të vlente për të relaksuar raportet politike të paraburgosurit Erion Veliaj, të cilit tani po i kërkohet padrejtësisht të sillet si ato grupet armiqësore të viteve ‘70 që dënonte Enver Hoxha dhe para pushkatimit thoshin “të rrojë Partia”.

Pra, jemi në kushtet kur beteja juridike e Erion Veliajt kundër PS është e fituar nëse ai e nis, por nuk i vlen. Kurse PS i vlen shumë paqja politike dhe solidariteti me të, për të mos u dukur një parti intrigantësh, mosmirënjohësish, besëprerësh, kokulurish dhe karieristësh që shkelin mbi njëri-tjetrin për pak më shumë lekë e privilegje.

Eksperimenti social që po ndodh në PS për të testuar deri ku mund të shkojë shkelja e dinjitetit të njerëzve për të mos folur, është shumë më i rëndë se sa linçimi i Erion Veliajt. Dhe nëse fati i Veliajt tani është problem i familjarëve dhe miqve të tij, dinjiteti i partisë në pushtet është çështje edhe e dinjitetit të shoqërisë shqiptare.

52 Komente

  1. T
    TinkerTailorSoldierSpy

    Mero, teper i madh, si zakonisht. Nje turp e faqja e zeze, ajo qe beri Rama, sot. Nje frikacak, delirant dhe mosmirenjohes. Shkon dhe rrethohet me birbo dhe kellira kryekeput mjerane si Ballukrat e me shoke. Eshte e qarte tanime - Rama ka patur frike Veliajn ne PS dhe e eleminoi me ndihmen e atyre qe ti evidenton. Sa fatkeqesi per socialistet. Nje neveri. Thjesht, nje neveri.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Builder

      Do këshillojsha GJITHËKËND, që me dashje, apo pa dashje, direkt apo indirekt, janë ngatërruar me “çështjen” Veliaj, që “ATË GJË, QË NUK DO TË TA BËJNË TË TJERËT, MOS JA BËJ EDHE TI TË TJERËVE”. Bota është me rrota…. Gjithëkush ka dhe do të ketë patjetër RRADHËN e vet.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari

        Mero, mendoj se këshilli bashkiak nuk do të arrijë të msrë vendim për shkarkimin e Veliajt dhe negociatat kanë filluar që sot me qëllim që këshilli të mos detyrohet të marë një vendim antiligjor...... . Pra nesër presim që Erion Veliaj të japë dorëheqje nga detyra e kryetarit të bashkisë. Por ai nuk do të heqë dorë asnjëherë nga kërkesa për pafajësi dhe dëmshpërblim që mund të shkojë deri në 100 milionë euro.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prind

          Veliaj mbase nuk eshte engjell, por e sigurt eshte qe eshte shume me i admirushem se keta qe u ricikluan... Veliaj do bente mire qe te aktivizonte kodin " dy duar per nje koke" dhe....te çele nje etape te re per mjedisin dhqip5ar te katandisur me zi se ne vitet " 60

          Përgjigjjuni
        2. E
          Endri

          Rama eshte ne fund te karrieres se tij dhe nuk ka pse te kete frike nga askush.Perkundrazi ,po mundohet te lere nje strukture te gatshme per te vazhduar normalisht dhe pas ikjes se tij.Nje idiot si ty qe mer grate e botes neper goje nuk ka nga ta kuptoje.

          Përgjigjjuni
          1. A
            ACE

            Te shkoje ne paqe, domethene, deri para zgjedhjeve te bashkise, Veliaj te jete liruar? Dakort jam, me nje kusht, te vesh ti Mero ti zesh vendin ne qeli.

            Përgjigjjuni
            1. p
              populli

              Mero se Isai se Musai akoma si eshte gjetur faji...!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kutuzovi

                Do ishte mire qe Rama kete qe beri sot me shkarkimin e Erion Velis eshte gabim i madh dhe nje berje qejfi per Sali Berishen me horrat e tij. Rama do t'a kete nje spjegim per kete,ai nuk e bente nje gje te till,pasi Erionin ai e ka pasur krahun e tij te djatht. Do ,presim,kush do jete arsya sipas Rames.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arjan

                  KOHA E RAHMUTIT KA KOHE QE KA MBARUAR O RIPJELLESA ASHTU DIC KA MBARUAR KOHA E QOFTELARGUTSALEH.

                  Përgjigjjuni
                2. .
                  ...

                  Korrë e mosë lidhë, shkrim kotë Mero. SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A

                    I mbani mend kongreset e diktatorit ne ate kohe. Fliste Enveri, mbante raportin per planin 5 vjecar, por flste edhe mehmeti, adili, ..., lenka, emineja, fliste dhe perfaqesuesi i kooperativisteve, i klases punetore etj. Pra diktatori dhe sistemi qe te kishte privuar fjalen i linte te flisnin, kurse dje...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arjan

                      RUAJA CIK MEROS TI TINKER O DEBIL ,AKOMA ME MERONTI O DERDIMEN BOTA KA NDRYSHUAR TI PRAPE MERUA PRAPE RAHMUTI E PRAPE SALEHU.NUK U NGOPE ME MUT 35 VITE

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbjon Mazniku -the boss

                        Për herë të parë Ymeri na e mbushi mëndjen plotësisht: Ulusiu dhe vetëm Ulusiu ja futi Erjon Velisë sa krahu !! Rama u përpoq I shkreti ta mbronte, ti pajtonte të dy, Ulusiun me Vajgurorin, por Ulusiu ishte I vendosur tja priste kokën Lal Plehut dhe ja preu. Nuk pyeti fare për Ramën.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Prind

                          Si ka mundesi qe Veliajt i behet ky gjyq nisur nga nje denoncim anonim, Nderkohe qe Balluku ka nje mal me denoncime reale dhe rizgjidhet 2???!!! Rizgjedhja e Ballukut e kompromenton shuuuume vete Ramen sepse duket ashiqare qe ajo nuk i ha dardhat pas kurrizit te tij......

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Shpresojme qe Erion Véliaj del i pafajshem

                          O Mero .... Rama sot nuk la gje pa thene per ate pseudo drejtesi e futi ne hale , foli shume eger per te mbrojtur Véliaj ...... Nese Véliaj mer pafajesin del me i forte seç hyri , po nese Véliaj denohet, denohet dhe PS , megjithate besoje se ka pasur nje komunikim midis Rames dhe Véliaj.....

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mondi

                            Kto nese-t e tua futi aty ku e di ti vete.Rama dhe plot te tjere denon praktiken e ndjekur ndaj veliajt dhe shume te tjereve qe burgosen ne baze te akuzave te paprovuara.Nese neser a pasneser akuzat provohen, denohet veliaj jo PS.Kush ben peson.Si u denua,si nuk u denua,burgosja pa prova eshte shkelje e te drejtave te njeriut dhe shkaktari duhet te denohet.

                            Përgjigjjuni
                          2. k
                            katarakti

                            Mero duket se i bie pragut që të dëgjojë dera. "Sulmon" PS-në, por jo drejtpërdrejt Ramën! Problemi është: pse u bë kurban Veliaj? Kush është roli i Ramës në këtë mesele?! Mero përmend vitet '70! Do ishte mirë të përmendte vitin 1981 kur zëvendësi, "trashëgimtari" u bë kurban nga Enver Hoxha.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Po

                              Rama te shet or mik.. ata ne Vlore nuk jane budallenj dicka kane kuptuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                niku

                                Mero ,se pari duhet përmendur se përkrahja e antaresise ,aktivisteve, dhe sidomos votuesve te PS eshte maksimale per zotin Veliaj.Ai ka treguar me pune se e meriton kete respekt nga te gjithe socialistët pavaresisht nese "lidershipi dhe udheheqesia" e pëlqen apo jo kete përkrahje.Se dyti duhet përmendur se sot kryeministri I mëshoi fort shprehjes " ne nuk komentojme asnje fjale nga veprimtaria e drejtesise se re,pavaresisht se si sillet me te drejtat e njeriut,me gabimet qe ben etj etj,por duhet te presim derisa te rriten keto organe, qe jane vetem 7 vjeç sipas kryeministrit.Me nje fjale "prit gomar te mbije bar"I them I ne socialistet nga fshati.Atehere I bie qe me kete metoden e vetkorrigjimit dhe rritjes se avash -avashte,duhet te presim edhe disa dekada te tjera qe intitucionet e drejtesise dhe gjithe intitucionet e tjera qe nuk punojne si duhet , te rriten dhe te vetekorrigjohen.Problemi qe del ketu eshte se kush I vuan ne jeten e perditshme kostot e rritjes dhe vetkorrigjimit ,Natyrisht qe shtresa e larte ekonomiko-politike ,nuk besoj se e rruan shume by,then per keto kosto ,keshtu qe peshen do ta mbajne shqiptaret e thjeshte ,dhiz iz a mirakull ov fridhim.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mjerim…

                                  Lajmet sot: MOS PRANIMI i manastirlut si kandidate per kryebashkiake. Fjalimi i rames… nje nder fjalimet me te sakta ne 113 vjet politike ( gje tjetet se cfare behet ne realitet, por fjalimi dhe sidomos pikat qe preku, ishin ne lartesine e duhur per mos thene qe ne shume pika ishin brilante). Shkarkimi i ulsiut. Dhe kryesorja… mos levizja e ballukut qe me pak fjale, ku ishe… hiq gjekundi. Ca bere… te njetat. Ca do besh… NJE VRIME NE UJE EDHE PER KATER VJET

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jepi gaz o abaz

                                    I mjere Belinda balluku eshte aktorja kryesore qe sot luan filmin e dikurshem te Monika lewinsky tek filmi me Bill Clinton ♥️ nen tavoline me telefonin ne dore Kuptove gje apo ta them troc.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mjerim

                                      …abaz, e verteta eshte se rama ka tjeter nga kjo qe mendon ti, komplet emer tjeter qe as te shkon mendja. Edhe une keshtu si ti mendoja por… Ndaj te ta them une ty troc, belinda nuk eshte e rames

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arjan

                                        MJERIM O TE QIFTE KINA CDO GJE TE GJALLE KAQ I VERBER JE O KOQE RAMA KY KOPIL KOMUNISTI NA PASKA MENDIM TJETER KUSH JA LA KRISTAQI APO E MESOJ POSHTE URES NE PARIS.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ik o bythqirë

                                          Arjan, ilacet, sipas recetes, vape sot, mbyllu brenda. Kujdes mos lexo shume, ndikon per keq… ta ka thene dhe doktori, jo doktori serb , por serbet qe te kane qire. Pas ores 7 mund te lexosh se ftofet pak… moti jo bytha… ate, pra bythen, e ke me problem, ta kane bere serbet kulluse

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Ik o bythqirë

                                            Arjan, ilacet, sipas recetes, vape sot, mbyllu brenda. Kujdes mos lexo shume, ndikon per keq… ta ka thene dhe doktori, jo doktori serbi , por serbet qe te kane qire. Pas ores 7 mund te lexosh se ftofet pak… moti jo bytha… ate, pra bythen, e ke me problem, ta kane bere serbet kulluse

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Arjan

                                              HAHA KJO TE NDODH KUR JE RIPJELLES E HUMB ARSYEN DHE FLET SI TIFOZ.KU JEON TI O KLYSH MAJMUNI SE NJERI NUK MUND TE TE THUASH .E KANE KTHYER TIRANEN NE NJE HALE DHE TI PRET TA RREGULLOJNE HAJDUTET PD DHE PS .PARTIA SOCIALISTE KA DALE JASHTE KONTROLLIT ESHTE BERE PARTI LIDERI ,NDOQI RRUGEN E QOFTELARGUT QE SHPALLTE ARMIQ CDO PESEVJECAR DHE VRISTE NJRREZ TE PAFAJSHEM.PARTIA SOCIALISTE NUK KA FYTYRE TE DREJTOJ TIRANEN,POR AS TE NXJERR KANDITAT .SHOQERIA SHQIPTARE DUHET TE BASHKOHET KUNDER KRIMINELEVE QE PO DREJTOJNE KETE VEND.NE NJE VEND QE NUK KA SHPRESE RIPJELLESI ESHTE I LUMTUR ,VENDI PO BOSHATISET DHE KY THOTE ME MBURRJE QE JAM RIPJELLES SOCIALIST O TE QIFSHA SOCIALISTIN DHE DHEMOKRATIN E SALEHUT .

                                              Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Toni

                                      Mero, paragrafi i fundit eshte me brilanti. PS eshte perdhunuar, ska me dinjitet. Duhet nje parti e re e majte dhe Veliaj bashke me mbeshtetesit e tij duhet ta bejne kete, por jo me ata mbeshtetes qe ulen ne preherin sundues te rames.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PRoShi

                                        7 muaj në burg një kryetar bashkie që pothuajse e pamë për 10 vjet gati çdo ditë në mediat televizive me punëra e tij. Ai dinte ta bënte publike edhe kur pastronte një shesh lulishte nga barërat e këqiat. Kemi 7 muaj që bashkia e Tiranës drejtohet nga një "fantazmë". Një grua që kurrë punën e saj si kryetare në detyrë nuk e ka bërë fizike në tv. E thjeshtë e padukshme, e kudondodhur por pa asnjë kameraman nga pas. Bashkia do një bashkiak që të ketë fytyrë. Por jo aq sa të lali Errit .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Labo

                                          Dakort me PRoShi-n, por jo edhe me kërriça e koqe e bole kandari, si Blendi Sulaj, që pa e ditur akoma se ku e ka zyrën e zv.kryetarit në Bashki, ngeli duke dalë nëpër TV, a thua se zbriti ZEUSI në tokë. Po qe se këto modele do të drejtojnë këtë Vënd, shumë shpejt do të bjerë në greminë.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Trojan

                                          Po Mero, ne paqe te shkoje... R. I P

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fpa

                                            Rama te kete kujdes nga klani dibran.. Dumani -Ulsiu- Ballukja( nga gjyshja e nga nena,) si klani dibran.i kohes e Enverit; Nexhmija- Haxhi Lleshi- Xhelil Gjoni- Femi Abdiu....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kallarja kuqe

                                              Harrove Lamallarin e fresket, vendlindja kape icik : peshkopi

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Arbnor

                                              Do ia dhuroje saliut e tropojaneve bashkine e TIRANES dhe Saliu e mban ne pushtet ramen derisa te shkoje ne....! Pune vllehesh e serboboahnjakesh. Shqiptare, kuptojeni mire situaten. Gjithcka eshte sajuar kunder jush. Misioni per shkombetarizim i Rames e SALIUT VAZHDON. Ne BE do te cojme vetem shkopin e flamurit e poturet e rames! Heqin flamur e vene brekushet e rames! Kjo do te quhet arritje madheshore e sali rame nano meta! Mos e merrni thjeshte shaka kete.me siper se neser nuk do te jete vone, por do te jete e pamundur! Shqiptare, zoti ju ndihmofte, shpetofte e nderofte!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                ABC-ja

                                                .. NJË DITË përpara shkoj çështja për gjykim....!! Duhej pasi ditën tjetër të mbahej fjalimi "mortor" aty ku gjithmonë flitet mirë për atë që iku "" "!!! Kush i ndërmjetëson (ose i ndermjetësonte) këto lëvizje???!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kallarja kuqe

                                                  Jo vetem per gjykim, por 2 ore para fjalimit madheshtor te Sulltanit u hodh shorti per gjygjtaren ( noteren ), qe cuditerisht deri me sot ska dhene asnje vendim ndryshe nga kerkesa e spakut ne 6 vite. Etleva Deda. Skishte ndodh naj here shorti brenda 24 oreve. Por sulltani sdinte gje per kok te beles. Hajt terqeta nashi, ta gezojme edhe 20 vjet Sulltanin e madherishem

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. Z
                                                  Zgjedhësi por jo votues

                                                  Mero! Tjetër duhet të ishte analiza jote për sot. ... Detyrat që Rama i vuri opozitës dhe gjetja e saj në befasi........ . Zgjedhjet ishin masakër elektorale...... . Ashtu? ..... . Doni zgjedhje, zgjedhje do të keni!......... Në Tiranë , Vlorë dhe Berat dhe 3 bashki të tjera më të vogla...... . Urdhëro Sali, fitoji dhe fakto se zgjedhjet e majit u vodhën..... . Ndryshe hesht gjithë jetën........... . Dhe PD është kapur në bafasi... .. . Pas këtyre zgjedhjeve, për Berishën nuk ka asnjë shpëtim...... . Këto zgjedhje janë dënim me varje për Sali Berishën.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                                                    Bashkia e Tiranes eshe ne korrupsonin me te madh. Sidomos ne UKT

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Artid

                                                      Dorheqen ta jepte qe kur u arrestua. Deri sa nuk e dha do te thote qe para fatit te tij personal nuk vendos as partine e as tiranen

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Socialisti

                                                        Mero, Edi Rama eshte thjesht ne dekadence mendore. Nje neveri per ate qe beri. Kam patur shpresa qe do ishte lider i vertete, por pas kesaj qe ndodhi me Veliaj, eshte thjesht nje frikacak. Kaq dhe pike. Shpresoj te marre mesazhin e duhur ne zgjedhjet e TR, e cila, pas Veliaj ne burg, eshte kthyer ne nje gheto te qelbur papastertie.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Prind

                                                          @ Socialisti,- Komenti jot me i sakti Rama qenka kopja me e shemtuar e Enverit Enveri vrau gjithe shoket dhe u shkaterroi familjet me firmen e Beqir Ballukut Historia perseritet......dhe fundi Beqirit dihet...

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. L
                                                          Linza

                                                          Nuk krahasohet rasti i Veliajt me dy rastet e dy plehrave Beleri dhe SB. Nuk mund te presi Tirana pa drejtues me muaj a vite sa te mbaroje gjyqi. Mendoj qe Rama i ka kerkuar doreheqjen Veliajt dhe ky e ka refuzuar. Por kurresesi Rama nuk duhet te permendte shkarkim ne nje mbledhje publike. La pershtypje shume te keqe prej hakmarresi.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Petriti

                                                            You flying so high Mero…..Don’t ❗️

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Doktori

                                                              Une jam dakord me te gjitha argumentat qe sjell Mero,ne lidhje me burrerine,karakterin dhe procedurat e ndershme qe duheshin ndjekur nga PS dhe Edi Rama ndaj Veliut,ama nuk mund te jem me argumentin se " Edi Rama e ka patur frike Erion Veliajn,se mos i merrte partine!!!" Une do te thosha se eshte nje mendim naiv. Erioni nuk ka patur kellqe ta rrezonte Ramen dhe as seriozitetin e nje burre shteti per te bere K/Ministrin me mire se Rama!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Alfred

                                                                Dy paragrafet e fundit jane perle e vertete! Me nje stil per t'u admiruar, Mero po na thote se ne Shqiperi eshte kthyer koha e erret e viteve '70 dhe se soroisti Edvin s'eshte gje tjeter vecse Enveri i ringjallur dhe i rehabilituar komplet politikisht! I gjithe cirku qe ai u ofron patronazhisteve eshte thjesht i neveritshem! Rama eshte nje anti-shqiptar i terbuar!!!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. C
                                                                  Ccc

                                                                  Veliaj e mbylli karieren politike Mos bëni tl zgjuarin Gazetarët dhe mediat shqiptare janë pjesë e korrupsionit pandemik shqiptar

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Y
                                                                    Ymer Abazi

                                                                    Mero Bazeja ne rolin e Pajtuesit te gjaqeve ne Partine-Shtet ku rri e pi sise, tashme qe dhe ''Regjimi Ulsiut" u shporr nga qeverisja e vendit e mbeti vetem "Shenjterimi i Ramiut" ne tere pushtetet tok.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      GËRDALLAT POLITIKE DHE MEDIATIKE

                                                                      Rëndësi për Ramën ka që kundërshtar poltik ka Saliun dhe PD, pra "partinë e divanit", pra një parti ku asgjëbërësit (si Gent Strazimiri dhe Edi Paloka) marrin mandatin e deputetit pa bërë fushatë, duke ndënjur në shtëpi e duke folur në Skype me mediat duke dhënë vetëm mend, ndërkohë që Dr.Alimehmeti u la në listë të hapur e s'u bë deputet edhe pse mori shumë vota. Saliu dihet vazhdon avazin e vjetër, që në parti do vetëm servila kokëboshë ose gojëkyçur, dhe shan përherë Spakun si organizatë kriminale mqs ëshyë nën hetim, por kur përmend kryebashkiakë socialist që janë nën hetim nga Spaku thotë që ata kanë dosje në Spak dhe Rama nuk duhet t'i zgjidhte apo kandidonte. Një teatër qesharak palaçosh politik që kanë marrë peng opozitën vetëm për interesa personale, dhe në prapaskenë bashkëpunojnë me Ramën për ato ligje që iu interesojnë , për të marrë lejet e ndërtimit që iu interesojnë atyre apo oligarkëve të lidhur me ta që iu sponsorizojnë fushatat etj. Dhe tani Berisha thotë që nuk njeh zgjedhjet por do futet në parlament se njeh rrogat e majme, e pikërisht për këto benefite ka qerasur me deputetë Mediun

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. t
                                                                        thirri mendjes o rrote

                                                                        Thirri mendjes or Mero! Edi Rama nuk ja permendi fare emrin e mbiemrin atij Lalit te Fiqve, kurse ti vazhdo e i mba iso akoma.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. B
                                                                          Barbys

                                                                          Veliaj thjesht po lan gjynahet e Saimir Tahirit. Mbas ksaj mbase meson ti shtrije kembet sa ka jorganin.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. m
                                                                            makbethit surrelas, qe mbas i vjen Historia dhe Ve

                                                                            Mero, je gazetari im me i respektuar, brenda kesaj bote vorbullash gjirizore konglomerate, fekalesh islame bashkuar me ato te bllokut komunist, maskuar keq me zhargone demokratike, qe ja ben dhe me te shemtuar dhe me te neveriteshme veprimin dhe permbajtjen. Veliaj( te cilin une as e kam pare dhe as me ka lidhur asnje interes me pozicionin e tij, por vec kam prekur dhe ndjere vepren e tij), eshte personaliteti me i madh shteteror dhe politik, mbas viteve 90, qe ka plantuar demokracine e vertete perendimore ne kete vend te prapambetur orientalo-komunist.Prandaj dhe cfaqet si nje krim teper i shemtuar historik, ndaj ketij populli dhe ketij vendi, i cili vazhdon te prese me shekuj te tere qe ti ribashkohet per se mbari( jo me sllogane dhe gjeopolitike), kontinentit ne te cilin dhe ndodhet.Dhe ky makabritet ndodhi, ne bashkepunim i mentalitetit taliban verior, me krimin makbethian gatuar ne sarajet e surrelit, per te vrare ate, qe i kercenonte karrigen, Veliajn, qe kish bere kaq shume, per keta njerez dhe kete vend dhe qe prej kohesh duhej te ish ne postin e kryeministrit te ketij vendi.E frikeshme, e ndyre dhe e neveriteshme eshte heshtja, e vazhdueshme nga postet e larta te ps, ndaj burgosjes se ketij martiri,kur kjo parti ka perfituar, vec te tjerave kaq shume vota, nga puna e tij. Por vec mblidhen reth makbethit surrelas, dhe i bejne hosanara, kur shperndan kocka te pushtetit, keto vemje tani te shndrruar ne cingije dhe dylbera pervers.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. m
                                                                              makbethit surrelas, qe mbas i vjen Historia dhe Ve

                                                                              Mero, je gazetari im me i respektuar, brenda kesaj bote vorbullash gjirizore konglomerate, fekalesh islame bashkuar me ato te bllokut komunist, maskuar keq me zhargone demokratike, qe ja ben dhe me te shemtuar dhe me te neveriteshme veprimin dhe permbajtjen. Veliaj( te cilin une as e kam pare dhe as me ka lidhur asnje interes me pozicionin e tij, por vec kam prekur dhe ndjere vepren e tij), eshte personaliteti me i madh shteteror dhe politik, mbas viteve 90, qe ka plantuar demokracine e vertete perendimore ne kete vend te prapambetur orientalo-komunist.Prandaj dhe cfaqet si nje krim teper i shemtuar historik, ndaj ketij populli dhe ketij vendi, i cili vazhdon te prese me shekuj te tere qe ti ribashkohet per se mbari( jo me sllogane dhe gjeopolitike), kontinentit ne te cilin dhe ndodhet.Dhe ky makabritet ndodhi, ne bashkepunim i mentalitetit taliban verior, me krimin makbethian gatuar ne sarajet e surrelit, per te vrare ate, qe i kercenonte karrigen, Veliajn, qe kish bere kaq shume, per keta njerez dhe kete vend dhe qe prej kohesh duhej te ish ne postin e kryeministrit te ketij vendi.E frikeshme, e ndyre dhe e neveriteshme eshte heshtja, e vazhdueshme nga postet e larta te ps, ndaj burgosjes se ketij martiri,kur kjo parti ka perfituar, vec te tjerave kaq shume vota, nga puna e tij. Por vec mblidhen reth makbethit surrelas, dhe i bejne hosanara, kur shperndan kocka te pushtetit, keto vemje tani te shndrruar ne cingije dhe dylbera pervers.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. m
                                                                                makbethit surrelas, qe mbas i vjen Historia dhe Ve

                                                                                Mero, je gazetari im me i respektuar, brenda kesaj bote vorbullash gjirizore konglomerate, fekalesh islame bashkuar me ato te bllokut komunist, maskuar keq me zhargone demokratike, qe ja ben dhe me te shemtuar dhe me te neveriteshme veprimin dhe permbajtjen. Veliaj( te cilin une as e kam pare dhe as me ka lidhur asnje interes me pozicionin e tij, por vec kam prekur dhe ndjere vepren e tij), eshte personaliteti me i madh shteteror dhe politik, mbas viteve 90, qe ka plantuar demokracine e vertete perendimore ne kete vend te prapambetur orientalo-komunist.Prandaj dhe cfaqet si nje krim teper i shemtuar historik, ndaj ketij populli dhe ketij vendi, i cili vazhdon te prese me shekuj te tere qe ti ribashkohet per se mbari( jo me sllogane dhe gjeopolitike), kontinentit ne te cilin dhe ndodhet.Dhe ky makabritet ndodhi, ne bashkepunim i mentalitetit taliban verior, me krimin makbethian gatuar ne sarajet e surrelit, per te vrare ate, qe i kercenonte karrigen, Veliajn, qe kish bere kaq shume, per keta njerez dhe kete vend dhe qe prej kohesh duhej te ish ne postin e kryeministrit te ketij vendi.E frikeshme, e ndyre dhe e neveriteshme eshte heshtja, e vazhdueshme nga postet e larta te ps, ndaj burgosjes se ketij martiri,kur kjo parti ka perfituar, vec te tjerave kaq shume vota, nga puna e tij. Por vec mblidhen reth makbethit surrelas, dhe i bejne hosanara, kur shperndan kocka te pushtetit, keto vemje tani te shndrruar ne cingije dhe dylbera pervers.

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje