Përse arsimi nuk është më interes për shqiptarët?

9 Shtator 2025, 20:11Editorial Mero Baze

 

Ka një debat të madh mbi shkatërrimin e arsimit cilësor në Shqipëri pas vitit 1990. Konstatimi është i vërtetë. Ai filloi të degradojë bashkë me arsyet përse arsimi ishte i fortë në komunizëm dhe përse nuk pati më arsye që të kishim një arsim cilësor me mënyrën se si e ndërtuam kapitalizmin.

Unë i përkas brezit të studentëve që e përfunduan shkollën në vitin e fundit të komunizmit. Përveç një sistemi të shëndetshëm arsimor që nga shkolla fillore deri në universitet, unë dhe shokët e mi kishim një motiv shumë të fortë për të qenë nxënës të mirë e më pas studentë, një motiv që e impononte shoqëria e asaj kohe: Nëse unë do të përfundoja në universitet si nxënës i mirë, atëherë jeta ime ndryshonte rrënjësisht dhe perspektiva e saj ishte e ndryshme nga dikush që nuk arrinte dot deri në universitet.

Problemi ishte se për të shkuar në universitet, sistemi ishte meritokratik. Përveç bashkëmoshatarëve të mi që privoheshin nga biografia, së paku deri në vitin 1983-1984, të tjerët hynin brenda një sistemi konkurrues bazuar mbi cilësinë e notave të merituara.

Duke shkuar në universitet, ti kishe siguruar punën e përjetshme, kishe shmangur shërbimin ushtarak dhe kishe fituar një status të ri në shoqëri.

Pas vitit 1990 kjo situatë ndryshoi. Të qenurit student nuk ishte i lidhur detyrimisht me një punë sipas diplomës që kishe marrë dhe nuk kishe një status më të rëndësishëm në shoqëri. Nga ana tjetër, sistemi universitar filloi të devijojë nga parimet e konkurrencës, të cilat u zëvendësuan nga korrupsioni dhe degradimi i standardeve universitare deri në shkatërrim.

Dërmën përfundimtare ja dhanë pastaj nismat populiste për të pajisur çdo shqiptar me të paktën një diplomë përmes universiteteve që ishin shtypshkronja diplomash.

Ky është momenti kur arsimi i lartë në Shqipëri u kthye në një institucion kriminal, pasi degradoi çdo standard të arsimit dhe humbi çdo kuptim për arsyet përse duhet të studioje për tu diplomuar, kur atë mund ta blije.

I vetmi shpëtim mbetën studentët e paktë shqiptarë që kishin mundësi financiare dhe filluan të shkolloheshin në Perëndim. Ata së paku ju nënshtruan një sistemi konkurrues, por shumë prej tyre mbetën në Perëndim. Sipas statistikave të sotme, Shqipëria ka çdo vit në Perëndim afërsisht po aq studentë sa kishte Universiteti i Tiranës në kohët e komunizmit, pra rreth 20 mijë. Kjo shifër tregon se bërthama dijedashëse shqiptare ekziston, por është e eksportuar jashtë Shqipërisë.

Rikthimi i studentëve të shkolluar jashtë në Shqipëri është një proces problematik, pasi tregu shqiptar është i padobishëm për ta, pasi nuk kemi më një treg cilësor pune, që duhet të bazohet te dija e thellë. Maksimumi ata mund të sistemohen në ndonjë vend pune në administratë ku ka nevojë për kualifikime speciale, por disniveli i pagave edhe aty i mban larg.

Tregu i punës në Shqipëri ka degraduar bashkë me arsimin dhe ata mbajnë njëri-tjetrin peng. Kapitalizmi pa rregulla i Shqipërisë nuk bazohet më te meritat apo dijet, por te lidhjet personale, financiare dhe besnikëria në biznes. Shqipëria ka pak kompani të mëdha të natyrës korporative që të rekrutojnë njerëz të ditur që t’u shërbejnë kompanive të tyre. Shumica e bizneseve është i bazuar te lidhjet personale apo fisnore dhe jo te meritat arsimore.

Njerëzit më të famshëm të vendit nuk janë më njerëzit e lexuar apo të arsimuar. Janë disa vajza që fryjnë buzët që kanë të dashur të fortë me lekë, disa blogerë që tregojnë ujëvara dhe udhëtime turistike dhe natyrisht në krye të listës, personazhet e Big Brother-it. Të gjithë janë të suksesshëm dhe të pashkolluar.

E thënë shkurt: ekonomia shqiptare nuk ka nevojë për njerëz të arsimuar dhe kjo është arsyeja kryesore që sistemi arsimor i Shqipërisë është në gjendje të tillë, si një prodhues diplomash të cilat janë kryesisht kandidat për administratën shtetërore.

Pra mirë që nxjerrim studentë të dobët, por i nxjerrim për shtetin dhe nuk e kemi ende të lidhur ekonominë me nevojën për arsim cilësor.

Arsimimi nuk është I nevojshëm, për t’u përfshirë në jetën ekonomike të vendit dhe si i tillë nuk ka motiv për arsim cilësor. Kur ekonomia jonë të kërkojë studentë dhe të kthejë mbrapsht ata që kanë diploma kot, atëherë universitetet do të reflektojnë për cilësinë arsimore. Derisa ne u kërkojmë universiteteve diploma dhe jo dije, ato nuk kanë ndonjë arsye të nxjerrin studentë të kulturuar domosdoshmërisht.

 

45 Komente

  1. m
    mergimi

    Vone je kujtuar z.Baze ku minjte e arres kane bere kerdine ne fushat e jetes ne kete vend ,ku dhe ai qe shet geshtenja eshte me diplome universitare,fale asaj qe nuk pame kur ishte koha dhe e konstatojme tani qe nuk ka asnje vlere.Shqiperia do te hyje ne ekonomine e tregut kur ti kthehen te gjithe ata me arsim te larte qe kane mbaruar jashte kesaj barrake qe edhe sot recetat mbi ekonomine e tregut i japin ata qe skane mbaruar ciklin e ulet dhe qe jane m diploma. Koha qe pretendon zotrote do te vije kur te gjithe ata qe kane mbaruar plepat te mos u njihet diploma,siç veproi kryekrimineli Berishe me te gjithe te arsimuarit me universitet qe i nxorri jashte sistemit duke drejtuar rruga,injoranca e veshur me kostume e kollare qe edhe sot dy hapa te nje qytetari normal i hedhin ne nje. Rrijini mutit qe gatuat mbi te e mos levizni se bie ere e qelb jo vetem Shqiperine por edhe kojshite,deri sa te rrivije nje 90 e dyte e domosdoshme per vendin qe te eci perpara drejt nje shoqerie te emancipuar,me kritere shoqerore dhe me nje klase intelektualesh qe te dijne ta drejtojne kete vend sepse jemi nje vend sa nje qytet i rendomte i çdo vendi te zhvilluar e modern.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jarani

      UDB-ashit Sali duhet ti themi faleminderit! Piketoi dhe shkaterroi ne menyre sistematike pikat kyçe shoqerore dhe ekonomike te vendit... Mero me sa kam vene re nuk eshte dakord po do bindet edhe ai kur ti ngrene shtatoren ne Beograd pushtit plak

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elsa

        Po cfar arsimi? Albanian university ushtron aktivitet ne nje godin germadh pa leje ne mes te qendrees se tiranes! Dhe ministria kukull prej kartoni hesht! Si mundet nje godin pa leje te quhet godin universitare? Kte e di tarallakja ministre qe mbush xhepat me leket e astrit veliaj

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tina

        Shkrimi shume i sakte. Universitetet private te pa kontrolluara nga shteti,jepnin diplloma pa bere te mesmen. U shkaterrua arsimi,niveli i ulet i mesimdhenies vazhdon akoma dhe sot ne disa qytete. Pale qe u bene te gjthe me mastera.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nikoll Kamshi

          Mero ke trajtuar problemin aty ku dhemb më argumente të padiskutueshme,përse nuk janë të interesuar shqiparet për arsimimin .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Nga menyra se si drejtohet shteti shqipëtar, unë nuk shoh ndonje perspektivë ndryshimi në jetë drejtim. Edi Rama i dha ekonomike shqipetarë drejtimin e turizmit. Keshtu që sektori privat nuk kerkon specialistë. Kerkohet vetëm shitësa, kuzhinjerë, kamarjerë, banakjerë, pjatalarës, pastruese, recepsioniste, dhe roje.. E pse duhet u universiteti per keto vende pune? Shtetin është një punesues i madh, por punesimet ne shtet nuk behen mbi baza meritash. Edhe kur duhet shkolla e lartë, duhet diploma si letër, jo njohuritë e profesionit. Pra, në qofte se Sali Berisha mban pergjegjesi per rrumpallizimin e shoqerise shqipetare, nuk është secEdi Rama ka ndonje strategji per ndryshim. Perveçse hedhje e ndonje llafi kot, në ajër, si per shembull "kthehuni dhe investoni ne Shqiperi", apo ndonje budallalleku si "duam turizëm elitar", nuk është se ka politika të percaktuara per industrializimin e Shqiperise, per ta nxjerrë nga rrumpallizimi June çoi Berisha. Nga rrumpllizmi Berishian kemi.kaluar tek makiavelizmi dhe pragmatizmi ad hoc i Edi Ramës. Kishim një president rrumpallë si Saliu, pastaj një qeverisje pa krye Nano/Meta/Majko/Nano. Kaluam tek kryeminister Kriminel si Saliu,, dhe tani kemi një kryeminister makiavelist si Rama, qe e drejton Shqiperinë si kryeplak dhe i Ben vetë të gjitha. Problemi është që nuk jemi tjetër. Është fatkeqesi që edhe po tec uash të heqesh Ramën, nuk ke kë të vesh. Del Saliu.dhe tremb populli si gogol. Edhe Flamuri Debil Noka nuk bie poshtë nga ajonanë.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dhi riël konservator

              Po poooo,ta them un ju ,dhiz iz a mirakull ov fridhim ov liri demokracia ,or budallenj.Evriuan in allbenja iz stjudent ov fridhim , thanks from dhi doktor berisha ,dhi lidher ov dhimokratik parti ,hu haz mejd dhi rrivolljushjën entikamunist in 1992.fridhim dhimokraci,fridhim dhimokraci ,rama go go go.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Builder

                Fëmijët tanë, që shkuan jashtë, ku filluan e mbaruan të gjitha nivelet e shkollimit të lartë, duke marrë edhe tituj akademikë si Doktor e Profesor, megjithëse përgjërohen për Shqipërinë, e kanë krejtësisht të pamundur të këthen të punojnë këtu. Së pari, PAGAT. Së dyti, TRAJTIMI. Vetëm për të NJEHSUAR diplomën, apo titullin akademik që kanë, në Shqipëri u duhen minimumi DY vjet. Duke dhënë edhe lekç, mbi edhe nën dorë. Kjo është ti përdhosësh, e jo tu thuash hajde. Rama me të drejtë flet e revoltohet, por realiteti shqiptar i korupsionit, është në atë shkallë e nivel, sa rroga e shtetit duhet vetëm për fasadë, se jetohet me paratë e vjedhura nën dorë. Fëmijët tanë, nuk duan të jetojnë me korupsion, prandaj refuzojnë të vijnë.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Paul Tedeschini

                  Klika e Enver Hoxhës nuk e ka dashtë asnjë Verior, ka afrue ndonjë tek tuk, dhe shqiptarët e Kosovës nuk i ka dashtë, madje dy të tretat e atyre që kanë ardh këndej i ka burgos. Si ka shpëtuar miku im poet Agim Gjakova nuk e di por e kanë përgjuar në çdo hap. 3000 faqe ndjekje e pergjime janë mbajt për të. Enver Hoxha i urrent Verioret duke përfshirë shqiptarët e Kosovës. Ju sjell si shembull, pas 1948 kanë ardhë në Shqipëri shumë malazez. Asnjë nuk e kanë futur në burg. Shqiptarët e Kosovës me qindra burgjeve. Kriminelet nuk e dinë çfarë është dashuria. Jau qifsha robtë komunistave të PS.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tok e xanun

                    Paul po ku e njeh Enverin ti mer kelysh Serbi?Apo je nga ata deshimtaret e reme qe mbajne ne burg Komandantet e UÇK-se dhe ke fitu azil.Ju plehrat e ketij kombi bisht qeni keni lindur dhe bisht qeni do ngordhni.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ishi i ZaKarovës

                      Jojo...ky eshte tutori i UDB i atyre "deshmitareve"... Ky edhe ca te tjera ktu... Po nga Haga i ka ven punet ne vije edhe ka ca kohe qe bashke me shoket vjen me perhap mjegull me mbrojt Sali plehren dhe me fut ndasi veri-jug mes shqiptaresh... Gjynaf qe nuk vjen vet bashk me grun ktu se ja kishim gjet nji vend te mire pune ...me me shum leke se ne Beograd

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Aron

                      Boll o matuf, Enveri u martua me Nexhmijen qe ishte veriore nga Dibra dhe femijet i kishte gjys-verior.

                      Përgjigjjuni
                      1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                        Aron, respekte. Po me kë merresh? Ky është koqe kandari or byrazer. U ka mbetur ora në vitin 1985. Mbase nuk e dine që Enver Hoxha ka vdekur, ose mbase u del në enderr per nate, pavaresisht se Enver Hoxha ketyre në fakt nuk u ka bere asgjë me teper se na ka bere neve të gjithëve. Ata që duhet të ankohen per Enver Hoxhën si individ jane në fakt familjaret dhe pasardhesit e anetarevevte Byrose Politike, të cilet Enver Hoxha i vrau, i preu, i burgosi, dhe i internoi. Ndersa këtë budallin we e Quan veten gjerman por në italisht? Këtë e ka spiunuar në polici kusheriri i vet, por ky e Ka hallin se "Enveri nuk i ka dashte veriorët." Trap zalli. Si me thene "Skenderbeu i ka patur inat jugorët", por në fakt gruan e mori nga Vlora. Opo lere. Flasim kot, se njeri s'na degjon.

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gjuhadol Traboini

                        O Paulo, sa për të të bërë esëll. Enver Hoxha, e kishte shoferin shkodran (si puna jote) me mbiemrin Lici. Mehmet Shehu, e kishte shoferin tropojan, e që quhej Ramë Rama. Prandaj kjo teza jote e një plaku të rrjedhur e të pjerdhur, nuk qendron.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbeni

                          Është e vërtet që E Hoxha shqiptarët e Kosovës i kthente në Jugodllavi dhe Jugosllavia i kthente në Shqipëri ata që kalinin kufirin jugosllav,sepse Dulla kish bër marrveshje me qeverinë e Beigradit.Por ti duhet të dish se ata kosovar që fuste në burg ishin të gjithë agjentë të UDB-s .Sigurimi shtetit merrte të dhëna r ata kosovarë që gjoja arratiseshin nga Kosova dhe kështu që bënte seleksionimin.I shtronte në dru gjersa ata pohonin me gojën e tyre se ishin agjent të policis sekrete UDB.Ndonjlri që nuk kishin informacion edhe shpëtonte si miku jot.Di një rast në Vlorë kur një kosovar i arratisur i kish shpëtuar syrit të Sig të Shtetit.Ai edhe u martua me një vajzë vlonjate dhe kishin edhe dy fëmij. Ai ishte i punësuar si magazinier në një ndërmarrje ushqimore në Vlorë.Pas 20 vjetësh ai u kap me materiale kompromentuese kundër pushtetit komunist në dobi të UDB-s.Dihet dënimi ishte i rëndë,25 vjet heqje lirie.Ishin fillimvitet 80 kur u zbulua.Nuk e di doli gjallë nga burgu apo jo në vitin 1991 kur Ramizi liroi të burgosurit politik mbas zgjedhjeve të para të 31 Marsit 1991. Si ky birbua kish edhe të tjerë agjentë jugosllav nga shqiptarët e Kosovës.Ndërsa plrsa i përket asaj që thua ti se regjimi komunist nuk e kish përkrahur veriun e Shqipërisë dhe Kosovën nuk është e vërtetë.Kush ish i zoti e mësonte shkonte në shkollë të mesme e në të lartën dhe bile veriorët kishin përparësi në arsimim.Ja psh saliu nga Viçidoli e plot të tjerë që s’po ua përmënd emrat.Pjesa më e madhe e veriorëve nuk mësonin në shkollë,sepse baba i dërgonte të ruanin dhitë spo lopët.Ndërsa për Kosovën po të them se në demostratat studentore të Marsit 1981 gazata Zëri Popullit botoi disa artikuj bombë të shkruar nga vet diktatori ku diskreditohej regjimi i Beogradit në sytë e botës.Në ata artikuj dënohej dhuna barbare e policisë serbe ndaj studentëve të Universitetit të Prishtinës që këtkoni liri e demokraci dhe bëhej ndërkombtarizimi i saj.Ndërsa përsa i përket asaj që thua se nuk i donte kosovarët përsëri gabohesh.Tani në kohën e demokracisë është gjetur një dokument sekret ku ishte bër një plan udhtarak për të sulmuar Jugosllavinë e për të çliruar Kosovën.Ndoshta rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorëshme që nuk u zbatua sulmi mbi Jugosllavi.Ndërsa ti Paul Tedeschini je një buzëqumësht që nuk i ke jetuar ato kohë,prandaj flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës.Prandaj ik e pri dru në pyll kur të shkosh të ruash dhitë.

                          Përgjigjjuni
                        2. a
                          arvanitasi

                          shume e sakte o mero, kam 30 vjet qe u them shokeve egzatesisht kete qe shkruani ju sot

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Larguar

                            Nje pjese shume e madhe e shqiptareve te studiuar jashte jane sistemuar dhe kane arritur nje nivel mbreselenes atje ku ata jetojne dhe punojne. Kane sistemuar jeten e tyre dhe te femijeve dhe jane integruar me dinjitet. Perse duhet ta lene dhe te kthehen? Per patriotizem? Edhe po e bene, vrazhdesia me te cilen do te perballeshin eshte pertej cdo imagjinate. Ndaj shqipot te shikojne cfare ka mbetur brenda kufijve dhe a mund te permiresohet. Mbase mbas nja 50 vjetesh.... edhe mundet.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              Këtë model arsimimi solli sali maloku duke lejuar hapjen e universiteteve të shumta pa nivel e të paakredituara në rang eutopian e botëror.Këto mejhane të saliut jepnin diploma me pagesë pa u paraqitur fare në auditore.Maloklri hesapi.Kam një mbesën time që mbaroi studimet në një universitet prestigjoz këtu në Londër .Prej 6 vjetësh ajo po punon këtu dhe as që mendon të kthehet në Shqipëri ndonjëherë.Arsyet janë ato që përmënd Merua në editorialin e tij.Edhe im bir ka mbaruar universutetin për mjeksi në UCL me rezultate të larta.E pyeta se a do të shkonte të punonte në Shqipëri në spitale apo në stafin akademik të ndonjë universiteti .Më tha se do dëshironte,por me gjëndjen e arsimit dhe të spitaleve atje nuk mund të shkoj.Të shikoj kur të futet Shqipëria në BE do ta shikoj mundësinë për të kontribuar në vëndin tonë.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati

                                Ta qift nonen lideri komtar Albin Kurti.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nesër avazi

                                  O vlonjat! Ke haru me pi ilaçet, ose i ke ngataru me te gjyshes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arbeni

                                    Nesër avazi, Mos ja vër veshin se analfabet esapi.Nuk di të lidh dy fjalë vetëm di të dhaj,sepse atë edukatë i ka dhënë familja.Mut i ati,mut i biri,mut edhe ai që bëri t’an.Brez pas brezi fsmilje mutiTë përshëndes

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Arbeni

                                    Ndërsa do të qi motrën ty meqë jemi patriot,por ti je një legen materniteti,një qelbës që nuk lidh dot dy fjalë or debil muti.

                                    Përgjigjjuni
                                2. A
                                  AS

                                  Ekonomise dhe shqipetareve u duhet prodhimi industrial. Mosinkurajimi i rritjes industriale do lere Shqiperine ne fundin e fundit. Pa inxhiniere Shqiperia nuk behet. Prit, prit se s'keni pare gje akoma ka thene kryeministri / artisti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Ne gjithmone e kemi ndjekur eliten ose njerzit qe kane pasur pergatitje intelektuale. Nuk kemi krijuar kurre kushte per kete lloj klase, ndaj edhe shqipetaret gjithmone jane drejtuar nga njerez ose shpellar, ose medioker. Jo shpesh me pelqejne analizimet e Apollon Baces, por ne nje interviste foli per kete problematike dhe e krahasoi ikjen e intelektualve dhe njerzve te pergatitur nga Shqiperia dhe per ata qe mbeten pa asnje shembull dhe mundesi te mire, si kafen me shkume te mire qe mbasi e pi, ne fund mbetet llumi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      HIPOKRIZI DHE TEATËR POLITIK

                                      Disa arsye të mundshme pse arsimi nuk është më në interesin kryesor për shumë shqiptarëve sot: 1. Emigrimi dhe perspektiva për një të ardhme jashtë vendit. Shumë të rinj e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Duke qenë se shumë vende nuk kërkojnë domosdoshmërisht arsim të lartë për punë manuale ose shërbime, arsimi humb rëndësinë në sytë e tyre. Ka edhe prindër që nuk i inkurajojnë fëmijët për arsimim të gjatë, sepse mendojnë se më mirë është të “ikësh jashtë” sa më shpejt. 2. Mungesa e lidhjes mes shkollës dhe tregut të punës. Në shumë raste, arsimi universitar nuk garanton punësim. Ka mospërputhje mes asaj që mësohet në universitete dhe kërkesave reale të tregut. Shumë të diplomuar përfundojnë në punë të cilat nuk kanë lidhje me profesionin e tyre. 3. Rritja e modele të suksesit pa arsim. Në rrjete sociale dhe media, promovohen figura të cilat kanë arritur “sukses” pa ndonjë arsim të mirëfilltë. Influencerë, këngëtarë, moderatore, biznese të dyshimta – që shpesh nuk kërkojnë edukim, por japin një iluzion suksesi të shpejtë dhe pa mundim. 4. Cilësia e dobët e arsimit. Në shumë shkolla dhe universitete mungon cilësia, qoftë në nivel pedagogjik, qoftë në përmbajtje mësimore. Korruptimi i sistemit arsimor (nota me para, provime të blera) ka ulur vlerën reale të diplomës. 5. Probleme ekonomike. Familjet shqiptare shpesh nuk kanë mundësi të mbështesin financiarisht një arsimim të gjatë. Të rinjtë shpesh detyrohen të punojnë në moshë të hershme për të ndihmuar familjen. 6. Humbja e besimit te sistemi. Ka një ndjenjë të përgjithshme zhgënjimi: shumë të arsimuar nuk gjejnë punë, ose ndihen të pavlerësuar. Sistemi shoqëror shpesh favorizon lidhjet dhe korrupsionin, jo meritokracinë. 7. Presioni për sukses të shpejtë. Shumë të rinj nuk janë të gatshëm të investojnë vite në edukim për një sukses afatgjatë. Duan rezultate të menjëhershme, dhe arsimi shihet si “rrugë e gjatë dhe e lodhshme”. _____________ Në fund, duhet theksuar se nuk janë të gjithë shqiptarët të painteresuar për arsim. Ka ende shumë të rinj e të reja që duke pasur prindërit të pasur, të famshëm, politikanë apo biznesmenë, e kanë gati vendin e punës kur të mbarojnë shkollën, (edhe po s'e patën gati e blejnë atë se në Shqipëri çdo gjë ka një çmim, dhe postet e punës mund t'i shiten ofruesit më të mirë ose mikut më të fortë), mund t'i ngjisin shkallët e karrierës "me katapult" e kështu shkojnë në shkollë private universitare me qejf, madje shkojnë me makina super luksoze e të shtrenjta, se elbete, pordha e madhe do rehatinë e statusit, edhe pse shpeshherë gris brekët e veta.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Të mbyllen universitetet

                                        Një punë të mirë që duhej të bëjë qeveria është mbyllja e të gjithë universiteteve në vend. Askush nuk ka nevojë sot për inxhinjera apo për profesorë. Për të punuar si kamarier, guzhinier, banakier etj mjafton 8- vjeçarja. Shpenzon shteti gjithë ato para për ca injorantë që duan të bëhen me diplomë. Mirë thotë Mero: Ekonomia shqiptare nuk ka nevojë për njerëz me shkollë të lartë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shkurt, sakte, bukur

                                          Pavarsisht se nuk i heq asnje presje kostatimeve te Meros, disa kendveshtrime te ndryshme jo vetem qe i kam, por mendoj se nuk duhen neglizhuar. BESNIKERIA, vlen me shume se nje drejtues me arsim te larte ne nje kompani te mesme. CILESIA, eshte mungesa jone reale ne arsimin e larte dhe kudo ne arsim. DIJA, kjo fjale qe ngaterrohet shume me EDUKIMIN, eshte e mire dhe e domosdoshme qe te perparojme si individ por kurrsesi paresore. Paresore ne nje shoqeri eshte edukimi. Po ke edukim, te tjerat ( te mirat) vine vetvetiu.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Agimi"

                                            Në Shqipëri e Kosovë "elitat"politike kanë vjedhur e shkatërruar gjithqka që u ka dalë përpara dhe pasojat janë duke u ndier e do të ndihen gjatë por ka shpresë që me kalimin e kohës do të krijohen vlera të reja të cilat do të bëjnë përmirësimin e jetës soci-ekonomike.Por ai krim që është bërë në arsim është aq i përmasave të tmerrshme saqë do të duhen gjenerata për ta ridimensionuar,istitucionet tona arsimore e shkencore prodhojn kontigjente gjysëmanalfabetësh dhe kjo është për dhimbje.Universitetet duhet të gjitha të mbyllen private e publike dhe shteti të financoj student të një numri të caktuar në universitete europiane në mënyrë që kur të kthehen si kuadro të hedhin bazat e një arsimimi që prodhon kuadro të aftë për profesionet e tyre dhe pagat e këtyre të jenë më të larta se pagat e deputetëve ndryshe ky shpërfytyrim do të vazhdoj në pafundësi.Shkojn të rinjët për të studiuar me shpresën që do të dalin të ditur dhe përfundojn në zhgënjim për kohën dhe vitet e humbura kot,të rinjëve u është mohuar e drejta për të ditur ndonjëherë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Meroja ka 100% të drejtë

                                              Është ekonomia që vendos kërkesat ndaj universitetit. Ekonomia jonë është e brishtë. Biznesi mbështetet te monopoli e korrupsioni që të mbijetojë. Kur të fillojë të ndjejë konkurrencën do fillojë të kërkojë njerëz të zotë. Duhet të presin deri sa të vijë ajo ditë…

                                              Përgjigjjuni
                                              1. t
                                                taku

                                                Ne ate sistem kishte shum gabime por per Arsimin dhe Rendin ska goje njeri te flase ..........shum bukur e ke thene Mero..........VIP. jane ato vajzat me buze e buth te fryra dhe kane dashnore me lek.......eshte dhjere arsimi dhe si rrjedhoje shoqeria e gjith............ka dale siper injoranca

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patrioti cam i M...Bazes

                                                  Perse arsimi nuk eshte me interes per shqiptaret? Ama llaf or Mero! Per shqiptaret fale perkushtimit madhor te Rilindjes me Ramen ne krye, interes e prioriteti me madhor eshte largimi nga Shqiperia e shpopullimi i saj (ku dhe kjo Rilindja ka "arritjen" me madhore te saj)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Bob

                                                    Mero, ato femrat me silikon qe trondisin rrjetin dhe mahnisin plazhin i ke botuar ngjitur me editorialin tend. Une nje gje nuk kam te qarte, ato zhabat trondisin ty personalisht, apo cunat qe ke ne staf? Apo te gjithe si kolektiv?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Ekonomi gangsterësh

                                                      Ndofta një nga shkrimet më të mira të Meros. Më në fund u shkëput nga cicmicet e politikës dhe e po e hedh vështrimin mbi problemet shoqërore që ka vendi. Për sa i takon ekonomisë ajo ka rënë e gjitha nê duart e gangsterëve dhe njerëzve të korruptuar, por të lidhur me pushtetin.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        London

                                                        Erdhi pra nga Anglia nje zonje pedagoge e cila kerkoi te krijonte nje database te dhenash per arsimin e larte dhe akademiket shqiptare ju turren si qente duke e ofenduar ne syt e Rames. Arsimi eshte biznes ne Shqiperi por edhe ne Evrope. Ka nje renie drastike te nivelit te arsimit te larte qe me intiligjencen artificiale dhe me hyrjen ne BE i kercenohet zhdukja ne Shqiperi. Shqiptaret duke perfshire edhe ty o Mero me gjithe Ramen ende nuk e kuptoni qe futja ne BE kerkon te jesh gati te konkurosh me Gjermanin, Francen dhe 27 shtetet e tjera ne te gjitha fushat duke perfshire edhe arsimin.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mhill L

                                                          Ndoshta si gazetarè zoti Baze, ka analizuar situatèn reale qè nè Shqipèri arsimi èshtè nè nivelin mè tè ulèt historik dhe interesi pèr atè èshtè nè njè shkallè tè njè indierence qè e mundur atè. Kurrè nuk duhej tè ndodhte qè Injoranca tè dominojè sheshin! Shqipètarèt janè nè pèrgjithèsi njerèz tè zgjuar dhe kuriozè. Pozita gjeografike dhe natyra mesdhetare duhet tè jenè njè shtesè qè njerèzit tè instruktohen jo vetèm nèpèrmjet arsimit, por dhe me aktivitetè sportive, gjè tè cilat mè sè miri bèhen nè ambiente kolektive...shkolla, palestra, parqe...etj. Ndryshe ato tè mira do ti humbasim. Nèse vèndi sot nuk paska nevojè pèr Ing. Gjeolog...vèndi ka nevojè gjithmonè pèr njerèz tè kulturuar, tè ditur pèr tè luftuar injorancèn qè èshtè sot armiku kryesorè i shoqèrisè. Shqipèria ka patur gjithmonè etje pèr dituri ( Libra ) dhe ajo dèshirè duhet tè rikthehet qoftè edhe me njè detyrim nga shteti.....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. t
                                                            tarrasi

                                                            Mero ,nje nga kontributet me madhore te shqupsave per shkerdhimin e arsimit eshte ligji ,per barazvleresimin e diplomave te shkolles se nates ose korrespondences me universitetin ditën.Ky shteg ligjor se bashku me hapjen e Kristal vitrinave,krijoi mundesine qe shumica e analfabeteve funksionale qe I sherbenin saliut si komisionere zgjedhore ne 2005 te punesoheshin masivisht ne administrate dhe kryesisht ne arsim si mesues ose pedagoge.Eshte e njejta skeme si plepat 6 mujorsha te drejtesise ne 92.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Laura

                                                              E kam thene dhe me pare, universitetet private e publike eshte mire te mbyllen. Fakulteti i drejtesise duhet mbyllur me patjeter dhe gjithe drejtesia duhet reformuar. Te permiresohen fakultete si pedagogjia, arti, gjuha shqipe, matematika, historia, infermieria. Ti jepet perparesi arsimimit profesional, shkollave te muzikes dhe piktures, shkollave per turizmin, ndertimin etc. Cilesia duhet te jete perparesia e shkolles. Vleresimi i njerezve te zote e te ndershem eshte i domosdoshem. Te behet nje provim i vertete ( jo nga ata me shkrim ku pyetjet dihen qe me pare) per te gjithe kuadrot dhe sidomos per profesoret e shkollave fillore, tetevjecare dhe te mesme. Profesorat dhe kuadrot me diplloma te blera jane gangrena e shoqerise dhe ekonomise shqipetare. Te kalohet pertej ngyrave politike dhe percarjes e te ringjallen vlerat e medha te kombit tone te vogel.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. r
                                                                rapsodi popullor

                                                                Interesimi me i madh aktual i Shqiptarise, eshte ikja per Azil e popullsise / nga kjo e vertete nuk fshihet dot Struci i kryeministrise, as nuk e mohon dot Mero i llafazanerise /

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  Laura

                                                                  Per saktesi: Lufta e ashtuquajtur e klasave ( por ne te vertete vellavrasese) ka vazhduar edhe pas 83’. Motra ime, me te gjitha 10 ( jo keto te sotmet qe jane pa vlere) dhe e gjithaneshme ( aktore ne teatrin e qytetit, piktore e talentuar, letrare, fituese e olimipiades se matematikes etc) edhe pse me gjysh e prinder te nderuar nga te gjithe, nuk ju dha e drejta per te studjuar. Shkolla jone kishte baza te forta tek arsimimi i detyruar dhe shkollat e mesme. Mesuesit tane ishin te mireshkolluar dhe mireedukuar. Profesoret e prinderve te mi ishin te gjithe te dipllomuar ne shkollat me te mira te Europes. Pastaj erdhi brezi i artisteve dhe profesionisteve te formuar ne Rusi. Fale ketij brezi, shkollat tona te artit ishin te persosura. Nese profesorat dhe kuadrot jane me diplloma prel letre, nuk krijojne njerez te zote e zoterinj, por halabaker.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Lindi

                                                                    Disa kostatime tuja qëndrojnë Mero. Po tregu jonë është sa i pazhvilluar dhe i deformuar. Jemi vend që vetëm importojmë e ndërtojmë, me kafene, markete, prodhim buke dhe transport njerzish nëpër qytete. Nuk kemi hapsira e nevojë për njerëz të mirëarsimuar. A të kujtohet ajo vajza nga mirdita, mbaruar sapiencén né itali? Burokratët nuk I dhané një vend Pune. Ajo bëri hajer kur mori një tufë me dhi. Shkollat e njohin tregun dhe e japin notën për mos Tu mbyllur, për të marrë rrogën. Për shumë kohë shkolla do përdoret Jo për tu bërë specialist në fushën që studjojnë, po për tu pérshtat tregut aktual, për të mos mbetur injorant rrugësh. Të talentuarit do ikin atje ku gjejnë veten. Të tjerët këtu, nëpër zyrat e shtetit e pasditeve né kafene.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Laura

                                                                      Ka dhe ne itali disa dege dhe disa universitete koti, sidomos pas reformes dhe kartes se Bolonjes. Edhe ne Itali profesoret e shkelqyer ishin ata te vjetrit e ata qe kishin mbaruar para 68’. Kuptohet, nuk egziston qe nje profesor te uli veten e te kerkoj leke studenteve te tij. Edhe te rinjte e kane per turp te marrin diplloma fallso. Kam patur fatin e mire te kisha si ne gjimnaz dhe ne universitet profesor te vjeter dhe qe e kishin profesionin mision. Nje tridhjete e lode e tyre vlente sa 1000 te ketyre te diteve te sotme. Nuk kishin frike te ngelnin dhe kete e benin se ishin te ndershem dhe largpames. Dipllomat boshe bejne vetem keq, krijojne iluzione, njerez te paafte te zgjidhin probleme dhe nuk lene te dalin ne pah te zotet. Ate qe ndjej te keshilloj cdo te ri eshte te jetoj me ndershmeri dhe te behet i zoti ne profesione qe te japin zanat dhe jo teorira boshe. Zanati dhe dituria te japin buke duke te bere te dobishem per veten, familjen dhe shoqerine. Zotesia te ben zot te vetes dhe te mundeson lirine, pa to edhe pse me lek o fame etc je thjesht nje Kaush me shume, qe perkulesh sa here kalojne te fuqishmit e/o ata te modes se momentit.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. S
                                                                        Spiro Maqallunga

                                                                        UDB-ashit Ramzi duhet ti themi faleminderit. Piketoi dhe shkaterroi ne menyre sistematike pikat kyçe shoqerore dhe ekonomike te vendit... Mero me sa kam vene re nuk eshte dakord po do bindet edhe ai kur pushtit Edvin Toptanit ti ngrene shtatoren ne Beograd.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Arbeni

                                                                          sali maloku është si Esat Toptani sepse atë e varrosën serbët në varrezat e Parisit,sepse mbeti në morg e askush nuk u kujdes për kufomën e atij tradhëtari,nipit të Ahmet Zogjit tradhëtar i kombit edhe ky mik i sërbëve.Pra saliu Viçidolit është mik i sërbëve sepse i ndihmoi atë duke i furnizuar me naftë kur bota i bëri embargo.Pra saliu Shiqeres është mik për kokë i serbëve sepse i ndihmoi në një kohë të vështirë për ta.Dhe kjo e mirë do t’i shpërblehet me një shtatore në Beograd.Disa gjëra nuk i di mirë ti dru me pre e tokë e xanun.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                        2. S
                                                                          Stape Pashi

                                                                          “Rikthimi i studentëve të shkolluar jashtë në Shqipëri është një proces problematik.” Mero, kjo është një frazë e shkruar shatra patra. Duhej shkruar: Rikthimi në Shqipëri i studentëve të shkolluar jashtë, është një proces problematik.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Arbeni

                                                                            Paul Tedeschini Është e vërtet që E Hoxha shqiptarët e Kosovës i kthente në Jugodllavi dhe Jugosllavia i kthente në Shqipëri ata që kalinin kufirin jugosllav,sepse Dulla kish bër marrveshje me qeverinë e Beigradit.Por ti duhet të dish se ata kosovar që fuste në burg ishin të gjithë agjentë të UDB-s .Sigurimi shtetit merrte të dhëna r ata kosovarë që gjoja arratiseshin nga Kosova dhe kështu që bënte seleksionimin.I shtronte në dru gjersa ata pohonin me gojën e tyre se ishin agjent të policis sekrete UDB.Ndonjlri që nuk kishin informacion edhe shpëtonte si miku jot.Di një rast në Vlorë kur një kosovar i arratisur i kish shpëtuar syrit të Sig të Shtetit.Ai edhe u martua me një vajzë vlonjate dhe kishin edhe dy fëmij. Ai ishte i punësuar si magazinier në një ndërmarrje ushqimore në Vlorë.Pas 20 vjetësh ai u kap me materiale kompromentuese kundër pushtetit komunist në dobi të UDB-s.Dihet dënimi ishte i rëndë,25 vjet heqje lirie.Ishin fillimvitet 80 kur u zbulua.Nuk e di doli gjallë nga burgu apo jo në vitin 1991 kur Ramizi liroi të burgosurit politik mbas zgjedhjeve të para të 31 Marsit 1991. Si ky birbua kish edhe të tjerë agjentë jugosllav nga shqiptarët e Kosovës.Ndërsa plrsa i përket asaj që thua ti se regjimi komunist nuk e kish përkrahur veriun e Shqipërisë dhe Kosovën nuk është e vërtetë.Kush ish i zoti e mësonte shkonte në shkollë të mesme e në të lartën dhe bile veriorët kishin përparësi në arsimim.Ja psh saliu nga Viçidoli e plot të tjerë që s’po ua përmënd emrat.Pjesa më e madhe e veriorëve nuk mësonin në shkollë,sepse baba i dërgonte të ruanin dhitë spo lopët.Ndërsa për Kosovën po të them se në demostratat studentore të Marsit 1981 gazata Zëri Popullit botoi disa artikuj bombë të shkruar nga vet diktatori ku diskreditohej regjimi i Beogradit në sytë e botës.Në ata artikuj dënohej dhuna barbare e policisë serbe ndaj studentëve të Universitetit të Prishtinës që këtkoni liri e demokraci dhe bëhej ndërkombtarizimi i saj.Ndërsa përsa i përket asaj që thua se nuk i donte kosovarët përsëri gabohesh.Tani në kohën e demokracisë është gjetur një dokument sekret ku ishte bër një plan udhtarak për të sulmuar Jugosllavinë e për të çliruar Kosovën.Ndoshta rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorëshme që nuk u zbatua sulmi mbi Jugosllavi.Ndërsa ti Paul Tedeschini je një buzëqumësht që nuk i ke jetuar ato kohë,prandaj flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës.Prandaj ik e pri dru në pyll kur të shkosh të ruash dhitë.

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje