Sa herë që vjen shtatori, ka një valë nostalgjike që merret me shkollat e mbyllura nëpër fshatra, me fëmijët që janë gjithnjë e më pak dhe pastaj me thirrje patetike se “në këtë shkollë ka mësuar filan personalitet” apo “ka qenë mësues filan patriot” dhe se duhet mbajtur hapur me çdo çmim.
Vitin që shkoi, në vendlindjen time në Peshtan kishte 4 nxënës dhe 6 mësues, për shkak të detyrimit ligjor për ciklin 9-vjeçar.
Sivjet kanë mbetur vetëm 2 nxënës.
Natyrisht, kjo nuk e bën atë shkollë as cilësore, as me ndonjë vlerë të veçantë. Mund të nis të vajtoj pse në vitin 1927, sipas një fotografie, ka pasur 60 nxënës, por kjo është marrëzi.

Kriza e fshatit nuk është krizë e arsimit. Ajo është një krizë shumë më e gjerë: demografike, ekonomike dhe sociale. Nuk është as krizë lokale shqiptare, por krizë që e kanë kaluar dhe po e kalojnë të gjitha vendet, dhe lidhet me përqendrimin e qytetërimeve në metropole. Greqia, siç është raportuar, ka mbyllur këtë vit rreth 700 shkolla fshatrash për shkak të boshatisjes së tyre dhe krizës demografike. Vendet e tjera të rajonit po ashtu.
Ndaj duhet të ndajmë arsyet pse duhet mbajtur fshati i populluar me arsyet e mbylljes së shkollave në fshatra.
Personalisht jam shumë kritik me qeverinë për krizën e fshatit: për shkëputjen e tij nga vëmendja e shtetit shqiptar, për shkatërrimin e ekonomisë bujqësore nga mungesa e politikave të qarta dhe për humbjen e kontrollit mbi tokën bujqësore për shkak të copëzimit nga ligji 7501. Është po aq urgjente që të krijohen politika financimi dhe ndihme për të rinjtë që duan të jetojnë në fshat dhe të ndërtojnë ekonominë e tyre aty, pasi vetëm ata mund të garantojnë vazhdimësinë e jetës në fshatra, edhe pas ikjes së brezit të moshuar.
Edhe pse duket si humor, e vërteta është se ka gjithnjë e më pak vajza që duan të martohen e të jetojnë në fshat, dhe gjithnjë e më pak politika që stimulojnë një ekonomi të qëndrueshme familjare në fshat. Ende nuk ka rregulla të thjeshta të bashkëjetesës sociale; ende nuk ka mundësi reale investimi, për shkak të “horror-it” ligjor të lejeve të ndërtimit në fshat, që kushtojnë njësoj si një leje për ndërtim kulle në Tiranë; dhe ende nuk ka subvencione që të akordohen në mënyrë të detyrueshme dhe jo në formë konkurruese e korruptive për ata që zgjedhin bujqësinë ose blegtorinë.
Por të gjitha këto nuk kanë lidhje me nostalgjinë për të mbajtur hapur shkollat e fshatrave. Përkundrazi, mendoj se qeveria në këtë pikë duhet të bëjë të kundërtën: të hartojë një plan të mirëstudiuar kombëtar që, në shumicën e fshatrave me infrastrukturë rrugore, fëmijëve t’u paguhet transporti dhe t’u sigurohet nga shteti shkollimi në zona urbane të grumbulluara, me më shumë nxënës.
Shkolla të tilla nuk duhen mbajtur hapur me zor, por duhet të bashkohen në shkolla më të mëdha në qendrat e njësive administrative dhe të kthehen në shkolla normale, me shumë nxënës në klasa. Përveç të tjerash, fëmijët do të kenë kujtime më të pasura shkollore, shokë të klasës dhe do të mësojnë të ambjentohen me rregullat e një shkolle të mirëfilltë. Katër nxënës me gjashtë mësues nuk janë as shkollë private milionerësh, dhe është një fenomen që qeveria duhet ta eliminojë duke krijuar shkolla të mëdha të bashkuara, duke financuar transportin dhe, në zona të thella, pse jo edhe konvikte javore për fëmijët.
Kriza e arsimit në fshat lidhet natyrisht me demografinë, por nuk zgjidhet duke mbajtur me zor shkollat hapur. Zgjidhet duke u dhënë arsim cilësor atyre pak fëmijëve që kanë mbetur, ndërsa për fshatin duhet menduar seriozisht që ta ribashkojmë si territor me shtetin shqiptar dhe ekonominë kombëtare. Por jo duke dëgjuar të qarat patetike të atyre që kanë ikur nga fshati dhe që sot kanë “nostalgji” për kohën kur ishin nxënës aty.
Po cfarë i mbajtëm kosovarët,kishim interesa pa i mbajtëm,kam qene prezent dhe organizator i pritjes se kosvarve,asnje shqiptar nuk i mori pa interes,dallaveret qe u bene me kosovaret nuk kane te përshkruar. Kur nuk merrnin ndihma i nxirnin Kosovaret jashtë,dhe kemi goje te themi i pritem.
O rrotë kari me patentë, ke ngatërruar artikullin, o kar me zile..
Me qesh me.lot fareeeee Jane bo lomsh, as te ndajne artikullin nuk dine me! O Zot.
U dhjefsh dhe pastaj e hengsh.Ishin mijera kosovare dhe bytha e nje injoranti si ty nuk I ka pare te gjithe ata qe I moren. se nuk ishe vetem ti organizator.Madje dhe ata pak qe ke pare nuk ka mundesi kurre te kene vajtur te gjithe pa perjashtim per interes.Shko dhihu tani bythqire dhe ngopu me ate bere.
Bravo agjenti i UDB serbe, edhe te ky shkrim, gjete te beje nje koment komplet pa lidhje, vetem per te hedhur helm. Shko ne Kosove se ta thone shqiptaret e Kosoves si u trajtuan! Ndyresire!
Pirdh, pirdh se lirohesh.
Pse sipas teje duhet ti shtonim veshtirsive tina dhe atyre te kosovareve?Per ato te pergjigjej shteti dhe ato vet qe kaperdisen sot me kerra e plazhe dhe pordhe te medhaja.
Cfare u dhive, mor kosovare i gjore, kur ne shqiptaret, ju kemi pare krejt te dhjere me ere,ne shekuj, pa fe dhe atdhe.
Edi Rama në 13 vjet qeverisje ka ndjekur një politikë shkatërruese ndaj fshatit. E fundit ishte ajo ndaj blegtorëve të vegjël. Me qumështin me faturë. Ai që kishte një apo dy lopë tani i ka nxjerrë në shitje, sepse nuk ka ku e çon qumështin. Fabrikat e mëdha, Lufra dhe Erzeni nuk ta blejnë nëse nuk ke mbi 30 litra në ditë. Dhe fshtarët kanë filluar e po e mallkojnë Edi Ramën me politikat pa vizion mbi bujqësinë e blegtorinë......................Tani mbi bujqësinë.............Mero, e di se shalqini sivjet mbeti pa shitur?......Shalqini i fermerëve që mbjelljen e tij e kanë mjet jetese e mbijetese. Sepse shalqini i bosëve të drogës dhe parave të pista u shit.... . Më mirë, jo u shit, por ju dha falas biznesmenëve që kanë monopolin e furnizimit me perime të tregjeve të mëdha në Shqipëri..... . Si u dha falas, do të thuash ti.... . Po. Bosët e drogës në Fier, për të cilët ka folur edhe Petro Koçi, kanë mbjellë dhjetra, në mos qindra ha me shalqi e perime të tjera.... Dhe e japin pothuaj falas, duke bllokuar shitjet e bujqëve që rropaten gjithë ditën në arë.... Dhe nga këta tregtarë dhe bisnesmenë, marin një faturë fiktive, që gjoja pasqyron miliona lekë, të cilët kalojnë në banka ose nëpërmjet tregarëve, por këto lekë. ta thata ja kanë dhënë në dorë vetë këta bosa. Këto janë lekët e drogës që mbyllen në banka si gjoja lekë nga shitja e bostanit apo perimeve. Dhe bllokohen fermerët e ndershëm.... . Si gjithmonë Edi Rama nuk di gjë, nuk sheh gjë.
Ti o brekgrisur e bythjashte,qe i njeh kaq mire politikat e fshatit,e te vjene keq per fshatin,pse ke ikur nga fshati,pse nuk dergon ti apo politiqenet femijet e tyre ne fshatrat nga kane origjinen... Asnje nuk eshte i denuar te rrije ne nje vend e aq me keq ne fshatra ku ha pula gure.. Une e te gjithe do ikim atje ku na behet me mire,le te japu qeveria ndihma sa te doj,por fshatari nuk eshte i denuar te punoj brez pas brezi ne bujqesi ti bjere bretku e te mos fitoje as buken e gojes,mutrat e kombit te jetojne si pashallare me djersen e atij qe punon,mutrat e kombit mblidhen dhe unanimisht rritin rrogat e tyre milioneshe
Qumështin e djathin që ha ti nuk e prodhon lopa në fshat. Sot e prodhon fabrika. Nuk ka nevojë për lopë që duan të hanë jonxhë. Që duan stalla ku të strehohen. Që duan njerëz që tu shërbejnë. ... O fshatar o zemër gurë, qytetar nuk bëhesh kurrë. Idjot klasik.
Ti o brek grisur qenka kokra e budallait. Nuk ka faj Rama qe fiton dhe jua fut thelle sa her te doj dhe kur te doj. Sot nuk ma me fshtare o kokra e budallait. Si mund ti thuash fshatare tjetrit ne Kamez apo Vore e Astir? Brezat ndryshojne , nuk ngelin pengje te fshtarllekut te prinderve te tyre dhe nuk duan te bejne jeten qe ben ata. Si mund ti thuash tjetrit me prona e shtepi ne Kamez, Astir apo Vore qe bejne nga 200 mij apo 500 mij euro ti ler e te kthehet ne fshat te merret me bageti e bujqesi? Edhe politikisht votojne per PS dhe Ramen se jane qyqetare. Nuk i mbani dot pengje brezin e ri apo mish per top sic bet me prinderit e tyre.
Na hongsh koqen e mutit o Po! Se ne në fshat votojmë PD-në qy më 1992. Prandaj na ka inat Rama. Ju në qytet ja dhatë pushtetin Edvin Ramoviqit....
Oh hykmete tek ne thojn kur ta shkarravitesh jashteqitjen me krane aty dalin veq kryma e ju LDK lidhja devolli kariq pdk partia e dudukave te kosoves e LS jeni ju te triat Virus i shtetesis se kosoves ju mbuloft turpi Edhe kur te vdisni.
Në një mëndje me ju Mero. Por, këtë punë, së pari, do ta filloja me provimin e GJUHËS SHQIPE, (shkrim dhe lexim -audio e video) me të gjthë mësuesit e të gjitha lëndëve pavarësisht ciklit. Së dyti, me të gjithë gazetarët, provim të GJUHËS SHQIPE, (shkrim dhe lexim - audio e video). Së treti, kushdo që punon në administratë shtetërore (përfshi edhe të gjitha bashkitë) provim të GJUHES SHQIPE ( shkrim dhe lexim - audio e video). Pastaj flasim për shkollën. Flasim anglisht, frengjisht, kinezisht, etj, por nuk dijmë të flasim e shkruajmë shqip. Kjo është e PARA E TË PARAVE.
Ka vjeti 1948., brigadat partizane kryen nji masaker n'fshatin Gurz t'Lacit duke vra 10 burra nga ky fshat. Mas nja 2 vjetsh., teneqexhiu vlleh Koçi Xoxua gjoja kerkoj falje duke thene ; - Une u thashe te vritnin nja 7 a 8-te., ata vrane 10-te..!! Uaaaa., cfar keqardhje per 2 ma teper...!! Sa dhimjen si e nijshin komunistet mor., asht me u habit..! Ca zemre flori duhet t'ket pas ky Kocua., por edhe Enveri ama., bash flori ka qan. - Po si s'ju har mortja mor., vec tu u shtu kini ardh., he ua shisha tan robt. C'paski qan si fara e hithit e jeni da per me u kamuflue n'per t'tana partit..!! Ene jeni ta vel prap qit ven pa u nal ma keq se Enver kaka., nje ke ta qitni fare n'thum e n'patku..
Bastardet e kuq po e ndjejne vdekjen. Me ne fund,fundi po vjen. Dhe me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund. Kjo rrace bastarde qe i quante shqiptaret mergata e qyqeve,jashteqitje e kombit,maloke,shpellare,çeçene,çame po e kupton se do vdesin te zhytur ne mut se as nje femije apo nip sdo kene prane ti ngreje nga muti. Te gjithe ne Pith Semes do vini
Ky qënka me të vërtetë malok "brek grisur".. Kanë zbritur shpellarët ....
Te lumte pena Mero.! Eshte shume thjeshte . Fshatari ka kerkesa minimal ne raport me qytetarin. Kerkon te punoje , kerkon te shesi ato pak qe prodhon me shume mundim . Por do mbeshtetje nga shteti qe e ka haruar.nuk vetem shkolla Mero, eshte pensioni , eshte mjeku dhe infermieri, eshte uji , jane drItat , eshte rruga , eshte transporti, eshte traktori, eshte plehu kimik , Jane pesticidet etj qe sot I mungojne fshatit dhe fshatareve te mbetur te moshes se trete. E si mund te kthehen te rinjte ne keto kushte kur kan pare boten dhe fshatrat e saje ne te cilet punojne e lulezojne se kane perkrahjen e shtetit. Monopole Mero. monopole nuk e lene fshatarin e gjore te ushqehet dhe te ngreje krye. Dhe keto monopole po nuk i shkateroje shteti dhe ti discipline ne rugen e duhur , fshati do mbetet edhe pa mesues se nxenes nuk ka me. Shpresojme qe Qeveria ti ktheje syte nga fshati qe na ushqen te gjitheve ne, qe e gjejme cdo gje gati perdite neper kafene ku rime gjithe diten.
Mero, ligji 7501 per ndarjen e tokes bujqesore eshte kritikuar qe kur u aplikua dhe perveç pasojave te tjera ka ndikuar edhe ne braktisjen e fshatrave ne kete menyre. Tokat bujqesore nuk mbillen ose nje pjese e mire kthehen ne kullota duke i mbjelle me jonxhe qe ka shume pak shpenzime. Ka pasur nje element krekt per ta disiplinuar qe ne fillim kete proces vetem me ligjet e ekonomise : ASNJE PRONAR TOKE nuk paguan nje takse per ate prone. Socializmi ne vitin 1946 beri Reformen Agrare dhe toka u shernda sias atij Ligji, por menjehere çdo fshatar paguante "tatimin" per siperfaqen e tokes qe mori apo qe i mbet pas reformes, sipas kategorise se tokes. Dhe taksa iashte e llogaritur sa nje e dhjete e vleres se saj prodhuese. Po te ishte ndjekur ky ligj i ekonomise se çdo vendi shumica e tokave qe nuk perdoreshin do ti kthehej shtetit brenda nje periudhe prej 10 vitesh te mos paguarjes se takses.
keta komentusit brekgrisur te mesiperm, kuptohet jane sherbertore greko-serb per te helmuar rrjetin
Ky hajvan e i shitur e lajthitur kryeminister, po se konceptoi veten si beu i fshatit nuk e ndihmon fshatin!!! Hane mut latt e poshte, se oligarket problem, po, por oligarket e politikes jane me problem!
Emigrimi ekonomik ne Shqiperi natyrisht nisi ne 1990-91 qe pas atij izolimit 47 vjecar por tashme fale perkushtimit madhor te kesaj Rilindje Rama ka marre plotesisht trajten e Shpopullimit.
Jo vetem vajzat por as djemt nuk duan te jetojn ne fshatin ku jetuan prinderit e tyre. Ja provoje vet o Mero dhe thuaji femijve te tu te kthehen te jetojn ne Peshtan. Perse do jet ndryshe per te tjeret? Ju flisni sikur eshte fshati ne koken tuaj si ne 90. Jo, ai fshat nuk ekziston me. Shikoni Evropen dhe ajo eshte e ardhmja e fshatit ne Shqiperi. Ne Evrope ne fshat vetem nje perqindje e vogel jeton me bujqesi e blegtori, edhe ata qe merren me ate pune e bejne me kenaqsi si pervoj e jo se nuk kane te hane. Shqiperise i duhet nje reforme agrare e re por brezit hajdut anti komunist dhjetorist nuk ja mban goja dhe as suma ta bej se duan ende te vjedhin.
Mero, fshati ka marrë fund. Ikën njerzit dhe normal që nuk ka nxënës, siç ke ikur dhe ti. Fati fshatit éshtë pércaktuar herët, kur nuk u hapën rrugët, kur nuk kishte uji të rrjedhshëm në familje apo kur ua morën tokën e bagtinë. Në komunizëm nuk ikën se nuk i linin. Tani jané të lirë e mirë bëjnë që ikin. Késhtu do shkonte kjo punë. Për dijeni. Në gjermani në fshat jetohet më mirë se në qytet. Atje ke gjithë infrastrukturën, ke dhe diçka që ne as na ka shkruar mëndja. Në fshatra ka industri. Fshatari punësohet nëpér fabrika pra ka një rrogë. Dhe ai nuk ka pse ikën. Te ne nuk ka menduar dhe as që mendon kush për gjëra të tilla.
Te zente buka e misrit te fshatit, qe te ka rritur Mero Baze, qe pothuaj e ke harruar gjendjen e mjerueshme te fshatit. Dhe per me tej, ke ikur fare per lesh mero vllai, kur kerkon arsim ne fshat, kur arsimi i larte i imamit piktor, rama, eshte ne nje nivel mesjetar, qe shperndan nuska ne vend te diplomave.
Mero. U kujtove që je nga fshati Peshtan dhe hajde të bëj një artikull. Këtu në Itali, ku po qëndoj, nuk ka shkolla nëpër fshatra por çdo familje kanë makina që shkojnë në shkollat e qytetit. Megjithatë, fshatin nuk e braktisin sepse kanë sipërfaqe të mëdha toke të mbjella me kultura të ndryshme bujqsore nga të cilat fshatarët përfitojnë të ardhura të bollshme, kanë plantacione pa fund pemësh frutore që gjithashtu e bëjnë fshatarin të mos dynden drejt qytetit. Po Peshtani i Meros ku është?! Dikur kemi thënë se Shqipëria eshtë 40 vjet mbrapa Italisë. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite kemi mbetur po njësoj.
Ku je në Itali se mediat italiane shkruajnë se qeveria i jep shtëpitë e fshatarëve në jug me nga 1 euro ngaqë janë braktisur e duan t’i popullojnë përsëri.
Artikull i bukur dhe analize e sakte. Flm! Po, duhet pare cilesia e arsimimit dhe kjo si ne fshat dhe ne qytet. Plotesisht dakort me ate komentin per provimin e gjuhes. Mendoj se do ngelnin shume studenta universiteti me 10. Shqipetaret jane te zgjuar dhe nuk kane nevoje per 10 boshe, ato jane bonbone te helmatisura qe helmojne dhe semurin shoqerine dhe ekonomine shqiptare. Nuk e di sa e vertete eshte cfare shkruan breke grisuri, por me cuditi ashpersia e atyre qe e komentuan. Gjerat nuk zgjidhen me sharje dhe ofendime, as me ankesa bosh, por me deshiren per te njohur realitetin (edhe kur eshte i dhimbshem) dhe per te vepruar per me te miren. Bujqesia dhe blegtoria jane themelore per vendin tone e duhet mbeshtetur me pergjegjesi e zgjuarsi.
Qeveria e Kryeministrit Greqise Micotaqis ben gadi paketen 1.6 Miliard Euro per indeksimin e rritjes cmimeve ne vendin fqinje! Mero Baze - meqe je ca afer Qeverise Rama, a nuk na thua se sa eshte paketa qe Rama me Balluket nga pas ka gadi per te normalizuar cmendurine e rritjes cmimeve ketej ne anet tona?
Agron me duket se ke lexuar vetem titullin. Edhe une ashtu bej zakonisht, por ky artikull ia vlen te lexohet.
Qeni i ndyre Mero Bajaziu. Justifikon shkaterrimin e Fshatit, dhe hedh tezen e investimeve ne rruge. Doemos, se i intereson Mero Ramut Kurves te vazhdojne pazaret e rrugeve. Para e madhe, jo shaka. Prape Fiton Ramuti. Fshati eshte shkaterruar qellimisht. Nuk shkaterrohet fshati me 60 nxenes, o Mero Bujqesia eshte tradite, dhe kulture e trasheguar Lenia ne varferi eshte lufte e shtetit kunder fshatit Per ta vjedhur e grabitur, per te bere Hotele e Rezorte, qe te pasurohet Mero kuva