Socialistët dhe ekipi mbrojtës i Erion Veliajt, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, po shkojnë drejt dy zgjidhjeve të ndryshme për krizën që ka krijuar mungesa e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zyrë.
Këshilltarët bashkiakë janë udhëzuar të votojnë shkarkimin e Erion Veliajt për të vazhduar më tej procedura juridike e shkarkimit të tij, ndërsa ekipi mbrojtës i Veliajt do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar shkarkimin nga kryeministri, i cili duhet t’i japë fuqi ekzekutive vendimit të Këshillit Bashkiak, duke e kthyer gjithçka në betejë juridike.
Juridikisht, Erion Veliaj nuk shkarkohet, me gjithë precedentët e deritanishëm të shkarkimit të një kryetari bashkie.
Ka disa kryetarë bashkie në Shqipëri; ai i Rrogozhinës, Fredi Beleri në Himarë, ai i Ballshit, i Kuçovës, i Bilishtit dhe ai i Tropojës, që kanë qenë nën hetim apo të dënuar nga shkalla e parë dhe nuk janë shkarkuar.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është i dënuar nga GJKKO me një vit në shkallën e parë, por është ende në detyrë. Njësoj, ai i Tropojës ndenji një vit në arrest shtëpie por nuk u shkarkua. Dënime formale kanë marrë dhe kryetarët e bashkive të Bilishtit apo Ballshit, por nuk u shkarkuan pa përfunduar procesi.
Rasti i Belerit është dhe më përfaqësues, pasi atij iu hoq mandati vetëm kur u mor vendimi në Apel.
Ndërkohë, një argument më i plotë përse nuk mund t’i hiqet mandati për shkak të mungesës në Kuvend është mënyra si Parlamenti interpretoi mungesën e Sali Berishës për gjashtë muaj në Kuvend.
Avokatët mbrojtës shtojnë dhe faktin se Veliaj duhet të jetë në sallë kur të merret vendimi dhe të ofrojë argumentet e tij.
Pra, të gjithë argumentet ligjore janë të tilla që në betejën juridike mes Partisë Socialiste dhe Erion Veliaj, peshorja anon nga Veliaj.
Është kjo arsyeja që socialistët duhet ta shmangin betejën juridike dhe duhet të gjejnë një zgjidhje politike për të mos krijuar tension mes këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, vota e të cilëve në këtë rast thjesht shpërdorohet.
Tirana nuk mund të rrijë pa kryetar bashkie, dhe duket që ekipi i caktuar përkohësisht nuk funksionon pasi i mungon perspektiva politike për t’u konsideruar zotër të qytetit.
Fakti që Edi Rama emëroi si kandidate për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliun është një gjë e mirë, pasi ka ngritur stekën e përfaqësimit politik të Partisë Socialiste në Tiranë.
Në këtë rast, zgjidhja më logjike është që zonja Manastirliu të delegohet si kryetare bashkie në detyrë në Tiranë, që tani, dhe të ushtrojë funksionet e saj si kryetare bashkie e deleguar nga Veliaj, deri sa ai të përfundojë betejën e tij juridike.
Ankimi i masës së arrestit, tërësisht të padrejtë ndaj tij, deri në Strasburg, për të, është çështje jetike.
Të qenit në detyrë si kryetar bashkie në procesin e ankimit i jep atij më shumë mundësi për të shpejtuar procesin e shqyrtimit të kërkesës, dhe çdo përpjekje për ta shkarkuar në rrugë jokushtetuese po ashtu është në favor të tij.
Tani ai po vuan paraprakisht një burg të padrejtë dhe nuk ka çfarë humbet më, pasi dënimi me vdekje është hequr, se dhe atë mund ta kishte marrë, me kaq shumë urrejtje sa po demonstrohet ndaj tij nga të gjitha palët.
Në këto kushte, e vetmja zgjidhje është zgjidhja politike: Ogerta Manastirliu të emërohet menjëherë kryetare bashkie në vend të zonjës që është sot, dhe duke qenë se është kandidate e shpallur për Bashkinë e Tiranës, ajo e ka gjithë autoritetin dhe mundësinë të dëshmojë dhe aftësitë e saj si kryebashkiake, deri në ditën e zgjedhjeve ligjore për ta fituar dhe nga pikëpamja elektorale Tiranën. Edhe kështu opozita e shpartalluar nuk guxon të thotë që do marrë pjesë në zgjedhje e jo më të rrezikoj zgjedhjen e saj.
Çdo sforcim tjetër thjesht mbivendos krizën politike me atë juridike dhe rrit perceptimin e përndjekjes politike të Veliajt edhe nga Partia Socialiste – e cila ndërkohë është vetëm si perceptim.
Duke e zgjidhur politikisht krizën dhe duke pritur afatet juridike të betejës së tij, socialistët shmangin një precedent të keq në jetën e tyre politike , përdorimin e drejtësisë për eliminime politike brenda radhëve të tyre , e cila pastaj i jep shumë argumente Sali Berishës dhe Ilir Metës, që thonë se ndërkohë drejtësia po përdoret si instrument eliminimi politik edhe për kundërshtarët jashtë Partisë Socialiste.
E dyta, nuk është e vërtetë pasi socialistët nuk kanë fuqi të përdorin realisht drejtësinë ndaj kundërshtarëve politikë, por brenda tyre, natyrisht që kanë. Dhe është mirë mos t’ia shtojnë këtë turp vetes së tyre.
Argumente të drejta dhe me llogjikë juridike. Në këtë rast, zgjidhja poltike,nuk duhet të prevalojë mbi atë juridike, por duhet të ecin paralel, me qellim që mos të ketë shteg për interpretime apo ngasje, për të rrëzuar gjithë atë çka mendohet të realizohet.
Heee i coi fjali lali eri gazetarit te tij mero dhe mero e publikon zgjidhjen qe propozon lali eri. Lali eri duket sikur do ti kthehet partise socialiste. Ben gabim te madh se nga zero do perfundoj ne minus pastaj. Por me duket se lali eri e kruajti vete ne kete histori, para ca kohesh, perpara veliajt, u arrestuan nja dy bashkepuntore te beles te cilet mund te shkonin deri tek ajo. Ndoshta bela ka nuhatur dicka se si arriti puna aty, dhe ka kthyet reston. Jane ca gjera qe nuk thuhen lart e poshte por ata aty i dine shume mire. Nuk ka asnje ndeshkim kapital gjakftohte, dikush e kruan pak me fillim dhe pastaj ngrihet steka dhe papritur duken njerezit te pameshirshem….
Po ti ku bene pjese o Zzzzz lart apo poshte,qe i di kaq mire?
Hahahaja tuj zgërdhi, filozof si pak kushi, trutë me zor, në shkollë mbushi, a don mo, or ti askushi ?
Kriza per bashkine e Tiranes ka vetem zgjidhje JURIDIKE, jo politike. Sepse , si mund te vazhdoje te jete politikan nje hajdut me duar e kembe lidhur? Mero, kot vazhdon ti biesh fyellit ne nje vrime. IT'S OVER !!
Epo tani shqiperia paska marre fund, mjafton komenti i nje bujku per tu damkosur si hajdut! Gjykata, gjyq? Per cfare gjyqi flet ti, ketu vendosin bujqit e blektoret!
I the të gjitha. Në Shqipëri Erion Velija vlen më pak se Ferid Bejleri
Artikulli anali,on drejt problemin e krijuar për shkarkimin e Veliajt. Pse duhet te nxitojnë kështu e ta lenë në baltë Viliajn që vetë PS e kandidoi dhe e votuan qytetaret e Tiranës. Në këtë mënyrë vetë Rama po i jep "vendimin" e dënimit, por dhe po shpërdoron besimin e qytetareve votues.
Respekte per te verteten qe thoni zoti Baze. Zoti Veliaj eshte ne te drejten e tij qe te ankohet ne gjykaten kushtetuese .E drejta vonon por nuk harron.
Zgjidhja më e mirë është që Veliaj do dënohet apo jo ai duhet të dorëhiqet.Nëse nuk dorëhiqet atëhere do lindin probleme të tjera që do kërkojnë kohë dhe bashkia nuk do ketë kryetar.Nëse nuk dënohet ai mbetet i nderuar dhe vendin do ta ketë në ndonjë karike tjetrë në qeveri.Pra ai duhet të dorëhiqet dhe mos probleme të tjera që dëmtojnë edhe atë edhe bashkinë...
Bravo Mero je nje penē e madhe , kete shkrim duhet ta lexoje Rama dhe te vendose kete qe thua , se eshte zgjidhja me e ndershme per te dy palet , si PS edhe Veliaj . nuk mund te hidhet ne kosh Veliaj per gjithe keto pune qe ka bere per Tiranen , deri ne kohen qe drejtesia te thote fjalen e fundit , i them z.Rama po ne qoftese Veliaj mbas shkarkimit tend fiton gjygjin ne Bruksel cfare te mbetet ty ? shikoje mire kete qe thote i madhi Mero Baze .
Socialistet jan moterqira, jan kanceri ktij vendi
Erion i paske çu haber Sulltanit nga qitapi i Meros. Por prape gabon se e ke shkruar as mish as peshk. Sulltani e nuhat mire ngurrimin se i ka vrimat e hundes te lira nga pluhuri fiziologjik. Te kemi kujtuar g99 por qenke thjesht g.
Veliu nuk shkarkohet dot na keshilli bashkiak ose nga km se eshte votuar si maxhoritar nga qytetaret e tiranes e jo nga km por ai i ben presion ose jep dorheqje ase do te shkarkoj me dhune e shantazh veliut i jan mbyllir hetimet me shume siguri do dali me detyrim paraqitje dhe munde ta mbaroj mandatin si krytari bashkis tani veliu eshte ne funde te gropes me korkodila duhet te jete i qete dhe i matur nuk ka me se cfar te humbi gruan ja arestuan vete e varosen per se gjalli ai duhet te bashkepunaj dhe ti nzjeri te gjitha cfar di dhe cfare nuk di me pik dhe me presje dy duar per nje kok mos te kursej asnjeri se i kan shkelur ne kallo i kan shkateruar familjen o veli mos kurse asnje sic nuk u kursyen per ty behu trim lufto nuk ke me cfar te humbasesh shpeto familjen tende mbrohe familjen tende gjer sa te kesh frym se jan sjell dhe po sillen ne mynyren me te pameshir jo vetem me ty po dhe me familjen tende hapi te gjitha letrat hidhi ne tavolin mos u dorezo si tahiri ty te kan futur te gropa e korkodilave thiri mendjes o budolla.
E o Mero letyre ngele duke mbeshtetur lali erin.
I lumye b*tha Meros. Pse te vjen inat?
sa me shpejt te perfundoje gjykimi dhe denimi i lalit aq me mire do jete per PS-ne. Por nuk e di pse kam pershtypjen qe lali do te mundohet ta shtyje pa fund procesin gjyqesor ndaj tij dhe bashkeshortes.Ne keto kushte zgjedhje te reja nuk duhet te kete. Pra duhet pritur 2 vjet derisa te vijne zgjedhjet lokale te radhes.
I lexon z Kryeminister keto? Kjo rruge qe tregon Mero eshte dhe me dinjitoze per PS.
Askush nuk e ben dot punen e Veliajt. Duket hapur keto muaj qe ai nuk eshte ne detyre. Lufta brenda partise socialiste nuk mund te perdoret nga drejtesia te shkarkoj nje kryebashkiak si ai i Tiranes. Tirana nuk eshte Himara, Tropoja apo ndonje fshat ne periferi qe i kane dhene titullin qytet. Eshte precedent shume i rrezikshem ky. Gjykata kushtetuse duhet te flase dhe te qartesoj proceduren ligjore. Rama nuk eshte mbret ende. Tirana ka nje nenkryetare e deleguar qe mund te marre vendime kur dhe si te doje, justifikimi qe Tiranes i duhet nje kryetar para zgjedhjeve bashkiake eshte banalitet politik.
Mendoj se lali Eri nuk duhet ta japi doreheqjen .Kjo eshte sprova e tij nese ne te ardhmen do behet lider I te majtes apo jo .Lali Eri eshte nga te paktet udheheqes te majte qe ka arritur te terheqe pas vetes vota dhe votues mbi ato tradicionale te PS.Te tille udheheqes kane qene dhe jane Fatos Nano,Ilir Meta,Sajmir Tahiri ,EDI Rama dhe Erion Veliaj.Nga e djathta eshte vetem Sali Berisha.
Erion Veliaj te japi doreheqen nga cdo post publik apo politik deri sa te mbaroj procesi ashtu sic e dha doreheqen Sajmir Tahiri. Eshte e kot per erionin ti kundervihet partise edhe rames sepse ata e vune kryetar bashkie, nuk u be kryetar partie as si kryetar i levizjes mjafitit e as i partise G99
E fitoi bashkine me vota rekord ndaj Belo Ballukut, kete rezultat as Rama se kishte arritur. Partia dhe Rama mund ta shkarkojne nga fuksionet ne PS dhe mos ta kanditojne me per asnje post deputeti apo drejtusi politik por nuk mund ta heqin nga posti i kryebashkiakut.
Je shume i sakte, mik. Ndaj Belo Ballukut dhe basterdeve te tjere ne PS. Turp per Edi Ramen dhe shume turp per socialistet qe pranojne keto maskaralleqe. E neveritshme. Kjo eshte lufta e Erion Veliajt. Duhet te vrase babain, pike dhe te behet lideri i te ardhmes, nese ka fuqi. Gjera interesante po vijne.
Perplasja koke me koke mes Lali fikut e Ram petlles eshte e pashmangshme, vetem ceshtje kohe. Do hane kokat e njoni tjetrit...prisni, prisni se Nuk keni pare gje akoma!
Tema nuk e keni botuar komentin tim . Nuk asnjë fjalë sharëse e të ndyrë apo ju dhiset Rama në delir
Ja hongshi karin Albin Kurtit.
...shkrim interesant, po kam një pyetje: Pavarësisht proçesit gjyqësor( përderisa është pa dënim të formës së prerë quhet akoma i pafajshëm), a ka MORAL ErjonVeliaj të drejtojë bashkinë kryesore të vendit??? Atë bashki, qytetarët e të cilës ja besuan për kaq kohë, e ai e shfrytëzoi për interesat e familjes së vet??? Un them JO! Politikisht dhe juridikisht çdo veprim , është kosto për PS, të cilën e ka marr përsipër Rama! Por, Tirana duhet të shkojë në zgjedhje për kryebashkiak!!
O Sefer, akoma nuk e paske kuptuar o xhan - per cfare mungese morali po flet, kur atij nuk i kane vertetuar asgje, pervecse lajmet e ndyra qe i nxjerr Dado (noter i Troplineve) me Elvi Fundo dhe Qynon? Boll se late name. Eshte e thjeshte - Rama sdo kundershtar ne parti, kete mikun e ka patur frike dhe ja ku jemi. Pike.
Gelbaze ngele o Mero
Erjon Veliaj me propozim te EDrames do kandidoje per PD per zgjedhjet lokale kunder Manastirlliut. Kjo eshte zgjidhja qe eshte pranuar edhe nga politika edhe nga merobazetaria po edhe nga establishmenti.
Sefero, po a ka Moral Edi Rama qe pasi u ka nxjerre shqiptareve neper fushata Erion Velinjte, Gjush Dakot, Qazo Sejdinet, Gim Kajmaket etj, etj te diskretituar si hajdute, kerko te nxjerre serish para tyre nje Klase tjeter hajduterie me Manastirlie etj pa ju zverdh a skuq faqja?
Ranes i duhet bashkia, Erjonit i duhet liria. Kjo eshte loja dhe rama eshte lojtar i forte i pathyeshem. Ka kellqe erjoni te luaje apo luftoje per te pakten ndonje barazim ne ket loje? Deri tani ka treguar qe nuk ka, te shohim ne vijim. Nuk eshte e lehte per te, si ve faj.