Sulmet e gabuara ndaj Gazment Bardhit

15 Shtator 2025, 18:37Editorial Mero Baze

 

Gazment Bardhi është vënë nën një breshëri sulmesh nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratike, nën arsyetimin se Berisha ka gabuar duke e zgjedhur atë kryetar të Grupit Parlamentar, për shkak të të kaluarës së tij si kritik i ashpër i Berishës. Të gjithë, përfshirë dhe gazetën “TemA”, i kujtojnë atij se i ka thënë Berishës “Babi i Zenit” (një perifrazim i një editoriali tim për bëmat e ish-kryeministrit në favor të të birit), dhe më tej, ngjarjet e 8 janarit, betejat në Kuvend kundër Berishës, etj.

Po t’i shtrydhësh të gjitha akuzat ndaj Bardhit, del që kritikët e tij brenda PD e akuzojnë Bardhin pse nuk ka qenë gjithnjë servil i Berishës, përveçse këtë herë që u mori atyre postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

E parë kështu, kritikat ndaj Bardhit janë lavdërime. Madje janë lavdërime  edhe për Berishën.

Së pari, nëse Bardhi me gjithë këtë të kaluar kritike ndaj Berishës, i është imponuar Berishës si kritik që nuk e përballonte dot por e futi mes radhëve të tij duke e shpërblyer, atëherë ai duhet të bëhet model frymëzimi në PD për si fitohen postet dhe si arrihet karriera. Pra, nëse vërtet mendoni se Berisha është gjunjëzuar nga Bardhi për shkak të gjuhës së tij të ashpër dhe kurajos për t’i bërë sulme personale, atëherë ai nuk është për t’u përbuzur, por për t’u lavdëruar. Në politikë, arritjet që fitohen me beteja personale vlerësohen, nuk anatemohen.

Gazment Bardhi i ka bërë betejat personale, ka tërhequr pas deputetë të tjerë dhe i është imponuar Berishës me numra. Kaq e thjeshtë është. Nëse e akuzoni se ka gjunjëzuar Berishën, jeni duke i ngritur një lapidar.

Nga ana tjetër, nëse kritikoni Berishën se është thyer para Bardhit, atëherë jeni duke krijuar një imazh demokrat për Berishën, si njeri që e pranon luftën brenda partisë dhe bashkëjeton me armiqtë e tij, përkundër përvojës së hidhur me Lulzim Bashën që e flaku duke i marrë gjithë ushtarët. Kështu që e kritikoni kot, se nuk po shpërblen demokratët dhe se po shkatërron partinë.

E vërteta nuk është kaq e shkëlqyer sa e bëjnë sulmet ndaj Gazment Bardhit, dhe nuk është aq fatale paqja e tij me Berishën sa e paraqesin kritikët e tij.

Paqja e Berishës me Bardhin dhe deputetët që i çoi pas Berishës në sallën e Kuvendit, është akt dorëzimi dhe pafuqie nga Berisha që dëshmojnë se Berisha është krejtësisht i pafuqishëm për të bërë beteja reale, qoftë për demokratizimin e PD-së, qoftë për reformimin e saj. Ai është një plak i dorëzuar që kërkon të mbajë çelësat e PD-së për hallet e tij dhe është gati t’i hapë rrugë kujtdo që i duket se nuk e përballon dot betejën me të. Fakti që Gazment Bardhi falë dhe nga gabimet e Bashës, arriti të marrë gjithë grupin e mbetur të Bashës dhe t’ia çojë Berishës në ditët e tij më të këqija, natyrisht që është një meritë politike dhe një nuhatje për të kuptuar pafuqinë e Berishës dhe dorëzimin e tij.

Berisha nuk e ka pranuar Gazment Bardhin sepse është demokrat, por sepse i braktisur ashtu siç ishte, i duhej t’u thoshte demokratëve se po i bashkon ata. Thjesht për t’i gënjyer e ka bërë. Dhe nuk është se i ka bashkuar. Ka bashkuar vetëm grupin e tij me grupin e Lulzim Bashës, pa Lulzim Bashën. Të tjerat janë ashtu siç ishin, dhe demokracia brenda partisë dhe mungesa e rregullave mbeten të zymta, derisa çelësat janë ende në dorën e tij.

Gazment Bardhi ka vetëm një meritë në betejën e tij: që ka zbuluar pafuqinë reale të Berishës për t’u përballur me luftën e brendshme në PD. Dhe jo vetëm që e ka zbuluar, por e ka provuar se mund t’ia dalësh duke bërë betejë me të. Qysh ditën e parë si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, bëri një veprim antisovranist: i bëri letër gjithë diplomatëve perëndimorë në Tiranë ku i ankohet për ndarjen e komisioneve brenda parlamentit, një akt që thyen politikën sovraniste të Berishës në PD kundër Perëndimit.

Tani mos e bezdisni Berishën, duke i kujtuar përditë me sulmet kundër Gazment Bardhit, pafuqinë e tij, se do t’ju marrë më shumë inat se Gazment Bardhin. Nëse doni të bëni luftë me të, e keni një shembull se si fitohet.

 

15 Komente

  1. B
    Beni

    Sa po e mbron Gaz Bardhen o Mero.Teoria jote qenka qe Bardhi e mbrojti Berishen pse i coj Sales grupin parlamentar.Por pse nuk thua ,po sikue mos t'ja conte grupin,si do perfundonte Sala?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Nese lexon dy editoriale te ndryshme nuk arrin te besosh qe i ka shkruar i njejti person. Ne njerin thuhet ne PD vendos familja per cdo gje dhe ne tjetrin qe vendos Gaz Bardhi. Por mos e rruaj sa kohe ke lexues qe nuk mbajne mend me shume se 1 fjali.

      Përgjigjjuni
    2. p
      ppa

      Super Mero, gjithnje i vemendshem, realist dhe i vertete!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Builder

        Sali Berisha, për herë të parë në jetën e tijë të stërgjatë politike (jo më pak biologjike), po stimulon një tip impulsiv (jo më pak nevrastenik - duke qëmë GEI, si rezultat i orientimit të tijë seksual si burrë grua) dhe guximtar, por që duke patur “difektin” në orientim, “këputej shpejt në mes” (siç thoshte Metaj). Tani që ka mbështetjen e LEXHENDËS, Gazijes i është hapur rruga seriozisht për karierë brenda PD.

        Përgjigjjuni
        1. K
          K O R C A

          Zoti Mero Baze eshte nje gazetar me sens te holle e te ndjeshem profesional , ia pa konkurueshem deroi tani nga gazetaria ne gjuhen shqip . Je per te pergezuar e uruar ne cdo shkrim qe ben , shpalos nje talent te vecante .

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cufe

            Po ku ka bythe Gazorja te beje pordhe para Berishes........ Kjo ishte loja e Saliut per te mare vulen dhe SHQUPIN....... prandaj bente Gazorja si kone e vogel sa perzune Lulushen

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lori

              Mero nuk e ke kapur thelbin e kesaj levizje.Po te afroi Berisha do te te haje koken,ndersa Rames po iu afrove nje hap mbrapa do thyesh turinjte pa e kuptuar .

              Përgjigjjuni
              1. G
                Grant

                Brilante! Te kapesh detaje inside PD. We flasin shume!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bufi eshte mashtrues oridiner

                  Bufi eshte frikacak shume frikacak , e vertete qe ka frike nga Bardha dhe i ofron poste per mos ta pasur kundershtar. Kur Bufin ce thirren ne polici harroje emrin e babait.... Bufi shthurre gojen deri ne banalitet per te fshehur friken...... Ne fillime krijoje imazhin si i pa korruptuar tani ju çorre maska , ka filluar sharrjet ne drejtim te SPAK para mikrofon mbajtesve , se shpejti do degjoni sjelljet e tije bindese para prokurorit .

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje lab qe te vlereson

                    Mero , me kete analize romantike , I je larguat thelbit vite drite ... T'i e di mire , madje shume me mire se shume te tjere se thelbi I problemit , faktori dhe aktori kryesore I kesaj tragjkomedie me emrin tranzicioni eshte vetem nje individ , I afte si djalli per djallezi , misionari ( e deklaron vete) komunist , Sali Berisha . T'i , une dhe plote te tjere e dime mire se Makiaveli dhe makiavelizmat Jane engjellore perpara diabolizmave te komunistit Berisha . T'i paske pare Gaz Bardhin ne offensive dhe Berishen gati te gjunjezuar ...! Qesharake ! G. Bardhi , per Berishen , eshte materia me pershtashme dhe me e lehte per te qendruar me sukses dhe madheshtor ne shinat e misionarit . Nuk na ke thene ndonje gje me kete psikoanalize . Bardhi , Gjekmarkaj e ndonje tjeter Jane zhele ku Berisha ka varur torben e sukseseve madheshtore .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drenicaku

                      Gani Thaqi ishte Spiun Serbije para lufte vllau I Hashim Polarit, Taqi I deboj 17 mij banor te Mitrovices me KFOR Francez!, dhe Vuqiqi pruni shkije nga knini e bosna ne Mitrovice! Tači uzurpoj vjedhi shantazhoj njejt si Ramut Haralopa e fatmir bojleri! Tači me Edvin Krstačin e Vuqiqin deshen ta ndajn Mitrovicen me ja dhan Serbis! Ktu I ndihmojke edhe Krokodillli Rus Pacovi, vllezrit Devolli me Karič , TV Klan Kosova, Bato Stanišiqin, Milaim Zuza, Božalla, Kelmendi, anaListat, srpska lista, pisa, koti šeholli, bia etj. Tači beri Pronto mafija dhe nuk zgjeroj territorin e pa shliruar ne Mitrovice por vjedhke uzurpojke me dosta, shetitke neper Ujman nen knontrollin e Serbve ather kur asnje Shqiptari nuk guzojme me shku ne Ujman ne pjesen veriore! Hajni uzurpuesi kurr patriot nuk behet. Delke ne foto me Putinin. TAČI është ASKUSHI KERKUSHI.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lacjani

                        Populli i Kosoves oshte qetsu prej momentit qe oshte fut ne biruc Hajnshim Hagabagla. Ishalla kurr nuk del pej burgu ky kriminel qe ka vra shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nikoll Kamshi

                          Ku janë ata që thonë Thaçi qenka hero i Kosovës dhe lideri uçk-së!??ku janë ata që thonë se Thaçi ishte arkitekti i pamvarësisë?Thaçi Simbas kësaj deklarate ashtu si në ditën e shpalljes pamvarësisë Kosovës ka qenë vetë lexuesi i asaj deklarate .!pamvarësia Kosovës mbanë vulën e gjakut të derdhur nder vite nga shqiptarët së paku që nga lidhja kombëtare e Prizërenit,kunder pushtimit serbosllav ,e kundër pushtuesit osman ,i Azem Galicës,i Shaban Polluzhës ,i studentëve me kërkesën Kosova republik që solli krahinën autonome të Kosovës e barabartë me republikat e president të federatës për 1 vit,që sollën e universitetin e Prishtinës ,kushtetutën e Kaçanikut dhe dëshmorët e viktimat e dhunës serbonaziste luftës se udhëhequr nga uçk-ja dhe gjaku i Adem Jasharit me familje dhe deshmorëve të Reçakut.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nardi

                            O Mero,kur do besh ndonje shkrim per ligjin qe aprovoi qeveria qe ka me shume se dy gjini.Apo dhe ti ashtu mendon si kurva e Surrelit.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                              Kujt i behet vone ????

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje