Nesti Angoni si një tallje për drejtësinë e re në stilin e Këthe Spirit

22 Shtator 2025, 18:41Editorial Mero Baze

Të gjithë portalet janë mbushur me lajmin se motrat Vokshi janë paditur në SPAK nga Nesti Angoni, personazhi i famshëm i fabrikuar për të justifikuar nisjen e procedurës penale ndaj Erion Veliajt.

Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë lajm të sigurt që motrat Vokshi janë denoncuar përmes ndonjë kallëzimi në SPAK. Së paku nga SPAK nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. Ata zakonisht reagojnë kur duan të merret vesh diçka.

E vërteta është se një personazh që është brenda historive korruptive të motrave Vokshi, sidomos lidhur me rolin e tyre në privatizimet në Albpetrol, ku njëra ishte Drejtore bordi e tjetra drejtoreshë privatizimi, si dhe në afera të tjera korruptive nga privatizimi, ka bërë shpeshherë denoncime në gjithë gazetat për veprimtarinë e tyre. Disa prej tyre dhe janë botuar.

Tani këtij personazhi që shkruan nga një adresë email me emrin SPAKburim, ka shpërndarë dhe lajmin që ka dorëzuar në SPAK kallëzimin për to, duke e shoqëruar dhe me një faksimile që imitonte firmën e personazhit inekzistent Nesti Angoni.

Pra, këtu ironia më e madhe është me “ringjalljen” e Nesti Angonit si një personazh që SPAK i hap derën nëse denoncon.

Në të vërtetë ai nuk ekziston. SPAK ka deklaruar se nuk ekziston, por ka pranuar që i ka bërë një denoncim që ata e kanë marrë seriozisht. Pra, SPAK ka pritur dikë në sportel, i ka paraqitur një ID që nuk e dimë cila ka qenë, i ka dorëzuar një zarf dhe është larguar. Dhe ata pastaj kanë parë që në zarf e kishte emrin Nesti Angoni. Pastaj kanë verifikuar që ai përmend tre personazhe: Erion Veliaj, Gent Sulaj dhe Gentiana Sulaj, dhe ka provuar që ata janë gjallë dhe ekzistojnë, dhe ka nisur hetimin.

Në rastin konkret personazhi misterioz, ka dorëzuar fakte shumë më të rënda dhe kompromentuese për motrat në fjalë, por ka vënë emrin Nesti Angoni për t’i treguar SPAK standardin që ai ka vendosur për nisje hetimesh.

Është pak a shumë si historia e famshme e Këthe Spirit, poetit bohem të Zagories, meqë të dy prokurorët e çështjes së Nesti Angonit kanë lidhje me Zagorien, njëri dhëndër e tjetri me origjinë.

Këthe Spirit nuk i jepnin shkollë për djalin se kishte biografi të keqe dhe i shkroi letër Enver Hoxhës. Në letër i thoshte:
"I dashur shoku Enver. Jam Këthe Spirit, poet i njohur popullor i Zagories. Kërkoj shkollë për djalin, por ca birbo në pushtet nuk më japin se thonë djali e ka pasur gjyshin kulak.
I dashur shoku Enver. Unë e di që partia jonë nuk bën luftë klasash, dhe e ka treguar këtë me shembuj. Ju, shoku Enver, partia ju pushkatoi kunatin si armik, por nuk të pengoi ty në karrierën tënde që të bëheshit Sekretar i Parë."

Pas kësaj edhe djali mbeti pa shkollë, edhe Këthja u burgos.

Kështu që këta të SPAK tani, që janë fyer në sedër nga ky tipi që u ka bërë denoncim anonim, dhe u ka keqpërdur pseudonimin e tyre, ka shumë mundësi të turren të gjejnë kush është ky që i provokon, dhe ta burgosin, pa u marrë me motrat Vokshi.

 

41 Komente

  1. t
    tarrasi

    Mero ,u pordh fare muhabeti me denoncimet e nestit edhe shokeve te nestit.Pjesa me e @hjerë do jete kur te shikojme ne televizion binjakezimin e keshilltareve te PS me keshilltaret e Sali gerdec 21 janarit,ne momentin kur se bashku do votojne per shkarkimin e erion veliajt.Madje do jete fantastike ne ato momente ,sikur te "djathtet" te bertasin :liri demokraci :ndërsa te "majtet" te bertasin :e duam Shqiperine si gjithe Europa:.dhiz uill bi a mirakull ov fridhim.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stefo Vangjo

      U bë si Pal Vata kjo punë. 'Pyet Tak Ngjelën, sepse Kiço Ngjela, e kishte shok fëmijërie Kiço Thanas Spirin, (ose KTH-Spiri), i cili i vajti tek dezhurni i ministrisë, dhe i kerkoi takim me ministrin Kiço Ngjela. Dezhurni nuk e la ta takonte. Atëhere, Kiço Spiri, i revoltuar e nevrikosur, doli jashtë e filloi të bërtiste me zë të lartë, sa i hante rryli i fytit : KIÇO TI, E KIÇO UNË, ZBRIT POSHTË, SE TË KAM PUNË…. Është si barcaletë por është e vërtetë. Zbriti Kiço Ngjela, dhe e mori në zyrë, i dha kafe, dhe i mbaroi punë, për atë gjë që i kërkoi.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ.eN.Bi.

        Stefo Vangjo...Kuço Spiti i tha Kiço Ngjelës: Kiço ti e Kiço unë,dil o Kiço se kam pak punë.Kiço ti në Ministri ,Kiço unë në Zagori.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stefo Vangjo

          Kjo e juaja, është vazhdim i sa më sipër. I keni të sakta.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            JNB, shumë i/e saktë. Unë jam me origjine nga Zagoria dhe fiks keshtu e tregojnë.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi

              Për koreltesë...e kam njohur Kiço Spitrin, nga aftësia që kishte për bejtet dhe komunikimin i bëri të gjithë fëmijët me shkollë të lartë.

              Përgjigjjuni
          2. B
            Byrektore Shqupi

            Më afër origjinalit: K. Th. Spiri shkoi në ministrinë e arsimit dhe kërkoi takim me ministrin, Kiço Ngjelën. Roja apo dezhurni i ministrisë i tha se e njoftuam ministrin prandaj duhet të priste kur ai të lirohej nga preukupimet e momentit. Mbas një kohe të gjatë pritje (kuptohet veprimi i ministrit) K. Th. Spiri i lë një letër për ministrin si më poshtë: Katër dhën dhe dy dhi Ka poeti në shtëpi Nga një kokë për ç'do njeri Kërkon bursë për djalin e tij Kiço ti, e Kiço unë Dil tek dera se të kamë pak punë Dhe pos dole, më hëngsh munë.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Defter

              Asnjëherë Kiço Ngjela nuk ka qenë Ministet Arësimi. Kaq

              Përgjigjjuni
              1. B
                Byrektore Shqupi

                Ç'rëndësi ka nëse Kiço Ngjela ka qënë ministër i financave apo i arsimit kur bëhet fjalë për K. Th. Spirin!? Thjesht është një lapsus. Ndërkohë po të tregojë një tjetër histori të K. Th. Spirit. : Në kohën e nismës së elektrikifikimit të vendit tonë Kiçua kishte ndërtuar në Zagori, fshatin e tij të lindjes, një mini hidroçentral me një turbin duke shfrytëzuar një përrua. Në një vapë Gushti uji i përroit kishte shterruar dhe nuk mjaftonte për të rrotulluar turbinën kështu që Zagoria kishte mbetur pa drita. K.Th.Spiri niset nga Zagoria dhe pak përpara orës 2 të drekës mbërrin drejt e tek porta e vilës K. Ngjelës dhe i bie ziles. Ndërkohë e shoqja e Ngjelës del në derën e vilës. Menjëherë K. TH. Spiri i thotë asaj: -Aty është Kiçua?- -Jo- i thotë ajo, por duke mos e njohur atë i cili mbante kapele kapele republike vazhdoi - Po urdhëroni brënda mbas pak ai do të vijë. - Jo- iu përgjigj ai prerë - Por kur të vijë i thuaj të kaloj andej nga fshati dhe t'i bëjë shurrën turbinës të rrotullohet që të na vijnë dritat.

                Përgjigjjuni
              2. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                Ha ha ha, Byrektorja. Je i madh.

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xheJ.eN.Bi.

                  O Byrektore...K.Ngjela nuk ka qenë ndonjëherë Ministër Arsimi.Nuk është ashtu si e shkruan t'i.Dhëntë janë vazhdim i vargjeve të para. ...Kiço ti në Ministri e Kiço unë çoban me dhi.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Byrektore Shqupi

                    Punoja në Shtëpinë Botuese "N. Frashëri" dhe në muajt e verës herë pas here vinte K.Th.Spiri dhe na prezantonte krimtarinë e tij. Lidhur me përmbajtjen e tyre ne, një grup qeflinj, ishim të detyruar të mbylleshin në një ambient që nuk komunikonte me personelin. Në një rast dikush me ironi i tha se tashmë ai, K.Th.Spiri, ishte bërë kuadër që mund të punonte pranë shtëpisë botuese N.Frashëri. Ai iu përgjigj me vargje: -Unë e dua fshanë- -Me pyje pa anë- Aty kamë rehanë- -Kamë nënën pranë- -Kamë gruan pranë- -i shikoj surranë- - I shikoj dafllanë- -Sikur shoh shejtanë.-

                    Përgjigjjuni
              3. N
                NestAngoni vëlla i DIELLËS prej Babe me dy nona

                Duhet barazpeshuar drejtësia. Kemi dy Nesti Angoni. Nesti Angoni i PD kunder Erion Velisë së PS. Nesti Angoni i PS-së kunder Albana Vokshit të PD.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                  Ti e paske vëlla prej none me dy Baba.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    e fortë kjo - "NestAngoni vëlla i DIELLËS prej Babe me dy nona"

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sqepari

                    K Th Spiri, kth Spiri nder spiunet shkruesit me i miri!

                    Përgjigjjuni
                  3. F
                    Fajin e kane rilindasit

                    Sali Dumani e ka me te majtet qe iniciuan reformen e nxorren te korruptuar shoket e miqte e tij ...Albana Vokshi s'u ka faj.Pse ta sulmojne???? Hakmarja e prokuroreve dhe gjykatesve eshte ndaj rilindasve

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jemina

                      Ore të gjitha i kuptoj, por mllefin dhe agresivitetin e Brisida Gjikondit, nuk arrij ta kuptoj, ndaj KM Rama ? Ose diku, kësajë zonje i është prekur apo cënuar ndonjë interes pasuror aq i madh,, që goditja që po i bëhet Erion Veliajt, e ka shpërfytyruar duke e nxjerrë nga binarët duke treguar karakterin e vërtetë të sajë.

                      Përgjigjjuni
                      1. h
                        himen

                        Oj Jemina ,qenke pjerdhur krejt nga veshet edhe truri oj ti. Brisida po shante veliajn dhe po mbronte ramen siç e pane te gjithe te kol balla.Ndofta ke nevoje per vizita te doktori I vesheve.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jemina

                          Jo mbrëmë i nderuar. Parmbrëmë. Pjerdhurinë mbaje për vehte. Pse fyen ? Mbete katundar si të tutë. Origjinë fshatare e theksuar që nuk ka edukatë.

                          Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kapterri

                      Mero. Ka mënyra të tjera për të mbrojtur Lalin tënd. Paraja nuk mban erë... Por mos u kap pas një akuzuesi virtual. Tani keni edhe një ministre 2D dhe nuk po e ngrë zërin. Po sikur të ngrihet një agjensi pranë Diellës dhe të kërkojë online që gjithsecili të njoftojë në mënyrë anonime për raste korrupsioni. Ku është ndryshimi nga Andoni dhe familja e tij. Ty të pret pena bukur, por vetëm për interesin tënd personal.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Votusi

                        "Njoftimi anonim" tjeter gje, te besh kallezim ne SPAK me emer te rrem tjeter gje. Pastaj edhe ta burgosesh bazuar ne kete kallezim deri sa te gjesh prova e te mbarojne hetimet edhe me keq. Sipas ligjit kallezimi i rrem apo shpifja denohet me burg (rasti Salianji). Ku ta gjejme Nestin dhe si do hetohet ?

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          na myten hajvanat

                          Hajt se kapterri eshte i gatshem te flijohet per Nesti Angonin, do e beje ai burgun! Dakord Kapterr kellufi?

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kapterri

                          Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hila

                            Kap-terri, gjithmon nivel me ulet ka ken ne ushtri, gjithmon epiqendra e humorit e percmimit, mire qe te paska pelqy ky nick! Ku e shikon interesin e Meros ketu? apo ju shpellareve u duket ashtu!

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Berti

                            Nuk e kuptoj përse disa prokurorëve të Spak-ut i ka hyrë frika në palcë nga këta të PD.Dhe këta të PD e kanë nuhatur këtë dhe të gjithë më në krye shefin e tyre i kërcënojnë pa pushim dhe ja kanë arritur qëllimit për ti tulatur. Nga krahu i mazhorancën i thonë vetëm vazhdoni detyrën pa ndroje. Dhe cfarë ndodh…. Nesti Angoni bën denoncim për Veliajn dhe Spak e arreston. Po Nesti Angoni denoncon motrat Vokshi dhe Spak hesht. Konkluzioni ? Spaku - frikacaku !

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Y

                              Nesti Angoni I Veliajt eshte Olsi Dado,dora vet,nuk ka rendesi shkruesi qe ka gjet ky qeni I Saliut Dado.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mara emigrante ne Itali

                                Sa injorant paska kjo Shqiperi e voge , rane malet u ngriten halet .

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Adrian

                                  Kam qeshur me lote me poetin e Zagoris,

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O boss,nje shkrim i juaj:Spak punon per SB ,duke i hapur ceshtje koti dhe jo duke e hetuar per gerdec,11 janari etj. Keshtu dhe ti o boss,ben sikur kritikon Spak-un por ne fakt i sherben. Lexo ca fakte te KCK e fundit e kol bregut

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kopje perfekte

                                      Nesti Angoni kopje perfekte... Per ti treguar SPAK qe jam i njejti si Nesti Angoni po te jap denoncime per motrat kurrva si Nesti Angoni qe dha per zotin Véliaj tani veproni.... Ka qene zgjidhje e zgjuar e atij qe e ka bere .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nivaniotet ca te pare

                                        Xhej Jen dhe te tjeret. Kico Spiri, Para ministries te she'shi skenderbej Tha :-"kico ti dhe kico une, dil ketu se kam pak pune, kico ti ne ministri, KICO UNE COBAN ME DHI."

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zosimea

                                          E mo pordhe edhe ti Nivaniot ?

                                          Përgjigjjuni
                                        2. d
                                          detto tra noi

                                          Mero e ka te pamundur qe te shkruaje ate qe e thote konfidencialisht - qe "Nesti Angoni" eshte Bella zevendese-Rama dora vete!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Milo

                                            Te del ne enderr bela qe nuk te hedh qyrret dhe me vrap ketu te shfrysh bolet.Ik a derezi shkerdhe gruan kurve.Apo nuk ta mban se ti keput koqet e fishkura.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Myzeqeja hambar i mushkonjave

                                            Po Nesti Bënja ku eshte? Me kujton filmin Koncert ne vitin 36, nesti benja shkruante artikuj me emer anonim kunder prefektit , kr bashkise dhe te madhit mbret. Ama kapterr veseli e mbertheu tak fak????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Prind

                                              Çon Gaz Bardhi disa kg dosje....nuk quhen! Çon Nesti Angoni nje fletushke...turret Spaku e media bashke...:) Pffffff

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shqiptari

                                                Në vitet 70-të,në një qytezë në Jug,një Nesti tjetër denoncon një fqinjin e tij në degë se bënte agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor dhe se kishte dëshirë të arratisej.Denoncuesin,Sigurimi e bëri bashkëpunëtor që të survejonte fqinjin që donte të arratisej.Mirëpo G,T.që u bë bashkëpunëtor nuk duroi dhe i thotë mësuesit se ti do të arratisesh,por bëj kujdes se dega do të arrestojë.Në darkë mësuesi i zgjuar u dha këmbëve dhe u arratis në Greqi.Pas disa viteve emigroi në Amerikë.Nga Amerika dërgonte letra në familje.Në një letër porosiste të vëllanë që të shpërblente me lekë fqinjin që e kishte lajmëruar se do e arrestonin pa e ditur që ai ishte bashkëpunëtori që q spiunonte.Letrat binin në dorë të sigurimit dhe lexoheshin.Sigurimi e arrestoi bashkëpunëtorin dhe gjykata e dënoi me 7 vite burg.Nuk dihet nëse SPAK do e arrestojë Nesti Angonin si nxjerrës të sekretit hetimor?!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patrioti cam i M...Bazes

                                                  Bythet e forta o Mero, perplasja Rama-Velia duket qarte ne horizont! Mendo se kujt do ja vesh ato mollaqet e tua ne preher se do mbetesh shalehapur mor i shkrete...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. O
                                                    O Mero ti s'di gjë si gjithmonë?!

                                                    Tallja më e madhe është ajo që PD e Saliut dhe PS e Bablokut i bëjnë shqiptarëve me teatrin politik 30 vjeçar me titull "hajduti thërret kapni hajdutin". Një turp i madh, një skandal i neveritshëm, jo vetëm për politikanët e korruptuar të pushtetit dhe opozitës se ata dihet si janë, se i kanë dhënë provat, por problemi janë mediat e kapura (sidomos TV) që nga mëngjesi në darkë bëjnë propagandë sikur këta palaço të politikës bëjnë "luftë" me njëri tjetrin për liri, demokraci, dhe drejtësi! Ça plehrash! Natë për natë në prime time emisione fake me skenar të parapregatitur për shpëlqrje truri të popullit! ________________________https://sot.com.al/kryesore/video-olsi-rama-dhe-deputeti-demokrat-darkojne-me-troplinet-rrjeti-ndizet-nga-spekulimet/

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gruaja e Ols Dados

                                                      Nesti angoni si alibi e Belinda Ballukut dhe Ols Dado grua*irit per te thene, ja ka dhe te tjere, s’ja futem vec Lalit. Mos i bini nga Kina, kjo eshte e verteta!

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje