Evis Sala duhet mbrojtur nga sëmundjet e deritanishme të shëndetësisë shqiptare

20 Shtator 2025, 20:23Editorial Mero Baze

Vendimi i Ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, për të pranuar postin e ofruar nga Kryeministri Edi Rama mund të kthehet në një nga betejat më të rëndësishme të jetës së saj,e cila mund të tejkalojë edhe përgatitjen akademike dhe suksesin e saj ndërkombëtar të provuar.

Arsyeja nuk ka të bëjë me aftësitë e saj, por me problemet e shëndetësisë shqiptare.

Edhe pse tingëllon pak cinike, ministri i vetëm më reformator i shëndetësisë në Shqipëri mbetet Ilir Beqja. Ai guxoi në një kohë rekord të ndërmarrë disa reforma transformuese për shëndetësinë shqiptare përmes koncesioneve, të cilat janë të vetmet reforma që ka bërë qeveria Rama në tre mandatet e saj, por që ai i realizoi në tre vitet e para të tij si ministër. Për njërin prej tyre po vuan burgun si “grup kriminal”, edhe pse koncesioni i sterilizimit i ka kursyer para buxhetit të shtetit dhe jetë njerëzish shoqërisë shqiptare.

Por kjo është një temë e gjatë, e helmuar nga balta politike dhe vendimet ekstreme të prokurorisë, e cila gjykon dhe politikat e qeverisë.

Pas goditjes së tij, mjekësia shqiptare u rikthye si kërmilli në guaskën e saj dhe sot është në një gjendje hibride: as e reformuar, as e vjetër, as e aftë, as e strukturuar, as  falas, as me lek, ku privatët sillen si spitale shtetërore dhe spitalet shtetërore si private; dhe ku njeriu mund të shërohet fare lehtë nëse gjen lidhjen e duhur – dhe mund të vdesë për një arsye banale.

E di që gjithë bota ka halle të tilla, por jo me kaq ngjyra sa i kemi ne.

Dëgjova disa premtime të saj dhe objektiva të Kryeministrit që kanë të bëjnë me problemet e fundit që i kanë dalë sistemit tonë, sidomos spitalit onkologjik. Nuk është mirë që një ministre me një biografi kaq serioze si mjeke dhe me sukses ndërkombëtar të marrë përsipër objektiva të veçanta. Ato padiskutim duhen bërë, me shtytjen e saj, por nuk duhet tue jenë objektiv poltik i saj.

Zonja Sala mund të hyjë në historinë e Shqipërisë si ministrja që duhet të bëjë reforma të dhimbshme në shëndetësi, por që të mbeten afatgjata, ne duhet t’i japim asaj besim dhe kohë për t’i realizuar ato – pa e zhytur në detyra ekzekutive që i takojnë shefave të spitaleve.

Shqipëria ka urgjente reformën e sigurimit shëndetësor, e cila shtyhet puerjetësisht per shkak te kostove sociale. Tarifa e sigurimit tonë shëndetësor është qesharake dhe e padobishme.
Shqipëria duhet urgjentisht të ngrejë detyrimin e qytetarit për të paguar sigurim shëndetësor të shkallëzuar në 3 apo 4 nivele, duke filluar nga ai bazë që garanton shërbime bazike falas, e deri tek më i shtrenjti që të garanton çdo gjë që të ndodh.

Rritja e të ardhurave duhet të përdoret në investime inteligjente në spitalet shqiptare, në futjen e teknologjisë më të avancuar dhe në pagesat e personelit shëndetësor.

Shumë nga shërbimet shëndetësore bazike, të prekura nga korrupsioni, mund të privatizohen si në Perëndim, kundrejt një fondi që sot qeveria e shpërdoron pa marrë shërbim efikas. I tillë mund të jetë shërbimi i mjekut të familjes, siç është në disa vende të Perëndimit, apo shërbimi për të moshuarit e vetmuar apo të sëmurë. Ka dhjetëra skema efikase në sistemet shëndetësore perëndimore që ia mbulojnë këto shërbime duke i ofruar ato me koncesion.

Nuk di të jap receta se çfarë mund të bëhet në shumë fusha të shëndetësisë për të qenë më afër qytetarëve, por është e rëndësishme që një ministre e tillë që vjen nga sistemi shëndetësor perëndimor, të mos zhytet në llumin e administrimit shëndetësor në Shqipëri, pasi nuk do të ketë kohë as për politika dhe vendime të guximshme, as për të ndryshuar në kohë rekord ato gjëra që ka nevojë shëndetësia shqiptare.

Do të jetë shumë e vështirë të kemi në krye të shëndetësisë një personalitet të tillë përsëri, nëse vendimin e saj për t’u kthyer në atdhe nuk e përdorim si duhet. Dhe e vetmja gjë që ka nevojë urgjent mjekësia shqiptare janë reformat. Ato duhen bërë shpejt, duhen bërë me guxim dhe duhen mbrojtur si një e mirë publike, duke injoruar baltën politike dhe gjyqet popullore ndaj një sektori jetik për shoqërinë shqiptare, që është më i sëmurë se pacientët e vet.

14 Komente

  1. B
    Builder

    Në se SPAK-ut, do ti vihet “kufiri tek thana”, atehere mund të SHPRESOHET në reformë shëndetësie, mbasi deri më tani, është e dështuar komplet. Kjo ndodh sepse njerëzit kanë marrë frikë nga goditjet keqdashese të SPAKUT, për ti bërë qejfin opozites. Spaku i ka hyrë detit në këmbë, mbasi ka marrë përsipër të godasë qeverinë Rama, për të ruajtur medemek ekuilibrat në goditje të krimit. Dumani me spakistet e tijë, kanë marrë përsipër edhe të godasin direkt Ramën, për të nderhyrë në prioritetet politike të kësajë qeverie të cilat ja jep kushtetuta.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Eh mor Mero! Je burre i mençur. Uroj qe te kene veshe per te degjuar

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje punonjes shendetesie e vjeter

        Bravo Mero edhe pse nuk je i profilit te Shendetesise , ke prekur plot gjera per ta ndihmuar sadopak Ministren e re si dhe Kryeministrin Rama per plaget qe ka shendetesia sot ? Llafi jot ne vesh te perendise , por une si nje punonjese e vjeter nuk besoj se do te ktheje nje sherbim te paster dhe human nga kjo ministre e adhur nga perendimi dhe per me teper 30 e kusur vjet e ikur ? Per mua me shume do jepte po te punonte tek Onkollogjiku si mjeke apo kryemjeke per te Cilin ka profilin apo sfiden per keta te semure qe kane me te vertete nevoje per mjek te specializiar te ndergjegjshrm dhe human ? Te jepte kontributin e vet si dhe shembullin e saj , qe sot ka nevoje me shume se kur per profesioniste te tille se sa per ministre ? Nga e gjithe biseda ne vidio kuptova se fliste per riburesimin e barnave per keta te semure te Onkollogjikut Ah sikur te ishte vetem kjo ????

        Përgjigjjuni
        1. p
          ppa

          .....nje drejtim tjeter shume i rendesishem; bashkepunim me fiskun per te futur ne "brazde" spitalet private qe livadhisin, korrin para dhe fusin shume pak ose aspak ne shtet.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drenicaku

            Eh more bac mbi 11000 Shqiptar i kan ndjek prej veriut ne vitin 2000 para syve te Hashim Danilloviq Thaqit dhe Klanit Pronto, para syve te KFOR-it dhe UNMIK-ut, para syve te KUINT-it dhe Ambasadorve te tjere, para syve te krejt ketyne qe sot rrahin gjoks e mshifen pas parullave Liria ka Emer…Liria ne GJITHE Kosoven erdhi vetem me ardhjen e Albinit dhe Vjoses ne pushtet pra prej viti 2021 tek athere u çliru Kosova ne teresi dhe at me vendim e urdher te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe me vendosshmeri te madhe te Policise sone krenarise sone dhe si rezultat tash ne veri qarkullojm lirshem pa u rreh apo masakru prej qetnikve serb dhe po kthehen kadale disa familje shqiptare ne PRONAT E TYRE ku jan perndjekur ne sy te Botes para 25 viteve. Kjo osht e vertata per ata qe dojn me nejt shtremt e me fol drejt. Ja qifsha robt Hashim Serbit e Rame Vllehut.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Po sikur te veme Mero djalin Minister te shendetesise ?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lol

                E shkrojta dje po nuk e botoi. Merua eshte bere gjithollog dhe mbetet provincial me komplekse.

                Përgjigjjuni
              2. N
                Neser eshte vone...

                Mafia cifute e gjithfaresioji po paguajne pronaret e bizneseve ne shqiperi me qindra mijera dollare qe te marrin punetore te huaj ne kompanite e tyre. Per kete, Rama e te tijet, merr pjesen! Strategji e shkombetarizimit dhe perzenies se energjise, dijeve, vlerave dhe patriotizmit nga Shqiperia! Pronaret e bizneseve per keto qindra mijera dollare po marrin te huaj e penalizojne vendasit, SHQIPTARET! NESER ESHTE VONE...

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jani

                  Në spitale janë bërë trasformime të kënaqëshme në ndërtim dhe aparatura por ka një infaksjon shum të madh e të përhapur dhe ky i ka infektuar pothuaj të gjithë dhe ky është KORRUPSIONI po s'pagove vdes...në shëndetësi duhe të ngrihet një tip SHKB (shërbim kontroll i brëndshëm)ashtu siç është ngritur për policinë .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal

                    Me CV që paska zonja ose është lodhur nga puna shkencore e studimore dhe ka marrë pak pushim të gjatë ose është optimiste e patriote pa njohuri politike aq më tepër nën drejtimin e një arroganti ,e delirati si Rama i sotëm do bëj vetëm birë në ujë në sistemin e kalbur e korruptiv , nepotik e të paaftë të shtetit shqiptar… Keqarrdhje për profesoren e radiologen e shquar në Londër po ministren e sistemit shëndetsor kaotik e absurd në Shqipëri..,, botoje se nuk e kam kritikuar shumë Ramën

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ymer

                      o Mero je kareps komplet. Po prandaj e sollen kete Evisin e dalluar, te beje reforma, te jap mend si dhe cfare duhet bere. Ti tani i jep mend asaj dhe neve qe mos merremi me ate se ndryshe do deshtoj dhe sdo na vij me nje e tille. I ke qi robt gojores se ps-se. Ik tani merr ndonje kure per laringun.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luan

                        Sa nis t'a lexosh shkrimin tënd bie era mut... Ilir Beqaj reformator!???

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nuskat e surrelit dhe mjekesia

                          Sala eshte me personalitet ptofesional dhe human, por tmeresisht naive qe nuk e ka kuptuar, qe ka bere nje harakiri, pasi mjekesia e rames, vuan nga nje sindrom a kanceroze, duke u nisur thjesht nga ajo, qe buxheti per shendetsine ne kete vend eshte dy here me i vogel, per fryme,se vendi tjeter ne ballkan, qe investon me pak ne kete rajon per ne sektorin e shendetsise.Kjo tregon shume, dhe kaq gje duhej ta kish kuptuar zonja Sala.Ndryshe tek zonja sala do te perjetojme nje Nene Tereze te dyte..

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kris

                            Paret I hame rrugeve qe te na hane rruget.Ku do ti gjejme paret per shendetesine?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje