PD vuan nga sindroma e vrasjes së luftëtarëve

21 Shtator 2025, 19:12Editorial Mero Baze

E vetmja gjë e qartë që tregon pafuqinë elektorale të PD është gara e mundshme për Bashkinë e Tiranës. Të gjithë ata që kanë shanse të dalin me dinjitet nga gara, i shmangen; dhe të gjithë ata që e dinë se nuk kanë çfarë të humbasin, janë gati.
Kështu, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti duket se nuk kanë dëshirë t’i hyjnë aventurës, ndërsa njerëz që nuk marrin as votat e lagjes thonë se janë gati të konkurrojnë.

Kjo nuk është hera e parë që PD gjendet në këto pozita për Bashkinë e Tiranës, por kurrë nuk ka qenë kaq e theksuar ndjenja e refuzimit nga figurat kryesore.
Arsyeja nuk është se ata do të humbasin, por se nuk e kanë më të sigurt karrierën në PD pas kësaj.

Në vitin 2000, Besnik Mustafaj e kishte të sigurt që do të humbiste, por kandidoi përballë Edi Ramës dhe ishte i pari që e uroi pas humbjes, përkundër mallkimeve të PD-së.
Pas një pauze disa mujore, ai u rikthye në PD dhe kandidoi më 2001 duke fituar si deputet i Tiranës. Pra, gara i shërbeu për t’u bërë një figurë më politike brenda PD-së, pasi më parë kishte qenë një ambasador i palidhur me jetën politike të saj.

Në vitin 2003, Spartak Ngjela po ashtu e përdori garën në Tiranë për t’u forcuar si figurë politike në PD. Ai bëri një fushatë simpatike, jo partiake, dhe e vuri në pozitë të vështirë Edi Ramën – jo nga pikëpamja elektorale, por e debatit publik.
Pas kësaj, u bë deputet i PD-së në vitin 2005.

Por më dramatik ka qenë vendimi për zgjedhjet e vitit 2007. PD ishte përgatitur politikisht për Lulzim Bashën. Duke qenë ministër i Infrastrukturës, dhe duke marrë përsipër disa gjeste lufte për interesat e familjes Berisha, siç ishte prishja e mbikalimit të Zogut të Zi, ai forcoi bindjen në sytë e demokratëve se ishte rivali i duhur përballë Edi Ramës.

Por kur erdhi koha për t’u zgjedhur kandidati, ai refuzoi. Bashkë me të refuzoi edhe Bamir Topi, i cili synonte postin e Presidentit dhe kishte arsye të mos i besonte më Berishës, pasi ky i fundit e kishte anashkaluar nga gara për Tiranën më 2000 dhe 2003.
Kështu, Berisha ia la këtë barrë Sokol Olldashit.

Të gjithë e dinim që do të humbiste. Edhe ai vetë.
Pas afër një viti e gjysmë si Ministër i Brendshëm, ku kishte bërë emër me arrestimin e bandave kryesore në vend, ai kishte çdo arsye të besonte se rivalët brenda PD-së po e çonin drejt eliminimit. Dhe në fakt, gjatë fushatës u provua.
Ata që identifikoheshin si “tirons të vërtetë” nuk e votuan, pasi e identifikonin me Sali Berishën. Njësoj kishin vepruar edhe kundër Besnik Mustafajt dhe Spartak Ngjelës.

Ishte e qartë ky rrezik, i cili u provua.
Humbi thellë përballë Edi Ramës përkundër një fushate luftarake që bëri. Gjurmët e sabotimit brenda PD-së ishin të dukshme. Për shembull, në njësinë nr. 10 PD fitoi minibashkinë (pra Ger Bogdani fitoi), ndërsa Olldashi humbi.
Për një parti të bashkuar është e pamundur që dikush të votojë kryetarin e minibashkisë dhe të votojë kundër kandidatit për bashkinë e madhe. Ishte e qartë që e kishin futur në kurth për ta eliminuar.

Pas humbjes, njësoj si dy pararendësit e tij, pranoi rezultatin, uroi Edi Ramën, fiku telefonin dhe u zhduk për gati një muaj nga selia.

Kur Berisha pa që po i bëheshin bashkë shumë armiq – Bamir Topi nga një krah, të rinjtë nga krahu tjetër – u detyrua të riformatojë qeverinë: e futi Olldashin në qeveri si Ministër të Infrastrukturës në vend të Bashës dhe bëri Topin President.

Pra, edhe pse ai u përgatit për t’u bërë kurban, përsëri ia doli t’i imponohej PD-së.

Por tani…

Ky sistem vlerash nuk ekziston më në PD.
Tabaku dhe Alimehmeti me të drejtë nuk rrezikojnë, pasi e dinë që pas humbjes nuk vjen ndonjë shpërblim, por një shqelm për t’u hequr qafe si humbës.

PD nuk është se për herë të parë ndjehet humbëse në Tiranë. Ashtu është ndjerë për dy dekada. Por për herë të parë personazhet e forta politike ndihen pa perspektivë dhe duan të jenë brenda rrethit të sigurisë.

Ky është regresi më i madh që ka pësuar PD.
Nuk ka më njerëz që të luftojnë për të. Nuk ka më luftëtarë që të dalin, të sakrifikojnë karrierën për t’i dhënë vetes personalitet dhe PD-së fuqi të reja.
Arsyeja është se PD e ka ndërtuar tashmë të ardhmen politike të personazheve të saj jo mbi meritat, por mbi besnikërinë ndaj Berishës dhe shërbimet ndaj familjes së tij.

Gara u vra nga brenda PD-së dhe njerëzit më me merita nuk u kandiduan.
Ndaj tani nuk ka më njerëz që sakrifikojnë për t’i dhënë PD energji të reja apo rezultate të reja.

Tani PD është në kërkim të një bedeli që pranon të kandidojë për të humbur, por që në thelb nuk ka çfarë humbet.
Ajo tashmë është një parti pa luftëtarë, por vetëm me rrogëtarë. Dhe për rroga, para ka plot.

16 Komente

  1. B
    Builder

    Kandidatura më e mënçme nga gjithë PD-ja, është korçari i sinqertë Vrenoz. Vetëm ai, nuk ka se ç’humbet. Përkundrazi, Vrenozi fiton, sepse bëhet Tironc. Kurse gjithë rrotullhanet e tjerë të Saliut, janë thjeshtë plonca lope, që nç vënd se të flasin, bëjnë bajga, njelloi si lopa.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pipi

      Po më pëlqen kandidatura e Kuluvis Balliut. Ai e përballon ngarkesën psikologjike dhe e ka treguar veten që i ka të gjitha që duhen për kryetar Tirane, përveç trurit...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Por edhe një gjë është fakt. Kush kandidon nga PD për bashkinë e Tiranës, nuk është më në PD. Të shohim fatin e Këlliçit.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xxx

          Një Sali shpellar vret gjithë opozitën...turp

          Përgjigjjuni
          1. S
            Si del PD nga situata sipas CHATGPT

            Sot PD ndodhet në një moment kritik historik, ndarë mes dy rrugëve: Rruga e vjetër, që mban peng partinë për interesa personale e klanore; Rruga e re, që kërkon transparencë, standarde perëndimore dhe përfaqësim real të qytetarëve. ____________Si mund të dalë PD nga kjo situatë? JA NJË PLAN KONKRET PËR REFORMIMIN E PD NDARË NË 5 SHTYLLA: 1. Shkëputja nga e kaluara dhe pastrimi i figurave të kompromentuara Çfarë nënkupton?: Largimi i Sali Berishës nga drejtimi i partisë, jo si hakmarrje politike, por si akt i përgjegjësisë historike. Dëbimi i figurave që janë nën hetim nga SPAK ose të lidhura me afera korruptive. Vlerësimi i integritetit moral dhe profesional të anëtarëve të kryesisë dhe strukturave drejtuese. Dorëheqja e Sali Berishës si akt i nevojshëm politik. Sali Berisha është pengesa kryesore për riformatimin e PD. Ai ka një bazë të ngushtë, por shumë të zhurmshme, që nuk përfaqëson shumicën e opinionit publik. Largimi i tij nga drejtimi i PD do t’i hapte rrugën një lidershipi të ri, që mund të bashkojë të djathtën dhe të flasë me gjuhën e realitetit të vitit 2025, jo të viteve '90. Pse është e rëndësishme:______________Heqja dorë nga figurat e korruptuara dhe nën hetim PD nuk mund të kërkojë drejtësi, nëse në radhët e saj ka njerëz të përfshirë në afera të rënda. Kjo përfshin largimin ose vetëlargimin e personave që janë nën hetim nga SPAK apo kanë dështuar të mbajnë standarde etike. S’ka rilindje pa veting të brendshëm. PD duhet të jetë shembulli i parë i standardeve që kërkon për shtetin. 2. Zgjedhje të brendshme të lira, transparente dhe konkurruese. 3. Ristrukturimi i partisë nga poshtë-lart. Riformatim total të strukturës politike. Kjo do të thotë riformim i lidershipit, shkëputje nga e kaluara dhe ndërtim i një platforme të re politike që adreson realisht problemet e qytetarëve (jo thjesht anti-Rama). 4.Rikonceptimi ideologjik dhe programor i PD. 5. Bashkimi i spektrit opozitar në një front të përbashkët.____________ Çfarë duhet të bëjë PD në plan afatshkurtër dhe afatgjatë? --------Afatshkurtër (6-12 muaj): Zgjedhje të brendshme të lira dhe të hapura. Distancim i qartë nga figurat e dështuara ose të kompromentuara. Artikulim i një programi ekonomik, social dhe antikorrupsion të besueshëm. Bashkëpunim me shoqërinë civile dhe grupet qytetare. ------‐Afatgjatë (2-4 vjet): Ndërtimi i një elite të re politike me profesionistë të rinj, të padëmtuar nga tranzicioni. Ristrukturimi i bazës elektorale përmes organizimit lokal, jo vetëm për zgjedhje. Bashkimi i gjithë spektrit të djathtë në një projekt të përbashkët kombëtar. -----------Përfundim: PD nuk ka më luksin të imitojë modele të vjetra politike. Ose riformatohet, ose shkon drejt zhdukjes politike graduale, duke ia lënë opozitën partiçkave të vogla apo Lëvizjes së Qytetarëve që mund të dalin nga protesta dhe pakënaqësia popullore. Nëse PD guxon të bëjë një prerje të pastër me të shkuarën, të sjellë një fytyrë të re, qytetare, integruese dhe me kredibilitet, atëherë ka ende shanse të ringrihet, edhe në një betejë të vështirë si ajo për Tiranën.___________________Çfarë nuk duhet bërë gjatë reformimit? Të mos ngatërrohet reformimi me thjesht ndërrim karrigesh. Të mos lejohet që një grup i vogël “të kontrollojë gjithçka” në emër të rinovimit. Të mos përdoren lojëra proceduriale për të përjashtuar njerëz që mendojnë ndryshe. _____________Një emër konkret të mundshëm për kandidaturë për bashkinë e Tiranës: -Adrian Civici – profesor, ekonomist, profil qytetar dhe jo politik. -Një profil i ngjashëm me Arlind Qorin (por i qendrës së djathtë) – qytetar, aktiv, i pastër.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PLATFORMË PËR PD sipas CHATGPT

              PLATFORMË PËR REFORMIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE.____________ Qëllimi Kryesor: T’i japim Partisë Demokratike një identitet të ri politik, të ndërtojmë një strukturë funksionale, të pastrojmë radhët nga korrupsioni dhe konsumimi, dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve tek e djathta shqiptare si alternativë qeverisëse moderne, europiane dhe efektive. SHTYLLA 1: VETING DHE PASTRIM I BRENDSHËM. Objektivat: Heqja e figurave të korruptuara ose nën hetim penal nga strukturat drejtuese të PD-së. Vendosja e kritereve etike për funksionarët e lartë. Ndërprerja e çdo lidhjeje me individë të përfshirë në afera të njohura (korrupsion, abuzim me pushtetin, patronazhizëm partiak, etj). Masa të menjëhershme: -Krijimi i një Komisioni të Posaçëm Etike

              Përgjigjjuni
              1. Çensura mjet komunist

                O Mero, po vazhdimin e komentit për riformimin e PD ku e çove? Ku i çove 4 shtyllat e tjera të platformës? Apo i hëngre atje ku s'thuhet?

                Përgjigjjuni
              2. Q
                Qahije Metko

                Këtë koment e paskërka shkrojturë vetë Kryeministri Ramë, duke dhënë mendime të vyera për të djathtënë shqipëtare, por sigurisht, pa “lexhendën” vrasëse e gjaksore që ka uzurpuarë tani e 30-të e kusurë vjetë këtë parti.

                Përgjigjjuni
              3. G
                Grant

                Flm " Si del Pd......."!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Greku i Pargēs

                  Komandanti i përgjithshëm i PD-së Sali Berisha êshtē i paditur nga SPAK-ku , prandaj duhet tē zhduket nga sfera politike qē tē rinovohet partia demokratike . Mirëpo rrethimi gordian që ai i ka bērē PD-sē me militantē tē sëmurē mendērisht si Muli i Nokēs , Albana e Vokshajve , Luçiano boksieri i Elbasanit e kompani , pēr momentin nuk e mundëson kētē gjë , prandaj kjo parti ēshtē e destinuar të rrijë në opozitë deri sa Berisha tē jetē gjallē .

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhoxhi

                    Nëse nuk "varet" para Shqupit Saliu ska as parti demokratike asgjë..

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E verteta ime

                      Natyrisht , cdo problem e ka nje zgjidhjet . Por kjo zgjidhja e problemit te opozites shqiptare eshte ne kufijte e te pamundures , aq I veshtire eshte . Pa shkuar ne teori konspiracioni e te tjerave , Le t'i referohemi fakteve te thjeshta : te dy krahet , pozite -opozite perbehen nga nje shumice ish komuniste dhe bije komunistesh ...! Njeri krah drejtohet nga nje bir komunisti , ndersa krahut tjeter nga vete nje komunist . Ne kete peizazh shkorret , ku gjithcka duket e kalkualuar dhe e ashtezuar ( Avoketerit korifej te opozites Jane bijte e bllokut , kupoles se ferrit komunist , F. Lubonja , Nesho dhe Bushati ...!!! ) , e miremendiar dhe e organizuar ashtu sic mafia di te beje , mua me duket se cdo mendimi e ide per per ndryshim , eshte nje utopi ... C'duhet te bejme ? Te presim te Hane njeri-tjetrin dhe te shpresojme Tek drejtesi dhe dielli I Perendimit .

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shpendi

                        Me fal or E verteta ime, por me duhet te te them se je nje iluzionist i semure. Kjo te ben ty qe deshtimet personale tja kalosh organizimit shoqeror, qe ne praktike do te thote : Prit gomar sa te mbije bar....

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Bero Maze

                        PD vuan nga sindroma e vrasjes luftetareve?? Mos or Mero se na gajase se qeshuri! Nuk e sheh dot apo te jane djegur llamatinat Ramen goxha-gallof 2 metrosh me nje zevendes-Luftetar te tij ne Arrati (Ahmetajn) e zevendes-Luftetarin tjeter ne Qeli (Veliajn) !

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berti

                          Mero ke nevoje per me shume pushime se e ke dhjere fare me kete shkrim.Po te shtrydh Sulltani I Surrelit si limon Tepelene.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lali FIKU

                            Sindromen e vrasjes luftetareve do ta shohim se shpejti realitet. Eshte ceshtje kohe perplasja e ashper koke me koke mes Ram-petlles dhe Lali-fikut. (nuk keni pare gje akoma)

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje