Opozita është kompleksuar pse shtypi e ka paraqitur shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak si “votë unanime”, duke pretenduar se PS iu bashkua betejës së saj. Madje tani kanë shpikur edhe se Veliaj është në burg falë 44 apo 45 protestave të Belindit me Adriana Kalan përballë Bashkisë.
Asnjëra dhe as tjetra nuk është e vërtetë.
Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për asnjë nga akuzat e Belindit dhe Kalas para Bashkisë. I vetmi përfitim që mund të kenë pasur nga ato protesta është nëse vërtet kanë marrë ndonjë lek, siç thonë vetë kur zihen me njëri-tjetrin. Përfitim tjetër, as politik dhe as elektoral, nuk kanë pasur. Politikisht, në sondazhe, Erion Veliaj është rritur pas protestave para Bashkisë dhe deri tani është ende i dyti pas Edi Ramës në PS.
Tani, natyrisht mund të bjerë, pasi nuk është më në politikë, por nuk është nën akuzë për asgjë nga ato që ka thënë grupi i gatshëm i protestave para Bashkisë. Është marrë i pandehur pasi ka dyshime të forta për gardërobën e gruas së tij dhe aktivitetin e saj si financuese e disa aktiviteteve kulturore në Tiranë, veçanërisht atij të Prelocaj. Pas disa ditësh ai po vjen përsëri në Tiranë, dhe thjesht duhet bërë kujdes për këta që firmosin tani. Kaq është deri tani i gjithë “korrupsioni” i Veliajt – një film i montuar nga dy prokurorë dhe disa sponsorë pas tyre.
Sa për të ardhmen politike të Veliajt, këta të PD herët të vënë bast, përderisa në krye të tyre kanë dikë që ka djegur dy herë Shqipërinë dhe është ende në këmbë.
Kështu që PD nuk ka pse të kompleksohet që Veliaj nuk është viktimë e tyre. Po e vërteta është që nuk është viktimë e tyre dhe ata nuk mund të sillen si heronj të rremë opozitarë në këtë rast. Se po të ishte e vërtetë, Belindi do të ishte ngritur në karrierë me fillimin e Parlamentit, meqë ka korrur “fitore”, por e kanë zhdukur nën dyshimin se ka “korrur para” pa leje.
Kështu që PD as ka fituar ndonjë betejë politike me të – është mundur rëndë – as e ka dëmtuar politikisht me ato protesta. Përkundrazi, në atë kohë e kanë forcuar. Vetëm nëse ka dëmtuar ndonjë buxhet socialist për protestat. Për këtë s’kemi ende të dhëna.
Bashkimi i votave të PD me PS është thjesht një përpjekje e PD për të fshehur dështimin kundër Veliajt. Meqë dështuan ta padisin, meqë nuk ia dolën dot me protestat e sponsorizuara me 20 veta, tani po përpiqen të duken si fitimtarë duke bashkuar votat me PS.
Për Veliaj dhe fatin e tij ka shumë më tepër merita PS sesa PD. Kështu që votat e PS kundër Veliajt ishin vota të vërteta, ndërsa ato të PD që iu bashkuan PS janë vota false, për të fshehur dështimin e tyre kundër tij.
Ndaj nuk ka pse t’u vijë keq kur shtypi i trajton si “vota uniteti”, se të tilla janë. PS nuk i duheshin ato vota. I duhej vendimi politik për ta shkarkuar. Atë e mori kryeministri dhe pas asaj, votat e PD nuk i duheshin njeriu. Ashtu siç nuk i duheshin askujt protestat para Bashkisë.
Fati i Veliajt nuk ka qenë kurrë në dorë të tyre. Fati i tyre ka qenë tre herë rresht në dorë të Veliajt dhe i ka mundur. Kështu që s’ka pse dëshpërohen që i trajtojnë të gjithë si “mbushësa topi” mercenarë. Ashtu janë. Madje më keq: janë vullnetarë që s’i ka kërkuar njeri.
Aq te verbuar jane keta te PD me Veliajn, sa mbaj mend kur u kalonte me biciklete para zjarrite gomave, dhe as e vinin re, se kishin merak djegien e jo kryetarin! Hahaa, i perdhunoi lali 3 here rrresht me nga 60 mije vota diference!
PD-ja e sotme, nën udheheqjen e Sekretarit të Partisë sëPunës së Sjqipërisë, shokit Sal Brrisha, asht për ti kndu kangën:” “Lum e lum, Si ne n’Pukë, Kena furrë, Me pjekë bukë, Kena rrugë, Me asfalt, Ecin burrat, Ecin gratë, Kena shkollë, Me konvikt, Me palestër, Me u stervit….. Hamë bar Kur thot Partia Tuj blegru Si bagëtija Tuj ba bé Për kët parti Enver Hoxhën Me rini. .
Me këtë artikull, o Mero, ja paske futur pordhës, apo siç thonë tëpëlënasit, ja ke futur si kau pelës, mbasi nuk kishe më se ç’thoje. Bëfsh qejf.
Si paska deshtuar PD kunder Veliajt. Aq me teper po na e fsheh deshtimin mbrapa votave te PS?! Dengla, Mero, dengla. IT'S OVER.
Mero, sa here te lexoj, aq here me neveritet Partia Socialiste dhe Edi Rama. Erion Veliajn e sabotoi PS dhe pike. Nuk kane patur shans ta mundin ne fushe te betejes, se i degjeneronte, nga i pari tek i fundi. Zero shans. Eshte thjesht e neveritshme ai montim, qe i bene "buxhetet" socialiste te Belo Ballukut dhe Edvin Rames. Turp te kene socialistet nese do vazhdojne te jene indiferent ndaj ketyre skemave poshteruese dhe aspak politike, ne funksion te te ardhmes se partise se tyre. Neveri.
Divergjencë e bukur për të futur sherrin mes socialistëve, por e dështuar. Lali Eri, që i kishte hipur kalit mbrapsh, nuk diskutohej. Bëri plot punë publike, ishte energjik, sillte vota në PS, por pas çdo tenderi dyshohej një aferë. Të gjithë e mbajnë mend që tenderat në Bashki ishin të paracaktuar, jo vetëm tek 5D, por edhe në biznesmenë të tjerë pranë kryetarit. Gjithësesi lidhur me artikullin, unë besoj se Këlliçi ka bashkërenduar aksionin me Ols Dadon dhe kishte informacion të sigurtë që Veliaj do përfundonte në burg, ndaj vazhdont eprotestat edhe me 7-8 veta, veç për të marrë kreditet kur të ndodhte vërtetë. Partnerja e Këlliçit ishte e interesuar direkte në pronën për të cilën Ols Dado i kishte shprehur kërkesën Veliajt përnta zhvilluar. Është më e thjeshtë nga ç’duket.
"por pas çdo tenderi dyshohej një aferë"! Pra vazhdon shpifja si ne kohen e komunizmit kur dikush akuzohej se kishte folur kunder partise e shokut Enver, sot akuza eshte per tenderat edhe pse eshte bere publike qe ekzston nje komision i jashtem ne bashkine e Tiranes per shqyrtimin dhe aprovimin e tenderave, pra eshte ky komision ne te cilin nuk ben pjese kryetari i Bashkise. Eshte me te vertete e cuditshme qe, ka akoma njerez qe sajojne e shpifin fakte te pa qena duke deformuar realitetin. Natyrisht Spaku i Adriatik Dumanit nuk ka ngritur asnje akuze per tenderat, perndryshe do te kishte burgosur anetaret e ketij komisioni pa asnje lloj problemi
o Lym, po është info e brendshme o shok, nuk është agjitacion e propagandë. Të gjithë punonjësit i kishin duart e lidhura në Bashki, sepse tenderat ishin të paracaktuar në formë, mënyrë dhe realizim. Punonjësit e Bashkisë nuk kishin nevojë as të mendonin për të bërë një projekt, apo për të shtuar a hequr diçka, sepse vinte i gatshëm, ata veç firmosnin. Kujton ti se nuk e dinte Veliaj për 5D, s’i kishte treguar kush që ishte kompani e drejtorëve të tij? Të vjen keq që burgoset ai përpara Saliut e të tjerëve, por që e kishte bërë mutin mullar dihej ajo.
Pordhi kalih ne dere te hanit.
Paska qene i forte perdhunimi 3 vjecar qe u ka bo lali dhe nuk u del e inati
Nuk fshihen ato qe ka ber lali per tiranen 10 vjet mos e harroni asiher
Salehu-dhendrri i shkjaut dhe Ramuti- arumuni i bjeshkve te Beratit, keta antishqiotar kete detyre kane: te kriminalizojne vendin. Prandaj u ben bashk kunder Veliajt, sepse i bashkoj antishqiotarizmi i tyre. Hapni syte, shqiptarë!
Lali i beri cope 3 here, e mori Tironen barazim nga 2011a, e ua mori ne kthese 2015, 2019, 2023 - dhelpra qe s’hanin dot rrushin, e thonin nuk bo ky rrush, nuk bo Tirana e lalit. Qe tani keni nis me u lut per Lalin, sh vone!
Po Belindi si eshte me gjendjen e lekeve te marra per protestat e zhvilluara para bashkise te sponsorizuar nga godinat perballe! Me vjen keq per per keqperdorimin e adriana kalase dhe telitin qe kullonin nga djersa ne mes te vapes ndersa belindi gjesdiste me jave ne amerike me keto leke
belua i harxhoi leket e protestave ne green coast te zamiri ne vere, aq shume kishte marre per sherbimin
e dine te gjithe si u bene ato protesta e mero, e kush i financoi, e kush i mbajti aq gjate para bashkise per ti heq mendjen lalit qe po i benin gropen nga ana tjeter. skeme e paster me prapavije vrasje politke
hahaha sa bukur e ke thene, ka korrur lek pa leje beloja, i bukuri i PD qe luan me dy porta. i doli rryli fytit adriana kalase se shkret, i prishen dhe tenden e shpis, e la sala edhe pa gje fare, kurse belo ezmeri prap deputet. fabula? lek nga PS, deputet nga PD haha cu kenaqm
---------------------------------Erion---------------------------------- ====================================== --------------------------Zoti nganjëherë------------------------- ======================================---------------------i vë në prova të mëdha--------------------====================================== ----------------------njerzit që do të bekoj.-------------------- ======================================
Veliaj la gjurmë me projektet transformuese në Tiranë.
Veliaj e forcoi profilin e PS duke e renditur mes figurave me te besueshme
Ka bo gabime si cdo njeri por sja mohon dot kush qe punoi fort per qytetin
Mero ,socialistet e vërtetë ,një prej te cileve është edhe erion veliaj,nuk u tremben nga plumbat e saliut ne 21 janar dhe nuk tremben as nga nestet as nga angonet as nga belo(a)t qe kane hedhur leket ne kete valle.Erioni duhet te vazhdoje betejen e tij juridike ne gjykaten e strasburgut ,derisa te marre pafajesine .Mbeshtetja per te nga socialistet e thjeshte eshte maksimale.Te shpresojme se udheheqesia e PS nuk do mbeshtet shume tek ato tipet ( e pd dhe lsi) ,qe qurraviteshin edhe qanin per ulziun edhe u bene meme,se atehere u @hje fare muhabeti .
Mero, kur thua "vullnetare qe nuk i ka kerkuar njeri" ndoshta gabohesh. A eshte e sigurt qe Berisha nuk ka nje marreveshje per unifikimin e votave ne keshill me Ramen? Sepse unifikimi i votave, dekurajoi mbeshtetesit e Lalit per t'i dale atij ne krah, pasi ishin gjithsesi te humbur. Ndersa nese PD po themi nuk do kishte votuar fare, do shikonim nje çarje me te thelle te keshilltareve te PS. Dhe kjo do ishte ne interesin e PD. Perkundrazi, duke unifikuar votat me Ramen, PD nuk fitoi asgje te dukshme. Sa per ndonje fitore te padukshme...do duhet te presim qe ta shohim.
Qëndrimi triufator i opozitës (edhe Qorri) për propozimin për shkarkim është thjesht përpjekje e dëshpëruar për të fshehur shitje e votës. Pa votat e opozitës veliaj nuk shkarkohej me votë të cilësuar. Berisha është i shitur prej vitesh tek Rama nga halli është shderruar në zvarranik e vemje e pështirë dhe Rama arrogant e delirant
Bashkia e Tiranes ka notuar ne para ku nuk u dukej fundi. Me siguri qe aty ka abuzime te tmershme, por qe duhet pak kohe dhe vullnet profesional per ti zberthyer nga organi i akuzes. Me vendosjen e Manastirliut si administratore e bashkise deri ne zgjedhjet e reja qe mund te jene pas 2 vitesh, do te behet nje spastrim klinik i punonjesve te saj si dhe do te paditen ne prokurori per shkelje apo abuzime me fondet publike. PS-ja opozite ka po vehten e saj. Pra te ndershmit kunder hajduteve. Kjo eshte sfida qe e pret PS-ne dhe do ja daleedhe kesaj radhe. Lalit vetem sa do ti shtohen akuzat dhe nuk shpeton pa nja 12 vjet heqje lirije. Te shohim edhe sa te tjere do te perfundojne ne duart e drejtesise.
O kopetento 22.38 mos tall bolet me veten or daku .Lali Eri po perndiqet ,per blerje online nga bashkeshortja rroba te brendshme ,bluza ose fustane.Derisa I kane hyre per kontroll brenda dollapit ku mbante breket,tregon se nuk kane gjetur asnje shkelje lidhur me buxhetin e bashkise dhe fondet publike te menaxhuara nga bashkia (ose ndonje ppp).Le te shpresojme se SHBA dhe opinioni publik shqiptar do te ndikojne fuqishem qe kete lloj vettingu qe po kalon Erion Veliaj ta kaloje çdo politikan shqiptar,nga 1992 deri sot.
Kryeministri Vlleh I Shqiperis Edvin Kristaq Rama ortodoksi qe u konvertua ne katolik, po kerkon Kosoves mos te shoh çfare bene Serbia,por te zbatoje te gjitha pikat e marreveshjeve qe ka kerkuar Serbia???? Do te thote Serbia mund ta sulmoje Kosoven si ne Banjske ndersa Kosova nuk duhet fare te "merzitet" por te plotesoj kerkesat e Serbise???? Çfare lloj majmuni mund te kishte parurpesin ti thoshte Kosoves keto fjale???? Sigurishte nje majmun si ky Edvin Kristaqi Rama qe ka frekuentuar te njejten kishe me Vuçicin dhe Vuçiçkat e tjere.
Ej Menero Bazja, andej nga gazeta DITA kane dale ca foto te nje dreke para 4 vitesh ku ne sofer me "eksponentin e krimit " deputetin aktual te PD Ardian Ndoja eshte dhe vellackua i Kryeministrit , Olsi i vocerr! Merr tani sukull e kova e fshiji ato sa ke hedhur jarge kunder Ardian Ndojes se do hash ndonje shpulle nga Olsi a ndonje shkelm bytheve nga i vellai...
Opozita deshtoi kunder Velise? Thirri mendjes or Mero se te ka hik per lesh e pyete nje here me qetesi vehten ; Ku eshte Velia sot - ne burg aty ku e donte Opozita apo te duket ndoshta me Dekret Kryeministror ne dore me firme e vule nga Rama qe ti gezoje postin pas vdekjes?
Me emerimin e Silva Cakes e Braimllarit, Edi Rama provoi se Belinda Balluku me Belon e LSI-ne punonin bashke te zhduknin pasardhesin Lalin, te hane mut tani me Tiranen e shkerdhyer politikisht.
Mero po ju kujtë i shërbeni,jo me shkrumet tuaja,por me atë që bëhet ku poshtë shkrimit të madhërishëm të afij ql e FLAKËN QË NË FILLIM VITET E POLITIKËS BK SI LIMON I SHTRYDHUR POR SIJASHTËQITIE.Ai tashmë shkruan për Erionin?Si mundet që si për çdo shkrim jepet mendim për potin a shkrimtar,a publiçistin JO