Ogerta Manastirliu e përzgjedhur nga Rama për detyrën e kryetares, i ka bërë atij vetëm një kërkesë që Belinda Balluku do të jetë udhëheqësja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës. Këtë e konfirmoi kryeministri ndërsa mblodhi grupin e punës per Tiranën.
Duke i lënë përsipër udhëheqjen e fushatës Belinda Ballukut, që është de facto kryeministre e vendit, Manastirliu ka zgjidhur një sërë problemesh të fushatës me një të rënë të lapsit.
Së pari, ka shmangur humbjen e energjive për të aktivizuar nga pikëpamja elektorale njerëzit që kanë bërë fushatën elektorale të Veliajt për tre mandate, pra 10 vitet e fundit. Vetë Manastirliu do ta kishte këtë një proces me shumë probleme rrugës, dhe ndoshta me qejfmbetje dhe humbje energjie që do t’ia vështirësonin fushatën. Me Ballukun ky problem thjeshtohet. Ajo ka mundësinë të krijojë një strukturë të re elektorale në Tiranë, duke i përjashtuar njerëzit e Veliajt në terren dhe duke reformuar me këtë rast edhe strukturën elektorale të PS në Tiranë.
Së dyti, Balluku i zgjidh Manastirliut kontaktet me grupet e interesit dhe besimin tek vazhdimësia që ata duhet të kenë tek kryetarja e re. Duke qenë ajo udhëheqësja e fushatës, ky problem është i zgjidhur. Bizneset e mëdha të ndërtimit dhe gjithë rrethi i interesave të mëdha për Tiranën, që duan garanci politike, kanë tani një adresë të qartë ku do të duhet të trokasin për të marrë garanci për vazhdimësinë dhe për garancitë politike. Në këtë rast ata thjesht transferojnë besimin nga Veliaj tek Balluku si kryeministre de facto e vendit. Dhe ky është një problem i madh i zgjidhur për fushatën elektorale në kryeqytet. Duke qenë njeriu më i fuqishëm i qeverisë, ajo është dhe një kombinuese më e mirë interesash mes qeverisë dhe bashkisë dhe një garant për grupet e interesit.
Së fundmi, Balluku është edhe një lehtësi politike për rezultatin elektoral të Manastirliut. Nuk po flasim për fitoren, se ajo nuk është e rrezikuar, por për rezultatin elektoral që duhet të ruajë së paku rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 2025.
Balluku ka mundësinë të vërë në lëvizje gjithë deputetët dhe ministrat që janë në Tiranë për të mbrojtur rezultatin e tyre. Dhe kjo është ndoshta më e afta për ta bërë këtë gjë.
I vetmi problem që mund të krijonte Balluku si “udhëheqëse e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, është shtresa gri e elektoratit në Tiranë. Ajo mund të rritet për shkak të super pushtetit që ajo demonstron.
Ky fenomen do të ishte i rrezikshëm, nëse opozita do të gjente dikë që nuk identifikohej me Berishën dhe merrte elektoratin gri të kryeqytetit plus mbështetjen e opozitës. Por duke qenë se shumë emra në dukje të afërt me Berishën, janë më shumë ushtarë të Ballukut sesa të tij, suksesi i saj është dyfish, pasi ajo ka mundësi të caktojë edhe kandidatin e opozitës.
Kështu që Manastirliu ka për të pasur më pak emocione kur të shpallet fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve, se sa pati kur u shpall kandidate e papritur në Asamble
Nese behen do behen do jene zgjedhjet me qesharake qe ka patur Tirana dhe mos pjesmarrja do jet rekord. Thjesht nje zhgenjim per menyren sesi e hoqen nje njeri qe punonte.
Heee mero po i percjell mesazh te gjatit. Po i thot qe bela kerkon te te zeri vendin ne te ardhmen. Shume mund te mendojne se mero po i ben qefin beles apo ndoshta thote thjesht fakte, por ne fakt vetem sa po e ben shenjester belen karshi te gjatit
Mero ,sipas ketij arsyetimi qe ben ti I bie qe belinda eshte komandante edhe e rames edhe e saliut dhe trashëgimtare e fronit te se majtës .Keta dy çamarroket,saliu dhe rama, qe kane 25 vite qe zihen dhëmb për dhëmb per te miren e shqiperise dhe shqiptareve qenkan zbutur më në fund .dhiz iz a mirakull ov fridhim ,ov kapitalizmi,ov jurop.
Mero ka të drejtë, Balluku është Kryeministria e ardhshme e Shqiperisë, pas 4 vjetësh Edvini shkon në pension, nuk besoj se do ketë kurajo që ta eliminojë edhe Ballukun sic eliminoi Erjonin, mbasi do rrezikonte burgun edhe ai vetë!
Manastirlliu perball krricit fariut,mulit,kalase,vokshit....,rezultati 10 me zero,saliu nuk njeh zgjedhjet,ankohet ne BE dhe te TRUMP
I hidhur Mero. Intrigant. Ka poshtruar Manastirliun dhe ka sulmuar Ballukun.
Mero, jenjesh ne opinione, por nje gje nuk e ditke mire akoma, strukturat jane te PS, as te Erjonit, Ballukut apo Ogertes. Kete nuk e luan topi. Sikur juve zoti Mero do t'iu propozonte PS per deputet apo kryetar bashkie, dhenese ju do te pranonit, te jesh i sigurt qe do te fitonit po aq vota sa Erjoni, Edi apo dikush tjeter qe perfaqeson PS. Mbase nuk i ke lexuar statistikat e Zaloshnjes, por ai, dhe ju i keni bituar ne gazeten tuaj, ka disa vite qe thote qe elektorati i PS eshte i pandryshuar, eshte rritur por kurre zvogeluar. Kjo edhe per arsye se njerzit e zgjedhur nga PS per ta perfaqesuar jane me integritet te larte dhe intelektuale te pergatitur, pavarsisht ndonje druje te shtrember qe mund te prish radhen. Edhe njehere, Balkuku e Ogerta, ashtu si ne cdo zgjedhje bejne detyren, zbatojne programin e partise duke rritur e shtuar radhet edhe me prurje te reja, pa zvendesyar te vjetrat, rinovimi dhe pasurimi i strukturave eshte vazhdimesi, nuk kane nderprerje aktiviteti edhe mbas fushatave. Strukturat funksionojne ashtu si fuksionon Partia.
"Balkuku e Ogerta, ashtu si ne cdo zgjedhje bejne detyren, zbatojne programin e partise". Kush eshte programi i partise, qe te shumoje pasurine e oligarkeve dhe investitoreve strategjike?
Mendoj që guximi juaj, i nderuar Baze, ka kaluar kufijtë jo vetëm etikë, por edhe profesionalë, duke cilesuat zv.kryeministren Balluku, si kryeministre “de fakto” të Shqipërisë. Konkretisht, në tre raste ashiqare, pa asnjë skrupull keni thënë :” udhëheqjen e fushatës Belinda Ballukut, që është de facto kryeministre e vendit,“. Më poshtë :” Në këtë rast ata thjesht transferojnë besimin nga Veliaj tek Balluku si kryeministre de facto e vendit”, dhe diku nga fundi :” I vetmi problem që mund të krijonte Balluku si “udhëheqëse e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”…..gjithë këto insinuata jo pak provokuese dhe shpotitëse ndaj KM - Rama, kanë një domethënie me shumë prapamendim negativ tuajin, për të futur sherr dhe krijuar intriga, në raportet shteterore midis Km-Rama dhe zv.km. -Balluku. Kjo e juaja, është hakmarrje e pastër për tu justifikuar kundrejtë Erion Velisë. Mendoj që jeni keq. Jeni plotesisht gabim.
Builder, vetem ti nuk e ke kuptuar qe Rama pas 4 vjetesh nuk mund te kandidatoje me per rolin e kryeministrit, pra kryeministria e ardhshme eshte Balluku! Se ti nuk e kupton, fajin nuk e ka Mero apo une, paaftesia eshte e jotja ... pastaj me ate akuzen qe Mero do t'i fuse ne sherr, behesh fare qesharak!
O Envero, a e ke pyetë Pal Vatën, për këto mendime që ke ? Ju uroj madheshti bretku.
Lol Guraziu asht krejt i habitun se ca bahet. I ka ba kubel kta te PD -se Edvini. Elona nuk kaperdihet hic. Ted Kopliku po e kupton lojen. Kshu asht Shkodra blu saks.
O mero zionisti! Kot me te pyt, di gjo Si shkoi fjalimi i kryeministrit kriminel cifut ne united nation
Se esht kokra kurves prandaj
Po Belo do behet kordinator me PD a PS tani? Se do jete bere lemsh me dy listepagesa dhe nga Balluku dhe nga Zeni!
Çfarë analize as Rama se ka menduar kaq qartë. Do ta merrni në qafë Balluken ju gazetarët duke e cilësuar kryeministre de facto se nuk do jetë e largët dita kur do ta shihni tek shtatë penxheret siç morët Erionin duke e quajtur numri dy , pasardhsi Ramës etj ku ka numra në Ps ashtu si dhe PD është 1 10 herë numurimi fillon tek 12. Futja kot;? ballukja kryeministre de facto e Edi i lutet zgjidhe pak kte ppp aman jepja ktij kte kontratën dhe ballukja do ta gjejmë mynyrën shef fli i qetë ( pikturo pa ndroje) dhe shefi ikën nëpër botë me kokën para se ka balluken prapa
Mero ! Mos e ul "stekën" e gazetarisë.... Luleshtrydhja ka dy vjet që e di! Leri emocionet, se emocionet i ka kalu qysh kur drejtoreshë Spitali i shkonte kryeministri mbrëmjeve vonë, vizita në zyrë... Të n'a rroj "murgu" Saleh që punon për/me e-Dramën, se Manastire e Manasturllesha ka plotë..
Shqiperia e gjore u pervesh monopateve te demokracise me Shpresa te medha e madje me sakrifica gjaku , per te mberritur tek kjo dite ku , kandidatet e opozites , pa e ditur fare se cilet jane Te quhen si USHTARE, USHTARE te kujt ......Te zevendeskryeministrit te POZITES ...WTF,dmth i erdhem rreth e rrotull kodres dhe dolem aty ku u nisem.
Në politik çdo njëri e ka ciklin e vet Lali Eri e mbaroi ciklin e tij Mos u mundoni ta justifikoni për dështimin në menaxhimin e Tirsnës
Lali Erit t’i hani mune, se ndihet mungesa e tjj ne cdo cep. Vajten e hoqen se “punonte me shume se c’duhet” e tani vini verdalle si pordha neper breke duke thene “c’i beme vetes”.
Manastirliu eshte Velia e rradhes, nje gur shahu i rradhes qe Rama je hedh ne preher SPAK. Kryeqytetit i duhet nje Kryebashkiak qe ti sherbeje Tiranes e jo nje sherbetor ne sherbim te Rames.
Mero respekte per kete leksion qe jep per shqiptaret e thjeshte mbi menyren si funksionon pushteti dhe opozita ,mekanizmat e zgjedhjeve etj etj.Ne fund te fundit rendesi kane grupet e fuqishem te biznesit dhe interest e tyre .
Dhe Bela dhe Olgerta jane te dyja me dosje ne Spak dhe duhet te ishin prapa hekurave , jo te benin fushate, por cfare t'i besh Spakut qe nuk po i merr e ti fus brenda.
"...kur u shpall Kandidate e papritur ne asamble.."... Vertet e beson kete rrene qe lesho ne fund se ajo Manastirja e ka marre vesht ne asamble ate emerimin or Mero apo e ke sa per konsum per rilindjotet? Se keshtu e ben Ramen t'ja kaloje dhe Enverit qe emeronte kuadro qe e merrnin vesht emerimin neper asamblera (sikur dhe merrnin plumbin ndersa flinin ne gjume).
Si gjithnje byth lerpires profesionist Mero.