Një monument për poetin në qytetin me buste heronjsh

27 Shtator 2025, 18:44Editorial Mero Baze

 

 

Një monument për poetin në qytetin me buste heronjsh

Dje në mbrëmje, ndërsa po vija me Ilirjan Zhupën për këtu, dhe po kalonim poshtë Turanit, ai më kërkoi t’i bija borisë. “Duhet ta ruajmë zakonin të përshëndesim Petritin,” – më tha – “se ai tani këtyre anëve rri fshehur.”

Pesë vite më parë, në udhëtimin e tij të fundit drejt Tepelenës, në pranverë të vitit 2020, ndërsa kalonim në Qesarat, Petriti më vuri dorën mbi timon dhe më tha: “Shtyp tre herë borinë; ta dëgjoj Qazim Shemja që po kaloj. E bëj gjithmonë.”

Ngjan pak si një trill poetik lidhja e fortë mes tre poetëve tepelenas – Petrit Rukës, Ilirjan Zhupës dhe Qazim Shemes – të pandashëm as në letërsi dhe as në shoqëri, por në fakt ajo që i lidh është fakti se ata hynë së bashku dhe hynë në emër të Tepelenës në letërsinë shqiptare.

Në vitet ’80 letërsia shqiptare, posaçërisht poezia shqipe, u freskua nga tre vatra të reja poetike në vend: ajo e Tepelenës, e Lezhës dhe e Tropojës.

Në këtë përtëritje gjaku të poezisë shqiptare, Petrit Ruka ka një vend të veçantë, pasi u bë një poet emblemë që arriti të çojë në mënyrën më moderne Muzën poetike labe në poezinë shqiptare, duke i dhënë poezisë shqipe një finesë të rrallë, një realizëm të pashoq dhe një patriotizëm të vërtetë.

Eposi poetik i Labërisë është nga më të veçantat në Ballkan, pasi është niveli më i lartë i një poezie popullore e mbushur me metafora dhe elegancë poetike. Është aq i fortë sa edhe sikur të mos kishim arritur të kishim një poezi të kultivuar shqipe, poezia labe do të mjaftonte për të na shpëtuar nderin.

Por Petrit Ruka nuk është një transportues fizik i eposit labe në letërsinë shqiptare. Ai nuk është një mbledhës këngësh labe apo një krijues këngësh labe. Ai është një poet modern shqiptar që faktin që është rritur mes perlave të folklorit labe e ka kthyer në privilegj të jetës së tij. Ai i ngjan pak a shumë bletës që nuk çon në koshere as lulet që gjen rrugës, as petalet e tyre, por merr nektarin e tyre dhe në koshere prodhon mjaltin që rron dy mijë vjet. Pak a shumë kjo është ajo që ka bërë Petriti me folklorin e Labërisë.

Para tij e ka bërë këtë sprovë edhe Agim Shehu, por për shkak të periudhës kur shkruajti, ai mori dhe përdori nga Labëria patetizmin e saj. Petriti përdori gjithçka: lirikën e poezisë labe, ashpërsinë e saj, patriotizmin e saj, vajet dhe pse jo edhe ironinë e saj.

E di që krahasimet çalojnë dhe janë problem i madh mes shqiptarëve, por nëse Fishta mbeti një gjigand i madh i letrave shqipe, një përpunues i madh i eposit të Veriut, i historive të kreshnikëve tanë të cilët i mori nga letërsia gojore dhe i hodhi në Lahutën e Malësisë, Petrit Ruka e bëri këtë në një mënyrë më moderne me eposin e Labërisë, duke risjellë në një stil modern baladat e Labërisë.

Nëse Lasgush Poradeci mbahet sot si një nga poetët tanë më të mëdhenj lirikë, për shkak të vetmisë në të cilën vezulloi në vitet ’30 e më pas, Petrit Ruka për mua mbetet një nga poetët më të mëdhenj të dashurisë në poezinë shqiptare, me një lirikë më moderne dhe më të prekshme, në horizontin mes qiellit dhe tokës, ku të çon melankolia dhe dhimbja e dashurisë.

Nëse Dritëro Agolli mbeti në letërsinë shqiptare si një poet dhe shkrimtar i realizmit të thellë të botës shqiptare, mbështetur mbi karaktere njerëzish të prekshëm në rrugë, Petrit Ruka guxoi dhe futi në poezinë shqiptare angazhimin qytetar dhe vërejtjet e hidhura për realitetin e sotëm. Poezitë e tij emblemë – Baba, ne ikëm, Nëna ime nuk ka fotografi, apo poezia për pensionistët e lagjes që kërkojnë kafenë më të lirë, poezia Atdheu u shit, etj. – janë elegji që të mbledhin lotët në fyt për atë çfarë po i bëjmë atdheut.

Një monument për poetin në qytetin me buste heronjsh

Në amanetin e tij të fundit poetik, një libër që zhvarros baladat e eposit të Jugut duke i risjellë në një formë më moderne, ai ka bërë gjithçka që mund të bëjë një poet për atdheun e tij, për historinë e tij, për traditën kulturore të tij.

Në një nga baladat e librit, ajo e Hankos që shetit nëpër varre, ka një garë artistike me Ismail Kadarenë, rreth fuqisë së fjalës poetike labe.

Kur Ismail Kadareja ka shkruar Autobiografinë e Popullit në vargje, ai e ka marrë rrugëtimin e Hankos së bukur nëpër varre, si një metaforë ku bukuria e saj ngjallte të vdekurit dhe vriste të gjallët.

Petrit Ruka e ka ulur në tokë këtë histori, duke sjellë historinë tragjike të Hankos nga Kamenica, nuse në Zhulat, që rikthehet në fshatin e masakruar nga osmanët për të kërkuar varret e prindërve dhe vëllezërve të saj, duke vajtuar si Ajkuna dhe duke i dhënë përsëri kuptim vargut “të vdekurit i ngjalle.”

Dy poetë, që tek i njëjti varg, njëri shikon fuqinë e dashurisë mbi të vdekurit dhe tjetri fuqinë e vajtimit lab mbi vdekjen.

Dhe ndërsa përgatitnim këtë botim, nën peshën e pashpirt të kohës së pamjaftueshme që Petriti kishte për ta botuar në një ditë të caktuar, ai sillej sikur koha kishte ndalur dhe grindej me redaktorin e tij për tri ë që akoma jam i paqartë nëse duheshin apo nuk duheshin në gjithë atë libër, por që askush nuk i hapte rrugë njëri-tjetrit. Pastaj erdhi puna e kopertinës, që ishte e pazgjidhshme sikur të mos ishte një piktor i shquar shqiptar, Agim Sulaj, që ta zgjidhte këtë hall brenda tre ditëve. Dhe në fund ishte edhe ankthi i botuesit, që zakonisht është i shqetësuar vetëm për festat e promovimit.

Edi Rama, i cili erdhi në ceremoni t’i dorëzonte Petritit titullin Honoris Causa të Universitetit Europian të Tiranës, pa “vesin” e të gricurit me artistët dhe, me një seriozitet që na la pa fjalë, bëri një vlerësim thelbësor të veprës së Petritit, duke e cilësuar atë si një poet i ulur mirë në gurin e vet në letërsinë shqiptare.

Ai gur sot është aty para Kalasë, dhe ka rrotull buste pashallarësh me shpatë dhe luftëtarësh me armë, duke e bërë këtë qytet unik që të ulet mes tyre edhe një pasha i fjalës dhe luftëtar i madh i saj.

 

* Fjala e mbajtur në ceremoninë e përurimit shtatores së poetit Petrit Ruka në Tepelenë 

 

 

33 Komente

  1. D
    Dritan Begolli

    Ju lumte pena Mero Baze ! Petrit Ruko eshte gjigand , sic eshte edhe Arben Duka ! Turp per ata qe nuk i respektuan sa ishin gjalle.

    Përgjigjjuni
    1. #
      #Gopisti i NSHRAK-ut

      Ne të gjithë kishim nevojë për një Editorial të tillë, nga Mero Baze. Dukshëm i emocionuar, por i ftohtë akull në analizën letrare. Të gjithë do ikim nga kjo jetë, dikush pas 20 vitesh, dikush pas 50. Unē, me rregullin e treshit të Meros, i bie pas 30-të vitesh. Petrit Ruka do mbetet, Ne të tjerët, ndoshta, Jo. Po ç'rëndësi ka. Jetuam jetët tona "Me këmbë e me dorë" siç thonë nga Jugu. Pa u zvarritur!! Ne kemi jetuar ... edhe në Kohën e Petrit Rukës.... Kërkoj ndjesë për pseudonimin e kaq e kaq viteve... por në fund të fundit, një GoMist i thjeshtë kam qenë. Një gërmë ndërrova. Të tjerët ndërruan Lëkurët.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Builder

      Bëre mirë që u shkëpute sot, nga politika. Bëj ca ditë pushim. Të bën mirë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Bravo, Baze! Ka akoma vendi kulture dhe dije. Poshte shkaterruesit e kultures dhe dijes qe pseudo demokracia I Ka vendosur ne CDO television!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marhum Pashai

          Po Bela nuk ish o Mero?! Se Lalin na e mori burgu zi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Shko pirdhu

            Përgjigjjuni
          2. U
            USA citizen

            Ka pak poete Shqiperia si Petrit Ruka! Uroj qe te mos kete dhe me pak!

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Petrit Ruka ishte njeri dhe poet i mire. Nuk di a e ke lexuar ti YLLI Petritin? po ç' duhet te beje njeriu te te pelqeje ty. Me human more njeri...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arben Kapaj.

                Hallall u qofte te gjithe atyre qe ideuan,miratuan, financuan ,punuan erealizuan kete veper per birin e Tepelenes.Ju lumte per mendjen dhe duart e ndritura,

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Glaukias

                  Të përmendësh Gjergj Fishtën, Lasgush Poradecin, Dritëro Agollin e Ismail Kadaren dhe pastaj të quash Petrit Rukën si një përzierje e këtyre gjigandëve të letërsisë shqiptare është një sakrilegj ose në rastin më të keq, një tallje që i bëhet një poeti të mirë. Se e ke nga anët e tua dhe e ke njohur personalisht është një gjë o Mero por ky mbivlerësim është diçka e ulët..

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agim

                    Te lumte mendja, zemra dhe dora Mero Baze! E ke ndritur ! E ke skalitur! I paharruar dhe i shumelexuar Heroi i Poezise, Petrit Ruka!...

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arvanitsi

                      o mero, po ku e gjete ate shprehje, qe bleta nuk bie lule dhe petale por bie nektar ne koshere qe rron 2000 vjet, mos vdeksh kurrrrre o mero

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Turi

                        Shkrimtari e mriton bustin po Tepelenasit jane rrace muti dhe hajduta te ndyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turi

                          Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Turi

                            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Pellumb

                            Respekte pa fund .Respekt te madh kam dhe per Agim Shehu.....I perjetshem kujtimi I tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fjala

                              Bukur e ke thurur, o Mero, për Petritin, por do te lutem kur ndonje aty tek gazeta jote ben ndonje koment vulgar, per te mos thene banal, bllokoje se ja ngre vlerat vetes dhe gazetes, por edhe Tepelenes. Mero, jetojme jo per nje cope buke te felliqur, por per nje seder dhe dinjitet e moral madhor ashtu si ti shkruan per Laberine apo Malesine se pashallaret qe permend ti me te drejte, ishi paresia e njerzeve qe kishin dale ne krye nga zotesia mbeshtetur ne traditen dhe origjinen, prandaj ruaje origjinen te paster dhe mos u shit per ato ndyresira klikime prej banaliteti kafshrak. Petrit Ruka ishte nga ata yje qe kishte pire uje burimi ne ate vend dhe ndaj ishte bere ashtu. I pa harruar njeriu i letrave që na ben krenar , Petrit Ruka !

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                D.Didani

                                Petrit Ruka,ne se do ishte i nje vendi te madh,do ta kishte famen globale!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Stefi Elba

                                  Pene e holle patriotike e mendje e ndritur. Iku shpejt e na la perlat e tij te pavdekshme qe sa here i lexon do ti rilexosh… Respekt!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Skender

                                    Ja vlejti mundimi i te lexuarit te kesaj cka ke shkruar, goxha me vlere se na mbyti gjirizi i politikes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bedri Islami

                                      Kujtova se Meros do ti kishte ardhur ca mendja ne vend e i eshte shmangur bythlepirjes perditshme te pushtetit Rama... por jo! Gjithe kete Editorial e ka stisur vetem per ato rrjeshtat e fundit ku na qenkesh mrekulluar e mbetur pa fjale nga serioziteti i Rames ne ate ceremoni...(pikerisht atij Rame qe dikur i ka botuar edhe Kartelen e Psikopatise..)

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ard

                                        Qytet me buste heronjesh , nje thenie ,"duket i trishtuar nje popull qe admiron heronjte ",gjithesesi Petrit Ruka e meriton te nderohet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Go West

                                          Urime Mero, fjale te ndiera per nje lis te poezise dhe te Botes shqiptare. Petriti jetoi e krijoi ne nje kohe kur niveli i llumrave ishte ngritur shume lart, vemendja kishte ndaluar te mbijetesa, hapsirat ishin zene nga bandite e kapobanda qe grabisni, vrisnin dhe shkaterronin. Por llumi do te shkoje te vendi dhe Petriti e vargjet e tij do mbeten. Mesazhet e dhimbesura te poezise se tije na shoqerojne e na bejne me te mire.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nje lexues poezise ...

                                            Nje ligjerate ku i gjeni te gjitha vezullite e poezise se P. Rukes . Dhe te gjitha te sistemuara ne ate bocen e emocioneve labe per labin... Bukur shume ke shkruar per Petrit Ruken , poetin me te mire te Laberise , sipas meje. Mero , duke shkruar per Petrit Ruken , Mbase ligjeraten me te ndiere dhe me te bukur , si nuk e harrove Edi Ramen ? Apo ate e e shikon si apogjeun e te gjitha apogjeve te djeshem , te sotem dhe te atyre qe do te vine !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nje mendim

                                              Po pse , o Mero , na e prishe humorin ? Vertete e beson se E. Rama e pelqen poezine e P. Rukes ? C' lidhje ka E. R. me gurgullimen e kenges labe , me vete Laberine qe eshte balade me vete ne ate mozaikun baladesk shqiptar ?! Vertete beson se Tek E. R. estetika e poeteve leber , historia dhe shpirti I Laberise , aroma e trendelines dhe sharmi I vitove dhe hankove te Laberise perfiton emocione pozitiv ? Dhe ... Jo se nuk eshte shqiptar dhe Njeri I lexuar , por , sic ti dhe te gjithe , e dine mire qe ai eshte nje shqiptar I allasojme . Pavaresisht se inercionin I majte e do , e voton , I beson , sepse I menaxhon shkelqyeshem repartet e gatshme qe I ka Lene sh. Enver ne transhe. Pa e neglizhuar edhe ndihmen e Berishes dhe berishizmin , I cili e ka te gedhendur ne surrat dhe ligjerim se nuk ka kurrefare lidhje me dritherimen dhe emocionet qe perfton e bukura... ( Perfton Jo perfiton )

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Z
                                                Zani Burimi

                                                Te lumte Mero! Poezia eshte si uji i ftohte ne krua dhe lum ai qe e shijon. Me ka pelqyer poezia e Qazim Shemes kur ishim ushtare dhe une veriori shijoja me lezet ato perlat e Laberise. Kuptohet se vleresimet i bente per Qazimin Poeti i zones se tij Petrit Ruka. Qe atehere e kam lexuar kete poet dhe me ka mbetur i ngrohte ne zemer. U gezova kur pashe inaugurimin e shtatores kaq te bukur te poetit. U lumte djemve qe kishin kontribuar dhe i lumte skulptorit duararte!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  I juaji Edi Rama

                                                  Duhet tja kuptoni ca hobet e huqet Meros - Sikur mos kisha vajtur une atje ne ate ceremoni, Mero as do ish kujtuar se ai Ruka ka ekzistuar ndonje here.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eduardi

                                                    Një mendim shumë i gjatë, bosh dhe me një fjalë futja kot. Pse nuk i bën nder rreshti i Meros pë E.R. artikullit? Ti dhe unë nuk e duam ndoshta të dy E.R. po ato që thot Merua për të qendrojnë e sa për trashen e Enverit, me të cilin Edi nuk ka asnjë lidhje, do ishte mirë ti vazhdonim dhe sot. Lufta është te dera kurse në kohën e Enverit prodhonim artikuj ushtarak vet, po kishin strehime ku të fusnim kokë kurse sot nuk kemi asgjë. Prandaj shkruaj o ti “mendim shumi” kur ke ndonjë gjë interesante për të na thën jo thjesht të shash Edi Ramën. Artikulli është për të madhin poet Petrit Ruka artikull me dell shkrimtari.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tepelensi

                                                      Të pamë dhe ty Mero në atë inagurim, prandaj s’ishte nevoja të shkruaje një gazetë këtu.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Nje mendim

                                                        Dakort , Eduard ! Une nje mendim dhash , askend nuk fyeva dhe monopolin e te vertes nuk e tunda . Respekt !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tironsi

                                                          Eshte fat dhe privilegj kur historia te rezerbon nje vend nderi! Shume punojne dhe perpiqen, por historia eshte perzgjedhese tekanjoze dhe eshte zor ta kuptosh kë do, dhe pse do, qe ti jape nje vend. Kjo eshte dhe e bukura e historise, qe per dreq nuk gabon asnjehere ne zgjdhjet e saj. I madh Petrit Ruka. Shume i goditur fjalimi i Bazes!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Agron

                                                            Zot i madh! Na mbyti deliri i madheshtise! Lexoni komentet ketu. Te gjithe duan te shesin mend, apo te japin mend! Thua se ata jane ku e ku me te mençur se Merua, se e kane kuptuar poezine e Petrit Rukes (nje gjigand i paperseritshem) me mire se Merua, se ju vjen keq qe nuk u pyeten te vendosej apo jo monumenti ne Tepelene, etj. Nuk ke c‘ti besh! Keshtu qenkemi gatuar. Mesa kam lexuar ne artikuj letrare ne gazeten Ex libris, ne vitet ‚80-te, krahas grupit te letrareve te Lezhes, nje grup i rendesishem letrar ishte dhe ai i Lushnjes me Faslli Halitin, Gezim Hajdarin, Fatbardh Rustemin, Shpend Sollakun, Bujar Xhaferrin, etj. Madje, ne nje pjese te artikujve, te dy grupet letrare vleresohen si shkolla te letersise shqipe per ate periudhe.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje