I vetmi që del i “nderuar” nga Dekreti i zgjedhjeve, është Veliaj

1 Tetor 2025, 18:16Editorial Mero Baze

 

Debati kushtetues për anashkalimin e Gjykatës Kushtetuese në procedurën e shkarkimit të Veliajt është i rëndësishëm vetëm për shtetin, jo për Veliaj. Veliaj është i interesuar të shpejtojë procedurën drejt Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut për të ankimuar paraburgimin dhe në rastin konkret edhe shkeljet në shkarkimin e tij.

Prandaj debatet për shkarkimin e Veliajt duhet ndarë nga interesat juridike të Veliajt në këtë proces.

Erion Veliaj nuk po lufton të jetë kryetar bashkie. Ai post iu rrëmbye përmes një aksioni politik, në të cilin u përfshi me vetëdije të plotë madje dhe me zell SPAK-u, opozita dhe vetë segmente të Partisë Socialiste, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në Shqipëri, që një të zgjedhur mund ta rrëmbesh nga zyra dhe pastaj me një procedurë të diskutueshme kushtetuese mund ta legjitimosh rrëmbimin e postit të tij.

Por për të kjo është një çështje që ka mbaruar. Të vetmit që duhet të shqetësohen për këtë janë ata që janë ende të zgjedhur.

Ai është i pandehur. Dhe interesi i tij është zbardhja e fabrikimit të akuzave dhe hedhja poshtë e tyre së paku në Strasburg, në kushtet kur besimi tek sistemi ynë i ri i drejtësisë ka rënë në nivele më të këqija se sa ka qenë në drejtësinë e vjetër.

Tani çdo betejë mes institucioneve në këtë drejtim do ta bëjë edhe më qesharak shtetin. Fjala vjen, përfytroni dy skenarët e Gjykatës Kushtetuese:
– Skenari i parë që ajo e shkarkon Erion Veliajn pra e legjitimon shkarkimin. Pas kësaj krijohet precedent që çdo kryetar bashkie mund të paraburgoset nga një akuzë e krijuar me fabrikime, siç dëshmoi rasti i italianit tek denoncimi për Veliajn, dhe pastaj arrestohet për 3 muaj dhe ikën nga detyra.
– Nëse marrim skenarin tjetër që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon Veliajn. Atëherë do kemi dy kryetarë bashkie, një të zgjedhur më 9 Nëntor dhe Erion Veliajn e pashkarkuar. Natyrisht në këtë rast do mbetet ai që zgjidhet më 9 Nëntor, pasi kemi thirrur popullin të votojë përsëri, ndërsa Veliajt duhet t’i japim rrogën deri më 2027. Siç kemi bërë me Arben Rakipin apo Dhori Sollakun kur janë shkarkuar në mënyrë antikushtetuese.

Në pozitë qesharake vendoset dhe opozita. Ata e quajnë dekretimin e Presidentit Begaj për datën e zgjedhjeve në Tiranë antikushtetues, por vetë kanë votuar shkarkimin e Veliajt në Këshill Bashkiak. Natyrisht nuk kanë bërë ndonjë shkelje kushtetuese duke votuar, pasi kanë shprehur vullnetin e tyre politik, por nëse procesi sipas tyre është futur në rrugë antikushtetuese, atëherë ata janë në pozitë të vështirë lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje në Tiranë.

Nëse i bojkotojnë zgjedhjet në Tiranë do t’i quajnë frikacakë, dhe nëse marrin pjesë do t’i quajnë certifikues të shkeljes së Kushtetutës dhe duken banale deklaratat që bëjnë sot.

I vetmi që del më dinjitoz nga kjo histori është viktima e këtij procesi, Erion Veliaj. Ai thjesht është viktimizuar më shumë në gjithë këtë proces politik ndaj tij, që nga fabrikimi i akuzave, shpikja e dëshmitarëve të rremë, pagesat për mitingje para zyrës së tij, arrestimi pa akuzë, shkarkimi pasi e kanë arrestuar dhe tani edhe ky debat kushtetues për zgjedhjet e reja. Në gjithë këtë histori, ai ka shërbyer vetëm si shkak që të gjithë të gabojnë duke shkelur Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, pavarësinë e pushtetit lokal dhe në fund Kushtetutën. Po të kishte dënim me vdekje, do t’ua lehtësonte punën.

Por në fakt shpresoj t’ia kenë lehtësuar ata atij. Natyrisht kam parasysh Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Se po të kishte gjykata normale këtu, ai nesër duhet të lirohej në Gjykatën e Lartë, pasi prej sot ai dhe zyrtarisht nuk është më kryetar bashkie, pasi është shpallur fushata elektorale dhe kanë rënë të gjitha arsyet përse është arrestuar.

Por ata të tre që e gjykojnë janë pjesë e “drejtësisë” së re, e cila, është një pëzierje e Republikës së Prokurorëve me politikanët e korruptuar.

Nëse më parë kishim një Republikë Kushtetuese me një gjyqësor të korruptuar, tani kemi një Republikë prokurorësh me politikanë të korruptuar që u kanë dorëzuar republikën nga frika e të ardhmes së tyre, duke i përfshirë ata në vendime politike dhe zhvlerësimin e votës së qytetarëve.

Kështu që kjo histori i ka turpëruar të gjitha institucionet e shtetit dhe të drejtësisë, qeverinë dhe opozitën, të cilët të gjithë së bashku u përfshinë në një betejë absurde, pa ndonjë shkak madhor, vetëm që të merrnin medoemos për 45 ditë postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi kishin paraburgosur kryetarin pa akuzë.
Mund të krenohen që ia arritën: Të dhjerë, por krenarë!

 

49 Komente

  1. V
    Véliaj u solle si Berrisha

    Mero... nese Véliaj do vetedorhiqej ne muajin e trete te burgosjes do ishin keto debate .... Per mua arrestimi tij ishte i padrejte mbajtja ne izolim skandaloze , por mos largimi nga detyra e rradhite krah Berrishes si njerez qe kerkojne te mbrohen nga immuniteti i te zgjedhurit. Ndersa ankimi ishte vertete skandaloze. Sarkozy sa doli nga salla e gjyqit tha : jam i pafajshem , nuk kerkoje amnisti, do shkoje ne burge me koken larte.....

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      ka nje ndryshim shume te madh midis dy rasteve te permendura nga ty, Sarkozy eshte denuar ne gjyaketen e shkalles se pare (padrejtesisht, sepse pa proven e krimit), ndersa Erjoni eshte ne burg prej perjudhes se hetimit dhe nuk ka dale akome ne gjyq. Kete nuk arrin ta kuptosh?

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1998

        Nuk e ke kuptuar komentin désolé. Nuk po flitet per fajsi , pafajesi po per moral. Ne muajin e trete te izolimit te dorzonte mandatin e jo te fshihesh mbas mandatit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tahipi

          Mire e ke ti por krijohet precedenti o tope !!! Cdo kr bashkie qe su pelqen disave e arrestojne ashtu cobance dhe mbas 3 muajsh sipas mendjes tende te ndritur ai jep dorheqjen per "moral " edhe me te mira populli qe e votoi . Hajde idiot francez hajde

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben.

            Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Delenxhinjte e ripjelljes!!!!!!!!!!!! Ha ha ha ha . O pse nuk ju shplan mortja o bura pa tope te gjitheve nga erionka e merua e deri te delenxhiu i fundit i rilindjes. 1 kronologji e thjeshte per topet e mengjera te shqiperise. a) ne fillim klanit humbes te ripjelljes ja kishte fajin belua me adriana kalane , kuptohet saliu patjeter qe benin demostrata te bashkia. b) pastaj na doli qe fajin e kishte prokurori ndertues qe ishte dhe agjent i sherbimeve greke dhe me gjere dhe kuptohet dhe i saliut patjeter. c) pastaj agjent i agjenturave te huaja na doli dhe gjyqtari, kuptohet dhe i saliut patjeter. d) pastaj armiku i rradhes ishte uluziu, edhe ky i rrezikshem per me teper dhe malok kuptohet agjent i saliut , se saliu gjithmone ka faj. e) pastaj na dolli po pa shume zhurme qe edhe gjykata e larte ishte pjese e sherbimeve te huaja , saliu kuptohet nuk mund te mungonte. f) dje na dolli qe gjykata kushtetuese kontrollohet kuptohet nga saliu dhe nuk do pranoje kerkesen e lali fikut, gjykata beri autokritike brenda dites dhe e publikoi ankesen e erionkes keshtu qe ra poshte edhe gjykata kushtetuese , armike, ne sherbim te sherbimeve sekrete te huaja dhe saliut patjeter. g) sot armiku i popullit na dolli Beromi , qe kuptohet duhet te japi llogari ne spak dhe me gjere ndoshta deri te Pellumb Pilinci dhe si sherbetor i saliut patjeter. Ne gjithe keto kohe nuk degjuam 1 llafe te vetme nga klani veliaj qe pse rama mblodhi bashkine dhe shkarkoi si i donte trapi njerzit e fikut. Nuk degjuam asnje fjale se si rama talli trapin me keshilltaret bashkiake qe fiku i kishte zgjedhur me doren e tij qe 1 here votojne per fikun pastaj shkarkojne njeriun qe i zgjodhi. Nuk degjuam asnje fjale se pse rama nuk pjerdh as per ligj e as per gjykate kushtetuese po i con letren Beromit dhe e urdheron te shkarkoje BQ veliaj. 1 fjale nuk degjuam as ne media dhe as ne asamblene ripjelljes kur rama caktoi kryetaren e bashkise tirane nderkohe qe kllounet e keshillit bashkiak nuk e kishin shkarkuar dhe as Beromi nuk i kishte dekretuar zgjedhjet. Bythecat e ripjelljes, rama ka ca ka po ka 1 merite te madhe , juve bytheceve ju trajton si bythece nga erion pedja i pari te merua i dyti e deri te delenxhiu i fundit ripjelles. Sot une jam me ramen!!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali hajduti ne Burg!

              BQ ben, po ti nga dole, nga bitha e Saliut o Qim Mut Pekes?

              Përgjigjjuni
          2. P
            Poku

            Ai ska si te fshihet mbas mandatit, se mandati i kryetarit te bashkise nuk i jep pik imuniteti.

            Përgjigjjuni
            1. 9
              90

              Poku, mos sqaro idiotet e injorantet arbanistane, mbasi ti je shqiptar, ndersa ata flasin nje gjuhe tjeter, ate te idiotit!

              Përgjigjjuni
        2. B
          Builder

          Thjesht dhe prerë, sot quhemi REPUBLIKA SPAKISTE e SHQIPËRISË

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Shqiperise i duhet Spak. Nuk i duhen hajdutet.

            Përgjigjjuni
          2. .
            ...

            Bravo Mero, viktime Velia, viktime ilir Meta, viktime Saliu, viktime Rama edhe pse keta të katërt kanë vjedhur miliard lek dhe prona por ama janë viktima të pa fashmë!!!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trilili

              Me demek, ky Veliaj eshte i vetmi, qe del i nderuar nga dekreti per zgjedhjet., Si duket, presidenti e paska me shume mik se sa Z.Mero hajdutin Veliaj. Ha, ha, ha.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trilili

                Me demek, ky Veliaj eshte i vetmi, qe del i nderuar nga dekreti per zgjedhjet., Si duket, presidenti e paska me shume mik se sa Z.Mero hajdutin Veliaj. Ha, ha, ha.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Intriga 2024 - 2025

                  Dje u mbyll rrethi i gjithe intriges. 1. deklarata e italianit te Syri (peshkaqeni) TV dhe me pas protestat disa mujore para bashkise; 2. Nesti Angoni me letren e tij anonime; 3 Olsi Dado kerkon 3 kate me teper; 4. Olsi Dado kercenon kryetarin e bashkise Tirane e me pas e arreston (nje nga akuzat me te renda; vila e vjehrrise), me pelqimin e Ulsiut e Rames (une nuk hy ne punet e drejtesise, ben perjashtim vetem vellai tim Olsi); 5. Gjyqtari Bani me shoke ; 6. Kerkesa per shkarkim nga ana e Rames; 7. Kushtetuesja regjistron ankimimin e Kryetarit te Bashise Tirane dhe deklaron ngrirjen e zgjedhjeve; 8. Kapter Baromi deklaron daten e Zgjedhjeve duke argumentuar qe, "i zgjedhuri nga Sovrani, duhej te ankohej ne gjykaten Administrative e jo ne Kushtetuese!

                  Përgjigjjuni
                2. k
                  kxp

                  Reforma ne drejtesi e Rames dhe PS na ripolli "drejtesine" Lalliane dhe GjinGjoniane. Te dhjefsha reformen qe bere Z.Rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjwnerata 1964.

                    Më qartë se kaqë nuk behet.Bravo.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PROSHI

                      Mero vëllai logjika jote është e hekurt, por Velia ka për tu dënuar nga kjo gjykatë. Nga Strasburgu Velia do përfitojë rrogën deri në viti 2027 dhe dëmshpërblimin përkatës. Njëlloj si Thoma Gëllçi.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Builder

                        I nderuar PROSH, po MORALI i qeverisë, ( për këtë luftë me mullinjtë e erës), ku qendron. Një kafe, kur të keshë kohë. Paguaj unë.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          E "hekurt" per te mbrojtur hajdutin? Kane lidhje keta te dy or ti shoq. Nuk eshte duke konsumuar kot hekura ky i hekurti.

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tina

                          Shkrimi shume i sakte,si gjithmone!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Po

                            Mero pse i bie rreth e rrotull kot? Presidenti derdimen thjesht firmos ate qe i dergohet nga qeveria dhe Rama megjithe shpjegimet qesharake qe jep. Dakord qe PS nuk komenton drejtesine dhe SPAK po per mashtrimet dhe shpifjet qe u bene nga media per njeriu e dyt ne PS lejohen te komentohen?

                            Përgjigjjuni
                            1. 2
                              2023 ev

                              Mero, pse se thone Sa I ka ne dore veliaj keta, politikanet tane. Mero se ke kuptuar qe nga delenxhilliku dhe shpirtii Vogel qe ju te ardhmit prute ne tiran, jeni Duke honger koken e shishoqit(njeri tjetrit) !??? Pasunia eshte kismet, eshte dhene per tu nda dhe per te mos lene pas jetime te uritur.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sass

                                Ulsi Manja nje urith dibran me ndihmen e Ballukes siq e therret non grata dhe i fundit Edi Rama qe i firmosi shkarkimin. Edi Rama ne nje rrugtim origjinal me non graten pastroi qeverin nga ata qe nuk binden dhe e mbushi me gra qe nuk kane asnje mundesi per revolucion. Pastaj po perseri per Edi Ramen qe sipas fjaleve nuk po kalon Oqeanin dhe na behen dy udheheqes qe urrejne ameriken. Dikur heret kam shkruajtur per kete qe po i ndodhe kujdes se prite o zot nese amerika te shenon emerin diku nuk e ka per mir

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bela dhe Belo

                                  Na mori shume kohe, shume leke, shume Nesti Angone, shume protesta, por me ne fund ka dolem. E hoqem ate qe punonte e mbillte peme qe na qerruan syte! Sot festa eshte tek lokali i Met Hases, kateringu nga Gent Gjyli i ARRSH me cunin e tezes, Bled Koken e Syrit. Te ftuar speciale, Ols Dado me Dumanin, kengetar Bakja Kapterri Presidences. Ju presim PS e PD te gjithe bashke, e rrezuam Lalin. Populli 3 dite do qaje e do harroje, rendesi ka vdekja e Lalit!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vari l***t

                                    Nuk e kuptoj se pse i meshon kaq shume Gjykates se Strasburgut. Ose je naiv ose e ben per propogande. Ne ate Gjykate gjykatesit jane nga vende te ndryshme jo vetem te EU por edhe te vendeve te tjera qe e kane nenshkruar pjesmarrjen atje. Shteti shqiptar dhe jo vetem kane nderhyre te ajo Gjykate kur kane pasur interesa specifike me ndonje prej qytetareve te tyre. Madje shpesh here edhe duke i korruptuar gjyqtaret qe te deformojne vendimin. Jo vetem kam bindjen se ajo gjykate qe duhet te ishte pararoje ne lidhje me te drejtat e njeriut, por edhe e di me saktesi se eshte nje nga me te korruptuarat si gjykate nderkombetare.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Prind

                                      Mero djali, mprihe penen ashtu sic di vetem ti.....tashme mbreti ka dale lakuriq, dhe ju qe kini shuume per te thene duhet te guxoni....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Asd

                                        Nuk ka gje me mbretin ky. Nuk eshte as paguesi as problemi.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. A
                                        Analisti

                                        Ç'drejtesin nuk ua solla une por e gjeta idis Jush do te thoshte DASH-i! Ndaj mos jini njerez me dy qendrime z.Baze.Ju e keni sjelle kete drejtesi me anen e opiumit te popullit.Dy denime jane bere ne Shqiperi ,denime monstruoze,nje i Nexhmie Hoxhes per filxhan kafeje dhe E rion Veliaj per breke te gruas.Vertet kete ç'drejtesi na i dhuruan "miqte me gishtin ne bythe",duke ndeshkuar ata qe mendojne ndryshe nga ideologjia kapitaliste . Sa Erion Veliaj jane denuar deri me tash,qofte edhe largim nga politika me urdher e dekret Ambasadorial? Edi Rama,Altin Dumani,Bajram Bega ,jane te tre urdherzbatues per ata qe mendojne ndryshe nga "Perendia"!A nuk u veprua keshtu me Saimir Tahirin?????????????? Kerkush nuk e kupton qe Sali Berisha ,ka kryer krime,ka vjedhur kete vend,ka djegur e shateruar kete vend,ka vrare live ,duke u tallur me te vraret ,duke i deklaruar si vrasje pa dashje dhe kerkush nuk ka nuhatjen me te rendomte per te kuptuar qe ku i ka rrenjet mosdenimi i tij. Erio Veliaj duhet te denohet jo per breket e bashkeshortes por sepse eshte urdher nga ata qe çojne kabllograme naten e diten te rrahin krahet. Ja perse Edi Rames i duhen zgjedhje te parakoheshme ,ku samiti i NATO-s duhet te zhvillohet pa kryetar kryeqytetas Erion Velian. Edi Rames po i qendrove tre hapa pas je i ligjeshem po iu afrove nje hap ,je i rrezikshem dhe i pa pershtatshem per politke. Ja perse duhet te denohen Erion Velit,Saimir Tahiret,Ditmir Bushatet ndonese ky i fundit nuhati gjithçka dhe u vetelargua pa perfunduar si dy te paret. Sistemi dhe vetem sistemi pjell te tilla inskenime per individe qe dalin nga rreshti.Edhe nese Erion Veliaj fiton ne" Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut",nuk ka asnje vlere sepse ai tashme ka dale nga politika perfundimisht.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          tarrasi

                                          Mero ,per fat te keq duket se te gjitha palet politike po ngjasojne gjithnje e me teper me njera tjetren dhe kane te njejten mendësi.Madje edhe debatet neper studio jane te gjitha te ngjashme .Vijne shume era pordhë.Zoti Veliaj duhet te vazhdoje betejen e tij deri ne Strasburg per te drejten e tij. Mendoj se rikthimi I tij ne politike do risjelli betejen reale midis se majtës dhe te djathtes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Q
                                            Qytetari

                                            Askush ne kete vend me pervoje te gjate te Njishit, nuk e ha karremin e gjoja drejtesise qe nderhyn ne politike. Spaku eshte krijuar pikerisht per te spastruar njerez te padeshiruar politikisht, brenda apo jashte partise, permes vullnetit te Njishit dhe kompromisit/heshtjes/perfitimit te te tjereve. Arrestimi i Lalit shenon fundin e tij politik dhe per t’i hapur udhe zv. mund te shpiket cdo lloj mekanizmi ligjor pa kurrfare problemi, ne nje vend qe, e perseris, njeh vetem ligjin e Njeshit, pa asnje mekanizem mbrojtes. Ajo qe Mero dhe shume te tjere nuk duan te shohin, eshte vulnerabiliteti i cdo qytetari qe mund te perdhoset pa problem prej ligjeve dhe autoriteteve. Asgje nuk ka ndryshuar nga drejtesia e Saliut apo Enverit, dhe as ka per te ndryshuar kurre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              A duhej shkarkuar Veliaj?

                                              Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", dhe në interes të mirëfunksionimit të pushtetit vendor dhe interesit publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës konstatoi nevojën për shkarkimin e z. Erion Veliaj nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Ky vendim mbështetet në nenin 62/c të ligjit për vetëqeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin në rast mungese për më shumë se 3 muaj pa ndërprerje, por ka edhe në një sërë arsyesh të tjera ligjore, institucionale dhe morale, të cilat e bëjnë të pamundur që bashkia të vijojë të drejtohet në mënyrë efektive nga një person i ndodhur në paraburgim. Arsyet e shkarkimit: 1. Mungesa fizike e z. Veliaj për më shumë se 3 muaj ka sjellë paralizë funksionale të institucionit të bashkisë, e cila ka nevojë për vendimmarrje të përditshme dhe veprim të drejtpërdrejtë të kryetarit. Një bashki me një kryetar të paraburgosur, që nuk është fizikisht në zyrë, nuk mund të përmbushë këtë mision. Shumë vendime, tendera, politika sociale dhe vendimmarrje kërkojnë vulën dhe firmën e kryetarit, të pamundur kur ai ndodhet në paraburgim. 2. Kryetari i bashkisë është përfaqësuesi i vetëm ligjor i institucionit në marrëdhënie me autoritetet qendrore, ndërkombëtare dhe partnerët privatë, donatorët. Në mungesë të tij, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa përfaqësim institucional të ligjshëm. Me kryetarin në burg, asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruhet ligjërisht në emër të bashkisë. Bashkia mbetet pa përfaqësim efektiv, gjë që dëmton interesat e qytetarëve. 3. Pamundësia për të firmosur akte, urdhra dhe dokumente zyrtare, ka sjellë bllokim të procedurave administrative dhe financiare, duke cënuar funksionimin normal të shërbimeve për qytetarët. Aktet administrative si: urdhrat për shpenzime buxhetore, emërimet / shkarkimet në administratën vendore, koncesionet ose kontratat, miratimi i planeve urbanistike, vendimet për emergjenca civile, kërkojnë firmën personale të kryetarit. Asnjë person tjetër nuk mund të zëvendësojë ligjërisht funksionin e tij nëse nuk shkarkohet zyrtarisht ose dorëhiqet. 4. Rreziku i paralizimit institucional. Në mungesë të një kryetari aktiv, vendimmarrja bllokohet. Administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të bashkisë nuk mund të marrin udhëzime ose vendime të rëndësishme. Kjo çon në kaos institucional, sidomos në qytet si Tirana, që ka nevojë për vendimmarrje të përditshme. 5. Një kryetar bashkie nën hetim për afera korruptive ose shkelje penale të rënda (siç po hetohet nga SPAK), dëmton besimin publik në institucionin që ai drejton. Krijon klimë mosbesimi, dyshimi dhe mungesë legjitimiteti. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë e bën bashkinë të duket si një institucion nën hetim, që dëmton reputacionin edhe në marrëdhënie me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. 6. Precedenti institucional për të mos lejuar kapjen e pushtetit vendor. Nëse një funksionar i lartë mban detyrën edhe gjatë paraburgimit, krijohet precedent i rrezikshëm që institucionet publike mund të kontrollohen edhe nga individë nën hetim penal. Shkarkimi në këtë rast është edhe një masë për mbrojtjen e standardeve demokratike dhe integritetit të institucionit. Vazhdimi i drejtimit të bashkisë nga një funksionar i ndodhur në paraburgim do të krijonte një precedent të rrezikshëm institucional, duke minuar parimet e shtetit ligjor dhe të ndarjes së pushteteve. 7. Parimi i ruajtjes së interesit publik. Parimi themelor i çdo pushteti është që ai të jetë në funksion të qytetarëve, jo të individëve. Në këtë rast, interesat e qytetarëve të Tiranës prevalojnë ndaj interesit të një individi për të qëndruar në një post nga i cili është praktikisht i paaftë për të vepruar. Shënim: Vendimi për shkarkimin e z. Erion Veliaj nuk është një akt politik, por një domosdoshmëri ligjore dhe institucionale, e bazuar në parimin se pushteti lokal nuk mund të mbetet peng i rrethanave personale të një individi. Funksioni publik nuk është i përjetshëm, dhe mbajtja e një posti kërkon përgjegjësi, prani dhe veprim të vazhdueshëm në interes të qytetarëve. Kjo nuk heq faktin që presidenti Begaj duhej të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn (mqs ai ka bërë ankesë), që sigurisht (me shumë gjasë) GJK do linte në fuqi shkarkimin. Por në kushtet e një kaste politikanësh që nuk shqiten nga karrigia e pushtetit, këto janë pasojat, pra Rama në mandatin e 4 qeverisës (dhe s'bën zgjedhje në parti mqs fiton ato parlamentare), Berisha ka 3 dekada kryetar e madje nuk jep dorëheqjen dhe pse humb vazhdimisht zgjedhjet, duke gjetur justifikime për vjedhje e blerje vote. Kështu që Lali Eri është produkt I kësaj lloj politike, s'ka si bën përjashtim, nuk dorëhiqet! Është çështje halli! Në momentin që nuk je askushi, pra pa imunitet e post publik kryesor, je më I ekspozuar për hetim nga drejtësia nëse ke bërë afera korruptive. Halli I këtyre lloj politikanëve nuk ka pse bëhet hall apo barrë për qytetarët.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. U
                                                Ulsiu

                                                Mero ti mire e ke por ke harruar te thuash se fajin per gjithcka ndodhi e ka ulsiu, kte na ke thene per jave te tera perdita. Bjeri pra ne koke nje her te vetme muhabetit dreqit ta haje, edhe presidenti nen hyqmin e ulsiut?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pal

                                                  Artikulli i është afriat disi të vërtetës … Megalomani dhe deliranti Rama pasi ka blerë Berishën dhe opozitën ndjek stafetën e shtetit rrumpall me institucione pa vlera dhe ligji asht njëshi delirant dhe i pavlerë…

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dordi

                                                    “I nderuar”, “dinjitoz”… Keto mbiemra dhe “inoçente” EV nuk mund te vendosen perkrah vetem ne qofte se shkruan Zoti Mero Baze! Vargjet e Pashko Vases jane edhe sot e kesaj dite koherente! Por ne fund te fundit ky milet keto “politikane/gazetare” do te nxjerre! Siç thoshte dhe George Carlin; “garbage in garbage out”!!” Ec Bedrone!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      AI

                                                      Rama do ta vdese lalin, qe pasues te jete vetem Diella nje non-human - kush s’e kupton mendjen e tij perverse kot qe rron

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        tani

                                                        Mero sa leke ke marr nga lali eri

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Habitore

                                                          Erioni??? Vodhi,vodhi po me nder ama!!!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. q
                                                            qesh e ngjesh

                                                            Se sa "i nderuar" nga dekreti eshte ai Velia, shko e pyete Lalken vete o Mero atje te qelia / ke mbetur shale hapur mor Mero budalla, nuk ha dot me nje dore ne bakllava (Ram-qeveri) e tjetren ne samsa (Lali-bashki)

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Velia rrenacaku i fytyres ngerdheshur

                                                              Kush e beson se ai fare Erion Veliaj me pseudonimin e vetsajuar "Lali", na paska mbjellur vertete 1 milion peme ne Tirane (aq sa nuk ka as Pellgu Amazones i quajtur "Mushkerite e botes") le ta vazhdoje besimin se atje ne qeli ne Durres nuk ndodhet nje kryebashkiak sa hajdut dhe rrenacak por nje Jezus i hedhur nga Ati qiellor per ta gjelberuar Tiranen, qytetin me hapesirat e gjelbra me te paktat ne glob.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dita

                                                                Zoti Mero Baze respekte gjithmone i drejt dhe profesional. Jam me zotin Veliaj pasi eshte burgosur shume padrejtesisht . Me mashtrime dhe manipulime sic edhe po dalin nga vete denoncuesi qe i eshte premtuar para nga djali i djallit dhe mostres Berisha, Shkelzen shkerdhata , kryekrimineli, kryehajduti dhe felliqesira qe duhet te rrasej ne burg. Ku eshte prokurori , ku i ka faktet , ja e pranoi ai qe e mashtroi per Veliaj …….. e drejta vonon por kurre nuk harron, dhe Veliaj do dali i pafajshem se eshtei tille .E ka zgjedhur populli dhe nuk e heq dot asnjehere askush.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Analist

                                                                  Mero ne kemi republike fashiste mjere kujt i bie halli keshtu i ngjau edhe lalit. Saliu e nxit italianin te genjente e te akuzonte veliajn si hajdut se sale krimineli do i jepte lek .Ldk nuk i dha dhe tani italiani e thote me goje plot se une genjeva por dum dumani nuk e therret ti thote ti zoteri i permbahesh akuzes kallzimit te bere dhe kush te detyroji pse e bere pergjigju por jo eshte sale hajduti vrasesi krimineli nongrata ne mes eshte bere kompromisi nga te gjithe mjere e gjyna Veliaj nuk besoj se do arije gje sepse te gjithe institucionet dhe opozita bile eshte fabrikuesja e genjeshtres per vjedhjen e Velijajt jane te gjithe per varosjen e Veliajt .Sa keq e gjyna i shkataruan familjen dhe jeten.Hajde drejtesi hajde sa turp.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Albana Sala

                                                                    Ndoshta s’ka mbjelle 1milione peme, por 900mije. Mbase sjane 50 shkolla te reja, por 49. A eshte kjo arsye per ta kalbur ne burg? Milet plot mllef e smire. Atehere pse s’mbollet nje peme e hapet nje shkolle keto 8 muaj pa te?

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Andi Sinjari

                                                                      O shok komentusa zhenit e ksaj kore Toke si ka mundēsi qē jeni kaq naiv ? Po Altin Dumani fshatar i pa ndreqshēm pse e areston Erjon Veliajn me denoncim anonim pse ? ? ? A mundet njeri nga ju ta spjegoi ! Jo pra SPAKU po tē kishte fakte e merte brēnda Erjonin dhe i thoshte: ja faktet 1 ktē ke bēr. Ke vjedhur, ke mashtruar, ke bēr fallcifikime. E jepte faktet dhe e shumta 1 muaj mbahej brēnda e pastaj i jepej gjykimit. Po pse fshatari Dumani se ka bēr ktē pun ? Se ska fakte o shokēt e Enver Hoxhēs se ai i fuste njērzit nē burg pa fakte e i pushkatonte si Armin tē popullit. Pra dhe Dumani fshatar nuk ēshtē mē pak se krimineli Enver.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. V
                                                                        Velia eshte Mehmet SHEHU i Rilindjes

                                                                        Veliaj eshte ne burg se eshte Hajdut? Jo mor jo, per Hajdut e derguan dhe e mbajten ne krye te Bashkise! Veliaj eshte ne burg se zbatoi ate postulatin e Dhise qe futi koken tek trasta e Bariut (Rames d.m.th)

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. r
                                                                          ramiu, ky kanibal brenda llojit

                                                                          Nje respekt te madh per ty Baze, qe ben nje analize investigative, me mendje te ftohte dhe te paaneshme.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. R
                                                                            Rama te vret e te qan!

                                                                            Hani mut kot, Veliajn e zhduku Rama se s’donte askend te mendonte si pasardhes, hakmarrjen e tij primitive vec ju te Temes nuk e kuptoni!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. E
                                                                              Erdogan

                                                                              "i nderuar" dmth i DHJERE o Mero? Jo per gjo por meqe e ke fut ne thonjeza! hahahahahahahaha

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. p
                                                                                pyetje nga publiku

                                                                                Mero nje pyetje : kjo Drejtesia qe mba ne burg Erion Veline e ben kete se eshte - 1 ) nen urdherat e Saliut apo 2 ) nen diktatin e Ulsiut (se Edi Rama nuk ka asnje lidhje e nderhyrje me ate Drejtesine e Re, d.m.th) pergjigju neser me nje Editorial me partishmeri, Sali e Ulsi brenda!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. d
                                                                                  drejtesi e munguar

                                                                                  Ne shkrimin e mesiperm nuk jepet fajesi a pafajsi Z.Erion Veliaj.Ai ligjerishte (ne prezumim pafajsie) eshte i pafajshem.Komentues qe nxitohen se eshte hajdut nuk kane te drejte pasi shprehin mllefin e tyre.Ne keto vite te "Drejtesi se re" shohim disa te akuzuar ish pushtetar per vjedhie dhe ne fund per "munges provash" denohen per shperdorim detyre.A eshte kjo lufte brylash per pushtet?A mund te flitet per pavaresi gjyqesori?A funksionojne te drejtat e njeriut? Ne gjithe kete situate vec shteti nuk funksionon.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje