“Babalja bis” që fabrikoi akuzat ndaj Veliaj dhe heshtja e shumicës së shtypit

30 Shtator 2025, 18:40Editorial Mero Baze

Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar një seancë gjyqësore mes Erion Veliajt dhe një biznesmeni italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti. Veliaj e ka paditur në gjykatë qytetarin italian pasi dy vjet më parë ai ishte përdorur nga televizioni i familjes Berisha për të bërë deklarata kundrejt pagesave të premtuara ndaj tij, duke ilustruar skenarë të gatshëm për t’i recituar. Këtë e ka bërë dy herë: njëherë tek emisioni “Piranjat” dhe njëherë për një gazetar të “Syri”, që e ka intervistuar në Dubai.

Sot para gjykatës, qytetari italian ka depozituar një deklaratë noteriale ku jo vetëm pohon se nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por gjithashtu pranon se të gjitha deklaratat i ka bërë kundrejt premtimeve për pagesë nga televizioni “Syri TV” i Shkëlzen Berishës.

Pra, kemi procesin e parë gjyqësor në Tiranë që provon fabrikimin e provave kundër Veliajt. Koha e transmetimit përkon me kohën kur ishte bërë dhe “denoncimi” anonim ndaj tij në Gjykatë.

Më poshtë janë dy linket e intervistave të paguara nga Syri TV me të ashtuquajturin biznesmen, i cili sot pranon se ishin deklarata të bëra nën premtime financiare:

https://www.youtube.com/watch?v=7llU2X96l_k&ab_channel=SYRITV

https://www.youtube.com/watch?v=KEn3EnLPKMI&t=508s&ab_channel=SYRITV

Deklarata e tij para gjykatës thotë:

Unë, Gabriele Tarroni Longinotti, në vitin 2023 kam dhënë dy intervista për gazetarët e programit ‘Piranjat’, të transmetuara nga televizioni ‘Syri TV’ në Shqipëri, dhe të publikuara gjithashtu në faqen e internetit të ‘Syri TV’ dhe në kanalin e tyre në YouTube… Në lidhje me të gjitha deklaratat e mia për zotin Erion Veliaj në këto dy intervista, si dhe për deklarata që nuk i kam dhënë asnjëherë gazetarëve apo publikut, por që më pas janë transmetuar nga i njëjti program televiziv, unë deklaroj:

Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të shkojë, vetëm ose në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë atje, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me çështjen e inceneratorit;
Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali dhe as në Shqipëri, as te ‘Çokolatini Italiane’ as te ‘Tribe’, dhe nuk kam komunikuar kurrë me të, as personalisht, as përmes personave të tjerë, as me telefonata, mesazhe apo ndonjë formë tjetër komunikimi;
Nuk kam dijeni dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;
Të gjitha deklaratat që kam dhënë lidhur me zotin Erion Veliaj, në intervistat e dhëna prej meje për programin ‘Piranjat’ në ‘Syri TV’, si dhe ato që kam lënë të nënkuptohen, janë të rreme dhe janë dhënë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe nga persona pranë tyre për përfitime financiare.”

Kjo është panorama e një “Babale” të re nga televizioni i familjes Berisha. Ky inskenim u pasua nga 47 protestat e famshme para Bashkisë së Tiranës, ku merrte pjesë Adriana Kalaja, Belua dhe 20 policë bashkiakë.

Ajo që është interesante sot, është fakti që ky lajm, i cili përbën një skandal të rëndë politik dhe mediatik, është totalisht i izoluar nga faqet e shtypit shqiptar dhe televizionet e mëdha shqiptare. Asnjë lajm, asnjë koment. Ndërkohë, janë të gjithë të shqetësuar se kush ka qenë në Aruba në takim me Artur Shehun, një vlonjat demokrat mik i Sali Berishës, që ka bërë të mundur vizitën e parë të Berishës në Vlorë në vitin 2000, duke i vënë në dispozicion njerëzit e tij dhe që më pas ka qenë gjithnjë sponsor i PD. Vëllezërit Osmani nese kanë qenë, janë po ashtu sponsor të familjes Berisha. I keni në foto me Zenin dhe Arminen ngado.

Censurimi i këtij lajmi dhe shmangia e tij nga shtypi dhe debati politik tregon shumë për gjithë procesin e fabrikimit të akuzave ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Sot, Sali Berisha tërheq zvarrë gjithë median që të flasin për një takim imagjinar mes një banditi vlonjat të PD, për të cilin Berisha dyshon se e ka tradhtuar duke u përqafuar me një ish-ministër të PS, për t’ia qarë hallet e tokave në Vlorë. Ndërkohë, vetë është kapur në flagrancë duke fabrikuar një ngjarje të paqenë, siç është “takimi” imagjinar i Veliajt me një biznesmen italian, në Tiranë, dhe të gjithë heshtin.

Madje edhe SPAK-u, që vrapon pas çdo sinjalizimi anonim për Veliaj, tani që del një njeri dhe thotë “kam gënjyer, sepse më ofruan lek”, hesht. Të paktën tani duhet të ishin marrë të pandehur autorët e falsifikimit të ngjarjes dhe premtuesit e parave. Ndoshta gazetarët nuk kanë faj, se nuk i kanë ditur prapaskenat. Por botuesit dhe pronarët e TV-ve patjetër, derisa kanë premtuar para. Edhe pse mund të mos ti kenë premtuar nga xhepat e tyre.

 

56 Komente

  1. O
    O

    O te dhjefsha mu ne babale parti,PD,si nuk vune ment keta muter,kujtojn se me marifete dhe poshtersira do vijn ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      B. K.

      E ça do të thuash me këtë shkrim ti o Mero dështaku? E ça pastaj se e paguam italianin për dëshmitë e dhëna? Çfarë ndodh pas kësaj?.... . Ne përsëri e përsëri do të gjejmë njerëz që do ti premtojmë pagesa dhe përsëri do ti godasim hajdutët e rilindjes.... Me lajme të vërteta dhe të sajuara..... . As e rruajmë fare, as për gjykata, as për SPAK, pa lere për shkrime si ky i joti o Merjan...... I bëtë presion Longinottit dhe kujtoni se ju beson njeri...... . Do të vazhdojmë pa fund të gjejmë apo edhe sajojmë fakte dhe Edvin Vuqiqi nuk ka për ta bërë gjumin rehat..... . Ju vazhdoni tregoni përralla me Babale edhe për SKAP-in e partisë. As pjerdhim fare për prokuror e gjykatës.

      Përgjigjjuni
      1. B
        B.K.

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          B K ! Biri i kurves serbe. Mero nuk eshte deshtak dhe nuk ka nevoje as ti dale per krah une apo te tjere, por eshte i drejte e i sakte dhe parimor gjithnje. Ju hajdutet e batakcijt mundoheni te perhapni pislleqe e mashtrime per te mbulu qenefhanen tuj Sali Serbin e familjen kriminele te tij. Esat pash Toptani eshte 100 here me i paster se Sali Berisha me familje. Po parat e vjedhura Popullit e Shqiperise Sala e familja e tij i harxhon pa dhimje per te perhape shpifje e dizinfomime per ato qe nuk i nenshtrohen e sherbejne ati. SPAK u jo i gjithi sigurisht por shumica e kane frige e nje pjese jane ushtaret e tij. Prandaj nuk e ngacmon Sali Qenefin.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjan

            HILA MERO ESHTE DESHTAK DHE KLLOUN CIRKU ,APO HARROVE TI O RIPJELLES KUR I SHERBENTE FAMILJES BERISHA.SHKURT ESHTE SHERBETOR I KRIMIT .

            Përgjigjjuni
        2. S
          Shiqere plus Karagjigj baraz Sali Berishë

          Jo BABALE, por Sali Berisha dhe bijtë, janë BABALLARËT E BA-BOLEVE…. Ose më mirë FABRIKLAND-i i gjithë të zezave e të këqijave në këtë vënd.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trylyly

            Me demek, meqenese nje italjan vertetohet se eshte mashtrus (shkaku), atehere Veliaj nuk eshte hajdut (pasoja). E kunderta eshte e vertete: edhe italjani eshte mashtrus, edhe Veliaj eshte hajdut. Edhe Merushi, shok i Velushit.

            Përgjigjjuni
            1. g
              goon

              fiks

              Përgjigjjuni
            2. A
              Arjan Prodha

              Kjo është babale nr.2. Babale nr. 3 është Gazeta SOT. Babale nr.4 është një farë eksperti me mbiemër Karatuço. Hahahahaaaa.

              Përgjigjjuni
            3. S
              Sqepari

              Nese nuk do kete levizje ligjore nga prokuroria, parashikuar ndalimet e duhura, cdo kush e merr vesh se aluzat Jo vetem jane te stisura, por se ne Shqiperi ligjin nuk funksionon?! Ne Somali dhe Haiti, shtete qe quhen te deshtuara, individi, liria e tij, mbrohen me mire!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtesia qe duam

                Pse ka média ne Shqiperi !..... Pse pjese e médias eshte Agron Llaka me skizofren Albano Bogdo jo qe nuk te bejne per te qeshur po as per te dhjere qe ofendojne çdoken nen petkun e humorit. Ne Shqiperi ka mikrofon mbajtes i dergone pronari te konferencat e perditeshme te Bufit ulen atje degjojne gjyshin e semure kur shfrenonen fantazin e tij , mikrofon mbajtesit i japin nje buzeqeshje dhe gjyshi lajmeron per konferencen e trete ditore ne oren.... Bufi komunist dirigjon drejtesine e pjerdhur SPAK médiat kazan. Te dalesh para SPAK dhe te ofendosh prokurorin e shtetit flas prokurorin jo Dum Dum Dumanin si personne dhe mos te ndeshkohesh vetem ne Shqiperi ndodhe. Ju kujtohet imazhi kur Carla Bruni godet mikrofonin e nje gazetari ehhh ai ishte personi qe futi ne burge Sarkozyin ishte Média Part.. Pse ka drejtesi ne Shqiperi ! .

                Përgjigjjuni
                1. B
                  B.F

                  Sikur media dhe shoqeria ne teresi te kishte gjysmen e burrerise dhe guximit te Albano Bogdos nuk do jetonim si dele nen drejtimin e gjakpiresave. Ai eshte realist dhe ska nevoje ti serviloset askujt, por po te kuptonit ju c'eshte satira do kishit mjaftushem nivel per te mos brrockullitur.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tani

                  Perse s duhet besuar gazetari italian qe pretendon se qeveria shqiptare ka qene ne takim mafioz ne Aruba, dhe duhet besuar biznesmeni italian qe pretendon se Syri tv e ka paguar te deshmoje kundra Veliajt!!!! Per budallenj mos na merrni. O t i besojme te dy, o t i injorojme te dy. Mero ben analize selektive

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tani

                    Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Jam pa fjalë nga kjo "logjika" jote e tipit një italian, shumë italianë, një kinez shumë kinezë.

                      Përgjigjjuni
                    2. 1
                      1997

                      Edi Rama ka bere ndonje koment per kete Babalen e rradhes?

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        arvanitasi

                        o mero ata jane kanseri 30 vjecar shqiptar, qe tani sapo kemi filluar ta shkulim nga trupi i shqiperise dhe shqiptareve te mbrekullushem

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Munika

                          Keta plehra po na e kthejne atdheun ne psikiatri. O drejtesia e pjerdhur e ketij vendi, kur do zgjohesh e te besh detyrsn?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Singapor

                            Pse nuk flet Rama per kete Babale 3 ? e habitshme .Altin Dumani mor zagaribi familjes Berisha cfare pret mē ? deklarata e Italianit flet shumē , pse mor zagar nuk areston pronarin e TV gazetarin Koka qe na ka care trapin , ate palloshin Vlonjat te Piranjat , ata ne kete ore duheshin te ishin me pranga , si mundet te fabrikojne per kryetarin e bashkise te paguajne nje njeri , e Dumani nuk do me ja dit fare , kurse me letren anonime te Andonit i vune prangat , ndofta nje dite do te vihen dhe ty Duman prangat se po ben nje loje te rezikshme , populli duhet te çohet e te shkoje te SPAK e ti flaki nga dritarja keta te poshter ,

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kxp

                              Z.Kryeminister te dhjefsha SPAK,GJKKO dhe te ashtu quajturen reforme ne drejtesi qe na cave trapin gjate gjithe fushates elektorale. Ku eshte ministri yt i drejtesise? Pse nuk i hiqet licensa televizionit te familjes Berisha? Pse nuk ngrihet akuze ndaj pronarit te televizionit?

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                K.r

                                Kush ka parane, kush ka median, kush ka drejtesine ne dore, ka pushtetin. Nese funksionon keshtu si italiani qe merr lek e shpif, sajon e krijon ngjarje nga hici, pa iu futur gjembe ne kembe, atehere edhe une jam i gatshem te shpif, sajoj e genjej pa fund, per kedo. Me jepni 500.000 po nuk thashe qe kam pare Edin me disa, diku qe..... E keshtu me radhe. Me jepni 500.000 po nuk thashe qe kam pare dike (emrin ua them me vone) qe po tentonte t'ja ngrinte ate duke ja ferkuar, por ngaqe kishte moshe te thyer nuk ashtu. E ky dikush kishte mjeker e fliste me ze gruaje.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cufe

                                  Z. Rama.... Te dhjefsha reformen ne drejtesi..... Te dhjefsha SKAKUN...... Do beje reforme me plepiste te cilet dihet te kujt jane....... I ra dhe maska Altin Dumhanit nje cope legen qe Ska bythe....... Tani zgjidhni Olcin e Dados ne krye te SKAKUT.qe te mbaje premtimin per te shkrire PS.......... Z. Rama nese nuk vepron akoma mbas kesaj babale nr 2 - - - - - ose je frikacak nga Berisha - - - - - - ose je bashkepuntor me Berishen per te shkrire PS

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Ponc Pilati

                                    Kjo tregon se jane te gjithe bashke e te gjithe njesoj, ata mbyllen historine e olsit me ndojen, keta te italianit me bled koken! U lame!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      niku

                                      Z Veliaj duhet te vazhdoje betejen per te fituar pafajesine ,deri ne Strasburg ,pasi shumica beson se ai eshte I pafajshem.Mbeshtetja per z Veliaj nga socialistet e thjeshte eshte maksimale.Per muhabetet e mediatiksave qe I sherbejne saliut dhe ushtarit te tij belos dhe sponsorve te tij se 44 protestave nuk eshte se pjerdh kurrkush.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dumani Zhgenjeu

                                        Saliu, mediu, brecani qe vrane e prene e mbushen rruget me droge SPAKU i la te lire. Ai qe transformoi Tiranen, ne biruce! Dhe thone pastaj pse ikem nga Shqiperia, edhe ne te majtet!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Aron

                                          Kjo ngjarje duhet cuar ne te gjitha ambasadat, si edhe ne zyrat e BE'se dhe te kerkohet deklarate perse SPAK nuk nderrmer menjehere nje hetim mbi kete deklarate dhe te gjithe ata qe kane qene te perfshire. Syri duhet te ishte mbyllur krejtesisht tani.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            mallkimi do te bjere mbi ju

                                            Kjo shpifje vec e permasave te medha te ndyresise dhe krimit njerzor, eshte dhe e llojit banal dhe vulgar, pra si e tille, do te ish lehte e verifikueshme, nga nje prokurori sadopak serioze, thjesht duke pare ajo prokurori me pak vemendje. levizjet dhe dokumentacionin, mbi te cilat ngrihesh akuza.Dhe duke mos dashur te beje keto verifikime te thjeshta, spaku e con me vetedije te plot dhe me tej kete komplot me se te piste, karshi nje personaliteti te vecante, shume domethenes, si askush tjeter per demokracine perendimore ne kete vend.Mirpo terbimi dhe urrejtja primitive e spakut, gatuar ne trute e tyre nga mentaliteti malinj i formimit te tyre i trasheguar nga e kaluara, nuk mund ta realizonte kete monstruozitet, pa perkrahjen dhe bashkepunimin me kryeministrin intrigant dhe kanibal brenda llojit te vet, duke asgjesuar pretendentin potencial dhe prej kohesh me se te meritueshem, te karriges se kryeministrit, ne unison dhe me banden e saliut. Per kedo ish e qarte, se perse hordhia e saliut shkonte pa rreshtur dhe digjte dhe sulmonte vec bashkine e Erion Velise dhe asnjehere kryeministrine. Dhe cdo shqiptar i thjeshte ka ndjere gjate gjithe kohes, qe ky nuk eshte nje komplot i piste dhe i rrezikshem, karshi Erion Veliajtr, por nje komplot, karshi atij vet dhe shoqerise shqiptare dhe komploti me i madh historik,kunder demokracise perendimore ne kete vend.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. J
                                              Ju qifsha rracen

                                              Bobo gjithe shkerdhatat ne Syri tv

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                PARODISTI

                                                PARODI- PËRALLË NGA PD._____ " Kthimi i humbësit legjendar”._____ (Byroja e PD ishte mbledhur për të diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme bashkiake).____ Berisha: Të dashur deputetë të opozitës së vërtetë, jemi mbledhur për një mision të shenjtë: zgjedhja e kandidatit për Tiranën! Kush do ta shpëtojë këtë qytet nga diktatura, betoni dhe inceneratori fantazëm?___ Deputeti 1: Doktor, unë do e bëja me gjithë zemër. Por jam shumë i zënë me komisionin hetimor për çmimet e patateve. Patatja është dhe bukë dhe gjellë, ti e di mirë.__ Deputeti 2: Unë sapo mora kredi për një apartament, mandati im është kolateral. Po e lash, më merr banka edhe shpirtin.__ Deputeti 3: Unë jam gati të jap gjithçka për partinë, përveç mandatit, rrogës, privilegjeve dhe imunitetit. Po doni edhe shpirtin tim, merreni. Por mandatin, kurrë!__ Deputeti 4: S’dua të jem negativ, por a nuk është më mirë të mos paraqitemi fare? Ose të dalim me një status në Facebook?__ Berisha: Pra, asnjë nuk ka guximin të humbasë si burrë? Ç’është kjo frikë nga disfata, kur ajo është kthyer në traditën tonë më të vjetër?___ Deputeti 1: Po mirë mo Doktor! Ti ke humbur çdo palë zgjedhje që nga 2013-ta e këtej, edhe përsëri del në televizor sikur ke fituar! Çfarë humb ti më shumë se ne?! __ Berisha: Në fakt, unë s’kam asgjë për të humbur! Prandaj, mirë e ke, unë jam kandidati ideal. Kush është më i fortë për të përballuar një humbje tjetër, veç meje?__ Deputeti 2: Po humbasim prapë, apo jo?__ Berisha: Sigurisht që po! Por këtë herë do humbasim me dinjitet! Dhe dinjiteti është gjëja e fundit që na ka mbetur në këtë parti, pas vulës dhe logos.__ Deputeti 3: Dakord! Më mirë të kandidojë Doktori. Se kur humbasim me të, të paktën nuk pritet surprizë.__ Sekretari: U vendos: Kandidat për Bashkinë e Tiranës, zoti Sali Berisha, profesor doktor në humbje.__ Berisha: Do i dëshmojmë kësaj qeverie që ne mund të humbasim përsëri, pa frikë, pa turp, me krenari! Sepse në PD, fitorja është relative, por humbja është konstante. Kjo është diferenca jonë me PS. Të gjithë e dinë tashmë. Unë nuk vij për të fituar! Vij për të rikthyer dinjitetin e humbjes! Sepse kush humbet me stil, fiton moralisht! Më mirë humbës me histori, se sa fitues anonim. Nëse s’më votojnë këtë herë, do rikthehem prapë, deri sa të lodhen! Ndërkohë që të rinjtë emigrojnë, të tjerët heqin dorë nga votimi, ne duhet të kthejmë shpresën si parti e djathtë që jemi, pra të rikthejmë të shkuarën si alternativë për të ardhmen. Sepse kur askush nuk do të kandidojë për humbje, gjithmonë do të ketë një Berishë që s’lodhet kurrë të humbasë.__ (Të gjithë deputetët duartrokasin). Dhe kështu fushata fillon me sloganin: “Me Saliun, gjithmonë humbim, por të paktën s’jemi surprizë!”_______ Morali i përrallës: Tirana ndoshta nuk ka nevojë për një menaxher bashkie, por për një arkivist. Dikë që të dokumentojë të gjitha humbjet, shpresat dhe përrallat elektorale, që përsëriten çdo katër vjet si refreni i një kënge që askush s’e dëgjon më.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  SHKËRDHITA

                                                  Çeta agjenturore PD, pro sllavo-helene dhe anti-Shqiptare. Duhen eliminuar me kuç e me maç, me LIGJ. Populli e beri te veten me 11 Maj. Institucionet perkatese te bejne deryren ndaj kombit, atdheut, dhe memedheut. Ketu eshte toka e arbrit, kastriotit, ilireve dhe dardaneve. Neveria kombetare dhëmbë-verdhi i shpellave te tropojes, bashke me ca lopçare kukesi e hasi, duhen rrasur ne burg me lopate, pa parole deri ne 35 vjet. Nxitoni se do bjere Shqiperia qetesi per nje jave, se jemi meruar me keto ndyresira ka 35 vjet. Xhaxhi do i kishte varur ne shesh keto, per 24 ore. Na u krimben trute duke pare e degjuar keto ruralë ordinere nga i pari tek i fundit. Turp! Mjaft! Nxitoni ta pastroni Shqiperine nga prof. Dr. Mzinjt….. booooo!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Nicolo Machiaveli

                                                    Keta thelle thelle duket sikur ja bene gjithe keto pislleqe ta nxjerrin hero e lider, se ska mundesi te kene genjyer kaq trashe e ta kene bere aq ashiqare bashkepunimin Bela-Belo-Bledi-Berisha e gjithe B*therat e tjera perfshi dhe Dado-Dumanin qe dolen kondomet me te keqperdporur ne kete shfryrje!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. n
                                                      ne

                                                      U plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit t’u befshin… nejse

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. n
                                                        ne

                                                        U plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit t’u befshin… nejse

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. n
                                                          ne

                                                          U plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit t’u befshin… nejse

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. n
                                                            ne

                                                            U plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit t’u befshin… nejse

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. n
                                                              ne

                                                              U plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit t’u befshin… nejse

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. X
                                                                Xhi Bu

                                                                Çpo na degjojne veshit,cpo shikojme,cfare po ndodh,nuk po dijme ku jemi ,nuk po marrim veshte se si po jetohet edhe me keq se si po fabrikohen e sajonte ngjarje apo ndodhi te pa ekzistuara të pa ndodhura ne fakte ,por krijohen e sterhollohen vetem me shpifje e spekullime per te shkatrruar jete njerzish ,per te shkatrruar arritjet e dikujt familjare apo shoqerore vetem nga shpirteligesia qe manifestohet ne persona te veçante per te arritur qëllimi qe I kane vendosur vete apo ne nje grup te tille sic po degjojme e shikojme nga disa persona me qëllimi e keq ndaj Erjon Velija kundrejte pagesave marramendese per ta zhdukur nga politica .Jane forma te shumtuara te po degjuara po jetojme sot me keto forma e metodo Babale 1,2 apo tre sipas radhes qe projektohet nga ndyresira ne rradhet e PD. Ku eshte drejtësia, pse heshtje??????

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Alpe

                                                                  , por nga xhepat e Belindes. Do te mbaronte shkrimi!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Analist

                                                                    Sali rame berisha vrasesi i proterstuesve hajduti non grata i sh....te gjithe.Mire ja u beri se rama nuk beri reforme ne drejtesi .Dum dumani dhe gjithe drejtesia eshte ne mbeshtetje te non grates sali rames.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. C
                                                                      Ccc

                                                                      Nuk mbrohet i pambrojturi Çdo media është e pozicionuar politikisht dhe e lidhur me interesa ekonomike Tema nuk bën përjashtim

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. j
                                                                        joel shkodra

                                                                        Po sikur te jete e kunderta? Sikur ky italiani te jete paguar tani nga "ndokush" per te thene se kam genjyer???!!!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. T
                                                                          Trapajane hesapi

                                                                          Jo, mor Cufe, reforme ne drejtesi e Kane bere amerikanet, ASPAK-un e krijuan dhe financuar amerikanet. Keto Jan thene ne shtyp, NUK i them une. Rama eshte "I izoluar" nga amerikanet, ndaj nuk flet dot. Ja, lexo te gazeta sot TE ditesh se djeshmedebiloanalistin Robert Papa, zedhenese I DAP-es dhe do te bindesh.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            Dushmani

                                                                            Pas kesaj te italianit, cdo dite qe veliaj eahte ne burg, dhe intrigantet qe e bene jane jashte, eshte nje tjeter dite ku Dumani tregon deshtimin dhe perdorimin e tij spektakolar!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Duka

                                                                              Propaganda e Saliut vs Propaganda e Meros( veliajt). Genjeshtra- propaganda e Meros qendron kur thote “ perse nuk e merr Spaku si prove deklaraten e italianit”. Nuk ka avukat ne republike e shqiperise qe se di se PROVAT DORZOHEN NE PROKURORI( spak) DHE JO NE GJYKATE. Kete e di dhe merua por nuk ka preferuar ta shkruaj(?!). Propahanda e saliut qendreon se ai shmag gjithmone pjesen e tij te BASHKEVJEDHJES. ( mero, meqe qenke ne merak perse nuk ndermerr spaku vervetiu hapa te tilla, ik e kerko nje kopje te dosjes ( ligji ta lejon, administrata jo) ose be kerkese ne spak qe te merren prova nga ajo dosje me arsyetimin se ka- permban prova penale dhe korrupsioni…sDo e besh?)

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. V
                                                                                Vlonjati

                                                                                Shqiperia eshte e tera nje babale e madhe, mjere populli shkrete.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. S
                                                                                  SPAKU uli breket

                                                                                  Nje shtet qe nxjerr Brecanin, e mban ne burg Veliajn pa gjyq eshte shteti nga ja duhet mbathur nje ore e me pare.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. H
                                                                                    Hallexhiu

                                                                                    Erjoni eshte atje per kusuret e veta dhe duhet ti shlyej,por jo per leckat e gruas se ka pislleqe sa te duash .por keta bq e pd me ne krye cim peken nuk paska pa's me zi vazhdojn akoma me letra anonime si ne kohen e xhaxhit,o bq nuk merret pushteti me pislleqe por ju me duket ju paguan edi Rama se nuk ka mundesi Kur ju shikoj ju shikoj edi Ramen qe nuk ka ndermend te iki nga pushteti

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. S
                                                                                      Shoku Enver

                                                                                      Dhe Stephen King s’do e kish saju dot nje intrige kaq te madhe - me te madhen keto 40 Vjet qe kur vdiq lumadhi!

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. n
                                                                                        nga brenda SYRI Tv

                                                                                        Përsëri në studiot e montazhit të SYRI Tv të familjes Berisha me Drejtor Çim Pekën, janë në përfundim Dy BABALE të reja kundra Edi Ramës dhe disa eksponentëve të tjerë të Qeverisë e të PS. Materiale VIDEO (të falsifikuara me "AI" -inteligjencës artificiale- që është blerë paketa e fundit më teknologjike në SHBA, për modifikim fytyre dhe zëri), janë marrë edhe nga disa TV që njihen tashmë që janë filo Berisha e filo Metaj, si NEWS24, ORANEWS, KLAN, A2, FAXNEWS, EURONEWS ALBANIA, etj, etj. Këto Dy BABALE të reja, por që janë në linjën e BABALEVE të bëra deri më sot nga PD/BERISHA dhe PD/BASHA, priten të dalin pasi GJKKO (pikërisht Gjyqtarja super e lidhur me Argitën dhe PD/Berishën) do të shpallin Berishën dhe Jamarbin si dhe biznesmenët bandit pastrues të dhjetra milion Euro të familjes Berisha të përfshirë në proces, të pafajshëm 100% për super vjedhjen e ish-Klubit Partizani.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. A
                                                                                          Autopsia e nje Krimi Shteteror

                                                                                          Lali u be me i suksesshem se duhet, tremi opoziten, Ramen po e po, dhe ate lopen e Beqirit qe dhiste gjak. Kush ta fal kollaj. Merr Ols gruaqiirin e Dumanin dordolec qe perdoren kollaj, dhe varrose tjetrin!

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. B
                                                                                            Burj Khalifa

                                                                                            Ky Ols Dado i mblodhi breket e gruas nga krevatet e Dubait? Se tani qe po ekstradohen cunat, te pastrohen dhe carcafet.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. K
                                                                                              Kallomi

                                                                                              Po saliu shpif cdo dite per kreret socialiste dhe nuk u be kiameti se nje moracak italian paska shpifur per Velian. E kujt i behet vone se cfare thote italioni kur nuk sjell fakte? Ndersa SPAK eshte ndryshe, ka fakte konkrete, gje qe ka bindur edhe gjykatesit, se Veliaj ka abuzuar me fondet e bashkise, ndaj pritet zhvillimi i gjykimit per kete te pandehur bashke edhe me disa te tjere perfitues.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. F
                                                                                                Franci

                                                                                                Përse nuk e japin këtë skandal “ Babale 2 “ televizionet shqiptare. Nuk e japin pasi milionat e familjes mafioze Berisha ka muaj që kanë filluar pagesa të fshehta për shumë gazetarë. Syri tv në cdo minutë të programit të tyre mund të shikosh e ndëgjosh shpifje nga më ordineret nga i përherëshmi skllavi i mirëpaguar i familjes mafioze Flavio Qarri nën komandën e Qim Pekës. Gazetarin tjetër shërbëtor të përvuajtur Bledian Koka e dërgojnë tek italiani me misionin e intervistës babale 2. Të dy këta Qarri dhe Koka thërriten rregullisht në Top Chanel në emisionin Shqipëria Live nga militantja tjetër Sidorela Gjoni. Të mos flasim pastaj për emisionin tjetër sponsorizuar nga familja, emision që drejtohet nga ish n/ kryetarja e PD Grida Duma. Pastaj janë pafund dhe gazetarë të tjerë që stimulohen nga familja mafioze si Shkullaku, S. Meco, Bushati,Rakipi, Arian pervers Cani, Adi Krasta,Lubonja,Enton Debilekaj,Curri , Genc Burimi e shumë e shumë të tjerë. Nga këta prisni të flasin për lajmin në fjalë ?

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. .
                                                                                                  ......

                                                                                                  o mero ,ti je nje hajdut dhe shantazhues moterqir ,gjithe politika shqiptare jane hajdute e moterqire njesoj si ty ....ti dhe gjithe pseudo gazetaret e analistet e tv-ve duhen djegur te gjalle......ju jeni kancer ne fytin e atij populli.....cdo lek qe keni vjedhur t'ju behet ilaç juve dhe gjithe gjeneratave te familjeve tuaja ....

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. M
                                                                                                    Mirjani

                                                                                                    Qe lali eshte hajdut i permasave te medha kete e dine te gjithe ,e ti o ju qe e mbroni keni vjedhe o ini ndihmuar nga ai per te vkedhir kete e marrin vesh nga shkrimet qe beni obkeni bere

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. a
                                                                                                      arti

                                                                                                      Gjithe Pd eshte babale hajduduta mafioza gjithcka qe eshte e keqe era hale jane Pd

                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                      Lini një Përgjigje