E gjithë dita e sotme dhe reagimi i institucioneve të drejtësisë dhe shtetit rreth krimit makabër në Gjykatën e Tiranës, është një përpjekje për të shfrytëzuar krimin e rëndë për hallet e tyre. KLGJ kërkon më shumë policë, Ministria e Brendshme më shumë fonde, Gjykatat më shumë roje, Ministri i Drejtësisë ka fiksim të rrisë dënimin për armëmbajtje pa leje, Berisha të theksojë dështimin e Reformës në Drejtësi, Kryeministri të shpejtojë punën për Kodin e ri Penal, e kështu me radhë.
I gjithë ky reagim, në të vërtetë, nuk prek plagën që i është hapur shoqërisë shqiptare. Plaga që ka shoqëria shqiptare sot është se ka përfunduar në një shoqëri të padrejtë.
Dhe për këtë, nuk është fajtore thjesht drejtësia, por rendi shoqëror që qeveris shqiptarët nuk ka prodhuar drejtësi. Dhe ky është një problem shumë herë më i madh se armëmbajtja pa leje, gjumi i atij punonjësi që rri tek skaneri, primitivizmi fisnor që do të vrasë gjyqtarët, e gjithë ato që dëgjojmë këto 24 orë.
Pafuqia jonë për të bërë një shoqëri të drejtë buron nga fakti se kurrë nuk i dhamë zë përballjes së qytetarit me drejtësinë këto tridhjetë e pesë vjet, dhe kurrë nuk prodhuam një kuadër ligjor që t’ua lehtësojmë hallin çdo qytetari.
Kur Reforma në Drejtësi hyri në krizë nga protagonizmi politik i disa prokurorëve të SPAK dhe varësia e gjykatave ndaj tyre, tejkalimi i çdo procedure ligjore dhe sjellja si një Republikë Prokurorësh, që u shfaq në ndalimin dhe paragjykimin e disa politikanëve të lartë, ishte një taktikë djallëzore, për të testuar padrejtësinë tek njerëz nga ku mund të merrnin mbështetjen e turmave.
Duke qenë politikanë të lartë dhe duke qenë aq shumë të linçuar nga “drejtësia e re”, për hesape politike, kishte dy të këqija: e para, që shkelja e ligjit ngjallte më pak irritim sesa ka shoqëria për vet politikanët, dhe e dyta, që justifikonte dështimin e drejtësisë së re me statistika burokratike, që në fakt nuk thonë asgjë për drejtësinë. Në drejtësi mund të kesh 90 vendime të drejta dhe mjafton një e gabuar që të hedhë në erë gjithçka.
Por në fakt, ato sjellje demonstrative të arrogancës së drejtësisë ndaj ligjit, janë pika që derdhin gotën dhe që duhet të na detyrojnë të gjithë të kthejmë kokën, se çfarë u bën drejtësia qytetarëve të thjeshtë.
Për 35 vjet askush nuk i ka dëgjuar ata. Mijëra njerëz kanë ëndërruar këto 35 vite të marrin pronën dhe nuk kanë asnjë shans, pasi çdo qeveri e bën këtë ëndërr edhe më të largët e të dhimbshme. Gjyqet e konflikteve të pronës zgjasin deri 30 vjet dhe ata që i nisin, nuk jetojnë dot deri në fund të gjyqit, duke e bërë atë një drejtësi të mohuar.
Sistemi i ri i drejtësisë është bërë dhe më burokratik, dhe më i mbingarkuar nga hallkat ndërvepruese dhe më i pakontrolluar nga vetë sistemi, duke lënë gjithçka në dorë të ILD, që në fakt nuk ekziston fare. Nëse e keni vënë re, ILD flet si avokate e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo si kontrolluese e tyre. Është njësoj sikur të dëgjoni Kryetarin e Kontrollit të Shtetit, të thotë "mos t’u bëj njeri presion ministrave kur vjedhin se cenohet qeverisja".
Reforma e re në Drejtësi e burokratizoi më shumë drejtësinë, e bëri atë më statistikore dhe më të pashpresë për qytetarin e thjeshtë. Spektakli që bëhet me arrestimin e disa politikanëve është një ushqim për turmat e egërsuara që mungesën e drejtësisë në Shqipëri e lidhin me politikën. Është më së shumti një truk i njerëzve të drejtësisë për të shpëtuar përgjegjësinë ndaj asaj që kanë bërë dhe bëjnë vetë.
Ashtu si në drejtësinë e vjetër, kur një gjyqtar bënte një shërbim politik dhe pastaj lironte trafikantë droge, disa prokurorë të SPAK bëjnë një spektakël politik me dy-tri politikanë dhe pastaj fshehin masakrën që bëhet ndaj qytetarëve nga drejtësia në rrethe dhe në Tiranë.
Nëse Shqipëria do të organizonte një dëgjesë maratonë për hallet e qytetarëve të thjeshtë me drejtësinë, dhe të ngrinte një komision të përhershëm ku njerëzit të dëshmonin se çfarë heqin nga drejtësia, atëherë do të shikonit se sa qindra njerëz ka pa zë nëpër bodrume që nuk i merr njeri në pyetje, sa mijëra njerëz ka me dosje nëpër duar, sa çështje civile banale të nisura nga sherre gardhesh e muresh shkaktojnë viktima larg syve tanë. “Heronjtë” e drejtësisë së re janë thjesht ca autorë të kësaj kasaphane, por që tani kanë ndërruar lëkurë dhe duken sikur kanë rënë nga qielli për të sjellë drejtësi, duke bërë një spektakël politik me leje, për të treguar sikur po luftojnë korrupsionin për llogari politike.
Kur zëri i qytetarëve që askush nuk i dëgjon të dëgjohet, atëherë nuk duhet të vihet në punë thjesht drejtësia, por së pari politika, për të bërë korrigjimet e duhura ligjore në favor të qytetarëve, në thjeshtimin e procedurave ligjore, në shkurtimin e afateve për gjykimin e çështjeve, në ndoshta krijimin e gjykatave lokale civile për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve banale që janë bazë e konflikteve në fshatra, dhe pastaj në reformimin real të Kodit Penal e Kodit të Procedurës Penale, jo me idetë e Ulsiut, se ai di të bëjë vetëm atë që ka bërë tek kjo dosja e pronës në Shkodër, por me një përgjegjshmëri të lartë për t’u kthyer shqiptarëve drejtësinë.
Mos prisni që drejtësia t’u rikthehet qytetarëve nga gjyqtarët e prokurorët. Duhet t’u kthehet nga politika, për atë që votojnë qytetarët. Kjo është arsyeja që sot na duket makabër mllefi primitiv i atyre që i gëzohen vrasjes së një gjyqtari shembullor. Shembulli i tij si gjyqtar i ndershëm, nuk i vlen askujt brenda një sistemi të pandershëm drejtësie. Ashtu siç nuk i duhet askujt uji i pastër që bashkohet me ujërat e zeza.
Këtu ka arritur puna që, nëse ju referohesh të drejtave themelore të njeriut në një proces gjykimi, të gjithë i kap e qeshura, sikur flet për diçka të panevojshme. Harrojnë se diferenca mes Drejtësisë së Diktaturës dhe asaj në demokraci janë vetëm të Drejtat e Njeriut. Sistemi i drejtësisë i komunizmit, nëse nuk do të shkelte të drejtat e njeriut, do ishte më perfekti i historisë sonë. Gjyqtarët ishin të pakorruptuar, prokurorët të pakorruptuar, konfliktet civile — nga fshati më i thellë deri në kryeqytet — i zgjidhte gjykata e lagjes. Çështjet penale dhe civile trajtoheshin me rregullsi. Por mjerisht mijëra njerëz shkonin në burg për arsye politike dhe nuk respektohej asnjë liri e tyre.
Po të hiqej kjo e fundit, qytetarët e tjerë merrnin më shumë drejtësi nga gjykatat e komunizmit sesa nga këto sot. Ndaj injorimi i të drejtave dhe lirive njerëzore nga drejtësia e re, i bashkuar me korrupsionin dhe drejtësinë burokratike, e kanë bastarduar sistemin dhe e kanë kthyer atë në një institucion të urryer për qytetarët shqiptarë.
Qytetarët shqiptarë ndihen të pafuqishëm përballë drejtësisë shqiptare, dhe këtë gjë ua ka bërë të pamundur politika. Me Reformën e re në Drejtësi, duket se në vend që t’u jepnim shpresë, u shtuam edhe disa gurë më të rëndë në qafë të qytetarëve, por duke e justifikuar me disa prerje kokash politikanësh. Kjo thjesht i shton listës së viktimave që deri më sot kanë qenë qytetarët dhe disa politikanë, por nuk rikthen drejtësinë.
Shikoni debatin përse janë të shqetësuar të gjitha palët pas vrasjes së gjyqtarit dhe do të kuptoni çfarë i shqetëson për të ardhmen e tyre.
Me arrestimin e Erion Véliaj ( nuk dua ti beje avokatin) por te izoloshe dike me muaj pa akt akuze se i do bytha nje personi qofte ky prokuror , gjyqtar , dhe lenia te lire Berrishen qe te déra e SPAK i ofendon me liber shtepie funksionerin e larte te shtetit dhe asnje mase .......kjo drejtesi ka mbaruar. Nese Rama besone vertete nje dite do ta pesoje vete por do jeté vone .
Për mendimin tim, rreforma e re në drejtesise nukë ka deshtu, sepse më mirë një qiri i ndezur në një botë ku ekziston komplet errsira, se sa asnjë qiri i ndezur dhe ështe komplet errsirë. Disa hajdut ordiner shumë të fuqishm si Eron Velia, ilir Meta, me disa ishe ministra dhe ishi kytari bashkise, sot janë prapahekurave falë rreformës së re në drejtesise. Siç e thua edhe ti o Mero, problem krysor janë politikanët që (ne i votomë?) Edi Rama, Sali Berisha dhe njerzit e tyrë të afmërt, janë kancer krysor i çdo sistemi që nukë funksjon sot në Shqiprie. SPAKUN dhe rreformën e re në drejtesise duhët që ta mbeshtesim, sa do shpresë e vogël të dukët për qytetaret e thjeshtë...
Kelysh i ndyr i saliut qenke o plehre, kerkon ti besh te gjithe pise, qe te shpetosh qenien sali. Artikull brilant Mero, analze madheshtore, shpresonim shume te drejtesia e re, gjithçka e deshtuar, 8 vjet SPAK, deshtim total, çdo shprese e vrare, dy njerzit me te suksesshem ne pune spaku i vrau, Sajmir Tahirin qe e beri policin dinjitoze dhe Erjon Veliajn qe e beri Tiranen te lakmuar per gjithe boten, kjo eshte drejtesia me pellumbin qe liron kriminelet, ....
Mero eshte permbajtur te pohoje qe shtet-formimi dhe sistemi ligjor civil arriti persosmerine ne kohen e Enver Hoxhes. Pra ai krijoi shtet. Kjo eshte shqetesuesr sepse te ben te mendosh qe shqiptarve vetem huri u ben derman. Shteti dhe ligji jane ne fund te fundit deshire dhe vullnet i perbashket per te pranuar kur jemi gabim. Nese jo atehere te mos ankohemi nga diktatura.
Po ku nuk vepron druri o shoku? Mos shko larg, në Ameriqi druri valon vënçe.
Perderisa edhe pa pese vitesh nje vrases e hajdut si Saliu bredh rrugeve ,biles shkon e ne parlament ,kjo eshte prove myself e mjaftushme qe drejtezia dhe sidomos kjo e rreformuara eshte deshtim.
Ore Erjoni do marr pafajesine ne gjykaten Evropiane dhe do marre parate e burgut por nje njeri i thjesht qe nuk ka para apo edhe mundesine te shkoj ne Evrope cfare i ngelet?
Metamorfoza’/ Erzen Breçanin, Apeli i GJKKO e lë në arrest shtëpie, ndersa shume shume qytetare te tjere i le te kalben ne paraburgimi per hic gje!
Drejtesia e re eshte me e keqe se drejtesia e Plepave. Ky eshte fakt tashme.
Vetëm një idiot mund të bedojë se mund të bësh bukë gruri me miell të mykur misri të situr me sita të ndryshkura dhe të zgaflluara.
Sepse drejtedia dhe shteti shqiptar Jane hajdutē tē korruptuar qē i zvarrisin gjerat me qellim qe te vjedhin popullin. Vend i mallkuar qē nuk do bēhet asnjēherē.
Sepse drejtedia dhe shteti shqiptar Jane hajdutē tē korruptuar qē i zvarrisin gjerat me qellim qe te vjedhin popullin. Vend i mallkuar qē nuk do bēhet asnjēherē.
Jam plotësisht dakord me ty. Po të arrestohej Saliu në mes të rrugës si Ilir Meta atëherë do kisha besuar te kjo drejtësi.
Më parë jamë i sigurtë çë ti thoje të arrestohët Saliu apo ilir Meta, besoj tek drejtesise e re ja çë njëri u arrestua njëri. Të tjeter thoni se po të arrestohët Rama apo Veliu, besoj tek drejtesise e re, ja një u arrestua edhe nga ata njëri, të gjitha punët nukë bëhën për një ditë
Kjo eshte reforma ne drejtesi qe Rama dhe PS mburren cdo pale zgjedhje.Kjo eshte krijesa e tyre.
Reformen ne Drejtesi nuk e ka bo Rama por Obama o mjeran qe akoma nuk keni kuptue se kush e ka hallken e pare te ketij zinxhiri qe ne kohet moderne quhet Dhje-mo -kra-cia.
ZEVENDESIMI I DEMOKRACISE ME PAZAROKRACINE ESHTE MITRA E GJITHE TE KEQIJAVE QE I VIJNE KETIJ VENDI DHE POPULLI! Jetojme si dikur nen modelin parti shtet! Njerezve te partise qe dhe qeverisin nuk iu hyn ferre ne kembe dhe qytetaret e zakonshem perdhunihen e masakrohen. Por jo pafund... Dita e sotme sapo e deshmoi kete. Sot iu ra pragut, te degjoje dera!
U ndertua shtepi e re me tulla te vjetra.
Reforma në drejtësi, lindi e VDEKUR, qysh se e gatuan TRE mamí, (BE, USA dhe …. medemek edhe ne shqiptaret). Në krye të imstitucioneve drejtuese, të drejtësisë, janë vendosur rekrutë të Sali Berishes të cilët në mënyrë sistematike dhe të heshtur, veprojnë për minimin e “reformës” në drejtësi, me qellim diskreditimin e sajë dhe njekohesisht, diskteditimin e PS dhe Edi Ramës, si inisiatorë të kësajë KODOSH reforme. Me juristë të kapur nga Sali Berisha, si Arben Kraja, Altin Dumani, Olsi Dado etj… kjo reformë tashmë është e diskredituar tërësisht. E ç’bënë SPAKISTAT për 21 Janarin ? Bënë një vrymë në ujë. Prandaj, në se duhet filluar drejtësia, duhet të fillojëme Sali Berishen, dhe veglat e tijë në SPAK, Dumani, Kraja, Dade, etj.
Nuk mund ta kuptoje Drejtesine perendimore nje popull qe ka jetuar 500 vjet nen hyqymetin islamik.
Besoje apo jo, shqiptaret kane jetuar shume me mire ne ate kohe
Pedofili CBB katolik apo ortodoks, e ka me fene. Kot nuk thone: kush ka mizen brenda e con doren vete.Nuk I plas per drejtesine.Perkundrazi,kjo drejtesi I garanton atij lirine dhe kur perdhunon.
Ne kohen e komunizmit nje punetor komunale nga komuniteti rom hidhte ne gjyq nje drejtor, doktor apo edhe zyrtar shtetrore per nje ofendim dhe fitonte pa paguar asnje qindarke dhe gjykatsi i rrente ne kembe. Nuk i thoje dot tjetrit "malok" apo nje gruaje "kurve" se te fusnin ne pune vullnetare te hapje kanalet e kooperatives brenda javes. Sot as te shkon ne mendje te marresh mundimin per keto vogelsira. Ky eshte dallimi dhe shyqyr qe pas 35 vjeteve po e pranon o Mero qe brezi dhjetorist i pushtareve te demokracise na dha "lirine" dhe te drejtat te ham m.. kot. Dhe vjen nje dit si kjo e sotmia qe njerezit jane ngop duke ngrene dhe nuk duan te degjojne me. Edhe e fundit injoranter mediatik mos te mashtrojne me "sistemin komunist" qe grabiti apo mori pronat private. As nje prone nuk u grabit por e shtetezua me ligj dhe asnje tapi nuk u dogj apo asgjezua. Te gjitha durezuan nje per nje dhe cdo cm tok ishte e rregjistruar. Brezi hajdut i pishtareve te demokracise ju vuri flaken dhe kemi mbi 10 mij te vrare sot.
E vertrta te lumte! Kjo qe thoni eshte e verteta. Nuk dua te prek fare fjalen tende. ????????
Mero per fatin tone te keq ,ketu ka 35 vite qe nga udheqësit e lavdishëm bëhet nje m!_!t I madh per organizimin e shtetit te se drejtes per qytetaret e shtreses se thjeshte te shqiptareve .Per kasten politike ,eliten dhe shtresen e pasur eshte me e thjeshte situata sepse ata kane mundesi ndikimi ose blerje per veten e tyre te drejtesise,shendetsise dhe çdo sherbimi tjetër.Mendoj se pas gjykates se Strasburgut ,rikthimi dhe puna e zotit Veliaj duhet te fokusohet te respektimi dhe implementimi I shtetit te se drejtes per çdo shqiptar pa dallim.
Populli po shikon si funksionon reforma ne drejtesi,keta te ashtuquajturit qe kaluan vetingun,cfare ben me shoket e tyre qe nuk kaluan vetingun,cfare u be gjin gjonet qe i mori saliu ne parlament,po te tjeret qe nga zagarnjori e co.... Te gjithe keta qe e ben mutin mullar me dosjet e grumbulluara,me fallsikime pronash kundrejt pareve qe mernin,dhe shume padrejtesive qe kane ber,keta plehra po gezojne pasurine e grumbulluar dhe nuk i hyri gjemb ne kembe.... Disa politiqene bejne sikur ju dogj xhani per popullin,bejne sikur po luftojne korrupsionin duke shtuar vilat,disa bejne sikur po do hetohet,korrupsioni me naften,apo gerdecin me fatmutin qe bredh ne usa,disa te shqetsuar me 21 janarin e dumdumet heshtin si llalla qe po ben pall ne itali
Gita jep mesim akoma ne sistemin e Drejtesise. Kjo rshte drejtesia e Vampirit.
Si puna e Fulcit ke shkolla teknike.
Mero djali,e vetmja pyetje që më bie ndër mend është: Si arritëm deri këtu? Fakt është,drejtësia shqiptare gjithçka mund të quhet,poooor jo drejtësi! Fakt është gjithashtu,"AI" që e ideoi,krijoi dhe e mban akoma për koqesh drejtësinë,mitra që akoma nuk është shterpëzuar dirigjon dhe koordinon gjithçka në atë vend. Si mund të funksionoi drejtësia,kur njê person i vetëm,i bën karshillëk asaj?Një drejtësi që ka frikë nga një" njeri",po qe se mund të quhet i tillë,nuk e meriton atë emër Kjo lloj drejtësie nuk ka koqe,është tredhur nga Dr. Mortja që në djep. Receta e vetme që mund të rekomandohet është: Mere për leckash si familie qoftlargun Sali Berisha dhe të pjellët e tij,futi në burg,hidhi çelsat në det dhe do ta shofësh sa trima janê të tjerët. Nuk bëhet dot drejtësi,pa ndëshkuar atë që ndërtoi k'të sistem korrupt,atë që kontaminoi atë tokë,si reaktori atomik i Çernobilit. PS:Është vetëm një dëshirë që nuk bëhet nëotë realitet,janë trubulluar ujrat shumë keq,nuk e njef më qëni të zo'në!
Te Lumte Mero !
Berisha e ka kapur dy herë drejtësinë, me gjyqtarët e plepave dhe me emërimet në sistemin e drejtësisë. Sot doli të bëjë shënjtorin, sikur nuk e bëri ky ligjin e kthimit të pronave,ku kanë gjetur vdekjen apo janë dyerve të gjykatave mijëra qytetarë. A nuk u vra për pronën gjyqtari? Krim shtetëror ishte përgjigja nga ai që shpartalloi pronarët, sigurisht flet i pari se i djeg bytha.
Z. Mero, ke prekur thelbin dhe ke dhene zgjidhje TE SAKTE( cdo gje varet nga te drejtat themelore te njeriut) por drejtesise tone i mungoje te treja shtyllat ku duhet te mbeshtetet nje sistem drejetesie: BERTHAME- THELB- KOLLONA. Berthama e drejtesise, ESHTE SHOQERIA dhe ne jemi koke e kembe nje shoqeri primitive qe nuk respektojme as gjerat me elemetare shoqerore e jo me te kerkojme nga sistemi i drejtesise qe te jete ne nivelin bashkohor. Nje shoqeri e emacipuar sikur gjyqtaret me te korruptuar ne bote ti sjellesh, ajo reagon dhe kerkon drejtesi dhe ne fund e merr ate. Ne jemi ku therret qjameti. THELBI eshte vet sistemi, si ai i drejtesise dhe si ai politik. E verteta eshte se kjo e ‘ thelbit’ ha shume diskutim dhe jo vetem ne vendin tone, por une do ndalem vetem tek nje teme “ politikanet bejne ligje dhe gjyqtarit i duhet te mbeshteten ne ligjet qe dikush tjeter i ben “ per te dhene drejtesi” . Cilen drejtesi? Ate te ligjit apo ate te drejtesise(?!). KOLLONAT e drejtesise mesohen ne shkolle. Nga momenti qe fjala burg eshte fjala me e perdorur ne magjistrade, CDO ZHVILLIM I METEJSHEM ESHTE I BARABARTE ME ZERO. Ne ate “ shkolle” dhe ne cdo salle gjyqi duhet te shkruhet me shkronja te medha dhe madje te afishohen ne te katerta muret e jashtme nga cepi ne cep( qe ta shikonin perdite se harrojne ) e ne cdo ndertese gjyqesore fjalet GJYQTARI I SAKTE ESHTE AI QE NJIHET PER ZBUTESINE E TIJ MADJE E TEJKALON ZBUTESINE E TIJ DER NE ATE PIKE SA MUND TE QUHET ‘ I JASHTELIGJSHEM’.( te gjitha keto vlejne vetem e vetem kur shoqeria( pppooooopppuuuulllliiii) eshre njerzore)
O mero mjaft derdellitet!!!!!!!!!!!!! Ku eshte drejtesia e re ???????????.? Cfar moshe ka gjykata???????? Shumica jan mbi 50 vjec ,do te thot qe pjesa dermuese jan pregatitur ne kohen e sali qenit dhe nje pjes jan plepista. Ka marre fund o mero,ska drejtesi.
Bravo Mero !
NUK KA NJEREZ TE DREJTESISE QE BEJNE DSREJTESI POR NJEREZ NE DREJTESI QE BEJNE PARA. Ja qe paskemi pase nje gjygjtar qe u vra qe ishte model. E c ne pastaj kur ke me dhjetra qe tere kohen mendojne sa para bejne dhe nuk duan tja dine se bejne padrejtesi? Personalisht me prove 100 perqind te rasteve te analizuara e provuara po deshet PROKURORI GJYGJTARI dhe AVOKATI jane ne trekendesh HAJDUTESH. Dhe ulerimat sot nuk kane te bejne me te ndjenjen e frikes per punet e pista qe ka bere ky trekendesh. Cfare bejne eshte ULERIME por jane dhe vete UJKU qe bejne ligjin
Z. MERO ,Drektësia asht e xanun prej agjentit të të UDB.dhe ajo si të gjitha do të mëkëmben kur të mari Zoti k/kriminelin .Ai është burimi i të gjithave ,sepse me porosi i ka xanun të gjitha dhe e ka katandisur vëndin në një BATHORE të madhe.
Nje kembane alarmi! Duhet ta degjojne dhe veprojne menjehere Kuvendi, KM dhe Presidenti. Nje falenderim i vecante z.Baze per artikullin-thirrje per Drejtesi! Nje analize me shqetesim njerezor dhe atdhetar.
Po të ngjallej Enveri për një vit kish bërë dhe punën e spakut të gjykatës së lartë dhe të Strasburgut bashke
Bravo Mero shum saktë. Keta birbo bashk me politkanet hajdut s’kan begenisur kurrë te degjojn hallet e popullit te thjesht. Shum keq që problemi harriti deri ne vrasje. Por Dumdumet e drejtesis kan tall trapin deri tani se drejtesi s’kan dhenë. Shpresoj që organet e drejtesis te mbledhin trut e kokes dhe ti presin kembet bushtres NON GRATA që ka helmuar dhe vazhdon te helmoj kete vend. Mjaft esht mjaft.
I vetmi qe lexohesh dhe degjohesh ne kete Estrade te madhe qe e ka emrin Shqiperi
Drejtesi e re me metoda te vjetra, jooo, Olsi Dado u be prokuror ne shkelje te ligjit...,atehere si mund ti besohet nje njeriu qe e fiton vendin e punes duke shkelur ligjin?!
Mero, ke folur, por vetem une te degjoj qe s'kam asnje vlere. Vetgjyqesia sot eshte bere prezente me keta prokurore dhe gjykates, por dhe avokatet e viktimes bashkepunojne me prokuroret dhe gjykatesit, ndersa KLP dhe KLGj jane kthyer bodigardet e krimit. Vetem nje rast per te vertetuar kete, jo se e mbroj Ramen, por, nje kritike kryeministri terbohen KLP e KLGj dhe ulurijne ne publik per pavaresi gjyqesore, 24 ore i shan Saliu dhe nuk ndihen. PO turp keta njerez kane, po familjare kane, po shok e miq tu thone nje fjale pas punes kane keta antare te KLP e KLGj? Katastrofe dhe kanuni filloi te zgjidh problemet por dhe atehere kishte nje krypleqesi qe ishte shume here me larte se Dumani, Olsi apo çami me pashaporte greke gjyqtar. Vete flasim vete degjojme dhe problemet pastaj i zgjidh vetegjyqesi e akoma KLP e KLGj nuk zene mend, vetem po tu trokase ne deren e shtepise se tyre do ta kuptojne. Mos i hengshin ato parà helm i befshin !
Z.mero I ke qendisur te gjitha . Konkretisht ne fshatra prona me ATPP ikemi por nuk marim tapine na sjellin verdalle Erseka rethi I braktisur dhe nuk ta Japan. Share keq hardhje per gjyqtarin por gjendja eshte ajo qe shkruani ju.
Vritet Gygjtari brenda ne salle te gjygjit - skene e denje per filma Western nga shekulli kaluar! Dhe personi vrases kalon tere zinxhirin e kontrollit nga Policia e SHTETIT me arme ne brez. Dhe Ministrja e re e Brendeshme vazhdon te shkoje ne zyre pa u zverdhur a skuqur ne surrat (mendojeni sikur te futej arme ne nje gjykate italiane si do ta kryqezonin politikisht e publikisht Ministren e Melones e Melonin vete deri ne doreheqje)
Akoma nuk e paske marre vesh zotrote @Policia. . . , qe ne vitin 1997 Sali Berisha , jo pa qellim , hapi depot e ushtrise dhe u armatos i mire e i lig , i madh e i vogel dhe nuk ka zot qe e permban shqiptarin e etur per te mbajtur arme ! Policia e E.Hoxhes qe i denonte aq rende armembajtjen pa leje , edhe ne vitet e fundit te atij sistemi zbulonte arme austriake , turke e turli lloj prodhimi te fshehura neper atuj e jo pastaj duke pasur neper kembe detin me armet sheshit qe nga viti `97 ! Ndaj , nje fjale goje eshte ajo qe thua ti , por eshte dhe mbetet enderr carmatosja e nje populli te tere ne kaosin qe mbreteron pas `90-es tek ne .
Z.Mero,ka shume te verteta ne shkrimin tuaj,duke perfshir edhe drejtesin ne "diktature".Mos haro qartesin e ligjit ne ate kohe me te sotmin.Ne mendimin tim kerkesat per me shume roje e bodigarde nuk eshte gje tjeter vec zhurme per te mos thene te verteten.Bodigarde kerkojne gjyqtaret,mjeket,mesuesit,punonjesit e kadastrave e deri tek "sundimtaret e vendit".Pse?Sepse ne Shqiperi pas 1990-tes u ndertua defakto(jo dejure) nje sistem grabitje,nje sistem ku vec puna nuk vleresohet,nje sistem ku politikani(sundues) ka te drejte te bej cte doje.Nje sistem ku goditja e pare ju dha kadastrave,ku ishin dokumentat faktike,te pa prekura nga sistemi kaluar,ku dhe "gjelpera e konfiskuar" ishte erregjistruar.Sistemi i ndertuar ne keto 35-vite ku njerezit mund te leviznin lirshem e te zaptonin cte mundnin,nje sistem ku toka nuk u perdor per prodhim bujqesor per ushqim por te prodhuar cfar te donte qe kishte fitim.(dihet fitimi me i madh vinte nga droga qe u be bime sunduese ne vend).Faji nuk eshte i sistemit kapitalist qe u vendos por,tek babezia e pushtetareve te rinj per te pervetesuar sa me shume.Ishte dora e antishqiptareve qe ne emer te te antidiktatures te shkaterohej cdo gje.Qe Europa te merte skllever te bardhe,sic mori. Z.Mero, vrasja e gjyqtarit Kalaja eshte perfundim llogjik se si e kryem ndryshimin e sistemit. Vrasja e Gjyqtarit Konomi u be nga mafia per pronat e tij.Kujtoj se ke akuzoj Z.Berisha ne ate kohe.Asnje reforme,ne drejtesi e kudo,nuk mund te beje asgje po nuk u ndryshua mendimi se pasuria behet me grabitje.Vrasja e gjyqtarit eshte krim i rende(nuk ve ne dyshim ndershmerine e inegritetin e tij,qe sipas opinionit jane shume te mira) por eshte viktime e sistemit te koruptuar qe ndertuam ne keto 35-vite.Ngushellime familjareve te gjyqtarit.
Pershnetje Mero Me keto gjykatsa dhe prokurore dhe notere ,kurre nuk kemi patur shprese. Keto jane shkaku , qe jemi ne kte situate .
Persh. Zgjidhja e kesaj drejtesie eshte shume e thjeshte. Ceshtjet ne gjykate do ti gjykoje nje simoter e Dielles. Ajo do shqyrtoje praktiken gjyqsore, do regjistroje provat, do marre deshmit e deshmitarve etj pra ndjek procesin dhe i do sygjerone gjyqtarit se kush duhet ta fitoje ceshtjen sipas ligjeve. Gjyqtari do vendos dhe shpalle vendimin. Pra thjeshte diella do jete ne rolin qe zhvillohen gjyqet ne SHBA , pra do zevendesoje 11 keshilltaret juridike.
Të lumtë Mero,,shkim që ta lexojnë në parlament seancën e parë, mbasë kësaj që ndodhi.
Mero per deri sa nuk u hapen dosjet me te nxehta ato qe breda kane gjak Shqiptaresh dhe autor banden terroriste me ne krye kryeterroristin me te rrezikshem jo vetem ne Shqiperi Sali Berisha as mund te flitet per tu bere shtet me drejtesi . Me siguri per ata qe e iniciuan kete inisiative per drejtesi te re duhet te sjellin nga jashte nje trupe prokuroresh e gjyqtaresh e ta fillojne me Spakun Dumani i pari e Gjkko ti kaloje sater , per tradheti te interesave te qytetarve me minimumi nga 20 vite burg nuk ka rruge tjeter . Eshte vertet per tu cuditur qe nje kriminel si Sali mut Berisha breket me mut kur Amerika e Anglia e shpallin Nongrada e keta halera prokurore e gjyqtare merren me gjera vogelsira , kur vete qeni Sali i pranon krimet dhe mburret , c'fare mund te presesh nga keta prokurore qe shperblehen me super - rroga nga ky popull i varfer qe pret drejtesi .
"Drejtesia e re"?????!!!!!!. Riciklim i fekaleve 35 vjeçare???!!!. Dhe, 99% e riciklimit, quhen "te skanuar nga reforma ne drejtesi"..., te tjeret, shijojne, vilat ne bregdet, hotelet, pikat e karburantit dhe milionrat e eurove te vjedhura....dhe,.mbas 5 vjeteve, do kthehen prap....biles, shume prej tyre, japin leksione neper universities...si te vjedhim ne kohen e "inteligjecès artificiale"...kjo eshte reforma e mender drejtesisè????!!!!
Merooo , inshallah te kthehen Tek Ajo drejtesia " E vjeter " , Tek drejtesia - aliazh (e marreveshjeve te politikaneve te te gjitha kraheve , vidh te vjedhim , ha te hame Muco Gellava... Dhe fjatro te keqen , fjatro per maskarenjte dhe budallenjte... ) nga te tute e nga mite ....! Mero , dikur , dikur ,ne koherat qe do te vine , ju gazetareve te Epokes berishiste , do t'ju gedhend si parsonazhet me aktive dhe me efektive ne promovimin e antidrejtesise unikale , te nje drejtesie ne sherbim te krimit dhe poshtersise .
Po ti pergatise juristet e ring hajdutja bija c do presesh? e nje vrasesi
Shume e sakte Mero po a te degjon njeri?
Sali Berish Penecilina dhe Bisturia si ambasador i Serbise i ka qire nenen shqiptareve qe sot jane kethyer ne psikopatet , njeqind perqind e plus qe nje pjese maloket kane lindur psikopat kokekatror .Per dhjet vite shqioetaret cfarose .
Kur drejtesin e mbron Gjin Gjoni vaj halli ku jemi katandis!
===================================== -------------Dhënja e drejtësisë,------------------------- ---------------------------------------------------------------------- ---------------------është mbrojtja më e mirë----------- ------------------------------------------------------------------------ --------------------------për gjyqëtarët.------------------------ -------------------------------------------------------------------------- Në drejtësinë shqiptare, janë bër padrejtesitë më të mëdha. Nuk mund të gjëndet një sipërmarës, ose nje zēvëndës i tij, që të jetë dënuar nga gjykatat tona per vdekjet e shumta te minatorve, elektrçistëve, punëtorve. A s'ka të bëj kjo me korrupsionin e drejtësisë? Ngushëllime familjes së Kalasë.
Humbi shpresa tek drejtesia e re, sepse nalte madheria pallosha i pare kerkon pushtet te pakontrolluar, ashtu si dikur doktor rrumpalla.
Shqipetare: Reforma e re ne drejtesi fillon mbas kesaj radhe: Arestimi urgjent i Sali Berishes me soj dhe sorollop, Arestimi i te gjithe njerzeve ne drejtesi qe populli i di se kush jane se i kane paguare sa frengu pulen dhe nuk kane marre drejtesi. Arrestimi i politikaneve qe dihen nga populli dhe nga çdo njeri qe kane lidhje me sistemin e drejtesise. Ulsi Manja duhet te jap llogari per poshtersite e bera ku i di i madh dhe i vogel ne Tirane dhe ne diber. E keshtu me radhe .Bravo i madhi Mero Baze qe ma pak fjale ke thene ate qe politikanet nuk kane bere per 35 vjet,dhe pikerishte ketu qendron e keqia e shqiperise qe nuk ka drejtesi,dhe krahasimi me drejtesine e komunizmit eshte shume real per kohen e sotme me ato ndryshime qe jane dashur. BRAVO MERO BAZE gazetar brilant per popullin une keshtu te njof nepermjet leximit te shkrimeve te tua.
Shikoni se çfar behet ne Itali per shtetin palestinez: Po populli shqiptar çfar ben kur drejtesia ju merr gjakun me shiringen e lezetuare me ligj dhe kurre nuk jep drejtesi?????????? Kush ja u dha pasurite marramendese gjithe sistemit gjyqesor kur nuk kane derdhur nje pik djerse per te vene ate pasuri.Cfar kane bere femijet e berishes qe kane gjysmen e shqiperise nen hyqem dhe kullen e firaunit e kane ne Viçidol per muze? Oh sa kam per te diktuare por jam shume i lodhur dhe i derrmuare nga kjo politike qe ne shqiperine time istaloi Kremineli Sali me bandat e Tropojes. Eh Lala ku je te te shoh edhe nje here dhe pastaj te behet çfar te doje por vetem populli mos trajtohet si bageti e semure.
Nderkohe qe Mero humb shpresen tek Drejtesia e re, Ed Rama mbush me shprese shqiptaret tek qeveria e re qe nga 1 janari 2026 do te rrise cmimin e taksave per banesa e dyqane (tabelat e plota te rritjes taksave jane te gazeta DITA) Ta gezojme qeverine Rama qe qysh tani mendon per peshqeshet e vitit te ri 2026, dhe kjo rritje taksash per shtepite e dyqaneve pikerisht tregon se sa perkushtim ka Rama per mireqenien e shqiptareve sidomos atyre te varferuarve (ngaqe eshte dhe kreu i partise "prane shtresave ne nevoje")