Dekreti i Presidentit, shkaktoi më shumë drama politike se sa juridike

2 Tetor 2025, 19:27Editorial Mero Baze

Dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit, shkaktoi drama të mëdha politike më shumë sesa një dramë juridike për Bashkinë e Tiranës.

Nga pikëpamja juridike, shumica e opinionit bie dakord, që dekretimi është pasojë e një manovre ligjore për të mos iu referuar Kushtetutës por një neni që trajton sherret e të punësuarve me punësuesin. Në këtë rast punësuesi i Erion Veliaj është votuesi i Tiranës dhe ai nuk e ka pushuar nga puna. Do ta pushojë në ditën e zgjedhjeve të ardhshme, ku ai nuk është kandidat.

Kjo është dhe drama më e madhe që ka krijuar dekreti.

Partia Socialiste, në përpjekje të sforcuar për të gjetur një zgjidhje për Bashkinë e Tiranës e cila ka mbetur si mall pa zot, pati një ngutje të pakuptueshme për të pritur ndoshta edhe një apo dy muaj më shumë që ky problem të zgjidhej në rrugë kushtetuese. Nuk mendoj se pas një muaji opozita do ishte më e fortë dhe pozitat e PS në Tiranë do ishin më të rrezikuara. E vetmja gjë që mund të ndodhte një muaj më vonë, ishte që opozita do ishte në kulmin e debateve për zgjedhjen e kandidatit, i cili i ishte kthyer në torturë psikologjike.

Duke vepruar shpejt përmes kësaj manovre juridike, PS me sa duket ka dashur të krijojë një perceptim të qartë për distancimin e saj nga Erion Veliaj, me qëllim që ai të mos jetë më pjesë e debatit elektoral dhe të konsiderohet një histori e mbaruar. Kjo u duk edhe sot në Gjykatën e Lartë, kur ekzistonin gjithë mundësitë teorike që Gjykata ta nxirrte nga paraburgimi, pasi aktualisht quhet i shkarkuar dhe dosja ka shkuar për gjykim duke rënë arsyet e ndikimit të tij mbi dosjen në hetim. Edhe pse gjyqtarët janë të afërt me Partinë Socialiste, ata kanë qenë në një vijë me partinë, për ta lënë në burg. Pra i vetmi mesazh që kërkon të japë PS në këtë rast është distancimi i tyre nga Erion Veliaj për të mos e pasur si çështje nëpër këmbë gjatë fushatës.

Nga ana tjetër, drama tek opozita është edhe më e madhe. Ata, duke shpresuar se beteja mes PS dhe Erion Veliaj do vazhdonte dhe do futej në spirale të pafundme ligjore, harruan se mund të kishin zgjedhje kaq shpejt dhe tani po përpiqen të gjejnë arsyet bindëse për shkelje të Kushtetutës nga dekreti i Presidentit për të mos hyrë në zgjedhje.

Por dhe ky është një vendim i vështirë, pasi partitë e tjera opozitare mund të hyjnë në zgjedhje dhe t’i sharrrojnë një pjesë të madhe të elektoratit. Kështu që duhet të mendohet mirë. Propozimi i Ermal Hasimes nga Agron Shehaj, nuk është një ofertë që bind PD ta kandidojë, por është një sinjal frike për ta, se nëse bojkotojnë zgjedhjet, ai mund të jetë kandidati i pjesës tjetër të opozitës duke e relativizuar fuqinë e PD. Në këtë rast Hasimeja është më shumë një kandidat shantazhi mbi PD sesa një ofertë për PD që natyrisht nuk e pranon. Nëse PD arrin të pranojë Ermal Hasimen, atëherë duhet të pranojmë që diçka e rëndësishme po ndryshon tek Berisha. Por kjo është ngjarje e pamundur. Ai se ka duruar dot as gjashtë muaj në kabinet e jo ta durojë katër vjet kandidat.

Ndaj i gjithë ky tension rreth dekretit të Presidentit, ankimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, mundësia e pezullimit nga Gjykata apo jo, nuk lidhen fare me fatin e Veliaj, por me hallin që ai u hapi me shkarkimin nga PS dhe Presidenti. Veliaj e ka rrugën e hapur që me procesin e ankimimit pas Gjykatës Kushtetuese të shkojë në Strasburg duke rishikuar edhe masën e paraburgimit, por thjesht ka lënë litarin jashtë për ata që e varrosën.

31 Komente

  1. B
    Bravoooooo

    Véliaj duhesh vete te kerkonte largimin e tij ne muajin e trete te izolimit nuk kishte pse hynte ne luften me te gjitha palet. Nese do ishte vete demisionuar do kishte fituar me shume simpathi ne mase , por me ankimin e bere humbi jo vetem rrespektin por edhe karrieren e tije politike

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Aq me teper kur pasojat e mungeses se tij qe po I vuan cdo dite Tirana e cila qelbet ne cdo cep. Kryebashkiak nuk eshte titull qe mund te mbahet ne mungese, por funksion I perditshem. Uroj te dale I pafajshem Veliaj, por duhej ta bente vet doreheqjen.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajdare Mustafaj

        Çi bëre vehtes o Sali Berisha që po të futen në bythë, ato DY gishta.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zoni

          Bravooo, une kam propozim tjeter, te shkruhet ne Kushtetute qe Prokuroria mund t'i pezulloje te zgjedhurit nga sovrani kur t'i doje qejfi, pa pritur fare 3 mujorshin, gjithashtu deputeteve e kryeministrit tu hiqet imuniteti, por t'iu vihet prokuroreve . Si te duket ty?

          Përgjigjjuni
          1. O
            O Zoni partizoni

            O Zoni partizoni ç'lidhje ka prokuroria a e di rolin e saj ? Nuk po mare ne mbrojtje prokurorin per arrestimin e Lalit as fajesine apo pafajesin e tije por nese do terhiqesh tre muaj mbas arrestimit do ishte me i rrespektuar , Tirana do kishte nje kryetar bashkie lidhjet me PS do ti kishte , e konsideron burrnore te fshihesh mbas mandatit si Sali Berrisha ku eshte ndryshimi midis tyre. Te dorzonte mandatin dhe te luftonte per pafajesin. Per nje partiak ai ka cuar uje ne mullirin e opozites Po i sherbene komunistit Berrisha.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mjaft me "Dekllarata"!

            Presidenti i Republikes Dekretoi Zgjedhjet e pjesshme Vendore dje, date 1 tetor 2025, dhe u shpall sot ne 2 tetor 2025 ne Fletoren Zyrtare. ----- Zgjedhjet, sipas Dekretit te Presidentit, do te mbahen ne date 9 nentor 2025, pra 39 dite nga firmosja e Dekretit. ----- Pyetje: a shpallet Dekreti per Zgjedhje te pakten 45 dite perpara dates se drekretuar per Zgjedhje? ----- Pra, 45-39 = 6 dite, te pakten, ne shkelje te afateve Ligjore?!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mesuesi

              E ke gabim! Kjo sepse e ke lexuar, nuk e ke kuptuar, je nxituar apo ke harruar aritmetikën këtë gabim gjeje mbasi ta lexosh edhe njëherë atë që ke shkruar. Sepse është e kundërta. Kushtetuta thotë se data e zgjedhjeve nga Presidenti duhet të shpallet jo më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë nga data e dekretimit, pra është shpallur siç thua dhe ti, 39 ditë pas dekretit, dmth se është brenda kufirit midis 30 dhe 45 ditëve. Më thjesht kjo datë për zgjedhje nuk duhej të ishte as 29 ditë para dhe as 41ditë pas dekretit. Atëhere, ku është shkelja këtu, sipas teje?!

              Përgjigjjuni
            2. V
              Votusi

              Ne fakt eshte krejt e kunderta ka fituar me shume simpati tek njerezit qe po e shohin me syt e tyre sot mungesen e Veliajt ne Tirane. Perse duhet te jap doreheqje pas 3 muajsh kur ai qe diten e pare ne qeli delegoi fuksionet tek nenkryetaria qe donte Rama dhe emeroi 4 nenkryetare qe donte Rama. Kush i ndaloi keta te benin punen per Tiranen se bashku me Ramen qe na tha do ishte kryebashkiak? Nuk e di per karrieren politike te tij por bravo i qoft per luften qe po ben dhe sic doli shpifja per inceneratorin te dalin edhe te tjerat per Belo Ballukun.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PO çfare votuesi

                Nuk po i hyjme teorive consiprative ja futi ky , ja nxori ai , kjo i tha atij , ajo i tha atij , asnjeri nga ju nuk eshte pjese e cupoles kryeministrale qe te jeni ne djeni , mos béni Sali Berrishen , gjithe kolapsi vjen ne Tirane nga mungesa e mos trerrheqjes se Véliaj . Véliaj e caktoi PS si kandidat dhe makina elektorale e PS e zgjodhi mos na tregoni peralla me Erion. Erioni eshte si Berrisha fshihet mbas mandatit te dy jane frikacak

                Përgjigjjuni
              2. E
                Elis

                Erjoni e ka betejën me ligjin. Do luftojë deri në fund pér të fituar gjyqin. Me partine kane perfundu lidhjet.

                Përgjigjjuni
              3. S
                Strasburgu!

                ai litari eshte teper i gjate dhe ka per te marre me vete shume persona te perzjere me kete intrige gebelsiane, duke filluar qe nga koka e deri thoji i gishtit te vogel te kembes. Per Edi Ramen ky eshte 4 vjecari i fundit i potureve te tija!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  @Steasburg! Mos u shqetëso për mandatet e Ramës. Ai është i ngopur me to, qysh tani. As në ëndrrën më të bukur nuk do ta kishte inagjinuar ai mandatin e katërt, jo më të pestin. Por për të rrnoftë Sa-leh bin Brrisha! Kur ka thënë atë, pra 'pse jo deri në 2050', nuk e ka thënë për vehten (pamundësi absolute ajo), por e ka thënë për PS duke theksuar kë përballë, dmth PD, rivalen aktuale politike. Gjithsesi mos harro se Rama ka treguar që befason aty kur s'ta pret. Sot ai ka 83 mandate në Kuvend, që i dalin dhe i tepërojnë që në prill-maj 2027 të zgjidhet president që në raundin e parë, pra me 84 deputetë dhe në pamundësi të zgjidhet në të katërtin, pra me 71deputetë, (që s'ka arsye të ndodhë), siç e kërkon Kushtetuta e ndryshuar në vitin 2008 me pazarin mes tij dhe Sa-lehut dhe siç ka ndodhur. Kështu leni poturet e Ramës mënjanë dhe kujto thënien popullore: "Mos i qani hallin kalorësit nga i varen këmbët!".

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Titua

                  Kush jane ata qe e varrosen??

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Banor i Tiranes

                    Ku ka president Ai eshte lolo

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sandra Ramoviq Muqibabiq

                      Shqipèria jonè,kjo nevojtore qè ka pèr "elitè" hajdutèt dhe drogaxhinjtè, njerèz shterpè si Ben Blushi qè ia mban vetes lart por qè pèr mua èshtè simbol i dèshtimit dhe i rrènimit. Kjo "elitè" hajdutèsh nè Tiranè, natyrisht qè "nuk kupton" dot Albin Kurtin. Kèta, janè nè delir, tani qè njè pèrfaqèsuese e ambasadès sè njè administrate amerikane qè nè javèt e fundit, duke filluar nga ministri i nbrojtjes, e deri tek presidenti, ngatèrrojnè Shqipèrinè me qoshet e botès gjithkund. Tek Albin Kurti,,nuk falet Sazani si plaçkè e fèlliqur dhèndrit tè Trump. Njerèz "elitarè" si Blushi,,qè jetojnè nè realitetin mè tè korruptuar tè kontinentit dhe mezi presin tè gèzohen kur pastrueset e ambasadave kritikojnè Albin Kurtin,,janè shqipfolës gojore të sistemit. Prej tyre, kemi pasur me mijra, ndaj jetojmè nè korrupsion, varfèri dhe mungesè dinjiteti total.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Koqevar apo koqe varrur

                        Te rroshe vete ngushellime familjes. Koqevar sot, koqevar mot , koqevar gjithe jeten

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Puci

                          Edhe Sandra edhe me zonjen Albin Kurtiçit prej SUKOBINET hahaha Shko e shoku se lirihesh

                          Përgjigjjuni
                        2. t
                          tarrasi

                          Or kokpordhe, bravo 19.41.Zoti Veliaj megjithe kete kalvar te padrejte qe po kalon, gëzon mbeshtetjen e socialisteve te thjeshte dhe te vërtetë,deri ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strasburg. .Perpjekja e bere per te fshire dhe retushuar historine e transformimit te kryeqytetit nga puna e bere nga zoti Veliaj nuk mund te pranohet nga njerezit me logjike perveç sherbetoreve te saliut dhe pjesmarresve ne mitingjet e sponsorizuar te belos.dhiz iz a mirakull ov fridhim.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ta kam rrasur

                            Zogu ta kam rrasur askush nuk po fajeson Véliaj eshte gjykata qe vendos fajesine apo pafajesin. Kur jetone ne merde dhe pastrone nje pjese merdé te duket sikur ka ndryshuar por je prape ne merdé je je mesuar me eren e merdes. Asgje s'ka bere Véliaj mbillet dy peme dhe merte 30 kameraman. Fillojme. Sheshi Skenderbej korrupsion. Kur vjen nga rruga Kavajes ne hyrje te sheshit ke nje ngritje te dommit qe shkallet e pallatit kultures nuk duken. Mbas xhamise ke dy ndertesa ne ngritje te shemtuara dhe ngritur ku ora e qytetit nuk duket . Simbolet e nje qyteti , fshati jane qendra , xhami , kishe , poste , bashki . Xhami dhe sahatti duhet te ishin ne hapesire qe te dukeshin ne horizont dmth kush ka dhene leje ndertimi ka bere korrupsion. Nuk ke nje poste ne ate qytet , nuk ke nje tren , tramway, métro. Kalojme. Kabllet elektrike telefonike varrur mureve. Lypsat rrugeve. Qent endacak rruges. Trotuaret qe levizin ndertuar nga rregjimi Hoxhes. Dyqanet si vrrima miu . Statuje Skenderbeut médiokre ndertuar nga Paskal... mbrapa statujes nje grope , qytet me nje qender te vetme , pa lulishte, pa autobus pa stacion autobuzesh, ne mes qytetit ne perrua Lana qe duhet te desh hunden nga era fekales .... Çfare paska bere Lali Eri dhe Rama vec propogande. Flase une me syrin e nje njeriu se nuk jetoje ne Shqiperi dhe nuk votoje asnje dhe nuk i perkas asnje force politike

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tarrasi

                              T marrt muti shalet tyna, ere katunaro 09.53 qy jetoke n emigracion.Or pall gamori nuk osht faji I Lali Erit per shkerdhatokracin qy fillon m 1990,ene nuk osht faji I lalit per krejt kryministrat ene ministrat qy kon tall koqet me detyren nga 90 gjeri sot.Nga televizori kemi nigju muhabet brekesh ene tangash per korrupcjonin e lali Erit.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                                Po kujton kohen e Vampirit !?

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  London

                                  Ore lettre idioteve si puna juaj 100 her tu thuash qe bashkia nuk jep leje per kulla e ka te ndaluar me ligj keta prape perserisin ato qe ju rras ne fyt Syri i Saliut. Kullat ne sheshin slenderbej i ka dhene me leje Rama pra qeveria jo bashkia dhe me e forta eshte se pas bashkise po i nderton kullat surrat bytha e PDs Ina Zhupa dhe pas pallatit te operas dhe baletit djali I babit Zeni sy peshkaqeni.

                                  Përgjigjjuni
                              2. A
                                Artibr

                                E bere film tridher nqs gjyqtaret kan apo kan ndjekur urdherin politik si thua ti aty duhet te ngrihet i madhe dhe i vogel dhe ti marin ata gjygjtar ti hedhin ne lan se sot varosen veliun per se gjalli bole hekuri po neser e ke ti mero baze prandaj fole me prova mos bej diversion se nuk eshte shaka.ke prova cohi ne spak.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Merhum Bahzaja

                                  A te marte muti shalet ty o Mero bashke me litaret e Lalit tend. Ose dil e fol drejte e prere kunder ciftit Rama-Bela ose mos fol hic per rastin fatkeq Lal Fikun

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Po

                                    Erjoni bravo qe nuk e shkembeu doreheqjen me daljen nga qelia. Plehrat e gjyqtareve te PS qe e lane brenda tu vij turp. Presidenti qe kemi eshte figura me qesharake ne kete histori.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xha Braho

                                      Me duket se lali e beri vete bllofin duke ju drejtuar gjykates kushtetuese per nje shkarkim qe nuk prekte parimet kushtetuese. Pra e beri kastile pasi ai u shkarkua ne baze te ligjit per pushtetin vendor neni 62 pika c. dhe qe lidhet me mosparaqitjen fizike ne pune per me shume se 3 muaj rjesht. Aresyeja pse e beri une nuk e di, por budall nuk eshte as ai dhe aq me teper avokatet e tij. Gjykata kushtetuese e ka shume te thjeshte pergjigjen: nuk eshte ne kopetencen tone neni 62 pika c e ligjit per pushtetin vendor dhe nuk ka lidhje me shkelje te rende te kushtetutes apo ligjeve ne fuqi. Ajo qe me ka habitur eshte se ekspertet tane te fushes juridike, asnjeri prej tyre nuk e parashikoj kete veprim te presidentit, apo kete argument ligjor qe u perdor dhe tani mbrapa edhe nuk e kundershtojne dot me argumenta bindes. Sa shuma kaqola kemi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        KANDIDAT POLITIK APO JO?

                                        Pse kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë politik dhe jo nga shoqëria civile, sidomos në një mandat të shkurtër? 7 Arsye Kryesore për një Kandidat Politik në Tiranë: 1. Përvojë në administratë dhe sistem. Bashkia është komplekse dhe kërkon dikë që e njeh nga brenda, jo që mëson rrugës.Bashkia e Tiranës është një mekanizëm gjigand që nuk menaxhohet me idealizëm, por me përvojë politike. Bashkia e Tiranës ka: Qindra punonjës, buxhet mbi 300 milionë euro, dhjetëra ndërmarrje publike dhe struktura komplekse.__________ 2. Koha është shumë e shkurtër. S’ka luks për trajnime në detyrë. Duhet dikush që vepron që në ditën e parë. Një kandidat nga shoqëria civile, sado i ndershëm apo frymëzues, nuk ka kohë të mësojë sistemin në 2 vite. I duhet një person që e njeh terrenin politik dhe administrativ që nga dita 1.____________ 3. Post politik, jo thjesht teknik. Duhet përballje me qeverinë, jo thjesht menaxhim rrugësh. Nuk është vetëm një punë për të ndriçuar rrugë apo mbledhur mbeturina. Është një pozicion i ekspozuar dhe përballues i përplasjes së drejtpërdrejtë me maxhorancën qendrore. Një kandidat politik ka vetëdijen dhe mjetet për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale dhe përballje. Shoqëria civile, zakonisht, është jashtë këtij “teatri lufte” politik._____________ 4. Nevojë për mobilizim elektoral – Një figurë civile nuk ngjall frymë politike apo strukturë terreni. Opozita ka nevojë për një figurë që mobilizon politikisht, jo vetëm moralizues publik. Një figurë nga shoqëria civile mund të ngjallë simpati, por jo strukturë elektorale dhe entuziazëm militant. Fushatat kërkojnë logjistikë politike, debat, terren, rrjet aktivistësh dhe përplasje publike. Këto nuk i sjell një figurë neutrale. Nëse opozita nuk del me një kandidat që e mobilizon bazën, nuk rrezikon vetëm humbjen, por edhe një demotivim total për zgjedhjet e përgjithshme.____________ 5. Pozicion trampolinë për 2027 – Kjo është një platformë politike, jo thjesht një detyrë kalimtare. Kushdo që bëhet Kryetar Bashkie për këto dy vite: Ose do rikandidojë në 2027, ose do jetë figurë kyçe në zgjedhjet kombëtare. Pra, duhet një figurë që përfaqëson politikisht një vijë ideologjike, që mund të rritet brenda një partie ose koalicioni, jo dikush që “mbaron punë” dhe zhduket pas 2 vjetësh.__________ 6. Aftësi për të përballuar krizën dhe presionin. Vetëm një politikan e ka përvojën për t’u përballur me sulme, media, këshillin bashkiak, etj.Një figurë nga shoqëria civile, sidomos nëse vjen nga fusha akademike apo aktivizmi, shpesh nuk ka përvojë në negociata politike, menaxhim krizash, goditje mediatike, apo presion publik të strukturuar. Një politikan me përvojë e di që duhet të mbijetojë çdo ditë në një mjedis ku i "hidhen granata" me kostum.__________ 7. Rreziku i përdorimit të figurave civile si fasadë – Shpesh përdoren për imazh, por nuk mbështeten realisht. Shpeshherë, partitë zgjedhin figura nga jashtë si një maskë morale për një betejë politike. Më pas: Kur kandidati humb, partia i heq dorën dhe e lë në harresë. Kur fiton, nuk i japin hapësirë reale për të qeverisur. Pra, nëse është betejë politike – duhet një figurë që e kupton lojën, jo një që përdoret në të.______ SHËNIM: Të qenit kandidat pa strukturë politike është si të drejtosh një autobus pa timon. Një kandidat politik me integritet dhe kapacitet për përballje reale është shumë më efektiv sesa një figurë e jashtme, sado e respektuar qoftë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xha Braho

                                          Bashkite nuk kane nevoje per politikane qe te drejtohen, por per administratore te afte qe ju rine puneve tek koka dhe qe dine te perzgjedhin dhe kontrollojne stafin drejtues te tyre. Pastrimi i plehrave, apo transporti publik urban etj, nuk kane lidhje me "pervoje politike" por me pervoje menaxhuese! Bashkite nuk bejne politika sic mundet dhe duhet te bejne ministrite psh. Nejse, une nuk bie aspak dakort per cfare keni shkruar me siper.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. N
                                          Nardi

                                          O Mjero,kush e vrau ate Italianin ke fshati i Gramoz Ruçit mo se thone ishte djali I tij.Apo dta mban bytha te thuash nje fjale se ti heq breket Gramoz surrat qeni me Termet Piçin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taulant

                                            O Nardi por cfare mutin desh italioni ke fshati gramozit? Asht toke e xanun! Ky asht mesazhi qe i bashkon te gjitha ata si puna jote. Akuzoni pa asnje fakt dhe zaptoni prona ku te mundeni, kjo eshte filozofia e ushtareve te birishes qe mban peng PD-ne. Nuk pjerdh njeri per ju, keni ik per lesh!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            Tironci

                                            Po te del llafi o Mero Bazese per "Regjim te Ulsiut" po te del...vetem kesisoj mund te mbahesh qe te mos thuash ate qe nuk ta nxe as goja e nuk ta ben ta shkruash as dora dot - se Erion Lali Gagareli mbahet ne burg nga Fermani prej Surreli..

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje