Përpjekja e Berishës për të dëshpëruar kandidatët jashtë PD

4 Tetor 2025, 18:37Editorial Mero Baze

I kapur në befasi nga zgjedhjet në Tiranë, sapo kishte krijuar rehatinë brenda PD, Sali Berishës tani i duhet të ndërtojë një skemë se si të heqë qafe kandidatët nga jashtë PD që po i imponohen në këto zgjedhje. I qartë se mosarritja e një aleance me partitë e tjera do t’i japë një rezultat katastrofik, ai po përpiqet t’ua djegë kandidatët me qëllim që ata të mbështesin kandidatin e tij, i cili do të jetë dikush që nuk i prish punë brenda PD.

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë ai tha se “do të shikojmë se kush do të vetkandidohet i pavarur për të vendosur nëse do ta mbështesim”. Pra, u ka lënë dy ditë kohë pretendentëve jashtë PD të vetofrohen si kandidatë të pavarur që do të mbështeten nga PD, e pastaj ai të zgjedhë kë i bën punë. Ky proces, i cili natyrisht nuk do të ndodhë, synon të diskreditojë paraprakisht kandidatët dhe t’i fusë në një proces seleksionimi poshtërues, me qëllim që t’ua heqë nga duart partive të tjera opozitare.

Shpresoj që askush të mos bjerë në këtë kurth. Dhe nuk besoj se ka shanse.
Pas dy ditësh Berisha do të jetë përsëri pa kandidat dhe do të ofrojë dikë nga brenda PD. I vetmi ndryshim është se do të thotë: “Siç e patë, nuk ka të tjerë përveç PD që duan të kandidojnë.”

Ashtu sikundër i kam sugjeruar edhe një ditë më parë kandidatit Ermal Hasimja, ai duhet të shpallë kandidaturën nëse ka ndërmend të kandidojë, pa u përfshirë në negociata me PD. Nëse shpallja e kandidaturës kushtëzohet nga negociatat me PD, ai thjesht është duke konsumuar një proces poshtërimi dhe dëshpërimi, si për vete ashtu edhe për kandidatët e tjerë. Është PD ajo që lufton për kandidat fitues dhe ajo duhet të bëjë llogaritë se kush e dëmton në fushatë, jo partitë e vogla. Partitë e vogla luftojnë të formojnë profilin e tyre në politikë.

Fjala vjen, Arlind Qorri është i qartë në vendimmarrjen e vet. Do të kandidojë vetë si kandidat për kryetar bashkie, si përfaqësues i një partie të majtë, duke synuar elektoratin e zhgënjyer të Partisë Socialiste.

Të njëjtën qartësi duhet të kenë edhe partitë e dala nga PD. Nëse ata duan t’i imponohen PD, nuk mund t’i imponohen me negociata, por me kandidatë të mirë. Pastaj PD të bëjë llogaritë e veta.

E vërteta është se PD nuk lufton të fitojë Bashkinë, por lufton për të mos u turpëruar më keq se në zgjedhjet e tjera. Kjo është arsyeja që ata as kanë kandidatë dhe as duan që të tjerët të kenë kandidatë. PD-së i duhet pushteti në opozitë, jo pushteti në Tiranë. Dhe të gjitha lëvizjet e Berishës janë për të mos i marrë opozitën, jo Tiranën. Tiranën e ka Edi Rama dhe ai nuk ndjehet keq për këtë gjë. I vetmi hall i tij është se mos i ndërhyjnë në tortën e opozitës dhe i marrin ndonjë pjesë. Vetëm për këtë është gati të negociojë. Ndaj ka nisur t’i dëshpërojë kandidatët e tjerë jashtë PD, duke u kërkuar të vetkandidohen dhe pastaj t’i përzgjedhë ky. A thua se ata do bëjnë pasarelë mode për dy ditë dhe pastaj juria do shpallë më të bukurin.

Është thjesht një proces poshtërimi i tyre dhe rikthim tek kandidatët e tij politikë, anonimë. Pak a shumë siç bëri kur zgjodhi president Bujar Nishanin, kur deri në fund bënte sikur do zgjidhte Xhezair Zaganjorin dhe Artan Hoxhën, pasi ishte siguruar që do t’i skualifikonte të dy.

13 Komente

  1. D
    Dhimitri

    Logjike e sakte.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PO gjithe diten canapé

      Kur te deklaroj

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une jam per Kujtim Gjizen

        Bufi e ka kandidatin Trapajanin e Besnik Mustafaj zogun Andi Andushinnn .

        Përgjigjjuni
        1. W
          Wwe

          Qiqra të shkuara në hell nga e majta në të djathtë apo nga e djathta në të majtë. Ndryshimi është zero, në se qiqrat janë të njejta dhe helli po ashtu.

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            Kushdo qe te jete,vampiri sali eshte i fituar me pasurite qe i shtohen nga familja e tij,i ndihmuar nga edi rama.. Familja vampirit po ben me shume pare ne opozite dhe pa mbajtur pergjegjesi ose te lakohet per korrupsion,ky vampir ka gjetur rahatine e tij ne opozite dhe leshon ca batuta justifikuse si zgjedhjet ishi farse,nuk i njohim,narkoshteti e pralla vampiresh... Ky vampie ka gjetur edhe ca leshko fshatar qe perserisin fjalet e tij kudo neper tv e kapur nga edi rama sic pretendojne bushati,lubonja,qim peka sonila buzfryra e lista eshte e gjate deri te lutfi dervishi

            Përgjigjjuni
            1. h
              hajdaret jane shpresa jone

              Po e bija e heroit sigurims ,hajdarja qe ka edhe parti,pse nuk kandidon per Tiranen se edhe mamin e saj e duan shume ne Tirane..

              Përgjigjjuni
              1. V
                Varja

                Nuk Jane jashte , mor djale , Jo . Ne shtratin e breke e te Berishes Jane te gjithe , per deri sa I kerkojne ndihme . Nuk ka derman pa u zjfukur bands e zagareve te Berishes .

                Përgjigjjuni
                1. n
                  ne

                  Salikadavra ne Tirane do mari ate qe ka mare gjithmone, k*rin.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malush Mahmuti

                    Rusia e pushtoi Ukrainën me tanke. Izraeli e Palestina luftojnë me gjak. Tragjeditë e tyre shihen, dokumentohen, numërohen. - Por Shqipëria e Edi Ramës ka vite që bën një luftë tjetër: një luftë me pesticide. - Një luftë e padukshme, pa krisma, pa viktima në kamera…por me viktima çdo ditë, në çdo tryezë e në spitale. - Çka hamë ne? - Domatet, specat, pjeshkët, çdo ushqim shqiptar është i larë me helm. - Kroacia i groposi specat shqiptarë nën dhe, Bosnja e Sllovenia i kthyen mbrapsht, BE-ja i bllokoi. - Europa nuk i pranon, por shqiptarët i hanë. - Kosovën askush nuk e pyet: këtu na vjen 'helmi” i paketuar me buzëqeshje, pa doganë dhe pa ndërgjegje. - Kjo nuk është bujqësi, është krim ushqimor. - Një ushtri bujqish, të mbrojtur nga shteti, që helmojnë popullin në emër të tregut. - Dhe mbi ta, kryekomandanti i Shqipërisë, Edi Rama, ku topat e tij janë pesticide. - Po pse nuk e bën një batutë edhe me pesticidet, zoti Kryeministër? - Një humor me speca helmues, si ato batutat e Trump-it që e bëjnë seriozen të duket qesharake… por këtu, tragjedia është reale. - Apo nuk të qeshet me vdekjen e ngadaltë dhe të fshehtë? - Shqipëria sot është më e rrezikshme se çdo armik i jashtëm: një laborator i krimit ushqimor. - Një shtet që eksporton vrer, helm e rrena, që ndërton “suksese” mbi trupat e qytetarëve të vet.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bedri Islami

                      Kur kandidati i opozites te jete jashte politikes atehere Meros do ti mbeten bajgat ne goje, por nuk ka problem - Mero eshte mesuar ti shijoje ato prej mese 30 vitesh karriere servili te te gjithe pushteteve pa dallim feje, krahine, ideje..

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        eli-tiv

                        ....te deshperuar jemi ne....qe kemi berishen e familjen e tij neper kembe...jane si hamasi , duan pushtet deri ne fund te frymes

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pal

                          Opozita e tregoi qartë për të gjithë qorrat se është e shitur tek Edi Rama përderisa votoi shkarkimin e Erion Velisë me urdhër dhe pse kjo ishte në dëm të saj. Nuk ja vlen të merresh me të sidomos me Sal Berishën . As në kushtetuese nuk e dërguan vendimin e presidentit.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pellumb

                            Pd sfiton ado terhiqet kryetari I Pd pas 2 humbje rresht se me nje nuk begenis....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje