Sali Berisha nuk e kandidon Ermal Hasimen. Arsyet nuk lidhen me personalitetin e Hasimes. Edhe nëse do të ishte më i mirë se sa është dhe më i dobët se sa e shesin, përsëri nuk do ta kandidonte. Arsyeja është e qartë. Sali Berishës nuk i hynë në punë dikush që kërkon të bëhet kryetar bashkie në Tiranë, apo që kërkon të promovohet si i tillë. Sali Berishës i intereson status quo-ja brenda PD, dhe jo hapja apo krijimi i protagonistëve të rinj. Nëse do t’i duheshin hapje apo protagonistë të rinj, Berisha i kishte në PD dhe i zboi.
Identiteti ideal i një figure brenda PD që duhet të bëhet kryetar bashkie, është dikush që Berishën e bezdis si besnik, por që duhet ta heqë qafe protagonizmin e tij. Thellë-thellë ai nuk po kërkon dikë që të bëhet kryetar, por dikë që të mos i ngatërrohet më në këmbë pas saj. Pak a shumë siç ishte Këlliçi herën e shkuar, që pasi e bëri kandidat, u thoshte të gjithëve “ishte gabim që e bëmë”, për ta përcjellë.
Është kjo arsyeja që ky debat mbi Ermal Hasimen nuk ka kuptim. Kandidati i ri do të dalë nga rrethi i njerëzve brenda PD, që nuk rrezikon prishjen e status quo-s.
Një kandidat ideal është fjala vjen Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt. Ai i plotëson të gjitha kushtet. Është i ri, i shkolluar mirë, ambicioz, i pakënaqur, i bezdisshëm, sepse nuk do të ikë nga PD, por do të rrijë aty rrotull dhe të jetë gjithmonë në radhë për të pritur diçka. Ose të ngjashëm si ai. Edhe pse në rrethana të tjera identiteti i tij do të ishte i vlefshëm, Berishës nuk i duhet për ato që ai ka, por për ta hequr qafe “me ngritje” si kandidat.
Nëse jo atë, dikë si ai.
Kandidatura si e Hasimes janë jashtë interesit të tij. Çepani jo e jo, dhe për atë s’ka shumë faj. Përveç faktit që është gruaja e Gert Bogdanit, pjesa tjetër e historisë politike të saj është e lidhur me trashëgimi ultra të majtë familjare. Vetëm nëse e propozon si kandidate të përbashkët me Ilir Metën. Ngjashëm me të, ata mund të propozonin Majlinda Bregun, e cila ndryshe nga PD ka dhe një CV ndërkombëtare. Por përsëri është dikush që ua prish skemën.
Të gjithë këta janë një rikthim i personazheve të KOP-it të vitit 2005, pa Lulin, dhe nuk janë më as të rinj, dhe as të panjohur për Berishën. Janë thjesht të mërzitur prej tij.
Është kjo arsyeja që Ermal Hasimja, nëse do të imponohet si kandidat, duhet të regjistrohet si kandidat pa pyetur PD dhe t’i imponohet asaj. Fakti që ai ka impakt pozitiv tek anëtarësia e PD, mund ta vërë Berishën dhe PD-në në pozitë të vështirë nëse ai regjistrohet si kandidat, qoftë i partisë së Shehajt, qoftë i pavarur dhe t’i kërkojë PD ta mbështesë, duke i dalë borxhit. Kjo është e vetmja mënyrë që ai të formojë profilin e tij, të testojë votat e tij dhe të jetë një figurë imponuese në të ardhmen për PD dhe lidershipin e saj.
Këto negociatat mes Flamurit dhe Agronit për ta bindur për Hasimen, vetëm sa e fyejnë dhe e zvogëlojnë atë si kandidat. Se është më mirë të refuzohesh nga shumica e Tiranës dhe të tregosh sa vota ke, se sa të refuzohesh nga Flamuri.
Përtej kësaj, impakti pozitiv që ka emri i tij lidhet më shumë me urinë që ka në PD për hapje dhe emra të rinj, por që nuk është më shqetësim i lidershipit të PD. PD-ja ka vetëm një shqetësim: të ruajë stabilitetin e pushtetit në opozitë dhe të mos ketë kokëçarje nga njerëz që duan të ndryshojnë situatën dhe të jenë kritikë me Berishën apo të pavarur nga ai.
Ndaj mos e telendisni më Ermal Hasimen. Ose kandidojeni dhe detyroni PD ta mbështesë, ose lëreni në punën e tij.
Hasimja djal i mire po me keto daljet neper tevera me kujtojne shprehjen:'Peshku ne det,tigani ne zjarr'
Pirdho o Mero, pirdh, ti bashkë me Sali Berishen, që na çatë bythën tani e 35 vjet e nuk na latë rehat.
Votoni arqiomarksistin Arlind Qorri ♡♡♡
Tamam tamam eshte Ramarksist Leninist
Keto nuk jane zgjedhje, jane turpi i partive tona me ne krye PS. Tufa e idioteve tek Fevziu ishin mbledh te rinj e te vjeter per te marr nje lug ne tepsine e bashkise tani qe Lali iku. Askush nuk e ben punen e lali Erit qe plehrat e hoqen dhe tani duan te lajne motin me shampanj. Gjelle qensh, shtet bananesh qe kurr nuk ka ber njer shtet. Ishalla ju vendos Trump nje non grada te gjitheve se na keni hap barkun. Vine era merda gjithe Tirana dhe e keni ber germadh me keto qe po beni.
Me jep mua gjysmen e fondeve qe administronte lali per Tironen dhe sigurisht qe do e bejtisja me mire. Sepse nuk do ti shperdoroja fondet, kete ta them me siguri te plote se nuk jam hajdut dhe as maskara!
Pirdh se lirohesh o xha bravo, kshu tha Luli 4 vjet me jepni mu parate dhe nje mot te madh beri. Nje mot ben edhe keta qe na vuri Rama e do na i zgjedh neser.
Lali nuk zgjidhi asnje problem jetik te Tiranes. Me thuaj nje dhe terhiqem.Ndenji mjaftueshem.
Po lejeni Ermalin se e paska qejf këtë punë, prandaj mos na tregoni telendisjen e tij. Po të mos ishte çrononcuar do ta kishin lën pa e telendisur. Pastaj Hasimja nuk është ai që na tregoni ju, po nejse do ta shikojmë rrugës kush është.
Sado te ndryshoj Hasimja prap bebelinot e Saliut do nderroj sa te jet Saliu ,prandaj po te jet i zgjuar te shikoj punen e tij ,te mos bej prap gabimin e pare.
Mbaj vesh o Mero : mos u merr me te tjeret, por shiko cfar kandidati ka vu Rama. Rama e ka nxjerr per ta shef, seose ai e di qe socialistet nuk votojne ne shumice Manastirliun. Nëse PD nuk nxjerr kandidate, por e mbeshtet nje kandidat te pavarur, e sigurt qe PS e humb Tiranen.
Mero ,muhabete te pavlera duken keto tani, jo po duhet hasimja,jo po duhet çepani ,jo po duhet qorri ,jo po duhet manastirliu ,foli ne televizor Sali konservatori dhe me pas atij ju pergjigj fuqishem Rama . Lali Eri eshte njeri punetor ,e futën kot brenda per muhabete brekesh ,e hoqen kot nga puna dhe nuk e perkrahu askush nga "miqte "e tij politikë.Interesi I ngushte personal ,heqja dore nga çdo lloj skrupuli moral per qellime politike ,jane tipare dalluese te berishizmit dhe sherbetoreve te tij .Nuk ka asnje kuptim dhe vlere qe socialistet te ndjekin metodat e saliut .
Rroftë Çuni Shiqeres për ty o Mero, se ke 40 vjet që po ha bukë me të. Sefte, sefte, haje bukë, shkruaje për të dhe e kishe mirë me të. Pastaj u prishe me të. Përseri po ha bukë, duke sharë atë. Nashti, kush është më i lig ? Sali Berisha apo ti ? Të falura kush të pyesë.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Edi Rama, është k/minister se është Sali Berisha me dy gishta shefi opozites. Mero Baze, ha bukë, me Sali Berishen. Po kur mos të jetë Sali Berisha, me se do merret Mero ?
Mero: Ermalin kur e ke mik te prish pune, kur e ke armik te ha mune.
Hasumja i ka ven shkolles se tij emrin e nje fashisti. A jeni n terezi?
Eshte i percaktuar kandidati eshte djali tropojanit , komunistit Besnik Mutrafaj . Varet nese Besniku partise marksist - leninistite do ta pranoje qe djali tije te jeté kandidat.......çfare flitet kazaneve per kandidat te tjeret eshte teatro amatoresh.
Figure pozitive e shume qytetar eshte Gjergj Bojaxhi, ai atehere ne 2015 me duket konkuroi me ide dhe i trajtonte problemet e Tiranes shume sakte dhe propozime e projekte ne dobi vetem te qytetareve; Ai mund te jete person qe mund te jete kandidat i perbashket i gjithe opozites ose te ngjashem si ai; Te pretendosh per kryetar bashkie duhet ta dashurosh pa mase qytetin tend, te mendosh dite e nate per te e banoret, te besh cdo gje qe jeta ne te te jete cilesore jo vetem ne bulevard a kulla a rezidenca por edhe ne rruget e rrugicat me te thella e periferike te tij, te cosh peme gjelberim parqe lulishte kende lojrash parqe sportive rruge te pastra transport modern etj etj etj e ne cdo cep te tij; Te arrish momentin qe qytetaret e Tiranes mos te shfryne gjithe nerva cdo mengjes sa dalin nga shtepia dhe te besh punet pa buje e jo duke dale ne tv nga mengjesi deri ne darke edhe per gjera te parendesishme.
jam shume dakort.....bojaxhiu eshte me simpatiku per kete post...puna do njerez te shendetshem ne trup dhe ne mendje...gjetje me te mire nuk shoh
Komentit te Bekimit nuk do ti shtoja asnji present. Po doni fitore vendosni stressing per Tallahassee se pedeja eshte tallavaja e perhereshme sa te jete muli , nuli, xhuli , xhixho , xhixhoja , xhimboja etj.
Mero Gelbaza, Hasimja po vetetelendiset, coc i duket vetja, nje mut muti eshte sic i etiketonte dikur Enveri kundershtaret e tij.
Negociatat e Sales me rojet e tij , janē pordhē me rigon . Ai e ka caktuar kandidatin i cili nuk del jashtē nga rrethi i tropojanēve tē tij . Si gjithmonē ai tallet me Mulin , Kerriçin dhe atē langon tjetēr qē ngordh pēr tu bērē kryetar , po e do mandatin mē të gjatē , 4 vjeçar .
Fiton , Qorri.
Jo kaq i pa varur politikisht or Mero sa te mos shkruash nje Editorial per suksesin me te madh te Rilindjes Rama ne keto vitet e fundit - Indeksimin e pensioneve me plot 2.5 % (dy e gjysem perqind oreeee....) te rritjes cmimeve qe vetem 2.5 % jane rritur keto vite (aq sa po i Indekson Rama !!) e kesisoj pra nje pensioni me 20 000 leke te rinj i Indeksohen 500 leke te rinj plus ne kete tetor (as nje gjysme-kile djathe) ja pra o Mero, mos u telendis kot se koti pas opozites e kapu ca pas sukseseve te Rames aty ku ka dhe arritjet me madhore - ne Ekonomine e shqiptareve me te varferuarit e Ballkanit por me cmimet me te lartat ne Ballkan.
Me i telendisur se ceshte Hasime Ermalja nuk mund te telendiset me shume............ Eshte me grupin Gazmente Bardha.. Xheni Karajt.
Mero , ne kete Bote nuk ka telendisje e gjithcka tjeter per njeriun , per mire apo per keq , ne mungese te asaj morfemes fjaleformuese . Ne kesi rastesh " Auto " ose shqip " Vete" . Pra , autotelendisje ose vetetelendisje . Per ta filluar disi : Po nuk te pelqeu , madje me kenaqesi te madhe sic vihet re , sqetulla dhe kuterbimin I Berishes , Rames e ndonje tjetri , kurrekush nuk te merr me zor . Keshtu qe asimete , orgesat e co . , me deshire e kenaqesi Po konsumojne autotelendisjen ose (shqip sipas meje ) vetetelendisjen . Keso dore , Z. Mero , ata nuk meritojne kurrefare empatie .
Hasimja këtej e tutje do të quhet Hasumja sepse po i ha suma vërtetë por nuk ka për të fituar gjë.
Mero , te gjithe derrat nje guri Kane , thone gjitheandej shqiptaret . Gje qe ti e di shume me mire , se I ke njohur dhe I njeh nga afer , prandaj kot e perdor filtrin e censures .
Ka me e telendisur se ajo Manastirleshja te cilen Rama e ka konsumuar andej-ketej per te vjedhur e tashme nuk po i hedh as qurret por ka ngarkuar Balluken per ate pune?
Rusia e pushtoi Ukrainën me tanke. Izraeli e Palestina luftojnë me gjak. Tragjeditë e tyre shihen, dokumentohen, numërohen. - Por Shqipëria e Edi Ramës ka vite që bën një luftë tjetër: një luftë me pesticide. - Një luftë e padukshme, pa krisma, pa viktima në kamera…por me viktima çdo ditë, në çdo tryezë e në spitale. - Çka hamë ne? - Domatet, specat, pjeshkët, çdo ushqim shqiptar është i larë me helm. - Kroacia i groposi specat shqiptarë nën dhe, Bosnja e Sllovenia i kthyen mbrapsht, BE-ja i bllokoi. - Europa nuk i pranon, por shqiptarët i hanë. - Kosovën askush nuk e pyet: këtu na vjen 'helmi” i paketuar me buzëqeshje, pa doganë dhe pa ndërgjegje. - Kjo nuk është bujqësi, është krim ushqimor. - Një ushtri bujqish, të mbrojtur nga shteti, që helmojnë popullin në emër të tregut. - Dhe mbi ta, kryekomandanti i Shqipërisë, Edi Rama, ku topat e tij janë pesticide. - Po pse nuk e bën një batutë edhe me pesticidet, zoti Kryeministër? - Një humor me speca helmues, si ato batutat e Trump-it që e bëjnë seriozen të duket qesharake… por këtu, tragjedia është reale. - Apo nuk të qeshet me vdekjen e ngadaltë dhe të fshehtë? - Shqipëria sot është më e rrezikshme se çdo armik i jashtëm: një laborator i krimit ushqimor. - Një shtet që eksporton vrer, helm e rrena, që ndërton “suksese” mbi trupat e qytetarëve të vet.
Edhe djalken e Meros te kandidoje opozita per Bashkine e Tiranes, Mero do jete totalisht KUNDER! Sepse Mero si me i zellshmi sherbetor pushtetesh, meqe i betohet per besnikeri e i jep pushtetit fjalen...ther djalen!
Asimeja e meriton poshterimin nga PD. PD e futi në KOP, e mbajti afer. U bë i pakenawur se kerkonte te ishte minister i jashtem, filloi nga intrigat, thashethemet deri tek perfolja per Berishen dhe flirtet me Ramën. Berisha i mori vesh. Heshti dhe e menjanoi. Edhe Rama nuk e qasi. Tani hasimeja i hap kembet dhe i lutet Berishes. Nuk meriton respekt. Interesaxhi i pa fytyre.