Tani duhen “primare” për kandidatët

5 Tetor 2025, 18:43Editorial Mero Baze

Në fillim u shfaqën ata që e kishin seriozisht garën si të pavarur. Pastaj pak nga pak ata që filluan të besojnë tek vetja dhe në fund ata që beson familja e Berishës se duhen përdorur në këtë fushatë.

Brenda dy ditëve, aq sa Berisha i ka lënë kohë kandidatëve të pavarur që të vetofrohen për Tiranën, numri i kandidatëve do të jetë më i madh se numri i anëtarëve të Kryesisë së PD.

Kjo është gjë e mirë, pasi Kryesia e PD do ta ketë të vështirë të zgjedhë se kush është më i miri prej tyre dhe do propozojë “primare” mes tyre, se kush merr më shumë vota.

Primaret do të organizohen brenda javës, pasi nuk ka shumë kohë për t’u vonuar, por bashkë me këta që u vetofruan do të futen edhe kandidatët që ofrojnë partitë e tjera opozitare.

Nëse ky kusht pranohet, atëherë vonë që vonë, duhet të përfshihen edhe kandidatët që janë vetofruar nga brenda PD.

Kështu, në fillim të javës tjetër mund të kemi një listë të gjerë me kandidatë nga tre kategori:

·       E para, këta që u vetofruan si të pavarur,

·       E dyta, ata që ofrohen nga partitë e tjera opozitare,

·       E treta, ata që vetofrohen nga PD.

Pasi të aprovohen listat dhe të përgatiten fletët e votimit, do të fillojë votimi në primare.

Zgjedhjet do të jenë të rregullta, pasi në traditën e partive të tjera opozitare, përveç PD, nuk ka ankesa për vjedhje votash. Kështu që ata do rrijnë vigjilentë.

Në përfundim të votimit, natyrisht që kandidati më i votuar pritet të jetë ai që ofrohet nga PD. Por mbi PD ka një ofrum tjetër që është sponsori i PD, dhe në këtë rast, kandidati fitues do të shpallet ai që ofrohet nga borderoja e Shkëlzenit.

Pas kësaj, gjithë kandidatët e tjerë do të japin fjalën se do të mbështesin kandidatin fitues të primareve.

Në këtë mënyrë edhe opozita bashkohet më shumë rreth PD-së, dhe PD bashkohet më shumë rreth Berishës. Edhe Berisha vazhdon të mbështetet dhe më shumë te fëmijët. Pra kemi një proces të vërtetë konkurrues dhe përbashkues para zgjedhjes së kandidatit, proces i cili do mbahet mend gjatë: se si i hoqi PD-së edhe turpin që të mos kandidojë në zgjedhje, edhe përgjegjësinë për rezultatin.

Sipas asaj që duket nga gara, Berisha ia doli t’i poshtërojë ata që e kishin seriozisht ofertën e tyre si kandidatë të pavarur, duke nxjerrë më shumë kandidatë për Bashki se sa ka komisionerë në Tiranë.

Dhe që të jetë kuptimplotë e gjithë komedia, përballë regjimit të Edi Ramës, është mirë të jetë ai humoristi që imiton Edi Ramën, pasi ai plotëson shumë kritere: është dhe i pavarur, dhe disident i Lapajt, dhe i punësuar te Shkëlzeni, dhe është i famshëm se ka imituar Edi Ramën, pra e njeh atë në detaje. Kështu shqiptarët do të zgjedhin mes kopjes dhe origjinalit. Por gjithnjë duke qeshur.

 

22 Komente

  1. e
    eli-tiv

    ....berisha familjarisht jane non grata ....hajdute e kriminele me dy vula ne balle....votuesit e kane dhene denimin

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull Dele

      Hoqet Lalin dhunshem e tani beni gallate me jetet e 1milione njerezve - ju lumte trapi

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ymer Baze sinqerisht

        Beni " primaret" duke marre shëmbull nga Rripjellja ku pas një gare shumë te forte mes 25 kandidatesh te sprovuar fitoi Manastirlliu ..qe smerte pjese fare ne gare!!

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gallata e te marreve,qe djegin goma

      Qe te mos harxhojne kohe dhe pare,une them te behet me leter me vrime,se te gjithe po mendojne se po u ha vrima

      Përgjigjjuni
      1. G
        Ganie Memija

        Se mos harroni për kandidatë Lutfi Dervishin ose Eni Vasilin. Shikoni se ndofta edhe çuni i Irfan Hysenbelliut mos bën punë. Hë si thua zoti Berisha ?

        Përgjigjjuni
        1. t
          top qenefi

          Ke harruar jul deden humoristin me te madh te saliut dhe grida sumen,dylqinja e salianjit qe punojne te top qenefi

          Përgjigjjuni
        2. D
          Druni

          A të marrtë e mira, more Mero! Hahaha!

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Per ne qe jemi ne rethe dhe i shofim emisionet humoristike nga tv. ky eshte nje shans i mire se na shtohen programet humoristike dhe natyrisht argetohemi ,se qytetet e vogla ekranin kane kenaqesi

            Përgjigjjuni
            1. B
              Babale Koka shoku i Robert Kaka Papa

              Rrespekt per députét e PD pasi po lodhen duke punuar per te gjetur nje kandidat detyre e veshtire.....kane gjetur jo pak , jane veteofruar jo pak , por po presim qe Bufi kenetes te vendosi , Zeni ti vulosi dhe votuesi ti baltosi. Qesharak si Bufi edhe bufonet qe e rrethojne . pse nuk kandidon Gjekmarkaj Vokshi Ludoviku Bardha Paloqe Berrisha Noka ....... U lodhen duke djegur goma mjerranet e Bufit dhe Nesti Angoni ja plotesoje deshiren atehere ç'prisni kandidoni ......populli ju votone .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Hahagahahaha "bufi të vendosi, zeni të vulosi, votuesi ti baltosi" hahahaha i madh je pz! Oh sa kam qesh hahaha

                Përgjigjjuni
              2. S
                Spartaku

                Je famoz Mero me kopjen dhe origjinalin.Dikur ne Fak.e Mjeksise ka qene nje student qe na e ka treguar kete histori:Nje studentes se mjeksise i ra ne provim penisi dhe ajo nuk kishte pare ndonjehere e per rrjedhoje nuk dinte ta skiconte.Nje student afer saj per ta ndihmuar nxorri penisin poshte per ta pare studentja.Petagogu sa e pa i tha studentit ta fuste brenda kopjen dhe ai iu pergjigj petagogut: Nuk eshte kopje por origjinali.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cfurku

                  ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷Kur mungojnë kuajt e racës,÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷= vihen gomerët trokthi.÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷=÷÷=÷÷÷÷÷= ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷Flori mos u murzit,÷÷÷÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ po dole i dyti,÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ ÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷ je i vetmi humbës i parë÷÷÷÷÷

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Babrojsi

                    Shqiptaret do zgjedhin… por Florit e. Sales gishtin ne bythe!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Diaspora

                      Flori nuk e di si mere guxim me kandidu per kryetar bskie ne Tirane ky njeri nuk bene per roje tek dera e komunes dhe jo per kryetare por ike mor derzi se nuk je per asgje nje rrote budalli. Adriane Kalaja eshte me e mira nga te gjithe ju qe po merni vendimin per kryetar ne Tirane sepse kjo grua ka mbaruar shkollen per avokate dhe dine me drejtuar punen.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Realisti

                        Mero, të lumtë pena!

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vladimir Qose

                          FLORIAN KARAGJOZI KANDIDAT "PORTOKALLI", I KRIMEVE TE THINJURA TE FAMILJES KRIMINALE NON GRATES SALIH. OPINGA E SHEROS TREGOHET NE HISTORI, PO, JA, AJO DEL PERPARA PERSERI. Nga Vladimir Qose

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Ulziu

                            Po kur paskan dal dhe kandidatet, Lalin per ca e mbani ne biruce, bashkine ja moret?

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Beni

                              Mero je i madh. Veçanarisht mbyllja ishte fantastike.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Ti zbosh votuesit e tu.

                                C te bejne? E shohin qe jane te pa vlere dhe pertinent te krijojne nje sozi te Rames.A thua kjo do konfuzoje njerezit sepse qenkan te fiksuar me fytyren apo shakate e Rames dhe jo punen e tij.Po a ja vlen nje palaco te zevendesoje originally.A nuk eshte fyese per demokratet te perfaqesohen nga fytyra kopje e Rames. Nese ata e urrejne kjo do te thote qe s do shkojne te votojne fare.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  SISI

                                  Je i vonuar Z Mero, ne analize se, Berisha vendosi Florjan Bimon si kandidat te opozites.Dhe na paskan rene te gjithe dakort,e kupton ti apo jo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Muhameti

                                    Te ishte kandidat per ndonje bashki te vogel , si psh Cerriku, hajde de dhe mund te pranohet , por per bashkine e Tiranes vallahi kur thote cami kjo eshte te tallesh by..n.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tironci dem baba dem

                                      Une familjarisht e farefisi jemi dem baba dem Tironca , kemi votuar PD deri ne 2021 me pas jo se doktor Berisha u shpall Non Grata , nuk kemi vajtur fare per te votuar , por mbreme ne familje e diskutuam kanditimin e Binaj , dhe te 5 vellezerit bashke me grate e tyre si dhe dy motrat me burrat e tyre vendosem qe te mos votojme kete ( karagjoz ) çfare do beje ky per Tironen tone te dashur ? ky eshte halldup , besoj se farefisi nuk voton nje karagjoz , si dhe mijera banore votues nuk mund te pranojne kete poshterim qytetit te tyre . Qytetare te Tirones jeni me origjine nga Tropoja , jeni me origjine nga Korça , jeni me origjine nga Saranda e nga gjithe Shqiperia mos i jepni vote nje karagjozi se do na e shkateroje qytetin , mos u mashtroni nga nje budalla , ne Tironsit e kemi krahasu kete karagjiz me Ver Llapen , por po te ishte gjalle Veri dhe te kanditonte perballe ketij fitonte , se Ver Llapa ishte kush ishte kishte ndershmeri , kur ky karagjozi Binaj zagar dikur i PS e zagor sot i PD .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje