Si ta bëjmë të paprekshme drejtësinë nga gjyqet e rrugës

6 Tetor 2025, 19:57Editorial Mero Baze

Krismat mbi trupin e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë do të ushtojnë gjatë në veshët tanë, si një shenjë e pafuqisë për të ndaluar të keqen. Vrasja e tij nuk është vetëm çështje sigurie në gjykata. Është edhe ajo, por nuk është arsyeja kryesore. Arsyeja kryesore mbetet vendimi për ta vrarë.

Reagimet e institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë tregojnë një kapitullim. Nëse mendoni vërtet se në të ardhmen gjyqtarët do të jenë të sigurt, se do të bëni thjesht një tender për një skaner më të mirë, apo do të forconi Kodin Penal për mbajtjen pa leje të armëve, thjesht po ndihmoni vrarësit. Ata që marrin vendimin për të vrarë janë të gatshëm edhe të vriten, dhe jo vetëm të dënohen.

Problemi është si ta dekurajojmë vrasjen e një gjyqtari, dhe si të forcojmë mitin e paprekshmërisë ndaj tyre. Vrasja e një gjyqtari nuk ka asnjë justifikim, asnjë alibi, dhe mbi të gjitha nuk duhet të ketë kurrë amnisti. Në rastin konkret bëhet fjalë për një akt dhune shumë të rëndë, një sulm të dukshëm mbi drejtësinë — për të mbrojtur një akt korruptiv të një drejtuesi lokal kundër 31 familjeve të strehuara në një objekt të veçantë.

Edhe sikur e drejta të duket në anën e vrasësit, ajo nuk duhet të justifikohet apo të amnistohet kurrë. Institucioni i gjyqtarit pranohet si i paprekshëm nga palët në konflikt, dhe është i shenjtë për shoqërinë.

Për të dekurajuar sulmet mbi gjyqtarët duhet, së pari, që aktorët tanë politikë — që janë dhe njerëzit më me zë në vend — të mos bëjnë objekt sulmi publik gjyqtarët duke i personalizuar ata. E di që politika që flet nuk vret, por duke demonizuar figurën e gjyqtarit i bëjmë ata të prekshëm për njerëzit e thjeshtë dhe hyjmë në garë me llumin e shoqërisë për të dënuar e eliminuar ata. Kritikat ndaj drejtësisë janë normale. Shoqëria nuk mund të mbyllë gojën kur drejtësia gabon, por personalizmi i sulmeve dhe bullizmi publik i gjyqtarëve, siç ndodh shpesh para SPAK me Sali Berishën, që çdo herë sulmon një gjyqtare dhe prokurorë të tij, duke I  bërë ata target dhe për kriminelët.

Për të dekurajuar vrasjet e gjyqtarëve, duhet të rritet besimi i publikut tek drejtësia — dhe kjo bëhet me institucione të forta. Ministria e Drejtësisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si institucione që mbikëqyrin gjyqtarët, nuk duhet t’ia lënë gjyqin popullit; ata duhet të jenë në krye të marrjes së masave disiplinore, të kontrollit të besimit publik ndaj gjyqësorit dhe të sigurojnë që çështjet të mos zgjidhen “me grykë të pushkës” por me majën e lapsit dhe me instrumentet institucionale.

Po ashtu, KLGJ duhet të jetë i kujdesshëm dhe solemne, kur përzgjedh listat e gjyqtarëve për t’i futur në sistem: përzgjedhja duhet të reflektojë besimin e publikut tek drejtësia dhe jo të jetë rezultat i pazareve të brendshme miqësore apo klienteliste.

Duhet vendosur një raport realisht i pavarur midis përgjegjësisë së hetimit dhe asaj të gjykimit, që gjyqtarët të mos njehësohen me prokurorët. Prokuroria nga natyra e punës ka nevojë për autonomi profesionale për të ngritur me shumë dyshime, por gjykata është ajo që verifikon vetëm të vërtetën e provueshme dhe gjykon sipas provave. Nëse jo, do të shkojmë drejt gjyqeve popullore dhe reagimeve të shëmtuara e poshtëruese.

Për të parandaluar vrasjet e gjyqtarëve duhet, mbi të gjitha, të forcojmë mitin e paprekshmërisë së tyre jo vetëm fizikisht, por edhe profesionalisht. Për këtë, sistemi i ri i drejtësisë duhet të funksionojë me të gjitha mekanizmat e tij të ankimimit, të rritjes së besimit të publikut, të krahasimit të vendimeve me Strasburgun dhe të adoptimit të standardeve të drejtësisë evropiane në gjykatat tona. Vetëm kur çështjet që shkojnë në Strasburg zgjidhen dhe vendimet e gjykatave tona reflektojnë standarde ndërkombëtare, atëhere besimi publik tek drejtësia rritet. Përndryshe, drejtësia jonë bëhet e pabesueshme dhe humbet shenjtërinë morale, kur fillojmë I japim mendje dhe Gjykatës evropiane.

E vetmja mënyrë që drejtësia të jetë e sigurt është që ta ruajmë atë nga humbja e autoritetit: nga bullizmi publik, nga klientelizmi, korrupsioni dhe mungesa e institucioneve që kontrollojnë standardin e saj.

Gjyqtarët nuk ruhen vetëm duke shtuar roje në gjykata. Kush merr vendimin për të vrarë gjen mënyrën për ta bërë atë. Ne duhet të ndalim marrjen e këtij vendimi - dhe këtë e bëjmë jo duke shtuar roje, por duke shtuar vëmendjen tonë, institucionale dhe qytetare, mbi drejtësinë shqiptare. Gjykimin e saj nuk duhet ta lëmë në dorë të gjyqeve popullore në rrugë.

 

48 Komente

  1. I
    I sprovuar në gjygje

    Gjyqtarët të japin drejtësi dhe mos shohin xhepat e palëve në gjykim dhe ndërhyrjet e politikanëve

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Fajin e ka gjithome Saliu. Edhe kur deshton 1 shtet i tere fajin e ka saliu, kjo nuk diskutohet. Kur e kishte fajin saliu se liderin global e bezdiste erion fiku ne bashki, imagjino per te tjerat. Ne Shqiperi jane vrare 2 gjyqtare dhe te 2 per pronat. Per te parin qe i vajti lideri global per ngushellim nuk morem vesh si qysh tek. Problemi fillon te babezia e shtetit e banditeve te shtetit dhe presioni i vjedhjeve te pushtetareve shkarkon ne fund te gjyqtaret. Ky eshte problemi real i shoqerise shqiptare. Shoqeria shqiptare eshte ngritur si asnje shoqeri tjeter ne perendim mbi mashtrimin vjedhjen grabitjen. Edhe eksplozivi i pardjeshem ne sarande qe mori po nje jete njeriu edhe ai per pronat ishte. Dhe gjyqtaret nuk jane hyjni, shqiptare jane , po jane te fundit per pergjegjesine, nuk mund te zgjidhin ata problemin e babezise se pushtetareve. Kete e zgjidh populli me vote dhe 1 popull qe adhuron “birin e kurves” tragjedi te tilla do kete gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kasami

        Jo jo. Gjyqtarët janë nëna e problemit. Gjyqtarët japin drejtësi dhe padrejtësi. Gjyqtarët i venë fre babzisë po të duan. Prandaj janë aty. Të bëjnë punën

        Përgjigjjuni
        1. x
          xheJ.eN.Bi.

          O ben-o...Rrahmini të shau se do të të bëjë ç' të mban pragu i shtëpisë se kujtoj se i akuzove Saliun duke mos e ditur se të dy e adhuroni. Dhe nuk di se si gjyqtarët janë të fundit për përgjegjësinë e drejtësisë .Kush përveç gjyqtarët do jap drejtësi ndërmjet dy qytetarëve në konflikt?Drejtësinë e jep gjyqtari ose forma ekstreme ( dhe e dënueshme) vetgjyqësia.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me pikellim I juaji EDrama

          Ne kete pike ka arritur ky vend -te te jape mend Ymeri I pulave nga Pesht--Largu!!

          Përgjigjjuni
        3. R
          Rrahmon Rrahimi

          Jau qifsha ç'ju përmban pragu e fisi të gjithë socialistave o zagarë të fëlliqur. Po ç'faj ka Salihi more muta.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli

            Kontigjenti I Saliut jane apo jo??

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Qifsh nanen tende o llum shpellash.Salih kurva e ktheu drejtesine ne bande militantesh me gjykates plepash dhe diploma me leke.Te vrarin e ka sulmuar e share me pare,ndersa del para SPAKUT e ha mut tek televizonet dhe mediat e tij te sponsorizuara me pare gjaku e droge.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xyz

                Spaku ëdhtë vegël e saliut.Sharjet e saliut janë lule për dum dumanin.Drejtësia duhet të veproj për DumDumaninin Dadon…

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arjan

                  MONDI KE TE DREJTE FAJIN E KA SALEHU ,SE SHPEJTI VIZIONARY PSIKOPAT DO NGREJ NJE SISTEM TE RREHULLT DREJTESIE.O MONDI O HALE TI RROSH PARTISE TI,TE NDERTOSH SHTET DUHEN KELLQE JO NUDISTA APO XHEPISTA APO KRIMINELE SI SALEHU.

                  Përgjigjjuni
              2. I
                Iso

                Z.Mero deri diku jam dakord me ato qe shkruan por gangrena e Shqiptareve eshte padrejtesia e quajtur “drejtesi “.Uroj te mos i provosh ti ne kurriz akuzat e rreme te prokuroreve dhe denimin kot te gjykatesve,sic e kane provuar shume qytetare dhe ne nuk e kemi patur guximin t’ua q…m ropte.Prandaj fajtoret kryesore jane prokuroret dhe gjyqtaret e korruptua nga paraja dhe te tredhur nga politika.Shpresoj qe te behet mesim per kurvat e tjera gjyqtare e prokurore.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sic e kerkoje e gjeti

                  Mjeksia , Drejtesia jane vocation nuk jane profesione biznesi por njerez ne sherbime te shoqerise....... Nuk me dhimbset fare vdekja e gjyqtarit pasi nuk i sherbeu shoqerise , por e ktheu profesionin e nderuar te gjyqtarit ne mitmarje rryshfet . Rasti i Erion Véliaj pa dashur ti beje avokatin , si mundet te izoloshe dike se ja ka qefi prokurorit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Nuk pasken mbaruar AVNI RUSTEMET ne vendin tone kunder banditeve te sistemit drejtesis qe tallen me gjakun dhe pronen e tikujt ose te drejten e tij. Ndjej keqardhje per vrasjen por drejtesia duhet te veoroj me drejtesi dhe jo te kunderten. Nuk jane numer i paket gjygjtar qe japin vendime ne kurriz te fukarenjeve dhe perfitim. Avni Rustemi

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ...

                      Gjykata ështe për të dhën drejtesise, jo vendime popullore politike. A janë të shetë siç thoni ju z Mero por gjygjtarët tanë në Shqiprie? kurë lirionë vrasë dhe marrin prona dhe ndertesa tek qytetaret e thjeshtë dhe javë japin kriminelve të veshur me petkun e politikanit dhe kriminelve të rrugës.. Pa varsisht se çfarë ka bër ishi kytari i bashkise së shkodres më parë individit apo një kompanie private nuke i interesonë. Sheti duhët ta vën atë para drejtesise jo individin apo një kompanie private kurë paguanë lekët dhe merrë një dekumët Shtet dhe gjykata duhët që të rrespektonë atë.. Po apsulitish jamë kunder vrasjeve kushë do çoftë më mirë largohu nga Shqipria se sa bën një akt të till...

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kxp

                        Te gjitha keto institucione tani do ta bejne edhe me me shume pasion te kunderten asaj qe Baze rekomandon. Gjykatesit e prokuroret tani do ti lejojne te jene edhe me te korruptuar e vegla partiake,sidomos te Berishes e Argites.Institucionet do perdorin paturpesisht vrasjen e sotme per ti bere komplet te paprekshem gjithe te korruptuarit ne sistemin e drejtesise.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elez Met Mustja

                          Armiku më i madh i kombit Shqiptar, është dhe mbetet SALI SHIQERE BERISHA. Ai është protagonisti ivetëm i shkaterrimit të shteti dhe ekonomisë, të ushtrisë, të policisë, dhe të NJERIUT, që sot rrallë po i hasim në shoqerinë tonë. Sali Shiqere Berisha, ka shkaterruar karakterin e kombit Shqiptar.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Endri

                            Sakte Elez por shkruaj anonym.Prej monstres se vicidolit cfare nuk pret.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Andi

                            Si nuk the nje llaf per Ramen qe ka gjithe veren qe po i merr me liber shpie disa gjyqtare per vendime qe nuk i pelqejne! Klientelist!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              niku

                              Mero ,duhet te shprehim ngushellime per humbjen e gjyqtarit ne detyre .Gjyqtari eshte viktime jo vetem e vrasesit por edhe e sistemit te pjerdhur shkerdhatokratik te instaluar ne 1992.E verteta eshte se ne Shqipëri nuk egziston shteti I se drejtes ,egziston minimumi I I domosdoshem I shtetit ligjor ,shteti policor eshte I pranishem , mbizoteron hajduteria masive ne formen e evazionit fiskal , partitokracia se bashku me korrupsionin dhe shkeljen e te drejtave te njeriut.Nuk duhet harruar edhe roli I rrumit dhe rrumëve te instaluar ne shume institucione te shtetit qe nga vitet 90 deri ne ditet e sotme qe bashkeofrojne sherbime ne keto institucione.dhiz iz a mirakull ov fridhim,ov jurop.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arjan

                                MERO QEROSI PO FLET PER SHTET ,HAHAHAHA PO TE KISHTE SHTET NUK KISHE NEVOJE TI LEPIHESHE RAHMUT HALESE .POR NUK KA SHTET PRANDAJ LEPIHESH PER KOCKAT QE TE HEDH SISTEMI I DESHTUAR RAHMUT PLEHRES.IK O MERO SE DIELLI DUKET QE NE MENGJES .PRESIN SHQIPTARET QE SHTETIN TA NDERTOJNE NUDISTAT QE DOLEN NGA REGJIMIN KOMUNIST.

                                Përgjigjjuni
                              2. v
                                vari l***t

                                Pse kaq frike nga gjyqet popullore o z. Baze?

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Milo

                                  I kemi provuar ne kurriz per 50 vjet prandaj shoku hekuran.

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Kurizo

                                  Mero si gjithmon e kap demin nga briret.????????por unë do te shtoja që vrasja kujdoqofte edhe Jo punonje drejtesise tregon per deshtimin e shoqerise, arsimit per te rritur brez me integritet . 31 vjec killer. !? Mendoj se matrica mendore e deformuar që ne fillore eshte pararendesja e veprime te dhunshme ekstreme.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Student

                                    Ku I ke sto gjygjtar more. Ata jane njesoj te gjithe. Matraoaze e te korruptuar.Mos I fryni dhe mos I mbroni kot. Le te mbrojne veten duke dhene dtejtesi jo duke shitur vendime.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Prostituta Kombetare sali

                                      Mjaft qe te nxirren jashte ligjit pd

                                      Përgjigjjuni
                                      1. h
                                        hila

                                        Salih Berr isha eshte krye krimineli qe sulmon ne te gjitha drejtimet qe nuk i binden, kur i preken interesat e tija e te familjes tij kriminele. Prandaj ati nuk i hyn gjemb ne kembe e kriminelet malcorhane marrin zemer. Ketu ne vrasjen e gjygjtarit ka pjesen e saj edhe Jozefina qe ka dhan ok per shitjen e pallatit ai malcori (cak i xanun) Spak duhet te hetoje me imtesi kete ngjarje e ti nxiret fundi ati krimi. PD e drejtusit e saj jane shkaku krysor ketu.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Merua

                                          Po i pari duhet te jeni ju Zoti Mero Bsaze qe cafre nuk ke thene ku drejt Olsi Dados . Imagjino tani sikur vllai i Veliajt te kete bole she te te degjoje ty she te vrase Porkurorin e Republikes se Shqiperise Zotin Olsi Dado ….. !! Te gjithe te mire te jepni leksione por sado pak ju preket interesi juaj behni bisha kundrejt sistemi te drejtesise ! I shpreh ngushellimet familjes se Astrit Kalase nje familje e mire shkodrane ! Nje nder Arsyet e vrasjes eshte se keta palo njerez e kane dite se nuk do hyne ne gjak me familjen Kalaja se po te ishte ndonje familje tjeter do e masnin bythen mire !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. l
                                            lek mirakaj

                                            Eshte e thjeshte se si behet gjykata e paprekeshme,ti pershtatet atij simbolit me sy te mbyllur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              ABC-ja

                                              Të gjithë disa me pak e disa të tjerë më shumë kontribuojmë në krijimin e së keqes dhe shkaqet kurrë nuk i kërkojmë tek shkaku real që është roli i secilit prej nesh, por si gjithmonë rrëmujë mediatike, klikime, like dhe pas tre ditësh mbaron dhe kjo histori... Shkaqet dihen për 30 vite me radhë nuk don shumë truuu!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fieraku

                                                i Nderuar Mero Baze...kame Respekt per ju,dhe kalemin tuaj..por i nderuar:A vertet i Besoni edhe vete keto qe Shkruani???????Ma do mendja se me gjysem Zemere do te thoni PO????????por nje PO e vaket......per te mos thene Heshtje..qe eshte nje Laibi per Autorin e Krimit...nuk do ta cilesoj Vrases...sepse nuk eshte i tille per mua... 1-Nje NIpin time e kapen POlicia shume e "Ndershme" e Shtetit tone..ne Rrugen e Fshatit me Makinen e te jatit....pa Patente....17-te vjece...dhe ishte duke per Kursin per Patenten..dhe i kishin mbetur vetem Provimet..... @@Policia e "Ndershme"..e kapi..i sekuestruan Makinen...dhe e Palsen Brenda ne BUrge sikur te ishte Kriminel???????Vetem Aokati po nje Djale mike i Familjes ....na kerkoj 500-te €,,,,,per te marre persiper "C´eshtjen"?? E mbajten nipcen nja 10-te dite Brenda thua se ishte Kriminel dhe e Denuan me 2-vite Paraqitje ne POlici?????????????Bej mutin Shtetit LIgjore qe kemi... Ne GJermani nese jen nen MOshen 18-te vjece.....te marrin nje Protokoll dhe lihet nje Procese i Hapur..ku Adoleshenti ka te drejte dhe nuk Paraqitet ne GJyqe...kurse ne Shqiperine tone Ramush-Sali-Fatmir Mediu ect....shikojne ku te gjejne anen... @@kthehemi te krimi.....GJyqetari pa KOmpleskse mbase ka qene i "Drejte"??POr askush ne Shqiperi nuk beson ne Drejtesin e ketyre prokuroreve dhe Gjyqetareve..kur shikojne kokat e Krimit Berisha.....Ne Pushtet...vrete dhe Prete dhe nuk GJykohet....kur shikojme Fatmire Mediun......qe na bie Habere Amerike per "Imunitet amerikan"??....edhe shume te tjere..Ne Shqiperi Arrestohetmm Veliaj..sepse Pane Breket e NUses(Te me fali)..te nderura ne nje tele ne ballon te thahen...edhe kishin Marken "Cevin klein".....Bugatti..apo edhe Golden Peths...... @@Mero mire keq....Autori i krimit ju bene Jehone shume Prokuroreve dhe GJykatesve....me moron:Ju jeni tjetri i radhes.....dhe ju vete Mero me Fjalin tuaj te fundit i keni then te gjitha....................

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Labi

                                                  Ku i ke mesuar keto ligje o fierak, te kapin pa patente e nen mkshe ne Gjermani ta kendojne mire kengen, sa per breket ne ballkon gruas te Veliajt prape e ke gabim,folen shoqet e zyres para prokuroreve,shkurt dhane deshmi lirua bythen e vet,edhe ata trimat qe i kishin dal per zot ndryshan deshmite,nuk ishte aq e thjeshte pane breket ne balllkon.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. A
                                                  AS

                                                  Shqiperise i duhet DREJTESIA dhe PRODHIMI INDUSTRIAL. - - - - - - Sa kohe politika dhe shoqeria nuk e bejne prioritet, kjo do ndodhe. - - - - - - - Nuk eshte prioritet prishja e ndertimeve pa leje o kryeminister - - - - - - Keshtu do futesh ne Europe brenda 2029 o kryeminister? - - - - - - - - Ministrja e brendshme duhet pushuar jo pse u vra nje gjyqtar ne detyre, por per komentin qe nuk eshte detyra e policise te mbroje gjyqsorin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vjosa

                                                    Z,Mero po me Olsi Dadon që meret me ndëresat e Ajolës ç'duhet bërë.? Ah more Mero xhani ! po populli jon i mënçëm thotë ;- S 'ka faj ai që vret, po ai që vritet.Z,Mero drejtësia për fat të keq ka shmangur virtytin , moralin , dhe s'ka mardhënie të drejtë me vetë proçeset gjyqësore duke i devijuar ato në krahun e gabuar (të paguar) prandaj dhe është degjeneruar .Mjer atë që zë halli dhe përfundon në dorë të gjyqtarit ,të mjekut, të policisë , të medias se po nuk pate ke mbaruar.Z.Mero për 70% të popullsisë këto organe nuk ekzistojnë fare.Mer guximin të bësh një shtëpi po deshe ,të delë qumshti i NËNËS sepse jan kopsitur gjërat për shoqërit e ndërtimit e më shumë marin ata se sa kushton shtëpia .Dhe si përfundim tani themi ,duam s'duam të rrojë Enver Hoxha që të lutej të merje truall pa lekë që të bëje shtëpi ,po ne kemi pasur dhe kemi trut e gomarit prandaj jemi këtu.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vjosa

                                                      Z,Mero po me Olsi Dadon që meret me ndëresat e Ajolës ç'duhet bërë.? Ah more Mero xhani ! po populli jon i mënçëm thotë ;- S 'ka faj ai që vret, po ai që vritet.Z,Mero drejtësia për fat të keq ka shmangur virtytin , moralin , dhe s'ka mardhënie të drejtë me vetë proçeset gjyqësore duke i devijuar ato në krahun e gabuar (të paguar) prandaj dhe është degjeneruar .Mjer atë që zë halli dhe përfundon në dorë të gjyqtarit ,të mjekut, të policisë , të medias se po nuk pate ke mbaruar.Z.Mero për 70% të popullsisë këto organe nuk ekzistojnë fare.Mer guximin të bësh një shtëpi po deshe ,të delë qumshti i NËNËS sepse jan kopsitur gjërat për shoqërit e ndërtimit e më shumë marin ata se sa kushton shtëpia .Dhe si përfundim tani themi ,duam s'duam të rrojë Enver Hoxha që të lutej të merje truall pa lekë që të bëje shtëpi ,po ne kemi pasur dhe kemi trut e gomarit prandaj jemi këtu.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vjosa

                                                        Z,Mero po me Olsi Dadon që meret me ndëresat e Ajolës ç'duhet bërë.? Ah more Mero xhani ! po populli jon i mënçëm thotë ;- S 'ka faj ai që vret, po ai që vritet.Z,Mero drejtësia për fat të keq ka shmangur virtytin , moralin , dhe s'ka mardhënie të drejtë me vetë proçeset gjyqësore duke i devijuar ato në krahun e gabuar (të paguar) prandaj dhe është degjeneruar .Mjer atë që zë halli dhe përfundon në dorë të gjyqtarit ,të mjekut, të policisë , të medias se po nuk pate ke mbaruar.Z.Mero për 70% të popullsisë këto organe nuk ekzistojnë fare.Mer guximin të bësh një shtëpi po deshe ,të delë qumshti i NËNËS sepse jan kopsitur gjërat për shoqërit e ndërtimit e më shumë marin ata se sa kushton shtëpia .Dhe si përfundim tani themi ,duam s'duam të rrojë Enver Hoxha që të lutej të merje truall pa lekë që të bëje shtëpi ,po ne kemi pasur dhe kemi trut e gomarit prandaj jemi këtu.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. J
                                                          Joani

                                                          SI TA BËJMË DREJTËSINË TË PA PREKSHME NGA GJYQET E RUGËS ? THJEDHT FARE Z.MERO : DUKE DHËNË VETËM DREJTËSI DHE GJYQTARËT TI GËZOHEN ROGËS DISA MILJONSHE QË MARIN E TË HEQIN DORËN NGA XHEPI I QYTETARVE, JA KAQ E THJESHTË E SKA NEVOJË PËR SHUMË MASA TË MUNDIMSHME.JOANI

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Fredi

                                                            Ahhhh ti je Gjigand o Mero Baze, por je I vetem …. Sa keq…. Zoti te shtofte jeten ????????????????????????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Po

                                                              Sa gjyqtare e prokurore qe nuk kaluan vetingun jane sot ne qeli? Bej njer llogarit e pastaj kupto perse njerezit jane te irrituar me sistemin e drejtesise. Nuk e kane me gjyqtarin qe vdiq se mund te jet njeri i ndershem dhe profesionist por ja qe per shkak te mos vrepimit ndaj te korruptuarve dhe krimineleve viktima bihen njerezit e mire. E di qe ke nje prokuror dhe nje gjykates qe nuk kalun vetingun deputet?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                dashi

                                                                O Mero po cfar ndryshimi ka nje gjyqtar nga nje polic? Te dy ruajn drejtesine dhe ligjin. Pse per nje gjyqtar kjo zhurme dhe per policet 100 her me pak?!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Gaetano

                                                                  Perderi sa dhe vete Krishti u prek nga rruga, nuk ka ilac paprekshmerie Mero. Si do duhej ,dhe mund ta beni qe drejtesia mos jete dyfytersia e rruges si derri Mac ne leter bixhozi. Si gjithmone jeta i nderpritet nje njeriu te mire, deri diku gjygjtar i detyruar ne ndershmerine e tij te zbatoj vendime te padrejta ,kushtesuar nga cekani i gjyqtarit me lart tij. Zhdrejtesia jone? E filluar me gjyqtar Arben Ristanin.me mbas 6 muaj burg per korrupsion, po aq sa ju desh shkolla ne plepa te behej gjyqtar. Arben Ristani kryetar i zgjedhjeve te pergjithshme! Vendos fatin e lirise se votes, vote qe do drejtoje per vite gjyqesorin. Me mbas behet mendimtar ne perzgjedhjen e gjykates kushtetuese. Pasi pasuria e lekeve me djerse ishte aq e madhe sa ju desh lavatrice ariston ne larjen e tyre. Tjeter minister drejtesie, Eduard Halimi e keshellon te drekoje me koleget socialist, per marrje leje pallati, dhe pasuria ketu mbyll larjen. Kush nga keta te majte e te djathte, nuk kane kulla, vila, miliona. Dhe dardhat hahen jo mbas shpine, po ne surrat te zoros.dhe loja u perhap per mbrojtje, tek prokuror e gjykates, te polici dhe cdo sektor rendi. Te gjith I mbrojten, vec populli u la te haje koken me njeri tjetrin. Shprehja me idiote e nje drejtuesi, se dhe me kriminelin shteti e ka per detyre ta izoloje, jo rruga ti marre jeten. Dhe dje cdo gje ngriu , neper media u kujtua lajmi si dikur,dhenien e njoftimit te vdekjes se laverit. Nuk ishte dhimbje, ishte shenja e frikes mbi shtetaret, ishte firma e vulosur prej tyre per kaq vite, qe mori nje gjykim rruge. Rruge e nje te riu me ushqim te perditshem ne ambiente familjare e shoqerore,qe shteti tallet me ta. Shtet qe pd e nisi, ps e bitisi. Nderkohe ky gjyq duhej te ishte mbyllur qe kur i riu ishte 7 vjec te pakten. Kush ta mbyllte. Arben Ristani apo nano me vone. Berisha apo meta, meta apo Rama. Rama apo berisha? Dhe dhimbja i len vend jashte llogjikes. Mendoni zonjen durda? Po plaket pa marre drejtesine e djalit te saj! Femijet e 11 janarit jetime dje ,sot jane bere me femij. Dhe drejtesia ben nje parad mode me nje karafil ne dore dhe tallet duke i respektuar ne rrugen e quajtur lavire bulevardi, apo horr bulevardi, dy kokat e nivelit me te larte te drejtesise. Mero nje sugjerim per ju. Duhet te krijosh antena nr 2 per te shkundur opinionin qe te levize drejtesia. Ketu duhet nje shkundje nga themeli. Ketu duhen tipa si ngjela ne kushtetuese, mund te jete lyf ne ca gjera po eshte allamudh per drejtesine. Po zoro ka alergji dikujt ti therase zoteri. Plumbat e ketij te riu qe ishte ne kulmin e te berit baba, por qe llogjika i doli nga kafka njerzore, tregoje sa kollaj bie shteti yne i bythes. Ja do mbledhin dhe ato kokra ushtare qe i kane ngele ti vendosin roje? Ai therret menjes ky zoro yne, qe ne krye te policise duhen tipa si kozeni e kompani, se shoqeri e tille jemi, nuk jemi suedez nga truni. Vendos vllai ministresha ne mbrojtje dhe rend?po ne rast se ndodh nje perplasje bandash, dhe ministrja eshte ne cikel , te vej lines apo te drejtoj operacione? Sa here u fiknin radaret kur mbrojtja ishte ne duar femerore. Kur vrane bin ladenin nuk pame navy seal femer, vec meshkuj. Apo neper male eshte 99 per qind jane barinj jo baresha, pasi ujku te han. Keta plera politikan duhet te zgjohen, Mjaft vodhen, me leket e taksave ti gjejne shtepi njerezve qe kane zaptuar pronat e pronareve. Me leket e sekuestruara te demshperblejne demin 30 vjecar qe i mohuan pronareve. Bankers, korum, bulqiza, energjia, ti sekuestrohen paret qe kane ne gjendje, te paguhen me teper mbrojtje gjyqtareve te ndershem.ca llogjike eshte, pse gabuat ju si politike te paguaj puntori apo pensionisti paret. Mbaju zoro 6 muaj rrogat e atyre qe sdine te bejne punen qe kane mbi supe.jeta me drejtoj ne dy drejtime, te ul koken si i pa burre ti iki ksaj shqiprie, apo te luftoj llogjika me jashte llogjken. Dikur tre kater te forte mbanin peng shqiperine, sot? Me paret qe kane super grupe qe kane care angline dhe kolumbine ne mes,skane nevoje perplasjet! Po ne rast se gjermania, italia, anglia , France, hollande e belgjike bejne te njejten gje si USA me trump sot? Te gjitha bandat do izoloheshin andej dhe do vinin ne shqiperi.dhe i merr te keqen familjeve mafioze te New York te viteve 50 e ca. Me minister femer do besh rendin? Dikush duhet ta pickoje zoron e ti thote, mjaft u bere si tefta tashko ne koncert i vitit 36. Te jane varur celsat e shtetit ne qafe, o pirdh e mbaj, o dhit e haj. Ne sarande dinamit, Tirana ngjan me 97ten Ne shkoder me mire mos kalo nga rruga e hasmerive, uzurpuesit nuk pjerdhin per shtet jo per ish pronar. Zoro mos flit me veten ne prodkast te improvizuar, te duhen gjenerale, oficere policie me integritet, gjyqtare qe te kete fryke qeni endacak ti afrohet kur ecin per shetitje vetem rruges.Mjaft me noka model ministeror. Shqiptareve druni i ka dale prej xhenetit thonin dikur. Kur te arrijme suedine ne mentalitet, vej minister femer per rendin. Deri atehere na duhet koha e teutes te arrijme me keto hapa milingone per shtet ligjor e te drejte. I ngjani Penelopes, beni sikur ndertoni shtet, dhe te majte e te djathte ne skutat tuaj naten shndertoni shtetin. Ku i gjejn paret ferraristet e rrugeve. Ku i gjeten puset e naftes politikanet me pallate e vila. Ne nuk jemi Dubai. Jemi ca?viktima te ashtequajtur europiane.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. I
                                                                    Ilirian Qelbaci

                                                                    Si ta bejme te paprekshme Drejtesine nga vrasjet ne salle te gjygjit, kjo eshte ceshtja! E kjo arrihet se pari duke filluar me mbylljen e gojes e veshjes Kemishes forces per Edi Kristaq Ramen, kryeminister qe ne foltoret publike ka denigruar e fyer publikisht gjygjtare me emra e mbiemra vetem se kane dhene fgjykime kunder oreksit tij. (paturpesisht keto denigrime e sulme nga mediat servile te Rames jane quajtur '"kritika per gjygjtaret"!) Kur Kryeministri shigjeton e denigron gjygjtaret, c'fare pritet nga kok-SHEMBA si ai ne terren tjeter vecse te futen me armet ne brez neper gjykata e ti shprazin ato ndaj gjygjtareve si dje?

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      Gjergji

                                                                      KA VRARE GJYQTARIN , JO ASTRITIN!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mesuesja

                                                                        Z Mero ,keto gjera jane bere me se normale kudo , ne shqiperi nuk funksionon si duhet ligji thone menjehere nuk eshte gje e madhe te vrasesh se edhe Itali ,France ,Gjermani Angli po ka vrasje terrorizem dhe keshtu mbyllen ne shqiperi keto vrasje harrohen se ndodh diku vend tjeter....

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. N
                                                                          Ne Shqiperi asgje nuk ndodh natyralisht, vetiu ...

                                                                          1. Keto jane FRYTET e para te reformes ne drejtesi...? 2. GJYJATA duhet te perdore nje stabdart te njejte si per qytetaret ashtu dhe politjkanet! 3. Te jete toleruar a stimuluar per te mbuluar dallaveret sali e rame per zgjedhjet lokale ne dere?!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. k
                                                                            kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                                                            Fajin e ka Saliu...ai e vetem ai e ka detyruar Ramen e urte qe te dale publikisht e te hedhe gure mbi gjygjtaret e pastaj Shkembinjve nuk i ka mbetur tjeter vecse te zevendesoje guret e Rames neper foltore mbi gjygjtaret, me plumba kunder tyre ne salle te gjygjit.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. P
                                                                              Petriti

                                                                              Akoma se keni kuptuar qe shteti ka rene,nuk ekziston me, ka vdekur. Eshte vetem ne letra por edhe ato i kan bere corap bastardet. E derrmen e fundit atij shtetit qe duhej ta kishim ja dha rilindja, ja doli ta mbyse perfundimisht.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. L
                                                                                Ligje të Reja për Kthim Prone tek i Zoti

                                                                                Ligjet Antidrejtësi për Pronat nga 7501, Ligji Paçavurre i 2015 me ligjet e mëparshme të Prpnsve janë gjithë Problemi i Vrasjeve aq të shumta për Pronën në Shqipëri. Pronën e merr i Zoti dhe nuk e merr ai që do ta vjedhi me Ligjet Hajdute të Pronave nr. 7501 apo 133 i vitit 2015. Hajdutët dhe Kriminelët e vërtetë janë ata që i bënë këto Ligje Kriminale që prodhuan Vdekje dhe Burgime në Masë. Ligjet nuk të lejojnë as ta kërkosh më pronën tënde që e gëzojnë ata që e morën me 1 Euro që ua jep shteti me Ligjet Hajdute të tij nga 1990 e deri tani. Politikanë Hajdutë dhe Maskarenj që për të Vjedhur prodhoni Ligje Hajdute nr. 7501, nr. 133 të vitit 2015 dhe shikoni Krimet midis njerëzve të këtij vendi që nuk e gjejnë dot të drejtën. Bashkimi Europian duhet të Nxitojë për të Ndihmuar Shqipzarët që Prona të Shkojë tek i Zoti. Kjo bëhet me Ligje të Reja të Pronave ku Pronën e merr i Zoti si dhe me Konfiskim të Pasurive të Biznesmenëve që as bëhet fjalë të kenë pasur para të ndershme kur kanë nisur bizneset e tyre me mbështetje të pushtetarëve në politikë dhe që qarkullonin para të vjedhura dhe rrëmbenin e rrëmbejnë pronat e pronarëve të vërtetë. Atëhere duhet t'u jepen Pronarëve të Vërtetë, Pronat e Tyre apo Shumat që Ata kanë Humbur nga mosmarrja e Pronës së Tyre nga shteti. Tokat bujqësore t'u jepen Pronarëve të Vërtetë, të Cilët prej sipërfaqes së madhe të tokave të Tyre do fusin Teknologjinë dhe do i vënë në punë për të nxjerrë në dritë edhe Bujqësinë e vendit të shkretuar nga Ligjet Hajdute të deritanishme nr. 7501 dhe nr. 133 të vitit 2015. Kështu të ndërtohet Shteti Demokratik sipas të Cilit Prona është e Shenjtë. Bashkimi Europian, NATO dhe SHBA të Ndihmojnë Shqiptarët me Ligket e Vërteta për Pronën tek i Zoti duke moslejuar Hajdutët në Politikë të shkretojnë Demokracinë për të cilën lëngon Shqipëria.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. S
                                                                                  State reform needed

                                                                                  Ngjarje te tilla prodhohen nga sherbimi sekret sa here ka nevoje politika te beje poshtersira pa rene ne sy. SHERBIMET sekrete nuk duhet te jene ne dore te kryeministrit, por te KUVENDIT!

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje