Shqetësimin kryesor që Altin Dumani paraqiti lidhur me veprimtarinë e SPAK gjatë këtij viti ishte fakti që SPAK është gjendur shpesh nën presion politik dhe mediatik, si dhe fakti që prokurorët e SPAK është mirë të kenë të drejtë të rikandidojnë më 2028, kur u mbaron mandati 11 prokurorëve.
Sa i përket shqetësimit të parë, pra atij që ai e quan presion mediatik apo politik, ekziston një debat më i madh se sa shqetësimi i kryeprokurorit. Pretendimi i kryeprokurorit që media dhe politika të mos komentojnë punën e tij, është më së paku naivitet dhe më së keqi një mendësi totalitare, një mendësi korporative e Republikës së Prokurorëve, kundër lirive të garantuara nga Republika e Shqipërisë.
Pra, kreu i SPAK kërkon që media të mos komentojë punën e tij se quhet presion, dhe politika të mos bëjë komente për përfshirjen e SPAK në politikën e ditës duke përdorur në mënyrë të shëmtuar detyrën e prokurorit.
Problemi kryesor që ka pasur deri më sot, raporti okult i SPAK me një grup gazetarësh të keqpërdorur prej tyre, është që sekretet më të mëdha hetimore dalin një herë në media, në mënyrë selektive dhe shpesh me kontekst të ndryshuar, u bëjnë gjyq popullor të akuzuarve, dhe pastaj fillon procedimi penal i tyre duke pasur “mbështetjen popullore” të siguruar nga veprime tërësisht të paligjshme të SPAK.
Të gjitha dosjet që lidhen me politikën dhe median, janë keqpërdorur nga zëdhënësi i SPAK, duke krijuar një listë gazetarësh që i kanë rekrutuar në mënyrë jotransparente dhe kanë krijuar akuza publike të rreme për personat nën hetim. Pra, është SPAK ai që ka përdorur median për presion ndaj publikut dhe jo media që i ka bërë presion SPAK. Natyrisht, kur ka shkelje të tilla flagrante, SPAK do të kritikohet, madje edhe duhet të paditet, edhe pse nuk ka gjyqtarë që e merr çështjen në dorë nga frika e përgjimeve.
SPAK nuk ka bërë të njëjtën gjë kur dosje të ndjeshme kanë përfshirë vetë SPAK. Kur filloi gjykimi i dosjes Toyota Yaris, ku përmendeshin prokurorë të SPAK dhe gazetarë pranë SPAK si të përfshirë në dosje, Altin Dumani doli publikisht dhe tha që kjo dosje është sekret dhe kush e boton dënohet. Dhe ky rregull është respektuar. Pra, kur diskretitohej SPAK dhe bashkëpunëtorët e tij, e shpall sekret publik, kurse kur do të diskretitojë persona nën hetim, ua lëshon dosjen si ushqim për qen popullit nëpër portalet që furnizojnë vet dhe pastaj krijojnë komoditetin të mbulojnë cektësinë e hetimeve.
Nëse SPAK një ditë do nxirrte një urdhër përgjimi për gazetarët që përdorin vet ata për lajme të rreme, do të shihte se si emri i Altin Dumanit, Olsi Dados e të tjerëve përdoret nga gazetarët sikur flasin për shitësin e bukës së lagjes ku shkojnë blejnë bukë mëngjes, drekë e darkë. Shtoji pastaj edhe mendësinë talebane të zëdhënsit të tyre, dhe sot ne kemi një korporatë prokurorësh dhe shërbëtorësh të tyre në media, që në mungesë të fuqisë profesionale për të bërë hetime serioze, kanë vendosur të bëjnë propagandë me hetimet dhe të bëjnë gjyqe popullore që të duket sikur punojnë.
Dhe kjo sidomos për gjyqet ku përfshihen politikanë.
SPAK ka hyrë kokë e këmbë në lojën politike në Shqipëri, për interesat e tyre, duke bërë ndere me goditje majtas e djathtas, me qëllim që të pranohen nga politika si një pushtet më vete me të cilin ata duhet të negociojnë. Është kjo arsyeja që sot SPAK është një prokurori më e politizuar se prokuroria normale që kemi pasur më parë.
Reforma në Drejtësi praktikisht është shndërruar në një operacion special propagandistik nga SPAK, me propagandën e tij përmes dekonspirimit të dosjeve ku kanë ata interes dhe mbylljes së dosjeve ku diskretësohen vetë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Për të shkuar më tej me arrestimet e politikanëve, ata janë dukshëm selektivë, të llogaritur politikisht për të bërë shërbime politike dhe për të shantazhuar krerët politikë në vend.
Në fund të mandatit të tij, Altin Dumani ka prodhuar shumë zhurmë por asgjë serioze në hetimin e lidhjes së politikës me krimin, madje disa çështje serioze i ka degraduar duke i relativizuar dhe anashkaluar me vetëdije. Mjafton të shikoni se çfarë bëri me Sali Berishën, të cilit i ka hapur një çështje korrupsioni lidhur me kapjen e shtetit kur ka qenë kryeministër, me një hetim të përciptë për ta zvarritur dhe nuk guxoi as të prekte Gërdecin si histori korrupsioni, por vetëm si aksident teknologjik, dhe as të mbyllë hetimet për vrasjet në bulevard që është krimi më politik i 35 viteve pluralizëm. Ai thjeshtë prodhoi statistika duke prerë urdhër-arreste për Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Erion Veliajn dhe Ilir Metën, duke u bërë atyre gjyq popullor, dhe që në përfundim të gjithë po i heton ku kanë blerë pllakat e banjës gratë e tyre, cfarë brekësh e fustanesh kanë blerë dhe çfarë karte krediti kanë përdorur.
Tani, kur përfshihesh me vetëdije në politikë, natyrisht që do marrësh sulme edhe nga politika, por dëmi që bëjnë deklaratat politike dhe dëmi që i bën drejtësisë arrestimi pa akuzë i politikanëve nga SPAK është si dita me natën. SPAK deri më sot ka djegur shansin e artë të ndëshkonte korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin, pikërisht se ka dashur të bëj politikë dhe pazar politike me punën e tij.
Rezultatet reale të standardeve që ka vendosur SPAK në drejtësi, do të duken kur të ndëshkuarit në mënyrë të papërgjegjshme prej SPAK t’i çojnë të gjitha çështjet në Strasburg dhe të merren vendimet nga Gjykata Evropiane. Dy çështje që kanë shkuar deri më sot — ajo e Gëllçit dhe Berishës — SPAK i ka humbur. Bastisja e portalit Lapsi.al u ndeshkua edhe bga Strasbourgu edhe nga Kushtetuesja. Dhe ka gjasa t’i humbasë të gjitha me atë arrogancë dhe papërgjegjësi proceduriale që i ka bërë. Atëherë do të kujtohemi të gjithë se Republika e Prokurorëve që kemi ndërtuar ka funksionuar me ligjet e veta, kodet e veta dhe mbi të gjitha objektivat e veta politike dhe mediatike, dhe nuk do konkurencë nga media dhe politika aktuale.
Sa i përket atij shqetësimit të dytë që ka kreu i SPAK, pra që ai nuk do rikandidojë më 2028 por do që të rikandidojnë kolegët e tij, duket sikur ata kanë ndonjë mundësi ta bëjnë këtë dhe është në dorë të tyre. Altin Dumani edhe nëse do të kandidojë dhe nëse nuk do, nuk e lejon ligji të rikandidojë. Në nenin 146/dh pika 2, thuhet qartë që prokuroria e posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë të cilët emërohen nga KLP për 9 vjet pa të drejtë rikandidimi.
Dhe këtu nuk është çështja te emrat, por te ligji për të cilin ata përgjërohen. Kur vjen puna te vetja e tyre, ata e relativizojnë sikur ka dhe mundësi të tjera, kurse kur gjykojnë të tjerët e shkelin dhe e çojnë në ekstrem, duke mbushur burgjet e Shqipërisë me të paraburgosur që presin SPAK-un të hetojë e t’u gjejë vepra penale, meqë i ka arrestuar.
Republika e prokurorëve të SPAK duhet t’i nënshtrohet rregullave të Republikës së Shqipërisë, e cila ka një Kushtetutë ku liria e shtypit garantohet, e cila ka një Gjykatë Kushtetuese që ka ndëshkuar SPAK për bastisje të shtëpive të gazetarëve dhe rrëmbim telefonash e kompjuterash, e cila ka një ligj për lirinë politike dhe debatin publik.
SPAK nuk mund të ankohet për liritë që ne na i ka dhënë Republika jonë. Ata mund të ankohen se Republika e tyre ndjehet e konkurruar nga Republika e Shqipërisë, por për këtë nuk i ndihmojmë dot. Ajo Republikë nuk duhet të kishte lindur, por meqë ka lindur gabimisht, është mirë të pranojë autoritetin e Republikës së Shqipërisë ose të shkrihet.
Duman, Duman, pa din e pa imam, ku e ke 21 janarin ? Lutem, vetëm kësajë pyetje, mundohu ti përgjigjesh. Të tjerat, vijnë më pas. Këtu fillon e shfryhet tollumbacja e propagandes tuaj.
Spak deshtoi ena vodhi, u pagua ne mase te pamerituar, cdo muaj secili prokuror me sa 30 pensione intelektualesh. Nje tufe te korruptuarish si Dado, Dumani, Kraja ne pine gjakun maskarenjte, e lane Sali vrasesin e vjedhesin rrugeve te llomotise e shaje kedo. Prokurore me vila edhe ne Bllkun e Lalezit qe Like e Saliu e ndertuan te jetojne ne parajse se bashku me lakejte e tyne.
9 vjet llalla dumani mori rroge te majme dhe mashtroi kete pis milet
SI MORE PS KA ME SHUME SE 80 DEPUTETE NE PARLAMENT DHE LIGJIN E BEN SALEHU.HAHAHA KY POPULL KOT QE EKSIZTON.
I paskerka hyre frika Meros. Dhe po therret qe ajo Republika e Spakut, qe paskerka lindur gabimisht, te shkrihet. Domethene, te zhduket Spak, sepse na i ka merre lirine.... te shesim breke, te blejme breke.... Jo Mero, jo. Spaku nuk lindi gabimisht, e lindi nevoja per "te shkrire" te paudhet, si puna jote. Do shkrihet, aq sa mund te shkrihet Shtepia e Bardhe.
Adriatik Dumani ne hekura Ka falsifikuar dosjen 21 Janari dhe e ka varrosur ne bodrumet e Spakut, ne burg;
SIGURISHT SPAKU KA DESHTUAR SE NE SI POPULL PO NA BEJNE LOLO.
Mos pyet Dumanin por deputet e PS qe per turpin e tyre nuk ben 1 pyetje per lirine dhe te drejtat e njerezeve te paraburgosur me deshmi te rreme te Nesti Andoni, lere me per 21 Janarin. Plehrat e ndyre.
Ata te PS aty silleshin si te tredhur. Si ato konet qe rrine urte se mos i del emri te nesermen se atyre te PD i rrun e lesht Dumanrat
Dumani i Sali Serbit duket ashiqare qe ban sikur lufton korrupsionin, por ndihmon Sali kriminelin. Ma mire se e thot z. Mero nuk ka ku shkon. Prokuroret e SPAK jane njesoj si ato te kohes se Enverit. Mjer populli me keto lloj njerezish.
Mero, je me i miri! Asnje nuk te afrohet me cilesine e kulturen e komentit. Je Nje Pushtet me vete, dhe po te mos ishe i tille, republika e prokuroreve do te kishte rrasur brenda e me tej, pas muaj e vitesh do te "gjente" akuzat penale.
B52 PSE NUK JA KERKON 21 JANARIN PS APO RAHMUT HALESE ,PSE JA KERKON DUMANIT KUSH ESHTE AI ,ME GJAKUN E 4 TE VRAREVE ME 21 JANAR PS ERDHI NE PUSHTET .PER CFARE VOTOHET PS MBI 80 %TE VOTAVE.DHE NUK KEMI SISTEM DREJTESIE.APO FAJIN E KA SALEHU NE OPOZITE .MENDO PAK O TRUTHARE PARA SE TE FLASESH ,APO THOTE MERUA KESHTU DHE TI MENJEHERE VIKTIME.
Hara parë që Mero apo stafi i ti, heqë komentet që janë pro Altin Dumanit, pro SPAKUT, Dhe ka hequr komëntët që janë kundë Mediave dhe Gazetarve, të Sali Berishës, ilir Metës, Edi Ramës dhe Eron Velisë. Kjo tregonë se kushë janë këta këta horra... Veç komentet që janë kundë Altin Dumani dhe SPAKU ka len. Komentin time e pulikoj në mjes por tani e paska hequr...
Të lumtë! Açik. Logjikë kirurgjikale në shërbim të së vërtetës.
Keta duhen marre te pandehur per sabotim e ngrirje te dosjeve me krimet e tmerrshme te 21 Janarit, Geddecit, familjes Haklaj e plot te tjera. Kane dhe goje e ankohen.
SKAPI Dumanit dhe Olsi Qenit
Altin Dumani vendosi te nderroje emrin.Tani quhet Altin Dado.
KXP SA TRIMA JEMI NE IDIOTET E TREDHUR SHAJME DUMANIN SE AI SESHTE ASKUSHI DHE NUK MERREMI ME SALEHUN DHE RAHMUT HALENE.
Respekte Mero qe thua te verteten pa droje.Nga raportimet e drejtuesve te institucioneve para kuvendit ,sot duhet veçuar raportimi I kryeprokurorit Çela ,ishte korrekt ,I pergatitur dhe na surprizoi per mire me gjuhen institucionale dhe me fakte te perdorur para deputeteve .Se dyti ,mendoj se zoti Veliaj ,pas fitores se çeshtjes ne Strasburg duhet punoje fort per respektimin e te drejtave te njeriut per çdo shqiptar ,pavaresisht pasurise ,shkollimit dhe pozites shoqërore.Standartet europiane ne drejtesi ,shendetesi,arsim,pune dhe çdo fushe te jetes nuk duhet te diskutohen me ne Shqiperi.
TARRAS BUBLA TE RESPEKTOSH MERON QE TE THOTE TE VERTETEN SE TI SI RRASUR QE JE NUK E KUPTON KU QENDRON HILEJA.
Gardisti me emrin Altin(shkurt Tini)emer qeni,eshte vene ne te rol per te mbrojtur mafien e instaluar ne kete vend ,andaj dhe hedh shurren perpjete .Padyshim qe vendi yne ka plot juriste me integritet dhe aftesi profesionale e karriere brilante siç eshte z.Zef Brozi.Jo pa qellim ka perzgjiedhur kete nivel.Kur e pyeten nje ambasador se ku dhe perse perzgjodhen kete drejtues ai me buzeqeshjen e ftohet prej profesionisti u pergjigj:E zgjodhem sepse na u duke me i paafti e per rrjedhoje pa vetedije do sabotoje reformen ne drejtesi. Ndaj mos u qani se tjetri qe do vije pas tij perseri do te perzgjidhet po nga ata qe perzgjodhen Dumdumin,per te mos ndeshkuar ata qe vodhen,vrane,dogjen Shqiperine per 35 vite me radhe pa u hyre gjemb e kembe. Emerimet e Dumaneve nuk tregojne drejtesi por nivel te ulet shoqeror.Ndaj heshja eshte me dinjitoze se sa gam gamet neper faqet e shtypit.
ZEMERATA TE UROJ SHENDET TE GJATE PER KETE SHKRIM DINJITOZ DHE 100%E VERTETE.NUK THEM QE PENA E MEROS NUK E KUPTON SITUATEN ,POR THEM QE NUK DO,NUK MUND TE DAL MERUA JASHTE VETES JASHTE SISTEMIT KRIMINAL QE DY PARTITE KRYESORE SI PD DHE PS KANE INSTALUAR NE VENDIN TONE .PRANDAJ JEMI KETU KU JEMI.
Te lumte Mero nje analiz e sakte per punen e spakut , dumani me prokuroret duhet te meren te pandehur .Qeveria nuk duhet tu lejoje sipas ligjit rikandidimin .Me mire djepi bosh se sa shejtani brenda .
PO MARA EDHE UNE JAM DAKORT ME TY ,FAJIN E KA DUM DUMI ,UAAAAAA CFARE RIPJELLESI.PO AI QE VODHI LOPEN SKA FAJ.
Bravo Mero! Si prokuroret ashtu edhe gjykatesit duan te futet neni 55 agjitacion dhe propagande kunder “pushtetit” te fake drejtesise.
Ka gabime por SPAK nuk eshte ky qe pershkruan Mero. Me Berishen kane deshtuar kur kane goditur krimin e organizuar shw korrupsionin. Kjo eshte e verteta Te gjitha nuk.behen menjehere Sa per ate Olsi Dadon dhe lidhjen e tij me ate fundorinen e atij pordhalit Cna Mero ka te drejte
SPAK eshte shpresa per shpetimin e Shqiperise , Jo drejtesia berishiste . Merua coc ka ngecur likesht ...
Ky Dumani paska qene nje humbameno ekzemplar o miq. Deshtak i pashoq. Disa konstante ka ne artikulim dhe personalitet, ky loqja nga Dibra: 1. Eshte e veshtire hetosh, eshte e veshtire te hetosh, thote; 2. E ka tredhur Rama; 3. E ka tredhur Saliu; 4. Kam presion nga media, kam presion nga media, thote; 5. I jep informacion nga dosjet, Elvi Fundos dhe kellirave te tjera mediatike; dhe 6. Thellesisht i paafte dhe aprofesional, ne raport me konceptin amerikan te SPAK. Turp i madh.
Bravo >>> !
SPAKU eshte shprese dhe Jo "Drejtesia " berishiste ... Hiq dore nga censura !
Mender KAKU duhet thene tani....... Me keta Hale Prokurore dhe gjykates nuk ka drejtesi....... Jane te gjithe te tredhur nga Berisha....... Ju dhjefsha SKAKUN
Spaku eshte deshtim spektakular,Brenda tij jan futur shume berishist so Olsi Dado,Erion Bano,xhuxhmaxhuxhi vlonjat qe denoj Saimir Tahirin per shperdorim detyre per $1000 dollar etj. Spaku me berishistet e tij ka lincuar zyrtaret socialist per shperdorim detyre me akuza qesharake. Arrestuan Erion Velin pa asnje akuze,vetem per dyshimet e te paligjshmit prokuror Olsi Dado.
Vetem po te ngrihet nga varri AI qe ne e shajme,te gjithe keta zagare hajdute milioner,nuk dine ku te futen
Ne Spak jan futur horrat e Sali kriminelit si mut muti Olsi Dado etj.
SPAK pune mut, asgje nuk ka ndritur, asnje Pune nuk ka bitisur. Edhe ata jane si Fahri Balliu, kane bere pordhe, pa zhurme , fende, po qe qelben ere. Pagat i kane marre vetem per keto pordhe. A mos valle duhet te kthejne pagat qe kane marre ? Se nuk ka lezet te paguhen me miliona vetem per te bere pordhe. Pordha me e qelbur eshte ajo e Olsi Dados, se pordha e Altin Dumanit eshte prodhim groshe, groshe e Dibres.
Triumvirati rama, sali, spak, vazhdojne ta vidhisin pa kthim kete vend.Rama mbasi pushtoi ps-en, i duhesh, te krijonte dhe spakun, per te burgosur, kandidatin potencial, qe prej kohesh duhesh te ish ne postin e tij. Dhe ne vend qe spaku ta drejtonte tyten e drejtesise, kunder krimeve historike te saliut, ai ne nje mareveshje okulte me ramen dhe saliun godet dhe burgos, ata sqe bene histori te vendosjes se demokracise perendimore ne kete vend.
SPAKU eshte krijese e Anglo-amerikaneve dhe urrejtja per te tregon se shumica e shqiptareve Jane Po ata trushplaret e thertores enveriste . Hajdutet dhe plackaxhinjte e ditevs te sotme kishin gjetur Eldoradon me drejtesine e minuesit dhe zjarrevenesit Sali . E dhimbeshme ta thuash , Po KY vendi yne sikur banohet vetem nga te marret , te cilet , nga mengjezi ne darke bulerasin " Eureka " per marrezine .
Or kokl@qe 10.41"berishizmi",nuk eshte faji I shqiptareve qe saliu tall veglen me drejtesine per vrasjen dhe plagosjen e socialisteve ne 21 janar dhe shperthimin e gerdecit.Ti duhet te jesh budall or ti qe na thua se saliu na qenka fajtor vetem per ndertimin te partizani.
Exelent Mero Baze.
U rrotullua e u rrotullua ky Merhum torollak, dhe ate "Regjimin e Ulsiut" e arnoi ne "Republike te SPAK" / Atij SPAK qe elozhe i thuri sa ka plas - "fundi i Pandeshkueshmerise " dhe " per Drejtesi i fundit shans" / por mjaftoi qe te plasej Velia te qelia, dhe ndrroi opinionin dhe Mero mavria / se ate SPAK e do vetem kunder opozites ky Mjero i vegjelise, kur SPAK rras Hajdute te Rilindjes Mjeron e kapin krizat e sekelldise /
Deputet e PS te rinj e te vjeter per turpin e tyre asnje fjale dhe asnje pyetje se ca dreqin behet me non gradat qe Amerika dhe Britania dha ne kete vende. Cfare hetimesh jane bere? Cfare dreqin behen me gjykatsit dhe prokuroret te nxjerr jashte vettingut qe nuk justifikonin pasurine? Se per krimin shteteror te 21 Janarin u kuptua qe ky shtet e ka varrosur.
Analizat Mero Bazes tamam si ajo "gjuha kocka ska por kocka thyen". Padyshim qe ka kapacitet dhe dhunti . Po sa mire do ishte per te dhe per te gjithe qe e lexojme sikir tamam sic duhet te jete 1 intelektual , gazetar i pavarur te ishte gjithmon kritik dhe opozitar ne cdo rrethane me cdo pushtet. Dmth me shkrimet e tije te qenronte gjithmone krah interesit publik duke perdorur "gjuhen pa kocka" . Dhe .."gjuhen qe thyen kocka" tja linte Zeqines etj etj per koplimenta SPAK, qeverise, Rames etj etj.
MERO SHKRIMI TUAJ PER MUA SI QYTETAR ESHTE NJE AKT-AKUZE SHUM E DREJTE SHUME KONKRETE DHE ME PROVA.POR KUSH DO TA MARRE PER HETIM?.DUMANET NUK HETOJN VET-VETEN.FATKEQESI KUR GJYKATA NGATETROHET ME BASHKEVEORIM PROKURIRESH.DUHET NDARE VEPRIMET E KOPETENCAT E GJYKATES NGA HETIMI I PROKURORIS.PROKURITIA NUK JEP DREJTESI.ATE E JEP GJYKATA DFE VETEM GJYKATA..KJO FORME SHKATERRON DREJTESIN DHE E KORRUPTON KEQ ATE.