Një opozitë që nuk është gati të konkurojë

11 Tetor 2025, 19:46Editorial Mero Baze

Zgjedhjet e pjesëshme në gjashtë bashki, zënë afërsisht dyzet për qind të elektoratit të Shqipërisë. Për një opozitë që qysh ditën e parë pas zgjedhjeve të majit thotë se do qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, zgjedhjet e ofruara brenda vitit janë një shans për të provuar se opozita është gati për një betejë të re.

Ajo që bie në sy në të gjashtat bashkitë është se duket sikur kandidatët i ka caktuar Partia Socialiste dhe për PD.
Kandidatët janë kryesisht njerëz të thirrur për “kurban”, me qëllim që të mos dëmtohet imazhi i PD. Në Tiranë, Berisha emëron një të punësuar të djalit, në Berat një kandidat që më 2019 theu bojkotin dhe kandidoi për Bindjen Demokratike, e cila mezi u gëzua që gjeti dikë që kandidonte. Në Vlorë kanë gjetur një kandidat që është më afër me PS se sa me PD. Në Cërrik dhe në Tepelenë, vetë PD është njoftuar se kush ka kandiduar në emër të tyre.

Dhe nuk është puna se PD u kap e papërgatitur për këto zgjedhje. Për tre bashki e ka ditur qysh para 11 majit, pasi kandiduan për deputetë. Për Tiranën e ka ditur qysh në shkurt që është pa kryetar. Vetëm Vlora dhe Cërriku u shtuan rrugës.

Fakti që PD nuk arriti të kandidojë dot asnjë figurë të PD në këto gjashtë bashki, tregon se ajo nuk është gati më si parti të konkurojë. Më 11 maj, ajo parti ka përmbushur interesat e saj kryesore, që ka qenë rikthimi i kontrollit të familjes Berisha mbi partinë, duke rehatuar gjithë aktorët brenda saj, dhe tani është përgatitur për një gjumë të gjatë katërvjeçar, me shpresë se PS do rrëzohet vetë dhe ata do vijnë në pushtet.

Mungesa e kandidatëve të PD në këto zgjedhje, nuk është thjesht çështje e burimeve njerëzore, dhe as mungesë besimi e PD në zgjedhje, siç paraqitet rëndom.
Është e vërtetë që figurat politike të PD nuk duan të kandidojnë, por jo thjesht se do humbasin. PD ka konkuruar dhe më 1997, 1998 apo 2000, kur e dinte që do humbiste. Por nuk ka nguruar askush, pasi besonin se investonin një kapital politik që do t’u njihej më vonë.

Ajo që kanë kuptuar tani në PD, është se nuk ka më rëndësi fuqia jote politike apo investimi për të rritur profilin e partisë, por raporti me familjen Berisha. Për këtë arsye askush nuk del në betejë, jo se ka frikë që do të humbasë, por kanë frikë se nuk do t’u dinë për nder betejat që bëjnë.

Është ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, me gjithë figurat e votuara të PD, që i ka bërë të gjithë të kuptojnë se nuk ka rëndësi sa vota merr, nuk ka rëndësi nëse del i pari në primare, nuk ka rëndësi nëse ke sakrifikuar për PD.
Rëndësi ka si i ke punët me Berishët.

18 Komente

  1. L
    Luani

    Pd vari karin dhe kerma plak qe hiqet zvarre

    Përgjigjjuni
    1. B
      Because vasqarrit, coban me tradite

      Mero beu I jugut. Milioner. Pa ardh ps ne pushtet brighten rrugeve me kemish te grisur dhe nallane

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cfurku

      -------------------------------------------------------------------------- ------------------------------Një parti---------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------që është drejt mbytjes,----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- s'ka pse i trëmbet----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ujrave të cekëta.--------------------

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        "Një opozitë që nuk është gati të konkurojë"? Jo Mero. Titulli duhet te ishte: "NJE MBETJE POLITIKE QE PO QELBET". Pse? Sepse keshtu e krijuan ne vitin 1990. PD, qe e sajuan ate vit si "demokratike", ne fakt ishte mbetje. Demokratet e vertete nuk u perfqaesuan kurre ne kete parti.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pazarokracia vazhdon

          Opozita, ose me mire te themi pseudoopozita, pa ngrene leket qe mori nga shitja e zgjedhjeve te 11 majit, nuk hyn ne zgjedhje! Nje gje tjeter eshte e vertete gjithashtu: saline jugu e ka pranuar e sjelle ne pushtet, por jo PD, duke perjashtuar 1992 qe ishte vote e imponuar per NDRYSHIM sistemi!

          Përgjigjjuni
          1. f
            farsa zgjedhore me vule shteterore

            Nuk ka kurrfare konkurimi ketu se neper Regjime ato, konkurimet pra, nuk ekzistojne! Neper ato farsa zgjedhore nuk futet partia qe qeveris me partite ne opozite, por futen krejt Pushtetet te varur e gjoja te pa-varur tok grusht bashkuar kunder opozites duke pas pas edhe Mediat qe i lehin asaj si kone e synojne ta kafshojne neper kembe!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gita

              Me atë statutin e PD-së që thotë se kryetari i Partisë dorëhiqet nëse humbet zgjedhjet ç’u bë? Farsë, farsë Saliu desh të shpëtonte bythen e tij dhe bashkë me këtë edhe bythen e Gaz Bardhit me shokë që pësuan humbje turpëruede dhe tani e harruan statutin.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mesuesi

                ... Sepse nuk eshte opozite ! Ne cdo kohe e rrethane KY nocion , kjo etni ( opozita ) nuk mund te ekzistoje pa kete tiparet : pjesemarrja ne gare per t'u dhene njerezve dicka me te mire ne kembim te votes . Partia berishiste nuk eshte aty si alternative , por me nje mision tjeter , mision madheshtor!!! Berisha nuk ju ka faj , sepse , me nje solemnitet te rralle , jua ka perplasur se madheria e tij eshte MISIONAR ! Vetem shurdheria idiote nuk merr vesh nga kesi gjera , ndersa maskarenjte degjojne mire , Po edhe ata Jane misionare ! Keshtu eshte kjo mersele , Mero Labi ! Ne Tete vjecare mesueset qe te qortonin hartimet , ta Kane bere verejtjen : " Ke dale nga Tema " . Paragrafi I fundit , I bukur duhet thene , nuk ka shume lidhje me titullin .

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Next level

                  Janë majmunë, që dëshmojnë nivelin mizarabël politik, social, civil të një pjesë jo të vogël të Shqipërisë. Duhet të kishin shporrur një kancer si Sali Berisha dhe familja e tij horror. Duhet të kishin çuar në shinat e shtetformimit dhe shtetbërjes opozitën tribale, hajvAne dhe antishqiptare të Sali Berishës që prostituon me Serbin, grekun, sillogjet dhe çdo qen antishqiptar. Duhet të ofronin një platformë serioze politike dhe lidership serioz, larg sharlatanëve të Sali Berishës, që të udhëhiqnin gjeneratën e shek të 21 drejt së ardhmes. Por ju ka ngelur ora tek një pabuks fshatarak i revolucioneve katunare maoiste dhe haxhiqamiliste. PD ka përgjegjësi të mëdha historike, duke u dëshmuar partia më hajvAne, më shkatërrimtare dhe antishqiptare e të gjithë kohërave, ndaj nuk e meriton më të egzistojë. Është mirë t'a përdorim kohën jo për të reformuar një ndyrësi politike,.por për të shfarosur çdo mbeturinë të saj

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Democraticus

                    PPEH mundi bashkimet profesionale ne zgjedhjet e 11 majit...! PD e saliut nje kelyshe besnike e PS e rilindjes. SALI BERISHA NUK KA QENE OPOZITAR. THJESHTE NJE NJERI I PERDORSHEM DHE VETEPERDORSHEM ME SHUME. ME SE SHUMTI eshte pjese e pakicave kombetare antikombetare.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pal

                      Opozitë e shitur tek pushteti dhe korrupsioni jane oppzitat që dhe pas 7 humbjesh rrjesht nuk ndryshojnë dot drejtuesit e saj të cilët nuk largohé kurrë me dëshirë

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pal

                        Mero dhe stafi i tij nuk pranojnë ( nuk e di arsyen) që Edi Rama me ndihmën e Lul Bashës e ricikluan Berishën pas non grata që i dhanë amerikanët plus korrupsionî dhe favoret ekonomike. Opozita duket qartë që është nen komandën e Ramës përderisa votuan shkarkimin e Veliajt kur nuk duhej ( dhe Qorri i pamvarur)

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ymer Abazi

                          Edhe Jezusin a Muhametin te zbrese opozita si kandidate te saj e ti vere ne zgjedhje, prap per rracen e Merove ata jane per tu sulmuar e mallkuar. Sepse kjo Rrace servilesh pushteti Merobazerie do te vdese duke pare Ramen ne pushtet e hajdutet e tij te riciklueshem sa neper Bashki e sa Ministri e anasjelltas pavaresisht se jane bo aq bajat e aq te menderos koke e kembe neper afera korruptive.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ana

                            Opozite nuk eshte vetem PD-ja dhe satelitet e saj. Opozite eshte edhe Levizja Bashke dhe do konkurojne denjesisht.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zz

                              Është maloku budalla, hajdut, sharlatan dhe motërqir që i është varur Shqipërisë, PDsë dhe opozitës në qafë dhe nuk shporret pa i thyer kockat dhe pa i thirrur kërmat që ka pjellë

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vari Janullen!

                                Çfarë t'i bësh njerëzve që duan për lider një buçore që s'ka lënë kar pa thyer, xhaketë pa ndërruar, gjë pa vjedhur, pëllëmbë Shqipërie pa djegur dhe shitur?! Ne nuk duam trima, por buçe për lidera. E neverit gjithë bota, por jo zvarranikët, krimbat, shpellarët, vorjoqimarjotët dhe skllevërit që e vajtojnë

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  meshirojeni ushtarucin Mero

                                  Kush e njeh Mero Bazen ne publicistike e di se Mero ka dy tipare baze - 1- Armiku me i pare i tere opozitave ne mbi 30 vite (per Meron nuk ka patur kurre opozite qe nuk e ka mallkuar) 2 - Servili i tere Pushteteve ne mbi 30 vite (kurre ne jeten e tij Mero nuk ka qullos nje (1) Editorial te vetem ku ti kete bere ca opozite Pushtetit te rradhes...kurre)!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fundërrina që po jep shpirt

                                    Mendoj se kombi shqiptar ka arritur një fazë të jashtëzakonshme pjekurie. Po i jep kohë Pdsë të japë shpirt edhe pse jashtëqitja më e madhe e historisë politike shqiptare. Gjykimi i takon historisë, që i shpalli jashtëqitje për së gjalli, ndërsa neve na takon të jemi njerëzorë dhe qytetarë me gjithçka në krevatin e vdekjes që po jep shpirt, qoftë edhe fundërrina më e madhe.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje