Florian Binaj është kandidati më i pazakontë i gjithë garave elektorale në Shqipëri, pasi është një kandidat i përzgjedhur nga Sali Berisha për të qenë “i pavarur”. Kjo e bën atë një kandidat të emëruar si “i pavarur” nga çdo parti opozitare, por të varur nga Kryetari i Partisë Demokratike.
Ky status special i përshtatet zotit Binaj vetëm si aktor, por jo si politikan.
Si aktor, njeriu merr një rol dhe e luan deri në fund. Flori është aktor i mirë dhe besoj se u ka dhënë formë gjithë personazheve që ka luajtur. Në këtë aspekt, besoj që edhe këtë emërim nga Berisha si “i pavarur” ka shanse ta luajë mirë.
Por kujdes: kjo vlen vetëm për ekran. Nuk vlen as për fushatë dhe as për bazën e Partisë Demokratike.
Për këtë arsye, do të ishte mirë që ai të shmangte intervistat dhe deklaratat e tij për shtyp, sepse nuk është njësoj të bësh njerëzit për të qeshur si aktor dhe njerëzit për të qeshur si kandidat.
Kur je aktor dhe bën njerëzit për të qeshur, quhesh i suksesshëm. Kur je kandidat dhe bën njerëzit për të qeshur me deklaratat e tua, je i dështuar pa filluar. Dhe po shikoj se ai ka shkaktuar shumë të qeshura me deklaratat e tij mbrëmë në Top Channel.
Keqkuptimi i tij që ai është një kandidat që do bëjë takime pa pasur nga pas politikanët e opozitës duhet shpjeguar: nëse ky është dekor apo thelb i fushatës.
Nëse është thelbi i fushatës, do të thotë që ai është i distancuar nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare. Kjo është fyerje për elektoratin e tyre dhe rrezikon ta bëjë atë një dordolec në fushatë që nuk i shkon pas askush.
Nëse e ka brenda rolit që i është caktuar si “aktor elektoral”, domethënë janë dakordësuar të gjithë që ai ta bëjë vetëm fushatën, por nga pas të qëndrojë PD dhe partitë e tjera duke mbledhur votat për të, kjo është një mashtrim për publikun – por përsëri është shumë më mirë sesa të jetë e vërtetë që ai nuk ka punë me kryetarët e partive opozitare.
Të gjithë e dimë që PD në fund nuk do një faturë për humbjen dhe ndaj ka emëruar “një të pavarur” për të justifikuar humbjen. Por kjo nuk do të thotë se PD do që ky të humbasë sa më thellë. Ajo patjetër ka nevojë që ky të marrë vota, ndoshta më shumë se PD. Ndaj dhe duhet të bëjë kujdes mos t’i trembë demokratët ende pa nisur fushatën duke i trajtuar si lebrozë që nuk do t’u afrohet. se nuk janëaq budallenjë sa mendon dhe nuk janë aq të "dashur" sa janë kur shikonin portokallinë dhe duartrokisnin.
Së fundmi, duhet të bëjë kujdes kur flet, sepse deri më sot gënjeshtrat i konsideron batuta në skenë, por në politikë gënjeshtrat janë moralisht të dënueshme dhe në fushatë janë bomba me sahat.
Lehtësia me të cilën ai gënjeu disa herë në intervistën e parë për gjëra krejt pa rëndësi është shenjë e keqe. Fjala vjen, fotot dhe videot me Erion Veliajn nuk kanë shumë rëndësi nëse janë bërë më 2015, 2018 apo 2020. E rëndësishme është që ai ka qenë pjesë e roleve që Veliaj i ka caktuar për PR-in e tij. Nxitimi për të gënjyer që ai s’ka qenë në dijeni, apo që janë bërë kur ka qenë ministër, tregon që ai ka siklet nga jeta e tij e mëparshme dhe përpiqet ta mbulojë me gënjeshtra.
Nuk është krim ajo që ka bërë. Politikanët kanë bërë gjëra shumë më të rënda. Por ato tejkalohen kur je i sinqertë. Si gënjeshtar, ai ka shumë konkurrentë të fortë në politikë dhe nuk i mund dot. Kryegënjeshtarin e ka pronar partie, që është gati të gënjejë edhe për atë që ka thënë dje, jo më në 2018.
Prandaj nëse është i pasigurt për gjërat që thotë, është mirë të shmangë sa më shumë daljet televizive, derisa të mësojë mirë rolin si “kandidat i pavarur” që i kanë caktuar.
Përndryshe, me këtë vrull që ka nisur të bëjë për të qeshur elektoratin, kam frikë se nëse zgjedhjet shtyhen për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do ta shkarkojnë nga roli që i kanë dhënë, dhe do të përcillet duke qeshur nga kjo histori.
Pas kësaj, nuk di nëse do bëjë dot më për të qeshur njerëzit me rolin e policit, pasi kjo fushatë mund të provojë që qenka si ai polic në rol edhe në jetë .
Mero! Je i papare,ja "shumove" votat krapit te kopilit serb.
Vetem Veliaj ben komente pozitive per Merushin.
Mero Baze eshte nga analistet me te sakte qe ka shqiperia o patatine
Ymer hidhini për të ngrënë atij Namik Lapërdhjerit..
Mbyllje perfekte..!!
Ky debili i Berishes, me ngjan me debilin e Rames, qe ka dhe zotesine e hajdurit.
A mund të mbulohet fytyra e Sali Berishës me Bythë-Fytyrën e Flor Binajt ? Është Tallje bythe me elektoratin e djathtë, aq sa mund të mbulohet muti (Sali) me shurrën (Flor Binaj).
Mos harro Mero qe a do kete ne fushate edhe mbeshtetjen e humoristit me bajat te shqiperise Julian Dedes,qe vetem humor nuk di te bej. Floriani ka shanc se do e votojne te gjithe spektatoret qe humorin sia kuptojne e qeshin kot.
...me forta do te jete vendimi i GJKKO qe do ta gjykoje ne gjendje te lire lali Erin dhe ai do te vazhdoj normalisht punen ne bashki, pastaj dhe kushtetuesja nuk e shkarkon, se eshte antikushtetues shkarkimi.????????????
Ky idiot nuk ka lidhje fare me politiken. Si fillime ky duhet te sqarohet per Babale- Koka 4 ku shtetasi Italian deklaron : nuk e njoh Véliaj dhe nuk e kam takuar ............ka instaluar nje Babale- Koka 4 ku per te njejten inskenimin Babale 1 beri burge. Djale i peshtire bile nuk duhet nese ka kryere studimet e larta apo jo.
Ky idiot nuk ka lidhje fare me politiken. Si fillime ky duhet te sqarohet per Babale- Koka 4 ku shtetasi Italian deklaron : nuk e njoh Véliaj dhe nuk e kam takuar ............ka instaluar nje Babale- Koka 4 ku per te njejten inskenimin Babale 1 beri burge. Djale i peshtire bile nuk duhet nese ka kryere studimet e larta apo jo.
Meqenese "e majta" ka kaq vite qe drejton vendin me nje "piktor", perse mos ta provoje "e djathta" me nje "aktor"?
Mirë e ke ti “joel shkodra”, por ky aktori juaj, është i dalë boje. Mirë kishit çunin e Zefit, por u bë si çuni i Fariut që nuk ngjit, mbasi mastiçi i tijë është i lyer me mutin e Sali Berishes, dhe kështu që qelbet.
Shume dakort Joel po aktor ama e jo karagjos karabush
O xholi kete “piktorin” tone e vlereson gjithe bota me shume se “doktorin”
Duhet te vini re se i kam vene ne thonjeza emrat e padeshiruar.
Jo joooo,ta them un ty, flori asht ar qy shkëlqe i liri demokracis, i partis demokratike.Ay shkelqe fort kundra edvin rams edhe djells ,s korrupsjonit zi, inqeneratorit zi,drogs zez,sorrosit zi.Rrespekte per humorin e florit ke zoja grida ke topi.rama ik ik ik.
Kaq poshtë është fundosur PD e Sali non gratës sa vë kandidaturë një karagjoz,është e turpshme.
Mero ,saliu I sherben interesave te kryeministrit.Nese saliu deshironte beteje opozitare te vërtetë dhe jo lojera estrade per zgjedhje ,duhet ta linte pa kuorum kryeministrin me votimin ne keshillin bashkiak .Pa votat e opozites ,shumica me "mungesat" qe kishte nuk bente dot kuorum per nisje votimi.Ky skenar hapte goxha debat politik .
Deri tash kemi qeshur me personazhet qe Floriri loste apo imitonte po tashi mbas ca ditesh do qeshim do te qeshim me Floririn se ja beri surratiin tere e mut Saliu dhe kam shume frike qe ne fund do ti kerkoje edhe leket e harxhuara se qe fitoje Floriri eshte shume e veshtire . Sot pashe nje spo nje tjetet lapangjoz nga ata te portokallise qe ju thoshte njerzve qe te votojne kette gomarin se paska gruan shume tte bukur .
Me i mire se hajduti me cizme Veliaj do te jete. Me i mire se kjo femra e harremit te sulltanit Rama do jete. Fakti qe gazetat e majta dhe sidomos Meroja ka filluar ta luftoj ashper, tregon qe eshte dikush dhe mund te arrij dicka. Edhe Berisha eshte dhelper, e dinte qe me cdo kend nga partia e tij nuk frymezonte zgjedhes. Merr kete rrisk te madhe te pranoj Florin, qe nese fiton, mund ti dale nga radhet. Por e ben i detyruar se shancet qe ka Flori nuk do i kish askush ne PD apo ne te djathte. Per tu pershendetur iniciativa e "polic" Florit sidomos ne keto kushte ku Rama e ka menderosur pushtetin.
Mo ja fut kot. Nuk po e sulmon njeri ashper. Ky karabushi e filloi me genjeshtra qe ne intervisten e pare. Sa per Velian nuk eshte bere gjyqi akoma
Po lereni o lereni gjene e re te rritet e te lulezoje se do lulezoni edhe ju, lereni ujin te rrjedhe se do laheni edhe ju. Ju e vrisni ndryshimin qe ne embrion. Hapni syre e mendjen, lirohuni pak se bota nuk vertitet vetem me rama e veliaj. Lereni ndryshimin te vije se do jete mire edhe per ju e pasardhesit tuaj. I jeni turr ktij florit si qente e gjahut i jeni turr. A pika qe sju bie, skeni as moral as nder as mend.Sbehet hajer me kte rrace jevgu jooooo.
Ky eshte ndryshimi? Nje genjeshtar karagjoz? Po he pra na bej pak moral o rrace ariane
Or kokpordhe 22.47 ,per cilen gjë te re e ke fjalen ,per florin e" pavarur"?? Te gjithe shqiptaret e dine se askush nuk pipetin dot nga e djathta pa urdherin e saliut dhe aq me pak figurat te "pavarura".Ata jane ushtaret e saliut,prandaj mos u tallni më me veten tuaja ,se ne te tjerët jashte te shqupit e kemi kuptuar kete gjë.
Perla 2025 dhe cfare do tjeter te shkruash me kete nuk do krahasohet. I papare❤️
Flori eshte nje karagjoz qe nuk nje cope mishi me dy sy Berisha beri shume gabim qe vuri kete Florin qe nuk dine ka lidhet gomari turp per opoziten qe zgjodhen kete qe nuk ka idene e politikes.
Sido qe te behet PD-ja dhe berisha nuk humbasim por maksimumi vetem fitojne. Nese ky polici portokallise nuk fiton, birisha do theote si gjithmone se zgjedhjet u vodhen, kjo dihet. Nese fiton do te thote se fitoj PD-ja dhe jo i pavaruri. Sidoqofte do shohim gallate. Une preferoj Arlindin e Levizjes Bashke!
ky Binaj si aktor nuk ben te qeshi askend ,si kandidat qeshin te gjithe.
Kesaj i thone per te qeshur e per te qare....
O Mero...nese nuk eshte hajdut dhe i zi si paraardhesit, eshte i shkelqyer. Po me qafsh po Lulushi ku mesoi, po Eri ku mesoi? Aman se na hapet barkun. Ky djali ka mbaruar architecture dhe eshte njeri mbi te gjithe. E ti e mendon kete...por fitimi ju ka errur syte e po e shkaterroni ate vend pak e nga pak.
Ne lidhje me kryegenjeshtarin, mendoj qe Rama e meritkn vendin e pare pasi ska akoma uje ne rrubineta dhe ka qe ne 2013 qe e premton cdo mandat pa ju dredhur qerpiku! Po ne lidhje me kryegenjeshtarin, vendin e dyte e meriton lali eri. Hajdut me cizme. Vjedhes i 100% te fondeve te bashkise dhe qe para se te kandidonte tha qe do ndalonte ndertimet ne tirane pastah te tere e kemi te qarte si eshte tirana aot! Ne llidhje me fotot me lali erin mendoj qe ka dhe me keq se aq! Ke ramen qe zhduku fotot me aleks soros se u tremb nga tramp. Ke videot ku Edi Rama del me ilir meten te shtate xhuxhat duke i dhene rosakeve elektrike ne shatrivan pikerisht aty ku me pas u ndertua kulla e cet kastratit!! Ke deklaratat e Rames kundra ilir metes per 21 janarin, per popullin e tradhetuar e per vjedhjet e ilir metes. Pastaj e futi ilir meten ne qeveri per te qeverisur e vjedhur bashke deri sa erdhen aty ku erdhem ikir meta ne burg por edhe rama meriton burgun! Me pak fjale mor Mero Bajga Flori mund te genjeje ok te tere politikanet genjejne. Por cdo genjeshter eshte shume me e pademshme sesa vjedhja, vjedhja e lekeve te shqiptareve! Na vodhi Lali, na vjedh Rama na vjedh Balluku! E pse mos ja japim voten Florit? Te pakten nuk ka vjedhur njeri!!! Apo te mbajme hajdutet qe na qeverisin prap???!!!
Po mire , o Mero , ( Po te drejtohem ne ate menyren intime e konfidenciale qe vetem ne lebrit dime t'i krijojme edhe ne situata e me Njerez te panjohur ) kaq naiv e te pandieshem I kujton Njerezit ti dhe koleget e tu ? Po pse nuk e shikojne Murren ata qe ia be " Muuuuu " ., Berisha dhe Rama ( sikurse me Nanon dhe Meten ) Jane dy bashkekryetare te se njejtes parti , te ndare ne dy pjese ( Me synime strategjike afat gjata ,sic ua Kane Lene amanet ) p., pozite - opozite . Dhe ata Po e vervisin vallen aq mire , sa dhe e gjithe Evropa Po mrekullohet . Vetem ata , anglo-amerikanet , mbeten si ne kohen e babes . Xhandare popujsh hesapi ....
Me mie qe te na beje per te qeshur.Morem shejtan vizatimorin nga Tunelet e Senes dhe thonjpaprere dhe na beri per te qare.Dhe seemingly pare gje akoma Sa thelle futon thonjtee e tij
Merda Gelboqja je njeriu me I peshtire ne planet o qelbesire o fundrrine
Shume koment i thelle edhe plot me argumenta. Qenke gjeni edhe lum shtepia qe te ka
Deri tani binaj ka bere njerez per te qeshur, tani do ti beje per te qare. Tirana do mend nuk do trup.