Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve duket se kanë përdorur praktika antiligjore për të kufizuar të drejtat e të burgosurve nga radhët e politikanëve që janë në ndjekje për korrupsion, duke përdorur “regjime speciale” linçimi ndaj tyre dhe kufizime që prekin të drejtën themelore për t’u njohur me akuzën dhe përgatitjen për mbrojtje.
Kufizimet e shkaktuara nga ajo që njihet si “rregjimi i Ulsiut në burgje” kanë përfshirë moslejimin e përdorimit të kompjuterit apo laptopit në qeli, sekuestrimin e mjeteve të punës që lejojnë leximin digjital të materialeve, si dhe linçim poshtërues në rastet e sëmundjeve apo ndërhyrjeve kirurgjikale.
Dyshimet lindën pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, pranoi në raportimin vjetor në Kuvend se SPAK nuk ka ndaluar apo urdhëruar ndalimin e përdorimit të kompjuterit offline në burg nga të burgosurit që e kanë të nevojshëm përdorimin e tij, sidomos për t’u njohur me akuzat ndaj tyre.
Rasti i ish-ministrit Ilir Beqja, të cilit i kanë dhënë akuzën në USB por nuk i lejojnë kompjuterin që ta lexojë atë, është një cinizëm i pastër ndaj të drejtës themelore të një të akuzuari për t’u njohur me akuzën ndaj tij. Drejtoria e Burgjeve, nën standardet e vendosura nga ish-ministri Ulsi Manja, e konsideronte këtë një krim të rëndë të ndëshkueshëm dhe nuk lejonte kompjuterin offline në burg, duke u justifikuar se nuk e lejonte Prokuroria.
Eskortat, telefonat celularë me internet, lidhjet me Skype nga plehra brenda burgut për kriminelët lejoheshin, por kompjuteri për të shkruar e për të lexuar akuzën nuk lejohej — me sa duket, meqë kriminelët nuk dinë ta përdorin dhe është i panevojshëm.
Por deklarata e Altin Dumanit ngre një pikëpyetje të re rreth abuzimeve me ligjin nga Ministria e Drejtësisë, lidhur me kushtet e të burgosurve dhe spekulimin e Ulsi Manjës, duke përdorur SPAK si mbulesë për të gjitha kufizimet thelbësore që u ka bërë në mënyrë selektive të burgosurve, kryesisht atyre ku ai mendonte se bënte shërbime politike.
Fakti që Altin Dumani thotë se SPAK nuk ka ndaluar përdorimin e kompjuterit offline, madje është dakord që të kenë edhe akses të kontrolluar në internet, tregon se ky është një standard i paligjshëm, korruptiv, i vendosur nga ish-ministri i Drejtësisë, i cili u jepte akses kriminelëve dhe eskortave në burgje, ndërsa linçonte ish-kolegët e tij me shpresë se kjo do t’i njihej si shërbim politik.
Të jesh i burgosur dhe të mos kesh mundësi të lexosh akuzën tënde në burg, sepse nuk të lejon Ulsiu të kesh kompjuter, do të thotë se je vënë përpara detyrimit: ose duhet të paguash tek administrata e burgut, ose duhet të bësh pazar politik me ministrin që të krijosh kushtet minimale për të lexuar akuzën.
Ky rast, ku Dumani ka nxjerrë zbuluar ish-ministrin e Drejtësisë, ngre pikëpyetje të mëdha edhe për abuzimet e tjera në burgje ndaj personazheve politike nga Ministria e Drejtësisë.
Kontrollet brutale, për të cilat ankohet Ilir Meta, shoqërimi me polici speciale në sallën e operacionit të Erion Veliajt, regjimi linçues ndaj tij në burg, madje edhe intrigat për ta futur në konflikt me të burgosurit e tjerë “duke i detyruar të zbatojnë rregullat”, tregojnë se sistemi ynë i burgjeve ka qenë një mekanizëm antiligjor në dorë të një ministri që e ka përdorur atë për t’u “lëpirë lart e poshtë”, për shërbime politike dhe natyrisht, për pjesën tjetër, për të bërë edhe biznes me të drejtat e mohuara të të ndaluarve në burg.
Ndaj do të ishte normale që të ngrihet një komision hetimor parlamentar për të verifikuar cilat janë të drejtat e ligjshme të të burgosurve që janë mohuar në mënyrë abuzive nga Ministria e Drejtësisë në rastin e figurave politike të ndaluara, pasi kjo çështje ngre shumë pikëpyetje mbi keqpërdorimin e drejtësisë për arsye politike.
Kështu mund ta kuptojmë edhe më mirë nëse “rregjimi i Ulsiut” në burgje është personal për arsye korruptive apo shërbim politik.
Fakti që Altin Dumani e nxorri zbuluar në raportimin në Kuvend, për një çështje banale siç është përdorimi i kompjuterit offline në qeli, tregon se pas këtyre praktikave të paligjshme fshihet një problematikë shumë më e madhe, kriminale dhe politike, e cila duhet të hetohet.
Janë lojra të Dumanit me Ulsinë oMero. Janë “këngëtarë të mirë të grupit na bashkoi kënga Dibrane” nën regjinë e Gazidedes sipas shkollës SALBERISHIANE. Njëri hidh e tjetri prit. Të dy janë të,poshtër. Janë të liq në shpirt.
UluQiu
Ulu Qiu i ka bere te gjitha keto me aprovimin e shefit te tij Edi Rama. Kritikat e Rames ndaj sistemit te kalbur te drejtesise jane vetem hipokrizi.
Ulsiu ishte i zgjedhuri i kryeministrit. - - - - - - - - Ulsiu nuk do guxonte te bente keto pune pa perkrahje. - - - - - - - - - Kjo pune vjen ere shume e keqe. - - - - - - - Vdiq DREJTESIA. - - - - - - - - Vdiq shpresa. - - - - - - - - E moren ne qafe Shqiperine.
Nuk eshte interpretimi I drejte. Leje e perdorimin nuk mund ta jape as prokurori, as ministri. Nese te pandehurit Kane te drejten e tyre per tu njohur me akuzat dhe dokumenta, NUK ka pse tu jepen me USB, NUK mund ti detyrosh te bejne kompiuter. Eshte prokuroria dhe gjukata pergjegjese qe I pandehurit te njihet me dosjen. Dhe dosja nuk eshte USB, por letra TE shtypura, dokumenta e fakte ku bazohet dhe argumentohet akuza. Ndaj Dumani, duhet te pergjigjet pse te pandehurve nuk u jepet dosja. I kushton? Eshte I detyruar ta beje, pavarsisht kostos. Osé ti liroje nga burgu. ASNJE I burgosur nuk duhet te paguaje qe ti jepet dosja ne letter, qofte edhe fotokopje. Kjo eshte presionit ndaj te pandehurve per te paguar. Dhe justifikohet me ministrine e Drejtesise. KY eshte vetem mashtrim dhe perpjekje per ti shpetuar pergjegjesise.
Po mbirja e flokeve apo qirja me prostituta neper burger, pergjegjesi e kujt eshte?
z.Baze,të lumtë!
Baze, koqe kandari. Mbron vrasesit dhe hajdutet ne burgje. Per hir te mikut te tij Veliaj.
Saktë ,ja ka futur pordhës kot .Baze ka qenë i besueshëm ,por me këto që po shkruan kohët e fundit duket se po përkrah miqtë e tij.
Shume e sakte
Te hetohet..!!
Ja e nxori zbuluar e cullak sic thote kriminel saliu,cfare do te ndodhe?asgje,vetem pak zhurme ose nje shashke dhe do vazhdohet me skandale te tjera sic ka ndodhur ne keto 30 vjet ku te gjitha palet akuzojne njeri tjetrin per vjedhje dhe ne fund mbyllen sikur nuk ka ndodhur asgje.... Keta maskarenj i numrojne krimet njeri tjetrit e ky pis milet hesht dhe zihen me njeri tjetrin per te mbrojtur hajdutin e vete
" O Balo , te hengert tenja , se e ke te ligen Brenda " , e citoi nje here Gramoz Salaria kete esence te mencurise labe . Besoj se biem dakort , Mero . " Per gjithcka Njeriu eshte fajtor vete " , shkruan diku edhe Franc Kafka . Keshtu qe edhe ne shqipot duhet t'i vem gishtin kokes , se ndryshe keq e me keq do behemi .
Eshte shume e turpshme qe te kemi kete loje topash SPAK- Ulsiu-Burgjet. Gjerat duhet te jene te thjeshta: 1) Duhet te njihet i akuzuari me akuzat? Po! 2) Si do behet kjo njohje? Ska rendesi menyra, eshte detyre e instituciove qe ta realizojne kete. Komentuesi Kasem e ka sqaruar dhe jam dakort. Nese ka mungesa proceduriale akoma me turp per keto institucione, te paafta, qe fryhen me taksat e publikut. Nese ministria e drejtesise ka abuzuar, atehere ky Ul-ziu (si i thote Mero), e trajton kete institucion si pronen e tij private andej nga cili fshat eshte.
----------------------------------------------------------------------------------------Njeriu I lig,------------------‐--------------------------------------------------------------‐---------------------------------------------------------është si thesi me qymyr,--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- nga jashte i zi---------------------------------------------------------------------------------------------------‐---------------------------------brënda akoma më i zi.----------------------------------------------------------------------------------------- ‐‐-------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------Sami Frashëri--------------------
Te lumte Z,Mero, Duhet krijuar sa me shpejt kontroll nga Kuvendi,
Rama është përgjegjsi kryesor si ta ketë bërë SPAK pa mbështetje në ligj si Ulsiu apo ministria e drejtësisë. Shteti drejtohet me ligje dhe rregulla të qarta për të gjithë ! Rama nje vetem deshirat e veta ashtu si dhe betisha
Mero ja ke futur kote kete radhe,po kot fare ama.Dikur ka pas qarkulluar nje ese lidhur me policin dhe gomarin ,dhe kur u pyet nje polic nga shefi i tij se kush eshte ndryshimi midis gomarit dhe policit ,ky i fundit nga frika se mos i benin gje tha asnje dryshim nuk ka.Edhe Ulsiu me Dumanin nuk ka asnje ndryshim.
Më shkin gazit o admin boton 10 herë rrjesht komentet e kompjuterit per piramidat dhe nuk boton postime të zakonshme pa fyerje e sharje… koqe kanari
U gri Mero per Veliaj hajdutin. Permend Beqajn, Meten, vetem qe te dal te Lal hajduti. Merret me nje detaj minimal si kompjuteri ne burg qe normalisht nuk duhet lejuar. Po tju lem dhe grate, Moniken dhe Ajolen, te flen me burrat, te qendraj Lal hajduti edhe kr.bashkie dhe te marr rrogan, dhe te na rroj Mero dhe pallatet dhe lejat nga Veliaj hajduti. Thoj bravo Spaku dhe ky dibroni qe kan kellqe te disiplinojne dhe te fuqishem hajdut si Veliaj dhe Meta dhe Beqaj. Mos i mbroni hajdutet. Jane gjobitur, arrestuar, paraburgosur, dhe burgosur, fshataret per nje kotec te ndertuar, nje cati, etc. dhe Meroja se ka rruajtur fare. Edhe per Beqajn dhe Meten nuk e krasiti. Sa e hengri Veliaj qe i ka dhene leje ndertimi, u gri duke shkrujt vetem per te.
S'besoj të jesh Jugu, shko duke u ngjitur se gjen veten
Si Altini dhe Ulsiu janë në shërbim të Ramës!
Ja fut pordhes Mero Baze porsi Zeqo ne maje te Thanes, po i thote ''Regjimi Ulsiut" ketij Sulltanatit te Rames / se nuk ja mba mollaqja ashtu sic nuk ja ka mbajtur kurre, te dale nga shallvaret e Pushtetit e te behet nje here burre /
e vertete...Ulsiu po e ndihmon Veliaj me arbitraritetin shteteror ku keto nderhyrje me shume mundesi do te konsiderohen te paligjshme nga Gjykata e Strasburgut, dhe kritikat i merr sistemi ligjor ne Shqiperi.
Ne te GJITHA burgje e botes lejohen grate te bejne vizite burrave te Tyre ligjore, madje u sigurohet edhe home per mardheniet fiktive. Nese prostitutat shkon ne burg per takim me nje dokument ligjor qe vertetojne se Jane burre e grua, eshte shkelje e aryre qe leshoj e dokumenta falls. Pergjegjesia nuk eshte e ministri per te vertetua keto dokumenta, por e punonjesit te burgu. Edhe shoqerimit me ekskorte I Erionit behet vetem me urdher te prokurori perkates. Drejtoi I burgu vetem zbaton urdheri.
O shoku prostitutat nuk kane lidhje me keta,por me leket e tyre,ndersa prostitut salianji ka lidhje me gjyshe griden e saliut dhe do te behet i bukur,dhe ka mundesi te kete zmadhuar penisin per te kenaqur gjyshe griden,dhe per keto u be shume zhurme dhe sidomos evi kokalari priste pergjigje nga fshatari me mjeker ulsiu
Hahaha vazhdon mero me " gjith fajin e ka ulsiu'," regjimi i ulsiut", sja mban te thote emrin e ATIJ
Mero mos na hap barkun duke ilustruar hallin e lalit me trajtimin që ju bë e i bëhet ilir metës! Se ty jo që stë eshte rrujt noiher per ilir meten por ke qene nga me te lumturit kur e moren zvarre!!! Tani qe te duhen aleate per lalin, ke filluar flet per ilir beqen, per ilir meten si viktima te sistemit! Shko ere pirdhu
Mos ha shume mut ti zotni!
Merr ilir meten, ilir beqen edhe alqi bllakon edhe ca ka lsiste sorrosists hajdutusta dhe bashke me lalin qihuni ne sum
Mero me kete ''Rregjimi Ulsiut" na sjell serish ne mendje barcaletat e shkodraneve dikur me Pal Vate qe thoshte "Une e Enveri nuk dijme gja...do ta kete ba Mehmeti me krye te vet"!
Mero t ka zon halli modh me lalin. Shko antarsohu te partia lirise se po t presin bashk me lalin
Zoti Mero jane pjese e grupit çiftelija.Keta fjalen demokraci nuk e kuptojne se nuk eshte shkruajtur ne kanun.
Ti Mero je i mençur, ama ja fut nganjehere si kau peles. Une e di se i burgosurit eshte baraz me privim lirie, ndersa ju doni qe te burosurve tu jepen dhoma pa qira, ushqim falas e televizor, drita e uje falas, tu jepni kompjutera e telefonat me internet, tu çoni veç grave dhe kurva qe rrine nga nje jave brenda si ishte rasti Salinjanit qe ndenji Grida nje jave me dhome qirje ne dispozicion etj. Te lutem, ma rregullo dhe mua te me çojne ne burg se jeta kjo eshte, nje dite mbaron dhe dheu do me tres. Ju na detyroni tani qe te lutemi per tu futur ne burg, prandaj ka dhe shume krime sidomos, se ta kalosh jeten ne burg falas dhe ne kurris te taksave te fukarenjeve, ç'te duhet me te punosh?! KJo eshte demokracia e vertete, brenda ne burg se jashte jeta eshte bere sketerre. Rrofte Liria e Saliut dhe demokracia e Ulusiut !
O fjala, mero ska asi hall! Ka vetem hallin qe i futen sponsorin lali erin ne burg! Kete hall ka se e mushte lali ne lek
Mero...nuk e di po dicka nuk shkon Mes teje e Ulsiut..me siguri ceshtjen interesash ekonomine se politike nuk besoj..ndersa Dumani eshte kryetari i grupit te saliut ne drejtesi..tere kontraditat e tyre ne gazeta e TV eshte art i fallsitetit..thjesht shikoni ,te akuzuarit,e heshtjen e thelle per tragjedite kolektive 96,97,98,2008,2011,e plote krime te tjera ekonomike,zhvatje e shkaterrim i pasurise publike,vrasjet,shkelje te embargove nderkombetare,deri edhe tek dhuna e djegja e shtepise vet(PD) shqupi ,etj,etj,qe edhe nje qytetar i thjesht mund ti ngrene akuzat,,e ti provoje para gjykates me perqindje te larte 100%,Dumani si drejtues i spakut mud te dekorohe si prokurori me i mire i plepave... e militanti me i mire i salizmit ideollogjise se dhunes,urrejtjes,shpifjes,percarjes