Në arrestimin e Ilir Metës, nuk është gjëja më e rëndë, mënyra e arrestimit

21 Tetor 2025, 19:34Editorial Mero Baze

Altin Dumani shprehu keqardhjen gjatë raportimit në Kuvend për mënyrën se si u arrestua Ilir Meta një vit më parë, duke ia lënë përgjegjësinë Policisë së Shtetit që kreu ekzekutimin.
E vërteta është se mënyra se si u arrestua bëri shumë zhurmë dhe ishte një skenë e shëmtuar, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja emocionale e Ilir Metës kishte muaj që ishte rënduar nga lajmet për arrestimin e mundshëm dhe paranojat për “tradhëtarët” në oborr të partisë dhe të shtëpisë.

Nga ana e vet, politika nuk arriti të gjente dikë më profesionist që ta realizonte atë arrestim me dinjitet, dhe ende është e paqartë se kush e tepëroi më shumë në momentin e ndalimit – Ilir Meta apo polici.
Për këtë duhej domosdoshmërisht një hetim serioz që mund ta kërkonte vetë Altin Dumani, ose të paktën Prokuroria e Tiranës.

Por unë mendoj se në historinë e arrestimit të Ilir Metës, mënyra e arrestimit nuk është gjëja më e rëndë.
Ajo është vetëm një episod i shëmtuar.
Gjëja më e rëndë është vetë urdhri për arrestimin e Ilir Metës – ish-President i Republikës, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Nxitimi për ta arrestuar një vit përpara se të ngrihej akuza, dikë që në historinë e Shqipërisë ka mbajtur tre detyrat më të larta të shtetit si askush tjetër, mund të justifikohej vetëm nëse ai do të ishte kapur në flagrancë për tradhti kombëtare apo për ndonjë vrasje në kryerje e sipër.
Sado ta duam apo mos ta duam Ilir Metën si person, kemi detyrim shtetëror të ruajmë dinjitetin njerëzor të atyre që kanë qenë në krye të shtetit.
Skena e sotme në Paris me ish-presidentin Sarkozy tregon se si një vend mund të nderojë njëkohësisht drejtësinë dhe udhëheqësit e tij.

Hetimi i stërzgjatur dhe përfundimi i dosjes, siç po duket, me akuza për abuzimet e bashkëshortes së tij me një kartë krediti të një kushëriri nga SHBA, për biznesin e të cilit ata paskan lobuar në Tiranë, është një masakër juridike.
Nuk jam kundër që të hetohet dhe të gjykohet për këtë vepër penale, por për këtë nuk mund të arrestohej kurrë një vit më parë, pa asnjë rrezik për drejtësinë dhe pa funksion publik.

Ilir Meta është sot një qytetar i lirë, pa asnjë funksion shtetëror, përveç titullit formal të një partie që nuk ekziston realisht. Ai nuk përbënte asnjë rrezik për hetim apo gjykim në liri.

Unë nuk hyj tek ata që e konsiderojnë Ilir Metën si njeri të pastër nga korrupsioni.
Si gazetar kam ngritur shumë dyshime për të, dhe disa prej shkrimeve të mia mund të jenë edhe pjesë e dosjes së hetimit.
Por dosja e tij e dërguar në gjykatë është, përtej çdo gjëje tjetër, një dëshmi e paaftësisë profesionale të prokurorëve të SPAK, të cilët – edhe në rastin e Ilir Metës – nuk janë në gjendje të kërkojnë e të gjejnë afera serioze korrupsioni, dhe përfundojnë në çështje që lidhen me pazaret e gruas së tij për një kartë krediti në SHBA.

Kjo është një ngjarje shumë më e rëndë dhe më diskretituese për drejtësinë shqiptare se sa budallallëku i një polici në autostradë, apo vetpërmbajtja e munguar e Ilir Metës kur është përballur me urdhrin e ndalimit të lëshuar nga GJKKO dhe SPAK.

Prandaj, nëse dikush duhet të shprehë keqardhje për ndalimin e Ilir Metës, duhet të shprehë keqardhje për arrestimin e tij të panevojshëm, të pamotivuar dhe të pabazuar juridikisht.
Por mbi të gjitha, për frikën e gjykatave tona – nga shkalla e parë e GJKKO deri në Gjykatën e Lartë – që përsërisin si robotë vendimin për ta mbajtur në burg, sikur Ilir Meta të ketë në dorë të grisë deklaratat e bankave amerikane për të fshehur ndonjë krim.

Krahasuar me “korektësinë” që të njëjtat gjykata kanë treguar me Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, të cilët i lanë të lirë pasi dosja u mbyll, edhe pse ajo është formalisht më e rëndë se ajo e Metës, tregon se drejtësia e re ka humbur çdo standard, çdo prioritet dhe mbi të gjitha, dinjitetin e saj.
Në vend të betejës kundër pandëshkueshmërisë, ajo është kthyer në një fushatë politike.

Ndaj, nëse sot dikush duhet t’i kërkojë ndjesë Ilir Metës, janë ata që kanë lëshuar jashtë çdo standardi urdhrin e arrestit dhe ata që e mbajnë ende në burg – jo ai polici në autostradë që kishte vetëm dy mundësi: ose ta linte Ilir Metën të arratisej dhe të mbetej pa punë, ose ta arrestonte dhe të duronte sharjet e tij nga nëna.
Turpi është i rëndë, por jo më i rëndë se turpi që Ilir Meta ndodhet sot në burg, ende pa u dënuar.

 

63 Komente

  1. E
    E vertet

    Edhe ajo pak shprese qe kisha u shua gjate "llogarise" qe jepte Dumani perpara deputeteve. Ishte gjeja me e shemtuar qe kisha pare, deputet te PS e cila eshte parti me 84 por edhe me 94 mandante po te deshiroj ne kuvend benin pyetje te turpshme ndersa idiotet e dobishem te PDs qanin hallin e Saliut. Megallonia e Dumanit ishte evidente por edhe niveli i ulet i intelektit ne bisede. Nuk eshte pune kontrroli, keta thjesht jane thellesisht te pa afte, medioker dhe mbi te gjitha frikacaker te ligj qe vetem mendojne per interesat e ngushta personale.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

      I nderuar, t'i ke te drejtë, por shoh komentuesit më poshtë qe kane thyer rekordin. Kanë komentuar pa lexuar. As nuk e kanë lexuar fare shkrimin e Meros, sepse u ka zënë sytë inati per Ilir Metën. Ne fakt artikulli i Meros e merr Ilir Metën vetëm si shembull per te argumentuar se sa e jashtëligjshme është Drejtësia jonë. Akoma nuk e kuptojne qe Ilir Meta dhe Erion Veliaj janë komplet te korruptuar, por nuk janë arrestuar per korrupsion. Janë arrestuar per gjera që i kane bere grate e tyre. Injoranti kupton vetëm kur i valon druri te kurrizi i vet. Kalon nje i çmendur i parrezikshëm rrugës, bën ndonje budallallek, dhe turma idiote i vihet nga mbrapa. Ja, keshtu po silken komentuesit këtu. Nuk shohin mjerimin e Drejtesisë, por e kanë mendjen vetëm tek inati me Ilir Metën, "mire ja bene qenit, aty, ta mbysin fare ta mbysin. Vareni qenin." Dhe u dalin jarget nga goja si të çmendur.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk flas fare.

        Gallate e madhe. Meta dhe Veliaj na qenkan arestuar per shkak se grate e tyre blinin breke te shtrenjta!!! Po dhitem se qeshuri: me c"fare menyre justifikojne rufjanllekun e Meros.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero

          100%

          Përgjigjjuni
      2. D
        Daja

        Mero Baze kam vite e vite sa nuk mbahet, qe nuk fle ne darke pa lexuar “Editorialet” e tua sonde me ke zhgenjyer me aq sa kam intelektin tim, mbase jam i gabuar ……..

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Jo mër daj jo, nuk je hiç i gabuar! Për shkak se nuk di në shkon apo jo paralelja që heq Mero midis Ilir Metajt dhe Erion Veliajt. Ana ajo që di, është se ata janë ku e ku larg. Mero i barazon të dy me afera të grave të tyre, por tek Ilir Metaj harron atë më të rëndën, dosjen e rëndë të CEZ-DIAs. Korrupsioni i Metajt qëndron se ai, përveçse hajdut ordiner në karakter ishte i pangopur edhe për pushtet, këtë gjithmonë në funksion të pasurimit. Për të tjerat, në kompleks, jam dakord me Bazen.

          Përgjigjjuni
        2. .
          ...

          Mero ështe në konflit interesi për sa i perket shkrimeve për SPAKUN. SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije. Një Pune e madhë ështe bër jo veç me politikant e laret por edhe me grupet kriminal dhe ato Terroriste si ai Aurel Hoxha ku vrist njerzë e një fisi paasnjë lloje llogjike njerzore e mbeshtetur në Kanun apo në traditat qindra vjeçare.

          Përgjigjjuni
        3. A
          Argit McZen

          O Meroooooo, a e di Ti, atë shprehjen e beracakëve ? E di ti si i thonë ata ndonjërit që e dredh llafin, apo që nuk e mban fjalën ? Beracakët i thonë : “ DRIDHE LIKE “. Mos edhe ti, ke filluar të bëhesh si “dridhe Like” ?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tiku

            Argil, ta jap une pergjigjen. Mero nuk po mbron Meten me kete shkrim, Po mbron vehten duke na thene se artikujt per te mbrojtur Veliajn jane "per te mbrojtur parimet". Eshte qerata, por tanime breket i kane rene nen gju.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lymi

              Erjonin e mbron e verteta, ndersa e akuzojne Angoni, Olsi Dado, Adriatik Lall Dumani dhe ju kurvat e internetIt qe jeni bo si 80 lekshat e dikurshem!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tartabiqi

                Pa tjeter qe e verteta do tregoje fatin qe do kete Veliaj. Deri tani, e verteta po e mban mbrapa hekurave..C'do hedhesh do presesh, shoku Lym

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lymi

                  E verteta nuk e ka emrin as Ols Dado, Erjon Bani e as Adriatik Lall Dumani, perndryshe edhe 21 Janari do ishte mbrapa hekurave!

                  Përgjigjjuni
              2. S
                Shoku i klasës

                Argit dhe Tiku, ore ku i keni mesuar ju tere keto gjera, se unë mbaj mend që kur Ishim ne tetevjeçare ju ishit më rrypat e klasës. As te lexonit nuk dinit. Aaaa, keni mesuar nga telefoni!!! Po e kuptova. Jeni po ata rrypa qe keni qenë edhe atëhere.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po.po

                  Me mire qe nuk ishim te zgjuar, sepse do perfundonim prapa hekurave, sikurse ca me IQ te larte Po ju peshtyjne njerezit rrugeve.....

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qi Ashtu e Qi kështu

                    Shokut të TA KLLAS i them RRIP RRIP TA HYP E NUK TA ZDRYP. Tfala satome.

                    Përgjigjjuni
              3. T
                Tironsi ZZ, NYC

                Po kishin frikë se do i thyente në mes, prandaj e arrestuan ashtu.... Meta kishte vite i ç'akorduar, rreziku qëndronte thjesht duke u bazuar në ato çfarë nxorri nga goja e tij vitet e fundit. Shteti kap lepurin me qerre Mec Sokolin me SUV... Cilën nga pozitat që ka patur ka merituar, Presidencën, KM apo Kryetarin e Kuvëndit të Vendit tim? Asnjërën! Vetëm pozitën si burri i Monës e ka merituar 100%. Gabimi është dosja e mangët. Aty ku është mirë është.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  MOS E LEXONI ME TEMEN.!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na myten arbanistanet

                    Po ti bole pse e lexon?

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gallatë

                      Ha ha ha ha

                      Përgjigjjuni
                2. L
                  Lapsi

                  Kulmi, nuk durohet. Pas hajduteve dhe vrasesve pushtetare, po e nxjerrin koken nje nga nje te gjithe mbrojtesit e tyre. Simboli qe i perfaqeson 100% quhet Mero Baze.

                  Përgjigjjuni
                  1. Ç'na gjeti me debilët

                    O.koqe, Meto Baze nuk Po mbron Ilir Metën, sepse Ilir Meta ka pjerdhur me kohë. Ai po te mbron ty or ty, por ti do ta kuptosh vetëm kur të të arrestojne kot, dhe te të mbajnë nje vit ne burg kot më së koti, vetëm se prokurori ka kujtuar se ti ke qejf gruan e tij. Ti te rruan bythën xhanëm, por bie fjala. Vetëm atëhere do ta kuptosh, e do thuash: "O Mero, tani e kuptova", por do jesh me gisht ne bythë si Ilir Meta atëhere.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pirth te shfryhesh

                      Sa bukur, mu mbush dhe mua mendja. Mero nuk mbron Meten, por popullin, nga prokuroret! Si nuk me vajti mendja??? Vertet jam "debil".

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Po c mbrojtje o aman

                        Po te ishte per te na mbrojtur ne, te na mbronte perpara se te hynte erion veliaj ne burg! Po deri athere vetem lavderonte spakun per menyren si u arrestua Meta. Prandaj Mero s mbron njerezit por xhepin e tij!

                        Përgjigjjuni
                    2. I
                      Iso

                      Mero! meta dhe berisha jane hajdutet dhe kriminelet me te ndyre te ketij tranzicioni 35 vjecare.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                        Gjeja me e rende deri ne tragjedi eshte qe nuk kemi GAZETARI por Zagari Fev ZI! Qe te na thote qe na mungon SHTETI,jemi koloni dhe cdo GjE behet permes agjenturave me regji kryesisht nga Serbi dhe Greqi qe DADOT si buratinen nga notere i Emrojne ne krye 'drejtesi'...Gjin Gjonat ne parlament orgji!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Al

                          O Mero djali, cfare i kane bere popullit Meta, Berisha, Mediu, Xeni e shum te tjere nga krahu i PS eshte pak ti varish ne shesh! Aman o Mero se hajdutrit nuk kane dinjitet dhe me ata nuk duhet te siellesh dinjesisht.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sa me shume i njohim keta aq me te zgjuar ata

                            Kemi detyre shteterore qe te ruajme dinjitetin e tyre thote Mero,por kur ata jane vete ose ulin vete dinjitetin e tyre,atehere cduhet bere..... Ne pergjithesi shteti i ketyre viteve e sidomos drejtesia jane te pa afte dhe pa dinjitet... Drejtesia nuk eshte e afte te gjykoj ,a eshte fajtor,por keta leshko te lene te vjedhesh sa te vjedhesh se marin edhe ata pjesen e tyre e pastaj nuk vertetojne dot se sa eshte vjedhur,edhe iliri me hajdute moniken dhe politiqenet e tjere kane aq shume pasuri sa edhe nje njeri jo i drejtesis mund ti nxjere hajduta

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              K O R C A

                              Mero , kesaj radhe nuk jam dakort teresisht me mendimet e tua . Ish presidenti Sarkozi u hetua per nje kohe te gjate dhe u gjet fajtor nga gjykata franceze e u denua me disa vite burg qe shkoi per t`i vuajtur . Vendimet e formes se prere nga gjykatat jane te pa apelueshme dhe perfundimtare qe presupozohet qe persponi i akuzuar i ka konsumuar te gjitha instancat shteterore qe japin drejtesi dhe perfundimisht eshte gjetur fajtor e denuar per krimin e kryer . Nga ky cast , ai persom mund te quhet kriminel . Ndaj , presidenti Makron nuk veproi aspak drejt kur e qajti ate te pa fajshem . Ne se do te ishte e vertete kjo , atehere i bie qe te jene fajtore prokuroria e gjykatat sipas instancave perkatese . Makron eshte president i vendit , me kompetenca te vecanta ligjore , qe nuk mund te flase pa pergjegjesi si te ishte nje qytetar i thjeshte dhe akoma me keq kur i ben pritje zyrtare ne presidence te denuarin duke akuzon drejtesine do ishte me mire te mos flisje fare per kete teme , edhe ne se dikush do te te provokonte !

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mona

                                Mero. Zhgënjim total nga ky editorial. Sipas teje Meta u arrestua për karten e kreditit të Monikës?! Po CEZ DIA 400 milion euro. Po vila në Lalëz 5 milion euro, po pasurite e tundshme dhe patundëshme bashkë me të shoqen dhe vjehrren, po lobomet, etj, etj që ti i di më mirë por sot nuk i paske pirë ëilaçet. Thua se ka krxet detyra të larta shtetërore. Është e vërtetë por i kreu më funksion të pasurimit të familjes së tij dhe fëmijve me bursa qindra mijra eurosjr në Angli. Detyrat e e tija shtetërore do mbeten një njollë turpi në historine e Shqipërisë. Afetim shoku Mero,

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                Sass

                                ALTIN DUMANI eshte frikacak qe skuqet para Mul Mokes, absolutish i pa afte nga ana profesionale dhe me e keqja i korruptuar,non grata jo me kot i thot qe me rroga nuk behet pasuria qe ka Dumani, erdhi e krye te SPAK si verdhacak shupenze dhe po iken i tille, Ulsi Manja ka punuar kundera partis socialiste ne cdo sekond dhe keta poshtersi i ka bere dhe me Dumanin. E thjesht kjo drejtesi lindi e vdekur dhe keshtu do vazhdoj, tu rrojne benefitet qe marrin dhe turp i Edi Rames qe mburret me kete drejtesi te shkerdhyer

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kot fare

                                  Ke te drejte, e kishim me te mire drejtesine ne kohen e Sales!!!

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  Mesuesi

                                  Mero , ti dhe shume nga koleget e tu , keni marre persiper rolin e avokatit per ata qe Shqiperine e bukur , Dora -dores duke e plackitur dhe grabitur , Po e kthejne , ne mos ne Sahara , ne nje vend ku nuk jetohet , ne nje vend qe Po boshatiset dhe Po shkretohet. I gjithe tehu I urrejtjes dhe retorikes tuaj vrasetare , sipas modelit te pinjojve te bllokut te vorrezes komuniste , Andi Bushati e co . , godsin vetem ne nje vend , SPAKUN , drejtesine qe sapo nisur te capitet ... Per metonimi ( lloj metafore ) kelyshet kriminele te bllokut , kesisoj , derdhin vrer e shafran kunder AMERIKES qe I largoi nga Parrajsa , Po ju c'dreqin keni ?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                                    Mesues ti? O bo bo bo.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mero

                                      Mernja rroge mujore nga Veliaj. Ja, kete dreq kam!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. H
                                      Haka Tekizoti

                                      Mirë, drejt arsyetohet, por për atë çështjen e dinjitetit të "dinjitarit", mesa duket ke harruar që Meta e katandisi rolin e presidentit më keq se rolin e një cubi lagjeje. Atij roli ai i dha duhmën e një haleje politike. Arrestimi i tij përputhej plotësisht me profilin karakterial që kishte shfaqur edhe si president. Ai u tregua pa pikë dinjiteti edhe në momentin e arrestimit, duke luftuar t'u neutralizonte policëve forcën me forcë, bile i detyroi ai të përdornin forcën për të zbatuar urdhër-arrestin, padrejtësinë e të cilit duhej ta diskutonte me instancat kompetente.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PAK ELEKTRICIST E PAK JURIST

                                        Mero ben nje analize te sakte por ne fund kur thote se polici kishte dy rruge:ose ta linte te lire Ilir Meten dhe te mbetej pa pune ase ta arrestonte, duhej te shtonte se edhe prokuroret e Spak dhe gjykatesit kishin po ato dy rruge sepse edhe nje elektricist si puna ime e di se Meta eshte arrestuar me "urdhet nga lart".

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Do me per Belulin

                                          Sigurisht eshte arestuar me urdher nga lart. Ne demokraci,eshte populli ai qe ri lart. Populli e dha urdherin

                                          Përgjigjjuni
                                        2. R
                                          Remo

                                          Mero me kete editorial perfundimisht verteton teorine e kahereshme te pas 90-tes "Te dhjere ,por krenar"!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. q
                                            qimi

                                            Mero ,respekte qe thua te vertetën pa zbukurime. Standartet e demokracise dhe te drejtat e njeriut duhet te jenë te shenjta ne shoqëritë demokratike.Nese nuk garantohen dot keto standarte atehere ishim me mire ne kohen e xhaxhit kur ja priste bilen me thua gjithe atyre qe ju shkonte neper mend te vidhnin dhe nuk kishte nevoje as per gjykates,as per prokurore ,as per avokatë .Duhet qe zoti Veliaj ,pas betejes ligjore deri ne Strasburg te punoje shume fort per garantimin e te drejtave te çdo shqiptari në çdo institucion.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Na rofsh per dimer

                                              Patjeter. E verteta qe Veliaj do te kerkoje pafajshmerine deri ne Strasburg, nuk ka te beje me interesin e tij per te fshehur te vjedhurat. Ate nuk e ze gjumi naten qe populli te gezoje demokracine!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. v
                                                vari l***t

                                                O na rrofsh per behar, ne Strasburg nuk te jep kush pafajsi. Ne rastin me te mire te japin demshperblim, te cilin do e paguash ti e une dhe gjithe te tjeret. Ja kaq per skjarim

                                                Përgjigjjuni
                                            2. J
                                              Jimi

                                              Mero ! Mos te vije kaq keq, fundja ky personazh qe ti po i pergjerohesh kaq shum, ka kryer shum krime dhe si cdo kriminel e ka hake arrestimin ! Ligji thote se te gjithe shtetasit shqiptar para tij jane te barabarte, e perse u dashka qe ketij krimineli, i cili per fatin e keq te ketij kombi ka qen edhe kryeminister edhe presiodent, ti behet temena kur ta arrestojne ? Per nje kriminel ordiner policia perdor gjithe dhunen dhe brutalitetin qe ja lejon ligji, ndersa per kete kriminel kalibri u dashka proceduar ndryshe !? Madje do te thoshja, se ne rastin e nje krimineli ordiner, mbase edhe do toleruar pasi shkak te cilat e kane cuar drejt krimit mund te kene qene kushtet ekonomike, por mbase edhe nje arsimimi i pamjaftushem, te cilat e kane "detyruar" te kryej nje krim.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Putini

                                                Nga halli se duhet te mbroje tezen qe Veliaj nuk duhet te qendroje ne burg, lepin sot aty ku ka peshtyre dje... Meroja i peshtire!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mao

                                                  Putin, si gjithenje, i ke thene te gjitha. E meriton miqesine time

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. J
                                                  Jugu

                                                  Mero ka nje hall te madhe se i kan arrestuar hajdut Veliajn qe e pasuroj Meron dhe djemte e tij. Per te mbrojtur hajdut Veliajn i duhet te leshoj veten dhe ti dal krahe hajdut Metes se gjoja nuk eshte trajtuar sic duhet nga Spaku dhe i jan neperkembur te drejtat. Jeni bere gjithe hajdutat o Mero dhe i jeni versulur Spakut qe te pakten pati guximin te arrestoj hajdut galopant si Veliaj, Met, Berisha, etc. Lereni o njerez drejtesin te bej punen dhe mos u mendersoni per interesa te uleta te tuajat.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Ben Ahmetaj

                                                    Mero po pse le nam mor burr! Po vetem ti qe nuk duhet te llapesh fare se ke qene nje nga me te kenaqurit, qofte per menyren sesi u arrestua e qofte per faktin qe eshte ne burg! Tani ke hallin e erion velise dhe ben nga keto shkrime te turpshme! Po pse kujton ti se njerezit nuk kane kujtese? Se dine se ç mendoje ti per ilir meten dhe sesa neveri ngjall kur ben tani sikur papritmas e gjen te padrejte arrestimin e Metes!!! Per ty vlen shprehja e Enver Hoxhes per beqir ballukun: po pse se dime ne kush ishte Mero Baze? Nje mut muti!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Cim Peka

                                                      Beno, po dhitem se qeshuri. Njemije vjet te shkruaje artikuj Merua, mbylljen e shkrimit tend nuk ka per ta arritur kurre!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lali qe i ra Meros nga fiku

                                                        Mero per te dal tek Lali i tij qe i beri hatane kur ja futen ne burg eshte i gatshem jo vetem te lepije cka ka peshtyre, por dhe te haj cka nxjerre nga pas. Me shume se politikanet dhe drejtesia e korruptuar ketij vendi ja ben gropen takemi Meros.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. V
                                                        Vjosa

                                                        Z.Mero ,me gjithë respektin që kam për ju , në lidhje me ç'farë ju i keni servirur me memdimin, me kopetencën dhe guximin tuaj opinionit të gjërë Shqiptar.Unë Metën ,Berishën , Xenin ,Argitën ,oligarkët ,dhe të gjithë bandën e PDsë i njof nga shkrimet e tua që janë shumë profesionale , të qarta të vërteta dhe plot vërtetsi në të tëra fushat . Tani kam një pyetje për ju .Kur Meta Berisha e të tjetë menduan ose u shkoi ndonjëherë në mëndje dinjiteti ynë ? Ata nuk na kan llogaritur kur për njerëz ,por si qënie të gjalla e kokë pa larë, jo vetëm kaq por dhe na kan vrarë kur ju është rezikuar pushteti.Z.Mero ata janë në gjak me popullin ,për ç'farë dinjteto bëni fjalë ju. Ata kan hakë Enver Hoxhën ,ai kishte një ligj për këta ,ppr se bën më GJYLUA.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Teo

                                                          Si vone u kujtove o Mero...ke hallin e Erit me duket. Meten e arrestoi ai qe dihet jo Dumani. Dhe ne ate forme qe e pame te gjithe. Por sherbeu per dicka...nuk ka me te paprekshem.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Mero Baze

                                                            Ju premtoj, te dashur lexues, nuk do te lexoni me artikuj te tille. Ndryshe, mu thafte dora!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. s
                                                              shelegura

                                                              Pershendetje ju komentus gazetar qe iben atopsine politics dhe drejtesise sot eshte Mero Baze prandaj duhet lexuar dhe analizuar me qetesi.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Nik

                                                                Mero u ktheve aty ku ishe dikur,shpejte ke me dale jashte loje

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Realiteti

                                                                  E bukura eshte qe ky Mero Baze, ka bashlepunuar me te tere keta qe shan. Me berishen, me meten me ramen etj! Dhe ben si parimor. Po ti per leke prishesh o Mero

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mediatikusi

                                                                    Arrestimi brutal i ish-Presidentit ishte nje akt i miremenduar per ti dhene nje mesazh te gjitheve se jemi nen Regjim! Se arrestime te tilla vetem ne Regjime ngjasin. Dhe Regjimet pastaj hedhin ne loje Zaret e tyre mediatike te kallepit Baze per te tentuar te genjejne vehten e tjeret se ai lloj arrestimi i denje per Junta alla-Pinocet nuk eshte gje e rende e te rendat jane akoma perpara.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. X
                                                                      Xy

                                                                      Mero Baze nje kriminel QE sherben spiuneve ,bandave dhe kriminelave per komplote kunder shtetit dhe individeve . SA I perket kosoves Mero Baze urren shqiptaret e kosoves dhe jep shpirtin per Serbi ....fundi nji kriminel QE smeriton vemendje.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Media ka degraduar

                                                                        O Merushe po ti nuk je as jurist, nga e di ti qe meta ka te drejte? Ta kane dhene dosjen per ta pare dhe gjykuar? Dallavere politike drejtesi media?! Lere meten se ka aq leke te mbrohet. Apo te ka hedhur ndonje kocke Likja e Monka .. Si u bere keshtu... Apo keshtu ke qene dhe ne se kemi ditur. .PO SIKUR TA NXJERRE DREJTESIA te fajshem a meriton dhe ti te kallezohesh penalisht per pengim drejtesie e nxjerrje sekreti hetimor!!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. C
                                                                          Cfurku

                                                                          ---------------------------------------------------------------------------------------Gjykimi varet nga dija----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- pasi sa më shumë të dish---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------aq më mirë gjykon.------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Në se ka dyshim--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------gjyko gjithmonë----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------në favor të të pandehurit---------------------------------------------------------------------------------------- Mos u murzisni Editoriali nuk është për budallenjtë.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Arubisti

                                                                            Analiza e meros eshte e drejte, pamvaresisht se perdor liken per erjonin se po mos kish hallin e erjonin sdo i rruhej fare per te drejtat e likes e aq me pak te miletit mbare. Gjithesesi qendron analiza por por mero asnjehere nuk jep opsione per zgjidhje dhe nuk i hyn thelle analizes perse ndodh kjo, kush eshte regjisori i gjithe kesaj loje te madhe me fatet e njerzve. Dhe si zgjidhet o mero, tregoju njerzve ca alternativa se ndoshta iluminohen e reagojne.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. M
                                                                              MEro Mero

                                                                              zgjidhja nuk eshte pune e gazetareve. Gazetari shikon budallallikun,dhe argumenton pse eshte budallallek. Ne kete rast SPAK dhe Dumani u fryne dhe bene Show, dhe ne fakt eshte nje budallallek. Kaq. Po te deshte "pune me peshe" qe te mbahej mend, atje i ka SPAK-u Berishet Gjithe TIrana i di bizneset e atyre qe jane me emra te tjere. S'ka nevoje te shkoje ne Amerike per nje llogari bankare qe blihen breke. te shikoje tenderat qe fitohen ketu dhe lejet per pallate 54 kate ne qender.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                            2. z
                                                                              zalli

                                                                              MOS ................. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Tutu

                                                                                Pirdh o Mero pirdh… se kush eshte Ilir Meta e dine te gjithe dhe si i ka i ka arritur ato poste o Mero… eshte politikani me halabak i perzier ne cdo lloj afere te zeze pa i hyre nje gjemb ne kembe… ai arrestim ishte nje shkendije e forte drejtesie, qe edhe superbanditet mund ti preke ligji me dore… nuk dihet halli jot e Mero qe ke disa kohe qe merresh me avokatibe e ketyre maskarenjve qe e futen Shqiperine ne kete derexhe…!!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  Po

                                                                                  Mero ne fakt po thote te kunderten e asaj qe shkruan ti dhe nuk po ben avokatine e Metes por do pak tru ta lexosh Meron, e ka kete te keqe.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje