Si mund të përfitojë Berisha nga shembulli i Dodikut

29 Tetor 2025, 18:00Editorial Mero Baze

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, duket se po largohet nga jeta politike në Bosnjë në shkëmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura në vitin 2017 nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, për pengimin aktiv të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, përmes sfidimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

Fuqia ligjore për vendosjen e tyre rrjedh nga Urdhri Ekzekutiv nr. 13304, i nënshkruar që në vitin 2003 nga Presidenti George W. Bush, i cili autorizon Departamentin e Thesarit të vendosë sanksione ndaj personave që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit ose minojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Sanksionet përfshinin ngrirjen e çdo pasurie të Dodikut nën juridiksionin amerikan dhe ndalimin për qytetarët dhe kompanitë amerikane që të bënin transaksione me të.

Presidenti i SHBA-së nuk e ka nënshkruar personalisht vendimin kundër Dodikut, por Departamenti i Thesarit ka zbatuar urdhrin ekzekutiv ekzistues si bazë ligjore për sanksionin.
Heqja e sanksioneve ndaj Dodikut në shkëmbim të largimit të tij nga jeta politike rrit shanset e integrimit të Bosnjë-Hercegovinës në Bashkimin Evropian dhe zhbën një vatër të fortë të ndikimit rus në zemër të Ballkanit, e cila po kthehej në një model shkatërrues për stabilitetin e vendeve që kanë probleme me Serbinë, përfshirë edhe Kosovën.

Heqja e sanksioneve kundrejt largimit nga politika, në një farë mënyre, arrin qëllimin e sanksioneve në këtë rast, pasi ato ishin pikërisht për të zhdukur rrezikun e minimit të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila është strumbullari i paqes në Bosnjë.
Fakti që udhëheqësi ultranacionalist serb, që është figura më e dashur e Kremlinit në Ballkan, arriti ta negociojë fatin e tij me SHBA-në kundrejt ikjes nga politika, është një shembull i mirë edhe për udhëheqës të tjerë të sanksionuar në Ballkan, edhe pse në këtë rast Dodik është sanksionuar për motive gjeopolitike dhe të sigurisë kombëtare.

Sali Berisha, ndryshe nga Dodik, është sanksionuar nga Departamenti i Shtetit për minimin e demokracisë, shantazh ndaj sistemit gjyqësor dhe përfshirje në korrupsion madhor bashkë me familjen e tij.
Deri më sot, asnjë i sanksionuar nga Departamenti i Shtetit nuk është liruar nga sanksionet, ndërkohë që të sanksionuarit nga Departamenti i Thesarit e kanë praktikë normale rishikimin e sanksioneve kundrejt reflektimit në politikat e tyre.

Në këtë rast, Sali Berisha do të bënte mirë të negocionte me SHBA-të pikërisht atë që bëri Dodik: të largohej nga politika, ai dhe familja e tij, të çlironte energjitë e reja në PD dhe të çlirohej nga sanksionet — edhe pse ato janë të mbështetura në historinë e tij tridhjetepesëvjeçare kundër demokracisë në Shqipëri dhe kapjes së shtetit.

Por meqë ai vuan më shumë ndarjen nga historia sesa nga pushteti, do të ishte një shans i mirë për të, që të provonte se nuk ka ambicie për pushtet as ai dhe as familjarët e tij të sanksionuar, dhe se janë gati të tërhiqen në jetën e tyre për të lënë të lirë opozitën dhe PD-në të zgjedhë vetë fatin e saj, pa e lidhur me fatin e sanksioneve të tyre familjare.

Dodik, një udhëheqës ku ka investuar gjithë politika ruse në Ballkan, në fund zgjodhi fatin e vet dhe të familjes së tij.
Nuk besoj se Berisha është më peng se Dodik që duhet të rrijë domosdo në krye të PD-së, qoftë edhe “non grata”.
Pavarësisht dëmeve që i ka sjellë këtij vendi, minimit të demokracisë, qysh nga viti 1996, zhytjes se vendit ne anarki e vëllavrasje, përfshijes së tij dhe familjarëve të tij në korrupsion madhor dhe shantazhimit tue sistemit të drejtësisë, ai mund të marrë shembull nga Dodik, se si të negociojë fundin e tij politik me dinjitet.

29 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Sala nuk eshte si Dodik misioni I tij eshte Deri sa te vdesi besnik I PPSH . ESHTE I DETYRUAR JO SE S' DO

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dodik

      Berishes duhet me shkerdhy gjith robt cfar i mban pragu shpis

      Përgjigjjuni
    2. 7
      77

      Dodik në fund të fundit ngelet burrë shteti me peshë dhe influencë absolute brenda Republikës Serbska, brenda Serbisë dhe nga Rusia , Kina deri në Lindjen e Mesme. Largimi i tij në këmbim të heqjes së sanksioneve është një marrëveshje politike e shkëlqyer e SHBAsë. Ndërsa Sali Berisha është një pabuks tribal. Hajdut ordiner. Prostitutë dhe sharlatan i 100 sahanëve. Halabak. Një jashtëqitje për vetë shqiptarët, një copë muti për historinë dhe një ndyrësi e neveritshme për çdo ndërkombëtar, nga Rusia e Kina deri në ShBA. Sali Berisha nuk përfaqson asgjë politikisht, përveçse një jashtëqitje, pjellë e urisë, inçestit, prostitucionit, kafshërisë, hajnisë, hajdutllëkut dhe tërbimit haxhiqamilist.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar

        Rrofsh or 77 se me kenaqe me kete pershkrim te sakte per zombin e Vicidolit . Megjithate jane pak keto qe ke shkruar .Duhet gjuha e Nolit,Fishtes dhe e gjithe kolloseve te gjuhes shqipe , kombinuar me gurren popullore te sharjeve,qe ta paraqese me gjithe vertetesine e saj te ndyre figuren e ketij demoni .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Super koment!

          Përgjigjjuni
          1. L
            LHL

            Pike.I ke thene te gjitha .

            Përgjigjjuni
          2. M
            Munika

            Shpellari Sali funksionon ndryshe nga Dodik. Ai e di se nga ndeshkimi amerikan mund te shpetoje, por nga hakmarrja e Haklajve, dhe dhjetra shqiptareve te tjere te zhdukur prej tij ne menyra mafioze, kurre. Ja pse rasti me Dodikun eshte I ndryshem

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA

              Berisha mund të përfitojë vetëm duke varur veten. Nuk ka brumin e Dodikut serb. Është vetëm një bythqir FredBejlerist Tropoje

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bufi do vdesi non grata

                Bufi ka sanksion me te rende , nuk eshte i njejti sanksion me ate te thesarit..

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Kjo është si t'i thuash qenit ndërro llojin, bëhu dele. Për të është e pamundur, sepse qeni ushqehet me mish, delja me bar.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liri

                    Salehu dhe familja e tij jane denuar per korrupsionin galopant qe familja e tij i ka vjedhur ketij vendi dhe eshte nga familjet me te pasura ne rajon plus shkaterimet e vendit te tij si tradhetar qe e dime shume mire se kujt I ka sherben

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vampiri Bisha

                      nuk eshte Politikan por Misionar per shkaterrimin e Shqiperise. Dhe Misioni duhet çuar deri ne fund.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtësia

                        minimit të demokracisë, qysh nga viti 1996? Jo Mero. "Minim" quhet kur vihet në themel. Minimi i demokracisë në Shqipëri fillon me themelin e saj, dmth., me ditën që "filloi punë" PD-ja! Shumë e thjeshtë për ta kuptuar motivimin amerikan.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          LORA

                          Mero,po per sanksionin e verdiktit (damkes) te shumices se cilesuar te shqiptareve,a e ben dot kallauzin ?

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Foltorja

                            Mero! Ja ke fute kot plako! Po ku ka dinjitet monstra?!

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ina Zhupali

                              Gazetar trap thot nuk barazohet radti i Dodik me Berishen , thote qe sajdionet ja dha thesari , e kedhtu me largimin nga politika i hiqen saksionet ,Berisha edhte Znon Grata familjarisht nga departamenti i shtetit e thua asnjehere nuk ka ndodhur qe tu hiqen saksionet , e poshte po ky trap gazetar thote qe po iku iku Berisha nga politika i hiqen saksionet , je shume idiot or gazetar , Mero djali mos e turpero gazeten Tema me te tille gazetare , e di qe nuk mund ta lexosh kete koment se sa ta lexojne ata te redaksise do i thone shokut te tyre qe nuk po e botojme kete shkrim .

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sami Lushtaki

                                Jav qift nonen Albin Kurti. Rama ik.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Asllani

                                  Të qiftë motrën Edi Rama dhe të dalë një pallosh i gjatë.

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Bero Maze

                                  Heqja e sanksionimit ndaj Dodik e ka sekelldis Bazene me shume se arrestimi aktual i Lalit e arrestimi i mundeshem i Belles (zot na ruaj se i hiqen sanksionet dhe Saliut se Bazeja ben harakiri sipas riteve japoneze) ....ngaqe Mero eshte tok me gazeten e tij, krejtesisht te pa anshem!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiptari

                                    Te zbresi nga kali? Kurre!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tropoja

                                      Ku do iki?! E presin gjaksat. Pastaj, serbi kalorës i Serbisë së Madhe, kurse ky buçja jonë që nuk la kar qeni pa shkëtdhyer nga Bin Ladeni, UDBja, Asfalia dhe sillogjet, është prostituta e çdo qeni antishqiptar në misionin për të shkatërruar Shqipërinë, kombin ,institucionet, demokracinë. E nxorri Enver Hoxha nga uria dhe mizerja e mesjetës, por s'u bë kurrë bir i një populli të vuajtur, por bastardi i buçes së shkërdhyer me qen. Është e njëjta gjë si Fredi Bejleri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Behavioral sink

                                        Sali Berisha e nisi si sekretar PPSHje duke ju rënë kolegëve dhe heronjve si Hysen Shoshori. E vazhdoi si vegël Serbie duke ju rënë qindra fabrikave, gjithë bujqësisë moderne, gjithë sektorëve strategjikë, naftës, azotikut. Rrafshoi ushtrinë. Rropi shqiptarët me Piramida. I ra Tropojës dhe Uçk-së për llogari të UDBsë. Lëshoi gjithë familjen të rripte Shqipërinë. Shiti territore. Vrau, preu dhe zhduku kufoma që i torturoi deri në vdekje. Tradhëtoi çdo interes kombëtar. U rrah si qen brenda partisë së tij. Brodhi si qen me benzinë në dorë kundër Shqipërisë dhe institucioneve. Intrigant i pabesë që tentonte të digjte të gjallë dhe të vriste ambasadorë dhe interesat jetike të Shqipërisë. Ju hodh në qafë sillogjeve dhe interesave greke. Futi gjithë familjen dhe gratë e shtëpisë në një listë ndërkombëtare turpi si hajdutë. Ju la fëmijve gjithë faturat e gjakut që derdhi, si frikacak i pabesë që është. Motërqir me PPSHnë. Motërqir me PDnë. Motërqir me Tropojën. Motërqir me ushtrinë. Motërqir me Kosovën. Motërqir me Aleatët tanë Strategjikë. Motërqir me postet që mbajti. Motërqir me Shqipërinë që i dha gjithçka. Motërqir me familjen e vet për gropën ku i futi, për gjaksit që ju la dhe për PDnë e vdekur që ju la trashëgoi pasi e kalëroi , e prostituoi dhe e mbyti si i tërbuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Drini

                                          Dodik luftoi për interesat e serbëve dhe u largua po për interesat e serbëve, kur e pa që ajo rrugë tani për tani i çonte serbët në qorrsokak. Sali Berisha një copë muti që gjithçka e ka hedhur në qorrsokak, gjithmonë ka luftuar për grykësi, për karrige, për miliona, për Tok të Xanun, për pushtet personal, për karrige. Ka shitur çdo lloj interesi kombëtar për të ushqyer mizerjen e vet. Dhe kur nuk do Atdheun që të ka dhënë gjithçka në çdo regjim, por e Ke shkatërruar, djegur, sulmuar, rrënuar, vjedhur dhe shitur, si mund të jesh i dobishëm për interesat dhe parimet e Aleatit më të madh që kemi pasur në histori?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alanca

                                            Dodik megjithëse antiamerikan i deklaruar dhe shovinist, asnjëherë nuk ka rrethuar ambasadën amerikane duke e terrorizuar dhe asnjëherë nuk ka vënë horra serbë të vrasin ambasadorët amerikanë si Sali Berisha me Izet Haxhinë. Pikërisht ai aleat i madh që më shumë ka mbrojtur shqiptarët në histori kundër serbëve dhe masakrave të tyre. Kur je kaq i pisët me vendin tënd dhe me aleatin tënd më të rëndësishëm, duhet të jesh komplet qelbësirë që të pretendosh diçka nga ata që ke sabotuar dhe urryer me instikte kafshe, vetëm për interes të bythës dhe interes të shushunjave të pangopura që ke pjellë, kundër interesave të kombit tënd. Çfarë mesazhi të tmerrshëm mund të japin amerikanët duke i hequr sanksionet një kafshe dhe prostitute si Sali Berisha?! Që hajduti dhe tribal që nuk njeh atdhe, ligj dhe institucione mund të vrasë, të vjedhë, të djegë, të torturojë, të zhdukë kufoma, të degjenerojnë deri në çmenduri? Duke ja hequr Dodik kanë siguruar vazhdimësinë e Bosnjë Hercegovinës, sigurinë rajonale dhe rrugën e duhur të kujdo që do të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me SHBAnë në interes të rajonit, demokracisë, vendit të tij.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Haku

                                              I pari beri gjithcka per vendin e tij per ta ngritur ate, i dyti beri dhe po ben gjithcka per ta rrenuar ate. A jan te barabarte... nuk puqen kurrkund. Njeri nacionalist, tjetri komunist rrenues i vendit e popullsise se vendit te tij, bese prere. Vk.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nandi

                                                Dodikut ju hoq non grata me urdher te Putin Trapi merr urdhera vetem nga Putin ,as Putin as Trapi nuk e dine kush eshte Salih kari

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nandi

                                                  Dodikut ju hoq non grata me urdher te Putin Trapi merr urdhera vetem nga Putin ,as Putin as Trapi nuk e dine kush eshte Salih kari

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Edith Harxhi ne pritje te fteses

                                                    Ka vetem nje rruge qe Sali halese t'i hiqet damka NONGRADA , ta trasfrormoje edhe njehere Lirien ta beje te re 25 vjec e ta dergoje ne Amerike per te lobuar me gop . Po jo vetem Liren , po edhe Giten nusen e Zenit e kush e vuan me shume ng a grupi terrorist i deputeteve te Salmutit , tjeter rruge nuk ka jane te ezauruara .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arbeni

                                                      Dodik është një nacionalist eksrremist që bëri sa mundi për serbët e Bosnje Hercegovinës,por më në fund u dorëzua sepse është njeri i zgjuar.Po sali maloku që është shpellar nga Viçi-doli nuk ka bër asgjë në të mirë të Shqipërisë,përveçëse e ka djegur e shkatërruar ekonominë,ka vrarë qytetarët e vëndit të tij,i ka vjedhur me gjithë të pjellët e tij,ka kapur e shantazhuar drejtësinë e Shqipërisë.Ai e ktheu 10 vjet mbrapa Shqipërinë me 1997-n.Ne sot do ishim qytetarë të BE,por ishte maloku kriminel e tradhëtar që vëndi jonë e humbi këtë mundësi.Edhe tani që BE po vlerëson me nota pozitive arritjet e Shqipërisë dhe reformat që ajo ka ndërmarrë,sali maloku ,ky hale burrë e antishqiotar kudo që shkel nëpër Europë mundohet ta nxijë Shqipërinë me shpifje të ulta duke u munduar të vendos gurë në rrota,por si duket nuk e beson askush në Eurooë,sepse e njohin mjaft mirë se çfarë surratmuti është.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje