Republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë, nuk ka ku të raportojë!

28 Tetor 2025, 17:58Editorial Mero Baze

Debati në Kuvend me krerët e institucioneve të drejtësisë provoi se parlamenti i vendit jo vetëm është i paqartë për rolin e tij në raport me pushtetet e tjera, por, akoma më keq, sillet me to si përfaqësues i halleve personale të deputetëve dhe jo si përfaqësues i problemeve të shoqërisë shqiptare.

Deputetët e opozitës u rreshtuan të gjithë me pyetje të gatshme, të dhëna nga Sali Berisha, duke marrë në pyetje Altin Dumanin për gjëra banale, të cilat, po të ishte ndonjë prokuror pak më i çliruar si tip, mund ta kthente seancën në skenë humori me ta.
Socialistët, nga ana tjetër, të traumatizuar nga arrestimet dhe lajmet për hetime të reja, ishin si pula të trembura që kërkonin të mos u ndeshej shikimi me prokurorinë. Shyqyr që Altin Dumani e mban kokën ulur kur flet.
Akoma më keq, kur u dëgjua raporti i ILD-së, që është institucioni që duhet të kontrollojë drejtësinë. Aty pati një konsensus nga të dy palët për të mos thënë asgjë, meqë edhe raporti nuk thoshte asgjë.

Sot dëgjoja Sali Berishën që mburrej se kishin “gozhduar” Altin Dumanin apo që kishin bërë të paqenë krerët e institucioneve të drejtësisë.
Në të vërtetë, Kuvendi vetëm sa u ka rritur pikët krerëve të institucioneve të drejtësisë, madje veçanërisht Altin Dumanit. Pyetjet ndaj tij ishin si pyetje reporterësh që duan të marrin vesh se kush hetohet e përse hetohet, apo edhe më keq — fletrrufe kineze të tipit: “Ç’po bëni me sjelljet e shokut Filan?”.
Altin Dumani dhe kushdo tjetër në vend të tij, me pyetje të tilla mund të argëtohej një javë të tërë në Kuvend pa u shqetësuar. Ato nuk janë pyetje që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon prokuroria apo SPAK, por me axhendën ditore të deputetëve. Dhe Kuvendi nuk është drejtoria e kuadrit e SPAK-ut.

Deputetët duhet të shqetësohen për çështje themelore të punës së SPAK-ut, që kanë të bëjnë me respektimin prej tij të Kodit të Procedurës Penale, të vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë për ndalimet, kontrollet e banesave, arrestimet paraprake apo ndërhyrjet në të dhëna personale — çështje që po shkaktojnë drama serioze për standardet e lirive themelore të qytetarëve.
Ata duhet të debatojnë me SPAK-un se si të përmirësohen praktikat e hetimit, si të kthehet në normalitet shkuarja në SPAK e figurave të larta politike, si të ndalet mendësia e “gjyqeve popullore” përmes rrjedhjeve të informacionit në shtyp në mënyrë jo transparente.

Vetëm në Shqipëri mund të bëhet tre ditë lajm nëse do të shkojë apo jo Belinda Balluku për t’u pyetur në SPAK, ndërkohë që kjo procedurë është një rutinë normale. Shqipëria do të jetë vend normal kur shkuarja e figurave të larta politike në SPAK të jetë lajm rutinë. Por stili i marrëdhënieve publike të SPAK, për ta shpërndarë lajmin ilegalisht dhe për të mos e konfirmuar zyrtarisht, sa për të krijuar presion publik, është një dimension i “gjyqeve popullore”.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë aty për të konstatuar dhe për të korrigjuar këto defekte, që kanë të bëjnë me shkeljet ligjore të SPAK-ut, dhe jo me punën e tyre ditore.
Se kë thërret SPAK për hetim, sa orë e mban, sa herë e thërret dhe çfarë dosje heton, nuk është objekt i punës së Kuvendit. Kuvendi as dikton dot radhën e dosjeve në hetim, as intensitetin e tyre. Ai mund të diktojë dhe imponojë vetëm respektimin e ligjeve të shtetit shqiptar nga SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.
Asnjë pyetje e deputetëve të opozitës apo të pozitës nuk kishte të bënte me këtë gjë, por ishin të mbushura me kureshtje lajmesh nga SPAK, sikur të konkurronin me Klodiana Lalën dhe Karamçon.

Në këtë aspekt, njerëzit më komodë në Shqipëri janë pikërisht krerët e institucioneve të drejtësisë, pasi ata shesin për presion politik zhurmën idiote të deputetëve në Kuvend, apo artikujt kritikë të shtypit ndaj tyre, që nuk prek fare deformimet ligjore në punën e tyre. Nga ana tjetër, shesin si profesionalizëm pikërisht rezultatet e arritura përmes deformimit të ligjit, dhe ata në sallë u duartrokasin.

Në këto kushte, pushteti i drejtësisë, nëse mund ta quajmë kështu, e ka mundur pushtetin e sovranit në Kuvend, për shkak të budallallëkut të Kuvendit dhe jo për shkak të punës së drejtësisë.
Republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë nuk ka ku të raportojë për tejkalimin apo shkeljet e pushtetit të saj. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë as kupton detyrën e tij, as kupton detyrat e Republikës së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, dhe as ka ndërmend të vendosë balancë midis pushteteve në Shqipëri. Ata sillen thjesht si njerëz të frikësuar, ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë.

Dhe kur një vendi i bie parlamenti dhe banalizohet pushteti i sovranit, mos prisni më as shtet ligjor, as respekt për të drejtat e qytetarëve. Ata i kanë humbur ato të drejta që kur kanë votuar për një parlament të gjunjëzuar para pushteteve të tjera informale në vend, për shkak të halleve të veta.

33 Komente

  1. d
    drejtesia

    Bravo Mero!turp per parlamentin dhe deputetet qe jane brenda! Te anullohet ajo seance dhe te behet nje tjeter,ndryshe te gjithe deputetet te japin doreheqje! Lecka bythe jane te gjithe!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dikens

      Dy janë të tremburit e vetëm në këtë parlament. Edi Rama dhe Sali Berisha. Të tjerët, (nga të dy krahet e politikës), janë thjesht DEKOR, për të bërë zhurmuesin apo edhe ndonjë tip BURGU sa për të thënë burg, për të mbuluar ATA, që duhet të bëjnë me të vërtetë burg.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dikens

        Mos ma vini re, jam rrote kari me patente

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mero Dredharaku

        Jo more (erjon), i thua bravo Meros. Pse nuk jepet nje prove ne artikull se :Spak po deformon ligjet"? Eshte shkelje ligji qe Erjonet Hajdute jane prapa hekurave?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Ja, ca si puna jote bëhen deputetë, dhe jemi këtu ku jemi. Ky është nje nga shkrimet cilesore qe ka shkruar Mero Baze. Por ti nuk e kupton dot. Jo se nuk ke mjaftueshem inteligjencë per ta kuptuar. Shkrimet e Meros jane lehtesisht te kuptueshme nga te gjithë. Ai nuk nuk shkruan si Grida Duma që i mbush fjalite me fjalë te medha dhe e sterhollon idenë ne menyrë qe te duket e zgjuar dhe filozofike. Meto shkruan per lexuesit, dhe ti duhet ta kishe kuptuar lehtë. Por ti nuk lexon shkrimin. Mendjen e ke tek denime. Per ty Erion Veliaj është fajtor dhe nuk ka rendesi si denohet. "Me prova pa prova, aty te kalbet qeni". Me sy te erresuar nga urrejtja ti nuk sheh dot disballancat ne pushtete. Nuk sheh dot shkeljet qe bën Drejtesia jonë, qe ne vend te zbatoje ligjet, vepron sipas parimit nga fryn era. Siç thotë Mero Baze, ata e kanë kuptuar sa injorantë janë deputetët, sa makiavelist është Rama, dhe sa i ndyrë është Berisha. Dhe perballë ketij konglomerati pa bosht politik dhe pa njohuri per rolin e Kuvendit ne vendosjen e ballancave, prokuroret e kanë kuptuar qe mund te bejne ç'te duan sepse nje Kuvendit injorantesh dhe maskarenjsh nuk mund t'u kerkoje llogari. Por ti e ke mendjen se kush duhet te futet ne burg dhe kush e ka radhën. Ashtu si e mbushi Enver Hoxha byrone politike, Komitetin Qendror dhe Kuvendin me rrypa, edhe Rama me Saliun kanë mbledhur gjithë rrypat ky janë e ku nuk janë në kete Kuvend debilësh, injorantesh dhe zvarranikësh. Por per ty, mjafton qe te futet Erion Veliaj ne burg dhe je në rregull. Madje po ja futën edhe Ballukut, aq me mire. Do ta pish kafen e mengjesit gjithë qejf. Por te t'a fusin ty vetë sa krahu, atëhere do te te vijnë mendtë, por atëhere nuk do t'i hanë as qentë.

          Përgjigjjuni
      3. L
        Ladi

        Te lumte Mero. Demi kapet per briresh - jo nga veshet! Turp per parlamentin ne pergjithsi dhe shume turp per socialistet ne veçanti, se nga pd nuk presim me asgje. Nuk eshte me nje parti, madje as shoqate nuk eshte me. Turp

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben.

          Me kete tufe delenxhinjsh qe eshte mbushur ky vend keq e me keq do shkoje ky vend. Shqiperia nga vleresimi i “world justice “ ne 10 vitet e fundit ka ikur per lesh. Ne krahasohemi vetem me vendet e mbaruara te afrikes dhe azise . Nejse e rendesishme eshte qe delenxhinjte u kenaqen me meron.

          Përgjigjjuni
        2. l
          luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

          Shiko perberjen e pallavramentit dhe fol.... A behet ky vend me nje kriminel komunist te tipit uriahip si saliu apo muli qe ben shurren te gardhi parlamentit,ju tregon gishtin e mesit popullit,shan e ofendon si saliu pervec vjedhjeve qe e akuzon edhe gazpedo dhe po ti maresh nje nga nje,njeri me mut se tjetri dhe na quhen baballaret e kombit keta plehra..... E deri te dhjeputet e pozites qe rrine si muter nga frika e rames dhe se te gjithe kane vjedhur ndryshe dhe saliu tall bythen me keta dhjaksa e dumdumet shoket e gjin gjonit

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keshtu e peson populli kur zgjedh 4 here nje sharl

            Fajin e ka 100% Rama. Ky bashibozuk po e rrenon Shqiperine, pasi ka shumuar korrupsionin politik, ka degjeneruar drejtesine, dhe percudnuar Partine Socialiste. Shkurt Rama eshte pergjegjes per vrasjen e shpreses se popullit per drejtesi e demokraci.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ashtu....

              Keshtu....ke te drejte, eshte vrare shpresa e shqup-save ndyresira te Salikadavres per te Arthur ne pushtet dhe kjo mjafton qe Rama te ngelet ne history si njeriu qe e Beri kete gje te mundur.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Socialistja nga NY

                O Ashtu... patronazhisti, mendoje i here edhe keshtu si po te thote plaku, hape menje per te vertete, hapi syte e shih me ngjyra! Nese Rama nuk ndron rruge urgjentisht per te ribere nje drejtesi demokratike, larg asaj qe po i ngjan perdite me shume gestapizmit, jo vetem qe nuk ka BE, por populli do ta rrezoje me me protesta paqesore dhe vote. Koha nuk pret!

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                  Pse ti nga New York, .... nuk je patronazhiste? Ah, po. Ti je patronazhiste e ndyrë. U bere e zgjuar ti, dhe na bëre diversion këtu, se demek socialistët do dalin ne demonstrata Saliste dhe do rrezojne Ramën. Si thoshte ariu? "Do bëhen dardhët sivjet se më hahen mua". Që Rama do rrezuar nga pushteti kete e dine 10 miljonë shqipetarë neper bote, kudo që janë. Por Rama nuk rrezohet duke thene Rama-ik, ashtu si bejne patronazhistët debilë si puna jote. Rrezimi i Ramës fillon nga ndertimi i nje opozite te besueshme. Pra, hiqet Saliu me debilët që kanë kapur PD-në qe te reformohet opozita. Aty fillon puna per rrezimin e Rames. Por ti kujton se pse ke shkuar ne New York na u bere e zgjuar. Gomaricë mbetesh, edhe ne hene te shkosh.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ashtu....

                    Socialistja nga NY qe dukesh si nga New Bathorja, me lexo me kujdes, thashe qe Rama ka bere vetem nje te mire per ne, zhdukjen e Salikriminelit. Sa per drejtesin qe ke permendur, e kemi peshqesh nga USA, prandaj shko e protesto perpara White House po ta mbajti sumatriçja.

                    Përgjigjjuni
              2. l
                lavdosh

                Mero djali si gjithmone i sakte. Problemi me i madh i ketij vendi eshte qe Edi Rama dhe shtojca e tij qe quhet PS, nuk merren me hallet e popullit. Dhe drejtesia eshte halli me i madh i ketij vendi. Kur organet e drejtesise te gjitha kane dale nga shinat, kur te drejtat e njerezve neperkemben nga te gjithe, kur njerezit rropaten te gjejne nje te drejte dhe i kudondodhuri dhe i plotfuqishmi Edi Rama vepron sikur nuk ka ndodhur asgje, cfare pret me? Edit Rama sillet dhe eshte nje agjent i zhvillimit te pronave si asnjeri tjeter ne kete bote, por nuk ka ndertuar nje shtet qe te funksionoje me rregulla. Shikoni postimet e tij dhe sa kohe shpenson me projekte e skica dhe sa pak kohe me hallet e popullit. Ai sikur eshte aty ta ktheje cdo gje si problem i lidhur me godinat. Ndodh vrasje ne mes te gjykates dhe fap Edi Rama zgjidhjen e ka tek godina te reja per institucionet e drejtesise, a thua se ky eshte problemi me i madh i ketij vendi. Dhe mos te thuuash qe pas gjithe ketyre projekteve, disa fgiktive, nuk qendrojne interesa personale?

                Përgjigjjuni
                1. "
                  "BOHOTINA"

                  Pak u ke thene Mero ketij paelamenti medioker. Njerez pa dinjitet, pa shkolle, injorant, servile per t' u futur aty per te patur tere ato te ardhura dhe allishverishe tenderash (tenderin e kam quajtur diku ne nje liber vjedhje te ligjuar!!!). Servile te kryetareve. Kurse pjesa e PD jane edhe bande. U thashe njehere disa punonjesve te nje administrate bashkie diku. Qe jeni militant u shoh, por bande pse jeni. Dine keta injorante se ne kohen e Zogut kishte ndarje pushtetesh. Dine keta qe vertet me kushtetute nuk vareshin nga njeri tjetri, por konvergonin ne nje pike te gjithe pushtetet, duke punuar per te miren e vendit. Dine keta injorante se ne vitin 1937 per nje nderhyrje te mbretit tek Prokurori i Pergjithshem per nje te arrestuar (qe e njifte mbreti, i cili kerkoi te denohej, por per hater te tij te mos e fuste ne nenin dy qe ishte 15 vjet maksimalja e denimit, sic i takonte, por tek neni nje qe ishte maksimalja e denimit 7 vjet). Kaq kerkoi Njeshi i Shqiprerise. Per kte nderhyrje ne punet e brendshme te institucionit te tij, i mbylli i revolyuar telefonin mbretit, dha doreheqien dhe te nesermen e diskretitoi ne tere organet e shtypit shqiptar te kohes. Turp i madh ajo qe ka ndodhur. Populli ka zgjedhur perfaqsuesit e vet, por te zbatuar Kushtetuten e ligjet dhe jo hunj gardhi qe nuk ia kane haberin punes, Kush e drejton Parlamentin. Mke kloun. Nje frikacak. Nje qullac si Niko Peleshi. Nuk eshte as sa nje e njeqinda e Gramoz Rucit. Nikua ka influence ne Korce qe emron edhe pastrueset e zyres, ose heq drejtoren e Muzut Kombetar Mesjetar me shkolle te mbarua per kete profesio, me master e me 4 gjuhe te huaja dhe ve nje drejtore injorante pa asnje nga keto qe i ka ajo tjetra. Turp. Behet mbledhja e Kuvendit si ato mbledhjet e ansambleve te kooperativave dikur qe merreshim me thashatheme e mxirrnin dufet e inatet e vjetra e te reja karshi njeri tjetrit. Lexojeni Mero Bazen dhe perseritni marrjen e organeve te drejtesise ne raport dhe kerkoni prej yyre te zbatone Kushtetuten se na jane bere si bejleret dikur. Ata jane sherbetore te popullit ne aksh vend pune dhe jo gjela kapadai...

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjala

                    Dhe me ty nuk jam plotesisht dakort , Mero. Parlamenti nuk eshte vendi ku te debatohet per çeshtje te tilla thelbesore te jetes se njerzeve qe po i neperkemb SPAK dh prokuroret e tjere, por eshte vendi ku ti thone KLP, KLGJ, SPAK, Altin Dumanit dhe atij Çeles: STOP ! Eshte vendi ku qe diten e neserme te ketij takimi duhet te perpilohen ligjet qe tu fusin kembet ne nje kepuce, KLP, KLGJ, SPAK dhe prokurore e gjykates dhe te proçedohet me shpejtesi sepse po tallen me Republiken, po tallen me nje popull, keta maskarenj. Ju dhane doren parlamentaret tane per te bere drejtesi te pavarur dhe keta po varin popullin ne litar me veprimet e tyre. STOP ju prokurore e gjykates sepse do shkoni vete ne banken e te akuzuarve neser !!!

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      niqiforti

                      Mero ,sipas ketij arsyetimi I bie qe shumica derrmuese e deputeteve jane me se paku analfabete funksionale dhe nuk e kane idenë e fuqise qe kane marre nga vota popullore .Ose ,mund te jete edhe arsyeja tjeter qe rrine si te "dhjerë " nga frika . Nga qe ketu eshte bere m#ti mullar atehere vlejne shprehjes ,dhiz iz a mirakull ov fridhim per" konsevatoret" ,dhiz iz a mirakull ov" jurop" per te majtet.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iso

                        Nuk duhet harruar ne asnje moment,cfare tha Rama kur mori mandatin e dyte kur e pyeten gazetaret se cfare do beni me salehun per 21 Janarin dhe Rama ju tha:-ta leme ne pensionin e vete,po vertetohet dita dites qe keto legena jane bashke ose mbrojne njeri tjetrin sepse kane shume zullume.Prokuroret dhe gjykatesit jane te tredhur dhe te korruptuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kiri

                          Turp per keta deputet qe jan nen mesataren e popullit shqiptar por te zhytur ne korrupsion e nga frika heshtin pa menduar per popullin edhe nije her turp

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vjosa

                            Z.Mero ,Duhet "pakë"diktarurë që të bëhet si ajo drejtësia që kishim. Ajo brënda javës ta kishte dhënë hakun .Die u therën tre qytetar në mënyrën më të shëmtuar, që është një turp për shoqërinë tonë ,Të tre autorët brënda muajit kishin ngrënë gjysmën e lekut andej nga Dajti lartë.. D.M.TH. Vente haka tek i zoti.Tani tre qytetarë ikën nga jeta ,tre të tjerë të na rojnë për të parë e për të ngrënë xhaba në institucionet e riedukimit se do shkojmë në Europë.Atëherë Z.Mero unë që nuk vras dotë a kam të drejta të jetoj i lirë apo të jetoj me frikë mos më vret.ndonjë nga këta trimat që kanë thikat e fshehura poshtë pandallonave.?Poshtë drejtësia e diktaturës ,rroftë ç'drejtësia demokratike.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emigranti historian

                              Deputetet nuk kane idene per ligjshmerine ,duhet te bejne studimin e kushtetutes dhe kodit ligjor dhe mbi kete baze te vleresohet angazhimi i tyre ne jeten politike dhe shtetrerore.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Iso

                                Z.Mero! Te lutem a ke informacion per nje ligj qe do te miratoi Rama,sa u perket lobimeve nga jashte dhe pagesave sekrete,me te cilin amniston kopilin serb (ne radhe te pare) dhe te tjeret pas tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dakord

                                  Kuvendi nuk është pushteti i sovranit sepse nuk e ka zgjedhur sovrani. Sa i përket termit republika e prokurorëve: më mirë kështu sesa republika e politikanëve. Për herë të parë në historinë tonë të 35 viteve të fundit, politikanët kanë frikë nga prokurorët dhe ky është lajm shumë i mirë për popullin shqiptar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    meshirojeni ushtarucin Mero

                                    Nga Rilindja e Shqiperise tek Rregjimi i Ulsiut e tashme tek Republika e Prokuroreve - jane luhatjet e skajshme te gjendjes emocionale te Mjeros sipas lavjerresit te interesit tij personal, por i ka me qark te mbyllur - gjithmone i strukur nga aty ku e ka te pamundur te shkeputet kurre, poshte mollaqeve te Pushtetit te rradhes!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      realisti

                                      Ju lumte Mero! Por ne Kuvend shumica dermuese(mos me thene i gjithi me perjashtim te ndonjerit qe flet por nuk e degjon kush) jane individe qe ose nuk i kuptojne kto qe thoni Ju dhe Plarenti,ose nuk e duan demokracine dhe sundimin e ligjit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dantes

                                        Fakti qe keto mekanizma , ne Boten e qyteteruar , Po behen shekullore ne funksionin e tyre , ndersa Tek ne i ngjajne asaj fijes se barit qe pretendon harlisjen ne Shkretetire , deshmon frikshem se ne jemi te huaj dhe armiqesor ndaj lirise , DREJTESISE dhe demokracise ...! Prisni dhe shpresoni !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gaetano

                                          Mero mbase e kam gabim, por tashme ne shkrimet e tua po vertetohet thenia e Juri Kim, kur tha, mos keshtu se do hani bar. Apo Ramizi kur e kuptoi qe kasta e nexhmies dhe e kapove paten caktuar qenin besnik tyre qe nuk lehte por te kafshonte tinzarse, i tha Teodor Kekos e disa atdhedashureve, dale ore djema dale.hijenat i njohin strategjite e qeneve te egjer, Keshtu dhe dy palet tona ne parlament.keta u kapen nga veshi te votonin drejtesine vec sepse stabiliteti rajonal i eshte imponuar, ngaqe miqte pertej oqeanit ja dine gjith secilit nr bankar ku kane parate. Per popullin? Keta? Eshte e pamundur shqiperia te nxjerr nje prijes tashme ti tredhe keta nga goja dhe nga xhepat. Habitem me kallupin tuaj Mero, qe keta sido te tentonte Dumani te fluturonte i lire mbi qitapin kushtetute, ja paten prere krahet deri ne fluturimin qe keta duan, jo deshire e Dumanit apo e popullit. E kame te thene nga nje profesor kete, demoshkerdhatesia tek ne na u afrua, si nje tas mut me nje gisht mjalt siper, ngjyem gishtin dhe na u duk e embel por si ndjenja e dum shqiperine si gjith Europa, me mbas morem lugen dhe hajme mutin dhe prape genjejme veten se po hajme mjalt apo jemi drejt Europes. Drejt Europes po eshte genc pollo te Doris pack, vokshi me ahmetaj ne vile te zvicres, muli qe i mban uturakun berishes, tashme vjen tmerri I thenies bastard ristani,i kapur ne korrupsion, dhe i denuar.i paracaktuar ti vidhte votat per bashkine, dhe kujt zoros! I degjeneruar ne karakter sa dhe rakine sdi ta pij si dash shehi me gote, po e perzin me dhalle dhe e han pershesh ne trahana, te del sot i caktuar nga Gita e xeni, po ri kthehem ne zanat te komisionit zgjedhor se tashme ndiet i formuar. Gjin Gjoni te ligjet? Dhe ketu muti eshte pretendent mbi groshen tone tradicionale ne menu, ti o Mero analizon situaten gjyqtare perballe politikes! Ketu vec po lindi ndonje bir none tip spartakus , apo tip Haxhi qamil me bo sevap te cyryklliku yne shqiptar, ndryshe cdo gje eshte e qarte, Sokol Balla te ben gjergj markajn deputet,grida do bej salianin si basha dje,rakipi po tenton ta qethe kare arlind qorin nga komunist ne nje Mandan qe fiton New York ( qe imagjinoje nje emigrant, mysliman te fitoje mbi familjet sot e kesaj dite italiane, mbi trumpin qe ka nxjerr kaubojsit rrugeve, por kur te mban populli, te don populli ska klysh kurve te ndaloj) E thjesht Mero lodhesh kot, kjo lloj politke ne vend te atyre tre prokuroreve qe ngjanin si gjela deti per kurbanin e vitit te ri, do u donte populli te amnistonte tre cuna trima shqiptar qe kane bere vepra penale po jo vrasje, nje nga jugu, nje nga shqiperia e mesme, e nje nga veriu ti kishin aty perballe ne lozhe me deputetet.Tashme dhe ambasador nuk ka, ku keta te shkonin duke u qare na rref ai rrugeve na mbroni.liria fitohet nuk dhurohet, nje familje ne veri e bente politiken ti binte nga kroacia per te shku ne shkoder se u tredhshin, nje person vetshpalli rajonin 5 ne tirane dikur dhe politikanet mbanin pampers me vehte rruges per parlament ,nje familje vlonjate mbajti vlore e jug mbi shpatulla ne 97 ten, jo birish me avion skaloj dot, po bejleri jo ne greqi po ne qipro u fsheh Habitem me manjanin kur refuzon gjygj popullor? Po keta po e masakrojne kete popull pa gjygj per 30 vjet. Prindrit na u larguan me brenge ne zemer, ne jemi ne moshen e tyre tashme dhe shohim si bon shurren ristani e noka mbi pronat tona. Knej ekipi i zoros vodhi me teper se bukur. Te del gjenerate tjeter tashti, xeni, cuni fahriut, i cekes, meidanit,te bejne dhe senetarllikun e cifligut tashme. Se keta te majtet jane mjeshtra si lejne kalamojte te zullumi i tyre. E thjesht shqiptareve i kane hequr te drejten e fjales, qe eshte referendumi. I jane varur melcite ujkut ne qafe. Sindikatat tona ???? lavatrice e padukshme pastrim paraje, dhe cdo dite vdes nje minator. Po nuk perben lajm fahatari i gjore,po muli tu i bo shurren bahces.(shqiperise me bejlerin tashme,te mos vej veton mbi ne me hy ne Europe) Kij inat e fali hakun zoros per gjith cka beri. Imagjinoje si plas lufta e klasave te ps mos jete ai. Se te berisha dihet qe ja ka lone trashegimni hamasit te krahut te vet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bedri Islami

                                            Bazja e nisi me nje alibi : Rregjimi i Ulsiut, po e bitis me nje hipokrizi : Republika e Prokuroreve ( qe nuk paska se ku te raportoje) ! E gjithe kjo perqarkje si Magelani rreth botes e Bazese me te vetmin synim qe ti bjere nga Kina qe mos thote ate qe e shohin te gjithe : tere pushtetet nen kembet e Edi Kristaq Rames i cili nuk ka nevoje fare per raportimet e tyre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Cfurku

                                              E vërteta është e drejtë, prokurorët dhe gjyqëtarët janë të shtrembër. Ne nje pallat në Tiranë me 30 apartamente jetonin 15 prokuror dhe 15 gjykatës përball njëri tjetrit. Aktualish ka ngelur vetëm një prokuror të 29 të tjerë jane bëre me shtëpi të dyta e të treta. Njeri prej tyre që ka qene drejtues i larte i drejtësisë ka një vil ngjitur me pallatin të dhene me qira perveç dy të tjerave. Pa sekuestrime një vër në ujë kini bërë. Reforma në drejtësi është si puna e fëmijve që nuk i kthen dot mbrapsh.Le të hetoj Spaku në se është në lartësinë e detyrës, apo korbi s'ja nxjer syt korbit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. k
                                                katarakti

                                                Fantastik ky shkrim i Meros, me të cilin në shumicën e kohës nuk jam dakord. Por këtu "chapeau". Ia ka nxjerrë kallajin këtyre deputetëve katundarë, injorantë, të paditur, të pakulturuar, të paaftë, pa dinjitet, dije, pa reputacion, profesionalizëm etj etj. Dhe a e dini nga se shkaktohet kjo?! Se Berisha dhe Rama nuk duan njerëz të zgjuar me personalitet, dhe të respektuar në popull. Ata kanë nevojë vetêm për dru me pre, tip Muli, por që nuk ua bëjnë fjalën dysh. Çdo vit që kalon niveli i "baballarëve të kombit" zbret më poshtë, aq sa tani ka takuar fundin. Krahasoni këta deputetë me ata të kohës së Zogut, andej nga vitet '30 të shekullit të kaluar. Krahasoheni me Gurakuqin, Vinjaun, Lef Nosin, Fan Nolin dhe plot të tjerë që kur flisnin i linin njerëzit me gojë hapur për erudicionin dhe patriotizmin që shfaqnin. Ndërsa ky parlamenti i sotëm është llumi i llumit. Aq sa jam habitur me Meron. Me një parlament të këtij niveli, mos prisni të ketë drejtësi në këtë vend, apo të bëhet shtet. Kur vendin e ajkës e zë llumi çfarë të kërkosh e shpresosh?! Bravo Mero për kësaj rradhe.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Y
                                                  Ymer Abazi

                                                  Mero thjeshte ka enderruar dhe besuar verberisht ne enderrat e veta se ky SPAK do hetonte, arrestonte, denonte vetem pushtetare te para 2013 sepse Mero edhe sot e kesaj dite fund-tetori 2025, nuk beson aspak se nga 2013 der sot eshte vjedhur qofte edhe ne nje tender te vockel nga nje zyrtar Rilindas i vockel ne nje Bashki te vockel diku larg Zyres atij qe mburret se krijoi SPAK ...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Treni

                                                    Epo, nuk jam dakord "se sa orë mumd ta mbash". Tetë orë janë të ekzagjeruara për mendimin tim. Katër orë gjithashtu shumë, por duhet të ketë një limit racional për sa kohë dikush mund të pyetet. Nuk është podcast fundja.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Cufe

                                                      Mero mos ki merak se raportojn te Salehu dhe po nga Salehu marin urdhra

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje