Raportimi i institucioneve të drejtësisë para Kuvendit është një rast ku mund të reflektohet për standardet që ka vendosur Reforma në Drejtësi dhe jo për të bërë betejë politike sipërfaqësore me krerët e institucioneve.
Dhe kur flasim për standardet e reja që presim të vendosen, ato nuk kanë të bëjnë vetëm me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, por sidomos me gjykatat dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, që bëjnë dallimin mes një drejtësie perëndimore dhe një drejtësie linçuese për nevoja politike, propagandistike apo edhe mllefe personale.
Për këtë arsye, kur analizojmë atë që ka bërë SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme pas Reformës në Drejtësi, duhet të biem dakord se SPAK ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë politike dhe kjo është një fitore morale e Reformës në Drejtësi. Po ashtu, SPAK ka arritje serioze në betejën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në vend, duke çuar pas hekurave dhjetëra persona të inkriminuar.
Por nga ana tjetër, këto arritje të forta po përpiqen të mitizojnë SPAK-un si një institucion themelor të Reformës në Drejtësi, duke injoruar gjithë hallkat e tjera të kësaj reforme që kanë të bëjnë me gjykatat, me pavarësinë e tyre jo vetëm nga politika, por edhe nga SPAK, me moszhdukjen e korrupsionit në drejtësi, me humbjen e vëmendjes ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe me masakrimin e qytetarëve të zakonshëm që presin dekada të tëra për një vendim gjykate.
E vetmja arritje që kemi deri tani është krijimi i mitit për “paprekshmërinë e SPAK-ut” nga ligji. Pra, nëse deri më sot vuanim nga pandëshkueshmëria e politikës nga drejtësia, tani kemi hyrë në epokën e “paprekshmërisë” së SPAK-ut nga ligji dhe po përballemi me shkelje të rënda, që nëse lejohet të kthehen në praktika normale, Shqipëria rrezikon të krijojë drejtësinë më represive të historisë së saj paskomuniste, e cila mund të keqpërdoret më shumë sesa drejtësia klienteliste politike që kemi pasur deri nëntë vjet më parë.
Kuvendi ka prekur disa pika të ndjeshme siç është paraburgimi i motivuar politikisht për spektakël, apo intimidimi nga SPAK i gjyqtarëve të GJKKO-së, Gjykatës Kushtetuese e gjykatave të tjera, por kjo nuk është thjesht çështje konstatimi. Parlamenti duhet të adresojë ndërhyrje ligjore për t’i ndalur këto praktika, pasi nëse i lë në dëshirën e kreut të SPAK apo pasardhësit të tij, ata flasin me statistika që fyejnë dinjitetin njerëzor, kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.
Fjala vjen, sonte dëgjova zotin Dumani që, ndaj kritikave për tepërim në paraburgimin e personave nën hetim, aq më tepër figurave të larta politike, u përgjigj se: “Vetëm 9,1 për qind janë paraburgime nga SPAK”, a thua se po e vë njeri në garë kush ka paraburgosur më shumë — SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme. Për të dalë më mirë ai mund të krahasohej edhe me Kinën, se ashtu mund të dilte 0.000001 për qind, por problemi është se SPAK e ka kthyer paraburgimin në mjet paligjshmërie për të peshkuar fakte penale dhe për të nisur hetime nga ato që gjen rrugës dhe jo nga procedurat ligjore se si nis një hetim.
SPAK ka provuar se në fillim ngre një narrativë arrestimi, bën kujdes të realizojë statistika me të, arreston njerëz dhe pastaj fillon të mbledhë telefonat e lagjes për të gjetur çfarë ka bërë. Ky nuk është hetim, por drejtësi e orientuar, që tregon përpjekjen për të krijuar një pushtet frikësues dhe jo një institucion hetimi serioz.
Ndryshe nga SPAK, Prokurori i Përgjithshëm pranon së paku që paraburgimet janë tepërim ekstrem dhe është kundër tyre, ndërsa SPAK duket që po t’ia heqësh paraburgimin, e kthen në institucion parazit, me sa duket dhe për shkak të paaftësisë së shumë prokurorëve që janë marrë aty për t’u përdorur si mish për top, sepse u intereson spektakli politik dhe propaganda si mjet për të krijuar mitin e një institucioni suprem në reformën në drejtësi.
Nën shembullin e SPAK-ut, pastaj po krijohen dhjetëra “minispakë” në aspektin negativ në gjithë Shqipërinë dhe bëjnë me qytetarët ato që këta në SPAK ua bëjnë figurave të larta të politikës, biznesit apo krimit.
Dhe kjo është një epidemi shkatërruese për Reformën në Drejtësi, e cila duhet frenuar me ndërhyrje të qarta ligjore dhe të menjëhershme, duke rikthyer sundimin e ligjit, mbrojtjen pikë për pikë të procedurave penale dhe mbi të gjitha vendosjen e standardeve që të shërbejnë si shembuj pozitivë për drejtësinë e së ardhmes dhe jo për propagandë dhe gjyqe popullore.
Drejtësia duhet të funksionojë si një institucion i pavarur, por jo si një pushtet i pakontrolluar nga ligji, i cili po kalon nga një pushtet që kontrollohej nga politika në një pushtet që prodhon produkte politike.
Nëse do isha opozitar dhe do të doja të vija në pushtet, të vetmin emër që mund të propozoja për kryeministër sot është Altin Dumani, sepse ai ka bërë më shumë — madje ai ka bërë gjithçka që ata të jenë gjallë si opozitë. Pa atë, ata sot nuk do ishin as në Parlament.
Por ata, në vend ta propozojnë për kryeministër, e akuzojnë dhe baltosin se ka hapur një çështje për t’u tallur me Sali Berishën dhe nuk i prek qimet e flokut në asnjë nga akuzat e mëdha që ai ka për vrasje politike dhe kapje të shtetit me pasojë vrasjen e dhjetëra qytetarëve në Gërdec.
Por as këtë nuk ia falin dhe janë gati të rrinë në opozitë gjithë jetën vetëm pse ka prekur nderin e Berishës si i pandehur.
Nga ana tjetër, socialistët, të cilët meritojnë hetim të thellë dhe të standardizuar nga ana ligjore për korrupsionin, janë përgjegjës për këtë reformë shkatërruese në drejtësi. Ata janë përgjegjës për faktin që, nëntë vite më pas, njerëzit nuk marrin drejtësi, por zvarritje pa fund; janë përgjegjës që çmimi i korrupsionit në drejtësi është rritur, pasi tani të tregojnë edhe prangat e SPAK-ut prokurorët e rretheve; çmimi i sekserëve në gjykata është rritur, pasi dhe ata duan të tregojnë se çfarë bën GJKKO, e kështu me radhë.
E vetmja gjë që kemi prodhuar deri tani nga Reforma në Drejtësi është një “operacion special propagandistik”, ku përmendet goditja e pandëshkueshmërisë dhe e krimit të organizuar nga SPAK, dhe kjo po shërben si një çadër ambulante për të mbuluar gjithë rrënjët e Reformës në Drejtësi, që kanë zënë nën vete shoqërinë shqiptare.
I vetmi sukses i Reformës në Drejtësi në këtë pikë janë gjyqet popullore dhe përdorimi i urrejtjes së turmave ndaj padrejtësive, për t’u dukur sikur janë në anën e popullit. Në fakt, gjithë mungesën e drejtësisë për shoqërinë e kanë krijuar po ata që përdorin edhe popullin për gjyqe ndaj tre-katër emrave nga figurat e larta politike, dhe pas asaj nuk ndryshon asgjë për qytetarin e thjeshtë.
Ndaj është mirë që në raste të tilla, kur institucionet e drejtësisë raportojnë para ligjvënësve, ata duhet të reflektojnë jo me fjalime për t’u postuar në rrjete sociale, por me rekomandime për ndërhyrje të shpejta dhe pa vonesë për të shpëtuar ç’të mundin nga kjo godinë që e ngritëm për të shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe shkuam tek një drejtësi që prodhon propagandë politike dhe mjerim më të madh për qytetarët.
A e degjuat Duman leshin, të bënte triumfatorin, duke sulmuar të ,adh e të vogël? Kësajë i thonë, pordhë e fëndë fshatari. Harron Dumani që personalisht, Ai dhe gjithë çfarë janë aty në SPAK si prokurorë, Janë DHE MBETEN, vetëm nënpunës të këtijë shteti, të emëruar nga ky shtet, për të bërë atë punë që bëJNË, për të cilën, paguhen jo pak, bile ju, edhe më tepër se sa një prokuror i rangut të tyre, në SHBA, Angli, etj. Dumani me shokë, Nuk kanë asnjë meritë, për ngritjen e SPAK e BKH. Ata jani thjesht, vegla te politikës. Po mos të donte politika e këtijë vëndi, spakistet nuk do tju njihnin as gratë e tyre. Prandaj, mos të lëshojnë pordhë, që bytha nuk u a mban.
O Mero popse pakë po të dukët që në një kohë kaqë të shkurtër SPAKU, ka arrtë që të hetohën dhe arrestohën disa përsona se asë ti marrin në pytje nuke bëhej fjalë veç para ca viteve, si atë të veshur me pushtet politik apo çofshin këta edhe kriminel e rrugës. Apo edhe grupe terroriste si grupi i Aurel Hoxhës, që vrist edhe femie në një fis të talktime po mosë ti ishte SPAKU do kishin vazhdue vrasjët.. Kushë ështe kundër SPAKUT ështe anit shqiptar, ose ështe hajdut dhe kriminel...
Z. Baze nuk behet stan me LEPURA.(SPAK)................LEPURAT (SPAKU) meren me arka peshku. me breke. sytjena. hajdute xhepash. hajdute bicikletash................ Se nuk kane BYTHE per 21Janarin Gerdecin. Floririn e Kerrabes................ Ketu duhen Prokurore dhe Gjyqtare nga Bangladeshi qe te vihet drejtesi......... Se keta lloj LEGENASH i ka tredhur Berisha me kohe...................... Ju dhjefsha SKAKUN dhe GJKKO
Inceneratoret..Mc Gonigal..Canabis Sativa..etj etj
Kjk është e vërteta ulëritëse.
Mero ,problemi eshte se "socialistet" nga pararoje te modernizmit dhe inovacionit ,sidomos per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, jane kthyer ne promovues te mediokritetit ,sidomos ne "drejtesi".Nuk shpjegohet indiferenca dhe arsyeja se pse deputetet socialiste nuk interesohen per ecurine e hetimeve per vrasjen e 4 socialisteve te pafajshem ne 21 janar dhe shperthimin e gerdecit.
Eshte turp qe ne kete vend nje gazetar apo analist politik si Mero Baze ka me shume kurajo dhe kritika per reformen ne drejtesi si gjithe ekspertet ligjore marre se bashku. Edhe Fatmir Xhafa babai i reformes me fund beri sikur tha dicka sot pas 9 vjeteve. Nje zhgenjim total! Jo se kam ndonje simpati per Belinda Ballukun por nuk ju duket cmenduri qe disa media flasin hapur qe SPAK e ka marre te pandehur apo edhe per arrestim dhe te gjithe heshtin para ketij gjyqi mediatik. Eshte skandaloze qe njerezve ju behet gjyq mediatik, denigrohen publikisht ende pa ju bere nje akuze formale lere me te denohen nga gjykata. Ku eshte para kjo pervece para 90?
Disa ligjvenes jane te dhjere,disa injorante.Prandaj dum dumani shin leme.
Me këtë komentin e sotëm të Mero Bazes jam përgjithësisht dakord, megjithëse kjo nuk i prish punë njeriu. Por jam çuditur me atë përpjekjen e socialistëve që kërkojnë që pyetjet në Kuvend të parashtrohen me shkrim para hapjes së seancës?! Kjo është shkelje me dy këmbët e demokracisë. Deputeti ka dhe duhet të ketë të drejtën të bëjë pyetje nga vendi të paparashikuara. Apo edhe të flasë nga tribuna pa bërë të ditur më parë se si do e trajtojë temën e debatit. Në rast se kjo nismë është e vërtetë kjo është shkelje e demokracisë, njëlloj sa ajo e SPAK-ut.
Thuaje hapur Mero,ne SPAK ka nje grup te strukturuar kriminal qe eshte ne sherbim te Sali kriminelit. Te gjitha dosjet e krimeve te Saliut kan zene pluhur,kurse Spaku mburret me hetimin e nje arke sardelesh,nje karburanti,nje traktori,nje kanali,brekesh,sutjenash etj.
Duman po te njoftoj se njani e beri shurren ne kundershtim me ligjin,
Mero ia thua, po kujt ia thua?Dumanet prodhojne ligje,Dumanet drejtojne institucione,dikur i pagezonte Papa ndersa tani Departamenti i Shtetit pertej Atlantikut.Koloni hesapi,jo e krijuar por e vetshpallur,ku brenda saj gjen skllever te veshur me Versaçe,gjen prostitucion motelesh pa patur shtepi publike.Gjen Doktore qe nuk dijne te vizitojne dhe jane bere deputet sepse nese gabojne nuk i kap ligji. Republike bananesh qe nuk prodhon por vetem ha.
Partine Socialiste po e keqperdor Ed Rama, i cili nuk lejon askend te kerkoje llogari nga Spaku i deshtuar. Si Rama edhe Spaku kane deshtuar secili ne fushen e vet.
Nuk ka thene kot AI Shqiperi te kam dhjere,apo AI tjetri qe shqiptaret nuk mund te qeverisen,vetem po te ngrihet nga varri AI qe e shajne komunistat me shume,atehere te gjithe keta hajdute e kriminele te tipit sali nuk do gjejne vrime ku te futen....
Te dhjefsha ne SPAK qe ngrite o e pa afta PS.Harram vota e respekti per ty o PS.
Nje nga editorialet me te dobta te kesaj gazete eshte ky i sotmi.. Nese Mero bashke me Ramen dhe haleatet tane pretendojne se eshte thyer KULTI PAPREKSHMERISE kjo eshte nje mendim krimiminal PSE ? eshte Aksiome sot ne Shqiperi : Nese me ner me thone Berishes nuk i vene prangat si Metes dhe Veliajn por tallen me aferen e klubit Partizani atehere me lejoni te them se Diktatura e Hoxhes ishte me pak e keqe se hipokrizia e Aleateve te pjerdhur qe na prune Spakun si peshqesh qe eshte kthyer si Junte kunder Rames kur dhe ky i fundit akoma mburret me idiotizaem me Korofillaket e Spakut si merite e tij dhe Kimes Trambidenit..Keqardhje Mero...e drodhet dhe ju qe kishim nje fare respekti
DETYRA TE RENDA POR JO TE PA REALIZUSHME KA PERPARA PARTIA SOCIALISTE NE SE KA KELLCE DHE FORCE TE MADHE LLOGJIKE NE INTERES TE SHQIPERISE. kETE QE KA BERE DUHET TA QUAJE PRODUKTI I NJE DOBICI QE DUHET TE VARROSET BASHKE ME SALI BERISHEN. DERI TANI "SPAK GJKKO"JANE MODELI BERISHISTE DHE SI TE TILLE DUHEN VARROSUR , TE SHPETOJE DREJTESIA DHE POPULLI SHQIPTAR. ME GJITHATE SI NJE ZE I VETEM ME PLOTE GOJEN DUA TE THEM -- BRAVO MERO BAZE.--
sa per ta informuar Meron : Bella Ballukes i vjen thirrja e dyte nga SPAK per tu paraqitur atje. Ne rast mos paraqitje e mbathje jashte vendit (si ne rastin e Rumanise pas thirrjes pare)..Bellen bukuroshe do ta shoqerojne forcerisht atje ne SPAK...
Si e shpjgeon mor Mero, beniamin i ediut, ky pjelle i genit koleka, qe dumani,kjo karikature e aranit Celes, me nje ze dhe emocion te nje analfabeti katundi, prallis per me se dy ore ne parlament dhe pioneret ialamike te enverit te dirigjuar nga ajetollahu, e lejojne te ike, pa bere debat me opoziten. Vazhdon te talle bythen me kete vend, ky corbe e prishur e gjitha nga mend, me shallvaret e zeza dhe atlete.
Rama ka përgjegjësi për situatën e krijuar në drejtësinë shqiptare ! Ashtu siç e miratoj këtë reformë , tani duhet të hedhë hapin e dytë për ta ristrukturuar dhe për të eliminuar veprimet e gabuara që u vërtetuan gjat zbatimit të saj . Në kuvendin e djeshëm u pa qartë niveli i ulët i deputetëve të opozitës që nuk merreshin me thelbin e problemit , përmirësimin dhe eliminimin e mangësive të vërtetuara , por kryesisht me hallet që ka Saliu me drejtësinë dhe disa të tjerë edhe me hallet e tyre . Po kështu edhe deputetët e pozitës nuk duhet të qëndronin indiferentë , po juristët me përvojë si Xhafa , Gjiknuri , Uluziu e të tjerë duhet të kontribuonin me mendimet e tyre për eliminimin e difekteve të vërtetuara tashmë , pas 9 viteve zbatim .
Mero kam shkruaj tek tema ketu e 25 vjet. Thjesht jo per tu gjind kola ne pune,po nje fjale e shprehur te gazeta juaj, eshte nje brenge shkaterruese qe na dhuroi politika jone, e jotja deri diku ne krah te mortjes berish dje, sot ne krah te zoros I shprfytyruar ne nje lojtar artificial per te tjeret. Dhe , por si thenia e Luigj Gurakuqit te filmi nentori I dyte, tek sa thote, po te shkruheshin ndonje here hallet e ketij populli, faqet e atij libri do ishin aq te medha, sa fletet e tij do mbulonin shqiperine. Eshte fare e thjeshte te drejtohet gishti ndaj dy tre prokuroreve te spakut, po mos harrojme, dhe Giovanni Falcone kishte trecerekun e kolegeve bashkepunues te mafias apo politikes mafioze. Perfundimi dihet. Ishte populli qe e percolli ne varreza jo politika. Tek ne politika shkon ne homazhe vec ne elementet e saj,te shikoje dje ne parlament grusht bashkuar ne sulm ,dhe syte qorr kundra ketij dumanit. Nuk them qe nuk ka shkelur liri dhe te drejta ndonje individi, po mos harrojme opozite kunder,pushtetin kunder. Kjo pasi opozita con berber dhe eskorta ne burgje, drejtuesit e burgjeve I bejne gati dhomat e saunes. Te atakohesh padashje me nje gangster lagjeje, gjumi ste behet rehat, mos harrojme, jane kapur persona me tonelata droge, me lidhje nga kartelet qe komandojne shtete si meksika, kolumbia, ekuador, itali e te tjera. Pra kur te ben kakardhi noka e birisha me placke te vjedhur ne kurriz, Imagjinoje presionin e atyre,super presionin e atyre qe kane care rrugen mbi kartele droge neper bote, qe te zhdukin gjith katunin jo me familjen. Mos harrojme, berisha vetquhet super gangoja shqiptare, dhe ka me teper bodyguard sa ka Obama qe vrau bin ladenin Po mbas mandatit ketyre, cfare garancie i eshte afruar per jeten e tyre dhe familjes, pervec se si ai gjeneral luan hoxha ne USA, te gjej nje rronxe e te laj ndonje pjate. Ti ke tigrin ahmetaj te pi vere e ha me cim peken te shpia e ndonje deputeti te djathte ne Europe, ca te bej spaku? Fatkeqsisht, populli e besoi dhe votoj ramen te ishte nje robin hud , jo nje zoro. Pasi si robin hud,zoteron te vetja cdo gje qe njeriu ka nevoje ne jete, por behet rebel te vjedhe hajdutet e popullit, tja shperndaje popullit. Zoro si mit? Ishte thjesht nje ide e nje lojtari me dy koke, qe thjesht jetonte me te pasurit, po godiste ne emer te popullit kedo qe e shikonte rival. Keta u kapen per veshi dhe votuan spak, sepse xhiro e droges doli Jashte kontrolli, jo se nderkombtareve I cahet trapi qe cuni faros do jete nje dite koleg me bejlerin ne parlament europian, dhe keta nuk kuptuan se disa nga vete keta, do benin ndonje vit kavalishence burg. Po dhe kavalishence burg spo dune , tek sa shohin nje popull qe sditi me lidh breket e veta te mbroje gjene me themeltare qe eshte prona, normal u bene bashke te gjykojne dumanin ne parlament. Noka e kompani me baderi kineze ne bythe, dhe te majtet si skutha qe dine te godasin me bukur me heshtje. Dumani me dyzet prokuror nuk mund te kete forcen e Ali babes, ti thote malit te dajti hapu mal ta rras mrena kete kaste politiqenesh. Ndryshim I zoros me dogmen birish? Gjin gjoni sot te beje ligje per shqiptaret? Keta ishin mesuar qe llala te raportonte te keta, nje gje dihet publikisht, Dumani nuk paraqitet te zoro Nje gje eshte e kuptueshme, me shekuj kemi vertetuar qe shtet sdime te bejme dot. Prandaj ne perenia na ka denu te jemi me dy koka ne flamur. Hiq laverin qe perkohesisht me dhune I kerkonte nokes te vinte me pashaporte ne Tirane qe mos ta bonte shurren ven e pa ven.sot nokes I thote murrizi ke vila e makina nga para korrupsioni, dhe noka I kerkon llogari numerit nje te spakut. Me e pakta brace e balla mund te respektonin gjakun e kater te pafajshmeve qe te tallin bythen keta ne stadiume sot do ishte, nje foto grafi perballe Dumanit per 11 janarin. Zhurme zhurme sa shum zhurme, hesht o hesht o maratonak popull me keta qe na degjenerun cdo brez qe kemi pasur.
Mos more. E kini te jetuar apo te degjuar para 90. tes ? Ka disa komentues fjalen (enveriste)e leshojne si pa dogane.Ore jeziter a ini ne vete, a e dini ci bente Enver djali kesaj race ajdute , sipershembull Saliut, me breket e sheqeres ja kish lidhur duart dhe ashtu si e meriton e kish varur ne mes te Tiranes. Ne ate kohe gjyqe beheshin per nje patate, imagjino te vishe dore ne arken e shtetit. Ishte ndergjegje a ishte frike mereni si te doni kjo mua nuk me intereson
Pa u larguar Olsi Dado dhe Olsi Dadot e Sali kriminelit nga Spaku mos prisni drejtesi!
Në SPAK nuk ka vetëm dado e bulona , por edhe gozhdë të ndryshkra që që të nxijnë jetën vetëm për tekat e tyre . Ka shumë të tillë që kanë konflikt interesash me të akuzuarit dhe kapardisen në karrigen e prokuririt , si gjeli msjë plehut . Nga sa jemi informuar nga ekrani dhe shtypi më tipiku është një OLSI DADO i thonë . Organet kompetente duhet të ndërhynë që këto monstra mos të ndyjnë punën e drejtesisë dhe të krijojnë padrejtesi në lryerjen e detyrës dhe pakënaqsi në opinion .
Pas Like Metes, Velise, e Lil Beqes torollak, i ka ardhur rradha Belles ta perplas tek SPAK / atje neper qeli do ti dergoj nji e nga nji, edhe vetem me Diellen ne pushtet do te rri /