"Tradhtarë", që nuk presin sa të vdes Berisha, që të bëjnë karrierë

25 Tetor 2025, 18:50Editorial Mero Baze

 

Largimet nga Partia Demokratike në Partinë Socialiste e shumë profesionistëve që marrin edhe detyra zyrtare natyrisht janë një gjë e re për politikën shqiptare. Është një nga ato risi politike të Edi Ramës, i cili e ka nisur këtë si filozofi politike të qeverisjes së tij qysh në fillim.

Të parët që Edi Rama i mori Berishës ishin biznesmenët e mëdhenj të identifikuar si njerëz të afërt të Berishës. Së paku, dhjetë biznesmenët kryesorë të Shqipërisë ishin deri më 2013 të identifikuar si njerëz të Berishës dhe sponsorë të PD-së, të cilët nuk patën rastin as të vihen në provë për t’u përdorur kundër Edi Ramës pasi ai i përfshiu menjëherë në projektet e qeverisjes dhe i avancoi ata. Edhe pse në fakt nuk janë oligarkë, por biznese të mëdha që kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, ata tani janë kthyer në sikletin kryesor të PD-së pasi s’i përmend dot me emër si njerëzit e afërt të saj dhe kërkon të akuzojë qeverinë se mban afër një grusht biznesmenësh që në fakt janë të gjithë ish-njerëzit e Berishës.

Ky dekomunistizim i shoqërisë nga Rama është risia e tij e parë e qeverisjes.

Nëse Berisha e masakronte një biznes të lidhur me PS-në dhe ka plot raste që e ilustrojnë këtë, Edi Rama jo vetëm që nuk i mënjanoi apo luftoi, por i avancoi si promotorë kryesorë të ekonomisë. Kastrati, Ulaj, Mane, Geci, Ponari dhe dhjetëra të tjerë pas tyre të vetidentifikuar si njerëz të Berishës janë plotësisht bashkëpunues me qeverinë dhe të pamënjanuar prej saj. Të vetmet raste kur ata kanë probleme janë rastet kur ka problem çdo biznes — nga korrupsioni, nga procedurat burokratike apo lidhjet klienteliste të zyrtareve. Por politikisht janë të preferuar.

Kjo vala e dytë e dorëheqjes së deputetëve, zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve lokalë të PD-së në poste zyrtare është më shumë një dimension tolerance i PS-së sesa një tradhti e njerëzve të PD-së.

PS nuk ka nevojë për vota dhe ata zyrtarë që ikin nga PD-ja e shkojnë te PS-ja nuk është se marrin me vete ndonjë lum votash. Por ata ngjallin dëshpërim në opozitë pasi në mandatin e katërt, pra pas 12 vitesh, një brez i tërë profesionistësh të rinj, që kanë lidhur fatin me PD-në, shkojnë dëm dhe digjen përjetësisht.

Kryetarja e PD-së në Sarandë e kishte betejë finale në zgjedhjet e 2025 për t’u bërë deputete. Hyri në garë, dha dorëheqje nga PD-ja, por në vend të saj Berisha çoi në listë të mbyllur Ina Zhupën. Pas tre palë zgjedhjesh që ajo tenton të bëjë karrierë, nuk ia hap derën askush. Por ndërkohë mosha ikën, projektet e saj bien të gjitha, dhe njerëzit nuk kanë ndërmend të shkojnë bashkë me Berishën në varr; boll që ai ndjehet i rrethuar me besnikë. E njëjta gjë është me kandidaten tjetër Zhani Gjergji, apo kandidaten për deputete të PS-së në Vlorë që më parë ka qenë në PD.

Është normale që një brez i ri, i cili ka 12 vite që rri pranë Berishës, duhet të jetë i sigurt së paku në një garë të hapur brenda partisë për meritat e tyre. Nëse ata duhet të presin 156 vjet që t’u japë Flamuri shansin të bëhen deputetë apo kryetarë, atëherë normal që do ikin, se nuk kanë ardhur në këtë jetë të jenë skllavë të Flamurit. Ndaj kjo lëvizje më shumë se sa e stimuluar nga PS-ja është e pranuar nga PS-ja për shkak të dimensionit të saj liberal.

PD nuk mund të djegë breza të tërë profesionistësh duke u thënë: “O bëjmë Berishën edhe një herë mbret, o vdesim të gjithë.” Ka disa që nuk duan të vdesin për Berishën, aq më tepër në besë të Flamurit. Shqipëria ka plot njerëz normalë dhe ata e bëjnë vetë historinë e tyre. Nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për siglën e PD-së apo damkën e tradhtarit.

I vetmi vend ku ende mbijeton lufta e klasave të komunizmit është selia e SHQUP-it. Pjesa tjetër e shoqërisë e ka hedhur atë pas krahëve. Kështu që sa më e fortë të jetë lufta e klasave në SHQUP duke etiketuar njerëz si “tradhtarë”, aq më shumë do ketë hemorragji nga PD për njerëzit që nuk mund të presin gjithë jetën t’u hapen dyert në jetë, pasi t’i hapet shansi Berishës për herë të tretë

11 Komente

  1. l
    luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

    Shoke cecene mos u merzitni se kriminelit sali po i vjen ngordhja dhe do shpetoni nga uturaku,dhe do keni katundarin salianji me grida sumen per kryetar dhe do vini ne pushtet e do hani dardha e kumbulla pas kraheve

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Lsi do te shkoje per skrap... keshtu thuhej prej Gjiknurit e baskpunetoreve te Rames Para zgjedhjeve te 2021 (ne Vlore sidomos), dhe ashtu u be. Tani po shkermoqet Pd, ose copat e saj qe kane mbetur te percara prej ambicjeve meskine te muleve, voksheve e byzykbasheve te rrethit te besnikeve bythlepires te plakut mere. Kerkohet OPOZITE per Shqiperine...! Edi Rama sic u mburr para biznesmeneve te huaj, hajdeni ne Shqiperi se NUK KA AS SINDIKATA, tani mund te mburret edhe... hajdeni ne Shqiperi se nuk ka as opozite. Vertete... c'i duam sindikatat, opozitat... avokatet etj etj... gjera te pa nevojshme... siperfaqesore ?! Ne, edhe kishat e xhamite dikur e kuptuam se ishin te pa nevojshme, por sot e dijme qe DEKORI, FASADAT me bojra te ndezura jane te nevojshme , per te na mbuluar ato cfare nuk duam te na shohin te huajt... sepse per shqiptaret kujt po i rruhet !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Drejt e ke po nuk na the se ata për të cilët do të duhet "të na rruhet" a janë shqiptarë që i shkojnë pas një gërdalle 81 vjeçar të cofur?! Nuk flas për jeniçerët e tij, se atyre u dihet fundi, do varrosen bashkë me 'faraonin', por për ata 300 e ca mijë që votojnë atë dhe jeniçerët e tij? Atyre si t'ua bëjmë?! Kur për fatin e tyre nuk mendojnë ata, pra 'qorrat' që i shkojnë atij pas, Rama ua ka fajin?!...U erdhi keq atëhere kur ambasadorja Yuri Kim u tha se po i shkuat "non gratës" pas do "hani bar" dhe kjo ndodhi, kush ua ka fajin?! Pra kështu i bie që e meritojnë atë, domethënë që askujt mos t'i rruhet më për ta!...

        Përgjigjjuni
    2. L
      Li pazari

      ????????

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rina Zhupa

        U mbyt gjemia, Me federalë, O burra shpejto, Kush mund të dalë, ………………………………… Kështu edhe zagarhanët e PD-së, në luftë si qëntë, për të kafshuar kufomën e gjallë të Sali Berishës. A thua vallë, do ti lërë MARSHALL Sali Berisha, ta shqyejnë për së gjalli?

        Përgjigjjuni
        1. l
          limoni

          Bravo Mero,,Jemi bije te nje Atdheu dhe njerzit e mesuar duhen per te gjithe .Puna e Rames nuk duhet te jete gjithnje keshtu.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eli

            Nje shkrim per shkrim Mero dhe asgje me me interes per lexuesin.Berisha u ka fikur deren te gjitheve ku edhe pse qendron ne kembe arresyet jane se e mbani u ne goje dite e nate,ndryshe emri i tij do te ishte harruar ,perveç rasteve kur permendet per krimet qe ka bere ndaj ketij populli e vendi fale "miqesise me gishtin ne bythe",qe mbn premtimin e saj te viteve 91 per mos ndeshkim edhe pse ka vrare,vjedhur e pervehtesuar prona ne menyre te paligjeshme por qe ky sistem demografik ia njeh nepermjet nje çdrejtesie te instaluar qellimisht per mos ndeshkim te tij.Beri nuk i duhet me kerkujt perveç medias qe gedhien e ngrysen me Berishen.Gjembe ne kembe nuk i hyne Mero e kerkujt nuk i intereson edhe pse ka prona e pasuri ne gjysmen e Europes e pertej Atlantikut. Kjo eshte pema qe mbollem ne 90 e qe padyshim do i hame gjethet se frutat ia ha tjeter kush qe e ka privatizuar.

            Përgjigjjuni
            1. U
              U

              Me Saliun kan ngelur njerezit pa dinjitet dhe pa karate si:Gaz gay,Pa-Loqe,Flamur pa bishtin e Nokes,lugatja Vokshi,koqja i Fierit Baci,Balliu i Fahri pordhes,Vlora fatmirsisht nuk ka,qershia mbi torte eshte Salian babalja.

              Përgjigjjuni
              1. E
                E vërteta

                Ore sali kërma kërkon herën e katërt dhe jo të tretë. Pse nuk ja quani vitet 92-96 kur ishte president??

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pyesni edhe Albanen dhe Zengjinene , Po deshet

                  Mero , nese ke punuar , sado pak , para viteve 90 , duhet te te kujtohet Ajo keshilla refren , "Thellohu ! " , si nje skermitje paralajmeruese per ekzistencen ... Mbase edhe KY konturim , keto isharetet e koheve tona e kerkojne nje reflektim , nje "Thellimi " perpara se eksklamacioni patetik i ditirambeve te gurgulloje si ne nje " Eureka " Pitagoriane ...! Jo gjithmone shfaqja , dukja eshte ne harmoni me thelbin .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mësuesi

                    "Eureka!" ka thënë Euklidi.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje