Bashkë me Albinin ka dështuar dhe opozita

26 Tetor 2025, 18:20Editorial Mero Baze

Dështimi i Albin Kurtit për të formuar qeverinë në Kuvend provoi gënjeshtrat e tij tetëmujore se i ka votat për qeverinë, dhe shpjegon më qartë manovrat e tij të pafundme proceduriale për të qëndruar kryeministër në detyrë për tetë muaj, derisa të vinin zgjedhjet vendore në Kosovë.

Por dështimi i Albin Kurtit dhe zërat që po forcohen për të shkuar në zgjedhje të reja, tregojnë nga ana tjetër dobësinë e opozitës dhe mungesën e vendosmërisë së saj për të formuar qeverinë e shumicës.

Skema e Albin Kurtit për të shtyrë tetë muaj në mënyrë të pamoralshme mandatin e kryeministrit po vazhdon tani me shtyrjen disa muaj të mandatit të tij deri në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, që përsëri nuk do të prodhojnë qeveri. Dhe pas atyre zgjedhjeve do të vijnë zgjedhje të tjera, e kështu pa fund, derisa Albin Kurti të gjunjëzojë Kosovën dhe opozitën.

E gjithë kjo ndodh nga pafuqia e opozitës për t’u bashkuar bashkë me Listën Serbe dhe për të formuar qeverinë para zgjedhjes së presidentit në pranverë, kur pritet të mbahen zgjedhjet e treta në radhë brenda vitit, për shkak të mungesës së shumicës së Kurtit.

Nëse opozita do të shkonte në qeveri në zgjedhjet që mund të provokohen nga zgjedhja e Presidentit, situata do të ishte shumë ndryshe nga ajo që të shkohet në të gjitha zgjedhjet me kryeministër Albin Kurtin, i cili nga shantazhues i shtetit të Kosovës dhe rrënues i autoritetit të tij, po përpiqet të kthehet në viktimë të mungesës së mandateve në Kuvend, a thua se mandatet ja ka borxh historia dhe duhet t’ia japin se ka lindur për kryeministër.

Duke i hapur rrugë destabilitetit të Kosovës që po provokon Albin Kurti, opozita në fakt është e tëra brenda lojës së tij. Albin Kurti thjesht do ta mbajë Kosovën të destabilizuar derisa ta gjunjëzojë. Opozita duhet t’ia heqë këtë lodër nga duart, duke dëshmuar forcë dhe vendosmëri në formimin e një qeverie dhe me Listën Serbe, pasi edhe ata janë pjesë legjitime e shtetit të Kosovës.

Përpjekja për ta kompleksuar opozitën nga ata që flasin natën në telefon me Listën Serbe dhe shtiren ditën si patriotë, është fitore e Albin Kurtit. Përpjekja për ta mbajtur Kosovën në destabilitet politik është fitore e Albin Kurtit. Trendi për të shkuar nga zgjedhjet në zgjedhje me Albin Kurtin kryeministër është fitore e Albin Kurtit.

Opozita ose duhet ta ndërpresë këtë spiral ku po futet Kosova, ose duhet të gjunjëzohet dhe t’i japë votat Albin Kurtit. Kjo teoria që ne nuk i nënshtrohemi Albin Kurtit, por bëjmë çfarë do Albin Kurti, është edhe më keq.

Albin Kurti ndalet duke vepruar njëqind për qind kundër mënyrës si ai mendon dhe vepron. Ai nuk mundet duke u shtirur të sillesh si ai, herë si patriot e herë si viktimë. Opozita duhet të sillet si institucion shtetformues i Kosovës, ashtu siç është, dhe jo si institucion pushtetformues i Kosovës, siç e do Albini.

23 Komente

  1. L
    Lani

    Fundja qeveri bashkë me opozitën nuk bëhet dot atje? A mendojnë edhe për popullin e Kosovës këta?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Politiken ne Orishtine e drejton Serbia

      Telat e politikes ne Kosove i luan Serbia. Shih kryetaret e LVV, PDK, dhe LD e shkruj, te tre dordoleca te Serbis duke se jan. Cudi pse ai i PDK eshte kaq trulla, a nuk e votoi ai Dimalin anti-UCK kryetar kuvendi? Po!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dordi

      Albin Kurti e mban Kosoven te destabilizuar nga pafuqia e opozites per tu bashkuar me Lista Srbska!!! She ky ashte argument me demek kundra Albin Kurtit?!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tullaci me vese

        Ndonje fjale per Belen qe vodhi Shqiperine e te futi Lalin e burg te zi ke?!! Lere Albinin ne hall te vet se as na ka vjedhur dhe as na ka shitur, do e denoj Kosova ne zgjedhjet e rradhes.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bimi

          Je njesh Tullac... vertet si ka harruar Mero te na thote diçka per kete flet thirrjen e fundit te SPAK????

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nroqi

          Fatkeqesisht opozites i mungon kurajua,politikan do bythe,domethen guxim per te mar vendime. Mendoj se LDK e ka fajin,mbas ajo ka kerkuar kryeministrin duke qene force e tret.Kjo e bene te pamundur bashkumin opozitar.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ulpian Zemrekxhija

            Kosovarët, me gjak gjysëm shqiptarë dhe gjysëm sërb, janë pa karakter, janë spiunë të pa skrupullt, janë skutha ekselentë, janë mjeshtra si vrasës me pagesë, janë të pa moral, deri sa shkojnë me gratë e vëllezërve dhe dhëndërrit i thonë “qirësi i vajzës”. Prandaj, si të tillë, as një gjë e mirë, nuk vjen prej tyre, me ndonjë përjashtim tepër të rrallë. Sa më larg kosovarëve, se të ngjisin “zgjeben”.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Helena

              Ju nuk jeni shqiptar Urrejtja dhe percarja ndaj shqipetareve te Kosoves vjen nga armiqte e betuar te tyre qe kane bere genocit dhe vazhdojne te hiqen si viktima

              Përgjigjjuni
            2. B
              Burrë buçe

              O Imer, o prostitutë e 100 sahanëve, nga UDBja tek Asfalia, nga Sorrosi tek sillogjet, nga sigurimi tek gazidedja, nga berishistët tek ramistët; tani po na jep edhe formulën e zgjidhjes kombëtare; Lista serbe që qeveris Kosovën si e vetmja alternativë kundër Kurtit dhe popullit shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Burre buçe

                Mos ma vini re, jam rrote kari me patente

                Përgjigjjuni
              2. D
                Drejt demokracisë!

                Përfytyroni një çast sikur Albini të bashkonte votat me Listën serbe, siç rekomandon me forcë Mero Baze! Do të ishte përmbysur bota. Do të ishte konsideruar si tradhtari më i paparë në historinë botërore. Hamza Kastrioti, Ballaban dhe Esat Pasha do të dukeshin si liliputë para atij! Do të gjëmonin komentuesit kundër Albin Tradhtarit me në krye flamurtarin Mero Baze sa do tundej dynjaja! Në fund të fundit le të bashkohet LDK-ja, PDK-ja, Nisma, partia e Haradinajt dhe Lista Serbe me njëra tjetrën. Dhe Albini le të mbetet në opozitë. Nuk ka asgjë të tmerrshme për të. Tmerri do jetë për Kosovën. Jo vetëm Zajednica, apo republika serbe, por edhe humbja e plotë e sovranitetit të saj si shtet. Unë të isha si Albin Kurti do isha tërhequr fare nga politika. Se as kosovarët në veçanti dhe as shqiptarët në përgjithësi nuk e meritojnë Albin Kurtin. I pakorruptueshëm, nacionalist i majtë, njeri me ide dhe vullnet për të bërë shtet. Një lloj Robespierri i ri. Le t'ia lejë pushtetin atyre partive "demokratike" PD, LD etj që ta bëjnë Kosovën si Shqipëria. Me ministra dhe zëvendëskryeministra o hajdutë o të paaftë. Por me Diella që të çudisin botën. Atëhere do të kemi edhe një Kosovë vërtet demokratike!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sllavo Komunistet Turko Mongole

                  T'lumte Pena Vlla...me sakte e troc nuk thuhet..shendet e mbaresi kudo t'jesh

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sllavo Komunistet Turko Mongole

                    T'lumte Pena Vlla...me sakte e troc nuk thuhet..shendet e mbaresi kudo t'jesh

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sllavo Komunistet Turko Mongole

                      T'lumte Pena Vlla...me sakte e troc nuk thuhet..shendet e mbaresi kudo t'jesh

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nik

                      Baze dhe Haxhiu si vëllezër siamezë!!! Ndoshta ardhur nga i njëjti babë, Stanishiq!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjergji

                        BLLOKIMI I DJESHEM I KRIJIMIT TE QEVERISE SE FITUESIT TE ZGJEDHJEVE, ALBIN KURTI, ESHTE DITA ME E ZEZE NE HISTORINE 100 VJECARE TE SHQIPTARISE!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Munika

                          Bravo opozites. Po te mos kish ndodhur ky blokim, Kosova po shkonte me kembet e saj ne gremine. Mirenjohje opozites qe frenoi cmèndurine e aventuriereve.

                          Përgjigjjuni
                        2. f
                          find the difference

                          Vetvendosja e Albinit nuk e formoi dot qeverine! Opozita e Albinit (LDK, PDK, AAK) nuk e formuan dot qeverine... por Vini re : edhe pse ne aleance e ne nje linje me Listen Serbe (Serbska Lista) Pra tani kuptojeni se ku eshte dinjiteti e ku eshte diskteritimi, mjafton te perdorni si Lakmues perfqesine e Beogradit ne Kosove, ate Serbska Lista pra!

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cfurku

                            -------------------------------Albin--------------------------------- -------------------------------------------------------'----------------‐-----------------‐---Nuk mund të lindin-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- nëtë femije-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------në një muaj-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------duke lën nëntë femra----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------'---shtatzanë njëkosishtë.----------

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              V.L

                              Mero, pavarsish se ndaj te njetin mendim me ju per Albinin, dje degjova qeverrine qe propozoi. Qeverri per te qeverrisur propzoi e jo qeverri kurvash sic po behet ketu. Na u prezantua si arritje kuotat gjinore e ku gjinia femrore ne qeverrisjen e vendit do ishte ajo qe do “ zhdukte” korrupsionin. Korrupsioni vazhdon me keq e qeverrisja akoma me keq. Mendoj se ia vlen nje editorial nga ana jote mbi kete temen se po te jene ministrat gra, nuk ka korrupsion.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emigranti

                                Me ne fund edhe ata si ne sa i takon zgjedhjeve. Fatkeqsi jo vetem per Kosoven per the per mbare shqiptaret.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  aleqym-sallam

                                  Sipas OKB-es Kosova nuk quhet shtet. Dhe ata qe e kane perfaqesuar ate gjate gjithe ketyre koheve, kane treguar, qe ajo nuk ka funksionuar si shtet: Cdo ´´qeveri,´´nuk e ka cuar deri ne fund mandatin e saj, perjashto kete te Kurtit, qe e mbaroi mandatin, pasi asnje parti nga opozita nuk guxonte te qeveriste, per te permbushur kerkesat perendimore, per ti dhene te drejtat qe i takonin pakices serbe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqip

                                    Ore Ale qifsh veten ne bythe-Sa;llam.... po pse more rrk... serbo fil, nese nje qeveri nuk mbaron mandatin 4 vjecar duhet kuptuar qe nuk ka shtet!!!! Po italia per 45 vjet ka ndryshuar 74 qeveri o RRk filo serb....Lidhur me te drejtat e serbeve ne Kosove , lexo konventen per minoritetet te OKB-se, dhe do te kuptosh qe te drejtat qe ka minoriteti serb ne Kosove nuk i ka asnje minoritet ne bote... dhe kete trgojua edhe vellezerve tuaj serb.

                                    Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje