Gjykata Kushtetuese mund t’i shpëtojë të gjithë, por duhet të mendojë për veten!

30 Tetor 2025, 18:06Editorial Mero Baze

Seanca gjyqësore rreth legjitimitetit të shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, është nga të paktat seanca gjyqësore në botë, ku të gjithë janë të kënaqur me të gjitha rezultatet.
Arsyeja është se palët nuk janë në betejë me njëra-tjetrën, por secila më vete me Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët duan të mbetet në fuqi shkarkimi i Veliajt, për shkak se u duhet një kryetar bashkie në Tiranë dhe qyteti po degradon dita-ditës. Të emëruarit e rinj bëjnë ndonjë punë të tyre, por jo punët e qytetit.

Pra, atyre më shumë sesa shkarkimi i Veliajt, u duhet leja të zgjedhin një kryetar të ri.

Veliajt i duhet beteja ligjore, jo për të qëndruar kryetar bashkie i Tiranës, por për të konsumuar procesin e ankimimit, i cili fill pas Gjykatës Kushtetuese shkon në Strasburg.

Në rast se Gjykata lë në fuqi shkarkimin, gjë që do ishte opsioni më i vështirë, Veliaj viktimizohet dhe më tepër dhe fiton të drejtën të shkojë më shpejt në Strasburg.

Pra, nuk është se i shkaktohet ndonjë dëm personal.

Edhe ai në këtë rast nuk e ka betejën me socialistët, por me procedurën.

E vetmja që e ka betejën me veten, është Gjykata Kushtetuese. Ajo është para krijimit të një precedenti për të gjykuar legjitimitetin e shkarkimit të një kryetari bashkie, i cili është arrestuar nga zyra në proces hetimor, pa u marrë i pandehur, dhe për shkak se është rrëmbyer nga zyra, pastaj është shkarkuar edhe pse nuk është përgjegjësi e tij rrëmbimi nga zyra.

Me këtë precedent, çdo i zgjedhur në Shqipëri mund të futet në hetime, të arrestohet, pastaj pas tre muajsh, pavarësisht procesit, ai mund të shkarkohet dhe t’i merret detyra që ia kanë dhënë qytetarët.

Ky është hall vetëm i Gjykatës Kushtetuese. As i Erion Veliajt, i cili praktikisht ka objektiv betejën e tij ligjore, dhe as i socialistëve, të cilët kanë problem me qeverisjen e Tiranës.

Dhe këtë hall Gjykata Kushtetuese duhet ta zgjidhë duke vendosur më shumë për dinjitetin e saj, sesa për hallet e socialistëve dhe Veliajt, secili për hesap të vet.

Por e riparë nën dritën e zhvillimeve të fundit, një vendim që mbron legjitimitetin e të zgjedhurve nga populli dhe mos-heqjen e mandatit të tyre përmes rrëmbimit nga zyra, do të shtynte zgjedhjet në Tiranë për vitin 2027, nëse Veliaj pastaj nuk do të jepte vetë dorëheqje disa muaj më vonë.

Por edhe kjo mund t’i shpëtonte të gjithë, socialistë dhe demokratë.

Kështu siç po zhvillohet fushata, është mirë për PD dhe PS të mos vazhdojë më.

Socialistët kanë një kandidate me fitore të sigurtë elektorale, por pa asnjë emocion politik.
Është në një farë mënyre një fushatë ku edhe kështu, socialistët më shumë duken sikur emërojnë dikë kryetar sesa sikur e zgjedhin atë.

Përqindjet e votuesve do jenë të ulëta, zgjedhjet do të jenë jo entuziaste dhe kryetarja e re e Bashkisë do të vuajë, pa të drejtë, konjukturën e zgjedhjes më shumë sesa aftësitë e saj.

Opozita nga ana tjetër është në një situatë të pazakontë, me një kandidat që i trajton liderët e opozitës si lebrozë që nuk duhet t’i afrohen se e infektojnë dhe ata zhvillojnë takime vetëm nëpër skuta, kurse ai bën betejë në TikTok.

Kjo nuk ka për të ndryshuar rezultatin.

Opozitarët do t’i japin atij votën, që nuk e bën fitues, dhe Berisha do ketë më pas një kokëçarje të re brenda opozitës, pasi situata aty brenda është aq zi, sa njerëzit janë gati të votojnë edhe dikë që nuk do t’u japë as dorën.

Dhe kjo do jetë një taksë që do ta paguajë pastaj përsëri në zgjedhjet e vitit 2027.

Ndaj edhe pse nuk e thonë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që lë në fuqi si kryetar bashkie Veliaj, i shpëton të dy palët: socialistët nga një fushatë e imponuar nga drejtësia politike, dhe opozitarët nga një fushatë e distancuar nga figurat politike.

Por këtë gjë natyrisht që Gjykata nuk ka pse ta marrë parasysh.

Ajo nesër ka gjyq me vetveten.

Thjesht duhet ta dinë që palët e interesuara, në çdo rast, janë të fituara.

26 Komente

  1. a
    arvanitasi

    e sakte

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazidet Duman Manja

      A thua vallë ka drejtësi, kur ky kodosh e kopil SPAK, arrin e u përgjon Anetarevenrë Gjykates Kushtetuese, telefonat (dhe kush e di se ç’poshtersi tjetër ka bitisur) ???

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Gjykata Kushtetuese? Jo mer mik, tashme quhet Gjykata e Kapter Baromit!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka prova qe njera merr para ne cdo ceshtje qe ka g

          Po duke patur parasysh se disa nga ATA, pikerisht ATA te dy te pergjuarit, bejne pazar ne cdo ceshtje, bejne teper mire ti pergjojne. Problemi eshte a do nose ndonje ceshtje penale pasi te lene ate post, apo perkundrazi do te promovohen?

          Përgjigjjuni
          1. p
            prova

            te lumte. nxirri te shpetoje drejtesia

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kutuzovi

            Erion Veliaj duhet te fitoi neser ne gjykaten kushtetuese sepse eshte i pafajshem. Ai eshte arrestuar per teket e Sali Berishes dhe prokurori Olsi Dado ka mare para nga Saliu. Erion Veliaj duhet te shkoi ne punen e tij atje ku e kan zgjedhur dhe votuar qytetaret e Tiranes.

            Përgjigjjuni
        2. S
          Spaku

          Fill pas gjykates kushtetuese, Veliaj na shkoka ne Strasburg. Prapa djellit nuk paska shkuar akoma?!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pjeter

            Milto Angoni, ..qetesohu!

            Përgjigjjuni
            1. r
              rp

              shkofsh e me byth te lehte!

              Përgjigjjuni
            2. n
              naqiu

              Po o i hengesh m .... ti i ashtuquajturi S pak;

              Përgjigjjuni
              1. Çensura mjet komunist

                Gjykata Kushtetuese nuk është aty për të kënaqur të gjithë, por për të dhënë drejtësi. S'ka faj Mero se është mësuar me propagandë, sa dikur me Saliun e tani me Ramën, ose më mirë të themi për mikun e tij Veliajn, dhe po të ishte Lali jashtë burgut do i "kopsisnin" mirë editorialet e porositura kundër drejtësisë. Spak ka gjykuar që Erion Veliaj paraqet rrezikshmëri ppr prishje provash dhe kërcënim dëshmitarësh, prandaj e mbajtën brenda. Një kryebashkiak me kltë rrezikshmëri dhe me disa akuza të rënda nuk mund të jetë i denjë të rrijë asnjë ditë kryetar bashkie. Shënim: Mund edhe ta censurosh komentin o Mero, pjesërisht ose totalisht, se nuk më plas fare, tregon thjesht frikën tënde nga realiteti i gjërave. Je thjesht një shërbëtor partiak.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Macja

                  Mos ki merak, nuk ta censuron. I duhet si prove qe te justifikohet neser ne Spak, per shkrimet qe shkruan kunder Spakut, si bashkehajdut me Veliajn. I duket vetja tip i zgjuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lomi

                    "Censura mjet komunist", ti je një taci bao komuniste, mjafton një frazë nga komenti yt për ta provuar këtë definicion; "Një kryebashkiak me këtë rrezikshmëri (ku është, në kokën tende?) dhe me disa akuza të rënda (te lehta apo te renda nuk dihen dhe jane akoma të pa provuara) nuk mund të jetë i denjë të rrijë asnjë ditë kryetar bashkie". Per ne individet liberale duhen prova e jo akuza te pa provuara, per ta klasifikuar nje individ, ndersa per ju taci baot me formim komunist diktatorial, akuza e hetuesise te heq trisken e frontit dhe te dergon ne internim ose ne Spac.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lumi

                      Hoxha dergonte ne internim ose Spac ata qe flisnin kunder tij. C'lidhje ka Veliaj, ai akuzohet per hajdut me cizme. . Me demek ta falim hajdutin!! Na rofsh per dimer o Lomi!!

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Henk

                        Lumi. Po provat për akuzat ndaj Veliajt ku janë?

                        Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Ti rruajne trapin Erionit se nuk e denojne dot .se nuk kane fakte se po te kishin e gjykonin shpejt .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Meri, emigrante prapa hekurave

                      Po, po, Mara, ti emigrante ne Itali, me breke 1000 euro, nuk kane fakte per Veliajn!!! S'ka nevoje per fakte, ai duket nga surrati qe eshte jo hajdut, por kryehajdut.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pal

                      Mero vazhdon të justifikojë Ramën kur thotė socialistēt e jo Rama duan kryetar për bashkinë kur bashkia ka 4 nënkryetar dhjetra drejtorë e shefa seksionesh 60 kësbhlltarë e Manastirliu me kta njerëz do punoi nqs zgjjidhet Justifikim nuk qēndron nqs Rama komandon Manastirliun si kryetare basbkie . GjK duhet të mbrojë kushtetutën dhe shtetin dhe jo palët as veten nndryshe me pranimin e shkarkimit shteti bie dhe ngelet Rama në delir e i plotfuqishëm

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Monika Kokemadhja, shoqja e Evi Kokpalares

                        Ta quajme se do ta lene te kete emrin krietar bashkie. Ta quajme edhe se do ta nxjerin nga qelia dhe do ta gjykojne ne gjendje te lire. A thoni se do dale Tiranes per te mbjelle peme ne mes te mexhelisit? ( Edhe e ben, i pacipe eshte!)

                        Përgjigjjuni
                      2. 4
                        40 hajdutet

                        Na kerkoka te rije dhe krietar bashkie. Su ngop qe vodhi dynjane dhe kish edhe "universitet privat per te mare licensen e hajdutit, ku studiuan gjithe ata drejtore qe mbante pas" Ali Baba Veliaj

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dite e re per Shqiperine

                          Me Sali e me FLAMUR Me Edvin e me Gjknur Nuk ka atdhe, as flamur Dhe demokraci, kurre

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Prisni

                            Bravo , "Dite e re per Shqiperine ! " Nuk Jane te gjithe shqiptaret te prekur nga virusi I idhujtarise , dmth I skllaverise .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Daci

                              Z. Mero. Jam I bindur qè, edhe ti e pranon qè ne kete vend, MUTI ESHTE BERE MULLAR, apo jo?!!!. "Reforma ne drejtesi" eshte thjesht nje perrhalle dhe humor portokallie...asgje nuk funksionon....

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hallet e popullit jane per te mos u zgjidhur

                                O Mero merru ndonjehere me hallet e njerezve! Pse nuk shkruan qe bashkia kamez ngre cmimin e biletave 25 perqind dhe abonete? Dhe nuk le kohe fare opinionit te reagoje, pasi e fut ne fuqi surprize, qe neser? Apo te dhimbset Rama qe indirect preket ketu?! Ndoshta direkt...

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  enter""

                                  Ja pra, kjo ishte Rilindja

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Buda

                                    Duke e shkarkuar Kryetarin e Bashkise, i zgjedhur me voten e popullit te Tiranes, pa nje vendim te prere te Gjykates Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Pushteti Ekzekutiv (Kryeministri ne detyre) dhe Presidenti i zgjedhur prej Pushtetit Legjislativ kane ligjeruar nje precedent (zakon) me te cilin mund te shkarkohet cdo rival qe te rrezikon pushtetin personal.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje