Një ndër pak gjëra në të cilat Berisha ka shkëlqyer këto 35 vjet është diversioni ndaj kundërshtarëve. E ka këtë një shkollë të konsoliduar politike qysh kur pati arrestuar Fatos Nanon në burgun e Bënçës dhe sajonte letra në emër të tij kundër drejtuesve të PS-së, për t’i përçarë dhe për t’i rigrupuar në interes të tij.
Pasioni i tij në këtë pikë, vit pas viti, u kthye në një shkollë politike, nga e cila, për hir të së vërtetës, ai mbijetoi. Kështu u përfshi përsëri në diversionin mes Nanos dhe Metës në vitin 2001, duke e kthyer politikën shqiptare në tre polare, nga e cila përfitoi ndarjen e PS-së dhe riardhjen në pushtet më 2005. Kjo është dhe e vetmja “shkollë politike” mbi të cilën e bazon suksesin deri në ditët e sotme.
Prej së premtes, kur SPAK ka marrë të pandehur zëvendëskryeministren Balluku, ai është hedhur në sulm përsëri. Fillimisht hodhi tezën që Balluku ka çuar protestues para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt.
Tani, Balluku dhe Veliaj vërtet mund të mos e duan njëri-tjetrin apo të jenë edhe në armiqësi, por protestat para Bashkisë së Tiranës janë të filmuara dhe shumë transparente, dhe aty kanë qenë rregullisht 10 vetë nga PD-ja dhe 30 policë të bashkisë.
Nëse e ka pasur fjalën që njerëzit e Ballukut ishin Belindi dhe Kalaja, atëherë paska zbuluar grup armiqësor në PD, sepse nga PS-ja dhe Balluku nuk ka pasur njerëz.
E vazhdoi më tej këtë “diversion”, pastaj duke u marrë me Elisën kundër Ballukut dhe në fund u zotua se do të protestojë kundër Edi Ramës.
Ky, në fakt, është banaliteti i një udhëheqësi që nuk ka popull, dhe shpreson që mund të ngjallë diversion duke u mburrur se ka marrë popull hua nga socialistët për protesta.
Kjo nuk është e vërtetë, por edhe po të ishte, është një e vërtetë që e turpëron atë. Socialistët kanë të drejtë të zemërohen me udhëheqësit e tyre dhe, nëse kjo ndodh, ata kanë mënyrat e tyre se si i përballin ata.
Kjo deklarata e Berishës tregon se ai, kur flet për protesta, ka parasysh mercenarë, madje mercenarë të marrë nga pala tjetër. Kjo thjesht tregon se ai është një udhëheqës pa popull dhe paralajmërimet e tij për protesta bazohen tek shpresa se mos i bashkohet ndonjë socialist.
Për fatin e tij të keq, ky pushtet nuk rrëzohet dot as me protestat e tij e as me mercenarë, por me zgjedhje. Dhe në zgjedhje, njerëzit i peshojnë të gjitha: problemet e qeverisjes, korrupsionin e saj, përballjen me drejtësinë dhe Sali Berishën. Emri i Berishës mjafton vazhdimisht që çdo hall që ka pushteti të balancohet dhe peshorja të shkojë prapë nga këta që janë në pushtet.
Ndaj edhe nëse vërtet Berisha mendon se mund të bëjë diversion duke shpikur “mercenarë” të PS-së në protestat e tij, nuk i bëjnë punë, pasi Edi Rama ka vetë Berishën sa një milion mercenarë që nuk e lë të rrëzohet nga pushteti.
Mero,mire bene qe shkruan,po kujt,Saliu duke qene nje hale e vjeter vjen ere nje km larg. Ky mut muti as skuqet dhe as zverdhet,thjesht eshte nje monster.
Çfarëdo të bëjë Sali Berisha, gjithë çjanë, do ti rruajnë bishtin, sepse e ka mandatuar Ramiz Alia, dhe e ka çertifikuar Rama me Dum Dumanin. Berisha do të jetë në politikë sa ti dojë bytha atijë, pa hyrë gjëmbi në këmbë. Prandaj, flisni e pirdhni sa të doni, atijë nuk i plas trampi. Good naight.
Mero ziu lere diversionin po shiko ça po behet me Belen. Ka plasur muti sheshit tek "palloshi i gjate". Botoi pergjimet ti lexojne tuafet qe komentojne nga gjirizet e PS.
...... perallat Balluku kunder Véliaj apo Véliaj kunder Rames jane alucination e Bufit te kenetes. Konkurrenca brenda partise eshte normale por ngelet gjithmone brenda limitit , banalistet e kazaneve te mbremjeve apo gjitholloget eshte mire qe me telecomande ndero kanal , a nuk eshte uljen e intelegjeces te degjoshe koment politike nga nje fare Poli Hoxha , Bushati Lubonja , Cani apo koke pa lari Shkullaku personalisht une ndihem i ofenduar te degjoje keta goje e dhembet prishur..
Nuk e dime se ku eshte gjin gjoni hajduti,me mbledhjen e atyre 1500 euro nga cdo deputet per te paguar ose per te ushqyer protestusit..... Ketyre plehrave nuk i shkon njeri ne proteste dhe duan ts genjejne fukarenjte qe te dalin per nje byrek me dhalle ose sanduic dhe te vij gjin gjoni ne pushtet.... Keta kane 13 vjet po te njejtin avaz dhe salianjit me griden e top qenefit i eshte sosur durimi
Nuk eshte faji i çimkave sepse ekziston dysheku! Nuk eshte faji morrave sepse ekziston zhuli! Nuk eshte faji buburrecave sepse ekziston berlloku! Eshte faji i shqiptareve ama sepse egzistojne dhe jane akoma ne politike te perditshme SB, ER, EV etj… Siç thoshte i madhi George Carlin; “garbage in, garbage out. This is the best we can do!” Tani per tani te pakten… Ec Bedrone!
Kush ushtron diversion , quhet diversionist , kurse para viteve `90 ata quheshin DIVERSANTE !
Tamam...
Berisha udheheqes? I kujt?
Mero ,ai është agjent gjysëm shekullor dhe diversioni është puna e parë që ju kërkohet të bëjnë ,veç sabotimeve.Nuk është rastësisht ai aty ku është.
Me ne fund nje artikull mbi Saliun o Mero se na kishte marre malli ta vinim ne qender te vemendjes. Rrofsh o Mero, përditë fol per Saliun qe mos dali nga skena politika, mbaje fort aman.
Diversioni metode sigurimso agjenturore. Po qe se nuk ke miza nen kesule nuk ka efekt! Por thuaj ka qene loje Rame Ramiz e Nano qe mbajten kete popull nen kembet e tyre, per interesat e tyre dhe te fqinjve. Ramiz Berishe Enver Rame Veliaj etj po perpiqen te na bindin qe nuk jane nje, qe nuk jane e njejta gje, por me kot! Ata thjeshte te gjithe, nuk jane shqiptsre dhe interesat e shqiptareve, te pakten qe nga koha e Kastriotit, jane lene vetem ne meshire te zotit.... Dhe zoti sot thjeshte po ben punen e munguar ne Shqiperi!
Po nje Jane, nje rruge: rruga e zhberjes dhe shitjes se te mirave te Shqiperise dhe nxjerrja e kombit nga rruga e zhvillimit dhe nga rruga e ZOTIT
E ftoj miqësisht Sali Berishën të vari veten dhe të lëri edhe një metër litar për Edvinin! Jam i sigurtë që.nuk ka për të ma dëgjuar fjalën dhe do bëj si gjithmonë zgjidhjen më hajvane të mundshme, por kësaj here nuk ka më Shqipëri për të sakrifikuar, vetëm lëkurën e atyre që ka pjellë. E pa edhe me SHBAnë kur para se t'a shpallnin një jashtëqitje historie, i mbytën më parë familjen hajdute. Çdo llogari e papaguar e sali Berishës kalon nga ata të dy që ka pjellë.
Mese e vertet! Analize shume e sakte e sjelljes se nje politikani si kryetar i lagjes se dikurshme! Bravo Mero! Egzakt ate qe po mendoja dhe ju e formuluat!
Palo burrë.
Mero , dy gjera pikante ke ne shkrimin tend . E para eshte ai " Populli hua " qe ti njohes I mire I frazeologjise labe , ate " Nuk mbahet shtepia me miell hua " e ke transferuar Tek berishizmi . Dhe e dyta " Berisha vlen sa 1 million mercenare per E. Ramen " nuk duhet Lene pa I dhuruat nje bravo te madhe DORDIT per te verteten qe thekson .
Nje pauze Mero, dhe ktheju gazetarise.