Mamdani dhe kolegët e tij 30-vjeçarë të opozitës shqiptare

6 Nëntor 2025, 18:39Editorial Mero Baze

 Zohran Mamdani kishte përballë dy kandidatë, një republikan të mbështetur nga presidenti Trump dhe një ish-demokrat të sponsorizuar po nga Trump. Dhe i mundi të dy.

Kur të gjithë mendonin se fuqia e presidentit Trump ishte një uragan që nuk ndalej nga askush, një vit pasi ai kishte poshtëruar kundërshtarët e vet me një rezultat plebishitar dhe një politikë që po ndryshonte SHBA-në, një 34-vjeçar emigrant me origjinë nga Uganda e sfidoi atë në Nju Jork.

Ajo që dua të theksoj është se ai mundi jo vetëm kundërshtarët e tij politikë republikanë, por edhe ata brenda partisë së vet, me fuqinë e fjalës dhe bindjeve.
Nuk jam i sigurt se si do të ecë suksesi politik i Mamdanit në krye të Nju Jorkut, dhe nëse ai do të arrijë të përballojë hendekun mes pritshmërive dhe mundësive reale për t’i realizuar ato. Por gjëja më e sigurt që Mamdani provoi është se në politikë nuk ka të fortë të përjetshëm, dhe se shpesh ata që duken të paprekshëm bien nga një brez që guxon.

Mendoni tani për 30-vjeçarët tanë në opozitë, që kanë përballë Edi Ramën, një udhëheqës i plotfuqishëm dhe i pamundur për t’u rrëzuar nga pikëpamja elektorale. Të gjithë e dimë arsyen pse ai nuk mundet: ajo nuk buron thjesht nga fuqia e tij personale apo nga miti i grumbullimit të pushtetit, por nga fakti se opozita nuk di të fitojë betejën me veten.

Zohran Mamdani, para se të mundte partinë e Donald Trumpit, mundi Andrew Cuomo-n, ish-guvernatorin demokrat të Nju Jorkut, i cili edhe pse u mposht brenda partisë, doli sërish kandidat, i sponsorizuar nga pushteti përballë tij.
Me fitoren e tij, Mamdani më shumë se sa mundi kundërshtarët, mundi partinë e vet dhe korrupsionin politik të dy partive të mëdha që mbajnë njëra-tjetrën në pushtet përmes figurave të vjetra.

Nëse e zhvendosim këtë skenë në opozitën shqiptare, shohim se 30-vjeçarët e saj bëjnë betejë për të ruajtur Berishën nga Partia, dhe jo për të ruajtur Partinë nga Berisha. 
Gjithë brezi i 30-vjeçarëve në PD, djem të mirë dhe të shkolluar edhe në Perëndim, janë aty për të mos prekur pushtetin e Berishës, jo për ta sfiduar atë.

Rasti i Mamdanit tregon se rruga për të fituar ndaj kundërshtarit kalon përmes fitores mbi strukturën e kalbur që ke brenda vetes. I munduri i madh nga Mamdani nuk është Trumpi, por Cuomo, simboli i pushtetit të vjetër në partinë e tij, që ishte gati të bënte pazar me Trumpin për të penguar një të ri drejt pushtetit.

E njëjta histori është edhe në Partinë Demokratike të Shqipërisë. 30-vjeçarët e saj nuk mund të mundin Edi Ramën pa mundur Saliun.
Po ta mundin atë, gara për të mundur Ramën thjeshtohet.
Nëse vlen për diçka shembulli i Mamdanit në Shqipëri, vlen pikërisht sepse ai mundi Cuomo-n para se të mundte Trumpin. Pastaj i mundi të dy — në të njëjtën ditë.

34 Komente

  1. P
    Po

    Te rinjte opozitare te majte e te djathte mendojne se te perseritesh si papagall dit e nat "hajdut" Rames sjellin dicka te re. Mosha mund te jet e re po gjuha dhe idet te vjetra e te lodhura. Nuk ka burre nene qe i degjon me shume se 2 minuta, ose me sakte me mire degjo Saliun nese do te hash mjalt kot.

    Përgjigjjuni
    1. e
      enter""

      Mero. Leri keto krahasime pa vend. Kr e bashkise e votuan te rinjte 20e ca vjec qe perkojen te mos punojne e te marrin para te servirura. Ai eshte nje rrezik i madh per NY aq me teper po te kesh degjuar fjalimin e tij percares pas fitores. Dhe nje gje tjeter, ai nuk sfidoi Trump ne nje shtet qe dihet qe voton demokrate prej 2 dekadash.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Exit

        O injorant. Sa 20 vjecare ka New York o dumbass mfkr. E votoi New York se jane te lodhur me kurvlleqet dhe mashtrimet e politikaneve te karrieres

        Përgjigjjuni
      2. a
        arvanitasi

        e vertet o mero, po kujt ja shkruan, talibaneve

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo tamam eshte ashtu o Mero

          Mero, mos mendon ti se Rama eshte akoma femije nga trute si Trump? Nese po, atehere e ke komplet gabim. Sa per Trump, ai filloji te munde vehten ne votimet e 4 nrntorit. Modeli i Trump ka deshtuar neper bote, dhe filloi te deshtoje edhe ne Usa. Perjashtim ben Argjentina, per cudi; por mbase atje nje car vazhdon ne pushtet sepse shume ish naziste te Hitlerit emigruan atje ne 1945, dhe nderkohe jane shumiar si fare e race.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Si pd dhe partiçkat e dala prej tij jane mekataret e kombit , ata luftojne per karige jo per te larguar mekataret ße te tille jane gatuar .Ubene deputet pa asnje me te voglin kontribut .Per sa kohe nuk luftojne te koruptuarit brenda partis se tyre jane bajga .

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Nuk ka Mandam mes PeDe-rave te Salikufomes, vec mandat gjen atje...

              Përgjigjjuni
              1. N
                Në PD nuk ka Mamdanë

                Të mos harrojmë diçka. Mamdani mundi të sklerotizuarit në partinë e tij, por ai doli edhe me një program të ri ekonomik, social dhe antiwoke. Të rinjtë duhet të mundin të vjetrit Berisha dhe Rama, po si?! Me një program ekonomik dhe social që t'i bëjë për vete zgjedhësit. Por kjo është tejet e vështirë se Rama psh është edhe më i djathtë se PD-ja. Dhe është po aq i korruptuar sa ata. 2 zëvendësministra të zgjedhur nga ai dhe shumë të tjerë që kërkohen dhe akuzohen nga SPAK! Pra, ndryshe nga çfarë shkruan Mero, shpresa për të larguar Berishën apo Ramën, mund të vijë nga të rinj si Qori, që i ngjan Mamdanit. Dhe jo nga Balliu, Shehaj etj.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilirjan

                  Tek ne mungon EDUKATA familjare, respekti I DETYRUAR per personin, dhe KOMUNIKIMI... qe eshte skandaloz edhe nga njerez qe duhet te jene shembull.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Keta jane pedheistat

                    Po mundohen jo 30 vjecaret,por 60 vjecaret si murro murrizi apo gjeli i peqinit,me ate luften fallso qe bejne kunder kriminelit sali,por keta servile qe u rriten dhe u edukuan po nga krimineli sali,kane po te njejten gjuhe e metoda te atij krimineli..... Keta 60 vjecare bejne sikur po ja dhjesin saliut,por zbythen sa muli skermit dhembet.....dhe ikin si ai qeni me bishte nder shale kur ti perplas kembet.... U munduan ca pederasta si gaz bardhi e salianji me shkop apo jorida hanemja dhe sa pane mulin me vokshin vajten te prehri kriminelit e jorida si cingije tundete belin....

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dhosi

                      Të gjitha rrugët, të çojnë në Romë……për të takuar Papën, nga ku …….. fillon ose mbaron çdo gjë e mirë apo e keqe në këtë botë.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miri

                        Madani i pillit te nanes te. Meros. Shkruej per Ballukun dhe palloshin apo kurven siç e quen kjo Ballukja more qen apo ta ka ndalue Palloshi

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          O cope injoranti, e mira do ishte te kishe bere nja 2 klase shkolle qe te shkruaje ashtu si duhet pastaj te japesh mend per politiken. Shko bej ndonje pune e coju ndonje lek familjes bashke me kopilat qe ke ne shtepi pastaj merru me te gjatin apo kufomen e pakallur se ata e kane te siguruar per 5 breza. Ti dhe familja jote do vdesi ne lageshtire per nje kore buke dhe nuk do kete njeri te ta jape.

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Doktorri

                          Është ai çuni i Besnik Mustafait. Ai ka studjuar jashtë. Do që ta mari PD-në, por.......... dhe kjo por ka si kusht, fajin nuk e ka Saliu. E ka Noka, Opshi- Vokshi, Gjeka, Tritani që ka shëmbur kisha e xhamia, por jo ai që shkonte për peshk me çunat e Enverit. Joooo!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta tjeter

                            Brilanti M.Baze, si gjithmonë i saktë në analizat e tij . Komentet , jane të tepërta ; jo e lagu e jo s'e lagu , jo po Soros-i , jo po komunisti .....lloqe.

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              ela

                              bravo

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                chp

                                Nje nga artikujt me te goditur te gazeta Tema. Edhe ne Shqiperi ne votimet lokale te 1992 Usaliu i Marikes humbi ne menyre te pabesueshme pasi kishte fituar fort ne 22 mars 1992 me patericat e Rajersonit dhe kjo ishte nje nga arsyet e arrestimit Nanos (ndjere) pak muaj me pas Uroj qe Trampi te mos ja kaloje Makartit (Joseph McCarthy) ne luften kunder ketij kryebashkiaku te NY se do mendojne se jo vetem ne kohen e xhaxhit kishte LUFTE KLLASASH...por dhe ne Amerike qenka me e madhe

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Paulsad

                                  O Mero nuk shkohet në një kapjonat shahu se di të luash tresh .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tahipi

                                    O na rrofsh bolet o Mero. Fitoi Mamqiri. Po ne NewYork Trumpi mori 30% te votave ne zgjedhjet presidenciale. Kur ka fituar ndonjehere republikanet ne New York?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Po ben punen e vet

                                      Meso te lexosh se me duket se bolet i paske ne tru. Mero Baze tjeter gje po thote, Mamdani mundi partine e tij duke fituar njeher mandatin e kanditatit brenda partise demokratike qe e kishte kunder dhe fitoi perseri mbi ish kryebashkiakun demokrat te cilin e mbeshteste edhe Trump se bashku me demokratet.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. N
                                      Nardi

                                      Çdo fjale ne kete artikul nuk mund te jete me gabim se kaq.Mandami nje 33 vjecar myslimab nga Yganda nuk ka punuar nje dite ne jeten e tij.Babai I tij jep leksione kunder Amerikes ne Kolumbia pa pike turpi.NY do katandiset me keq se Londra.Fatkeqesia eshte se te rinjve ju eshte shplare truri ne shkolla dhe duan socializmin.Mbase dhe ti Mero ke nostalgji per ate kohe se ke jetuar mire.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nesër avazi

                                        E thua more Mero e thua, po kujt ja thua. Gjithe berezi i vjeter plus dhe brezi i ri në PD janë dumbabista të pa ndreqshëm. Nje fije shprese ekziston vetëm kur Sala mos ekzistojê fizikisht, por edhe ajo një fije e hollê shprese eshte, se mesa duket atje do ndiqet berishizmi, një karikaturë e enverizmit, derisa partia te fiket fare dhe te kthehet ne nje OJF, njesoj si organizata por mbrojtjen e Enverit, e cila tashmë nuk ekziston.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Turi

                                          Me mire meru me Lali fikun dhe Balluken qe te japin miliona o Mero se ja ke futur kot fare me kete shkrim.Mandami eshte nje mashtus qe shme shpejt do shkaterroje qytetin me te bukur ne bote,ashtu siç po ben ai surrat qeni Pakistanez I Londres.Ai nuk mundi Trumpin o trap,mundi vlerat Amerikane dhe perendimore se media e majte ja ka pjerdhur trurin te rinjve

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kimon Pumbo

                                            Brezi i ri në Shqipëri është po aq pidh, hileqar, bythëqirë sa dhe babushat e tyre bythëqira që këndonin Enver Hoxha tungjatjeta e pastaj ngrinin si kurva gishtat lart dhe i lëpiheshin Salës. Prandaj edhe sot është për të ikur me vrap nga ky vend bythëqirash.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Berti

                                              Mero e ke dhjere fare me kete artikull,edhe miku jot Termet Piçi do te merzitet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dhjetoristi

                                                Eshte ide e kote edhe e humbur per tu realizuar ne shqiperi . Rama ka zene mire istikamin e fituesit , propagandon realizon te gjitha recetat fituese me sukses .per te tjeret nuk ngelet gje tjeter vecse ta shajne ta stigmatizojne ta ofendojne dhe harrojne qe ne kete menyre shajne dhe nxijne perfaqesuesin e shumices se popullit dmh nxijne dhe shajne shumicen fituese . Jane te humbur qe ne start. Te propagandosh dhe te propozosh nje formule me fituese dhe me te sukseshme nga ajo e Rames eshte thjesht e pa mundur sepse nuk egziston formule tjeter , ska !! Istikam i zene !! Nuk ngelet alternative tjeter vecse .... suksese !!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. f
                                                  find the difference

                                                  Muhamedan Zorro Mamdani fitoi zgjedhje ne USA ne vendin e mundesive per kedo - kjo eshte DEMOKRACI! Askush nuk fiton dot perballe Ed Rames ne Albanistan edhe sikur te zbrese nga yjet - sepse ky eshte REGJIM.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gaetano

                                                    Find the difference.. Per dicka je gabim, Mamdami fitoi ne New York, se USA eshte shume me nderlikuar aq sa duket e thjeshte. E ritheksoi, New York jo me kote eshte pecaktuar te jete kryeqyteti I botes. Po te ishte dylyftim politik Mamdami kunder trump ,ne shtete si Texas, Florida apo qofte Detroit, situata nderlikohet te thuash liri e plote votimesh. New York eshte as me shume as me pak, arena ku ndeshen gladiator real te politikes. Ndryshim i New York-ut me boten ne teresi eshte vec populli New York-ez qe eshte pa komplekse nga imuniteti qe kane te fituar nga puna rraskapitese per ti bere balle jetes. Kjo e beri Mamdamin fitues, jo thjesht endrat e tij te pa provuara. Shif filmin gladiator krahasoje me trumpin si ideologji. Cezari mund ta ulte ne gjunje gladiatorin, po populli u ngrit ne koloseum. Kshu dhe Mamdami. Mos harro u votua nga pjesa me e madhe I izraeliteve te New York-ut Pra gje qe ne telaviv nuk e bejne dot, jo se jane ne aprovim te qeverise momentale, por thjesht nuk munden dot. Ne Tiranen tone? Do ndeshje gladiatoresh politike? Nxirr berishen ne shesh, gezon perkrahje shume me pak se vrenozi. Rama po ndiet si nje Cezari i Vogel shqiptar.dhe qe shqiperise ti ndrise nje diell sado pak te ngrohe ngrirjen qe ndien populli, do duhet fjala e thene nga Mero, ne fillim fito mbi ate mbi krye qe populli te te perkrah me vone. Vazhdoi kritike per arlind qorrin qe deri diku ndiet nje njeri i thjeshte per perfaqesim popullor. Une te votoj ty, ti smund tja delegosh voten time tjetrit ta besh deputet. Une te perkrah ty ne rast se ndiesh gjeneral politik mbi zerat e deputeteve te tjere ne kuvend. Ti I jep forcen e votes time nje deputeti qe mund te jete i paster po jo prijes. Po dhe veliaj keshtu ishte nen cadren e rames. Pse per ju sdo jete ndryshe? Kapiten ekipi mban shiritin,ai qe mban skuadren mbi krahe. Shikoni granid xhaken dhe mesoni te beni politike pastaj, te berit lider nuk eshte aq e thjesht sa duket. Ndryshe duket si flori polici qe berisha tashme e ka frigorifuar si vezoren e xenit ,ta linde kur ti teket ta bilbilizoje artificialisht si rama I dyte, por I berishes se trete.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Treni

                                                      Zakonisht editorialet e tua Mero janë interesante për tu lexuar, por që në fillim të këtij shkrimi më duket se nuk e ke kuptuar që Nju Jork dhe Kalifornia kanë qenë gjithmonë bastione të Demokratëve. Sido që të shkonte, kandidati i Trump e kushdo tjetër, do humbiste.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        E ke gabim

                                                        Kjo që thua ti o Treni nuk është e vërtetë. Nju Jorku është qeverisur për 12 vite me rradhë nga republikani Rudi Giuliani. Dhe para tij edhe nga një tjetër. Kësaj rradhe u votua kundër Trumpit dhe çifutëve që kanë vënë poshtë Amerikën. Qënia e Mamdanit mysliman ishte një plus për të se bëri për vete të gjithë antisionistët e Nju Jorkut!

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. P
                                                        Para Laci

                                                        C'do gje qe ka pretmu Mamdani per New York-un, ne Evrope i marrin per to mireqena. dmth kane existu qe nga here. Psh, shendetsia falas. Ne Amerike nuk mund to thirresh ambulancen po pesove nej aksident sepse to kushton shtrenjt. Ne Londer, nuk paguan ansgje me shume edhe po thirre ambulancen, edhe po shkove ne spital vete apo edhe po te bene operacion. Te gjitha paguhen nga taxapaguesit. Edhe une paguaj taxa. Edhe Kryebashkiaku i Londres si Mamdani eshte. Kryebashkiaku eshte pro-Europian - dhe Londra gjithmone ka votuar pro-BE-se. Prandaj njerzit votuan per te. Ka edhe Londra rracista sigurisht sa te dush, po shumica nuk jane. Sa per opoziten ne Shqipri, Saliu duhet to kishte ikur me kohe qe te liroje bendin per brezin e ri. deri ateher, nuk do kete opozite ne Shqipri.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Turi

                                                          Kush do ngre kryhe! Gici i Derrit Fari Balliu????. Lere se e ka mare lumi opoziten dhe po tallet Rama me ne. Jo Balluku te vej ne burg po gjithe PS Rama do jete ne pushte. Un se votoi kam 2 pale zgjedhje,po nuk ja jep njeri Saliut dhe ne te rim te frym syte. Do ikin dhe ata qe kan mbet dhe do e mbajn ashu zvarre te kenaqet dhe Saliu dhe Rama. Mjer Shqiperia e mjere

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tritan Opozita

                                                            Mero , e gjithe kjo narrative jote e zhdervjellet , e kopsitur bukur sipas perceptimit tend , xhvleresohet e therrmohet ( te shkon Dem kjo energji...) vetem nga nje lidheza e vockel " Nese " . Pra , Ajo paralelja Mamdan -Berishe , Jo vetem nuk ka kurrefare ngjashmerie , Po eshte qesharake , nje batute per kseasje , sepse Berisha dhe Banda berishiste , gjithcka mund te jete , Por opozite , kurre Jo ( ti si shume e shume te tjere , trumpetoni si opozite ...! KY eshte mendimi juaj , por dhe turpi juaj ) . E dyta ata 3o vjecaret e mirearsimuar ne Perendim , para se te veshin uniformen berishiste , Kane kaluar neper filtrat dhe testet e flamurnokerise ... Pra , para se te futen ne "Universin " berishist , Kane dhene prova te mjaftueshme si zagare besnike . Shkurt : ndryshimin , te miren nuk e sjell gjeneratori I se keqjes , vazhdimesia , zgjatimi dhe uniteti I rolit te misionareve . Berisha eshte komod ne rolin e opozitarit , ketu e doni dhe ju qe ia trumbetoni , boterisht , darke e saba . Ta gezoni , o aspak miq ! Vec atij SPAKUT si do t'ia gjeni and. ?!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Landi

                                                              Edhe Erioni qe e do shume ti gjasme ishte antsistem dhe doli hajdut ne cizme

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje