Tani që ka filluar “gjyqi popullor” ndaj Belinda Ballukut, bazuar në materialet e rrjedhura nga SPAK, më bëri përshtypje egërsia me të cilën media pranë Berishës dhe vetë njerëz të PD-së shpërndanin një shkëmbim SMS-sh mes Ballukut dhe deputetit Arbi Agalliu, lidhur me një problem familjar që ai kishte me pronat e tij në Vlorë.
Fakti që ai i ishte drejtuar Ballukut për ndihmë u shpall si herezi e madhe, dhe filluan ta etiketojnë si një “ish-deputet i Lulit” që paskësh “shitur shpirtin” tek Balluku.
Në fakt, po të marrësh të gjithë telefonat e deputetëve të opozitës dhe shkëmbimet e tyre të SMS-ve me ministra të qeverisë, kjo e Agalliut nuk do të mbahet mend fare. Por le ta lëmë mënjanë këtë si një shembull hipotetik.
Në vend të kësaj, ne kemi deklaratën e djeshme të Berishës, i cili pranoi publikisht se vetë ai zyrtarisht ka bashkëpunuar me Ballukun për protesta kundër Veliajt.
Pra, përballë një halli familjar të një deputeti dhe impotencës së një “lideri” që kërkon mercenarë për misionin e tij opozitar, kjo e dyta është shumë më e rëndë.
I pari nuk ka tradhtuar askënd duke kërkuar të zgjidhë hallin e tij personal — dhe s’ka ku ta zgjidhë përveçse në qeveri.
Kurse partneriteti që pranon Berisha për diversion politik është shumë herë më i rëndë dhe më i turpshëm.Dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë mos u nxitoni të sulmoni Agalliun për një kërkesë të rëndomtë.
Merruni një herë me kryetarin e partisë suaj, i cili ka pranuar publikisht se ka bërë opozitë të financuar nga qeveria.
Dhe mos u çudisni pastaj kur t'u dalin kërkesa direkte për lekë nga deputetët tuaj, apo favore të tjera biznesi që mund t'u bëjnë qesharak.
Kur Berishës iu bënë publike dosjet e “Klubit Partizani” dhe historitë e pronave të vajzës së tij, me vila e apartamente të shtrenjta në katër kryeqytete të Evropës, ai kërkoi që mediat të ndalonin botimet dhe të mos i interpretonin ato.
Tani që SPAK po bën të njëjtin teatër me Ballukun, është kthyer vetë Berisha në aktorin e parë që deformon dosjen, nxjerr gjëra nga konteksti dhe përpiqet të bëjë dhe “prokurorinë” me ata që e tradhtuan dhe nuk u kthyen kurrë më në vathën e tij.
Dhe meqë ra fjala — ky proces është denoncuar në SPAK nga Lulzim Basha.
E keni në fjalinë e parë, në krye të dosjes, dhe jo nga Gazmend Bardhi.
Keni rastin tani të fantazoni për “bashkëpunimin Basha–Rama”, edhe në këtë pikë.
A doni më për Bel…….ulin ? Apo më mirë, a doni më për Be……Lulin ? Zgjidhni kë të doni, të dy po udhetojnë drejtë SPAK-ut.
Eshte e rende kjo qe Bela ka pagu molotovet 1 vit kunder Lalit, e shkaterroi partin socialiste ajo femer, pertej faktit qe e kalbi ne burg me grekun e saj Ols Dado
Sa me shpejt te largoje Belen dhe sejmenet e Beles PS nga strukturat e saj, aq me shume shanse ka te shpetoje nga degradimi dhe shperberja. Bela ka qene prurja me e rreziksshme ne PS qe nga krijimi i saj. PS eshte parti e antareve te tille si Brace, Bushati, Petro Koci, Arta Dade, Namik Dokle, etj, etj, etj qe megjithese nuk jane "punembaruar" kane vlera shume me te medha dhe ne socialistet e thjeshte besojme shume me teper.
Mero perfundimisht je njeri I pa shtylle kurrizore dhe pa pike dinjiteti.Turp per emrin qe do I lesh femijeve te tu.Paraja nuk eshte gjithçka.
Mos ma vini re, jam rrote kari me patente
Nqs e ka klasi B, un them te marr dhe klasin C te behet rrot kari me xhunga se mund ti hy npune
Edhe sikur te mos te jene te verteta (pasi jane shumë te renda si fakte), politka qe ndjek PD jane aq te peshtira, te ndyra, te nevertishme sa humbet cdo shprese qe ai vend behet. Si i durojne njerezit e thjeshte keto plehera?
O Merooo, Ore keta na shkerdhyen kocken duke na vjedh edhe parate e sterniperave e ster mbesave, Ti merresh me Berishen. Po sa poshte ke rene si gazetsr
Berisha i mësoi me vjedhur të gjithë anët me anën e firmave piramidale me rrugën e kombit me privatizimet e fabrikave e uzinave me shkatërrimin e ushtrisë duke i shitur armët i biri por asnjë nuk fut në burg se s'kishte spak
Ore qe keta hane e pine me njeri tjetrin dhe zgjidhin hallet e njeri tjetrit nuk eshte lajm.. ka 30 vjet qe kur Sala me Nanon takoheshin fshehurazi dhe me vone me Edi me Lulin cdo behar ne Vlore. Ajo qe duhet te jet lajm eshte sulmi vullgar mediatik ndaj Ballukut. Sic tha Erion Veliaj 2 gabime nuk bejne nje te drejt! Meqe ai e pesoi nuk duhet te behet e njejta gje me Ballukun. Eshte skandaloze qe keto "dosje me prova" dalin ne media nga zyra e SPAK. Mban kush pergjegjsi nga keta prokurore? Perse nuk fillojne hetimet dhe deri sa te gjejne provat te mbajn ne qeli prokuroret pergjegjes per dosjen ne fjale. Njesoj si te tjeret qe mbahen ne qeli me justifikimin se mos prishin provat. Ne cdo vend demokratik gjykata te hedh poshte hetimet nese ato behen publike pasi i akuzuari nuk ka shanc te marr nje gjykim te paanshem dhe qe respekton te drejtat e njeriut te garantuara me ligj.
Ketu jane vjedhur se paku 30 milion euro, ndersa ti na can trapin pse flasin mediat. Ne Serbi per nje tarrace te rrezuar ka disa muaj qe digjet Beogradi ti flet prralla
Ku i gjete 30 milion euro te vjedhura? Kshu eshte kur degjon idiotet e Saliut tek Fevziu. Imagjino te ngrihesh per te sjell vemjet e Saliut ne pushtet.. me mire vri veten.
Tani u binda qe ti je nje person i obsesionuar me Berishen dhe ske lid je fare me gazetarine. Mudohesh ta devijosh rastin e ballukut tek nje banaitet qe nuk la lidhje me akuzen ndaj saj Gazetari e peshtire Turp
Hahahhahahha. Mero, je legjende perfundimisht. Vendos ne thonjeza "gjyq popullor", pra, eshte gjyq tamam. Bravo Mero - ordinere Balluku eshte thjesht nje banalitet koke e kembe; hajdute, plehre e shperfytyryuar nga korrupsioni dhe socialistet bejne mire te kuptojne cka bere ajo kunder Veliajt. Maskareshe dhe e padenje.
Ne te tere kete mesele nje gje te ben pershtypje !? Sa shpejt i "rrjedhin" SPAK-ut materialet hetimore per te gjithe te akuzuarit nga ana e tij, porse per cudi pe proceset hetimore te terroristit Sali nuk ka asnje rrjedhje !?
Mos besoni sajesat dhe cpifjet e karagjozit dhe shpellarit Sali kriminelit. Balluku eshte victim e bashkpunimit te Arben Ahmetajt me klanin e Saliut si Qimja e tij Peka.
Mero ,mendoj se mbeshtetja e socialisteve te thjeshte per z Veliaj nuk ka ndryshuar qe nga arrestimi I tij deri ne sot .Nese ka patur, sponsorizime nga ndonje ofiqar socialist, per mitingjet e pjerdhura shqupiste ,te ushtareve te saliut kunder z Veliaj, eshte nje lloj besëprerje kunder 160000 shuplakave socialiste te Tiranes.Pas proçesit ligjor ,z Veliaj ,duhet te punoje fort se bashku me ps , per standartet e te drejtave te njeriut dhe europiane per çdo shqiptar.
O Ymer, nuk paske lexuar asnjë sms midis Lubisë dhe Berberit që na rrofshni Nocin ti bashkë me Berberin, Berishën, Lubinë e gjithë kusarët e këtij vendi të varfër.
Po loqet e Saliut me Shkullakun i lexoi? Se na tha Shkullaku surrat bytha qe tenderi ju hoq firmes Gjoka e ju dha Turkut me oferten me te larte. Tani na dalka ne sms qe Balluku luftonte qe tenderin ta merrte Gjoka por nuk plotsonin kushtet. Kot me pyt pse nuk del Sala me Belo Ballukun te djegin gomat para kryeministrise per Ballukun?
Keta Balluket nga Beqo te Bela e paskan ne ADN qe te shtrydhen fort nga pushteti e pastaj te hidhen tej prej tij ne hale.
Pirdh se shfryhesh por behuni gati te lehni si qent tek dera e kryeministrise sic bet tek dera e bashkise me parate e Ballukut por kesaj rradhe me parate e Lali Erit.
Mero palos me dysh dy halle ne sqetulla po mban, njerin te Velise e tjetrin per Balluk Belan / Mero ne telashe e Mero ne siklet, per Velo e Balluken me shume se Rama vet / tmerrohet i ziu se mos rrezohet pushteti, per sherbetoret e tij ky eshte vete Qameti /
Maja ajsbergut...tu eli eshte vetem 5% e debit. Gjyq popullor thote...njerezit jane pabuke.
Ky nuk është gjykim, por lincim. Ndryshimi qëndron në faktin se nuk është Drejtësia që gjykon dhe vendos në bazë të ligjit, por hordhitë e verbuara të etura për gjak, që kanabalizojnë cdo fakt dhe që vendosin në bazë të fantazive të tyre të cthurura se cili është krimi i kryer dhe cili duhet të jetë ndëshkimi. Fuck shtetin e së drejtës. Këta bëjnë gjygj popullor, që do të thotë se ndëshkimi s'ka nevojë për prova dhe fakte, sepse je paracaktuar fajtor. Më e bukura është se në krye të inkuzitorëve qëndrojnë liderët politikë të opozitës. Pra merret me mend se sa të drejtë janë këta. Minimumi ky është presion politik mbi drejtësinë, gjë që është e papranueshme në demokraci. Gjithsesi ky presion nuk ka për ta rrëzuar qeverinë, sepse vetë qeveria e ka lejuar drejtësinë të hetojë në mënyrë të pakufizuar mbi vetë qeverinë. Paradoksalisht cdo goditje e drejtësisë kthehet në kredite politike për qeverinë, sa kohëcqë opozita thotë se po të vijë ajo në pushtet nuk do të ketë më SPAK.
Te fryne pushtet me para o Merhum dhe akoma su ngope nga Berisha deri tek Rama. Po fol nje fjale per "tunelin e Palloshit", standardin e gares, shkeljen e ligjeve dhe te rregullave nga disa institucione bashke, pastaj dil se ku e ka hallin Saliu. Se kaq servil sa je i peshtiresh dhe padronit.
Beni I dyte je tamam rrote kari me patente.Te ka qire robte Merua qe e do kaq shume megjithese nuk po le hajdut pa mbrojtur.
Bela, Palloshi i gjatë me kompani, po e shqyejnë si çakejt, trupin e cfilitur të këtij populli… Mallkuar qofshit brez mbas brezi, kush i ka pirë gjakun këtij populli…
Ky gjygji popullor ndaj Ballukes Bela (me a pa thonjza pak rendesi ka) e ka bere serish ish-in e saj ate Kol Ballen e TCH te dale e te masturbohet para lap-topit nga lezeti si dikur...