Për të kuptuar të vërtetën e hidhur të drejtësisë shqiptare ndaj krimit më të rëndë politik në Shqipëri, që është 21 janari, mjafton fletthirrja e sotme e SPAK. Ajo që duhet të ishte nisur drejt Sali Berishës më 21 janar 2011 në mbrëmje, ka arritur në shtëpinë e Sali Berishës më 10 nëntor 2025, gati 15 vite me vonesë.
Nuk ka asnjë vend në botë, që një kryeministër të ketë vrarë katër qytetarë dhe për gati 15 vite të mos guxojnë as ta pyesin. Po e theksoj, që nuk kanë guxuar as ta pyesin.
Vetë këta prokurorët e SPAK që i ka zënë halli t’i dërgojnë letër sot, kanë bërë disa vite luftë në Gjykatën e Lartë të mos e marrin këtë çështje nën hetim, dhe pasi e kanë marrë, kanë po aq vite që po mendohen çfarë të bëjnë.
Ndërkohë të njëjtët kanë thyer çdo procedurë penale dhe të drejta kushtetuese të qytetarëve nën hetim, qofshin këta zyrtarë të lartë apo qytetarë të thjeshtë, për të treguar se “ligji është mbi të gjithë” përveç Sali Berishës.
Sidoqoftë, më në fund ftesa mbërriti pas 15 vitesh dhe ata tani janë më në siklet se sa vetë Berisha, që do t’u duhet ta pyesin.
Shumica e tyre kanë qenë prokurorë më 21 janar, kur shokët e tyre, Sali Berisha i zbonte si qenë nga oborri i Kryeministrisë, duke mos i lënë të dokumentonin provat, u hiqte derën e hekurit të oborrit të qeverisë në sy të tyre dhe nuk i linte ta dokumentonin, shkonin trokisnin gjithë natën tek dera e Gardës t’u dorëzonte serverin e Kryeministrisë dhe roja u thoshte ikni hani ndonjë paçe sa të gdhihet se nuk ua japim. Dhe me sa duket, poshtërimi që Sali Berisha u ka bërë ato ditë, përfshi dhe sulmin brutal mbi kryeprokuroren Ina Rama me gjuhën e një banditi, i ka bërë që të mos u dalë frika ende.
21 janari nuk është ndonjë krim që ka nevojë për hetim. Ato janë vrasjet më të filmuara në botë pasi janë kryer live. E vetmja gjë që duhej dokumentuar ishin provat e krimit dhe deklaratat e kryeministrit që shmangu hetimin duke shantazhuar prokurorinë dhe gazetarët.
Prova e parë është deklarata e orës 19:30 të datës 21 janar, ku Sali Berisha akuzoi se protestuesit i kishte vrarë opozita, me njerëz të futur mes saj, me “çadra-pistoletë” dhe “thika me helm”. Kjo deklaratë pasoi inskenimin e dy deklaratave nga dy mjekë afër Partisë Demokratike, të Spitalit Ushtarak, të cilët mbështetën këtë version të ngjarjes.
Prova e dytë është mbasditja e 22 janarit, kur Berisha ka urdhëruar policinë, dhe më pas e ka mbrojtur publikisht këtë urdhër, që të mos dorëzonte në Prokurori gjashtë gardistët e akuzuar për vrasje. Ky është një akt zyrtar. Kryeministri i asaj kohe mori përsipër personalisht të pengonte drejtësinë, duke e komentuar kërkesën e Prokurorisë si një skemë për rrëzimin e qeverisë, pasi “do t’i ikte zinxhiri komandues i Gardës”.
Prova e tretë është dhe më e ndyrë, pasi synon të inkriminojë dhe vartësit që ka urdhëruar të kryejnë krimin e prishjes së provave. Sali Berisha nuk i dorëzoi Prokurorisë filmimet e serverit të Kryeministrisë, që kishte të arkivuara pamjet brenda territorit të godinës për të gjitha ngjarjet e asaj dite. Ai ka urdhëruar fshirjen e tyre në mesnatën e 21 janarit, duke u gdhirë 22 janari, dhe më 23 janar, në një takim me krerët e Policisë dhe Gardës, ka gënjyer publikisht duke deklaruar se filmimet e serverit të Kryeministrisë ndodheshin aty dhe se Gjergj Lezha, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, mund t’ia dorëzonte Prokurorisë.
Pra, me vetëdije të plotë ka krijuar një alibi pas zhdukjes së provave, duke e lënë sot penalizimin mbi Gjergj Lezhën.
Tani Gjergj Lezha, ose duhet të pranojë deklaratën e Berishës më 23 janar që serverin e ka ai dhe ta dorëzojë, ose duhet të pranojë se është urdhëruar ta zhdukë më 21 janar në mesnatë sipas ekspertizës amerikane dhe të nxjerrë Berishën manipulator.
Këto janë prova publike që nuk kanë nevojë as për hetim, as për SPAK, as për gjykatë. Thjesht duhen certifikuar. Nuk di se ç’mund të ketë bërë SPAK që mendon kaq gjatë, por ndoshta po përpiqet t’i nxjerrë frikën vetes nga Berisha, të cilin e ka marrë të pandehur për një çështje korrupsioni të kapjes së shtetit, më shumë për ta viktimizuar dhe heroizuar sesa për ta ndëshkuar, dhe e ka lënë të qetë për një krim që meriton të gjykohet çdo politikan në botë.
Tani të presim deri të premte, kur ta thërrasin pas 15 vitesh hezitimi dhe frike, me shpresë se u ka dalë së paku frika que së paku ta pyesin:
Pse i vrave ata njerëz të paarmatosur, të pafuqishëm, të pambrojtur dhe të parrezikshëm për askënd?
Te premten ose do mungoje Gjokuta I semure nga hemoraidet, ose do bjere shi. Seanca e radhes ne prag te krishtlindjes. Pa monitorim nderkombetar ky vampir gjakatar, do vazhdoj te tall bythen me drejtesine.
Saliu vrau ne bulevard kater te pafajshem, por Spak, nga ana e vet, po vret shpresen per drejtesi per 21 janarin! Saliu ka vrare edhe shume te tjere, si Azemin, Olldashin, apo Trebicken, apo Remzi Hoxhen nga RMV. Por Spak kurre nuk mund te kete guxim ti hape edhe dosjet e tyre. Pale pastaj vrasjen e mbi kater mije shqiptareve ne vitin e zi '97!
Hahahaaa Moj Muniçkë, por shiko Liken, se ta mori Erisa Xhixho. Sa për 21 Janarin, Dumani BËN SIKUR FILLON ÇËSHTJE, Saliu bën sikur mërzitet dhe “bërtet e shan Duman e SPAK” duke kamufluar kështu, marrëveshjen për ta varrosur këtë çështje. Kjo punë duke me PARTIZANIN që Dumani bën sikur e ndjek, dhe Saliu bën sikur bërtet. Dumani është agjent i rekrutuar mga Gazide dhe është totalisht në sherbim të SaliBerishes.
Mero kopili vazhdon ligjeron me avazin komunist " krimi me i rende ne historine e Shqiperise",kryeministri qe vrau 4 vete dhe pastaj ja qendis provat tek e tek e tek. Tani qe te themi te verteten Meroja nuk eshte budalla. E di shume mire qe Berishes si shkulin asnje qime. Por ama trushpelaret ose idiotet e vlefshem smund ti lere pa mut. Ndaj patronazhiste hani. Qeras Mero
Booooooh , cfar felliqesirash kemi mes nesh , kriminele e shkuar krimineleve ! Lexo komentuesin Tahipi qe te kuptosh se deri ku arrin poshtersia , egersia dhe pangopesia me gjak e krimineleve te ` tokes se xanun ` Kjo fare helmuese per kete popull duhet shuar nga faqja e dheut .!
Z. Baze.... Nuk e therresin qe ta pyesin se ata para atij dhjesin.......... E therresin qe ti kerkojne falje qe po shqetesojne kot se ai Ska bere gje......... Vetem se ka vrare 4 njerez te pafajshem
Palacallek!
O Mero, po ç'është ky shkrim kështu? E lexove fletëthirrjen?...... Sali Berisha thirret si person që ka dijeni, për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës mbi ngjarjen e 21 janarit........... .Lexoje mirë. Thirret për ndihmë..... SPAK po heton mbi veprimet dhe mosveprimet e Edvin Ramës, i cili i dërgoi turmat e armatosura, kundër kryeministrisë dhe vetë ja mbathi, si frikacak që është....... Dhe Edvini do të marë dënimin e merituar dhe drejtësia do të vihet në vend........ Për këtë Sali Berisha thirret për të ndihmuar, jo si i akuzuar.
Jo demo kari jo po ti ke pjeedhur
Demo Kari...dmth ti mendon qe duhet denuar ai qe i thirri shqiptaret per te protesuar e jo ai qe i sharroi me plumba?
Demo K...... nje trushperlare bandit mut i vogel i kriminelit te shqiptareve Ku ishin armet e protestuesve ,...??? Ngatrron me tanket e topat e krimineleve kunder institucioneve shtetrore ne kryministri ...etj... Kush i vrau o kriminel i vogel i pa dhembe ! Shikoi pamjet cnjerzore...rrezohen vriten me duar ne xhepa.... Kriminel te lindur!
Ne kete rrumpall vend 35 vjete pa shtet,duhet nje prokurori nderkombetare per krimet e saliut e co dhe per krimet e drejtesise... Ne radhe te pare duhen hetuar prokuroret e ceshtjes qe nga ina rama e deri te dum dumi qe ka pas ceshtjen dhe dhiste gjak nga kriminelet e partise dhjere... Dhe per sali kriminel berishen krimet e tij flasin vete,akuzat per te jane aq te shumta sa edhe nje femije do jepte denimin e tij... Dhe ky kriminel komunist i ndyre na ben kakardhija e tallet se protestusit i vrau ai qe i solli ne proreste,ky eshte kulmi i talljes me kete popull budalla.... Kjo fletethirrje(qe kufoma vampir e mohon)eshte nje tjeter loje e dumdumit e shoket e gjin gjonit qe te duken se po bejne drejtesi se jane ber trima per te shtuar besimin te trushplaret dhe per te zgjatur jeten e tyre me rroga te majme ne krye te spakut... Keta mutmuti qe poshtrohen cdo dite nga kriminel saliu,mos kujtoni se do behen trima,dhe vete flet thirrja qe nuk e marin si te pandehur tregon trimerine e tyre,dhe ky kriminel sa te dal nga dera e ketyre trimave do i shaj me liber shtepije dhe pasurije
Mero! Vetem keto qe ke shkruar ti,po ti lexoi skapi e gozhdon kopilin e sheqeres,djalin e vukut te “Mine Peza “!
Mero Dum dumani ka qene prokurori i çeshtjes prandaj I ka ardhur veza ne bythe dumanit se do te iki me ceremoni po nuk e gjÿkovi .saliu e ka pranuar me ze dhe figure qe do te vriste edhe 300 vete te tjere dhe Ramen me mbrapa .Se nuk e denojne kupolen sali , lulzim etj drejtesia ne qafen e vete e ka .
Dhe pikerisht për këtë qe thua ti Mara, Dum Dumani ka caktuar prokuror të këtij rasti , nje ushtarin e tij të bindur , Alfred Shehun , i cili eshte akuzuar nga Berisha në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit per manipulim te provave. Prit tani , kur te thotë Berisha qe ky prokuror eshte ne konflikt interesi . Vetem këtij prokurori , nuk duhej t'i jepej kjo ceshtje . Kjo është një farsë
Do ta marre ne pyetje i njejti prokuror i SPAK qe ishte ne gjykaten e larte kunder kalimit te dosjes ne SPAK. Kaq mjafton te kuptosh qe keta tallen. Pas Ballukut duhej nje kunder balance. Hajde therrasim Saliun qe te dukemi te pavarur. Edhe sikur gjyqi te filloj sot do duhen edhe 15 vite te tjera te merret nje vendim nese Saliu eshte ende gjalle. Nje gjelle qensh e gatuar nga shteti qe nuk ben drejtesi per krimet e veta.
hihihihi,eshte sali berisha ai ,or budallenj,ju bon ftyren ma zi se kpuca .Armet e 21 janarit I ka zbulu marshall doktori I shqupit,fajtoret e 21 janarit kan perdor qadra pistolet edhe thika me helm gjarpri .po poooo.
Drejtèsia e vonuar èshtè Drejtèsi e Mohuar! Kanè nisur Letrèn me larè gojèn. Krye Prokurorit po i mbaron mandati dhe pèr tè na hedhur hi syve pasi ka arrestuar ata tè socialistes pèr korrupsion dhe kèta horrat e Slihut qè kanè njè mal me krime bèjnè gangot e Tironès....Asgjè nuk ka pèr tè ndodhur, lepuri mbetet lepur. Nè njè vènd tè vogèl, me njè popull tè varfèr e njè shtet pèr shtetarèt del tym por jo rosto!
Mero ! Ti me gjithe mend mendon se SPAK-u do ta pyese Saliun ? Qe do te veje ne SPAK kete e di, por di edhe kete, qe ata te SPAKut, jo qe nuk kane per ta pyetur, por me shum temena do ti thone Saliut: Na fale z, Sali qe te munduam deri ketu, por nuk kishim si t'ja benim ndryshe qe ti mbyllim gojen miletit. Dhe Saliu i nervozuar do tu thote : Here tjeter mendohuni mire para se te me dergoni fletethirrje, ju horra bulevardi ! Dhe ata, te SPAK-ut : Na fale z. Sali, na fale se nuk e bejme here tjeter. Dhe Saliu triumfator me te dale nga SPAK, ku jashte jane mbledhur nje mori gazetaresh, me ta pyetur ata ai ben nje deklkarate bombastike ku nder te tjera pasi e ka etiketuar SPAK-un si nje cerdhe kriminelas dhe Dumanin si terrorist deklaron se: Me te ardhur ne ne pushtet SPAK-un do ta shkrijme dhe te gjithe prokuroret e tij do ti fusim ne burg ! Augusto Pinoceti i cili ushtroi terror te pashembullt ne Kili me 1972, i mbijetoi ndeshkimit se deshi Amerika, po per Saliun kush eshte i nteresuar qe t'mos denohet edhe pse eshte shpallur "Qafir" po nga Amerika !? Dy jane arsyet e mosdenimit te tij. O prokuroret e SPAK jane te terrorizuar nga bota e krimit e cila edhe pse Saliu ka 12 vjete qe ka rene nga pushteti, ende vazhdon te jete aktive, te cilen Saliu tere kohen e ka mbajtur ate ne gadishmeri dhe gjithmon aktive, ose te gjithe prokuroret e SPAK ne heshtje jane mbeshtetes te hershem te Saliut dhe politikes se tij.
Ca mut Spaku eshte ky,aty shumica jan bandit te Sali kriminelit,duke perfshir dhe kete prokurorin Shehu qe e paska thirr. Si mund ta hetoj Saliun Spaku qe luftoj deri ne fund per te Mos e mar si ceshtje. Spaku per te akuzuar zyrtaret socialist shkel cdo procedur,Erion Velin e futi ne burg pa akuze,akuza ju dha mbas 8 muajesh.
Spaku eshte organizate terroriste qe punon per Sali kriminelin.Fakte ka pa fund,ata po terrorizojn zyrtaret socialist,e nisen me Saimir Tahirin,e lincuan per $1000 dollar shperdorim detyre Kulmi arriti me Erion Velin qe e rrasen ne burg pa snje akuze. Me Saliun po bejn adetin,ose me ka cu Nena me la gojen.
Eshte e qart si drita e Diellit qe Spaku punon per Sali kriminelin,edhe budalli e kupton. Sa me shume Spaku godet padrejtesisht zyrtaret socialist aqe me teper shqiptaret votojn PS dhe Edi Ramen.
I bej thirrje Spakut mus u lodhni kot duke lincuar zyrtaret socialist,asnje efekt nuk ka te shqipot,sa diskreditoni veten para tyre.
PA CA mut prokurori do hetoj Saliun,ai qe ju lut gjykates se lart aman mos ma jepni. Te dhjefsha mu ne prokuror dhe mu ne Spak,imagjinoni te ishte Edi Rama ne vend te Saliut,keta horra prokuror te Saliut do e kishin denuar me kohe me burgim te perjetshem.
Eshte e turpeshme qe zoterinj si Mero Baze apo Edi Rama te flasin akoma per 21 janarin 2011...Nese ambasadori -governor Arvizu cilesoi kriminelin Berishe BURRE SHTETI pa u thare gjaku ne bulevard kjo eshte me e rende se vete krimi real I Usaliut.. Zoti Mero ! Artikulli juaj me i mire per 33 vite eshte me titull: "I fundmi i Berishes ne Washington" ku ju zbertheni hapur faktin se Amerika e kllonoi Krimberishen,,ne 1991-1992....e mbrojti me cdo kusht kur kreu krime makabre dhe nuk do ti preket qime floku se ka CERTIFIKATE PAPREKSHMERIE.. Ju lutem i nderuar Mero mos ngacmoni shqiptaret e lodhur me Dumane apo Ina Rama per 21 janarin 2011....se Amerika zyrtare demokrate dhe republikane jo vetem e kane humbur besimin dhe respektin e shqiptareve te pa-angazhuar por me tolerimin dhe mbrojten qe po i bejne Usaliut te tyre ka ardhur koha te themi: Me pak i keq ishte "pushtimi fashist apo komunist" i vendit tone se sa pshurrimi 33 vjecar me hallatet e fishkura te Sali LaCipitase Trampit..
Ku.va me e madhe ne këtë vend eshte drejtësia. A ka gje me te qartë se kaq? Çfarë besimi mund te kemi ne kete drejtësi ne, si mund te quhet drejtuesi kjo, kur per 15 vite s'ka guxuar as t'a therrase Sali qenin. Drejtësia shpërdoron taxat e shqiptarëve dhe eshte shkaku kryesor i traumatizimit te ketij populli. Vetem kjo gazetë i bie ne koke Sali shpellarit. Drejtësia ketu eshte zhdrejtesi, ështe hajdute, e korruptuar, perverse. Ashtu si politika dhe media ne tersi, qe vetem sa e terheqin zvarre këtë popull. Dhe populli ka qeverinë qe meriton...s'kemi per tu bere kurrë. Ka 35 vjet qe kane zbritur shpellaret ne mes te Tiranës dhe kane xane token
Zoti Demo Kari, po, eshte thirrur se ka dijeni, gje qe vertetojne cdo fjale te shkruarit nga Mero Baze. Pra, qe SPAK do te mbetet gjithenje ASPAK PROKURORI.
Kjo thirrje e Saliut (plakut Mere) në A-spak është si kallaj mbi gunë të çpuar. Është bllofi i radhës i Dum dum Dumanit. "I forti" i prokurorëve që në kohë të Gërdecit fshihej pas bythës të Saliut. Ky brez prokurorësh e gjyqtarësh të moshës të Dum Dumani me shokë që janë aq të korruptuar sa vetë Saliu i tyre nuk kanë për të bërë histori të vetmin qëllim ata kanë të çbëjnë PS-në dhe gjithë kupolës qeveritare me Ramën në krye. Ata do shohim që në fund do bëjnë grusht prokurësht për rrëzimin e qeverisë . Këtu do jemi.
SPAK nuk ka frik Salin,po kan frik se jan te gjithe te inkriminuar dhe mos kan ngren çorben jan hagjent te huaj dhe koha do e shikoni qe do i vertetoi. Kur ke qere ne koke ri si shite,dhe ske byth te flasesh asnje llaf. Ata jan te tredhur se jan der ne gryk o Mero djali
Ti Mero prite 28 vite per tu trimeruar ndaj atyre qe ne 1997 me doren tende ke shkruar - "Rebelimi komunist i 1997 drejtohej kunder nje pushteti legjitim ..." !
Spaku i ka thene sali kriminelit,ne do bejme sikur te therresim e te pyesim dhe ti bej sikur je nxehur e na shaj sikur nuk jemi kukllat e tua. Dhe trushplaret e dy paleve kenaqen dhe spakut i rriten kredite per te mare rrogen te qete
Per te mbulu ca by...e Beles tashme dale ashtu cipllak, hopa vjen gjetja e fikut - thirrja per Saliun ne SPAK.
Nqs salih killeri kanibal gjakpires njerezish del nga SPAK duke mbajt fjalime para gazetareve,, Atehere do kemi avazin e vjeter e lagu se lagu,, Nqs largohet si luli pa thene asnje fjale ,,,,dihet qe ja kane percelluar llapen,,,
Mero , per Berishen jemi ne nje mendje , ndersa per SPAKUN , Jo . Kjo te jete arsyeja qe me censuron ?!
Nuk të çensuron kush te Tema. Por ka sistem leshi komentesh, ndonjëherë mesazhi thjeshtë nuk mbërrin në server.
Dushmani eshte nje nga prokuroret e kohes se sundimit te Saliut, i cili ne ate kohe, me deshire ka pranuar te behej eunuk i tij dhe ne sot shpresojme qe ciraku te ndeshkoj ustane !?
Mos i pengoni komentet, lerini njerezit e ndershem te ketij vendi halleshume, qe te ndihmojne njerezine. Mero eshte teper von te kujtohesh per te " kursyer" kur ne shishe ka dy gisht vaj. Shqip: Ju media qe po ju vjen radha, mos dridhni e mos u trembni nha SPAK. Perpara daljes, mendohet hyrja...
I ke renditur mirë dhe bukur. Sa për pyetjen pse i vrau, të gjithë e dimë: ishte për të treguar që "Jam Unë Aty Zot". Nuk do shumë mend. Gjithashtu edhe një korigjim. Ai po thirret si palë në dijeni. Kam frikë se SPAK nuk ka këllqe mjaftueshëm sa të guxojë ta marrë të pandehur. Megjithatë ke të drejtë që SPAK mo shkel lloj e lloj të drejtash ndaj qytetarëve të thjeshtë duke i akuzuar e mbajtur në paraburigim, ndërsa përgatisin akuza me Chatgtp.
Me duket se nuk je aq i sakte z. Mero ! Ne , pame te shkruar qe Sali Berisha eshte thirrur per te deshmuar per 21 Janarin , si person ne dijeni , por deri tani nuk thuhet asgje qe ne kete ngjarje te hidhur kriminale te perfshihet edhe bisha e Vicidolit . Pra eshte thjesht nje formalitet per te lene pershtypjen se SPAK - u po merret me ate ceshtje . Pra , per t`iu hedhur hi syve publikut dhe gjithkujt qe i kullojne plaget gjak nga ai krim shteteror .