A mund ta gënjejmë Europën me Reformën në Drejtësi?

12 Nëntor 2025, 20:36Editorial Mero Baze

Shqipëria hapi sot kapitullin e fundit të negociatave me Brukselin për anëtarësimin në Bashkimin Europian, të gjitha thuajse brenda një viti — një rekord që tregon se, përtej punës së mirë të Shqipërisë, ka një vullnet europian për procesin e anëtarësimit.

Nëse tani për dy vjet mbyllen negociatat për kapitujt, Shqipëria është gati për vendimin politik të Bashkimit Europian për anëtarësim në BE.

Nga ajo që shihet nga shpejtësia me të cilën hapen kapitujt dhe lehtësia me të cilën negociohen ato, i vetmi kapitull që shihet me vigjilencë dhe i vetmi kusht i panegociueshëm mbetet sistemi i drejtësisë dhe bindja që ajo është e pavarur nga qeveria.

Në këtë pikë, gjithë vëmendja është tek bilanci i Reformës në Drejtësi.

Deri tani bilanci i reformës në drejtësi është identifikuar me bilancin e SPAK dhe sidomos me prekjen e niveleve të larta politike prej tij, dhe ngritjen e akuzave të rënda për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.

Problemi që Bashkimi Europian ka vërejtur në progres-raportin e fundit për SPAK është se, përtej guximit politik për të prekur nivele të larta, ka shumë pak çështje të përfunduara prej tij.

Ky është një konstatim thelbësor, pasi realisht shumë pak nga çështjet e ngritura nga SPAK kanë ecur përpara në gjykim.

Tani që i gjithë ky proces të shkojë përpara dhe që Europa të mbyllë njërin sy për Shqipërinë dhe të na pranojë vetëm për shkak të drejtësisë, duhet të jemi seriozë në Reformën në Drejtësi. Ose duhet të korrigjojmë gabimet e bëra deri tani dhe ta fusim reformën në binarë ligjorë, dhe jo ta lëmë në vullnetet e individëve; ose të pranojmë që do të gënjejmë BE-në se kemi drejtësi, vetëm që të bëhemi anëtarë.

Së pari, nuk duhet ta identifikojmë atë me kauzën, por me dhënien e drejtësisë. Një proces drejtësie është i përfunduar kur në fund ai ka dhënë drejtësi, qoftë duke dënuar dhe mbështetur akuzën, qoftë duke e hedhur poshtë atë.

Nëse pas dy vjetësh ne do të kemi vendime nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut kundër vendimeve të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, natyrisht do të kemi humbur shansin e parë për të qenë “fener ndriçues” me reformën në drejtësi.

Shenjat deri tani nuk janë pozitive. Injorimi i procedurave penale dhe për më tepër mentaliteti linçues i Prokurorisë Speciale mund të përmirësojë statistikat e hetimit, por do të përkeqësojë statistikat e drejtësisë.

Për më tepër, krijimi i një vetë-ndjenje si “pushtet mbi pushtetet” mund ta forcojë këtë kontrast.

Së dyti, ka shumë rëndësi që qeveria të ketë të njëjtin standard për distancën ndaj drejtësisë, si ndaj organeve të akuzës, ashtu edhe ndaj gjykatave. Në fakt, vërehet një qëndrim me dy standarde — më shumë përulësi ndaj SPAK dhe më shumë arrogancë ndaj gjykatave.

Duke qenë se SPAK ka popullaritet të lartë për shkak të kulturës represive që ka, dhe për shkak të pritshmërive për gjyqe popullore, Kryeministri duket se nuk do të identifikohet si kritik i SPAK, edhe pse ai në shumë raste ka tejkaluar të drejtat që ka rreth procedurave të hetimit dhe respektimit të lirive njerëzore.

Por ai nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj gjykatave. Vendimet e tyre i komenton madje edhe për figura politike të afërta me të, siç është rasti i Veliajt. Për të disatën herë, ai po i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta rikthejë në zyrë, meqë ka vendosur që shkarkimi i tij është i paligjshëm.

Tani, nëse Gjykata vërtet do ta kthejë në zyrë, kjo duket sikur është në lojë me Ramën; ndërkohë që nëse nuk do ta kthejë, duket sikur ajo nuk voton duke pasur parasysh drejtësinë, por kundërshtinë ndaj Kryeministrit. Dhe kjo nuk i bën mirë procesit.

Meqë është e provuar që Kryeministri nuk ka fuqi të ndikojë mbi SPAK, edhe pasi SPAK ka prekur njerëzit më të afërt të tij, madje duke e kthyer në objektiv të punës së tij gjithë “numrin 2” të qeverisë, atëherë është mirë të mos komentojë as gjykatat.

Edhe më keq është gjendja me opozitën. Ndryshe nga qeveria, opozita e ka me SPAK dhe jo me gjykatat. Meqë opozita ka në proces gjyqësor kryetarin e saj, i cili të premten do të paraqitet pas 15 vitesh për të dëshmuar mbi vrasjen e katër qytetarëve në bulevard që ishin protestues kundër tij, të gjitha akuzat që i bëhen SPAK janë politike dhe pa asnjë bazë. E gjithë fabula e opozitës është që SPAK komandohet nga Edi Rama, meqë po hetohet Sali Berisha për 21 Janarin.

Tani me këtë logjikë, i bie që Edi Rama t’i ketë thënë SPAK-ut: “Më arresto pak Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun se dua të hyjmë në Evropë,” dhe SPAK ia ka plotësuar dëshirën.

Ky është një budallallëk që nuk e besojnë as vetë, pasi gjithë ditën gëzohen që Veliaj e Balluku tani kanë punë me drejtësinë, dhe në darkë kur u kujtohet Berisha, thonë që SPAK e kontrollon Rama.

Tani, nëse i gjithë shansi i Shqipërisë për të hyrë në BE përqendrohet tek sistemi i drejtësisë, atëherë ose duhet të bëjmë një drejtësi europiane — që duhet të na e certifikojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut — ose do pranojmë një drejtësi qoftë edhe të keqe, por pa ndikim politik. Siç e kemi nisur, do t’i humbasim të dyja. Boll të shikosh debatin mes KED-së dhe të zgjedhurve të tij për Gjykatën Kushtetuese, për të kuptuar se në çfarë niveli kemi zbritur, pasi vëmë në dyshim edhe votat e gjyqtarëve.

E para, Strasburgu me këtë standard akuzash dhe paraburgimesh mund të na rrëzojë shumicën e çështjeve të mbledhura që kanë “entuziazmuar” Europën politike. E dyta, me këtë përfshirje të politikës në debatin për drejtësinë, është e vështirë që shoqëria jonë të bëjë një “sakrificë kombëtare” për ta pranuar këtë si Reformë në Drejtësi.

Mund të biem dakord të gënjejmë Europën që kemi bujqësi, që kemi infrastrukturë rrugore, që kemi arsim apo shëndetësi, dhe ata të mbyllin njërin sy. Por nuk e gënjejmë dot që kemi drejtësi, pasi ajo do të jetë edhe drejtësia e tyre nëse bëhemi anëtarë — dhe do të jenë të parët që do të na e refuzojnë.

32 Komente

  1. n
    niku

    Mero ,po na habit kryeministri me kerkesen per lirim te z Veliaj drejtuar gjykates kushtetuese, nderkohe qe gjithe shqiptaret e dine se masen per paraburgim e ka marre spaku dhe gjko.Kerkesa ose "ankesa"e tij ,nëse e ka seriozisht , i duhet drejtuar spakut dhe gjko.Sa I perket standarteve europiane dhe euroatlantike ne drejtesi ato jane shume larg realitetit tone ,te pakten me disa dekada ,ne realitet jemi ende me mendësi dhe standarte lindore .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      E drejte.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjerush Genjeshtari

        E shtrember. Vete titulli eshte genjeshter. Reforma ne Drejtesi nuk erdhi per te genjyer Europen. Rezultatet e Saj jo vetem nuk genjejne Europen, por ndihmojne vendin te behet Europe. Mjerush Genjeshtari

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tanga

        Me Reformen ne Drejtesi NUK genjejme Europen. Mendja jote po te genjen, o Mjerush! Se ne NUK na genjen dot.

        Përgjigjjuni
      3. R
        Roma

        Dëshmon se sa FAKE është proçesi rracist dhe ksenofob i integrimit brenda Europës. Dhe të mendosh që para vendeve europiane në BE gjendet një çerek ishull aziatik i Lindjes së Mesme që quhet Qipro, që vendos për fatet e Europës jashtë mureve të trupit dhe biles nuk na njeh edhe Kosovën. BEja gjithë sesi ngelet sajesa më idjote e historisë së planetit. Një parazit gjigant në sqetullët e SHBAsë me pare plot, por pa kokërr truri, që askush në planet nuk e merr seriozisht.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hilmije Hajdarja

          Sali Berisha hedh pështymën përpjetë, dhe pështyma i këthehet dhe i bie mbi kokë. Sali Berisha hedh gëlboqen përpjetë, gëlboqja i bie tek fëmijët e tijë. Sali Berisha hedh shurrën përpjetë, spaki ka marrë gërshërë dhe po i pret veglën e shurrës, se sa për të tjerat Ai tani 82 vjeç, të ha munë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            BE nuk e gënjen dot SPAKu. Po Merua?

            Gjykata e Strasburgut nuk do t’i rrëzojë çështjet e SPAK për sa kohë ato zhvillohen me garanci procedurale, pa ndikim politik dhe në respekt të ligjit. Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është “shkelje”, por shenja më e qartë që drejtësia shqiptare po funksionon sipas standardeve europiane. Nëse do të kishte ndonjë rrezik nga Strasburgu, ai do të vinte nga mungesa e zbatimit të vendimeve, jo nga vetë proceset që zhvillon SPAK. Vetë reforma kushtetuese e vitit 2016 u hartua me asistencën direkte të Komisionit të Venecias dhe ekspertëve të Këshillit të Europës — institucioni që mbikëqyr zbatimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Struktura e SPAK-ut, GJKKO-së dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor është dizajnuar për të garantuar pavarësi procedurale dhe institucionale, që është standardi kryesor që kërkon Strasburgu. Hetimet dhe ndjekjet penale të SPAK zhvillohen nën kontroll gjyqësor të vazhdueshëm (masa sigurie, autorizime përgjimesh, sekuestrime, etj.), çka e bën pothuajse të pamundur të vërtetohet shkelje e nenit 6 të KEDNJ (e drejta për gjykim të drejtë). Në çdo fazë, të pandehurit kanë të drejtën e mbrojtjes, apelimit dhe rishikimit, që janë garanci thelbësore që kërkon Strasburgu për mos-shkeljen e procesit të rregullt. Strasburgu nuk rishikon provat apo vendimet penale; ai vetëm kontrollon nëse procedura ka qenë e drejtë dhe pa shkelje të Konventës. Për aq kohë sa proceset e SPAK dhe GJKKO janë të mbështetura në ligj, me transparencë dhe me mundësi reale mbrojtjeje, Strasburgu nuk mund t’i rrëzojë. Edhe në rastet kur Strasburgu ka gjetur shkelje në Shqipëri, ato kanë qenë për procedura formale (zvarritje, mungesë arsyetimi, apo ekzekutim vendimesh), jo për hetime të korrupsionit të nivelit të lartë. Çdo prokuror e gjyqtar i përfshirë në këto çështje është verifikuar për integritet, pasuri dhe lidhje me politikën. Kjo rrit ndjeshëm legjitimitetin e vendimeve të tyre përballë Strasburgut, pasi një nga arsyet kryesore për shkelje në të kaluarën ka qenë dyshimi për ndikim politik ose korrupsion. Provat mblidhen në përputhje me konventat ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (UNCAC, GRECO, etj.), të cilat janë pjesë e sistemit ligjor shqiptar. Përdorimi i këtyre standardeve i jep proceseve legjitimitet ndërkombëtar dhe i mbron nga çdo pretendim për “proces politik”. Hetimet dhe gjykimet e SPAK-ut janë nën monitorim të drejtpërdrejtë të misioneve të BE-së dhe Euralius, që raportojnë për respektimin e të drejtave procedurale. Deri tani nuk ka pasur asnjë vërejtje zyrtare nga këto struktura që të tregojë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut në çështjet e SPAK-ut. Seancat gjyqësore janë publike, akuzat janë të arsyetuara, dhe mbrojtja ka mundësi të barabartë për t’u dëgjuar — standarde që Strasburgu i konsideron themelore. Transparenca është një mbrojtje shtesë ndaj çdo pretendimi për mungesë drejtësie.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arnesta Dadoviç

              Ky që ka shkruajtur këtë koment, jo sikur është avokat i SPAK, por sikur është Dumani dora vetë. Të ketë filluar edhe Dumani në gjurmë të Nesti Angonit si anonim ? Në se po, atehere Altin Dumani po ndjen frikë se po i “rreshqet toka nën vehte”, mbasi dikush po nga SPAK, do ti këndojë këngën e mamasë…..

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bravo

                Tamam e ki zotrote! Spaku po shkaterron te ardhmen e Shqiperise, por do ti vije edhe dumanizmit rradha te dale para drejtesise se ri-reformuar mot!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Brava

                  Bravo, hengsh nje mut te madh. Vertet do ti vije radha dhe Dumanit ne radhen e gjate qe presin hanemet e tua.!!!

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dumani

                  Jo, nuk e ka shkruar Dumani kete koment, por une, ti, ai, ajo, ne ju ata ato......a derrezi.

                  Përgjigjjuni
                3. L
                  Lol

                  Po vendimi I Strasbourgit per TH Gellci cfare eshte ?!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                    Si urdheron shoku Komisar. Nen udheheqjen e Partise, SPAK ka arrestuar gjithë armiqtë e sociallizmit, dhe nuk ka Evrope që i kthen mbrapsht ato arrestime. Partial ka vendosur kuadrot më të mirë ne SPAK. Nuk kane bythe ata rronxhobonxhot e Strazburgut të kthejne mbrapsht arrestimet e Dumanin dhe Olsi Dados

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Po

                      Na qenkerkan hajdutet armiq te socializmit. Po dhitem se qeshuri. Nuk dine si ta mbrojne hajduterine e Veliajt

                      Përgjigjjuni
                  2. V
                    V

                    Po ca mut Spaku o Mero,duket ashiqare qe aty eshte grupi I zjarrit I Sali kriminelit,si ai gardes ne 21 Janar qe vrau kater njerez te pafajshem. Horrat e Saliut nuk vrasin me arme por me pasionin per te denuar zyrtaret e qeverise me klecka juridike.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Monika Kokemadhja

                      Ti denojne zyrtaret hajdute te qeverise si Veliaj, qe cke me te. Nam e nishan mos ju mbette. Kane vjedhur sa kane plasur dhe duhet ti vjellin te tera. Ne litar, ne shesh ti shohim.

                      Përgjigjjuni
                    2. C
                      Cufe

                      Drejtesi me Dum DumDumi. Olcin e Dados. Erjon Banen etj Prokurore dhe Gjykates te plepave nuk behet Z. Baze........ Me mire ishte Tik Gjiza se keta Halet e SPAKUT te Salehut....... Keta meren me arka peshku. Breke Sytjena dhe thashetheme..... Dhe me letrat anonime si ne kohe te Xhaxhit.......... Ju dhjefsha SKAKUN dhe GJKKO........... Nuk jane prova 4 njerez te pafajshem dhe vrasesit dihen dhe 26 te vrare ne Gerdec dhe vrasesit dihen por per SKAKUN s'ka prova..... Yt PLERA

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

                        Mero na ke care trapin me Fikun e Tiranes. Ai te kap sapunin e ka hallall. Duhet te shkonte ne sater, per degjenerimin qe i ka bete Tiranes. E ka mbyt me cibane....

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Babale

                          SPAKnuk eshte ngritur per tu antaesuar ne BE,por per te shkuar ne Amerike Mero dhe besoj se kaq gje kuptohet.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Londinezi

                            Po vendime të gjykatave të vendeve europiane pak ka rrëzuar Gjykata e Strasburgut? Ky shkrim veç se me çështjen për të cilën diskutohet nuk ka të bëjë. Nuk mbrohet Erioni se po na tregon përralla me drejtësinë Mero Baze. Kush ka vjedh e shpërdoruar do shkoj në kokërr të burgut pa ngjyra politike. Iku koha kur kryeministri ishte vet kros që vetë vendos e vet vulos. Të fala Erionit Saliut, Likes e Ballukut!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gezimi

                              Edhe kur blen nje makine te perdorur negociohet shume me seriozisht mes paleve sesa kjo negociata e BE me Shqiperine. Hajt per hajer dalte.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vuk Karaxhiq babai lexhendës

                                Mos ma vini re se unë jam rrotë ka..

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kalendari

                                  Mero. Grup kapitulli i fundit me BE-në nuk hapet sot, por me dt 17 nëntor.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gaetano

                                    Mund ta genjeje dot nxenesi mesuesin? Vec ne rast se mesuesi eshte I vetedishem qe te genjehet. Dikur te mocmit tane e quanin Europen kurva plake e motit…. Sot Europea duket nje kurve e Vogel para USAs dhe rusise, ne perkedheljet qe i jep serbise apo Hungarise. Ne?? Ngjajme si gangot qe kane para, I duket vetja king, dhe ndiejne qe nje kurve nuk ja var. dhe lodhen e lodhen, deri ne raskapitje monetare dhe mendore. Nderkohe qe kurva ja var nje tipiku indiferent ndaj bukurise se saj. Indiferenca dhe kureshtja ben macen te ngordhi thuhet. Cte genjejme ne Europen me breke te rena o Mero! Shih komisionin e ligjeve kush e perben dhe hajde genje po deshe. Kudo thuhet ndiq parane dhe zbulohet krimin,ketu tek ne eshte e kunderta, mos ndiq parane qe mos marresh rruget e botes. Pse zoro duket nje da Vinci i Vogel I ndryshimit te rendit boteror! Ka ne dore nje parlament qe te beje synet jo polici dhe ekonomi,po drejtesine ta vendose ne shina ndergjegjeje te pakten. Po zoro..eshte nje hap perpara kujdo ne njohuri, ta boni babain e bektashive nje kryetar shteti brenda shtetit.sikurse nje Mamdami president New York-es mbi ate ne zyren ovale. Me nje milion shuplaka votash qe perben nje ushtri te pushtosh ballkanin, ske takat ti vesh pikat mbi iiii te gjin gjonave? Asnjehere shqiptaret nuk e kane fituar lirine nga vetja. Prandaj ne 90-ten na lenin me badanije nje jave per nje vize ambasadat, prandaj sot Europa ben sikur po kalon nxenesin ngeles ti bashkangjitet suedesit. Atje deputeti ecen me biciklete, ketu noka nuk begenis makine nen 100 mij euro. Nje qind mij euro eshte rroga e nje jete te minatorit qe askush nga media nuk I rruhet te jape lajm per kerkesat legjitime te tyre. Ne genjejme veten,duke e ditur qe kurre skemi ditur te ndertojme shtet. Dhe Europa na gjykon me bejlerin sot deputet te saj,se mendon qe eshte me I vlefshem se muli me vokshin qe shofin filxhan me Doris pack akoma te rroje doktori sa malet. Pse nuk vijne firma serioze ne shqiperi? Se te dy palet kane dakortesi mos njohje te pronarit legjitim te tokes per 35 vjet tashme. Atehere normal dhe Serbi dhe greku e ndjejne normale mos njohjen e kufijve. Kur ste lejon I joti normal do boj qef tjetri. Prandaj Europa nuk genjehet mero, se miloshevicin e denoj bota, ne e denuam thacin e kompani vete. Edhe ti o Brut…. Ngjason ne thenien e Skenderbeut per nipin e tij. Bota e fitoj dinjitetin me duel dinjitoz, ne e kemi llafe goje dinjitetin… me fjalen Bese?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Liri - drejtesi .

                                      " BE nuk e genjen dot SPAKu , Po... " dhe " Londinezi" I Kane thene qarte dhe sakte gjerat . Drejtesia e re shqiptare , Jo drejtesia hyjnore , Po ecen mbi te njejtat shina ku kalon edhe drejtesia e vendeve Demokratike perendimore . Kjo eshte e konfirmuar prej ATYRE . Atehere si shpjegohen keto bubulloma sharjesh , mallkimesh deri dhe perbetime te koduara mafioze kunder kesaj drejtesie ( SPAKUT ) ?! Si shpjegohet qe I gjithe KY kor I vrerosur dirigjohet Po prej fytyres se vrerosur , Sali Berishes , te cilet , me shume te drejte , edhe ne gjume shikojne endrra duke e mallkuar dhe lincuar kete figure te zeze . Pra, edhe me drejtesine berishiste , edhe kunder BERISHIZMIT . Hajde merre vesh paradoksin shqiptar ! Duhet thene , ne rreshtin e pare te ketij kori absurd , spikat edhe gazetari me I shquar I Laberise sone , Merua , se mund t'i mbetet qejfi .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Treni

                                        O Mero, nuk genjehen ashtu ata. Ata e duan Shqiperine qe te mund te sjellin kuota emigrantesh ketu. Nuk prish pune nje vend kaq i vogel sa i joni, ku gjysma e popullesise jeton ne EU gjithsesi. Shkrim i drejte per mendimin tim ky i joti, por titull i gabuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Luan

                                          Po dridheni te gjithe si lepuj. Me radhe Mero me radhe. Te tere te guri me vere.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mondi

                                            Z. Mero me gjithe respektin per ju per mendimin tim ke ca gabime ne gjykim.. 1. Edi Rama ska as nje lidhje me drejtesine dhe ju desh ta mbronte Erjon Veline dhe shume mire beri ne llogjiken e gjesa por aty mund te quhej shkelje dhe nuk u ndje me. 2. Edi Rama nuk ka gje me Erjonin por puna eshte me qe te tria shkallet e gjyqesorit nuk ja hoqen masen e sigurimit te arestit me burg atehere pafundesisht nuk mund te rije bashkia pa kryeter dhe nciti keshillin e bashkise ne baze te nenit 62/c qe thote qe kur kryetari mungon mbi 3 muaj ne pune shkarkohet nga detyra dhe per mendimin tim Erjoni duhet te kishte bere doreheqje dhe zgjidhej nje kryetar tjeter . Ne kete rast Erjoni lirohej nga nje detyre e rendesishme dhe kishte shansin per te ndryshuar masa e sigurise ne nje mase me te lehte. Ligjerisht Erjoni ka te drejte se nuk mund te shkarkohet nje kryetar bashkie per mungese ne pune kur ai ishte i izoluar. Gjykata kushtetuse e quajti antikushtetues shkarkimin tani Edi Rama thote me te drejte ta liroje nga burgu dhe ai te rikthehet ne zyre ne krye te detyres. Se edhe antikushtetues edhe ne burg sukur nuk shkojne me njera tjetren. Sa per Opoziten ke te drejte se Sali Berisha nga mengjezi ne darke thote qe SPAK eshte nje bande kriminale..as nje si thote gje , as kush nuk i thote pse nderhyn ne organet e derejtesise dhe te bejne deklarata nga KLGJ,KLP,ILP etj. Edi Rama ka komentuar na nje vendim gjyqesor per na nje gjyqtar te koruptuar por kush do ta beje pastaj , ai eshte i votuar ne maxhorance nga populli shqipeter dhe detyrimisht ka dhe pergjegjesi ndaj sovranit. Po si ta beje Edi Rama me nje fare Olsi Dado apo Erjon Bani qe per inate pesonale e fut kryetarin e bashkise ne burg pa nje vendim gjyqesor te formes se prere..ti thote mire ja bere..ti thote pse e fute te dyja nderhyrje quhen por fatin e nje Bashkie me 1000000 banore smund ta gjykoje dot nje Olsi apo nje Bani..qe ka 9 muaj ne burg pa gjyq dhe duke lene punet e bashkise ne mes te rruges Ndaj Mero nja dy mendime kisha dhe shume flm per mirekuptimin

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Teo

                                              Tirana qytet I pajetueshem fale Erionit.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. T
                                              Toni

                                              Jo nuk mund ta genjesh...por as per te tjerat Mero. Ne 12 vjet nuk eshte prodhuar asnje reforme ...verem propagande. Mire qe e kuptove. I bie qe jane tallur me ne te paaftit e mediokrit me pushtet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. r
                                                rama i suurrelit eshte krejt lakuriq

                                                Baze, del ketu dhe loz rolin e nje femije naive: Rama ku i semure obsesiv me manine e madheshtise, nuk ndalet para cdo lloj krimi( Veliajn do ta varte tek pemet qe ai mbillte), per te qendruar sa me gjate ne pushtet, duke realizuar ´´vepra historike´´,me cfardo lloj cmimi te mbrapesht: Vazhdon qe prej trembedhjete vjetesh te qendroje mbi nje shtet qe vazhdon ne menyre integrale te fuse uje nga te gjitha anet, drejtesi, industri, bujqesi, shendetsi, varferi,hajduteri dhe si i semure i lindur, kerkon megjithate te futet ne Europe, qe te ´´mbetet ne histori´´.Si klloun i dale boje qe eshte, kritikon gjykatat, por duke lene te paprekur institucionin tjeter te drejtesise spakun, megjithse ky i fundit ben shkelje vandale te ligjit, pasi e mban si krijese te tij,me te cilin do ´´te shkoje ne europe´´.Me nje gure sipas tij vrau dy zoq: burgose ne bashkepunim me spak dhe sali, konkurentin real te karriges se tij Veliajn dhe mbas kesaj, spakun per konsum te jashtem e kosideron shembell te larte te dhenies se drejtesise!!!.Me keto pirueta banale dhe me gjeopolitiken e sforcuar te politikanve se europes, rama mendon, se me keto lloj mballomash, ai do te mbuloje karikaturen e shemtuar te demokracise dhe ekonomise., ne shtetin qe ai sundon. Si manjake i lindur mbas karriges, ai nuk eshte ndalur, as para asaj, qe te mos shijoj kohen me te bukur te femijerise se femijes se tij Zahos. qe tani po behet burre.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Teodor

                                                  Mero ne kemi halle te tjera nga te Erionit. Ne kemi 7vjet ne apel e nuk po na vjen rraldha. Se kjo ishte reforma. Nuk ka gjyqtare thone...po une si qytetare cfaj kam. Ata qe pGuhen per kete pune duhet te mbajne pergjeghesi.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje